Më 26 Maj 2007 në Shqipëri hyri në fuqi ligji kundra pirjes së duhanit në ambiente publike. Tani 6 vjet më vonë, Shqiptarët kanë gjetur mënyra te ndryshme që asnjeri të mos e zbatojë. Ne reagojmë sikur ky ligj është vendosur për të mirën e të tjerëve e jo tonën, sepse pothuajse është e padukshme përpjekja e bizneseve për ta respektuar këtë ligj për të mirën e tyre dhe për të mirën e klientëve të tyre.

Këto biznese preferojnë që në mënyrë periodikë të japin lek nën dore punonjësve të korruptuar të drejtorisë përgjegjëse për kontrollin e respektimit të këtij ligji.  Populli Shqiptar që pretendon se jeton në demokraci hesht dhe nga dembelizmi i shumicës prej nesh, rrëzojmë poshtë parimin kryesor të demokracisë “respektimin e ligjit” ç’do ditë dhe kudo.

E shpërfillim këtë ligj sikur të mos na përkiste fare, sikur të ishte bërë për Italianët apo të huajt që vizitonin vendin tonë e jo për ne, për familjen tonë, për shëndetin tonë, për të mirën tonë të përbashkët. Biem dakord me pasivitetin e shumicës, dhe kalojmë orë të tëra në kafet e mbushura me tym, duke tymosur edhe ne një gjë që nuk na pëlqen aspak. Presim nga politika plot me probleme dhe të meta të na zgjidhë një nga problemet më vdekjeprurës të shoqërisë. Një problem që do vetëm dëshirën për tu realizuar, nuk ka nevojë për reforma e nuk ka nevojë për lek. Një problem i cili vetëm me vullnetin tonë do i japë më shumë shëndet popullsisë, do i japë më shumë lek popullsisë duke kursyer nga cigaret e tepërta që pihen vetëm për inercinë e lokalit, dhe do na bëjë ta shijojmë më shumë ato pak cigare që  do kemi mundësi të pimë gjatë ditës tonë.

Dhe çfarë ndodh zakonisht me duhanpirësit e rregullt në ambientet ë palejuara? Sigurisht që të gjithë e shohim mirë çfarë ndodh, rrinë tymosin si parazitë duke flakur në plehra shumë kohë të çmuar të tyre, dhe ankohen për situatën e trishtë që është në Shqipëri, për të cilën sigurisht vetëm ata nuk kanë faj janë viktimat e këtij sistemi dhe të gjitha gabimet që bëjnë përditë i bëjnë se i bën shumica.

Megjithëse mund të duket e çuditshme dhe e vështirë shumë njerëz e kanë kuptuar këtë gjë dhe kanë preferuar të sakrifikojnë pak nga klientela e biznesit të tyre për të respektuar këtë ligj në funksion të tyre. Kanë preferuar të diferencohen nga shumica për të bërë gjënë e duhur edhe pse janë në pakicë. Kanë zgjedhur këtë rrugë dhe tani janë duke përfituar të mirat e këtij vendimi. Veshjet dhe flokët e punonjësve dhe klientelës nuk mbajnë erë tavëll. Klientela po nisën ti shtohet sepse sigurisht që pa plot njerëz që nuk e durojnë dot erën e shpifur që tymi i duhanpirësve shkakton në lokalet e papërgjegjshme që lejohet tymosja sikur të mos ekzistonte ligj kundra saj.

Këta pronarë apo menaxherë që kanë ndërmarr këtë vendim dhe respektojnë këtë ligj, janë për tu falënderuar. Sepse të pakët në numër zgjedhin të mirën e klientëve, zgjedhin respektimin e ligjit, zgjedhin jetesën më të mirë. Për këtë arsye ne gjatë gjithë kohës do promovojmë biznese të tilla deri sa ky ligj të zbatohet realisht në Shqipëri. Zbatimi i këtij ligji nënkupton në realitetin që shohim përditë jashtë shtëpisë jo në lajmet e televizorit sepse me sa po shohim shpesh ndryshon realiteti që shohim me sytë tona nga realiteti që përpiqen të na servirin nga një pajisje teknologjike plotësisht e manipulueshme.

marrë nga www.MendoPozitiv.com | Peshku pa ujë

30 Komente

Lajm i gezueshem, pronare qe kujdesen per shendetin e tyre dhe te punojseve te tyre ....jo thjesht aromes se flokeve a rrobave.

Nje histori e shkurter:

Kishte pak muaj (jave ndoshta) qe ishte vendosur ligji kunder pirjes se duhanit dhe une sapo isha kthyer nga Milano dhe po darkoja ne nje restorant te njohur ne Durres. Pasi dola jashte nja dy here per te pire cigare (gjeja me normale ne ate kohe pasi isha mesuar ne Milano ku kishte disa vite qe ligji ishte ne fuqi dhe ky riti i daljes per te pire cigare gati me pelqente), vej re qe ne nje tavoline te madhe diku nga cepi po darkonin tre ministra te qeverise dhe nderkohe po pinin cigare per 7 pale qejfe. Madje njeri prej tyre nuk nguroi qe te cohej nga tavolina dhe t'i afrohej nje instrumentisti te grupit qe po luante muzike ate nate dhe te shijonte performancen e tij duke tymosur pa pike problemi dhe para te gjithe klienteles cigaren.

M'u duk vetja budalla qe une dilja ta pija jashte cigaren nderkohe qe vete ministrat e egzekutivit e injoronin ligjin te cilin ata kane detyren jo vetem shoqerore, por mbi te gjitha institucionale qe ta respektojne. Besoj se si mua jane ndjere edhe shume kliente te tjere. Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse ky ligj nuk respektohet nga popullata pasi ata qe duhet te merren me mbarevajtjen e tij jane te paret qe nuk e injorojne ate.

Ne bllok sot ke Serendipity dhe Quo vadis qe respektojne ligjin anti-duhan.

Serendipity seshte te blloku po te akademia

Shqiperia eshte si Nigeria...pirja e duhanit ne vendin ku "Ndalohet Duhani" eshte normale jo me ne lokale bare restorante ect, po atje ku mbushet me nafte benzine makina autobuzi, shoferi mban cigaren ne goj dhe kapakun e serbatorit ne dore ! smiley

Se ke idene sa kollaj qe futesh ne muhabet, njihesh me njerez te ndryshem, ben thashatheme, ben biznes, flirton pa fund vetem duke dale dhe pire duhaninen jashte godinave ku nuk lejohet te pihet duhan. Eshte nje lloj kodexi dhe komunikimi i papare ndermjet duhanpireseve smiley

Pse nuk thu ti qe u dashka me fillu duhonin!

jo mo, ka kohe qe sfunksion me ai stil, ne fillim po por tani ta kuptojne qellimin direkt!

Rebelizmin (apo dembelizmin?) e kemi ne natyre me duket. Edhe ketej, kur behen aktivitete Shqiptare (koncert/darke), ne fillim e respektojne e dalin perjashte, pastaj s'duan t'ja dine me dhe e pijne brenda. Kjo ndodh kur aktiviteti behet ne lokal me pronar Shqiptar. Ne lokale te huaja, apo kur shkojne neper Starbucks e restorante, dalin si Ceco.

Sec ka nje kenaqesi "arbnore" kur e thyen ate rregullin. Sido qe te jete, e per cfaredo qe te jete, Perfshi edhe kete ligjin "antidahon". 

Une mendoj se gjobat duhet te jene 5000 Euro e lart qe te mos e pije njeri, edhe 7 punonjes te Shendetesise te mos merren me 1000 gjoba te paegzekutuara por me nje gjobe te egzekutuar ne muaj. 

Edhe kallezuesi (nje si puna ime qe spi duhan) te shperblehet me 10%, ose 500 Euro, sapo te vilet gjoba. 

Gjermani thote se "Dreqi fshihet te gjerat e vogla". Ne nje rast tek RTL, po ndiqja nnje emision vete-rrefenjash, ku intervistoheshin prinderit e nje 13 vjecari, dhe Tregimi kishte te bente me dovloadimin e kengeve nga interneti pa lejen e autorit, prej nga se i kishin vene dhe i kishin paguar  5000 euro gjobe .

Kjo filozofi ndeshkimi, funksionon sipas rregullit se, nese Nje anije e mbyti nje ajsberg, atehere te gjitha te tjerat i mbyti ndryshku. (pra me mire te luftosh pakujdesite e vogla sesa ato te medhate). 

Kafshet do vazhdojne te jene kafshe...

/asgje te re ne artikull

Ore ka kush dijeni ...Si u be me Ligjin e babasqapit  " Per nje Respekt me te madh ndaj bebysiter " smiley

Thuhej qe do ndryshonte ligji, ku do u krijohej  mundesia lokaleve te krijojne ambjente te vecanta per duhanpirsit ku te mbysin veten. Do shihej mundesia qe te te gjobitet dhe Klienti.

Por besoj nga fundi dimrit do miratohet kur te jete ngrohur koha dhe duhani te pihet jashte...

Gjithmone kam qene i interesuar te di nese ligji aktual ne Shqiperi e lejon krijimin e ambjenteve te posacme per duhan-piresit apo jo.

Ne Itali, ligji e lejon per aq kohe sa qarkullimi i ajrit garanton nivele te caktuara te ndotjes se ajrit. Natyrisht qe eshte mjaft e kushtueshme per bar-restorantet qe te pershtatin ambjentet dhe impjantet e aspirim-kondicionimit.

Deri me sot vetem tek Nobu i Armanit ne Via Manzoni kam pire cigare brenda.

saktë Brad

Mendimi pozitiv smiley duhet shoqeruar me kontrrolle te kontrolluesve, qe do te thote qe te kontrrollosh ata qe kontrrollojne lokalet. Si te kapesh ne flagrance, nja ca kontrrollore te higjenes, taksave, etj, qe nuk e bejne mire punen, ti heqesh nga puna e ti gjobitesh, athere vjen nje fillim i mbare.  Ju djemte e Mendo Pozitiv, po me pelqeni dhe s'eshte çudi te me hyni ne pune me vone smiley

Po kontrolluesit qe kontrollojne kontrolloret Pjer? Ata kush i kontrollon pastaj?

Apo e ke fjalen per te krijuar vende pune meqe krize hesapi... smiley

jo mo, s'kane gjetur menyra te ndryshme, se nuk fshihen, e pine haptazi fare, ne mes te lokalit, per qejf te vet. 

por po me pelqeka ideja e Pjerit, Kontrrrollor mbi kontrrrrollor mbi kontrrrrrollor, keshtu krijohen dhe vende te reja pune. 

Sa per te gjujtmen, nuk e filloj me cigaren une smiley

Krijohen vende te reja pune Ana H provizore, aq sa te hyje frika. Kot nuk ka thon ai profeti, se; vreshtin e ruan frika. 

Pjer, ti duhet te merresh pak me seriozisht me kete ceshtje, kontrrollor pas kontrrrollori, vertet, por nje  te madh ne krye duhet ta kete perandoria e kontrolloreve, apo jo? 

Ne amerike nuk kam pare asnje kontrollor dahoni.Sa u vendos ligji si me magji te gjithe e tymosin perjashta .Jo me ne zyra , shkolla bare e restorante qe nuk behet fjale por edhe ne stadiume qe jane vende te hapura vene e tymosin ne vende te caktuara ne pushim te ndeshjes .Ndonese jane 95% e tyre ne prozac  fodulle e arrogante jane te marrun vesh me fjale.

E ke pak gabim. P.sh. kjo. Gjithashtu, kontrollin e bejne inspektoret e Departamentit te Shendetesise te cilet vijne per kontrolle edhe per higjenen/pastertine. Disa gjera paraprake qe bejne jane psh vendosja e tabelave qe s'pihet duhan si dhe heqjen e taketukeve.

Pyll pa derra s'ka ne nje konte ku ka 4000 e ca restorante dhe vetem 11-12 inspektore ti kontrollojne do jene nje a dy qe e thyejne ligjin.Ne po flasim per mosrespekt te ligjit ne mase.

Gabimi me i madh eshte me sistemin e gjobave....Duhen vendosur gjoba te vogla te cilat mund te vihen ne jete ne terren realish. Nuk ja mban kerkujt nga keta ekipet kontrrolloreve te vendose gjoba 1000euroshe, natyrisht do t bejne nje sy qorr..Por kur jane gjoba te vogla ndryshon puna. Gjobat faktikisht duhet te jene 100euro dhe kontrrollet me te shpeshta

Pse jo pa kontrollues fare. Ligji eshte krijuar per te mbrojtur nenpunesit nga duhani, pasi teorikishte, jo-duhan pireset mund te shkojne tek lokale pa duhan.

Per lokalet e medhaja ku nuk merre dote thjeshte fisin ne pune, punetoret te kene mundesi te hedhin ne gjyqe pronarin ne rast se eksopozohen tek tymi i duhanit gjate punes. Ne lokale te vogla ku ka pak punues, kjo mundesi tju jipet klienteve.

Per kaq pak gje gjithe keto Fjali ?

Po hashashi ku lejohet?

ne hashash hane smiley

U intereson inspektoreve te higjenes dhe drejtuesve te tyre qe ligji te jete jo realist dhe i paaplikueshem per realitetin shqiptar, ne menyre qe te bejne leke. Ka 5 vjet qe vazhdon kjo farse, pa rezultat.

Nderkohe duhanpirja masive neper ambjente publike shkakton deme te medha dhe kosto te konsiderueshme per shendetin publik.

Ambjentet e vecanta duhanpirse - lol

ne Malpensa - aty tek pjesa e terminalit ku nisen fluturimet e air one / alitalia per ne shqiperi, eshte nje dhome duhani (prej xhami, ne mes te salles). Nje shqiptar ishte futur brenda, dhe kishte marre dhe femijen 3-4 vjec brenda. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).