Kolegji Zgjedhor vendosi sot të pranojë pjesërisht kërkesën e administrates se KQZ për rritjen e numrit të KZAZ në 89 të tilla në gjithë vendin. PS e vleresoi vendimin si interpretim te gabuar dhe qe kaperceu kufijte e ligjit.

Përfaqësuesit e PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar ndarjen e territorit zgjedhor në 100 ZAZ, nga 66 që ka qenë në zgjedhjet e 2009. 

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, e kundërshtuan këtë propozim duke e argumentuar me faktin se rritja e popullsisë nuk duhet të justifikohet me një numër më të madh ZAZ, ndërsa KQZ vetë kishte propozuar ndarjen në 76 zona. PD iu drejtua Kolegjit Zgjedhor pasi në KQZ nuk u arrit konsensusi nevojshëm. 

Pas diskutimit në sallë trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor u tërhoq dhe vendosi të marrë parasysh kërkesën e administrates se KQZ, qe propozonte ngritjen e 89 KZAZ-ve.

Të pranishëm në seancë ishin përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso dhe përfaqësuesit e socialistëve, Eridian Salinji dhe Koli Bele. Relatori i çështjes në Kolegjin Zgjedhor ishtë Andi Civici.

20 Komente

ja dhe një lajm i mirë më në fund

Filloj ngritja e rrjetes. Po me fal,pse rritet nr i ZAZ-ve kur popullesia ne Shqiperi ne fakt eshte ulur?

se eshte "rritur" popullsia  e Kuksit,pra.

Mesa duket kuksianet qe ka marre Berisha ne Tr,po bejne pashaportizim ne Ku,per efekte elektorale,ose kane ardhur kosovare ne Kukes .smiley Nje qafe i ndan,pse mos?

 

po mire mo normale eshte te rritet qyteti, se zbresin plot. por popullata ne Shqiperi eshte ulur sipas censusit, pra kane ikur nga nje vend e jane zhvendosur ne tjetrin. prandaj mbyll kzaz aty ku ka me pak, dhe hap aty ku kane levizur njerzit. po sic e shoh une kete muhabet Venuso, ata te PS duhet ti stervisin komisioneret ne Afganistan, per kete zgjedhje.

Po partite e vogla dhe ekspertet, a u pyeten, a jane dakort keta. 

Pyeten ndonjehere partite e vogla dhe ekspertet Pjer?

Pse te mos pyeten, prandaj vene çorap punet ne Shqiperi, se nuk i pyesin. Vendosin dy krokodilat. 

Po normal o Pjer qe dy ujqerit s'do pyesin qingjat e delet se c'do hame per darke apo jo?

smiley kjo eshte e vertete fatkeqesisht

Mos ta pranonte po deshte .

Pse ty te kishin caktuar si pergjegjes te kesaj ceshtje?

me keto gjona merren te vegjelit smiley

Si puna jote pra.

Ok.

Kolegjit nuk i takon fare te merret me kete pune, ne kolegj ankimohen vendimet ndersa ketu s'ka vendim hic. I bie qe kqz nuk i hyn ne pune njeriu fare persa kohe vendimet i merr direkt kolegji. Bile, derisa doktori e paska ndare mendjen ta dhjesi fare kete pune, pse nuk i dha ps-se 6 vende ne kqz dhe ti merrte vendimet me kolegj? 

Përfaqësuesi i PD, Ivo Kaso, ka theksuar se nuk mund të lihen në fuqi 66 ZAZ duke shtuar se rritja e numrit të tyre do të garantojë numërim të shpejtë dhe me më shumë transparencë aq shume te kerkuar nga zgjedhesit dhe nderkombetaret. Kurse Oerd Bylykbashi, tha se propozimi i bërë nga PD ishte i bazuar në ligj dhe se kërkesa e tyre synonte përmirësimin e standardit të procesit të numërimit.

“Zgjedhjet janë pronë e gjithë shqiptarëve dhe jo e partive politike, Partia Socialiste t’i shpjegojë vetë arsyet e këtij kundërshtimi absurd”

 

 

Shpejtesia e numerimit eshte nje gje, korrektesia e numerimit eshte nje gje tjeter; sa me pak qendra numerimi aq me te monitorueshme, sa me shume qendra aq me shume mundesi per dalje jashte kontrollit. 

Gjithsesi nuk ishte ky thelbi ; thelbi ishte a mund te marre vendim kolegji kur ligji ia njeh kete te drejte vetem shumices se cilesuar ne KQZ. 

Hahaha....vendimet e gjykatave,jemi shtet ligjor,fakte e grup faktesh!! Keto u pane e u degjuan ne 2009 e 2011,mos i genjeni kot njerzit tuaj,kesaj radhe duhen rembyer armet,e levat e hekurit kokes ne mesnate,per te mbrojtur parate e bera,e per te mos perfunduar me keq se zogu,ai te pakten e shpetoi koken e i gezoi parate e vjedhura!!Si gjithmon kam besim se pd-ja e saliu nuk do me zhgenjej,ashtu si nuk me ka zhgenjyer kurre gjate gjithe ekzistenzes se saj..bjeruni,korrini e shporini,na kane vrare per 50 vjet..dun dhe demokraci kta smiley!!

gjeja qe i intereson me pak PD eshte shpejtesia e numerimit, dhe e vetmja gje qe i intereson asaj dhe gjithe turmes qe e ndjek me verberi nga pas idhullin e saj te ri qe ja  dhuroi historia , eshte si ta ruaje pushtetin.  Do te perdoren te gjitha netodat njekohesisht , qe nga fushata e ndershme , puna dere me dere , blerja e votave te medha por dhe atyre te vogla , futja e sa me shume votave te votuesve fiktive ne kutite e votimit dhe deri te marifetet e tipit Ristani.  rezultati eshte i shkruar, nuk ka nevoje as per kuksiane e as per kosovare qe jane thjesht diversione.  Me eshte krijuar ideja , ne baze te disa te dhenave qe me kane ardhur ne vesh se te gjitha linjat e pushtetit po grumbullojne para te madhe per qellimin perfundimtar.  dhe PD ka per tja arriturr qellimit .  Berisha eshte i sigurte qe me kete popull qe udheheq sa me shume te rrije ne pushtet aq me shume shance ka qe ta rimarre pushtetin.   Berisha do te kaloje pragun kritik te tre mandateve te fituara dhe ne kete menyre dhe ne saje te ndryshimeve kushtetuese qe jane bere ne 2009 dhe te tjerave qe do te mund te behen te vendose nje pushtet personal qe mund ta coje ne fitore te tjera.  Ne kete prognoze duhet llogaritur dhe shkaterrimi i mundeshem i PS pas humbjes se radhes. ...... dhe atehere do te ngelen peshqit e internetit per te bere opozite.. pak a shume si ne Iran

Nuk eshte puna tek numrat e qendrave te votimit, por tek njerzit qe do i numurojne, kjo eshte themra e Akilit, qe politikanet ujqer nuk po e rregullojne. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).