Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vetëm me katër vota pro dhe tri kundër vendimin për blerjen e bojës matrikulluese që do të përdoret gjatë zgjedhjeve të 2013-s. 

KQZ nuk ka mundur ta kalojë këtë vendim me konsensus, për shkak të propozimit të Partisë Socialiste, që parashikon që boja matrikulluese të testohet dhe ajo të mos fshihet nga detergjentet, pijet alkoolike apo tretësit e ndryshëm kimikë. Ndërsa katër të zgjedhurit e maxhorancës i kanë qëndruar “besnikë” propozimit të administratës që boja me të cilin do të shënohen gishtat e votuesve të jetë e njëjtë me atë që është përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011 dhe të mos fshihet për 24 orë. Mbledhja e KQZ-së, që zgjati për rreth katër orë, vuri në pah dhe klimën e tensionuar midis palëve. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, e akuzoi kryetaren Lefterije Lleshi se po e kthen Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucioni i Parlamentit, duke mos u lënë mundësinë tre anëtarëve të pakicës të flasin. Biba u shpreh se kryetarja e KQZ-së po ndiqte shembullin e Jozefina Topallit. “Deri në fund do ta bëni si Parlament këtu, po e topallizon dhe KQZ-në”, u shpreh nënkryetari Biba. Ndërkohë që kryetarja Lleshi ka ironizuar deklaratën, duke thënë: “Ti rolin e kujt ke në këtë rast? Rolin e nënkryetarit, të Nasipit, apo të Ardian Turkut?

Per sherrin e plote te bojallinjve dhe bojalleshave, klikoni ketu.

Shenim: kur google-on per nje imazh te bojes matrikuluese - election ink, fotot ilustruese jane nga Libia, Libani, Egjipti, Iraku, Irani, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos etj. Imazhi me siper nga nje nga demokracite e siperpermendura. 

24 Komente

 

 Zgjedhjet 2013, sondazhi në BalkanWeb: Koalicioni i PS para PD me më pak se 1%  Koalicioni i PS para PD me më pak se 1%TIRANË-Do të fitonte koalicioni i PS apo ai i PD në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, nëse votimi do të kryhej tani dhe jo më 23 Qershor? 

Ky ishte sondazhi që u publikua në fillim janari, në agjencinë prestigjoze të lajmeve BalkanWeb nën pyetjen “Ngjarja e vitit 2013, zgjedhjet. Nëse do të votonit sot, vota juaj do të ishte për: a)koalicioni i PD b) Koalicioni i PS, c) Parti të tjera”.

Përgjigjet e sondazhit të votuar online sollën një rezultat kokë më kokë të dy koalicioneve më të mëdha. Me 4398 vota online, koalicioni i PS mbizotëroi me më pak se 1% në vota kundrejt PD. 

I përkthyer në përqindje rezultati do të ishte, a) Koalicionin e PD 41.77%, b) Koalicionin e PS 42.61% dhe c) Parti të tjera 15.63%. 

Sondazhet online të BalkanWeb kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

(d.b/BalkanWeb)

 

Wow!! Media anti-shqiptare e financuar prej kontrabandes e krimit te organizuar,media e edvin kristaq Rames e nxjerr me me pak se 1% perpara???!!!! bllokmenet e ps-se me edvinin ne krye duan perseri pushtetin,ato kohe nuk do te kthehen kurre me!! kallashet!! kallashet!! smiley

po ngaterron pronaret e balkanweb-it me duket!

Balkanin e ka pronari Panorames bashke me bankierin

pikerisht ata e kane! po kjo me siper me duket se e ka per ate italanin

se harrova: "... me bankierin..." - sa bukur tingellon, a thu ti ky eshte i Morganeve heheh

Aty afer eshte. Lek te madh ka.

PP , e kush eshte pronari i Panorames dhe bankieri. 

Irfan Musabelliu dhe Tan Santo, Pjer

ky ne foto, me dy gishtat lart tip V, eshte demokrat i kamufluar..smiley

Biba po ben biben. Kjo nuk pritej.

Thjesht fakti qe duhet te perdoret boje tregon se sa te perparuar jemi. 

Më e sigurtë se boja është që kush voton ta rruajnë ke veni kështu dhe komisionerët kanë çer shohin.

Kjo tregon dhe nje here se sa te drejte kisha une. Sistemi me 7 persona ku gjysma i takon PD e gjysma PS, eshte maskarada e radhes. Sistemi me 9 persona, ku PD ka vetem 1 dhe PS ka vetem 1 person, e te tjeret u takojne grupimeve te tjera, tregon se sa te drejte kisha. Shifni, qysh tani filloi rremuja, zeniet, miza-skenet, vaj hallit çdo veje me vone. 

Kthejeni kete maskarade, sa nuk eshte vone. 

Cilat grupime ke ne mendje Pjeru kur thua "grupimeve te tjera"???

Sqaroje publikun se pastaj me shkru Mirjami ne privat me thot pyte Pjerin ca ka dash me thone se me vjen zorr me e pyt se nuk e njof. 

Dhe juve Roni , pyesni kush eshte miku...

Partive te tjera . 

ehuu ju eshte gjet dhe asaj pune , crendesi ka boja  smiley

kam nje mendim per kete ceshtje .  nje ide qe me erdhi tani duke lexuar per bojen.  eshte nje problem kjo puna e bojes qe fshihet. Ne 2005 kam kapur personalisht dy persona qe e kishim fshire pothuaj plotsisht bojen fosoreshente dhe qe kerkonin te votonin serish. Per hir te se vertetes te dy ishin njerez te Ardian Kollozit , deputetit te vlores, qe me pas i fitoi ato zgjedhje. Une nuk e di sa ishte roli i atyre lloj votash ne ato zgjedhje por mendoj se nuk ishin fare te parendesishme po te mendosh se Kollozi fitoi me me pak se 300 vota.            Duke marre shkas dhe nga pervoja ime e hidhur  po sjell nje propozim qe vjen nga fusha e blektorise.  Cobanet, te pakten ketej nga ana ime, per te dalluar bagetine kur perziejne tufat perdorin prerjen e veshit . keto quhen  dhën veshprera për ti dalluar nga dhëntë e tjera te kopese. Preja e veshit e atyre qe votojne mendoj se e zgjidh perfundimisht kete problem. Kuptohet qe ska pse te pritet gjithe veshi, mjafton nje cope e vogel madhesi e se ciles dhe cila pjese do pritet le ta miratoje KQZ me shumice te thjeshte

Po keshtu i bie qe anetaret ne komisionet zgjedhore te jene te gjithe me zanot o berber o bari. Nejse per mu mire bohet.

Zhvillimet pergatitore ne KQZ flasin per zgjedhje problematike, per vendime te kontestuara dhe ruajna Zot, per zgjedhje te manipuluara.Ne se keshtu do te ndodhe, ahere Shqiperia do te mbetet per nje kohe shume te gjate "Delja e zeze e Ballkanit"!
Vete fakti qe kryeministri flet dendur ...."Per zgjedhje te lira dhe te ndershme",ndersa mesazhet qe dalin prej KQZ-je thone te kunderten, tregon se do te kemi zgjedhje....Dale boje..
Pra mendoj se nuk eshte problem numrash apo konfuguracioni i antareve te KQZ -se miku im Pjer, por i nje mentaliteti te rrenjosur shume thelle, i cili mposht cilendo skeme, me skemen ....kusare

Mos u merzit hic or ti zotrie, se i fusim nje ngjyrosme me boje roze ose blu, sipas rastit, dhe na del dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.

meqense keta jane shume mosbesues ndaj njeri tjetrit, une them te ndryshojne ngjyren e kutive... votuesit e PD ti hedhin votat ne kutine blu.. ata te PS te kutia e kuqe/roze (e diskutueshme kjo) dhe nje kuti e bardhe per "the rest". u kry.smiley

Njerez ketu nuk behet fjale per zgjedhje te drejta e te ndershme qe do te mund ti sherbejne me verte demokracise ne Shqiperi dhe popullit shqiptar.

Te gjitha partive dhe politikanve soritsti liberalo mafjozi imoralo albanezi nuk u intereson demokracia e vertet por karrigja e tyre e personale dhe millionat e evrove e dollarove qe marrin qyl gjithe diten.

Ketu behet fjale vetem per tentativa dhe strategji se si dhe me sa efekt mund tja shesim zgjdhjet e 2013 Evropit dhe USA's per te ndershme dhe te drejta !

Se sa do ta hajne USA dhe Evropa kete kokerr ulliri do ta shohim smiley

Pse s'e bejne me tatuazh me mire (por kuptohet gjekund tjeter, mbase ne dore ose koke p.sh.)?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).