Për PS-në, vajza e Kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha Malltezi krahas marrjes së pagesave shumë herë më shumë se profesorët më të mirë amerikanë, mund të renditet edhe si avokatja më e shtrenjtë në botë.

Deputeti Taulant Balla duke iu referuar një korrespondence mes zyrës së avokatisë së vajzës së kryeministrit me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar tha se tarifat që ajo aplikon janë marramëndëse.
“Siç rezulton nga fatura që i drejtohet zotit Zafar Ansar, Argita Berisha faturon 280 mijë lekë orën e saj të punës. 280 mijë lekë, aq sa paguhet një jurist i administratës në Shqipëri në muaj, Argita Berisha paguhet në një orë. 12 milionë lekë, aq sa paguhen 20 drejtorë shkolle të gjithë bashkë në muaj, paguhet Argita Berisha në një muaj të vetëm! Ka edhe më shumë. Sipas komunikimit të ortakes së Argita Berishës me biznesmenin në fjalë, në rast të zbatimit të projektit për ndërtimin e termocentralit, kërkohet që suksesi të shpërblejë avokaten me 3% të vlerës së investimit, pra disa milionë Euro. Por pyetja jonë është: nga cili person varet licensimi i ndërtimit të termocentralit? Përgjigja është e thjeshtë. Nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, njëkohësisht babai i avokates Argita Berisha”.

33 Komente

C'rendesi ka kjo? Ky eshte krim pa viktima. (ci q temen pensionsitave, kur vidhet shteti)

Rendesi ka kush vjedh nje cante ne Kaliforni. Ate ta bojm qepaz.

/Ky popull e meriton 100% qeverine qe ka!

numer 1 eshte akoma Bode me kasat fiskale.

Po c'rendesi kane te tjerat? Rendesi ketu ka vetem konflikti i interesit.

Sapo degjova sot reagimin e zedheneses se shtypit te PD. Me vjen keq qe vajza kaq simpatike e çojne veten dem, duke u marre me keto pleherime..... Shyqyr qe doli bajraba, dhe menjehere keta te pdehit i bene lidhjet. .... Sa para ka marre Linda Rama nga Kosta...???????....... ku i ka gjet Linda 100 meleonet pa fature.....???????? Ku, si pse, qysh jane lidhjet e gruas se Kostes me gruan e Rames....???????????????

More po a kane cipe keta njerez, a kane din e iman xhanem...???? Po po e qelbin fare, po fare fare ama kete vend.....dhe themi ne pastaj pse vriten, shtypen nga makinat, apo pse shqetesohet Dora e vogel per afreskun e Shenepremtes.... po ketu eshte bere per te vene kujen..... mire dhe kaq....!!!!!!!!!

o alidems po mir mer ty te vjen peshtire vetem kur del ajo cupka simpatike e Pd dhe shan nusen e palloshit, ndersa kur del ai vllai e çuni kurves e shan lart e poshte fmijet ste vika hic zor! Po pse mer preken fmijet? Po jane fmi mo!

ndersa kur del ai vllai e çuni kurves

Gje a gjeze: kush e gjen se cfare ka dashur te thote francezi Leftyyyyyyyyyyyyy? 

 Po jane fmi mo! .....

Ty njemije here te te thuash,  ti po prap ...pa qethur vjen ! Femije quhet pa ardhe mosha e Pubertetit mo-j LefKope . Fatmiresisht desh Hyu i Vucidollit dhe Hyu i Bosnjes te dy "femijet " kane pjelle femije mo - j Left me ...yyyyyyy ne fund .

Xheni ka qene dhe pak "femije" me fantazi te zhvilluar mo-j LefKope  se municionet dhe barutet donte ti provonte per ti shndruar ne fishekZjarre ne fshatra ku padashje hodhi ne ere me gjithe shtepi ca te pakujdesshem qe ishin strehuar ne Poligonin e tij . Po sidoqofte mo-j LefKope , sa shpenzoi e cfare fitoi nuk doli KURRE mo-j LefKope .Vetem kuptuam qe babasqapi per femijet paska akoma DADO si ty mo-j lefKope .

Kjo "femija " tjeter na dalka qe fitoka nga Anvaret e zotrijte Bumarake me shume se te gjitheLegjislativet e Botes per nje Konsulence Tenderi qe firmen e ve i Jati i "zemeruar " perse e paguajne aq pak "femijen " mo-j .

Po ik o derdimene se le nam .Thirrni Urgjent Bulon te vere piketat mbi I , se e degjeneruat Partine dhe Familjen me keta "femije " Hyjnore  qe vet fati Kryeministror deshi e i na dhuroi si Engjej ! 

Normale qe gjera te tilla ndodhin. Ne cdo shoqeri ka gjera te tilla, por kur shton autokracine e sistemit shqiptar, si dhe mungesen e transparences, gjera te tilla behen endemike.

Fiks, por jo vetem perqendrimi i pushtetit. Shto mungesen e trasparences, rregullave te qarta, mungeses dokumentacion ne prona psh bie fjala. Po kudo ndodhin. Ne Itali, Berluskoni, pronar 3 tv aprovonte ligje per rregullimin e tregut te mediave. Mbaj mend nje lajm qe thonte, George W. Bush, kur i ati ishte president, shiti nje kompani naftenxjerrese qe po falimentonte, per disa qindra miliona disa arabeve miq te te atit. Sa punonjes te administrates presidentit, pasi largohen e vazhdojne karrieren neper kompani nafte, banka investimesh me rroga marramendese? Vetem se tek ne gjerat zhvillohen ne nivel me halabakesh, ordineresh.

Sipas komunikimit të ortakes së Argita Berishës me biznesmenin në fjalë, në rast të zbatimit të projektit për ndërtimin e termocentralit, kërkohet që suksesi të shpërblejë avokaten me 3% të vlerës së investimit, pra disa milionë Euro."

Kjo eshte megjithemend shqetesuese.Te shohim nese miku i graves do te jete aq burre sa ti fusi ne hapsane.

 Alba2265, kam thene qe eshte njeri shume i mire dhe i ndershem, por  nuk kam pohuar  se eshte ..." i pashpirt ", sa te preke  te paprekshmin...Kete  nuk e kam thene sepse as nuk e imagjinoj dot!

Po i mire o i mire eshte . Po kujt i duhet Llalla i mire dhe perse duhet i mire  smiley Per te henger kos delje e per te llafosur se drejtesia zotrie ...Keshtu te mire jemi dhe une e ti dhe Alba , po vetem per Llogje ne PPU vlejme . E di ate Korcarcen ti ...

I mire duket bre . Po a i ka dora ???? smiley

Ne njerezit e mire u treguam te dobet .Nuk i kishim the killer insticts te katunarit te babezitur  qe eshte i gatshem te vrase e te vritet per arritur ate qe do.prandaj ne jemi kendeja looking in e ata jane andeja duke bere c'te duan me popullin e vendin.ne kete dynja nuk duhet te jesh vetem i mire po edhe i forte.miresia pa forcen nuk ka vlere.

Njeri shume i mire dhe i ndershem nuk mjafton.Duhet te jete dhe i forte e trim qe ti vere te ''paprekshmit'' perpara pergjegjesise.Ne ate post qe ka ai nuk te ve njeri me zor dhe nuk eshte per ata qe u dhimbset jeta.

Nga Bibla

"... Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton të varfërin dhe nevojtarin, shtyp të huajin duke marrë nëpër këmbë drejtësinë. 30 Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t'i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta. 31 Prandaj do të derdh mbi ta indinjatën time, do t'i konsumoj me zjarrin e zemërimit tim dhe do të bëj që të bjerë mbi kryet e tyre sjellja e tyre", thotë Zoti, Zoti..."

And I sought for a man among them, that should make up the hedge, and stand in the gap before me for the land, that I should not destroy it: but I found none.

Deputeti Taulant Balla duke iu referuar një korrespondence mes zyrës së avokatisë së vajzës së kryeministrit me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar tha se tarifat që ajo aplikon janë marramëndëse.

 

Bledi Mane

Çështja “Bajraba” zveniti denoncimet e forta për korrupsionin e familjes. Do të shfaqet sërish deputeti Balla?smiley

"Deputeti Taulant Balla duke iu referuar një korrespondence mes zyrës së avokatisë së vajzës së kryeministrit me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar tha se tarifat që ajo aplikon janë marramëndëse."

 

Nga i vine Balles keto informacione ?

Mos ka futur valle ndonje spinun tek zyra Argites apo ka Trojane qe kapin emailat e saj ???

 

nejse ..lufta midis llojit ka filluar !

Pse përgjigjet PD për fëmijët dhe jo zëdhënsja e kryeministrit.Apo i dhimsen se janë të vegjël e kështu mallëngjehen më shumë të rriturit. Saliu vazhdon i shfrytzon fëmijët e tij duke i detyruar të përgjigjen politikisht në vend që të sqaroi personalisht situatën e tyre.Argita më kollaj e ka të  tregojë emrat e universiteteve që e kanë paguar se kundra akuza, që dhe të  vërteta qofshin nuk e shfaqsojnë vjedhjen dhe trafikun e influencës së kryeministrit.

 Xhibi si përfaqsues i moralit të naltë pa ngjyrë blu pse nuk jep ndonjë mendim apo pret  ti kapi policia në amerikë ?  

“Siç rezulton nga fatura që i drejtohet zotit Zafar Ansar, Argita Berisha faturon 280 mijë lekë orën e saj të punës. 280 mijë lekë, aq sa paguhet një jurist i administratës në Shqipëri në muaj, Argita Berisha paguhet në një orë..."

Për të tjerat Balla mund edhe të ketë të drejtë, por për tarifën "abuzon" me populizmin. Nuk më duket "marramendëse" tarifa prej € 200 në orë, ndonëse bën një krahasim "të sforcuar" me juristin e administratës. Do të ishte skandal nëse bëhej fjalë për të njëjtin post në administratë, ku Gita të paguhej në orë aq sa kolegët paguhen në muaj.

Në kompaninë që unë punoj, është e njëjta tarifë për konsulencat ligjore, dhe djali i K/Minsitrit punon në këtë kompani gjithashtu, por s'e kam dëgjuar asnjëherë opozitën këtu ta akuzoje pse e ka tarifën € 200 në orë.

Mesdhetar Po kryeministri atje sa e ka rrogën sa për krahasim.ah se harrova po avokatët e tjerë sa i kanê tarifat.

Për rrogën e K/Ministrit shih këtu: http://www.maltatoday.com.mt/en/newsdetails/news/data/Cabinet-ministers-and-MPs-salaries-and-honoraria.

Përgjithësisht tarfiat janë pak a shumë të njëjta për konsulenca.

Në kompaninë që unë punoj, e cila është kompani avokatësh, tarifat variojnë nga € 120 në € 300, në varësi të avokatit dhe çështjes që trajtohet.

Më duhet të shtoj që klientët tanë janë kryesisht (rreth 90-95%) të huaj.

Une kuptoja se qe 280,000 ($2800) te reja... por $280 eshte dicka shume normale.

Edhe ne Amerike $280 ne ore eshte teper e larte dhe fitojne vetem avukate me nam qe shqyrtojne ceshtje teper te rendesishme per korporata apo individe me xhepa teper te thelle.tarifa e zakonshme e avukatit eshte aty tek $150 ne ore dhe kjo ne varesi te firmave ku punojne.Pastaj pse duhet qe investuesi i huaj  ti paguaje avukates 3% te vleres  se investimit per nje license ne nje kohe qe qeveria mburret se u krijon lehtesira investuesve se huaj .A nuk ka qeveria nje agjenci per nxitjen e investimeve te huaja qellimi i se ciles eshte orientimi i i te huajve ne hapjen enje biznesi ne shqiperi?

Mesdhetari e shikon diferenca ësht 2-3 herë më e madhe dhe kjo ruhet në gjithë linjën e pagesave .Pastaj ktu bëhet fjalë se kjo tarifë është shumë herë më e madhe se tarifa normale në Shqipëri(nuk bëhet fjalë për pagesa korruptive në shkelje të ligjit) .Dhe nqs do ndjekim ligjin e tregut pse të shkojë atje klienti kur mund të marri një avokat që do ja bënte punën dhe me 10 €/ora . Kjo tarifë legale nuk pasqyron çmimin e tregut të lirë  por pikërisht mbulon trafikun e influecës që ajo "shet" dhe kështu shihen gjërat jo sa është pagesa në Maltë ose amerikë janë dy gjëra të ndyshme që ti si profesionist i kupton mirë .

Ky Llalla ka filluar si sekretar i Pare i Partise se Rrethit te Krimeve ...Del e na llafos se ku eshte e Keqja smiley Sikur nuk e dime e nuk e flasim per Dite .

Ke bythe pa u ndier o Llalle ...Fillo e Ftilloi  Punet , e hajt na sqaro kur te shohim FAMILJEN me "femijet " prapa Hekurave . Pastaj GjUkatat e Abdi Plepit te bejne c'te duan . Keshtu sic ben ti , duket sikur Lajmeron te "pakorruptuarit " e Qeverise dhe familjes se nga do fillosh prandaj "... E nderuar Familje , Shoke te PD-hit , mjegulloni e terhiquni ca Kohe sa te mos gjej gje UNE dhe ti klasifikoj si Spifje te Balles dhe Braces " smileyPersonazh i komisarit te filmave te Damiano Damianit ...kur ky lepin Musteqet dhe GRUPI pyet ...Kush eshte ky i RIY ? ...hahahahahahahah qiesh Zana !

Kuakuarakua, kuakuarakua.

Nuk arrij te kuptoj impenjimin e opozites vetem tek "objektivi" Argita dhe jo tek Alternativa qe une votuesi dua te lexoj e te marr vesh,te bindem.Pse duhet te larguar alternativa Berisha, per Argiten?
Mjer ky vend!

po argita, shkelzeni jane sali-u o grava jane duart e te njejtes koke kucedre.

   Edhe pse ashtu eshte,  prape kjo.... nuk eshte alternative OPOZITE , or miku im, kuazimondo - ! Nuk eshte puna se pse e tha nje here, dy apo ja dhe tri, por ky Taulanti gdhihet, erret e ngryset me Argiten...! Deputete e tjere te opozites ...Merzejne... ke Bonaparti, duke qeshur me ças po flet Taulanti !

   Opozita duhet te na japi te kjarte  vizionin, programin e saj konkret.Çdo te beje  per te ndryshuar gjendjen....Duke dale perdite Taulanti qe shan,  lan e than... nje moter.Mua nuk me ngroh fare.

Grave po më çudit me mijra herë e kanë paraqit alternativën dhe kjo që thua ti Grave tregon se askush nuk dëgjon alternativa psh : ; taksa progresive, rishikimi e kontrolli mbi konçesionet, ulja e tvsh për energjinë elektrike etj etj.

 Po priz ! Jo se une nuk e kam marre dhe sterlexuar ate qe po thoni, por une nuk bej fjale per vehten time.Them une,  votuesi i thjeshte, qe e dua me daulle ne rreze veshi , gjithe sa premton OPOZITA!   Me kupto drejt.Kujt duhet ti meshoje sot kjo opozite.Votuesit  dere me dere duke i thene edhe nga ato qe thote Taulanti, por mbi te gjitha rrugen per... Çrrenjosjen e ketij sistemi  qeverriseses, tmerrsisht  regresiv, rrugen per  ringjalljen.Nuk ringjallet ky vend duke  persekutuar a duke zhdukur  jo me  nje Argita por as edhe 1000 kleptokrate, pa "groposur" infratsrukturen qe i solli .

Grava,

Une me infrastrukture nuk kuptoj gje tjeter vecse disa njerez (qofte edhe shume) te cilet te veshur me pushtet dhe komplet te papergjegjshem per rolin e tyre publik, kane abuzuar me dashje per perfitime te padrejta/paligjeshme vetjake duke shkaktuar deme popullit dhe natyres/ambjentit. Per keta depseze duhet te kryhen me perkushtim disa detyra , jo vetem per ti paditur penalisht per shkeljet ligjore qe kane kryer, por edhe te hetohen ne imtesi pasurite e krijuara gjate ketyre 20 viteve, ku sipas rastit tu sekuestrohen apo te tatohen me taksa progresive. Vetem keshtu, pjeserisht mund te vendoset e drejta ne vendin e vet.

Xhibit pa ngjyrë blu s'paska shprehur asnjë mendime apo gita s'ka vjedhur hala i çantë. E pse ta vjedhi :

ata bledhin fshatin e tregtarve dhe ja dhurojnë. 

Leket mund tia marresh klientit vetem per;

 

    Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet:
  • Këshillimit ligjor për cështje të ndryshme;
  • Përgatitjes së kërkesëpadive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
  • Përgatitjes së kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe cdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë
  • Përgatitjes së ankesave dhe kërkesave të personave fizikë ose juridikë
  • Përpilimit të akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
  • Hartimit të kontratave e të marrëveshjeve, si dhe të cdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
  • Pranisë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në cështjet penale;
  • Përfaqësimit të personave fizikë ose juridikë në cështjet civile dhe administrative, në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
  • Veprimeve të tjera të ndihmës juridike që parashikohen në ligj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).