Shqiptarja.com raporton se ne Elbasan eshte vjedhur dhe shkaterruar Kisha e Shen Premtes. "Kjo kishe e vogel dhe e thjeshte ne pamje, nje nefeshe, me hajat nga perendimi, dhe unike persa i perket vleres se afreskut, e pikturuar nga dora e Onufrit ne vitin 1554, ka qene gjithmone nje ekzemplar studimesh, analizash kimike, kerkimesh dhe temash te ndryshme diskutimesh shkencore ne fushen e trashegimnise kulturore."

Nuk ka nje gjest me anti-shqiptar dhe me te tmerrshem se vjedhja dhe shkaterimi i pasurise historike kombtare qe mire a keq jane toka per rrenjet e kombit tone.

179 Komente

smiley

E keqja s'paska fund.

Kafshet

Ne fakt mos u bini me qafe kafsheve. Krahasimi eshte shume i padrejte. Nje kafshe nuk do demtonte kurre nje afresk. Nje idiot po.

Ate mos e thuaj Dora se kur u ktheva nga jashte Kumrijat ma kishin bere makinen gjithe Glaca .

Hajt se thone eshte fat.smiley Po ti mos e lej poshte peme. S'e tani s'eshte as vere, qe ta lesh poshte hijes.

Lere lere, se po me dridhet zemra! smiley Gjithe bota u hodh perpjete kur nje deficente shkaterroi nje ikon te shek 19. Te shekullit te 19 heeej! Ikona e Kishes se Shen se Premtes ishte shek.14!! Ku e kuqja e Onufrit eshte nje ngjyre e paperseritshme, dhe pasuri boterore, e jo vetem kombtare.

Nderkohe vazhdojme avazin i muhabeteve banale ne memedheun tone te dashur, kur para syve dikush po na pret rrenjet. Po derdhin ne kallepe monumente pa pike vlere, qe ne disa raste jane te njerezve me pavlere se monumetet. S'di c'te them! Po dikush duhet te bej dicka , dreqin e marrte. S'ka mundesi qe kjo cmenduri te mos kete asnje lloj efekti tek askush. Faleminderit admin qe e nxorret, dhe per permbledhjen.

Ketu ka dy gjera, ose keta kafshe kane qene vjedhes ordinere, idiote nga mendja, nuk e kan kuptuar qe nje afresk nuk mund te shkeputet kurre,  ose kane qene te paguar nga qarqe armiqesore ndaj kultures shqiptare. Ketu duhen specialiste te kriminalistikes kulturore  per ta zbuluar seç kane dashur ne te vertete keta kafshe. 

Qarqe armiqsore, ashtu them dhe une. 

Greku apo Serbi? Cmendim ke ti Pjer?

Hopa, po kur ve doren mbi nje afresk, kur e prek me nje fjale, e kupton qe ajo nuk hiqet, veç ta shkaterrosh. Eshte tamam si disa foto apo piktura te fotokopjuara ne metal, beze, mur, ku ti sapo e ve doren, e kupton se ajo eshte njesh, nje trup.  

Tani keta nuk e kuptuan se afresku nuk hiqet, veç te marresh murin me vehte. E kupton ku ta kam llafin,  se ka hajdute qe vjedhin me shpejtesi çfar u del perpara, kur e shohin se nje gje nuk merret e lene, ndersa keta te kesaj ngjarje, nuk kane ikur menjehere, por kane patur dhe kohe ta shkaterojne. 

E para e punes, afresku mund te hiqet se bashku me suvane. Jo gjithmone, por mund te hiqet. 

E dyta e punes, kush e ka bo kete ka qe ndonje bari i zones qe i ka ardhe per te bo shurren dhe eshte fut brenda. Ka pa figuren, e ka thon me vete "t'qifsha shenjtoret!" dhe ka ka fute bicak dhe e ka hedhur kallup ne toke. 

Ai qe ja ka dijte vleren, dhe ka mendu per ta vjedhur, e ka dijte fytyra vetem nuk i hy fare ne pune. Prandaj nuk mendoj se kjo eshte nje vjedhje.

Po cfare thua mo Hoppa. Une do thoja jo bariu , po delja paskish marre objekte nga Kisha. Une tani po e shoh , qe ne e paskemi marr vesh mbase lengut kete muhabet se kjo paska qene nje vjedhje konstante qe nga Dhjetori.Ndonese qenkan lajmeruar policia nga banoret e zones, paskan nderruar vetem drynjte.

Ose Talebanet qe jane bere te shumte ne shqiperi keto kohe.smiley

Akti mund te jete i papjekur ose anarkist ne rastin me te mire. Ne rastin me te keq mund te jete provokim fetar ndaj popullsise Ortodokse qe shihet nga disa si filo-Greke. 

Po cprovokim o ty mbyllte mendja!!!

Te del shpirti sa te shkosh ne ate kishe. E di cfare rrug eshte ajo apo jo. Kush do te bej provokime i ben ne Tirane ska nevoj me shku ne malesi te Elbasanit.

 

O mendje mbylles, ne Tirane Ortodokset i provokuan kur i regjistruan e i nxorren me urdher nga lart po aq sa jevgjitet. U demtua nje objekt fetar qe eshte edhe kulturor, por mbi te gjitha fetar e trajtohet si rutine. Pse? Keni frike te thoni qe eshte objekt fetar? Po edhe varrezat e deshmoreve, qe ishin ateiste, i cenuat me zgjerimin e rruges se Lulit e perseri e trajtuat si rutine. Nje popull qe nuk respekton te kaluaren cfare te ardhme ka?

ah se harrova ne ca rrjete sociale  edhe thuhet : Kjo ikone eshte e Jorgove.....Kjo ikone nuk ka vlera per ne se nuk ka mbishkrime shqipe. 

Shpresoj te jete veper e ndonje pijaneci, hapja e syve dhe mendjes eshte proces i gjate.

Te me ndjeni por asnjerit si bene pershtypje nje gje e tille? Ne te gjithe thurrem triko per nje muhabet idiot sic ishte nje rob qe dyshohej per marrjen e nje cante ne USA? Kaq pak rendesi ka kjo qe ka ndodhur ne kete kishe? 

Ju lutem reagoni, te pakten per mua, qe te me qetesohet shpirti, dhe te mendoj qe ka njerez qe ja ndjen per gjeste te tilla qe na ndikojne te gjithe ne , ne afat te gjate.

Prit iher sa tbojm icik research. Ikona shkoi, tashi duhet te dime se cte themi e si te mbrohemi. 

 

Per momentim po them vetem se ai qe e ka bo kte akt osht Kafshe. 

Dora ka te beje me kontekstin. Ka aq shume lajme te tilla nga Shqiperia sa nuk te ben asgje pershtypje. Ndersa ne Spanje nje akt i tille merr permasa boterore, ne Shqiperi eshte dicka ordinere.Kultura ne Shqiperi eshte ne minorance, dhe ne fund te listes se gjerave qe meritojne vemendje. 

Gjerat ne Spanje marrin vemendje sepse ata i kane dhene vemendjen e duhur. E thjeshte!

+

Najs. Ndersa une po rri gati me kete per kur te gjindet fajtori.

Auron Tare ka vene ne Facebook foto te bera sot nga kjo kishe. Duket qe shume afreske jane te demtuara nga koha e mos-mirembajtja. Psh kjo duket sikur ka rene suvaja (shikoni copat ne toke).

Ore mire qe me kujtove kete Auronin. Ku eshte ky robi, te dal ne shtyp per nje deklarate publike ku te denoj autoret, ku te bej thirrje njerzve qe gjeste te tilla jane veprime anti-shqiptare, qe do na rendojne te gjitheve ne, dhe parat qe do marrin s'jane asnje gje ne lidhje me demin qe shkaktojne. Ku eshte Ministria e Kultures? Te ngrihet ne kembe te gjitha autoritet doganore , policia etj, sa per te mos te lene qe ato te dalin jashte shtetit.

Cfare i kushton xhanem? Nese deshiron ja shkruaj une fjalimin. Eshte shume e cuditshme sesi gjeste te tilla shkojne pa u vene re. A ka mundesi te behen sa me publike veprime te tilla?

Ore, seriozisht e ke ti? 

Po shume.

Po si plas shqiptarit per ca pigmente te vendosuna neper murije. Shqiptarit nuk i plas per asigjo! E vetmja gje qe ka mbete per tu ba, asht kthimi mbrapsht i passaportes shqiptare - e ben dot ti kte?

Jo more Hoppa, se shqiptarit i plas te flas per nje rast ordiner si ai atij robit ne US. Sepse keshtu jane mesuar. Ndaj them, qe gjithe keto gjera te behen sa me publike qe njerzit te mesohen. Mish, gjak e kocka jemi te gjithe. S'jemi race jashtetokesore dhe ne. Po nderkohe s'po thote njeri per ate qe e ka bere nese eshte shqiptar apo kinez, e rendesishme eshte qe njerzit e asaj toke ta degjojne mesazhin; qe keto jane gjera te rendesishme.

shqiptarit i plas te flas per nje rast ordiner si ai atij robit ne US.

smiley

me fal, s'e majsha dot. Lool...

1000 komente kosta, as xhoni dep s'un i kap.

onufri e ka vet fajin... nuk ka zgjedh njyren e duhur... nqse m'kupto ku e kam llafin.

pse pikason s'e gje jo. se zjodhi drejt:

http://www.daydaypaint.com/blog/wp-content/uploads/2012/04/Picasso-Blue-Nude-250x300.jpg

Puuuusa te fella paskan qene keto pune!!!!!!

Ama dhe ty o Cimo, qeni shkopin nuk ta ha! Si Frojd je bo per te hy te menja e demokrateve. Mesiguri do te kete qene uji i Vjenes qe ke pire.

vinte nga shtajermarku ai uje, nga 300 km larg. e sillnin ne krahe... smiley   s'kane te gjithe fatin ta kene te dera si ne, ne boville e ne selite.

zonjusha Dora .  me qenese tu kujtua auron tare. auron tare ishte sot qe ne mengjez sebashku me artan shkrelin ne te ftohte dhe ne rruge te shpartalluara ne maje te Shpatit per te pare demet dhe per te denoncuar kete shkaterrim te trashegimise kulturore. jo vetem kaq por nuk lame media po ju folur dhe dhene foto.  shiko lajmet sot tek Top Channel. shiko gazetat neser. publikisht kerkuam doreheqjen e Ministrit te Kultures. ne e beme punen tone. une sot sapo erdha ne shtepi ne oren 11.15  te nates. Po Ju ku ishit sot dhe cfare bete per kete gje?

auron duhet ta kerkoni me force doreheqjen e ketij palo ministri.ketu ne itali vetem pse nga mosmirembajtja u shemb shtepia e gladiatoreve ne pompei,ministri bondi u detyru me dhon doreheqjen. bojeni edhe nje peticion online se un do ta veja firmen i pari. sisu ndeshku njeri ne ate vend. si u katandisem keshtu.sa me i madh zullumi aq me i larget ndeshkimi.

Bravo ju qofte Auron.

Meqe ra llafi, ka ndonje mundesi per restaurim, apo e ka marre dreqi per fare?

Ne fakt z.Auron , ke te drejte. Mua si deputete e parlamentit te Shqiperise, me takon qe te bej dicka per kete rast. Po pa marr parasysh se cfare mund te bej une ketej nga maja e Suedise, dua te te sqaroj, qe ajo e imja s'eshte akuze me shume sesa kerkese informacioni. Si nje qytetar i thjeshte ne mergim i atij vendi. Sepse mesa di une, s'kemi te njejtin status.

Po sidoqofte, si nje qytetar i thjeshte i atij vendi, po te falenderoj per perpjekjet e tua.Une s'kisha pare ndonje deklarate kur komentova, por tani po shoh ne internet. Sidoqofte duhet ( ose me mire, do ju sygjeroja miqesisht) te behet nje deklarate publike qe raste te tilla te mos perseriten me, dhe kjo te jete jo vetem ndaj papergjegjshmerise se Ministrise, por dhe per qytetaret e thjeshte qe s'e kuptojne vleren e ketyre objekteve dhe kane driteshkurtesin te mendojne vetem per perfitime te shpejta personale. Besoj se deri tani denoncimi eshte bere. Gjithashtu s'do ishte keq, qe te merrni takime me komunitetet fetare per ti sygjeruar qe te vendosin mbrojtes neper objektet e tyre, derisa ministria te zgjohet nga varri. Si thua? 

Dora_Noli ; ".... Mua si deputete e parlamentit te Shqiperise,... "  

 

Dora moj vajze, po ti shkruan gjithmon nga Suedia, si je deputete e parlamentit te Shqiperise. A mund te ma shpjegosh mua plakut, ketu ose tek posta. 

gouden man

MD, mos i perserit dy here shprehjet smiley i lexoj te gjitha une, nuk i shpeton gje satelitit dhe mendjes dixhitale smiley

nuk i shpeton gje satelitit dhe mendjes dixhitale   smiley

   

smiley

ne fakt Tarja njeh vetem formen e kallabllekut me ba zhurme te ministria dhe e zgjidhi punen ...uf sa shume po kerkon ti Dora.Kjo qe thu ti ,don pune...e kush punon...ne fakt Lazio mbreme luajti mire me Catania-n fitoi tre me zewro...ja keto di Tarja....

E pranojme vuajtjen si aset publicistik vetem nese e keni bere ne kembe, dhe vetem me kanatiere e breke, qe nga Tirana. smiley 

Mos e llisni fare tani; pergjigja normale do te ishte " ju falenderojme qe na e sollet ne qender te vemendjes, dhe do te perpiqemi te bejme 1, 2, 3" Sipas mundesive kuptohet, se ju kemi me kimet. Nuk duam te fironi rrugeve te shpartalluara te shpateve te ftohte shqiptare. 

ti mor Zotni shif me ba mire punen tende ,per te cilen paguhesh ,madje mire.Mandej leni ato ne te ftohte e ne rruhe te shpartalluara...Kur t'i leni zhiglat keni me ba hejr...E mandej ti thu une e bera timen po ju? Ti mor zotni bane punen tende ,e ma ç'po lexoj jo krejt mire....Aq ..e nuk mund t'ju kerkosh hesap te tjerev si me kene vartesit e tu se ç'bene....nejse ....

Procesi i Talebanizimit te Shqiperise... O Tempora o  Mores 

Galile nuk ka lidhje me elemente fetare ky muhabet, buron nga tjeter gje gjithe kjo menxyre.

Edhe ju, sikur nuk keni bere histori boterore. Cdo civilizim e ka nje renie pas shkelqimit, duke qene dyndjet barbare sa shkak aq edhe pasoje, dhe ku simptoma me e dukshme per shpirtrat delikate eshte shperfillja per arritjet artistike te se kaluares; keshtu edhe civilizimi pellazgo-iliro-romako-bizantino-arberoro-shqiptar. Por per kete arsye baballaret e njerezimit, ne mos zoti vete, kane ngritur UNESCO-n, dhe s'ka Izrael ta ndale. (tropizma e toksikuar)

Ke kapercy shkelqimin me duket. Hidhi dhe nje sy, se mbase kam te drejte. 

Ne ketu vetem shfryjme per kete gjest barbar, vetem shfryjme dufin tone, se ata qe e kane ne dore qe te merren me te tilla pune as qe e rrujne fare, qe nga Ministria e mbertheckave e deri tek instituti i monumenteve qe dha leje per ta bere qofte dhe birre kalane e Lezhes.... ja te tille qytetare dhe patriote jemi ne qe kerkojme te bashkojme Shqiperine duke thare trute tona........

mesa duket nga foto nuk eshte shkaterruar, por eshte vjedhje e qellimshme.

afresku hiqet nga muri, bile fare thjesht. per me teper duke llogaritur se ne kishat tona nuk esht enderhyre per ti mirembajtur prej dekadash.

po ti shikoni formen, prerja ka shkuar sipas gjurmeve te kokes, pa prekur shume trupin apo pergamenen me tekstin liturgjik.

 

kjo duket si pune e qellimshe dhe tashme eshte pjese e ndonje koleksionit pertej kufirit.

por nuk eshte vetem kjo qe ndodh. tashme eshte bere nje sistem shume mire i organizuar dhe funksional vjedhja e trashegimise.

te na rrojne ministrat, drejtoret dhe policia antitrafikut...

Sa i trishte ky lajm. Kisha duhet te jete ne zonen e Shpatit se mesa di eshte e vetmja qe i ka rezistuar nder shekuj islamizimit te ultesires se elbasanit. Edhe nje here vemendja e shtetit mungon, nuk flas qe ministria te veje roje ne cdo objekt, por dreqi ta haje si nuk kapet asnjeri per keto krime jashtezakonisht te renda per historine e vendit? 

Perse hedhin miliona per pergjime telefonike apo dhe te site-ve te internetit, e nuk kapin ndonje nga keta maskarenj?

Para nentorit jubilar diskutonim per braktisjen e muzeve, apo dhe krejt objekteve perkujtimore ne rrethe. Mesa duket braktisja e ketyre kryeveprave, ndoshta dhe me fame rajonale (me se paku), qenka shume here me tragjike. smiley

Veprimi mundet te jete bere prej te rinjsh te papergjegjshem.Dhe ahere na duhet te mendojme se si eshte e mundur qe po shtohet numuri i te tilleve, si nje problem shoqeror i cili kerkon vemendjen e duhur te krejt sistemeve te organizuara dhe pergjegjese.
Jepej nje lajm sot ne medjet e shkruara, ku gjimnazistet, perfshire dhe te me te mires shkolle "Petro Nini", kishin kaluar nivelin e mungesave dhe arrire ate te perjashtimit nga viti arsimor.Pyet njeriu; ku dreqin e kalojne kohen te rinjte kur familjet i dine ....ne shkolla?
Di nje shprehje te vjeter qe, te me falin grate, qe i ka thene, te riun, gruan dhe ...ushtarin, mos i ler pa pune se ...Te hapen pune...!

Ne nuk pjerdhim per te kuqen ne vena, e jo me per te kuqen mbi mure. 

Me rastisi me 30 te ndiqja makinen qe transportote te plagosurin e asaj vjedhjes se mbetur ne tentative ne Shkoder. Nuk i hapte njeri rrugen. Futej shoferi i shkret si i cmendur; bente ca parakalime te cakerrdisura, duke vene ne rrezik jeten e vet dhe te te tjereve, sepse njerzit hanin inat ne rruge. Ndonese e shihnin qe kish ndez cdo lloj drite te mundshme e i bite borise non-stop. Policet e zogut te zi e shifnin tu u perpjek me kalu trafikun e rreth-rrotullimin e benin sehir. Po ashtu edhe te ish uzina D. 

Shtet vari ka-nocen...

grava, te rinjte sot kane shume opsione dhe interesa per zgjerim horizonti si psh kafe ke lollipopi per diskutim mbi te rejat ne bote, anatomi reale me shoqet e klases ne motel, pirje duhani te dredhur me icik bar mrena per perforcim memorje, eskursion tek Tegu per analizim tregu. Un per vete e leja msimin vetem kur shifsha qe fyrja ime kishte vesh fund te shkurter. Ora e braktisur kalohej tek tarraca e pallatit ngjit me shkollen, fukarallik-maskarallik. 

Dajoshi1, ore eshte problem i madh lenia e rinise jashte cdo vemendjeje.Dje ke Besnik Sykja me eshte kujtuar kenga e Kacanikut
Kacanik heu te rent pika!
Shtat sahat burrat tu ther me thika...!
U deshen forcat e Reneas qe ndane djemte ...."gjimnaziste" se po thereshin me thika...!

grava, sherri i fundit ne rinine time ka qene ne vit 4 gjimnaz. Nje i forte i lagjes me palosi me grusht ne veranden e Qemal Stafes per ca probleme parimore. Te nesermen e palosa une ne befasi dhe ne beteje te dy u enjtem ne grushta. Si perfundim pas ca dite betimesh ne distance se si do e ngordhnim njeri-tjetrin u gjet nje rruge e mesme dhe u beme shoke per koke. Ne ditet e sotme me siguri do me lishte gervisht ndonje thike apo kushedi................Te rinjte e sotem jane te sofistikuem grave. Me kujdes babam se te marrin gjak ne vetull.

Nese eshte bere nga te rinj per qellime perfitimi organet shteterore e kane relativisht te lehte zbulimin. Po ta lexosh artikullin, del se vete fshataret jane alarmuar duke njoftuar organet pergjegjese. Mua te pakten sensibilizimi i banoreve mes gjithe ketij trsihtimi sikur me kthen nje buzeqeshje te lehte. 

Nese eshte bere per qellime perfitimi, dhe identifikohen duhet qe drejtesia te jape denim maksimal si shembull. Nese nuk eshte bere per qellim perfitimi atehere denimi duhet te jete jo vetem juridik.

Sido qofte, fakti qe u arrit deri ne kete pike, eshte nje kembane alarmi per te gjithe ne si shoqeri, per institucionet shteterore, per sociologet etj. Ky afresk i rezistoi shekujve e nuk i rezistoi dot nje dore barbare..   

Pse Grave mendon se mund te jene te rinj te papergjegjshem? Mua me duket veprim i menduar mire.

Vetem ky veprim eshte i pamenduar hic fare.Ne disa aspejte qe ta kapish, Dora

S'eshte i menduar ne ate aspekt qe mendoj une e ti, por sipas menyres se vjedhjes e vajtjes e ardhjes disa here, tregon qe eshte i menduar mire per ta shkaterruar. Te rinjte tane, jane shume dembel, per te vajtur disa here per te kryer nje pune, qofte kjo dhe vjedhja. E nejse se muhabet pa bereqet ky, shpresoj te kapen.

ciqitemen!! Fajin e ka opozita!!!

smiley

Do e ket bo nej katunar sic thote edhe Hoppa. Do i ket ardh ne maj te hundes duke e pa perdite dhe kur kar shku heren e fundit per adetin e shurrimit ka vendos t'ja ndryshoje icik pamjen asaj gjese. Kerkojeni se diku neper ferra do jene copat e afreskut. Ishalla tregohet i squt dhe e kthen ne pilaftore kishen. Poplli ka nevoje per sherbime.

Dajosh sa po i hidhja nje sy ketyre te shkrimeve ne shtyp dhe paskan vjedhur objekte te tjera te bakrit, dhe sende qe ishin brenda ne kishe. Nderkohe ky muhabet qenka qe nga Dhjetori, ku banoret e Zones kane njoftuar dhe policine e cila PASKA ndryshuar drynin!!

Dora, qeshim se nuk qajme dot. Me duket mrekulli qe ky afresk ka rezistuar kaq shume por tani thjesht i erdhi koha. Sic thonin dikur per ndonje te moshuar qe mbaronte pasi kish lenguar me vite "Rahmet paste por shpetoi i shkreti". Edhe keto objekte kulti qe roniten e lengojne nga koha sepse askush nuk i miremban me mire te mos ekzistojne me sepse te pakten fillojme bindemi qe nuk jemi aq popull i lashte, jemi vecse 20 vjet te rinj dhe si te rinj na lejohen gabimet.

Mua me shume sesa "tentative per t'u vjedhur", me duket si demtim i qellimshem i fytyres se shenjtit ne mur. Qofsha i gabuar. Po jam i sigurte se policia me nje investigim te shpejte alla-Katani do na e sqaroje kete problem.

Duke e ditur se sa vend i varfer jemi ne vepra arti, doja te them se me vjen shume shume keq per nje humbje te tille.

te njejten pershtypje pata dhe une. me logjike te thjeshte, nese qellimi ka qene zhveshja e afreskut normalisht ''puna'' i bie te filloje nga cepat jo drejt e ne mes. kush e merr vesh ...

Ka lezet ama, demtim kirurgjikal!!

Arabet e vjeter e kan pas goxha te zhvilluar mjekesine!

duket duket... fjala e perendise nuk eshte demtuar hiq!! Ca gjera jane me zarar. 

Mos aludoni kot. Mund te kemi nje mal problematika si shoqeri por ama ca limite i kemi ditur ti respektojme njeri tjetrit nder shekuj.

m'ke keqkuptu, besoj.

Po ca dreqin limite ruhen sot o celsi kur vajza e veteme shkon e vjedh babain ne shuma marramendese dhe nuk i levizte qerpiku para oficereve te plicise gjyqsore!
Do pyesin nje kategori te rinjsh sot qe jane pa asnje shprese per pune dhe jetese sipas modeleve qe shikojne...Une them se problemi eshte shume i thelle dhe i rende per tu perballur me te

Grave e kisha fjalen si shoqeri, duke nenkuptuar fete si institucione por edhe si leve levizese e nje pjese se shoqerise. Nuk kane mbjellur urrejtje e as ligesi ndaj besimit te tjetrit. Ka pasur gjithmone nje mirekuptim ndaj tjetrit, edhe pse nga cdo ane mund te kete ca qafleshe. Kur i referohem limiteve kam nder mend dhe specifiken, rajoni i elbasanit eshte ne pjesen dermuese me shumice banore te besimit islam, megjithate, kishat brenda apo jashte qytetit jane respektuar dhe ne dite shume me te veshtira.

Kjo qe thua ti eshte degradim shoqeror, keshtu ndodh kur antivlera kthehet ne normalitet e per rrjedhoje ne "vlere". Familja, mik i dashur aty eshte "geni kancerogen". Aty fillojne e mbarojne te gjitha ( vajza 17 vjecare qe permend ti, me dijenine e familjes, "bashkejetonte" me nje mashkull). 17 vjec!! Ku jane ambicjet, endrrat, edukata qytetare? Familja grave, aty eshte problemi.  

Po vi tek ajo qe thoni Ju celsi, tek besimi dhe se Elbasani ka ne shumice te besimit "Islam"
Para disa kohesh po ne Elbasan u vodhen paisjet ( tapete e sixhade) te xhamise madhe.Dhe sic u be llaf i kishin vjedhur djem te familjeve e "besimtare" .....si muslimane!
Tani ec ta marrim vesh sa besimtare jane keta te rinj...qe realisht rrjedhin prej familjeve qe nuk kane qene pergojuar per te tilla hynere...!

Mire ja bejne kaurreve te djallit!
Kjo duket si veper e AKse per t'ju kundervene Janullatosit

/bej shaka... 
//this is why we can't have nice things... smiley

Ky site ka disa nga vjedhjet skandaloze te bera ne Shqiperi ne objektet fetare. Te bene pershtypje se si komunitetet fetare perkatese nuk reagojne ( me deklarata ne media) ne tilla raste, por nderkohe ke informacion ne nje blog ateistesh.

Deshiroj ti bej nje thirrje dhe komuniteteve fetare ne Shqiperi, qe te nderrojne strategjine e tyre fetare, te ndertimit te pafund te objekteve te kultit, ne disa raste te panevojshme, dhe keto leke ti investojne ne mbrojten e objekteve ekzistente. Fundja parat qe shkojne per ndertimin e nje objekt kulti mund te punesojne nje fshatar/ qytetar te zones, si roje apo mbrojtes, per disa vjet derisa te dal nje zgjidhje me e mire per keto probleme serioze.

Kafsheri !

Ne jemi te vetmit qe pshurrim historine tone legjitime pastaj qahemi se s'kemi nje histori!

Ne fakt ne kurre s'jemi qare se s'kemi histori. Perkundrazi. Ajo qe ne jemi qare gjithnje eshte se perse historia jone eshte e pshurrur!

smiley
ps.lejohet qeshje te kjo tema?

Jo!

Sa per te thene qe nuk jemi te vetmit dhe qe monopolin e te qenit vandale nuk e kemi nesmileyapo degjova ne lajme qe vandale kane shkaterruar kopshtin Napoloneik ne hyrje te Bienales ne Venezia.Thyer skulptura te nje vlere te pamase,Vagnerit ,te Verdit.Nena e vandaleve maskarenj eshte gjithmone me barre

ku e lexove kte lajm??

 

Ne tg 1 mbreme.Ndoshta sot duhet te jete gjithandej neper gazeta.Ishte krejt i shpejte kur e solla ketu.po lajmi eshte me se i sakte siç e kam sjelle une.Nuk jam ne gjendje t'a sjell ketu.Mjafton te klik vandali giardine di castello Bienale e te del.Pra kane sfiguruar vlera te medha ,Bustin e Wagner ,Verdi e nje tjeter te 700-es.Akti eshte kryer dje.Alke ,beteja me mu nese jam a jo e besueshme ne fakte qe sjell eshte e humbur ne nisje....smiley

Po jo mi Zana. Verdi e Wagner ishin kompozitor te shek, 19-20 per vete, s'ka si ti kene bere bust ne shek 18( po e ke per 1700) .Vetem po t'ja kane bere para se te lindin. S'ka fare krahasim ndermjet atyre dhe kesaj ketu. Po do te thuash shiko sa interesante, qe dhe thyerjen e disa statujave e bejne publike. Ne s'kemi lene gje pa prishur ketej e s'bene njeri ze. 

une nuk dua te fitoj asnje beteje por lajmi thjesht nuk egziston. perralle.

Pse nuk e gjen dot ti nuk eshte perralle ,thjesht nuk e gjen dot.smiley

Eshte rasti te kujtojme proverbin kinez:"
Kur qeverritaret i ven zjarrin virtutit duke zevendesuar me vesin, pse qytetaret, te mos e ndezin ...nje pishe?

si tha taksixhiu algjerian....histori kemi te gjithe, po keta e kane ruajtur - pasi kaluam nje nga qindra kishat shum-shekullore te Londres.

Ja dhe lajmi qe solli Zana, prej te papergjegjshmish duket se eshte kryer.Ka bota plot te tille.

i beson zanes??

ku lajmi?? ku? 

 

Te me ndjeni, po c'rendesi ka lajmi. Vandal do kete plot neper bote. Por s'mund te krahasohen skulptura e nja ca kompozitoreve te muzikes klasike qe do jene bere ne shk 19. me nje afresk unikal ne bote, qe eshte i barabarte me muralet e Kapeles Sistine. Le te mos flasim fare pastaj per vleren historike te tij qe eshte e pacmuar per kombin tone.

ka rendesi per menyren se si hudhet lajmi.gjithandej ndodh me i fjal. cfare ndodh?  vetem talebanet e kan bo nji gjo te tille.ksaj i thon me shemb themelet e shpis.heret a von po vazhdoi kshu ajo çati ka me na ra n'kok t'gjithve.

Dora ,shembujt qe solla une,prej ketu ,ku nuk ma merr mendja ne bote te kete industri per ruajtjen ,mirembajtjen e restaurimin e veprave te artit me te fuqishme.e megjithate akte vandalike ka perdite ,per te mos thene qe nga pakujdesia,nga mungesa e fondeve ,nag mungesa e profesionalizmit edhe vepra si Pompeu po bie cope cope.Keto i sjell per te thene se nuk ka fort vend shprehja:"edhe kete ma bere O Sali!!"smiley

Pse te mos i besoj ? Nuk e di per....

mua me del vetem kjo per artin ne venezia.nuk e di ku e ka gjet zana kte qe thote.

Eh More miq. Kam ne Korçe nje mikun tim, Kristofor ja thone emrin, eshte nder te paktet restauratore te mbetur gjalle, qe ka studiuar te gjitha vizatimet, afresket ne te tera kishat e Shqiperise, dhe ka bere gati nja 4 vellime per botim, ku ka argumentuar ne menyre shkencore te gjitha afresket e ketyre kishave dhe ka nxjerre dhe autenticitetin e tyre. Ka 4 vite qe bredh i shkreti per te gjetur ndonje sponsor apo botues qe t'ja botojne dhe nuk gjeti qe nuk gjeti... po deri ne Ministrine e mbertheckave ka vajtur dhe i thone....... posi, ja sa te çelen fondet, se ty do te japim te parit, e kaluan 4 vjet dhe hiç dhe nga marazi, ketij te shkretit po i iken mendja dhe ka zene krevatin.... dhe eshte nja 70 vjeç....... tere ajo pune 30 vjeçare po i shkon dem...... e ju po thoni per nje afresk mural..... ne nje kishe te humbur diku.... po ku pyesin keta mer daj, a ka para per te hedhur fishekzjare per Naton per diten apo per Gerdecin, po  atehere jemi ne rregull....

Pse harrove derdhjen ne bronz te monumenteve, per ti perkedhelur sedren e diktatorit, qe i ka hy ne qejf historia se fundmi. Po ngrejme njerzit nga varri, zhvendosim kocka,s'kemi kohe per keshtu punesh.

Alidems pse nuk hap nje teme per kete mikun tend ketu tek peshku dhe secili prej nesh te japim kondributin tone..Gjynah 70 vjec. Pse te iki nga kjo bote me nje brenge ne zemer! Te premtoj qe do jem e para ne liste. Mendoj se do jet nje rubrike me shume vlere per kete njeri ketu tek peshku. Le te   solidarizohemi te gjithe per kete rast, sipas mundesive kush me shume, kush me pak.  

C'eshte e verteta Ket, dhe mua aty me vajti mendja. Duhet te bejme nje fundraising, per librin e ketij zotrise.

Nuk lejohet qe asgje e mire te behet ne Shqiperi... Kete idene e nje fondacioni me kontributet e peshqve per raste te tilla apo edhe per njerez ne nevoje ne pergjithesi e kam hedh edhe une para disa kohesh ketu.

eshte e sigurte qe eshte vjedh dhe nuk ka shembje te murit, prej lageshtise. tek fotografia perpara, shihet qe jo shume larg kokes se prishur, kishte qe çarje te thelle e te vjeter ne mur. 

personalisht s'ma ha mendja te jete vjedhur. nuk di se kush mund ta blej nje veper te tille, te shkermoqur sigurisht. se ta heqesh ate cope muri, pa e prishur, duhen vegla e kujdes special qe atje me sa shihet nuk ka qene perdorur. 

Verini o zjarrin qijini temen, ci duhet historia derrave, derri do vetem te mbushi barkun. 

PS. I bej shume te fala Zanes nga Italia dhe e pershendes me kengen "vota e tij vlen sa jotja", me tekst te swed-it dhe muzike popullore pakistaneze

Tani po shoh qe ne deklarata kane bere krahasimin me veprat e Mikelanxhelos. Ndonese s'jam njohese e mire, dhe mua direkte me ra ne mendje qe vlerat e afreskeve jane te barabarta. S'di c'te them. Me ka merzit shume ky muhabet. 

Faktikisht merzitjes ju shtuan dhe rrogat e administrates dhe nxjerrja e njerzve ne mes te rruges. Pfff!

Prite kur ta haj bashkia !! O Rama..merru shpirtin(dmth leket qe kane bere,vetem aty u dhemb)..eshte fatkeqesi kombetare kjo fara e keqe qe drejton ate vend,fatkeqesi kombetare !!

Nuk thoni shyqyr qe  i vjedhin sepse me kete rast edhe...i ruajne! 

Kush i vjedh, ja di vleren dhe per pasoj na i ruan.

Vjen dita qe pastaj na i sjellin si shpaten e Kastriotit per nja 2 muaj. E imagjinoni se si do te kishin perfunduar armet e Kastriotit po te kishin mbetur ne Shqiperi? Perkrenarja do te ish shendrruar ne tenxhere ku fshatari anonim do te ziente groshet. Shpata nga ana tjeter do te ish shendruar ne mash per te levizur drunjte ne zjarr.  

Aman vidhini ti shpetoni!

Po mo Rono,po. Flet ashtu se nuk e pe kasaphanen qe kane bere.

do vije dita e do thush ok, te gjitha keto, po une shpirtin nuk e kom teper qe ta hidhtoj papushim per kte atdhe mizerabel e ket popll te leshit, dhe po ashtu fizikisht (truperisht) lopa s'me ka pjelle. Se eshte veti e shqiperise kjo dhe popllit te vet, qe ta bejne memen me themel, pa u ndal e pa meshire. por ke kohe, do ma kujtosh ket qe thashe. 

shiko, e bene rilindasit, ata Burra qe nuk ua kuptoj dot ekzistencen as sot, as kurre, por e kishin ne ideal, i shtonin edhe endrren e vet (lum kush te rronje), ishin ne ket kuptim si i riu i dashurum, me xixa e vegime neper sy per ate qe don.... ne (dora ime) jemi si ai burri i rraf e i kafshum prej "bushtres" qe i doli, s'ka xixa per ne, ne s'na trego dot, ne e dime se c'na rezultoi ne realitet ajo shtojzovallja... e ne ket pik i kom zili rilindasit, por ne te njejtin kuptim edhe partizont e 42-45es, sepse robi ne nji fare menyre eshte aj cfare deshiron e do me arrit. Ajo qe deshem ti e une quhet ShBA a Suedi... ja kshu. Por qe gjen forca ala me u skandalizu, kjo eshte shenje e mire, se ke rezerva materiali qe nderton endrrat...

thon "shqiperia do te behet". Jo zotninj, shqiperia nuk ka nevoje te behet hic. shqiperia eshte!!!

The City

You said, "I will go to another land, I will go to another sea.
Another city will be found, a better one than this.
Every effort of mine is a condemnation of fate;
and my heart is -- like a corpse -- buried.
How long will my mind remain in this wasteland.
Wherever I turn my eyes, wherever I may look
I see black ruins of my life here,
where I spent so many years destroying and wasting."

You will find no new lands, you will find no other seas.
The city will follow you. You will roam the same
streets. And you will age in the same neighborhoods;
and you will grow gray in these same houses.
Always you will arrive in this city. Do not hope for any other --
There is no ship for you, there is no road.
As you have destroyed your life here
in this little corner, you have ruined it in the entire world.

Emo te falenderoj me gjithe shpirt. Duhet ta marr kete qe ke shkruar dhe ta ngjis diku para syve. Ne nje vend te dukshem,qe s'i shpeton dot asnje kend shikimi. Sepse sidomos keto kohe kam filluar ta harroj, dhe po i futem te keqes me kembe. Po mire e ke, shprit kemi dhe ne. Ke shume te drejte.  Faleminderit!

p.s. po endrra s'mbaron ketu, thjeshte s'eshte koha te enderrojme.

mire shteti qe se rruan, mire komuna qe se ruan dot, po Fortlumturia e Tij Janullatos, qe ka mbushur vendin me kisha te reja e qe mennaxhon miliona, perse nuk kujdeset per keto objekte te trashegimnise kombetare? As nje cati per te qene nuk i kane bere! Zot i madh, po si mund te lihet ne meshire te fatit, te masakrohet dhe shkaterrohet ajo pasuri aq e vyer? Ne fakt jemi te zene me ndricimin e origjines pellazgjike.kane sirà punet ne kete vend.

Nuk dua te aludoj por... ndoshta ngaqe eshte trashegimi kombetare Shqiptare? Dhe nuk ka emrin e tij apo te shoqatave Greke qe japin leftat per kishat e reja qe ndertohen?

Nuk dua te aludoj....por po e bej!! Njelloj si ai me poshte (Gjon-i), nje person anonim, qe flet ca i do suma per nje person publik, per nje gazetar qe beri punen e vet, per nje person qe sensibilizon shoqerine per nje problematike shume te ndjeshme. Djema, pak seriozitet, ju lutem!

Po perse e ben ketu repliken dhe jo tek komenti i Gjon? Nuk e kuptova, kur thua "pak seriozitet", e ke fjalen se nuk duhet kerkuar tek Kisha Autoqefale Shqiptare dhe Bariu i saj, Janullatos, nje lloj pergjegjsie dhe mungesa e vemendjes  per kete trashegimni??

Per efekt kohe. Kur flas per sriozitet e kam llafin qe mbas seriozitetit qe percillni si anonime, mos beheni qesharake me lloj lloj teorie konspiracioni. Qe mund te kete pergjegjesi dhe Kisha si institucion, kete nuk e ve ne dyshim por jo ligjor,  para se te shprehesh apo te ngresh teori idiote duhet te dish qe ne monumentet e kultures te mbrojtura nga shteti, kisha/xhamija si institucion nuk ka asnje te drejte per nderhyrje. Pergjegjesia ne kete rast eshte vetem e ministrise.

Mua po me dukesh joserioz kur mendon se  Kisha si institucion eshte dorejashte ne perkujdesin qe duhet te tregoje per kete trashegimni.Nuk fola per pergjegjesi ligjore por per mundesine qe ka kjo Kishe e pasur, qe me donacione dhe ne bashkepunim me Ministrine apo Institutin e Monumenteve te Kultures, te mundesoje restaurimin e pikturave murale dhe te vete objektit. 

Tani qe te flasim tamam, edhe ti je nje anonim dhe kjo nuk te ben me pak qesharak apo me shume serioz. Po perse duhej futur ky cilesori "idiot" ne debat xhanem? Nuk mund te dialogosh per idete , pa sulmuar personin? Si thua , tani te zbraz edhe une karikatorin me epitete??

Moralisht, nese do te denojme Kishen/ Xhamine/ Teqene si institucione fetare per mos dhenien e kujdesjes se vecante objekteve monumentale, atehere ok. Hap teme e flasim konkretisht per te gjitha objektet e kultit ne shqiperi, evidentojme problemet, nxjerrim pergjegjesite, japim mendime si mund te zgjidhen. Kaq. Por ama qe te mundohesh te sulmosh nje institucion per dicka qe te pakten nuk eshte pergjegjese e drejteperdrejte atehere me duket me se paku deshire jo e sinqerte kundrejt pergjegjesise gjigande qe ka shteti.

I referohesh pergjegjesise se kishes per restaurim. Te pergjigjem qe ka nje drejtori perkatese ne ministri asaj duhet ti drejtohemi e pastaj kishes. Ne fund te fundit, problematika qe flasim nuk ka te beje fare nese kisha ne fjale ishte e restauruar a jo. Flasim per demtim objekti, per mungese ruajtjeje te monumentit te kultures qe mesa thuhet ne media, ka ekzituar deri ne 2007. Pra, skane lidhje fare ato qe shkruan me problematiken ne fjale.

Sa per "karikatorin" zbraze. Ti anonim je. E ben me lehtesi. Une asaj qe e thashe i permbahem. Ishte kenqaqesi qe shkembyem dy fjale.

Mire u lexofshim!   

Ti po ngaterron kekun me byrekun.Nuk po e sulomon/denon njeri Kishen ortodokse.Ideja eshte perse hesht ky institucion, ne kushtet kur shteti aq ben ose aq i ben per shkaterrimin e kesaj trashegimnie.Kur ngrika zerin dhe shqetsohet nje organizate joqeveritare, si e veka veshin ne lesh Kisha dhe Bariu i saj, qe kujdesen jo vetem per grigjen por edhe per objektet e kultit? 

Nejse, ndoshta ti ke sensibilitet te vecante dhe cdo permendje e Kishes apo Janullatosit , te duket si prekje e hyjnores.

Ti prape vazhdon te aludosh ne menyren me te peshtire te mundshme.

Une jam ai qe kam reaguar ne te njejten forme, kur disa komente me lart, me shaka a jo, disa peshq ne menyre te terthorte kane lene te kuptohet qe demtimi mund te jete veper e inatcinjcve islamike te zones. Kisha ortodokse sot administrohet nga Janullatosi, ky eshte, u pelqen nuk u pelqen mua apo te tjereve. Mua personalisht me le indiferent, fare ama. Ty mesa duket jo, dhe vazhdon me parimin qe kur ske c'i ben gomarit ( ministria si pergjegjese e ligjshme per ruajtjen dhe perkudesjen e monumenteve te kultures)  ti biesh samarit (Kisha/Xhamija)...

Ke te drejte, kam sensibilitet te madh, por vetem ne lidhje me idiotet qe duke u munduar te bejne interesantin behen akoma me karagjoze. Lexo komentet e mia, e pastaj ec e dil me "konkluzione".

Komenti i fundit. Premtoj se nuk te besdis me ne boten tende. Tung     

Nuk po arrij ta kuptoj sherrin tuj. 

Shiko o teveqel fanatik janullatist! Tu prek Janullatosi e? Duhet te dish qe kam nje qendrim te moderuar persa i takon kreut te KOASH dhe nuk bej pjese ne frontin antiortodoks.Por kur kam perballe monstra si ty qe hidhen si geshtenjat mbi prush kur permendet Kisha ortodokse dhe mundohen te gjejne aludime aty ku nuk ka ne te vertete, me pelqen ta ndryshoj gjuhen.

Hapi syte e verbuar nga fanatizmi dhe lexo: (marre nga website i KOASH)

 

Krijimi, restaurimi dhe mirëmbajtja e monumenteve dhe veprave të artit kishtar. Kisha jonë ka krijuar prej vitesh sektorin e saj të krijimit, restaurimit dhe mirëmbajtjes së monumenteve dhe veprave kishtare. Me anë të Bërthamës së Trashëgimisë Kulturore që merret me studimin dhe restaurimin e objekteve orthodhokse të kultit, që janë edhe monumente të kulturës kombëtare, janë restauruar 70 kisha e manastire-monument kulture, me një investim deri më sot mbi 8 milionë euro, të gjitha këto të siguruar nga kryepiskopi Anastas. Brenda këtij kuadri restaurues punë e madhe është bërë edhe nga studioja e restaurim-konservimit të Kishës, duke restauruar një numër të madh veprash arti.

Është treguar kujdes i madh për krijimin dhe afirmimin e një brezi të ri artistësh vendas, duke kultivuar fidanishte për rilindjen traditës orthodhokse të ikonografisë, gdhendjes në dru, etj. Studiot e ikonave, të afreskut, të mozaikut si edhe të gdhendjes së drurit (ikonostaseve) bëjnë të mundur realizimin e vazhdimësisë tradicionale në veprat e reja të këtyre artistëve për nevojat e shumta të adhurimit të pasur orthodhoks. Gjithashtu po nga Kisha u ngritën pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” dy degë artistike: ajo e restaurimit të ikonave dhe e ikonografisë. Këto degë janë në një bashkëpunim të ngushtë me punishtet e restaurimit e të konservimit dhe të ikonografisë në qendrën e punishteve Nazaret.   

Paske nje nivel shume te ndyre komunikimi. Me vjen shume keq qe humba ca minuta me nje debatues si ty. Asgje cka ke shkruar per mua nuk qendron. Per me teper materiali qe solle, ne fakt, eshte nje argument shtese pozicionimit tim.

Per me teper, konkretisht : http://www.mtkrs.gov.al/web/Strategjia_e...

 

 

Shume gjynof po me vika. Te dy argumentet qendrojne (pergjegjsite e aplikuara plotesisht nga te dyja palet, ne harmoni me njera tjetren, do te benin qe mos te shihnim te tilla lajme ne TV); qendrimet ndaj njeri tjetrit jo.

Po i duket herezi te thuash qe dicka mund te beje dhe KOASH dhe celsin e zgjidhjes e qarkon vetem tek shteti.

Pasi pash katedralen e re, une personalisht nuk pres me shume nga klani drejtues.  Edhe kollonat kryesore qe ne prjojekt duhet te ishin me c'ka dukej si mermer i kuq kruje, ishin bere me kavallo te bardhe... E imagjinoja me gure te gdhendur kruje, dhe me mermer te kuq... shkallet me mermer skrapari... smiley vl...

Para kaq viteve ,per here te pare "Pietà" e kam pare nga afer ,kam patur rastin qe "Rrudhat" e mermerit te Mikelanxhelos t'i prek me dore.Sot e sheh nepermjet nje xhami ,ne nje distance te konsiderueshme,kjo fale vandaleve te çdo kohe ,te çdo race ,te çdo moshe.Po keshtu edhe Davidit i thermuan nje gisht(kjo para dy vjetesh ne mos gaboj.....

Problemi eshte se ne ate Onufer kemi.....laj e thaj...kemi kaq probleme me moshen tone si komb ,kemi kaq komplekse se a jemi te ketushem a te ardhur....E keto nje si Onufer i verteton.....na e prishin edhe ate....??

Rrudhat" e mermerit te Mikelanxhelos t'i prek me dorë....

Shumë e dyshimtë kjo frazë si është ndërtuar . Çfarë rrudhash ke prek me dorë Shtojzovalle ? smiley

Sipas këtij shembulli të arsyeshem del se me "veshje xhami ", mullahët e Qeverisës sonë qe ...feston Natjen or tie ...duhet të kishin bërë të njëjtën gje ...apo JO ?

Ke thnë një të vërtetë të madhe , për Kohën sepse në kohën e ishit ....dërgoheshin nxënës në ekskursion ti vizitonin por qe vinin me deshire per ti pare nga dhjetra km larg . Dhe se si më vjen nëpër mend një rast i një debati në një qendër Restaurimi në Korçë kur dikë e këercënuan për përjashtim nga partia smiley sepse nuk kishte punuar cilësisht në një vepër të tillë në Voskopojë ... Na qahej personalisht ne Klub ne Voskopoje qe e kishin nisur NATEN urgjent . Dhe behej FJALE per vitin 1969 kur te kishin prishe ....oh majn Gosh  njat Kishe te Madhe !

Unë e di që do thush ...po nuk kishim KISHA në atë Kohë .I shkatrroi Diktatura më e egër në BOTË smiley Sa për sqarim Nuk kishim priftërij Politikë dhe Hipokritë si Janullatos !

Pf me perunjesi dua te te kujtoj se dikur tu duk thenie ne ERE ajo qe te thashe se Brezi qe erdhi ne FUQI pas 44 parullen e PARE e kishte "Me shume Buke , me Shume Kulture " ndryshe nga te pas 92 qe erdhen me parrullen e Pare "Sa me shume   ikona  te zhvatesh aq me shume shet dhe fiton " .... Tani eshte vone per ti ardhur KEQ kujtedo .Vetem Zoti ( jo prifterijte dhe dogmat kriminale te tyre ) e shpetofte ate vend !

Palet e çarçafit ne te cilin mbeshtetet Krishti ne Krahet e Madones.Jane vertet si nje pale,rrudhe ,e njejta butesi ,si te jete stof ....

thx qe e solle....

Shtet legen, qeveri zaberhanesh. 

Ne sikur kemi nje Peter ketu tek PPU qe po ta gjykosh nga te Llafosurat duket jo si Langua Gjahu ( si shumica e vuvuzelerise nder na ), po si Balo Stani .

Perse nuk e shugurojne prift ne kishen e Shen Premtes . Aty dhe mediton per Diktaturën qe i shkattroi kishat dhe vë nga nje gur kur rëxohet . Mundet dhe tu shtije frikën të gjithe atij populli qe doli nga diktatura më egër ne Bote ...por qe kishte Harruar se kishte Kisha . Dhe po nuk ja arriti mund të krijojë një popull tjetër .

Une jam me ate qe ka thene llafin se ne KETU ...vetëm Çfryjme ...dhe me pas jam me Graven pa e zgjeruar me vjetet e rinisë se ...problemi eshte MAISUR shume thelle . Nuk ka Doktor qe e sheron kete Plage qe i ka Hapur DOKTORI Berisha Memedhembjes . Dhe duan dhe VOTA nga emigrantët që kur IKËN lanë Shqipëri !!!!!!

Hapi parë dhe më i Qyteteruar do te ishte shembulli FISNIK i Hajdutit Olldelja me pagesën e makinës . Po kësaj rradhe nga K/Hajduti Berisha mundet edhe ndonjë shkarkim Halim që ska këndim po është ministër për Arsim ........nga Kabineti me i mire Historik ne imitimin e Dhive dhe Sqeperve te Vuçidollit . Po jo si të Ylli zbërtheckës ...

 Ajo qeveri eshte OUT ne kontrollin e Teritorit , biles është më keq se e Zogut .Zogu të paktën e mori pa KUFIJ dhe e deklaroi që në fillim që nuk më rruhet për Shqipërinë po për një trual me njerëz që pagu MUA . 

Po ky VROMË lefqens i pacipë , llafazan kalibri , hajdut e mashtrues , e mori me IVENTAR edhe per drurët në PYJE , të ndarë në dru zjarri , dru frutorë , shkurre , peme dekorative dhe .... Lule në Vazo për Lirinë !

Më vjen keq Emi ose nuk je shpjeguar MIRË .Shqipëria është do jetë dhe do Ribëhet . Ajo nuk i ka trajtat dhe emrin e fisëm Shqipëri SOT !

Se kuptoj ...sa here qe ndodhin gjera te tilla makaber ..shqiptarja eshte gazeta e pare qe ka informacion per keto ndodhi ...mos valle fshihet anil basha e malltez bollino mbas ketyre ngjarjeve ....sipas motos naten vrit e diten qaj ....sepse ai italiani Bollino eshte i rrahur me vaj dhe uthull me keto gjera dhe ja di me siguri vleren e tregut ketyre gjerave smiley

 

Per kete arsye me pengon shume kur thone se shqiptaret nuk kane kulture.

Jo mer vella,shqiptaret kane kulture sa te duash,por qe kjo gjenerate eshte e pa gedhendur dhe e pa edukate,kjo eshte tjeter melodi.

Tash imagjinoje : mbijeton shekuj me jeniçere e pushtues te ndryshem,shkatrrohesh nga dora jote.

Marshalla!

 

S'ka piken e rendesise nese u prish gjate perpjekjeve per ta vjedhur, apo u prish me qellim ikonoklast nga sivellezerit myslymane. S'mund te mos e vesh re nje politike sistematike per te shkaterruar thelbin sidoqofte te brishte te shqiptarizmes (nenkuptuar kjo jo si ideal romantik, por si perpjekje per te bashkejetuar shteterisht nen te njejten kulture e degezim farefisnor pertej trungut ngushtesisht familjar). Ndoshta Shqiperia duhet te zhbehet si shtet, ne menyre qe te mbarojne proceset korruptive ne gji te saj. Semundjet tek njeriu zhduken bashke me vdekjen, porse ne rastin e shteteve qe zhbehen do te kishim se paku mundesine e nje ri-themelimi.

p.s. Ah, se mos harroj: ne litar Kosta Bajraba! Ne mos po, le te marrim vesh me hollesisht me cilen dore e mbajti canten gjate arratisjes dhe t'ia presin gjer ne rreze.

po cjane keto gjera te rrezikshme qe permend, qe te zhbehet si shtet? Te jete shtet dhe sa me i fuqishem biles, sa me i mire per qytetarin. Se kur ekzistojne edhe ketu keto mendime me zhberje e zhdukje, ca mund te presesh nga ata qe prezumohen fajtoret e ketij akti rrenqethes.

P.S Me kete Kosten e bete boooozee (te thartume biles)

Fin, e shikon se te shkojne per shtat kto muhabetet prej te djathti radikal, edhe pse nuk e kishe seriozisht. 

 

Je e re, ke akoma kohe per t'kalu nga krahu tjeter. smiley

Shume gjynah.Nje person qe shkaterron artin eshte akoma ne fazene evolucionit ne Homo Sapiens. Arti, letersia, kultura eshte ajo cfare na dallon nga kafsha.

Kur jemi perballe kesi rastesh ajo shprehja "ja cfare populli jemi", eshte ngushelluese por jo shkaku i vertete i problemeve, te pakten te ketij rangu. Ne cdo popull, sado i qyteteruar ka vjedhes, vrases, injorante, trafikante e c'te duash por ajo qe na dallon prej tyre eshte shteti, forca, efikasiteti, organizimi dhe funksionimi shtetit, ne te gjitha hallkat dhe nivelet.Sot Shqiperia eshte vend pa inventar dhe rojet/te zgjedhur dhe emruar, jane vjedhesit dhe abuzuesit me te medhenj. Ne ato vend me shoqeri te mireorganizuar ne shtet, dora e keqberesve nuk arrin dot kaq lehtesisht e kaq barbarisht ne objektet kulturore qe perbejne thesarin e nje kombi.

Paradoksi eshte s ene periudhen moniste, ateiste te qoftelargut, ato objekte u perdoren per gjithfare aktivitetesh por nuk u shkaterruan dhe masakruan si sulm ndaj obskurantizmit fetar. Xhamia e Ethem Beut nuseroi ne qender te Tiranes si deshmi e nje trashegimnie kulturore. Por me kthimin e te shenjtes , u kthye edhe shejtani, ekonomia e tregut e cila gjithckaje i jep vulen e mallit per qellime fitimi.Prandaj sot ato objekte jane te rrezikuara, sa nga injoranca dhe indiferenca, sa edhe nga makuteria  e tregetareve trafikante.

Po ti lene azat objektet kulturore edhe ne ato shtete, e njeta gje do te ndodhe.Pak kohe me pare , ne Korce u konstatua mungesa e 30 apo 40 pikturave te Vangjush Mios.Faji vertitetj sa tek rojet tek menaxheri qendres.Mall pa inventar ose me inventar fiktiv. Nje shtet efikas dhe institucione te pergjegjeshme dine edhe te krijojne sinergjine me institucionet e Kishes, me fondacione private, me pushtetin vendor dhe aktore te tjere per te mbrojtur dhe konservuar kete pasuri te vyer.

Lereni popullin rehat se ka 1000 halle! Varferia ka arrit nivele te skajshme. Kollaj eshte te komentosh nga rehatlliku i Perendimit per popull vandal qe nuk rrespekton historie etj, etj, etj nderkohe qe njerezit ne Shqiperi jane ne prag te urise. Kam qe e Gusht pa mar rroge me tha nje miku im i cili punon ne Bashkine e Permetit! 

Avash me yxhymin popull ashtu e popull keshtu. Para disa muajsh grabiten muzeumin e Delfit a te Olimpit ne Greqi ku u zhduken 400 vepra arti antik me nje vlere te pallogaritshme! 

Skane pune tjeter shqiptaret po te bejne dezhurn neper kisha e xhamia! Pergjegjesine ne rradhe te pare e ka Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila nuk eshte e afte te siguroj objektet e kultit te vet. 

 

Kisha e vitit 1554 ? Onufri ? E kujt i duhen këto vjetërsina ? Nuk i  paska pas prish enveri kto vjetërsina me shënjtorë ? Kush i ka rujt deri më sot apo  barijtë më parë shurronin mbi bar e kta të sotmit janë me namuz e shurrojnë ... në kishë dhe nga turpi i presin kokën shejtorit që mos i shofi.Ah namuz namuz  po na shkatron trashgiminë .

Kot mërziteni do bëhen kisha të reja me ikongrafë modernë  me paret e Jonullatosit dhe pëlqimin e  qeveriut.Fjala ime në vesh perëndisë !

Ah se harrova e ç' është kjo vjedhje a prishje vjetërsinash ku në çdo vend të botës pa histori ndodh; para vjedhjes që na mori erzin e ftyrën në Nordlesh të Palo Altos 

Po ashtu o po qysh! Verini o veshin xhamise se Verlenit, se pikon pej se mbrapmes, e bejeni def ate vjetersiren! Antaresohuni ne lemin e saliftit per donje syfyr-gje! Ca e ca ketu, nde ppu edhe pa syfyr i hante saliftit, si devollinjte syrin e djellit.

Emo se do ken pir ndonje cigare ne maj te malit rinia , ehu esht i fort bari andeja...

Unë thashë se çfarë ka ndodhur. Paskan shkatërruar Onufrin? 

Porosisim nja shtatë a shtetëmbëdhjetë copë të tjera në Kinë.

Sa gallate  ky qe thote: persona të pa ndërgjegjshem dhe të pa informuar mbi procesin e shkuljes apo heqjes se një pikture murale. 

Po pse si bene ministria nje trajnimin per shkuljen e pikturave murale. Ore jane ne terezi ? Shkurt fare duhet te thoshin qe: i bejme thirrje qytetareve, qe prekje a objekteve historike eshte krim!

Tamam meqe ra fjala eshte gje veper penale? Cfare denimi marrin?

Te gjithe e dine se perse eshte demtuar kjo ikone dhe te gjithe i shkojne anes e anes.

 

Na ndrico, te lutem!!!

Te dashur MIq te peshkut qe keni komentuar ketu ne kete sit. ne do te bejme nje proteste perpara Ministrise se Kultures per te kerkuar doreheqjen e pergjegjesve te kesaj ngjarje te rende. ne se ju me te vertete jeni te shqetesuar per kete gje ju lutem me dergoni nje konfirmim qe do te merni pjese ne kete proteste.

po dhe ne proteste nga tasteira po bejme. Jane te ndara rolet smiley

Po e konfirmoj : Do marr pjese ne proteste .

Ku, kur, si?

Neser , jo ikjes se Armeve te Skenderbeut , Olldash , Olldash jip doreheqjen !

Kuptoj. I lutem Auronit te japi koordinatat e sakta.

Si rregul Dora-Noli duhet te jet ne rresht te pare te protestes!!!

Po une jam ne front.smiley Ndonese nuk jam e sigurte, se cfare do zgjidhte ikja e njerit e ardhja e tjetrit.smiley

E Premte ora 12.00 perpara godines se Ministrise se Kultures.  Kerkesa per doreheqje te Ministrit dhe personave pergjegjes eshte nje shenje se kultura e mos ndeshkimit duhet zhdukur nje here e mire. eshte e veshtire e pranoj por nuk ka perse te mos tentojme te vendosim te tilla kritere

Eh jo, me vjen keq Auron, por une nuk vij per te kerkuar doreheqjen e ministrit. Une, nese vij, vij per te shprehur indinjaten time per kete dhunim qe i ka ndodhur nje vepre te trashegimise time kulturore.

Pastaj se ca do beje ministri: do te dorehiqet apo do te beje veshin shurdhe, eshte puna e tij.

Mos i politizoni protestat ju lutem, se ne kete menyre perjashtoi shume njerez, ne vend qe t'i perfshini. Faleminderit.

Po pse o njeri i mire e ke kaq shume frike politizimin? Po vet Aristoteli na ka mesuar se njeri eshte kafshe politike. 

Sepse une, ne ndryshim nga Auroni (apo ti) nuk merrem me politike dhe aq me teper nuk jam "kafshe politike".

E po atehere, une keshtu e ushtroj "kafsherine time politike". Auroni, qe eshte deputet a kandidat per deputet e ushtron ndryshe.

Terhiqem! 

I agree to disagree!

 

 

Ore, agree apo mos agree ti, une nuk shkoj me Auronin (i impenjuar ne PS) per te kerkuar doreheqjen e ministrit. Kane plot militante per kete pune. Le t'iu paguajne rrugen edhe qoftet.

Une shkoj per te protesuar me njerez qe kane merak trashegimine kulturore shqiptare, jo kolltukun e ministrit.

Ti mendon se auroni do te mbroj trashgimin tone kulturore?! Jo ai do te mbroj kolltukun e vet .e per tu dukur i mir ne syt e padronit te vet(ed rames) ai  kerkon dorheqjen e nje ministri,tani ministri e di vet çka hequr per tu  dukur i mir ne syt e padronit te vet(sal berishes).

Dy padronet-kryetare keshtu  u japin urdhra ushtarve-deputet ....

 

Altin auronin e ke shume afer!E di apo jo?

e ben apo jo thjesht per kolltukun e ministrit Auroni, kjo nuk ka lidhje shume me faktin se ministri etj poshte tij nuk kane bo punen e vet. Ne kushte normale, ai do kish dhone dorheqjen pa ja kerku Auroni

Ols do të shkosh apo jo ? Ti kërko atë që mendon ruajtjen  e trashgimisë .Ministri do bëjë atë që do nuk do ja prishin menjen demostruesit që ta pranoj fajin as me dorheqje dhe as me ndonjë fond për riparim dhe ruajtjen e të tjerave vlerave në shkatrim.

Booo ca kafshesh smiley( mu kujtu ene torta pavarsise ime ,,, depresion komplet , O SHTET LESHI.

Auron...meruni shpirtin ore,shpirtin(edhe njehere,dmth parate qe kane bere,se ato u dhembin) ate beni pas 7-8 muajsh..i beni plehrat qe qeverisin te marin rruget e botes,e te ikin vete nga syte kembet,ne menyre qe as femijet e as nipat e tyre te mos i gezojne ato para te bera duke shkateruar nje vend e nje popull,duke filluar pikerisht nga keta qe ne emer te babzise,injorances e paaftesise se tyre,kane shkateruar e po shkaterojne edhe ato pak,shume pak vlera kulturore e historike qe ai popull ka,apo i kane mbetur si trashgimi!! pa leri protestat me popull e shoqeri civile te kompleksuar se demek ndodhin, kemi shume,se shkodra e korca zotrinj,djep te kultures artit..kulture,bicikleta pedonalja...kulture ballo mbretnore,shpi dykatshe e foto citjane e pelevreke etj etj,..nje mortje...ate popull nuk e ke per protesta e lufte,historia e re dhe ajo e vjeter ka treguar se kush ka dhene jeten apo luftuar per te miren e atij vendi,eshte gjithmon tallur si budall e trajtuar si kafshe,asgje e re ..por ai popull di te dalloj te miren nga e keqja,ruaj besimin e tij,dhe vepro ne emer te tij neser..ndryshe lere fare!!

O zoti Altin,

 

ti hajde ne proteste jo per auronin por per Onufrin. shkaterrimi i Onufrit eshte nje akt barbar qe nuk ka shembull. politikisht apo jo ti hajde per kulturen tende. Onufri nuk eshte as i PS dhe as i PD. 

Ministrat vene e vine, arti i Onufrit mbetet

O zoti Altin,

 

ti hajde ne proteste jo per auronin por per Onufrin. shkaterrimi i Onufrit eshte nje akt barbar qe nuk ka shembull. politikisht apo jo ti hajde per kulturen tende. Onufri nuk eshte as i PS dhe as i PD. 

Ministrat vene e vine, arti i Onufrit mbetet

"Ministrat vene e vine, arti i Onufrit mbetet"

Tashti, faktet po tregojne qe edhe mbetet po edhe smbetet. 

 

Duke u ndalur tek protesta e organizuar nga ana e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në lidhje me skandalin e dhunimit të afreskeve të Onufrit në Kishën e Shën Premtes në Valësh të Elbasanit, Bumçi ka thënë se nuk merr për bazë pseudoforume

 

ooouuuuuu ...e kush na qenkan keto pseudoforume??? I SHARE KUSH SHAN PESHKUN smiley!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).