- Kam parë zonja dhe zonjusha të pispillosura që të ulura në një tavolinë restoranti nuk dallojnë dot një gotë për verë nga një gotë për ujë, një thikë për tortë nga një thikë për të prerë copën e mishit që kanë në pjatë, që nuk dallojnë një pjatë për sallatë, për supë dhe për biftek nga njera tjetra. Dhe kamarierit i thërrasin : O çuni! Me një fjalë tmerr! Të shkon buka shtrembër a të ngec kafshata në fyt me këta njerëz.

- Kam parë zonja dhe zonjusha që duke qenë në një drekë miqësore me dikë, shohin rreth e rrotull nëpër tavolina të tjera.

- Kam parë burra budallenj (BB) që në restorante zonjën apo zonjushën e tavolinës e vendosin gjithmonë me fytyrë nga muri.                                Alfabet domethënës, nuk ke nevojë asgjë tjetër të dish.

- Njoh zonja, palé zotërinj, që pa pikë turpi në tavolinë me të tjerët, duke ngrënë, iu përgjigjen thirrjeve telefonike.

-  Kam parë zotërinj që të japin dorën pasi kanë dalê nga tualeti.

-  Kam parë zonja dhe zonjusha që kur ulen në restorant, vendosin portofolin, çantën apo dosjet e tyre mbi napën e bardhë të tavolinës.

- Jam i bindur se karakteri i njeriut zbulohet krejt nga mënyra sesi dikush e nxjerr cigaren që dëshiron të ndezë nga paqeta e tij.

- Kur ha supë me lugë, luga nuk duhet të trokasë mbi pjatë, as kur pret biftekun me thikë, thika nuk duhet të sharrojë pjatën duke i cingërris veshët gjithë rrobëve të shtëpisë, apo klientëve në restorant.  Darkat dhe drekat tona iu ngjajnë orkestrave me instrumente pop, pjata, lugë, gota, zhurmë e tmerrshme.

- Kam parë zonja dhe zonjusha që vozisin me makina lluksoze, dhe që pinë verë në një restorant duke e hedhur lëngun e kuq në një gojë ende të mbushur me ushqim.  Mooooos

- Kam parë politikanë dhe artiste që në restorant flasin me gojën e mbushur me mish, oriz, ose me rizotto.

ps

Unë  përmend zakonisht veçse një të njëqindën e gabimeve që konstatoj gjatë ditës duke përfshirë edhe të miat.

Të tjerat bëj sikur nuk i vë re, qesh, i kaloj me shaka, lavdëroj kot, vendos duart në kokë sapo jam vetëm, ose i mbys me dëshpërim dhe sidomos me falje ... smiley

107 Komente

alidemso, mos gje kamarier ti?!

nuk kane faj, leku nuk te jep ate qe duhet ta kete dhene familja.

Na ngjethe mishte, alidemso. smiley

nuk e di alidemso, po mua me e renda fare mu duk qe nje takem njerezish atje, vazhdojne  te peshtyjne, bile shume natyrshem, ne rruge a trotuar, diten me diell  pa u bezdisur fare nga prania e te tjereve..smiley

Ajo me goten e veres dhe gojen plot ishte skene horrori!!!

po nuk shkon dot robi per qejf ne restorant e te zhgerryj duart e turinjte me te ngrena se te shohin mor daj ne drite syrit ca vezhgues te bajatosur nga veprimet e tyre te perditshme te kontrolluara e te kursyera ne veshtrimin imagjinar te grixhes ... e te duket mor plak se pernjemend do te vine e te ulen ne preher e te masin gojen e vizitojne dhemballet duke te peshperitur nderhyrshem por sjellshem se piruni i sallates nuk eshte ai embelsires apo gota e ujit jo ajo e veres ... e ti i sheh njeher nga larte, e serish nga poshte-larte ... e me qetesine budiste lehtasi i fishkellen: po ik ore loqe!

Jo karakteri ,edukata zbulohet nga keto veprime....Jane te ose te paedukuar.Bon ton ne tavoline eshte vendi ku zbulohen me kollaj pseudot e te gjithe  llojeve......

Keto verejtjet e Alidemsit, mendoj se duhen marre ne konsiderate smiley per te korrigjuar veten. 

alidems alidems...

Ti thu qe thika e vendosur djathtas, nga piruni i madh majtas duhet te jete as me shume e as me pak se 16 pont, qe djathtas thikes/ave duhet te jete luga e supes e akoma me djathtas paralelisht luga e kafes/embelsires. Nderkohe, qe majtas pirurit te madh eshte ai i sallates, e akoma me majtas ai i embelsirave. Tej kesaj pjata e bukes, nderkohe qe gotat e veres, shampanjes e ujit rrine si kurora e pishes flamur mbi thiken e mishit. perpara teje rri pjata e sallates/sherbimit, me qendren rreshtuar me hunden tende, paralelisht me akset imagjinare te thikave e pironjve. Mbi te ka hapur krahet piceta e palosur stil articok.

Te drejke ke qe thu kete, po cer ti boj une qe mishin e qengjit di/dua ta ha vetem me duar; kocen e levrekun ta zberthej gjer ne hale te fundit e pastaj ti laj duret me leng limoni?

Po mos te rrije duke kqyr robt restoranteve, mbase nuk do ti kishe vene re gjith keto mangesi. Na lini te shijojme borgjezine tone imagjinare sipas qefit e takatit. smiley 

Na lini o vlla te jetojme, tha ai qe duket si i palare te ai televizioni qe paska probleme financiare ket vit. 

bomo (bama tirons) un nuk vuj nga keto komplekse, mishin e qingjit me dur e ekzekutoj ene noi peshk kom qejf me i qit halat nga goja, sme ha rrocka se nonjonit i duket vetja aristokrat e na bo si picke franceze tu honger ter tangerllik, me nji fjal, ate qe dua ta shijoj e shijoj ashtu si me do qejfi mu , nuk du te marr 10 por me mjafto qe te me shkoj posht per qejf tim, pra nuk e boj se nuk di, por e boj se ashtu mdo qejfi

taniiiii kur ka raste zyrtare  sillem si e do rasti, fjala vjen kur shoh futboll ne stadium shaj me rob par  e mrap , ket se bojm dot kur jemi ne shpi apo ne zyre smiley

per mu vlen e kunderta e kesaj qe thot alidemsi,  me vjen te tall lesht kur shoh copat e injoranteve qe dun me bo sikur jan aristokrat mbajne gishtin lart dhe hiqen si high class, dhe nga ana tjeter mbllaciten si me qen por qen rrugesh, dhe skan minimumin e qytetarise, kjo eshte me e shpifur.

qe ti bi shkurt ha o vlla si te te doje qejfi, me dur me kom me byth po munde haha, puna jote mos e rruj se ca shohin aristokratet e leshit te l'albanie

 

Alidems,mua me shume me bejne pershtypje ato lloj femrash(se femrat bejne naze te tilla kryesisht)qe e porosisin me vetdije dicka dhe kur them vetdije ,kam parasysh sasine e ushqimit,cilisine dhe me pas fillojne e bejne interesanten:jo,une kete une e ha dot te tere!"Qyqja, cfare u bera une!! Po mire,-i them,pse nuk porosite dicka tjeter  ,dicka me te lehte ose gjysem racioni? (me vete them,apo do i cosh burrit dicka ne shtepi qe te lejoje here tjeter perseri?;P )

Nje rast tjeter.Erdhen dy zonjusha per te ngrene pice.Porositen nga nje pice secila dhe pasi ben nja nje ore muhabet e hengren perkatesisht secila :njera nje pjese pice,tjetra dy pjese,u cuan dhe iken.O Zot,pse nuk porosisin nje pice ty dyja por shperdorojne leket ne kete menyre?Kaq shume vleka dukja ketu ne Shqiperine e varfer?!

Qetesohu Venus. Nuk ka rendesi se cfare bejne femrat e tjera, dhe nuk ka pse te bjeni ne kaq mendime te thella te tipit "do ja coji burrit ushqimin qe ta lejoj perseri." Sa pica marrin per te ngrene apo sa ushqim ekstra blejne nuk te ndryshon ti as lumturine e as mireqenien. Mos u beni kaq llafazan per njerez te tjere se nuk ju bene mire...

Venus sa e vëmenshme je mi shejtan. Po ato që porosisin redbull dhe e lejnë përgjysëm sa inat i kam ? smiley

Demso, ke pare dhe do shohesh gjithmone te tille. Edhe ne Paris vetem nje pjese e vogel eshte tamam parisiane.

Te pershendes me kete: 1:56 ANNA OXA - DONNA CON TE , qe te te qetesohen nervat.

Eshte e jona, sa edhe nuk eshte. Njerezit i kemi por nuk dime t'i kultivojme.

ej, po sa i ngjaka Adriana Cekos, kjo goca...?????

Dhe? Interesante sec lexon. Nga ana jone e oqeanit, rralle gjen njerez me kaq komplekse e gjykime per te tjeret ne restorant. Dalja per te ngrene eshte e para per qejf, per veten tende, jo per te shitur p*rdhe me pirune e me gota me vere, ose per te gjykuar te tjeret....

Muhameto, bezdi e kam por do te pergjigjem sepse kete mentalitetin tend e shikoj tek shume shqiptare. Ore, asnjeri nuk vjen ketej te te thote ty, keshtu dhe ashtu. S'ta var njeri fare por ne heshtje dhe keta te vene noten. Tani ti si shqiptar i mire do me thuash se nuk te prishet gjiza per noten e ketyre. ok, e leme keshtu, por qe gjerat jane kudo njelloj dhe ai qe s'di te sillet eshte i gjykuar nen ze ose ne heshtje ...

Ne fakt Alba, une kam jetuar qe ne moshe te re ne Amerike. Gjithashtu, mbase do thuashe qe prinderit me ka treguar edukat te gabuar, por ne fakt prinderit e mi jane me afer ideve te tuaja sesa ato te miat.

Iu pergjigja me poshte Mirit ama pse mendoj pse shume shqiptar ne pergjithesi interesohen me shume per menyren sesi hane te tjeret. Mua me duket mentaliteti i shkrimtarit me shume si mentalitet "shqiptar" sesa ai imi. Ky besim me eshte rritur dhe nga fakti qe kam takuar shume shqiptar ne amerike, me pune goxha te keqija, por gjithnje te veshur me kullaro dhe me makina super-luksoze. Shpesh nuk kursejne ofendimet per grupat e tjera shoqerore (si dhe ne shqiperi ku fjalet katundare, fshatar apo malok nuk kursehen). Pasiguria ne lidhje me statusin e tyre ne shoqeri, besoj, se i bene te bejne investime te tilla, ne vend per shembull te harxhojne para neper shkolla. Kjo gjithashtu i bene dhe ata ne shqiperi te mirren me gjera te tipit, shiko si e ndez ai cigaren, shiko si e pi ai veren, apo shiko sa te madhe e ka tjetra picen.

Ky besim me eshte rritur dhe nga fakti qe kam takuar shume shqiptar ne amerike, me pune goxha te keqija,

çfarë nënkupton me punë: goxha të këqija i dashur mohamedali ?

Terhiqem se nuk me pelqejn muhabete te tilla. Gjithnje jam i besimit qe njeriu tjeter duhet te lihet rehat ne rast se nuk te ngancmon/bezdis, dhe prandaj me acaruan nevrat keto vezhgimet nga larg, te tipit atij i mungon edukata.

Ne rast se je kureshtar per cfare flisja tamam, njerez qe thone qe nuk jane akoma te "sistemuar" por perseri harxhojn shume para per gjera statusi, pra makina te shtrenjta etc. Vetekuptohet, nuk eshte detyra ime te di sa te sistemuar jane nga nje ane, por nga ana tjeter ankohen per gjera te tilla. "Sistemim" per shumicen e emigranteve qe nuk jane shkolluar ne amerike do te thote nje pune diku ne klasen e mesme. Nejse, ky muhabeti eshte plot me stereotipe, dhe ne pergjithesi pendohem qe shkruajta aq sa shkruajta tek kjo tema.

O Admin dezhurn, te lutmi shume korigjo autorin mer daj, se nuk jom kaq i fisshem una qe te shkruj keto gjona..... Se dikush ketu me boni dhe kamarier.......loooool

O muhamet i aliut..... natyrisht qe qefe qefe kjo dynjo...por seç ka ca gjona qe kur i shef te vjen per te vjelle....se ndodhin tamom si tek portokallia me ate katunaren ....aristekrrate..... 

po sqarohu pra, se kujtova mos ka ndodh naj gjo andej nga ndermarrja. smiley

ps. nga ana tjeter, shum mire qe kujtun se e ke shkrujt ti - gjith ata qe hahesh per politik, qen gati me thon qe e hongmja alahupce osht i virtut i nolt yni (ene patriotik, po deshe ).

 

hahaha i madh alidems. smiley

Une mbaj mend nje skene, restorant, njera e lyer e rregulluar. Me nje kaskete bask te kuqe ne koke, as e hoqi nga koka gjithe darken, ncuk fare.

Peceta kur je duke ngrënë duhet shpalosur dhe jo harruar ashtu e ngrirë. 
Mbi të gjitha, në fund nuk duhet ripalosur. 
Përndryshe mos të vijë keq kur ai tjetri mendon me vete :

"katunari, palosi pecetën mbas buke!"

Jo brrylat mbeshtetur ne tavoline.Thikat djathtas ,pirunjt majtast ose horzontalisht para pjates.Varet se sa formale eshte darka o dreka.Thikat,pirunete gjithçka tjeter perdoren duke punuar vetem me puls ,jo me shpatulla.Kur pret biftekun p.sh .duar duhet te duken sikur po luan ne piano- smileyKavalieri duhet t'i hape karriken zonjes,zonjane vendin me te siguruar ,qoshe ose me shpatulla nga mri

Kavalieri duhet t'i hapë karriken zonjës, zonja në vëndin më të siguruar ,qoshe ose me shpatulla nga muri

Pak  a shume......smiley

bij çobanësh kemi qënë,

jh4wnë  qrenkzeaë

kshu rrzum murin

rrima lë goxha për të dëshiruar por varja

as kjo nuk quhet është jasht -ne flasim për mrena restorantit.

është brënda

veç po e pat nji metër ? Shumë nalt e ka hyp restorantin për të qenë mrena 

nuk quhet, shqiptar dhe ky.

"Jam i bindur se karakteri i njeriut zbulohet krejt nga mënyra sesi dikush e nxjerr cigaren që dëshiron të ndezë nga paqeta e tij."

Kjo eshte e seres se artikujve: Gra dhe vajza, vezhgoni me kujdes menyren sesi e shtrydh partneri juaj tubetin e kolinozit dhe do te mesoni shume per te. 

Fin çfar psh.jo për gjë po tja tregoj të dashmes sime (me gjasme)

Shkolla nuk ti jep te gjitha,

Paraja nuk ti jep te gjitha,

Eshte edukata familjare ajo qe hedh bazat e kultures se pergjitheshme dhe vete njeriu i zgjeron dijet dhe kulturen per ta cuar me tej.

Ka ne Shqiperi gomare me kollare sa te duash duke filluar nga parlaluja e deri tek ai lypesi qe mund te jete me i ditur dhe i kulturuar se deputeti i parlaluse.....

 

Duhen dekada te behen njerezit "njerez" sidomos ne Shqiperi.....

kultura e edukata jane dy gjera te ndryshme qe shpesh edhe mund te mos jene bashke.Kam pare njerez te kulturuar e te paedukate e njerez te pashkolle me nje edukate te shkelqyer.Edukata merrte ne familje...Kultura eshte nje tjeter gja

Cfare kupton me kulture dhe cfare kupton me edukate te lutem shpjego sipas menyres tende???

Kulturajane njohuri te caktuara psh ka je kulture humanistike,ka nje kulture te gjere shkencore,ka nje kulture te gjere juridike.Ka nje kulturete pergjithshme solideetj...edukata eshte vlere.jane koncepte te gjera...

FLM per shpjegimin!

Kultura dhe edukata kane nje lidhje shume te ngushte ndermjet tyre.

Nga kultura qe njeriu ka dhe mbart nderton edhe edukaten e tij.

Nje njeri i kulturuar nuk mund te jete i pa edukate, ky njeri i di normat elementare te edukates sepse ja ka mesuar familja, shkolla shoqeria qe kane apo mbartin nje kulture te atille qytetare qe shkrihet me ate kulture te pergjithshme qe ka zona, krahina, shoqeria shteti apo nje grup njerezish qe bashkejetojne apo kane marrdhenie te perditeshme te gjithanshme.

Eshte si ajo pyetja kush lindi me pare pula apo veza......

Nuk mund ti ndash sepse jane dy prese te nje trupi.

nuk eshte e thene ,madje eshte me e shpeshte nga sa mendohet...Njoh njerez vertet me kulture solide e te pamundur si persona nga mungesa e edukates....ah edhe e kunderta ...Ka njerez me pak njohuri ,te padale po me nje edukate te mrekullueshme,njerez qe ke pase lezet ti shohesh ne çdo ambient,muhabet ,tavoline.Njerz me edukate e qytetari me te cilet nuk te merziteshe te rrije gjithe jeten....

Me duket se po flasim per dy gjera te ndryshme.

Kultura profesionale eshte nje gje tjeter dhe nuk mund te perfshihet me edukaten personale.

Kultura e pergjithshme eshte ajo qe ka lidhje te ngushte me edukaten e njeriut.

Nejse, cod njeri ka pikeveshtrimin e tij ne keto dy gjera.

tashti u beme kurioz per autorin! smiley

alidems mo... emri t'i thot te gjitha:

kush e bon haremin... smiley

 

Mqrf, kam vene re ne shume filma amerikane qe flasin me gojen plot aktoret edhe kur ngrenia e ushqimit s'eshte pjese domethenese e filmit. Madje sikur kane qejf ta fusin vend e pa vend. S'eshte turp ne amerike te flasesh me gojen plot? Kur i kam krahasuar me filmat Italiane, psh, ka qene shume ndryshe. Italianet shpesh kane dhe pjatat dhe filxhanat bosh, sa per te thene, e s'flasin me gojen plot pa qene pjese domethenese e filmit.

Ne Shqiperi statusi ne shoqeri krijon me shume pasiguri se ne Amerike. Kjo nuk eshte dicka ne esence, por mbase rezultati i ndryshimeve te shpejta qe kan ndodhur ne ate vend. Per shembull, ne Shqiperi degjon diskutime/fjale te tipit: eshte Tiranas apo i ardhur, Tiranas and nga Bathorja, mos qytetar apo fshatar, apo si dhe fjalen malok.

Ne Amerike, te vish nga fshatrat e humbura te Georgias apo Florides ne New York, nuk te bene njeri diskutime te tipit, po ti nuk je New Yorker i vertet.

Kjo pasiguri shikohet dhe ne pjese te tjera te shqiperise. Per shembull, ne Shqiperi njerezit jane me gati te paragjykojne te tjeret per gjera te tipit "si e nxjerre cigaren," apo mos vure gje portofolin ne tavoline. Ne Amerike, mbase nga qe ka dhe me shume meritokraci, statusi shoqeror nuk tregohet nga kullaroja, apo nxirrja e cigares (cigarja ketu konsiderohet ne pergjithese low class) por me shume nga statusi ne karierre ose shkollimi.

Prandaj, per shembull supervizori im tek puna ime e vjeter, arrinte ne pune i veshur si llozhdur. Kishte PhD ne Stanford dhe qe njeri i madhe ne fushen e tij, statusin e kishte te garantuar, nuk i duhej as kullaroja e as kostumi. Ne Shqiperi nga ana tjeter statusin duhet ta tregosh me shume, prandaj BMW, Mercedesi, apo muhabeti i tipit shiko sa te madhe e mori ajo fshatarja picen.

Vetekuptohet, ketu flas ne pergjithesi dhe per gjera qe nuk jam ekspert. Si shqiperia apo amerika jane vende te medhaja per te bere stereotipe, por kjo ne pergjithesi mbase tregon pakez pse Amerikanet duken si llozhdura per shume shqiptar, dhe meqenese nje shqiptar mesatar nuk eshte aq i sofistikuar, i edukuar, mendje-hapur, ose i perparuar sa nje amerikan mesatar.

Shiko keto nuk jane kaq siperfaqesore se i e mban cigaren apo goten.Edukata qytetare(jo thjesht lindur ne qytet )eshte shume e thelle .Niset nga respekti ,nga fjala ,nag higjena ,menyra e te degjuarit ,aktiv ,apsiv ,vemendja,fjala me vend....edukate eshte respekt per veten...respekt per te tjeret...Une kafen nuk mund t'a pi duke bere rujna zot zhurme jo aq pse bej figuren e te paedukatit ,por se tjetrit afer meje mund ti jap shqetesim.Edukate eshte me dite vendin tend ,radhen tende....edukata as nuk merret e as nuk jepet per nje dite....Sjelljet e perdemekshme,ridicole,qesharake jane pikerisjt sepse duan te behen te edukuar ne nje dite.Menyra e te sjellurit eshte bileta e pare e vizites....mund te thuash sa te duash mu prish gjiza...tjetri te ka inquadruar sa te vlen lekura e kush je...sa hap gojen...

Tungjatjeta, bashkon gjera qe nuk kane lidhje me njera tjetren.

Eshte tjeter gje higjena, respekti, te mos bezdisesh te tjeret, e eshte tjeter gje etiketa, e eshte tjeter gje keto qe flet shkrimtari. Ne rast se ti e vlereson njeriun thjesht nga sesi ha ne nje restorant ordiner, atehere do te rekomandoja te fokusoheshi me shume ne gjera te tjera.

 

Kam parë zotërinj që të japin dorën pasi kanë dalê nga tualeti.

Ku eshte e keqja ketu. Nje person i lane duart kur vete ne banje, dhe ne rast se nuk i ka lare, nuk bene ndryshim te madhe ne rast se jep doren sapo ke dale nga tualeti, apo tre ore me vone.

po i dashur muhametali, ne emigrantëve nuk na hyn në sy statusi. jemi tabani i shoqërive ku jetojmë

 Jam i bindur se karakteri i njeriut zbulohet krejt nga mënyra sesi dikush e nxjerr cigaren që dëshiron të ndezë nga paqeta e tij

Une e qis nga paketa, e hedh ne ajer si ato cinglat e xhonglereve dhe me nje levizje 45 grade, e ve ne buze. Si mendon alidems, ca tipi jam smiley

 e paska exploziv stilin e pirjes se cigares smiley

gringo lum vlore hahaha

Zane, pi cigare ti? smiley

jo ,nuk kam pi asnjeherper ves...ralle shume rralle e kam provuar smiley

mekat. nje cigare pas nje te ngreni te mire, eshte nje nga lezet e jetes .smiley

ca ka thon i katnar prej Puke?

nji cigare pas buke ? smiley

Spiritus -xhongler pordhac .smiley

hhahhahah sa modhe kjo me ket xhonglimin,

 

Kam arritur në konkluzionin që 'Tan Fuga na urren për vdekje. E që ka shkalluar, të paktën që nga 1988.

Pse?

çer budalliqesh o zot

gjithesesi, nje version funny eshte 'aristokratja' e portokallise smiley

te pakten me ate qeshet smiley

Kemi edhe ate tjetren, zojen e madhe qe ndjek kyltyren ne Tirane dhe kur del nga teatri duke folur ne telefon me te njohurit, per tu lavderuar, thote qe sapo isha ne estrade.

kom pa dhe kamarier ne ven te mire ..te mos dije me hap shishen e veres..hahha

Dhe kamarierit i thërrasin : O çuni! Me një fjalë tmerr! Të shkon buka shtrembër a të ngec kafshata në fyt me këta njerëz. smiley

..aldemso dikush para disa kohe ketu ka prure mbresat dhe foto  nga nje dreke ne nje restorant masivisht i frenkutuar me menu "kernacka dhe bire veni".Ene restoranti qe "ankohesh" ti nuk ka si te jete ndryshe...respekti dhe edukata ne lokal imponohet nga ambjenti.Profesionalizmi,cmimi dhe fama jane fktoret kryesore  qe kushtezojne klientelen e lokalit dhe minimizojne pranine e ronxhoboxhove.

Qe autori ka punu kamarier e eshte bo pronar restoranti sot eshte variant i besueshem, por kjo ska te beje me mesazhin.

Mban nje arome superioriteti ofendues ky kendveshtrim, perbuzes ndaj  atyre qe  mbajne biznesin e ushqimit financiarisht operativ. Ndoshta duhet te theksohet me shume mosperpurthja e sjelljes se klientit me shpresat qe restoratori ka ndaj klientit te tij ideal. A eshte mungese edukate te vesh berrylat ne pub? Po kur nje gote kristali Barolo e rrok me gishta pa delikatese? Po ne Nje trattoria ku silverware eshte i kufizuar apo ne Nje diner kur te  sillemi gjithe sqime, cdo mendojne per ne aristoktatet? Ka restorante ku kravata e xhaketa Jane te domosdoshme ose ku rezervimet duhet te behen 1 vit perpara, te cilat te edukojne si te hash edhe kur se ke. Personalisht kam qejf rralle te ulem me xhinse te grisura, i parruar,diku ku hahet mire e te harroje streset e dites pa me njohur njeri qe te me kujtoje edukaten familjare. Por duke u tallur me sqimen e atyre qe kur shkojne ne restorant pergatitemi Nje jave perpara per te treguar kulturen e rralle.

Perpara se te perbuzim si hane e pine te tjeret ndoshta duhet te kuptojme qe keta njereZ nuk kane gjendur lokalin e pronaret qe i respektojne. Apo mos valle kenaqesia per te perbuzur komshiun tek Tavolina perballe eshte me tunduese se recetat e shefit?

Edukata nuk eshte vetem per vende eskluzive.Tesufllaqet lepij gishta e te nje resorant tjeter jo.Nese te kane edukuar qe te lepish gishtat nuk ben eshte te jesh i paedukate nuk e ben ne asnje vend...Kjo pergatitje paraprake se si duhet sjelle tregon pikerisht se sa i paedukate je (ai ,ajo)E madje je edhe i ndergjegjshem...e mandej prej ketu dalin skena qesharake...Edukata kur e ke ,nje menyre te sjelluri e ngulitur qe i vogel nuk te peshon...

E permenda edhe me siper se shkrimi eshte terheqes, zbavites por me nje arome superioriteti. Une sufllaqe nuk ha por smund te paragjykoj ata qe hane. Me lepirjen e gishtave kam probleme por smund te paragjykoj kultura ku lokalet hane me duar. Edukata kushtezohet nga kushte jashte nesh shpeshhere. Per mua mungese edukate eshte edhe ti rrish tjetrit tu e kqyr si perplas buzet a lugen dhe me pas te tipizosh Nje grup te caktuar etnik, ose te mbivleresosh familjen tende qe te ka edukuar te mos lepish gishtat por jo te mos paragjykosh sjelljen ndryshe. 

   I shkreti njeri, qe ja kushton  pjese te jetes e tij, menyres se...prerjes se mishit te pulkes se pjekur,me thiken specifike qe e mundeson prerjen...  ne  feta feta,o  sipas rregullave  te artit !Mirepo te  themi de, a nuku duhet t`i qajme me shume hallin atij, qe  me zi e ka mesuar kete lloj "arti", per t`i dhene kenaqesine vehtes, se sa atij  qe eshte "i detyruar" ta mesoje ate..de?

Kur ha supë me lugë, luga nuk duhet të trokasë mbi pjatë, as kur pret biftekun me thikë, thika nuk duhet të sharrojë pjatën duke i cingërris veshët gjithë rrobëve të shtëpisë, apo klientëve në restorant.
Darkat dhe drekat tona iu ngjajnë orkestrave me instrumente pop, pjata, lugë, gota, zhurmë e tmerrshme.

Në restorant nuk shkohet për të ngrënë, por për të dhënë shfaqje edukate dhe modele sjellje.Të uriturit nuk shkojnë në restorant, por hanë suffllaqe në këmbë për shtatë palë qejfe.

Nuk iu jepet dora, njerëzve që i gjen ulur në tavolinë duke ngrënë bukë, ndonëse je i ftuar në atë tavolinë shtëpie, por ke ardhur me vonesë. 
Një përshendetje nga larg të gjithëve mjafton.

Kam par me keq : .Pasi kan ngren mire si derra/dosa kapin nje kunj e nxjerrin copzat e mishit nga dhembet e tyre elegant  ...pastaj sa dalin ne trotuar i fusin nje te beshtyr,nefakt me shum me ben pershtypja lumturia e ketyre personave sesa mungesa e edulates/elegances  qe ata kan 

Shkrim i mire, megjithese shumekujt mund tí duket se autori ka "pordhe" (kuptohet ky gjykim varet dhe nese po flasim per restorant, gjelltore, piceri... apo fast-food - ndryshime qe ndikojne ne klientele por edhe ne rregullat e imponuara te ngrenies). Per mua nuk kane shume rendesi se si hane te tjeret ne restorant deri ne momentin qe nuk me bezdisin apo shpifin (te themi) ate qe ha.

Pjesa qe me bezdis me teper (jo vetem ne restorant) ne AL eshte pjesa e venies se femrave me fytyre nga muri dhe shikimit te "te fortit" tek tavolinat e tjera, trokitja e luges/pirunit si dhe vendosja e 7 celulareve (dhe marrja me celularin gjithe kohen) dhe 2 cantave (edhe burrat mbajne canta ne Shqiperi) ne tavoline. Ah po, dhe kjo pjesa e kunjezave te dhembeve qe permend Altini eshte pjese shume e shpifur (nuk e kuptoj se pse duhet nese i pret copat normale dhe nuk e shqyen mishin me dhembe si dhe aplikon nje higjene orale te mire pas ngrenies).

Pertej kesaj, kesaj here qe isha ne TR vura re se e peshtyra mbi trotuar kishte arritur nivele te frikshme (bashke me katunarizimin e TR ne pergjithesi). nejse mo...

E shkruar mirë  por i shkreti ti do vdiske para kohe nga marazi! Sipas vendit bëhet kuvendi. Po t'më shihke mua që pulën e "shqyej" me dorë s'do flike gjumë gjithë natën.

PS ; Enka,(ose ndonjë gastronom tjetër)mund të më thuash ku ndryshon , oriz  (pilaf) me rizoto.Flm!

 

mos deshe me pyt se ku ndryshon pilafi nga kabunia...????smiley

Takohen, burrat puthen dhe grave ju jepet dora, dhe me vone vendosin celularet mbi tavoline.

Në restorant nuk shkohet për të ngrënë, por për të dhënë shfaqje edukate dhe modele sjellje.

Të uriturit nuk shkojnë në restorant, por hanë suffllaqe në këmbë për shtatë palë qejfe.

pilafi nga rizoto alidems.

Autori ka harru pa shtu rastin e - numerimit te kafshitave - eshte tmerr, 

e akoma me tmerr,  kur ti je mundu me zgjedh nje restorant chic (qe ka jo pak ne tianen tone te dashun) me idene qe do evitosh kategorine qe une i perkufizoj- ha se keshtu me pelqen - te cilet mbasi marrin pozicionin - gjys shtrire, gjys shtrember ne karrige (tregues i vetkenaqsise se ngopjes dhe shifni ku dhe kush jam une) u bejne zbor syve pavarsisht se ne krah mund te kene ndonje bukuroshe "jashte standartit" apo gru "te majme"

Sinqerisht ne keto raste -pozicioni me pamje nga muri eshte ideal smiley

Takohen, burrat puthen dhe grave ju jepet dora, dhe me vone vendosin celularet mbi tavoline.

e pra dhe gratë puthin gratë dhe u japin dorën burrave - kshu e kemi zakon tê paktën nuk puthemi në buzë.

http://www.lindsayfincher.com/gallery/d/...

Celularët(2-3) dhe çelsat e makinës i ke harruarsmiley

Te uriturit nuk shkojne ne restorant...! Ore na habitet fare me kete manualin e ri.po per cfare shkojne, per tangerllik? Une kam pershtypjen se disa nga rregullat e sjelljes i imponon rangu lokalit.Po shkove ke Tymi do tymosesh, do rrekellesh krikot e birres e do besh muhabet me ze te larte. Kur lokali nuk ka piktura per te qene ne mur qe mund ti soditesh, normal qe do hedhesh veshtrimin rrotull ne ndonje fytyre interesante.Ky quhet shikim estetikisht korrekt smiley

Eh e ka thene i madhi Bob Dylan:

"Nuk jetohet dot ne qytetet me me pak se 5 milion banore. Atje te mbysin thashethemet."

shumë dëshpëruese kjo.Ne s'pakemi shans mos mbytemi.

.....hahahahaha, i modh paska qen..........smiley

smiley

Cudi qe s'ka ardhur Spiritus & Co tju bejne llafe qe harxhoni komentet me tema te tilla nderkohe qe komb ka shume probleme dhe keto s'jane gje hic, bile shumica e drekave dhe darkave jane me pak se 238 dollare. smiley

Kam parë zotërinj që të japin dorën pasi kanë dalê nga tualeti.

Ngaqe ky per vete s'i lan duart kur shkon ne tualet, kujton qe asnjeri s'i lan? Apo ka frike se dora ka mikropjeseza pordhe?

ndonje cudi mos te duket ty,se shumica e shqiptareve s'kane leke te hane restoranteve.smiley

Lol, ajo qe gjeja qe me habiti me shume.

Tmerri me i madh eshte kur hyn ne banjon e nje lokali luksoz paralel me ndonje alamet p...jeshke. Ti hy ne banjon tende ajo ne te veten dhe papritmas....degjohet currili i saj i shurres qe ajo e leshon mu ne mes te vrimes se hales...ehhhh keto shqiptaret e paedukate.

Lajmet e fundit: Dhe femrat urinojne.

Lajm i fundit: Ironia eshte mema dijes.

Po ti prite jashte banjos kur te dale dhe thuaji qe here tjeter ose ta drejtoje tek muret e qypit ose te marre goten e kokteilit me vete dhe ta beje ne gote qe te mos te te shqetesoje ty.

Dhe kamarierit i thërrasin : O çuni! Me një fjalë tmerr!

haha, ok po varet nga vendi, ndonjehere nuk tingellon aq keq. Se edhe fjala garçon qe perdoret shpesh per kamarieret, ne frengjisht "o cuni" perkthehet. Ka pastaj kuptime te dyta e te treta.

Shyqyr qe jane marre parasysh minoritetet dhe nuk jane kritikuar mengjarashet (si une), qe e mbajne thiken ne doren e majte dhe pirunin ne te djathten. smiley

Jam kurioze te di si i hane peshqit midhjet dhe cila eshte menyra ideale per te ngrene midhjet?

xono, une i hap me dor ene kap me pirun ate pjesen mrena, noi i her i fus ene llapen , sidomos kur jam nqejf ene e kena menien per te honger e per te pir, kshu qe nqs nonjones i hyne mornica nuk o faji im, midhjet jane arodiziak, bashke me karkalecat e detit dhe barbunin ( qe nordh)

Ene une duret dhe llapen perdor per te ngene midhjet, njesoj si me pjeshken; por ne fillim haj midhjet te shoqeruara me vere te lehte. 

Se mos perdor llapen dhe kur qeth ore smiley

varet se ne cfare vendi te trupit behet qethja.

jallaaah, per pak desh ju mora per zoofile. Gjysma e te keqes qe midhja s'ka qene e gjalle se do kishte pare qamet me sy. smiley

u ula ne nji lokal sa kishim kalu elbasanin, pa arrit ne librazhd. Vjen kamarieri, cun i ri kshu, heq letren e tavolines dhe e zevendson me nji te re - shenje e mire...
- Ca do merrni? - na pyt.
- ca keni me pi? - i pergjigjem pytjes me pytje.
- te gjitha i kemi - m'thot dhe me mosperfillje shef nga dritarja pas meje, a thu se e kisha ofendu qe guxova me i bo ket pytje.
i hedh nji sy te shpejte banakut te vogel modest.
- ok -  i them, - m'jep nji cola.

 

Ska faj kamarieri, pse bo pytje kot kur pijet i paske pas siper banakut te vogel e modest!

as un nuk thash qe fajin e kishte kamarieri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).