Gazetari i Top Channel pyet popullin rruges: Çfare e kishte Ismail Qemali Qemal Stafen? Ne dhjete te pyetur, shtate prej tyre u pergjigjen me gjithe seriozitetin e tyre: "Kusheri te pare"! 

Per nje cope here pyeta vehten: çfare po na ndodh keshtu ?

56 Komente

Edhe une aty e mesova qe e ka pasur te dyte

me e forta e batutave kjo

e lezetshme

E vertet ,Grava.Nuk eshte vetem ky rast.Sa here qe ka qene nje ngjarje e shenuar historike dhe gazetaret kane dale ne terren per te intervistuar njerez te ndryshem,keto rezultate dalin.

Duhet thene se jane selektiv ne perzgjedhje.Kryesisht jane njerez te ardhur nga zonat rurale qe jetojne ne Tr.Te pakten keshtu duken nga pamja dhe nga e folura(nuk eshte per paragjykim nje konstatim i tille)Megjithate ,edhe kjo duhet pare me shqetesim ,duke pas parasysh perqindjen e larte te kesaj kategorie ne popullsine shqiptare.Megjithese,ka plot qe jane dembabaden qytetar dhe jane po te ketij niveli.

qyqja grava. do hym apo jo n'evropë..

ça o garibaldi ?

bulevard- ja bojn ktu

Dobet degjimi.Me jane prishur dhe kufjet qe mund ta degjoja me mire.

nuk ta kanë fajin kufjet jo për videon e dytë

teksti këtu

te pakten keta kerkojne te falur se nuk e dine pergjigjen.smiley

Epo mire,Mirejam,s'qenkemi dhe aq  keq.

Kur te shkoj ne Firenze,do  takoj kryetarin e bashkise qe ta pergezoj.smiley

E rende por e vertete!

Injoranca sa vjen e thellohet ne Shqiperi. Nuk ka te beje thjesht me zonat rurale apo jashte Tiranes, e keqja eshte se brezi i ri i sotshem ne pergjithesi nuk do te mendoje! Selekton vetem informacionin qe mendon se do ti duhet "per te çare jeten" dhe asgje tjeter "joproduktive" nuk eshte e vlefshme. Per pjesen me te madhe te te rinjve sot mjafton te kesh para (pavaresisht se si i gjete) dhe pjesa tjeter eshte PUB.

Une shpesh nuk e kuptoj as qejfin e te rinjve te sotem! Pyetini se si bejne "qejf" dhe pergjigjet me siguri do te jene po kaq banale. Jeta ka humbur sensin!

Do jene ngatarru nga kjo qe nxorra une dje

CA PF - 2 Janar 2013 - 16:51 

Une them se presoni i vitit duhet zgjedh ky njeriu anonim ketu.

Askush nuk e perfaqeson me mire shqiptarin e sotem trim, punetor e liridashes, se sa ky tortangrenes anonim ne jubileun e madh qindvjetors. Bile une do te thoja se para figures se tij duarplot e ballelarte bien mberdhe si kokrra te rreshkura fiku edhe figura te tilla si Ismail Qemali, Qemal Stafa dhe Qemal Kerrtusha, po fundja keto jane pune te historianeve dhe nuk dua te ngaterrohem shume.

Ju lutmi te merrni parasysh edhe propozimin tim...etj,etj.

 

 

O Grava po ti e di ate me ...Stalini - Trocki ....vuuuuuuduartrokitjet per Trockin ...Jo, jo  Trocki eshte i lik ...vuuuuuu perplasja e kembeve   se  Stalini .....vuuuuu kembet ....smiley

- Po ti na thuaj a derebardhe qe ne fillim , per ke duhet te duartrokasim e per ke emer duhet te perplasim kembet ...

I rruhet FORT Popullit per I.Qemalin e Qemal .S ... Sidomos ne keto Kohe kur i Pare eshte Sulltan Saliu ....me minister per Arsim /nje Halim qe s'di kendim

cka per tu cuditur ktu! thjesht prova qe populli eshte injorant, prandaj duhet nje fanar ndriçues qe ti drejtojesmiley

Qe te dish nga historia

duhet qe te vesh ne shkolle,

Ne ate qe shkon njerezia

jo ate qe kryen nevoje.

 

Se Saliu na i beri

shkollat si mejhane kthyer,

Shkojne ne shkolle sa per gajde

mbeten gjithe diten lokaleve alkol duke rrekellyer.

 

Femijet e sotem te ditur

S'ka c'ju duhet I. Qemali,

Jo per gje se shume te kripur

i paguan Lulit per ti ngritur piedestalin.

 

Sala solli demokracine

i vendosur ta zbatoje,

historine do ta rishkruaj

Dy Qemalet do martoje. 

 

smiley

Dritero and Ismail have got nothing on you!

O Gjembush o Karabush,

Me koken e voken sa nje koqe rrush,

Mos me nguc  se s'ta kam ngene

Pse te ngava Sali bene.

 

 

Kisses to you too! Happy New Year Gjembace smiley

Honestly, I didn't know you were female! Not that makes any difference smiley but we need to be extra sensitive (you know what I mean smiley

+++++

keto jane njecik te stisura,,

perkundrazi, mendoj te tek mosha e re ka nje zgjim te frymes kombetare,megjithe propaganden e madhe salisto-lubonjiste -parisi-500km(saq eshte?). e kunderta e asaj qe pritej

tani une them te bejne sondazhin tjeter; cfare e ka Ismail Qemali Ismail Kadarene dhe cfare e ka Is Kadareja Is Boletinin?smiley

djem xhaxhallaresh ka per te thene shumica, besoj une..smiley

Holle-holle te gjithe shqiptaret kusherinj jane.smiley Me kete parim jane nisur dhe te intervistuarit kur jane pergjigjur.smiley 

Sidoqofte ne dueht te shqetesohemi per 40% te mesuesve te rinj , qe s'kalojne testin e profesionit. Ne kete derexhe eshte arsimi ne Shqiperi.

Siç duken bathet, shoqeria shqiptare e sidomos te rinjte, po u amerikanizokan, qe dmth po u budallepskan. 

Mos ma merrni per keq nderhyrjen, por kjo qe ju mbase e thoni me ironi, eshte pjeserisht e vertete. Qe shoqeria amerikane nuk e di se cfare e ka Ismail Qemali Qemal Stafen eshte e vertete, po kjo nuk i ben budallenj.

Bota, nuk e kisha me ironi por seriozisht. Ne rreshtin e dyte thoni ; 

".... Qe shoqeria amerikane nuk e di se cfare e ka Ismail Qemali Qemal Stafen eshte e vertete, po kjo nuk i ben budallenj..." 

  Ketu do t'ju korrigjoja pak, se artikulli nuk ben fjale per shoqerine amerikane, nuk jane pyetur amerikanet smiley por shqiptaret, dhe artikulli ben fjale per shoqerine shqiptare, prandaj une thoja se dhe shoqeria shqiptare e sidomos te rinjte po amerikanizohen caze smiley kuptohet duke u bazuar ne shum budalliqe qe amerikanet bejne. Biles edhe ky komenti jot smiley na ben neve te kontinentit te vjeter smiley te mendojm se dhe ju emigrantet amerikane seç keni ca gjera mangut smiley sikur jeni amerikanizuar smiley fjale qe sot perdoret si sinonim i budallepsjes smiley

Hmmm,nuk di eshte e vertete, sepse ne intervista mund te kene nxjerre vetem ato qe nuk e dinin pergjigjen, ose ndonje çunak me ipod vesh ne terezi te vet e kane ndalur rruges dhe per tallje i eshte pergjigjur qe Qemal Stafa eshte çun daje i Ismail Qemalit. Sdq injorantete thjeshte nuk jane te demshem. Injorantet e demshem jane ato qe kujtojne veten te ditur e japin mend, moral. 

-----
eT më fal, se po të vjedh stilin! smiley

Mund te kishin thene edhe qe e ka goc teze, kush do ti pengonte?!

smiley
kopjac

jo nuk eshte kopje, shume shume eshte plagjiature. smiley

brado, na e qit içik meksin ?

tek tema e akademikut.. smiley

Profesor po te kerkojne smiley taksirat e ke .
Po me duket se ka ik ne Berlin smiley

Ka vdek shkolla me gjith mesues...

   Per mua problemi  eshte  shume kompleks dhe i  thelle.Degjoni, ju lutem, si pergjigjen, jo me te rriturit, por  femijet italiane para kamerave!Dhe pastaj degjoni bashkebisedimet tek "TV Shijaku"! Thote mjaft mire  fat-miri !

   Jo vetem qe ka vdekur shkolla, por kemi fshatarizuar Kryeqytetin, qytetet .Ajo "qershia" qe u versul  permbi Torten Gjigande, ka lidhje  besoj me kete, qe  70 perqind e te pyeturve  shfaqen...... idiote.

si gjithmon, shqiptaret jane te gatshem te pergjigjen dhe kur nuk dine gje.

Gazetar injorant, i tipit fiks fare.Po sikur te pysnin kete gazetar karagjos per kete pyetje?

Turp gazetaresk te tallesh me dy firgura historike.....

Nuk ishin intervista te improvizuara,qe te jesh me i qarte.Dhe ti mund te kesh te drejte kur mendon qe dhe gazetari vete mund te mos e dije pergjigjen por ,mgjthate,gazetari (pavaresisht se kush e ka orientuar)ngre nje problem mjaft shqetesues ;injorancen qe po perhapet shume ne Shqiperi.

Mbase gazetari jep vetem pergjigjet negative,por dhe kjo  ka anen  pozitive te saj,qe i sensibilizion njerezit qe duhet te interesohen me shume per te ditur historine e popullit te tyre, se bejne figure "te tille"qesharake kur s'dine as abc-ne e historise se tyre.

Ej,po nuk u falet shqiptareve nje pergjigje e tille per kete 100 vjetor ,ku na mbiu I.Qemali ne televizor 2 muaj rrjesht e mos me shume.Po keshtu eshte kur shikojne vetem Klanin qe jep nga mengjesi ne darke vetem tralala-la-la .

PSsmileyi nuk gjeta nje te djathte qe te pelqeje Fiksin?! 

 

"ku na mbiu I.Qemali ne televizor 2 muaj rrjesht e mos me shume"??????????? I Qemali ka 100 vjet qe eshte figura nr 1 ne histori, ti u merzite duke e pa ne TV?Nese gazetari do te pyes kush eshte I Qemali te gjithe shqiptaret e dine, edhe kush eshte Q Stafa e dine, por te pyesesh cfar kushurinjsh jane kete e bejne vetem injorantet, jo gazetaret profesioniste...

Te djathtet nuk merren me sigurimsa si F Cakalli....

Po çfare kapesh pas fjaleve kot,kap thelbin,se po te jet per I.Qemalin,une ate pune kam cdo vitsmiley

O Xhaelga,inatin e  ke me Cakallin,e kuptova.

 

Nje vajze me zyze miope, dikush e kishte ngacmu ne rruge:ua vajza e Qemal Stafes!smiley

e mo mire dhe ju..... keta te ngrate kane qene njerez te zakonshem "te pakultivuar" po ç'ti bejme asaj mesueses qe nuk e njifte fare as Naim Frasherin dhe Sami Frasherin, kesaj ç'ti themi ne....

Dihet prej kohësh se për të gjithë elektoratin e majtë, se që nga rënia e enverizmit (komunizmi s'ka egzistuar ne Shqipëri), gjithëshka ka marrë fund.  

Si në gjithë botën aktuale, zhvillimi i mjeteve të komunikimit (internet, etj), ka bërë që të rinjtë dhe njerzit në përgjithësi të marrin shumë më tepër informacion se më parë, vetëm se mungon koha e përtypjes. Një sëmundje e kohës sonë.

Shqiptarë të diplomuar në universitetet më të mirë të botës, sot ka si asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Dhe kjo falë rënies së enverizmit.

Përsa i përket shqetësimit të mësipërm, Qemali e Ismail Qemali, një kurth i ngritur nga gazetari duke luajtur me emrin Qemal (dhe ai ka të drejtë të argëtohet), nuk është aq alarmante sa duhet ta tregojnë vëllezërit tanë nostalgjikë.

Jo më shumë se një muaj, gjatë fushatës së zgjedhjeve në Amerikë, gazetarët francezë pyetën një pjesë të gazetarëve amerikanë që merreshin me politikën e që punonin në gazetat apo TV më të njohura, se kush ishte presidenti aktual i Francës ? Asnjëri prej tyre nuk e dinte. Dikush tha Miterani, një tjetë Sharl de Gol, një tjetër Shiraku...(!!!) Po të mos e kisha parë me sytë e mi e po të mos e kisha dëgjuar me veshët e mi, nuk do ta kisha besuar kurrë. Vetëm në kohë të Enverit shqiptarët ishin të gjithë trima, të zgjuar, të kulturuar e të bukur. 

Po jam i sigurtë se me ardhjen në pushtet në socialistëve, nuk do të ketë asnjë shqiptar që të thotë se Ismail Qemali ishte kushëri i Qemal Stafës, jo vetëm aq, por dritat, bollëku për të gjithë, lumturia, drejtësia, ndershmëria, rregulli, monumentet e bukura, e sa e sa mrekullira të tjera, do të pushtojnë Shqipërinë... si në kohë të Enverit. 

Se c'lidhje ka komunizmi dhe enverizmi me faktin qe format e shfrenuara e te pakontrolluara te mediave me te cilat kontaktojne te rinjte po e shthurin sistemin edukativ ne te gjithe rruzullin, e dine vetem ata qe u ka mbetur enveri ne koke, vetem ata qe dine te flasin vetem rreth enverit dhe vetem ata qe vetem duke folur rreth enverit hane buke. Sikur ju komunistet e mbetur t'i linit keto muhabete te qelbura te pakten ne temat sociale, do t'u benit nder te gjitheve. 

p.s

Sa per dijeni, keto lloj mediash hyne ne Shqiperi ne pushtetin e socialisteve, sepse Berisha i ndaloi dhe u dogji selite. Tipike komuniste nga ana juaj. Mediat qe vazhduan ne kohen e PD-s ne pushtet pas 2005 jane te gjitha te krijuara ne kohen e PS, si te majtat, si te djathtat.

Do ta kuptoja shqetësimin tuaj po të niseshit nga një shkrim apo reportazh që sjell informacione. Por të nisesh e të turfullosh nga një intervistë rruge me një lloj kurthi (të tilla ndodhin në të gjithë botën dhe përgjigjet janë nga më befasueset), nuk tregon që tjetër veçse i bihet po të njejtit avaz : sa keq është sot, e sa mirë ka qenë dikur!

Një gazetar vazhdon "politikën e Partisë" (të tillë duhet të ketë dhe në krahun tjetër) duke kërkuar që t'i marrë të tjerët për idiotë. Dhe nuk e ka keq se ka nga ata që i gëlltisin këto idiotësi. Jo vetëm aq, por i përhapin dhe gjetiu me shpresën se do të revoltojnë dhe të tjerë si vetja. 

 

 

Dmth, ti po sugjeron qe sot s'kemi asnje problem dhe nese themi qe sot kemi kete e kete problem, jemi komuniste? Po sugjeron qe te mos i permendim problemet, por vetem arritjet? Mos duhet te bejme parada kenaqesie vit per vit, ne nje muaj te caktuar? Te ngreme buste per arritjet tona? T'i veme kudo arritjet neper libra e mjete propagande? Me vjen keq, por koha e ju komunisteve iku. Mbani Salen dhe per ca kohe, se dhe ai me nje thes me Enverin, Ramizin e Nanon do futet. Tani ben te pelqyerin nga populli, por sa te mos kete me kontroll neper faqet e librave te historise, do te shkruhet e verteta se c'komunist eshte e se c'komunist ka qene, se si i lepihej enverit, ramizit e Nanos, e si mbante me buke larot komuniste duke ua marre nga buka e shqiptareve.

Tu drejtova si një njeriu me mend. Por qënkam gabuar. Me fal por nuk do t'ju shqetësoj më. 

Hop! Poubelle!

po kush e politizoje kete ,mor burre?!

Problemi qe ngre gazetari nuk ka ngjyra politike.

Pse s'thua ti,prandaj jep Klani tralalala nga mengjesi ne darke,se per cdo problem qe ka ne Shqiperi ,qenka faj i PD.Interesante!

komunistes qi s'ta la kur ishe n'vaktit ju thaftë o xyzë..

t'boni me kërku rrugve të evropës noj socialiste n'pleqni...

ps: peshku o kot fare. asht ahtu, as ashtu

Mirëjam (me ë), je si shpirt robi. Ndoshta me ndonjë pseudonim tjetër je i padurueshëm si një militant partie, por Mirëjam Deshzoti e ke personazh simpatik.

Mos vdeksha pa e pirë një kafe me ty!*

 

*Nga drama "Komunistët"

kismet t'zotit,  n'rastin ma t'par me gjithë qejf do vi me e pi diku pranë plas dla klishi*

*pa dramë e pa komedi.

XYZ,  ore po ti sa harxhon kohe duke vene pika mbi ë, meso se pari ti shkruash ne menyre korrekte ë-te, ok ?

egzistuar

gjithëshka

njerzit    (ëëë !!!)

 

Heren tjeter pastaj, merremi me ardhjen ne pushtet te socialisteve. He te keqen, me rradhe gjerat

 

 

Po edhe mua me ka qelluar nje situate komike pak a shume si kjo por shume vite me pare ne kohen e diktatures. Ishte pak vone ndoshta mbi 9-te e darkes dhe me disa shoke mbasi kishim pire pak me shume sec mbanim ponc portokalli, ishim strukur diku mbas pallatit te kultures dhe po kendonim ca kenge italiane te kohes. Befas na vijne dy police te cilet na kishin degjuar qe po kendonim jo ne gjuhen shqipe dhe na bejne pak presion per te na derguar ne rajonin e afert te policise. Ne i thame qe te na falnim dhe se nuk do ta perserisnim prape, si i thame qe ishim edhe gjimnaziste. Nejse, sikur u zbut pak situata dhe njeri nga policet filloi te na pyese per emrat dhe se ku punonin prinderit. Kur pyeti shokun e trete me duket, ky i tha se quhej XXXXXXXXX  Manushi. Menjehere polici me nje ton zbutes e nderpret: "cfare e ke Manush Myftiun ti? " - E ka xha xha - i pergjigjem menjehere une, pa i lene kohe shokut te shprehej. - Mire, mire, -thane neper dhembe te dy policet, - ikni neper shtepija dhe tjeterhere mos u hallakatni rrugeve naten vone. 

Me leje?

Një nga ata që kanë thënë "Kushëri i parë" jam unë.

Sa keq eshte sot sa mire ka qene Dikur ...

Me renien e Enverizmit ,jane mbush Universitete e Botes me studente shqiptare dhe rruget e shqiperise kane plase nga Tubacionet e Ujrave ...te mejtimit si fund alfabeti i mejtimit inteliDjent . Psh nisur nga kjo thenie filosofiko -praktike e majes se mejtimeve per kritiken e kohes se Dulles , veme re se nga ajo KOHE kemi nje K/Minister dhe nje Olele ajo kohe me xyz ...smiley

Gjithashtu kjo teze te shtyn te mejtosh e meditosh thelle per antikomunistet e oreve te para , si fund kurrizi i alfabetit , se kemi qene shume mire ne kohen e Perandorise Osmane nga ku verrejme se  xyz verteton rrjedhen e kapercimit nga Majmuneria ne Logjike , me trashegimi Vezir-ore ose fisnile ne te mejtuar . Pse Jo ? Edhe sikari i tij mentor  Berisha ,  na nxorrri vlllazen me Osmenet e  Ajzerbaxhanit.

I nderuar xyz ....kur flet mendoj se e di qe flet per Shqiperine jo per ata si puna jote qe sqarojne rinine franceze per Shqiperine smiley Shqiperia eshte nje shtet qe i mat mundesite si te gjithe Shtete e Botes me ate qe ka vet .Vetem kurvat krenohen me koqet e te tjereve !

Po na per kete ngatrrese kaq te bukur , qe eshte pjese e Humorit te Shqiptareve ( fatkeqesisht nuk mund ta pranojne ata qe nuk jane shqiptare ) kemi me te fresketen me Luan Manahasen...Si tha Polici Sales kur spikerja tha

Kenon Luan Manahasa

Ou ,qeka martu Luan Zhegu ...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).