Po na shofin syte nje lloj gjinie te re ne politike qe nuk ja di emrin. Akuza per pervetesime fondesh ne forme privilegjesh mbrohet me kunder akuza per ndertimin e nje pesekatshi. Ne rrime e degjojme te dy palet, bashke me institucionin e akuzes. Cfare politike eshte kjo?

98 Komente

Politike shqiptare.

Cdo popull ka... politiken qe meriton.

Tashi me mire kshu apo e kunderta Grave? dmth qe te mos permenden fare perversimet e pallatet.. si thu ?

Mos te harrojme edhe rolin vulgar te mediave ne kete mes. 

Si pjese e mediave, e meqe te gjeta dhe te kjo pyetje e graves, a ka mundesi te vazhdohet kjo lloj politike?  Sinqerisht e them.  Mbas pallatit te Linda Bashes, a ka mundesi te merret media me pallatin e pajes se Lulzim Bashes ne Vlore?  Ajo gjeja monstruoze te Uji i Ftohte qe te dhemb ne shpirt sa here kalohet afer?  (Mallkimet e Laberise, notwithstanding.)  Mos te ndalen aty, kishte nje monster edhe ne Drilon.  

Na thane qe media nuk ka mare rrogat, e jo me te mare dieta per gjer ne Vlore...

leke ka vetem klani.

vizioni eshte grope ( e frikshme), ndersa top-channel do fillioje nga kleringu shume shpejt.

media leshi

Gjynah. Shkaterrohet perfundimisht ambjenti. Keto monstra betoni pastaj nuk ka njeri ne bote qe i heq. Ketu bie ne sy "bashkpunimi" me pushtetin lokal, se pa lejen ose miratimin e heshtur te bashkise nuk nderton kush.

 

 Hehehe, kape i cike nje dialog qe kishim te shtunen per kete punen e mediave:

 

 

mrroklla - 12 Janar 2013 - 19:49 Permalink përgjigju

Hahahahallum o llum!P.s.ej, keta llumi nuk jane vetem. Kane perkrahjen e medias, kane perkrahjen e shume njerezve. Shkon top channel, dhe e "pasqyron" kete proteste? I jep tribune, qe ta shikojne gjithe njerezia? Pse? Pse? Shikoni si e komenton top channel pa pike turpi arsyen pse shkuan atje, me kamera me mikrofone me te gjitha. A thu se do dilte ne proteste vete cuni i tezes i ketyne grave te keputme.Pas publikimit nga Partia Demokratike të fotos së një ndërtesë pesëkatëshe, e identifikuar prej demokratëve si pallat i Linda Bashës, bashkëshortes së kryetarit të Partisë Socialiste, mediat u njoftuan se banorë të lagjes, afër Institutit Higjieno-Sanitar, ku ndodhet ndertesa, do te ngrinin zerin per ngritjen e saj ne nje zone qe dikur ishte lulishte. what the fuck man, what the fucking fuck. Televizion kombetar ky, shkon pas cdo karlleku qe ja con pd-ja dhe ps-ja me e-mail.pasqyron llumin si lajm? Mut je edhe ti. Mut!10 PËRGJIGJE  Roni - 12 Janar 2013 - 19:53 Permalink përgjigju raporto Mrroklle shume mire bene qe vajten sepse deshmuan ne diskretitim 'Live" te protestuesve. E ke pa videon e protestes?  mrroklla - 12 Janar 2013 - 19:57 Permalink përgjigjuJo jo, me fal, nuknbi dakort. Kur shkune keta, bashke me dhjete tv te tjera, asnje nuk e dinte se c'do ndodhte. Nuk e dinin sa do "ngrinin zerin" dhe kush do "ngrinte zerin" qe te perdor gjuhen e top -channelit.kur i jep hapesire se keqes, nuk mund te thuash, e bera per ta diskretituar. Mund ga besh, me nje fjale, por nuk ngjit. Ajo qe ngjit eshte sherbimi qe ti i bere se keqes. Te pakten une keshtu e shikoj.  venusi - 12 Janar 2013 - 20:05 Permalink përgjigju raporto mroklle,shihe videon se te sqaron.Ishin banoret e vertete ,dmth jo protestuesit ata qe sqaruan situaten  mrroklla - 12 Janar 2013 - 20:12 Permalink përgjigjuE pashe, aty e mora dhe ate qe citova me lart. Pyetje: e dha klani kete "proteste"?kjoe pallatit, eshte nje non- issue, qe llumi e beri issue, me ndihmen e medias "mainstream" - te pakten une aty e lexova, se 55 une nuk e lexoj.tani,po e diskretiton?ok. Po mund te mos i kishe dhene fare hapesire, derisa paska qene krejt e kollajte qe ta vertetoje qe ishte nje rrene e flliqme e llumit.  venusi - 12 Janar 2013 - 20:28 Permalink përgjigju raporto Klanin e degjova te permendte emrin e Linda Bashes,por keshtu kalimthi..s'jam e sigurte.Mire,gjuha e Topit s'te pelqeu,po ngjarja ne vetevete, keshtu pa zerin e topit?  mrroklla - 12 Janar 2013 - 20:42 Permalink përgjigjukeshtu pa zerin e topit??  venusi - 12 Janar 2013 - 20:48 Permalink përgjigju raporto  pa gjuhen,interpretimin e gazetareve te Topit.Ngjarja eshte e vertete,nuk e trilluan gazetaret e Topit.  mrroklla - 12 Janar 2013 - 20:58 Permalink përgjigjuJO, nuk me pelqeu, packa se vete hengra dhe vajta e pashe ne jutub. Nuk me pelqeu sepse e ndjeva veten te manipuluar nga llumi. tani, fjala vjen, une di se si duket pallati ne fjale dhe se gruja e ed rames paska nje xhaje qe paska nje prone. Di edhe qe llumi paska goca tezje, dhe qe i punoka ne qs. Keto jane informacione qe mi dha top-channel, per dicka qe perseris, ishte nje non-issue. nderkohe, top-channel, akoma nuk me ka thene se ku punon nje profesoreshe shume e paguar. Mund ta kete permendur, por mua nuk ma mberritur akoma ne vesh. Kjo e xhajes se nuses se Ed Rames me mberriti. Ajo tjetra (issue, per mua) jo!E shikon diferencen?

Mrroklle ,une thashe se me kuptove ti,por e shof qe qenkam lodhur kot me ty.

Jo, une te kuptova, por ti prape kot u lodhe. 

Me ngjan, qe ti s' me paske kuptuar.

nejse, te pakten, nga komenti i Salajt, shoh qe nuk jam i vetem.

 

Une nuk e mbrojta Top Channel per ate qe e akuzove ti apo dhe ne lidhje me te tjerat.

Thjehst te thashe qe ngjarja dhe pse e sjell ne ate menyre qe ti e gjykove te ulet,ishte e vertete.Kerkova thjesht te merreshe me ngjarjen ne fjale dhe jo te gjykoje gazetarine e Topit.

Me dukej si pretekst per te dale nga problemi kryesor .

E dashur, me vjen zor qe po ta them, por mbase do te duhet te lexosh prape ate qe shkrova te shtunen. 

Media si percuese e llumit, pa vete-verifikim ishte esenca, jo topi shllopi. Topin permenda sepse nga topi e pashe. 

Media, si mjet qe llumi te me sjelle mua ne dhomen time te keqen, te ndyren. Pa asnje lloj seleksionimi. Kaq.

 

Epo mire atehere.Me vjen keq qe te lodha dhe qe te vura ne pozite,por s'jam dakort me mendimin tend.Une pajtohem me Ronin qe ,perkundrazi,nxjerrja e ca lakrave te tilla ne shesh duhet per t'i cjerre masken politikes sone te ndryre.

ok

Media eshte aq e lidhur me politiken me 1001 fije, sa ajo mund te quhet lehtesisht nje shtojce e saj.

osht politike barazlarguese grave... ose politike amortizuese..

 

thuj mo mire osht legenllik......

Motoja:te gjithe jena hajna-per ju njesoj do jete-votoni per ne qe kena lek ma shume (triumfon politika e thesit te miellit ne fund smiley  

Qin pike nga une ketu i here. 

I ke ra ne koke.

kesaj une do i shtoja qe mesazhi qe lchon llumi eshte: mos u merrni me familjen time! Po u moret me femijet e mi, une nuk kam limit. Motra ne motel, xhaja me pallat, etj, gjithmone kane ardhur si rreagim kur ketij i permendin femine.

ky, eshte butoni i Sales. Asgje tjeter nuk ia nnin. 

Now, repeat!

Edhe une e kam vu re, qe Sala piken e dobet e ka tek familja. Permendi familjen dhe ai e humb toruan fare, se mba veten.

Po ti cfare ke pike te dobet Dora? smiley

Une? Byrekun me gjize. smiley Apo s'e kishim aty llafinsmiley

Mmmm.... byrek me gjize...

Tani, po qe per ate pune, une kam per pike te dobet gorgonzolan. Ate te emblen, te buten... Mmm...

PS: Edhe Nutellan ne fakt. smiley

Po njerzit kane pike te dobet ate qe nuk kane. Mu psh me ka ardh ne maje te hundes me gorgonzalan, se kavanozin e Nutelles e mbaj sa me larg nga vetja nga frika mos na merr ne qafe me shendetin.smiley Ama po te me japesh pak djathe te bardhe jugu, ose djath sharri , lere fare gjizen e salcen e kosit, me rrezove nga pushteti.smiley

Edhe pak buke te thekur dhe ca vaj ulliri Vlore dhe Doren e kontrollon pa problem. smiley

Mjaft moj se na fute urine! smiley

Tani qe i mbylle veshet, nuk po lexon dot me? 

Tave kosi by the waysmiley

Dora, o llupse e vogel.  Hajde se kam une tave kosi ne shtepi sot. smiley

Speca te mbushur, by the way.

Po s'e pate me mish qingji taven e kosit, s'quhet.

Brinje qingji.

Goce thanks to OrientalHus, kena qingja nga te gjitha llojetsmiley 

Po Pakapo, me jep icik kohe sa te bej valixhen gatismiley

Hajde pa valixhe moj, shpejt e shpejt ashtu sic je sa per te ngrene taven e kosit. smiley

edhe nuk kemi hy akoma ne fushate...

Ku e shikon te rene ketu?  Kjo eshte politika e vjeter: te gjithe bashkevuajtes, te gjithe bashkefajore.  Secili vjedh sipas mundesive. Asnjeri nuk ka goje te ankohet.

Politika default (si i bie default ne shqip?) e Albananistanit.

Por dhe si e tille eshte butaforike, banale dhe ordinere se kleptobandat nuk i nxjerrin ne pah pislleqet madhore njera tjetres, por vec ca simptoma minimale siperfaqesore te pislleqeve.

Pikerisht. Eshte nje politike kleptokrate.

E cila buron nga nje popull i mbrujtur me kusari.

5 shekuj otomanizem e orientalizem!

I nderuari Grava,

Pyetjen e shtron gabim. Kjo nuk eshte politike por zaberhani apo zagarllek primitiv.

Populli i trrullosur dhe i lene ne meshire te fatit nga cfaredo ane "politiqenesh" eshte shume i coroditur me ate qe ndodh.

Populli eshte i zhgenjyer nga ata qe trumbetojne me te madhe per ecje perpara apo "rilindje" cfaredolloj krahu politik ka pergjegjesine e tij per terrin dhe tmerrin ekonomik, realitetin Shqiptar ku ka perfunduar sot.

Eshte shume e veshtire per te ecur perpara me keta zaberhane deri e pamundur. Aty duhet nje bisturi qe shkon thelle per te pastruar trupin e Shqiperise nga plaget e infektuara rende.

Tani per tani gjendja eshte pa shprese..... fatkeqesisht dhe deshperimisht mund te them se kjo gjendje do te vazhdoje gjate......

Shpresoj ta kem gabim.......

Ne krahasim me politiken e heshtjes (omertà thone talianet) kjo politike eshte 100 here me e mire. Cdo gje qe shton informacion eshte e mirepritur.

Ne fakt dakort jam me ty Hunter, te dalin sa me shume muhabete te tilla. Na duket vetja si ato grate tek Perralle nga e Kaluara qe shihnin sherrin e krushkave " O cu kenaqem!".smiley Problemi eshte qe keto perrallat me pallatera, e me the te thashe, na heqin vemendjen nga ceshtjet reale ne ate vend.

Tani pallati 12 katesh, 3 meter larg tjetrit qe po hape dritaren te mberrin ne shpi era e gjelles te "komshise" pallatit perballe, eshte problem real. Po i pazgjidhshem se masakra urbane, betonizim nuk zhbehet me fatkeqesisht. Jo se ankohen qe sektori ndertimit ka rene. lol une do te vendosja moratorium nuk ka leje ndertimi per 10 vite si ai per skafet.

flori je, prezantues i denje i asaj qe rreklamo. Pazotesia per te planifiku e kontrollu duhet patjeter te shoqerohet me nul absolut. 

troll shqip thuhet shashkaxhi? smiley

po pse une do ti mesoj te gjitha ty? e dhe titujt e tu? smiley 

kush t'pyeti? smiley

grave duke pare se ku jemi katandisur nen berishen 2, ne kete derexhe, nuk me duket momenti me barazlargu politiken majtas djathtas.

shpresa e vetme ( fatkeqesisht po perseriten e situatat e 2005) eshte rotacioni.

 

Nuk duhet te ishte tek seksioni i pyetjeve kjo, e jo si artikull me vete?

hape si teme ke pytjet.

Eshte pyetje retorike.

Absolutisht ashtu eshte - edhe prape, per mendimin tim modest, s'duhet te ishte si teme me vete. Eshte thjesht nje pytje (retorike) te cilen ne e diskutojme perdite.

Pyetja ka nje nentekst te theksuar irritimi me faktin qe kur njera pale akuzon, tjetra kunder-akuzon? apo qe kur njera pale akuzon tjetra nuk i pergjigjet akuzave?

When you are in a glass house you don't throw stones* - thote nje fjale e urte angleze. 

Eshte vertete e peshtire te degjosh pasuesit e kryebetonuesit te tiranes - qe ka ngelur ne mes te kater rrugeve, pa shtepi dhe me 3200 euro kursime, - te na behen me katolike se papa.

Cfare politike eshte kjo? Qyshkur bandat mafioze merren me politike ne kuptimin qe nenkupton kjo pyetje?

Kjo lufte qe behet ne Shqiperi nuk mund te pershkruhet me termin 'politike'. Kjo eshte thjeshte lufte per ndarje territoresh.

Keshtu qe gje cdo rotacion (sic sugjerohet me siper) eshte thjeshte nje zevendesim i nje bande me nje tjeter.

Cila eshte zgjidhja? Well, e ka thene nje humorist qe ia kam harruar emrin shume vite me pare:

Duhet nderruar populli.

 

*nuk qellon me gure ai qe jeton ne nje shtepi prej xhami

Nqs Rama do te fitoje per mendimin tim duhet ti lere keto akuza te pa bazuara ne prova per sa te verteta mund te jene,.. ka istitucione  te vecanta qe duhet te meren me ate pune.. Balla , brace etj ne vend qe te rine ne te ngroten e tiranes duke dale me nga nje deklarate te ketille, do bejne mire te shkojne neper zonat e tyre elektorale te meren me popullin socialist dhe te bindin te lekundurit.. Apo e kan siguruar mandatin dhe nuk duhan tja dine? nqs ndodhemi ne kete situate politike dhe me keto parti ne kete nivel e ka fajin Ligji elektoral.. 

ka edhe nje emer tjeter kjo politike: Fisnore quhet.

 

FISNORE!

Kapeni cik me poshte, ku pasardhesit e Firmetareve te Pavaresise, te cilet, lidhja e gjakut me Lef Nosin, ose Pandeli Sotirin i ben te perceptohen si pak me te afte se mua-pasardhes i nje jo-firmetari, i bejne thirrje Ed Rames te heqe priten! smiley

http://www.top-channel.tv/artikull.php?i...

 

 

Epo dhe ta heqi priten qe c'ke me te. kush eshte Rama? Ndonje i paster qelibar. I zhytur ne korrupsion dhe shtrembrime ligjesh. Ja ky eshte.

Jo po do presin shqiptaret dhe 100 vjet te tjera sa te zhduken keta karagjoze.

Si "shtremberime ligjesh"?

''si si si kusi, si tenxhere si tepsi''? Ja te dhashe ca ''xhevahire'' te shqipes.

Sa shpejt harrojne keta shqiptaret ose bejne sikur. Po kush e ndryshoi kushtetuten para zgjedhjeveve qe te kishte akses te plote vetem ''naltmadhnia'', sic thote Bradi?  Ja ai Rama yt se kujtonte qe do fitonte.  Aman se u lodhem me kete qe i di dhe bufi

Ah, ok, pardon!

terhiqem.

vetem nje pyetje te fundit per sqarim.

cfare lidhje kishte ajo qe shkrove ti si pergjigje me postimin tim per lidhjet e gjakut?

flm shume

Po c'rendsi kane lidhjet o jo lidhjet. Njerzit nuk do jetojne 100 vjet per te pritur politikane te hajrit. Hajt, me keta qe kemi le te hyme aty ku duam. Ajo, Greqia genjeu e genjeu si per te hyre, e si per te vjedhur ...

Hm, hm qarte.

kalofsh mire.

 

Une mendoj se media jone eshte tashme teresiht e kontrolluar. Perndryshe keto akuzat jane kollaj te vertetueshme apo te rrezueshme. P.sh ato mund te germonin ku jep mesim Argita e sa paguhet; per cilat firma ka leshuar fature Shkelzeni, ne emer te kujt eshte dhene leja e pallatit 5-katesh; a kishte te drejte Bashkia te jepte leje a ka raste te ngjashme etj.
Por jo, ata thjesht pasqyrojne ky tha keshtu, ky tha ashtu.
Por edhe une nuk shoh ndonje paralele apo baralargim ketu.

Kjo eshte Politika e "Peshtymes" : Peshty peshty se dicka do te ngelet.. Karakteristike e rregjimeve te tipit "kadaf" dhe "mubarak".. Eshte Politike e mjegulles  me ane te peshtymes.. 

Politike kam-kum, kur mungojne idete, vizioni per te ardhmen, do fillosh te mirresh me cic-mic, me budalliqe, jo ky keshtu e jo ai ashtu.  Mesa kam vene re jo vetem une, aty ne Shqiperi, njerzit jane merzitur me ate lloj politike dhe me ata lloj politikanesh. 

tani,  ''vizionet''  nuk eshte  se mungojne ne fakt...  po ca ti besh qe  ''qorrat'' e politikes  nuk i shikojne...

ndersa ke te drejte kur thua qe njerezit  jane merzitur me keta  lloj politikanesh...  ndofta ka ardhur koha per njerez te rinj ne poitike...  duhet nderrmare dicka.. duhet veprim,  a nuk mendon keshtu Pjero?

Nuk mungojne hic po kush lexon thuaj......!

E ke gabim Pjer.  Keto gjera shikojne njerzit andej.  Keto gjera jane justifikimet per qendrimet qe mbajne.

Po ti o grava ke kaq vjet qe kete politike ndjek.

Sot u habite?

Grava, kjo eshte politika e cakenjeve qe duan te hane kokat e njeri-tjetrit. 

Kaq eshte, dhe te gjithe e kuptojne por partizanlleku nuk i le te thone te verteten por merren me: deshmimtare te vertete apo te rreme.

A qendron akuza, kjo eshte A-ja e problemit? Dhe me duket qe akuzat qendrojne nga te dyja palet. Mos u lodhni as per njerin as per tjetrin, se te dy palet nje marke jane.

Ne fakt ideja ime eshte ajo qe me te drejte e ka shtjelluar Rolandb.Ore na enjti kjo maskarade akuzash qe mbrohen me kunderakuza.Miletziu rri e degjon i shushatur.Dhe pastaj krejt habitshem dalin te shkolluar e rreshtohen si mercenare, me thirrje patetike.Ku ben vaki qe qeveria te nxise protesta ndaj ...opozites? Eshte i jashtligjshem pallati, dinamitin ore menjehere.E them e gjith shpirt do gezohesha, se me ne fund do me vinte era shtet.Por ama jo mobilizo te familjes dhe partine per te mbrojtur ...te familjes.Shifni fiksin sonte kush del te prorestoje per pallatin....Po na bejne te gjitheve rrota more njerez!
Hidh e prit per kusari e korrupsion....!
Kjo vetem politike nuk eshte.Ku kullosim keshtu?

kjo ceshtja e stisur e pallatit eshte nje menyre e bukur per t'ja hequr ate pak vemendje qe ky popull driteshkurter ka ndaj ketij realiteti qe po e jetojme gjithandej ne shqiperi. nqs rama ka shkelur ligjin le te pergjigjet rama e le te prishet dhe pallati , por ama e njejta gje duhet bere me te gjithe pallatet analoge qe jam i sigurte se nuk ka cep te shqiprise ku te mos kene mbire. Vetem kjo do te ishte ndoshta njefare drejtesie. Te tjerat ja llafe pazari e hi syve.....  Sigurisht qe berisha deri ne zgjedhje do zbuloje dhe pallate te tjere si keto, histori te vogla paligjshmerie te cilat mjaftojne te ngrene pakez tym per t'ja u veshur dhe me shume syte,  tashme miope te shqiptareve driteshkurter.  Dhe nqs nje pjese e vogel arrin ta shokoje te verteten , duke qene se eshte e vogel , nuk ka asnje vlere. Ne demokraci shumica fiton.......   ......... me dhemb sa here kaloj per ne Ujin e Ftohte ne vlore , kur shikoj nje pallat gjigand qe ka zene nje lulishte te vogel por shume te bukur ne buze te detit. I coja shpesh femijet ne ate vend derisa erdhi nje dite gjermani dhe e zuri. Pallat ne fjale ka dhe nje te keqe tjeter te madhe , eshte konsesual. Leja e ndertimit vec firmave te tjera ka dhe firmen e Z Gjika kryetarit tone te nderuar.  Ky person i paafte qe po tallet me Vloren prej 12 vitesh neser do dale ne publik dhe do ma kerkoje mua voten per PS.  Si te veprojme ??!! duket sikur jemi te zene ne gracke..

A e moret vesh ca ka thene Depardie?..." Opozita Ruse eshte bere njesoj si ...intelektualet shqiptare...! "
Po ky m.m edhe xurxull, qeka ne gjendje per note te mire ?

Situata jone ngjan me subjektin e filmit "Spinalonga", ne fakt "Ishulli", sipas subjektit te romanit me te njejtin titull.Ju rekomandoj ta shifni se eshte shume interesant.
Eshte nje ishull, banoret e te cilit jane te gjithe leroze.Menyra e organizimit, e vetqeverisjes se brendeshme, per nga egoizmi, hilet, kurthet, ambicjet e shfrenuara, menyrat hileqare te zgjedhjeve dhe babzia ngjan se ben fjale per tere kasten politike shqiptare ne ditet e sotme.
Eshte serial dhe e jep Albania Ccreen.Jeni te lutur ta shifni! Ore dhe lebroze me kenbe ne varr dhe te pangopur, hileqare, tinzare, kusare....!

Grave, ca pret ti ne nje vend ku prokuroret e gjykatesit fryhen me parate e krimit e te korrupsionit dhe kur guxon te levizi dhe nje milimeter nga vija degradohen, quhen kurva e horra etj? Derisa eshte e sigurte qe asnje nuk do denohet per ato qe kane vjedh, cdo hajdut mund te vazhdoje e te therrasi kapeni hajdutin. Ky eshte ushqimi per turmen qe fatkeqsisht nuk meriton me shume. Ja fol vete, cfare politike meritojne ata qe kane 20 vjet qe s'paguajne dritat? Po ata qe kane 20 vjet qe votojne sistematikisht kriminelin? Po ata qe ulerasin miting me miting per te siguruar nje rroge pa vajtur ne pune asnje dite? Para se ta besh ti pyetjen llogjike qe me siguri po mendon tani, po ta jap une pergjigjen - Po Grave, jane shumica, fatkeqsisht

fjale e re e fjalorit shqip qe pershkruan bukur #dushist ose edhe #dushiste  .. smiley

 

Mund te themi qe ky vend nuk behet... apo eshte e tepert ? smiley

Behet patjeter, me 200 vjet sfazim. Kur te tjeret te qeverisen nga software, shqiptaret do mesojne te votojne per kryetar komune personin me te pershtatshem smiley

smiley

Shqiptaret nuk dine se cfare eshte Politika e per rrjedhoje nuk mund te presin te degjojne Politike..

Politika behet nga Politikane dhe jo me dushistat..

Standarti peshkedramist i gervereve pa buke paraelektorale:

1 - Akuzon PS kalamajte e Berishes per korrupsion, pa prova, provat duhet ti paraqese Berisha. Kalamajte e Berishes e hedhin PS-ne ne gjyq.

Konkluzioni: Kjo eshte politike normale, fajin e ka Berisha!

2 - Akuzon Berisha gruan e Rames per korrupsion (si kunderpergjigje), pa prova, provat duhet ti paraqese Berisha. Gruaja e Rames s'e hedh PD-ne ne gjyq.

Konkluzioni: Ku ku, ca politike eshte kjo pash Zoten, fajin e ka Berisha!

 

P.S. Ju te 10sni se qeshuri smiley

P.P.S. S. 3 - Fajin e kemi ne te baraslarguarit, e di. smiley

gjib, kot lodhesh se s'ben per politike. merru me ndonje gje te hajrit smiley

Ok pra, ec te lexojme shtypin opozitar qe ben me shume per politike, sipas te cilit Barjaba tashme eshte etalon korrupsioni, tip "Rama e akuzoi Berishen ne Twitter per nje dallavere me vleren 37,000 Barjaba nderkohe qe Berisha i beri thirrje Rames ne Facebook te beje transparence llogarine e fshehte bankare ne emer te kunates me vleren 15,345 Barjaba".

5 Barjaba cdo minute

Meqë “çanta 238 dollarë e Barjabës” u kthye nga Berisha në metër të hajdutërisë, me të  njëtin metër del se në administratën Berisha u vidhen shqiptarëve (sipas KLSH-së) 279 “çanta bajrabe” në çdo 1 orë punë!

(artikulli & kopertina e "Dita")

Edhe opozitarit tjeter Muc Nano i eshte dukur ide e mire kthimi i Barjabes ne etalon vjedhje, persa e ka botuar dhe ai kete "gjetje" gazetaditeiste.

Une i kuptoj keto qe duan te bejne llogje me temat e dites, po kjo lloj opozite bre qe ben etalon korrupsioni te vetet? smiley

dmth me kete qe ke shkruar do te argumentosh se Rita Ora s'eshte lezbike? smiley

smiley

Keto xhibo bejne per nje treshe te fuqishme.

Rri o Grave mos u tall me peshqit!!!!

Grave, perpara se te kesh politiken duhet te kesh polisin. Po ku kemi polis ne o Grave. Ne kemi bashkesi sociale e cila ne themelet e veta ka aksidentin historik. Nje pjese e mire e jona akoma nuk ka ndertuar ndergjegjen e Polisit o Grave. Maksimumi i ndergjegjes sociale te tyre arrin deri te fisi dhe katundi. Faktoret me perparimtare shkojne deri te krahina. Rasti i djemve te halles dhe vajzes se tezes e deshmojne kete me se miri. Ne akoma kemi mes nesh shqiptare qe i pergjigjen kushtrimit te te parit!!! 

Ore mos valle serbet kan pas dit dicka kur thojshin se shqiptaret nuk e kan kultivuar akoma kulturen e shtetit? Jo per gje po helbete 1300 vjet komshi!

 

Ron, ajo qe na ka mesuar pervoja e ketyre 22 viteve, perben nje teresi keshillimesh te pergjithshme gojore ose te shkruara,qe vlejten, besoj, per ne, paraardhesit njelloj sic do bvlejne edhe per pasardhesit.Problemi eshte te gjejme castin me te pershtatshem, ne te cilin duhet te ndergjegjesohemi per tu menduar dhe mandej vepruar me Bmend ne koke, per te vene ne jete sepaku njerin prej ketyre mesimeve.Mjafton nje cast i vetem per nje vendim te rendesishem.
Duke qene se asnje keshille nuk mund te jete efektive duke u dhene se largu, une kam bindjen se nuk mjafton edhe vetem ...qe te jeshe i pranishem, por mbi te gjitha SY CELE, ne mnyre qe ta pikasish dhe te beshe ....gjene e duhur ne castin e pershtatshem.
Ky eshte thelbi i te gjithes ...sipas meje Roni

shume me teper duhet te na kishin mesuar 50 vjet diktature ç'njerezore.Ne keto 20 vjet jemi te lire .me pase ,me levize,me fole e me mendu......nese kjo te duket pak.........

Grava e di shume mire se cfare politike eshte kjo!

E gjithe ajo furtune mbi femijet e Sales nuk do te ngelte pa kunderpergjigje.

Shtroj vetem pyetjen se kush e hapi kutin e pandores cerri taulant balla alias ps_rama apo linda_pallati_PD-ist.

Per dicka jame shume i sigurte se shqiptaret ne keto muaj para zgjedhjeve do ti degjojne veshet shume xhevaira. Fakt eshte se femija i rames rri akoma me romane si Asterix dhe Obelix prandaj sulmohen Pallatet e Sarajet e Lindes !

Media do ishte mire te zbulonte se kush fshihet pas sulmeve per femijet e kupoles?

Rama jo njehere sepse nuk ka as takat social e as intelektual te bej sulme te tilla pra jane njerez te tjere qe vune ramen ne krie te ps dhe tani po u mbarohen dollarot me sa duket !

Sa pikepamje te cuditshme po na degjojne veshet, jane ca njerez per te cilet nuk eshte me interes te dihet p.sh nese deklrata e pasurise e femijeve te Kryeministrit eshte e paster dhe pasuria e justfiikueshme, por thone se normal qe do kishte nje kundeveperim , qofte edhe aq banal si ai sulmi i partise me kujdestare konviktesh. 

Kujdestaret e konvikteve, bastioni i fundit i PD-sesmiley 

Shih si thote ky siper: "Per dicka jame shume i sigurte se shqiptaret ne keto muaj para zgjedhjeve do ti degjojne veshet shume xhevaira. Fakt eshte se femija i rames rri akoma me romane si Asterix dhe Obelix prandaj sulmohen Pallatet e Sarajet e Lindes."

Demek se kur te rritet i biri i Rames eshten normale dhe krejt e justifikueshme qe ai te merret me keto pislleqe, por meqenese Rama si agurish kujton se nuk do i rritet ndonjehre djali, kujton se mund te beje nga keto pislleqe (lexo sulm familjareve qe po gezojne pjesen e vete te pasurise publike qe u takon si royalties e momentit) dhe tía dale pa u lagur.

 

Nc, nc, nc...cfare morali disgusting! PO mbase ka edhe te drejte , nuk di! 

 

 

Çfare politike është kjo?

Politike hijenash Grava, cfare tjeter !!

Peshki s'e paska botuar intervisten e Lindes? 

Linda Rama - Unë nuk kam bashkëpunuar me Kosta Bajrabën në asnjë projekt institucional. Jam përpjekur shumë të kujtoj se kur mund të kem pasur bashkëpunim me të, përveçse kujtoj që ka qenë një bashkëpunim në përgatitjen e raportit të zhvillimit njerëzor në 2002-n, kur Bajraba mori pjesë së bashku me shumë ekspertë të tjerë në përgatitjen e atij raporti. Disa prej atyre ekspertëve janë në funksione drejtuese në ekzekutivin e sotëm, ndaj është njësoj sikur opozita sot të më akuzojë përse kam punuar me figura të mazhorancës. Zotin Bajraba e njoh si një ekspert të çështjeve sociale dhe një njeri të angazhuar në mësimdhënie, por kjo nuk do të thotë që një njeri që ka bashkëpunuar me të, të shihet sot si një njeri që duhet sulmuar nga qeveria apo institucionet e tjera. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).