Rreth 40% e mësuesve të rinj kanë rezultuar mbetës në Provimin e Shteti. Të dhënat vijnë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Pavarësisht numrit të arsimtarëve që nuk kanë marrë dot as pikët më minimale, kalueshmëria konsiderohet e mirë.

Sipas kreut të AKP-së, Alfons Harizaj, dega e Mësuesisë nuk qëndron në listën e degëve elitare. “Kalueshmëria është diku te 60 për qind, çka do të thotë se këta mësues kanë fituar të drejtën për të ushtruar profesionin”, tha Harizaj. Sipas tij, grupi i kandidatëve për mësues në profilin Gjuhë-Letërsi ka qenë më i madhi në numër, dhe ata kanë arritur dhe kalueshmërinë më të lartë. “Ne e konsiderojmë arritje të mirë në konceptin e vlerësimit dhe të arritjeve në raport me të gjitha profesionet”, tha Harizaj.

Sipas tij, në profilin e Gjuhë-Letërsisë kandidatët kanë arritur të marrin më shumë pikë dhe ta kalojnë më me lehtësi testin, çka dëshmon, sipas Harizajt, se në të ardhmen do të kemi më shumë mësues Gjuhë-Letërsie. Provimi i Shtetit do të nisë sërish në janar të vitit 2013. Stomatologjia dhe mjekësia e përgjithshme do të presin kandidatët në fillim të vitit, ndërsa në prill do të kenë sesionin e dytë. Provimi i Shtetit është kusht ligjor për të të sapodiplomuarit të të paktën 15 profesioneve. Vetëm pasi të marrin rezultate kaluese në këtë provim, do të mund ta ushtrojnë profesionin. Kandidatët kanë të drejtë ta japin provimin deri në pesë herë. Ky provim është konsideruar nga krerët e arsimit si një filtër për të rritur cilësinë në tregun e punës. Vlerësimi bëhet me pikë dhe rezultatet shpallen menjëherë pas dhënies së provimit në mënyrë elektronike.

Infermierët, më të dobëtit

Të vetmit që kanë dalë më dobët në Provimin e Shtetit janë infermierët. Më shumë se gjysma e tyre nuk kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar testin në sesionin e parë. Ata i janë nënshtruar për herë të dytë provimit, por sërish numri i mbetësve ka qenë shumë i lartë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kandidatët nga universitetet private kanë pasur nivel më të ulë, në krahasim me ata të publikut.

5 Komente

Na lini rehat me keto ceshtje pa rendesi, jemi te zene me (s)kicin e monumentit.

do rrosh me shume se une

59 komente deri tani (edhe disa te miat, fatkeqsisht) te tema a vodhi apo jo familja Barjaba.

 Ja ku shfaqet  edhe ketu  rezultati i  njohurive, i dijeve te marra.

   70 perqind e te pyeturve u pergjigjen se; Ismail Qemali  ishte kushuri me ...Qemal Stafen! 

40% s'kan pasur lek te paguajn tarifen e duhur tek profesori

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).