Ylli argjentinas, Lionel Messi, mori sot cmimin ‘Topi i Artë’, duke u bërë kështu futbollisti i parë që fiton katër herë rresht këtë titull. 25-vjeçari triumfoi përballë konkurrencës me bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Andres Iniesta, dhe portugezin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. 

Çmimi "Topi i Artë" u nda sot nga FIFA në bashkëpunim me revistën franceze "France Football" në një ceremoni gala që u organizua në Zyrih. 

Ylli argjentinas sezonin e kaluar u shpall shënuesi më i mirë në La Liga me shifër rekorde prej 50 golave. Po ashtu mbylli vitin 2012 me plot 91 gola të shënuar, duke e thyer rekordin 40-vjeçar të Gerd Muellerit për  gola të shënuar brenda një viti kalendarik. Theu edhe rekorde tjera të klubit, ndër të tjera u bë shënuesi më i mirë i Barcelonës në gjithë historinë e saj. 

85 Komente

Hajt per hajer! U fut ne histori dhe pleshti.

hallall, e meriton!

Nuk ka konkurente !!

E fitoi prape xhuxhi. Ka nje vazhdimesi forme te jashtzakonshme, asnjehere i vrare, jashte forme. Dobet niveli i pergjithshem i konkurrences ama. Mesin do te doja shume ta shikoja jashte Barcelones. Me kombetaren nuk ka bere ndonje gje.

Me duket qesharake kur e krahasojne me Maradonen. Maradones as i afrohet. Per mua biles i vjen anash Ronaldos (brazilianit) dhe Zidane ne formen e tyre me te mire.

Qe kur 1.70 m i gjate konsiderohesh "xhuxh"? as qe i afrohet "xhuxhave".

Sa per Messin mbase nuk e ke pare kunder Brazilit (shume here),Gjermanise,Uruguait etj,vetem ai loz tamam tek Argjentina,te gjith tjeret sjan as ne 50% te forcave.

Dhe ja kalon Maradones po e po,por edhe shum te tjereve,per shkak se ka 7 vjet qe i shenon e driblon me lehtesi mbrojtjet me te mira te botes,qe ne kohen tone jane shume me te forta se cishin 15-20+ vjet me pare.Nuk po them qe esh me i miri i te gjitha kohrave po ka ende shum potencial.

Hera e pare qe jam dakord me ty... madje plotesisht dakord smiley

 

Pa harruar Van Basten!

Mos o shoku. Mos hyj ne gjynah ta krahasosh me Maradonen.

+100

Une jam tifoz i cmend gjerman kshuqe ate ndeshje e kam shiju sa me nuk ka. Po edhe Boterorin e 82 Maradona vujti e nuk beri asgje. Gentile e nxorri komplet bllof. 

Messi deri ne 2012 me kombetaren ka vuajtur sepse eshte e qarte qe nuk kan dit si ta vendosin. Ky ishte viti i pare i mire me kombetaren per ate. Me ne fund po e luajne dhe kombetaren pyke duke heq Higuainin nga qendra. Per mua Argjentina nuk eshte favorite per 2014, Spanja dhe Gjermania kane super ekipe gjithsesi. Po nqs fiton Boterorin ne Maracana.... atehere u vulos e u firmos se titulli i GOAT i takon atij. 

Gabim.  S'po e luajne si pyke.  Ne tetor e pashe Argjentinen kunder Uruguajit ne eliminatore dhe Messi luante si 10-ç tipik, ne majen e diamantit te mesfushes argjentinase mbas Augeros dhe Higuanit.  Ishte fantastik duke e beri pershesh nje Uruguaj qe nje vit perpara jo vetem e rrahu paq Argjentinen por dhe fitoi Kupen Amerikane (kampionatin amerikanojugor).  Problemit i Messit me Argjentinen  nuk ka qene se nuk dine se ku ta vendosin, por kane qene nje mori problemesh te tjera.  Ne 2010 si trajner kishe nje koqe Maradone qe jo vetem eshte zero me xhufke nga ana taktike, por dhe nga seleksioni i lojtareve nuk zgjodhi me te miret te mundshemit, por ata me te cilet kishte miqesi dhe i pelqenin atij personalisht.  Taktikisht e la skuandren vetem me nje mesfushor mbajtes (defensiv), dhe pa nderlidhje e fluiditet, pra thuajse te ndare ne dy.  Tjeter gabim qe beri Maradona (por dhe Batista mbas tij) eshte qe te luante Messin dhe Tevez pernjehere.  Messi dhe Tevez jane afersisht i njejti lojtar (nga ana taktike) dhe zakonisht zene te njejten hapsire ne fushe, dhe normalisht thjesht pengojne njeri tjetrin.  Tevezit i kerkohej te pershtatej e te shtyhej me anash ne te majte, duke e ditur qe Messi eshte superior ndaj tij, po ai s'mund ta bente kete gje.  Argjentina arriti deri ne cerekfinale ne 2010 per hir te bollekut teknik qe kishte.  Gjithesesi edhe ndaj zbythjes teresore qe pesoi ndaj Gjermanise Argjentina, Messi prap luajti goxha mire edhe pse skuadra e tij ishte medioker.  Nje vit me vone Batista u mundua te krijonte sistemin e Barcelones (qe te nxirrte maksimumin e Messit), por fatkeqesisht pa patur lojtare si ata te Barces dhe te stervitur nen sistemin e Barces, plus beri dhe gabimin e njejte me Tevezin.  Argjentina doli serisht ne cerek ndaj Uruguajit.  

Tani me Sabellen, Messi eshte ne thuajse ne maksimumin e tij per Argjentinen.  Sabella eshte takticien ku e ku me i mire se Maradona e Batista, dhe s'ka tentuar te rikrijoje Barcelonen plus nuk e loz thuajse fare Tevezin.  Gjithashtu Messi ka krijuar nje kuptim shume te mire me DiMarian, Higuain dhe Aguero dhe mbrapa tij ka dy mbajtes, qe jo vetem jane nga ana mbrojtese te mire por dhe nga vizioni dhe pasimi goxha te mire (Mascherano dhe Gago).  Ka 7-8 rradhazi qe Messi jo vetem po shenon, por dhe po jep asiste per Argjentinen.

"Une jam tifoz i cmend gjerman"

Gjej ndonje rob gjerman te thote "Une jam tifoz i cmend shqiptar"... smiley

Pranej nuk ka per tu bo noiher shqiperia me kto lloj mentalitetesh...

Sic e thash ka shum lojtar te tjere ne pergjithsi me te mire,por jo Maradona,per mua esh shum i mbivlersuar,te besh gol me dor per ti dhen fitoren skuadres nuk me duket ndonje aftesi e madhe ,dhe sa topa te arte ka Maradona? smiley

Po flisja per kte http://www.youtube.com/watch?v=Q60mnRxz9Ro , aty ne botror pak minuta luajti ne ate ndeshje,dhe per Brazilin e kisha ne ndeshjet e kopes se Amerikes dhe kte miqsoren e fundit.

Ka pasur nje rregull me duket (belul, galile me ndihmo), ne periudhen e Maradones, qe topin e arte e merrnin vetem lojtare europiane. Nuk mund te konkurronte.

Kjo ndeshja siper eshte miqesore. S'ka ndonje vlere.

Maradona vertet ka bere gol me dore, por me pas ka shenuar golin me te bukur te historise, ne gjysemfinale boterori jo fjale, gjysemfinale boterori (!) kunder mbrojtesve dhe mesfushorve te kalibri boteror, Anglise, jo kunder Villareal.

Ipari i huaj qe mori topin e arte ka qene Georg Weah i Milanit.Deri atehere po ishte ky rregull

dakord per kete qe nuk krahasohet me Maradonen..  Maradona eshte tjeter histori.  bile une  nuk besoj  nese do te dale dikush dikur qe te krahasohet me Maradonen..

nderkaq Messi eshte absolutisht, lojtari me i mire  qe qarkullon sot  per sot ne Evrope e Bote ..

tani, persa i perket asaj kur thua: ''me kombetaren nuk ka bere ndonje gje... po,  e vertet.. po nuk eshte per faj te tij...  ne fakt  nje pjese te  mire te pergjigjes, pse, e ke dhene vet...   ''asnjehere  i vrare, jashte forme....    pra Messi, ne fund te  nje  sezoni  goxha te rende, ku luan ne thuasje  90%  te ndeshjeve...  (me kampionat spanjoll, kupa e mbretit, CL etj..)   shkon per te luajtur Mundial me kombetaren, bie llafi,  fizikisht eshte komplet i shtrydhur.. i mbaruar!   ndersa arsyeja tjeter eshte se  ne kombetaren argjentinase, luhet krejt ndryshe  nga cluhet te Barcelona, rrjedhimisht Messi luan nje rol tjeter atje..

Ketu shihet lojtari jashtoksor. Argjentina e 1986 ishte skuader e madhe? Ka thene Altobelli mos gaboj "Ne 1986 boterorin nuk e fitoj Argjentina, e fitoi Maradona. Sikur Maradona te luante me Bangladeshin, Boterorin do ta fitonte Bangladeshi"

Po Franca e 1998, Zidane qe e mori per dore ne finale? Beje pak krahasimin mes dy kraheve. smiley

Zidane nuk kishte bo asgje deri ne finale ate boteror, ishte komplet ne hije. Masterklasi i Zidanit me kombetaren ka qene Euro 2000, dhe si per cudi atehere ndeshja me e dobet ishte finalja ku italianet e detyruan te zbriste ne mesfushen e vet per marre top. 

Ndoshta deri ne finale, pak i mjegullt. Psh kunder Kroacise i shpetoi Thuram. Po ne finale ama, ahhh shihe pak klasin. shihe shihe https://www.youtube.com/watch?v=K6Q2Tyw_PXM Kush krahasohet me elegancancen, klasin e Zidane?

Te thashe pra, ne finale u galvanizua nga golat ai. Plus edhe Djorkaeff ishte ne super forme ate ndeshje, po edhe Petit qe ka vrapu si i cmend tere ndeshjen. Thuram - Desailly ishin bisha. Po Zidane morri te kuqe ne fazen e grupim (me Arabine S mos gaboj) e nuk luajti dy ndeshje. Sic e the vet ne gjysfinale i shpetoi Thurami. Pra ai deri ne finale nuk kishte asgje. 

Shif icik highlightet e Euro 2000 duke fillu qe nga ndeshjet me Danimarken, ca i boni Spanjes se shkrete, super ndeshje me Portugezet. Ne 2000 ishte absolutisht ne kulmin e tij. 

Kushdo qe e ka thene kete o ka egzagjeruar rendshem o s'ia ka pasur idene futbollit.  Argjentina eshte superfuqi futbolli, e keshtu ka qene gjithmone si pa Maradonen e si me Maradonen e sigurisht e pakta qe pretendon te arrij ne cdo kompeticion eshte cerekfinalja.  

Mesit kot nuk i vune epitetin "jashtetokesor". Eshte pa piken e medyshjes futbollisti me i madh i te gjithe periudhes qekur ka filluar futbolli. 

Me i madhi ngelet Vasil Ruci smiley

po ti po na driblon si  Maradona me keta flamuret..smiley

padiskutim,  i madh Vasili!!smiley   me floket rreth  tulles, ala mozilla firefox..smiley

Ka shume mundesi qe shumica qe anojne nga Mesi krahasuar me Maradonen , nuk e kane pare vete Maradonen  te luaj live . ose kane qene duke  i rene maces me luge ose kane qene tek topet e Babait smiley

Eshte bere nje ankete se kush eshte lojtari me i mire i shekullit.. Dhe voten popullore e ka fituar AI .... edhe para Pele's . Ka nje arsy kjo apo jo.

http://en.wikipedia.org/wiki/FIFA_Player...

Mesi ka kohe te shpallet lojtar i shekullit... edhe 87 vjet smiley

 

Une e kam kap Maradonen nga fundi, dhe e pranoj qe si estetike Maradona ishte ku e ku me Messin. 

Biles per ate pune, Ronaldinho i 2004-06 ka qene lojtari me fantastik per tu pare ndonjehere per mua. Gjerat qe bente ai as te shkonte ne mendje ti bente kush, dhe i bente ne gjysfinale Championsi e jo me Getafen. 

Po Messi ben pikerisht gjene e veshtire te duket e thjeshte. Ka vetem nje driblim gati gati, te shkoj majtas e prap nuk e ndal askush. Ajo cka e ben fantastik nuk eshte detyrimisht bukuria po efektiviteti. Askush nuk e ka bere futbollin e nivelit me te larte te duket si loje femijesh sic e ben Messi. 

lexo Zanen Poshte : Ajo eshte edhe pergjigja ime..smiley

Ne nivel kombetareje.. duke pare edhe boterorin e Afrikes se Jugut.. Mesi  Nuk ishte gjekundi..smiley  Barcelona eshte nje ekip. C'do lojtar eshte i kompletuar prandaj Mesi shkelqen... Maradona ka luajtur me Napolin. dhe e shpalli kampion te italise. plus Argjentinen Kampion Bote ne 1986, dhe ne finale ne 1990. 

+1

Ne Spanje pastaj mbrojtesit jane bloze. Une do te doja shume ta shikoja ne kampionat anglez, italian. Aty ku ka mbrojtes serioz dhe nuk ka pas kraheve Iniesta dhe Xavi smiley

Maradona ka shkelqyer te Barcelona, ka shkelqyer te Napoli.E nxori Napolin kampion, nje skuader medioker, njesoj si te nxjerresh kampion sot Sampdorian. Lider ne fushe. Kam pare intervista, gjithe lojtaret qe kane luajtur me te e donin shume, linin koken. Argjentinen e mori perdore dhe nxori kampione bote. Gjeni.

S'ja ke fare idene futubollit kur thua qe ne Spanje mbrojtsat jane bloze.  Po gjithesesi, shikoje Messin ne Champions, ku i zberthen mbrojtsat nga te gjitha kampionatet, perfshi dhe ato angleze e italiane.

Po rri rehat tani, mos bej ekspertin per cdo gje. Mbrojtesit spanjoll jane bloze. Jane qesharak. Kampionati spanjoll eshte qesharak. Dy skuadra, kusuri shkretetire. Messi kunder skuadrave te organizuar vuan qe cke me te, po te kujtoj kunder Chelsea me Hiddink, kunder Inter me Mourinho, kunder Chelsea vjet. 

Rri ti rehat se behesh qesharak kur thua kampionati spanjoll eshte qesharak.  S'ja paske idene Atletico Madridit qe fitoi Europa league vitin e kaluar duke dale ne finale me Atletico Bilbaon (titulli i dyte ne tre vjet per A. Madridin).  Tre nga skuadrat e gjysemfinales se Europa ishin spanjolle; Valencia e treta. S'ja ke idene Malages qe perfundoi i katerta vjet ne La Liga, e kete vit fitoi lehtesisht grupin e saj ne Champions ku ishin dhe nenkampionet e Italise, Milani.   S'ja ka idene qofte dhe nje Rayo Vallecano, ish lojtari i se ciles eshte tashme golashenuesi me i mire ne Angli.  S'ja ke idene qe nga UEFA, u be me shume se nje vit qe kampionati spanjoll renditet i pari mbi ate anglez, gjerman e italian.  S'ja ke idene e nivelit e cilesise teknike te lojtareve spanjolle dhe atyre qe luajne ne Spanje. S'ja ke idene qe te kater mbrojtesit qe u zgjodhen per 11-cen e vitit te kaluar nga FIFA, luajne po ne Spanje. S'ja ke idene qe Spanja eshte e dyta ne bote per nga numri i futbollisteve qe eksportojne, sigurisht mbas Brazilit.  S'ja ke idene qe lojtare si Mata, Silva, Michu etj. po bejne kerdine ne Angli.  Messi ka deshtuar realisht dhe ne menyre te perseritur vetem kunder Chelseat, atij Chelsit fizik ama te ngritur nga Murinjoja me Drogben dhe shoke qe realisht s'egziston me.

Ah dhe fund, dicka tjeter...Ta siguroj une qe ne krahasim me ty une shoh shume me shume futboll se ty (perfshi dhe kampionatet kryesore), dhe lexoj per futbollin shume me shume se ty.

Po po, me ndeshje qe mbarojne 6 me 1, 5 me 4, 4 me 0. Ta merr mendja qe Messi thyen rekorde shenimi golash. Cdo ndeshje ka nga 6 gola. Kampionat kot, pa pike konkurrence ku skuadra e trete mberrin 30 pike larg nga e para e ku kampionatin kane 20 vite qe e fitojne dy skuadra. Ne ChL vec Barcellona apo Real mberrin ne gjysemfinale.

Duket qe s'shikon futboll.  8-0 fitoi Chelsea ndaj Aston Villes apo 7-3 Arsenali ndaj Newcastle.   Ai Reali i madh desh u mund dje nga nje skuader si Sociedadi, qe ti ka rrezik s'ia ke degjuar emrin me perpara.

Hunter, sikur Barcelona dhe Madridi te leviznin ne Itali, dhe Milani me Juven ne Spanje, Barca dhe Madridi do dominonin mbi Laziot, Udinezet apo Napolit e Italise. Nuk mendoj qe te njejten gje do bente Juventusi ose Milani me Atleticon, Malagan, Sevillen apo Valencian. Spanja eshte shume here me lart se Italia sonte.

Gjithashtu, nga Italia, pervec nje viti te Interit, ka qe nga 2007 qe asnje skuader nuk ka arritur gjysem-finalen.

Cfare estetike paska pasur ku e ku Maradona ne krahasim me Messin?

Sa per djeni, vete Maradona ka thene qe lojtar me kontroll topi si Messi s'kam pare kurre ne jeten time (sigurisht ketu po fliste edhe per veten e vete).

Ca nga ato qe sheh te Maradona i sheh dhe te Messi.  A eshte Messi tipi i lojtarit qe ben xhonglime alla cirku e driblime te komplikuara (qe zakonisht jane thjesht per zbavitje dhe s'kane ndonje peshe te madhe teknike)? Nuk e di ne nxemje apo ne stervitje mbase dhe ben, por jo ne fushe zakonisht s'ben dhe biles s'ka nevoje te beje.  Kontrolli jashtoksor qe ka ai i mjafton per te dribluar ne menyre normale dhe me shpejtesi te furishme 5-6-7 lojtare dhe per te shenuar gol pa nevojen qe te beje cirkizma te teperta.  Gjithesesi varet se per cfare e sheh ti futbollin.   Per mua estetika nuk qendron tek cirkizmat e xhonglimet e lojtarit, por te aftesite e tija teknike e taktike, te kontrolli, vizioni, pozicionimi, saktesia e pasimeve, saktesia e gjuajtjeve, fuqia fizike, shpejtesia, shkathtesia, perdorimi i te dyja kembeve njelloj etj etj.

Maradona te emociononte.Per mua Mesi nuk ka karizme e nuk eshte lider...Te fitoje kupen e botes me Argjentinen e mandej shofim...Ka profil basso....Nuk e merr skuadren per dore.Maradona ishte art ,ere,bukuria e sportit....

Endrity, lere kete muhabet..  Messi eshte lojtar i madh, padyshim.. por Maradona eshte dicka tjeter..

e di cdomethene te lozesh ne ekipe mediokre, psh Napoli...  as qe e shkonin ndermend  ndonjehere ''jugoret''  nga  Napoli,  te dilnin kampione te Italise para ''verioreve'' ,Juves, Milanit, Interit ... kurre!!  

suksesi me i madh i Napolit, ne gjithe historine e vet te Seria A  deri atehere, kishin dal njehere  te vetme nenkampione te Italise, pra vendin e dyte.  ndersa lojtare te Napolit aso kohe, i detyrohen   karrieren pikerisht Maradones..  p.sh lojtare si Kripa,  De Napoli  e ndonje tjeter, arriten te luanin me Kombetaren e Italise... edhe kjo sishte pare ndonjehere.. sepse kombetarja e Italise , historikisht, perbehej/t  kryesisht nga lojtare te Juves, pastaj Milanit apo Interit..

ehhh, tjeter gje Maradona.. Maradona ishte ekipi!smiley

Messi eshte shume me lart se cdo futbollist duke filluar me Pele, Maradone dhe (me dhimbje) Cruyff. Pa Messi nuk ka Barcelone dhe futbollin e Barcelones nuk e ka luajtur kurre ndonje skuader me perjashtim deri diku te Ajaksit te famshem te 72-74. Mbrojtjet sot jane shume me te forta se ne kohen e Maradones dhe nese do i krahasonim per trofe Maradona fitoi 1 kupe bote dhe asgje me Napolin kurse Messi e dime c'ka arritur me Barcelonen. Fitorja e kupes se botes me Argjentinen thjesht do e cimentonte per dekada madheshtine e Messit. Dhe sot pas Messit nuk eshte Ronaldo por Van Persie. Van Persie te jep super kenaqesi ta shohesh ne fushe me dhe pa top.

Eshte e pamundur sot qe nje lojtar te bej ate lloj diference sa te fitosh kupen e botes. Fakti qe ne kohet tona nje lojtar merr kete cmim kater here eshte deshmi e talentit te jashtezakonshem. Sot lojtaret e kalibrit botror 2-3 vjet zgjasin..

dajosh, cpo thua???    '' Mbrojtjet sot jane shume me te forta se ne kohen e Maradones ....

po Maradones ja kishin gjetur... i linin nga nje kasap  90 minuta nga prapa , si Xhentilja  , apo nje maskara tjeter  si  Gonzales  qe i theu kemben ne 3 vende Maradones  ne kohen kur ky ishte ende njomezak e luante ne kapionatin spanjoll..   ehuuuu, shqelmat qe ka ngrene Maradona...      dhe aso kohe, arbitrat  nuk inxirrnin kartonat e verdhe apo te kuq  si sot.. direkt me faullin e pare...  joooo, duhej te te bente 3 faulla njera pas tjetres i njjti lojtar, pa jallah  te nbindej arbtri te nxirrte kartonin... 

e ke krahasimin kabim, dajosh...

Jo nuk mendoj ashtu Belul. Xhentile ishte nje rast i vecante, po ashtu ishte edhe Goikoechea qe shkaterroi Van Bastenin. Se nuk ka kasape te atij niveli sot nuk do te thote qe ka rene niveli i mbrojtjes. Maradona nuk do arrinte kurre te shenonte nje gol sot si ai me Angline kur ata gallofet rrinin e benin sehir kur ai driblonte. Te rralla ishin mbrojtjet e forta. Sot mbrojtja fillon qe ne mesfushe bile qe ne sulm me presingun. Dhe niveli i talenteve ne te gjitha repartet eshte shume me i larte se atehere. Dhe gjeja qe e ben Mesin me dinjitoz se Maradona eshte qe Messi eshte teper i thjeshte dhe nuk ben filma si gore, as nuk qarravitet kur humb dhe as nuk abuzon kur fiton, asnjehere nuk e humbet qetesine megjithe provokimet qe merr. Eshte vertet model i rralle.

ore une jam dakord qe futbolli sot ka tempo dhe shpejtesi me te larte.. eshte normale.. si gjithcka tjeter edhe futbolli eshte ne evolim.. por gjithsesi, Maradona mbulohej  fuqishem bile me mbrojtje te dubluar...  edhe mos harro,  meqense me permende mgallofet e Anglise, Maradona e treoi veten ne kampionatin italjan.. pikerisht  atje ku historikisht  luhet mbrojtja me forte, me e organizuar se cdo kampjonat tjeter ne bote!!  gjithashtu, aso kohe Seria A , ne pergjithsi ishte kampionati me i forte ne Bote!!

meqe permende ate golin kunder Anglise.... gol te tille  i beri Belgjikes gjithashtu.. nejse,  nuk  behet fjale vetem per gola dajosh... maradona ishte magji... driblime, marrja e topit.. asistet e pafundme..  po te doje, ishte sulmues,  mesfushor qendre, mesfushor krahu.. i majte , i  djathte  me ato krosat fantastike.. ehuuuuuuu....

Nqftse Maradona ishte magji, Messi eshte supermagji.

Te gjithe ato qe kane luajtur apo komentuar perpara thojne qe mbrojtesit sot jane me te dobet. Kjo varet nga ndryshimi ne filozofine e lojes. Perpara mbrojtesi markonte, mbante kundershtarin direkt. Sot ne futbollin modern, mbrojne me zone. Nuk i mesojne te perballojne kundershtarin, por te ruajne zonen e tyre. Per rrjedhoje jane humbur mjeshterite, hilet e mbrojtesit klasik. 

po po, ky eshte ndryshimi..  atehere  luhej mbrojte  individuale, ku cdo lojtar (mbrojtes) kishte  nje kundershtar te drejtperdrejt 90 minuta...

..ne rastin e lojtareve si Maradona   mbrojtesi ndihmoej zakonisht nga mesfushori  i krahut te tij..  mbrojtje e dubluar dmth..  ndersa sot  behet kryesisht mbrojtje zonale ne pjesen me te madhe te lojes..  por qe  ne momente te caktuara  alternohet edhe me mbrojtje individuale..

Gabohesh serisht.  Mbrojtesit sot jane ku e me te forte se 25-30 vjet me pare.  Se pari jane shume me teknike se mbrojtesitit e asaj kohe, dhe s'kane nevoje te jete brutale nga ana fizike per te fituar topin, per te ndaluar gjuatje apo per te shkaterruar sulme.  Por dhe nga ana fizike jane me te fuqishem se athere.  Ne pergjithesi jane me te gjate, me muzkuloz, me atletike, me te shpejte etj etj.

Rri aman, se sa kupton nga futbolli e mora vesh qysh se pyete kush eshte Altobelli apo qe Argjentina superfuqi historike, dmth pavaresisht Maradones, kur Maradona i afroi ne rangun e Gjermanise, Italise, Brazilit.

Rri ti qe flet capraz pa pare rezultatet historike te Argjentines.  Argjentina eshte superfuqi historike, por ti aq di.  Kupen e pare ne botror e ka fituar para Maradones.   Ti ke qelluar qe ke pare Maradonen, dhe ke krijuar nje lidhje te forte emotive me te duket qe futbolli fillon e mbaron me Maradonen.

Pooo pra ne 78. Fitorja e pare. Kjo historia e tyre lol Ku eshte historia, tradita ketu? Kur Brazili kishte tre, Gjermania dy, Italia dy. Kjo historia. Maradona i dha fitoren ne 86, i nxori ne finale ne 90, do ti ngrinte lart ne 94 po mos te thithte kokaine. Maradona beri historine e Argjentines, kjo eshte te jesh legjende. Dicka qe Lionel Messi nuk ka per te qene kurre.

Po pse vetem fitoret shikon ti? Pse vetem rezultatet ne kupen e botes shikon? Te thash shikoje te gjithe historine.  Skuadra ku luante Maradona fitoi ne 86-ten dhe kaq.  Maradona beri pjese te historise te Argjentines por jo historine e Argjentines.  Keto parashikimet alla Nostradami kurseji, se me sa duket qeke i obsesionuar me Maradonen dhe Messin s'e honepske dot, dhe te dyja per arsye jofutbollistike me sa duket.

Normal qe do te shikoj fitoret. A the Argjentina ishte superfuqi historike? Pervec asaj te Altobellit, kjo e superfuqise historike te Argjentines me beri te kuptoj sa merr vesh ti nga futbolli. Argjentina nuk ka qene kurre superfuqi futbolli. E afroi ne ato nivele Maradona me kupe bote, finale bote. Ashtu sic beri Zidane me Francen.

Kjo pyetja, a kam gje obsesion kunder Messi, eshte budallallek, qe nuk e marr si te shkon ne mend. Sot ai eshte nr 1. Por as i afrohet Maradones. A mundet Messi te jete si Maradona? Them se jo.Pervec se teknikisht nuk ka aftesite e Maradones, i mungon personaliteti, karizma. Kur te fitoje nje kampionat ne nje vend tjeter me njeskuader mediokre si Maradona me Napoli, kur te marr perdore ne boteror kombetaren, ndoshta atehere po mund te nderroj mendim. Por jam i sigurte qe nuk ka per te ndodhur.

prit mo njesh se esht i ri akoma messi do ta shofesh kapitan prit ka koh

+10

FIFA e beri anketen per te nxjerre futbollistin e shekullit.. dhe Tifozet votuan bindshem MARADONEN. 

Shikohen te gjithe rezultatet dhe jo vetem fitoret.  Nqftse bazohemi vetem te fitoret, dhe me sakte fitoret e botroreve, Argjentina me Maradonen ne skuader ka fituar vetem nje botror, sic ka fituar dhe nje pa Maradonen.  Kjo s'na thote gje.  Shikoje rezultatet e Argjentines ne teresisne e tyre, plus jo vetem ne botror por dhe ne Copa America (kampionati amerikanojugor per skuadrat kombetare).

Ajo s'ishte pyetje por pohim, dhe per punen e obsesionit e kisha per Maradonen e jo Messin.  Lexoji mire postimet e mia.  Pohimi im eshte i arsyeshem duke pare qe ti afirmon me force qe Messi s'i afrohet Maradones, nuk i ka aftesiste e Maradones, nuk ka per te fituar ndonjehere boteror me Argjentinen etj etj.  Ku i bazon keto qendrime qe mban?  Mbi cfare kritereresh thua qe Messi s'ka aftesite teknike te Maradones?  Une te citova vetem Maradonen qe ka thene qe kontroll topi si Messi s'kam pare askend ne jeten time te kete, perfshi dhe veten e tij ketu.

Nqs do te me duhej te zgjidhja per te pasur ne skuader Mesin ose Maradonen do zgjidhja Mesin. Jam i mendimit qe 99% e njerezve qe marin vesh nga futbolli do zgjidhnin Mesin para Maradones po te ishin trajnere te nje skuadre. Une para Maradones do kisha zgjedhur edhe Ronaldon1 e Zidanin.

 

Mesi tani per tani eshte futbollisti absolut me i mire ne Bote , gje qe dihet , por i duhet te luaje dhe nja 7 a 8 vjet dhe pastaj mund te mendojme qe ta krahasojme me Maradonen, Mesi eshte Barcelona kurse Maradona ishte Argjentina

Kane ndryshu kohet Brado. Dikur kombetaret kishin prioritet sot bejne ligjin klubet. Futbolli eshte bere spektakolar ne nivel klubi. Dikur futbollistet konkuronin fort per nje vend ne kombetare, sot as nuk e rrujne hic. Nese Messi lufton si qen per Argjentinen por Aguero me shoke mezi lujne sumen ne fushe Argjentina s'ka ku shkon. Ne 86 Maradona ishte yll por kishte edhe 10 gladiatore ne skuader. Nuk ka harmoni kur skuadra ka 5-6 yje qe i rruhet vetem per leke dhe i kane pordhet 7 pash.

nuk e meriton.

po kujt  tja jepnin  sipas kritereve te tua mo Lefto, Saliutsmiley a Salihit, si e ka ai...  ky po e meriton!smiley

tja jepnin kujt te donin por vetem atij jo. nuk e meritonte, sberi asgje pervec golave ndaj ekipeve te dores se trete.

Po pse se njohim ne Mesin  se çfare  m.. m...është . Po kujt t'ja jepnim ?  Atyre te lefKopesë!!! Po ata bëjnë me barrë dhe Saliun , jo më Messin smiley 

 

Me topat e lionel messit meruni...Futbollin kam 5 vjet qe nuk e ndjek. Sepse eshte nje sport i trukuar dhe i komanduar totalisht nga kompanite e basteve ,ku psh skuadra e fundit e kategorise nga 0-3 qe po humb ne pjesen e pare me skuadren e dyte te kategorise ,arrin ta ktheje rezultatin ne 4-3.. Te blesh nje rrote k... 100 milion euro sa 1/4 e buxhetit vjetor te shqiperise, eshte nje gje qe te ben per te vjelle...

megjithate me mir te investosh leket ne nje sport qe ndihmon shendetin

Te krahasosh mbrojtesit e kohes se Maradones me mbrojtesit e kohes se Messit dmth qe kontaktin e pare me futbollin ta kesh pas ne vitin 2005. Mbrojtesit me te mire te historise se futbollit me perjashtim te Beckenbauerit kane lujt te gjithe ne kohen e Maradones, sot nga ata pak mbrojtes te mire qe jane ne qarkullim dy i ka Messi ne ekip, Puyolin dhe Pique-nbauer. Messi eshte sot per sot lojtari me i mire ne treg, ndoshta dhe nje nga me te miret e gjithe koherave, po nuk krahasohet kurre me Maradonen ose qofte dhe me Zidane qe merrnin ekipin per dore dhe e benin kampion bote.

Ja ke kput kot plako,ja ke kput kot.smiley Sot po u vonove me te qintat e sekondes te heqin topin nga kama.Futbolli eshte ba me dy takim;ndalim-pasim,s'ka ma me e menu punen.Messi dhe Injesta jane te vetmit qe guxojne me hy ne triblim.

Urime, Messi! Uroj te te zere gripi qe te mos luash me Milanin. smiley

(shyqyr paske prere dhe floket) smiley

po shyqyr... une ne fillim kujtova se ishte Justin Bieber..smiley

Kollaj ajo pune, me ca fije me dekolorant. smiley

Ashtu si në të gjitha fushat e tjera edhe në futboll po shoh se anëtarët e peshkut pa ujë janë padyshim shkencëtarë, se mar vesh se ç'do Platinia në krye të UEFA-s apo Mourinho tek Real Madrid, fare mirë disa syresh këtu mund t'ua zenë vendit përveç atij që shkruan se Argjentina na qenka superfuqi futbolli..smiley

Plako, futbolli nuk eshte fizike berthamore mer, robt po s'folen as per futboll i bi ta qepin gryken per fare se sipas ktij parimit tat edhe kur te bi muhabeti per seks duhet me prit ca thote cicciolina masnej me pa a ja mshtet menimin a jo

Messi sot per per sot eshte lojtari me i mire, por une do thoja qe gjithe keto vite edhe Ronaldo apo Iniesta apo RVP mund ta merrnin...psh sivjet e mori me sasine e golave qe ka bere, por une do thoja dikur lojtari me i mire nuk ishte golashenuesi me i mire....Platini, Bekja etjer....megjithese kohet, loja teknika etj kane ndryshuar me pak objktivitet duhet thene se Maradona eshte akoma i paarritshem....Mesi perfitn edhe te ben te duash edhe  me shume per thjeshtesine ne loje por edhe si "plesht", nderkohe qe CR7 kurre sdo e fitoje me me ate mendjemadhesi etj etj....

une nuk do paragjykoja ata qe nuk e kane pare Maradonen ne koh tvet....

Sipas mendimit tim keta jane top five lojtaret me te mire te te gjitha koherave:

1. Pele

2. Maradona, Mesi (Nuk mund te vleresoj akoma cili eshte me i miri!)

3. Johan Krujf, Franc Bekenbauer (edhe ketu nuk mund te bej dote diferecen!)

4. Zinedin Zidane, Marko van Basten (njesoj si me siper)

5. Ronaldo (Braziliani)

Ftoj dhe te tjeret te bejne TOP FIVE e tyre!

 

 

maradona

mesi

ronaldo - b

ronaldo - p

crujf

v basten

 

per mua maradona mbetet me i paarritshem.

ate qe ka bere ai lojtar i vetem, deri me sot nuk e bejne dot te tjeret.

sa per messin , messi eshte playstation eshte futbollisti i koheve moderne, sot topi eshte me i lehte , arbitrat jane me te prirur per te dhene faulla, sot shkurtimisht favorizohet futbolli sulmues  sidomos ne chl.  ne te shkuaren e afert mbrojtesit ishin legjendare sot mezi gjen mbrojtes, sepse favorizohet sulmuesi loja kreative, futbolli po shkon drejt argetimit si show dhe me pak si sport , si gare

fjala vjen barcelona - espanjol, 4-0 qe ne minute 29, loje shume e bukur nga barcelone , por pa shije dhe e merzitshme pasi nuk kishte gare

sport do te thote gare dhe kur ska gare por monolog , sado i bukur te merzitet, duke futur elementin ekonomik alla playstation , azia e fusqishme me shikueshmeri te larte te ardhura marramendes nga tv, detyrimisht do te favorizohet argetimi dhe jo gara sportive.

me e bukur ishte napoli - roma sesa barcelona espanjol. aty kishte gare, kompetivitet e lufte sportive edhe pse italiane, ndersa tek ndeshja tjeter ishte nje show i bukur por qe mbaroi pas minutes se 16 kur loja vajti 2-0 ne minute 29 ndeshja vdiq smiley

ne kete kontekst duhet vleresuar dhe messi, eshte nje nga lojtaret me te mire,  por per kete futboll qe shkon drejt show e qe pergatitet nga uefa e platini.

nese me pare kishe luftetare te vertete ne fushe, barezi, maldini, etj etj , apo micel, hierro, apo me pare netzer e bekenbauer me fasho , krujf & co lojtare qe nuk simulonin , sot nuk guxon ta prekesh lojtarin  se merr te verdhe tek faulli i pare, tek i dyti je me te kuqe dhe loja  kthehet ne cirk, pasi qellimi i sportit eshte gara kompetiviteti lufta sportive etj, dhe jo shitja e bluzave te kristiano ronaldos, apo breket e beckham...

 

Nuk mendoj ashtu, per shume arsye. Kur luan Barcelona gara "vdes" shpejt, sepse kjo skuader vetem fiton, konkurentet nuk mund ta arrijne lojen "kompjuterike" te kesaj skuadre. Tika-taka e Barces eshte ne vetvete nje art i paarritshem, nje shkence futbollistike, nje perdorim brilant i topit; lojtaret e saj arrijne te zoterojne topin per minuta te tera, ata te "dehin" me pasime, te trullosin, topa me nje takim, driblime ne zona te ngushta, perfeksione ne pasim, ne limitet e korridoreve (te ngushta), ata futen ne zone per gol me 3-4-5 lojtar pernjeheresh, pastaj shfrytezojne ne menyre te jashtezakonshme asistet, por njekohesisht Messi shfrytezon me aftesite e tij dribluese dhe goditese nga cdo popozicion pothuaj cdo rast qe i jepet, me nje efikasitet te papare. Kjo eshte Barcelona, dhe mendoj se nivel te tille loje nuk e ka arritur asnje skuader ne historine e futbollit boteror! 

Nuk eshte se sot nuk ka mbrojtje; mos harro se sot ka demtime te tilla (thyerje kembesh, krahesh, demtime kaviljesh pothuaj ne cdo kampionat. Madje mire bejne qe denimet i kane ashpersuar, fundja futbolli eshte loj inteligjente dhe krijuese, nuk eshte si futbolli amerikan me top vezak dhe me kaska mbrojtese ne koke, gjoks dhe kembe! Nese Barcelona e sotme dhe Messi do te luante ne kohen e Peles, Krujfit ose Maradones, do kishte nja 15 Championsa!

Kjo eshte diferenca... Maradona ishte nje gjeni ne futboll, por Messi mendoj se do te shkoj shume larg, eshte vetem 25 vjec, ne nje kohe qe kulmin nje futbollist e ka nga mosha 25 deri 28 vjec! Nuk mund te themi se deri ku do arrij Messi, por me siguri qe do e kaloje Maradonen dhe Pelen.

me vjen mire qe te pelqen loja e barcelones. edhe mua me pelqen. Sa per nivelin e kesaj skuadre mund te te them qe ka patur dhe perpara edhe me te mire ekipe se barca e sotme,  Liverpuli psh do ishte ekipi me legjendar, apo Ajax-i Bajerni, Milan, etj .  Barca eshte mbrapa akoma , duhet te rekuporoje ca.... dhe reali eshte i paarritshem si klub.  "The invicibles" shife Arsenalin dhe flasim per loje harmonike, e futboll te bukur qe ska si futbolli anglez. 

po ta kesh vene re meqe je dhe tifoz i barces, ata mbrohen shume mire dhe kjo eshte qe e vecon jo tiki-taka qe thua ti, se ka nja 20 vjet qe barcelona kete stil ka, mban topin, qarkullo majtas, djathtas , vertikalizo kthehe mbrapa , etj. dhe kjo ( qe dine te mbrohen shume mire) i ben edhe me te sigurt ne loje , nese barca ha gol , le ta mbaje topin deri neser, nuk i hyn ne pune njeriu.  por ama kur mbrohen mire si ekip ( messi ben faull kur humb topin psh)   dhe kane talente te tille si messi, xavi, iniesta, fabregas, david villa, dani alves, busquets eshte e veshtire per ekipin kundershtar. pra ata sulmojne dhe mbrohen shume mire. 

po ska rendesi kjo se tema ishte tek messi,  kjo vlen per ate qe sot luhet ky lloj futbolli qe tenton drejt marketingut  (  TENTON )   pasi, elementet e lojes cojne drejt sulmit, kirjimit te situatweve etj etj, me qellim shitjen dhe maksimizimin e fitimit. Mesi eshte playstation ne kete kontekst.

Futbolli eshte loje, gare sportive , ka si aspekte te tije elemente luftarake si dyluftimin, nderhyrjen e ashper sikurse edhe perpunimin e topit etj etj  loja me burrerore mund te jete rugby, pasi ata nuk vejne as kaska e as mbrojtese por perplasen trup me trup. ndersa futbolli i barcelones  ( edhe ai i kristiano ronaldos , ) eshte "mos me prek".  sic duket sot, perpunimi i topit eshte element marketues me i mire se elementet e tjeret. por futbolli eshte futboll, ka edhe faull ka edhe perplasje, edhe dyluftim, lufte, ne ajer ,  ka edhe teknike taktike, driblim , pra eshte nje kompleksitet .

dhe personi qe ne kompleksitet i kishte te gjitha keto ka qene maradona, messi eshte ende capacul para maradones, dhe parashikimi im eshte qe ai do te mbetet i tille pasi te tille e kerkon media, marketingu etj.  

Maradona ishte lider pervecse gjeni. Messi nuk eshte lider, lider tek barca eshte xavi. 

 

U bo qy! Shko mer plesht, kur te fitosh Boterorin hec se flasim prape.  C'na ka bere Barca, c'na ka bere!

Cdo tju beje thuaj pa ato qe iken iken .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).