Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. 

Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike. Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit.

On the second anniversary of the tragic events of January 21, 2011, the United States Embassy again expresses its condolences to the family members of those who were killed and injured.  They were all victims of senseless and inexcusable violence. Now more than ever, the need exists for a full accounting of the January 21 events through a credible judicial process free from political interference.  On this day for peaceful remembrance, we call upon all political leaders and government institutions to work assiduously to inspire the Albanian people to believe in their democracy by strengthening the rule of law.

Ambasada Amerikane

51 Komente

On this day for peaceful remembrance, we call upon all political leaders and government institutions to work assiduously to inspire the Albanian people to believe in their democracy by strengthening the rule of law

 

I tha , i tha, por kujt i tha se.. doktor rrumpalla vetem nje gjuhe njeh.

hudhuni po thon, po kujt ja ma

Deklarata e mrroklles si reagim ndaj deklarates se ambasades amerikane ne tirane:

O Arvizo, dhe ti Hillare' ,

Shut up. SHUT THE FUCK UP.

po,po o daj sam, po Tunizia nuk eshte shqiperi

,ne tunizi dipllomacia e daj sam reagoi ashper e menjeher,çuditerisht ketu tek ne vijn   e na hapin plaget,,,,

kesaj i thone "sa me la gojen". Po ju duhet te ulurisni mer ameriqener qe drejtesia akoma nuk eshte vendosur per 21 Janarin. Jo se na e keni borxh, por kur ndodhi, rembyet flamurin dhe thate se se kete ceshtje do ta zbardhim ne. Sollet dhe prokuroret dhe specialistet tuaj. Cfare mut big brother jeni ju? ju jeni vecse mut!

O kuazitope, Amerika nuk e ka pushtuar Shqiperine qe te ulurasi.  Amerika nuk mund te bjere dhe gjyqtare atje per ju.  Amerika beri aq sa mundi, tjetera ngelet ne duart e Albananistanit.

Tani ti po me kthen pergjigje si amerikan qe je? Une e them qarte se "nuk na e keni borxh", por po te ridegjosh dhe rishohesh pozicionin qe moren menjeher mbad 21 Janarit dhe deklaratat pompoze se kjo ngjarje do te zbardhet shpejt nga drejtesia dhe ti krahasosh ato me kete deklarate te sotme, po te ishe shqipetar do te kishe te njejten ndjesi revolte qe pata dhe une.

Nuk ben ndonje deklarata pompoze jo.  Ata mund te ndihmojne ne zbardhjen e drejtesise, po s'mund te bejne drejtesi per ju.  Revolte kthehe ndaj vendoreve.

Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit.

Bravo Ambasada Amerikane! Te pakten ka perfaqesues qe i mbajne syte nga populli.

Ehe ...ka plot.

Po s'e vej ne dushim qe ka . smiley Po ta kisha llafin qe mesazhi eshte i drejte, dhe i rendesishem. Tani e kapin apo s'duan ta kapin ata qe duhet, ai eshte tjater muhabet pastaj.smiley

Ja qe mesazhi eshte sa per te lare gojen , por prape mua me vjen keq qe ta them sepse nuk dua qe te ul nuancat e optimizmit tend , nje nder gjerat me te vyera qe te karakterizon .

Brad, per te la a mos te la gojen e rendesishme eshte qe e thone, qe njerzit te mos te harrojne.smiley

Jemi bere fare. Duam te vij ai biri botes nga Amerika, e te rregulloj punet ne shtepi tone.smiley

Po pra po ky burri i tha atij burrit tjeter burre shteti nje jave pasi kishte vrare 4 vete perpara KM smiley ke beson ti tani .

Right. Se ti mendon qe ai sa shkeli Shqiperine , ti jepte dum e te mbante qendrime mbi cdo person e cdo problem.  Madje keto te ishin te gjitha te sakta, dhe c'eshte me e rendesishme " te menduara per te dhene nje mesazh"

Une e kam shume te qarte, qe ai sa kishte ardhur dhe si cdo ambasador qe nuk e ka idene e pergjegjesise qe i fal Shqiperia( sepse ai vend e con nje profesion normal si ambasador ne nje dimension tjeter, si Zot), mendon se mund ta thote nje fjale me shume. Kjo sepse i shkreti mendonte se ne cdo vend normal, duhet t'ja bente qejfin politikaneve, qe ata ta pelqenin ate . Sepse ambasador hesapi, ku e dinte ai qe do behej gjykates supreme i nje tufe rrobsh.

Per mua ajo ka qene fjala me keqkuptuar e atij qyqit. Kushdo qe di anglisht ( se ai s'flet ne shqip apo jo?) e di qe ai termi burre shteti ne anglisht, pra statesman *s'ka ate konotacion sic mund te kete ne shqip.

Ju keni filluar i peshoni me flori dhe gogesimat e ambasadoreve. Une shoh qendrimet qe mbajne pasi jane ambjentuar me vendin ku shkoj. Dhe ne baze te qendrimeve, shoh qe Arvizu ka hequr dore nga birrat me Lulin dhe me perqafimet me Salen. Po ta shohesh, ka filluar te distancohet, madje dhe ajo e buzeqeshja e punes se re, ka filluar ti zbehet nga fytyra.

Oh come on Brad, se ti i keto,pse bene gjasme tani?

* qe do te thote dikush me nje karriere te gjate politike. pra ai ishte korrekt.

p-s ma be hallall qe ta zgjata kaq shume.

" ma be hallall qe ta zgjata kaq shume "

smiley

rrofsh rrofsh qe ma zgjate kaq shume smiley

Ik e dreq andej.smiley Edhe une qe ulem e te shkruj komente seriozisht ty. Mire , miresmiley

Me duket se u keqkuptove Dora , kur thua ta zgjata shume dmth qe sja ke ngene te merresh me mua, dhe kjo mund te jete , por ne te kunderten duhet te thoje " Ma bej hallall qe u zgjata kaq shume " kuptove ?

per kete qesha.

Ka kuptime, mirekuptime dhe keqkuptime, Mire qe s'u kuptuam , e s'u mirekuptuam asnjehere, po pse keqkuptohemi gjithmone?smiley

Pastaj ne gjithe ate tjerrje qe bera, aty tek post scriptum te ngelen syte?

He pra...ku e di une i shkreti ?

Po nga qe isha dakort me te tjerat  syte me ngelen tek ajo qe nuk isha dakort .

 Mire -As ti s'e dike. U beme dy pra. Naten e mire.smiley

Naten

 smiley

Do ta besoja arsyetimin tend nese ky Arviziu do te ishte ambasodori i pare qe vinte ne Shqiperi mbas hapjeve te ambsadave. Por cne? Ky eshte ambasadori ndoshta i 9-ti qe vjen mbas 21 vjet e kusur mardhenjes te shkelqyera dipllomatike. Paraardhesi i tij zoti Withers i kishte vene te gjitha pikat mbi "i" duke raportuar te tere situaten politike dhe ekonomike ne menyren me te qarte te mundeshme. Te thuash se ai nuk e dinte si ishte gjendja, nuk e dinte korupsionin e larte shteteror, nuk e dinte perfshirjen e djalit te kryeministrit ne aferen e Gerdecit etj. etj., do te thote se Amerika nuk paska dipllomaci dhe se cdo ambasodor qe vjen e fillon nga e para si te jesh ne kuoten zero. Kjo eshte nje llogjike feminore. 

Brado dukesh qe Amerikonet nuk i njef hic. Edhe faj nuk ke se allasoj njerez jon. Ne Ballkan nji her gjithmone i kan keqkuptu. Viktima e fundit e keqkuptimit Amerikan ne Ballkan eshte Milosevici. Kur Amerikonet bojshin deklarata alla Arvizu, lene thoshte Milloshi se sa per te la gojen e kon. Me ndgjoni ca ju them une i thosh Milloshi shkijeve,  e mani men ca than per mu Amerikonet kur u firmos paqja e Daytonit? Ja u kujtoj une po nuk e majtet men, Amerikonet thane qe une isha faktori kryesore ne arritjen e paqes ne Bosnje. Madje me kan qujt partner te ngushte ne rrajon. Pranej po ju them, mos e hani at koqe ullini se Amerikonet sa per te la gojen e thojne qe ndalo dhunen ne Kosove.

Ballkani hesapi o Brad.

Po do mesoni, do mesoni! 

Dhe ti do mesohesh me Ballkanin po he smiley

E vetmja gje qe mund te mesoj une nga Ballkani eshte si behet byreku me spinoq!

Brado, nigjo vllain tat se e kam megjithmen. Jon te poshter Amerikonet, jon te pa bes, kam 14 vjet qe jetoj mes tyne!

Brado, ja hudhen bombat mu ne mes Beogradit ati qe para 4 vjetesh e qujshin "partner strategjik ne rrajon".

Po me keq ja futen atij qe e shpallen qytetare nderi te Detroidit! 

Eh mer Brad sa te poshter jon!

 

O Brad, o propagandist i keq!

deklarate per te fshi b..en

ja naten e mire

smiley

 

Kot e ke bre ti Arvizu, Peshki s'ta fal komentin burreshtetist apo faktin qe u tregove i 21janarbarazlarguar. 

Me nji llaf, Peshki is not impressed.

Ore meqe ju thoni qe deklarata eshte sa per te fshire bythen a per te lare gojen, cfare duhet te thoshte Arvizu zija qe mos te ishte larje fshirje bythe e goje?

Ta shpallte Edi Ramen kryeminister. Ose te pakten burre shteti.

Ose ose, te pakten ta kishte shpallur Erion Bracen "Sexiest Albanian Politician".

po ti mendon se ameriqenve u rruhet sh per popullin shqiptar?

perkundrazi per territorin shqipetar po ,interesohen shum e sidomos per perfitimin qe ;und te nxjerrin prej tij

Kane njefare interesi, por sigurisht jo shume te madh.  Keta te frustruarit me siper pastaj, nga pamundesia duan qe amerikanet te nderhyjne rendshem fare qe t'iu kurojne ketyre frustracionet.

nuk jan te frustruar ata jo, problemi yn( si komb mendoj ) eshte ngqe nuk na e mban bytha ta luftojm te keqen vete   ne i kerkojm me te fortit te vij ne sherbim te me te dobetit,ky ligj esht i kundershtuar nga natyra

Po pra jane te frustruar se ndryshimin s'e bejne dot vete, drejtesine s'e vendosin dot vet.

ti munde te qeshesh me ne,te frustruarit  por ne te vertet eshte te vesh duart ne koke

por kjo ka qen dhe eshte tragjedia jon si komb ,nuk na e mban bytha  vete ta luftojm te keqen dhe u lutemi/shpresojm te vijn te na e bejn te tjeret

Ngordhi amerika per pakez territor shqiptar.

Do e kerkojme Vloren, gjeneral.

po ti ku shko me kto citime... ti ke lind ne demokraci

Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. 

smiley

Djema pergjigjen se pse doli tani kjo deklarate, e dhashe une, mirpo adminat e fshine. Mos jane interesa te tjera mbrapa qe fshihen. 

nuk ka rendesi Pjero..., ne te interesuarit e lexuam.smiley

 

p.s,  thua te kete  edhe ndonje lidhje te mundshme  me nderhyrjen  ushtarake te Frances ne Mali??

Patjeter Pjer ....situata eshte kjo qe eshte....jo nuk ka te beje me nderhyrjen ne Mali ,ka te beje me default qe Obama kercenoi Republikanet nqs,nuk rritin borxhin e brendshem.Kjo eshte fusha e Pjer

e drejte,  makro.....,  eshte fusha e Pjeros.   nejse,  pas   kesaj nderhyrje ushtarake, fshihen ''qellime ekonomike'' te francezeve ne ate rajon, prandaj  mendova  keshtu.. dmth si Pjeri..smiley

 

p.s  Pjeri  ne fakt  komentin e tij, te cilin censurori  e fshiu barbarisht  sepse e bezdis e verteta natyrisht,  kete deklarate te ambasades amerikane, e lidhte  me:   ratings e kompanive  amerikane financiare me influence, si Fitch, Moody's,  Standaard & Poor's..smiley

Me duket se Pjer eshte duke u ekspozuar pak si shume.Sherbimet sekrete nuk eshte se flene....do ta keshilloja te ishte pak me i kujdesshem ne deklaratat qe ben.E kuptoj pasionin e tij ,kapacitetin.Po mund ti shkele ne kallo ndokuj,e ka femije per te sistemuar....

keshille me vend!!    pastaj,  nuk kalohet tere jeta  ne  pallatin  e  socialit..

e te dyqani i kaukazianit ....

Miqte e Shqiperise kta? E kujt Shqiperie? Boll na hapen barkun felliqesirat se jan kthyer amerikanet ne tabu ne Shqiperi. Le te hane kokoshka e te ferkojne duart me filma "taken"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).