Per Odin eshte mit! Eshte mit qe rruget me te mira per ne Valhalla kalojne nga Shqiperia! Hakon Auriel dhe Kjell Wold, Valkire te qesotmit nen frymen e Valkireve te qemotit erdhen ne Shqiperi per t'i pershkruar vete keto rruge te shenjta qe u ngriten ne kult kohe me pare ne Norvegji.

Me te mberritur i hyne cmitizimit: Gjate udhetimit per ne Valhalla, luftetaret ne Shqiperi ngecin rruges 15 here me shume se ne Norvegji.  Udhetim pa strategji: Rruga behet me te pare e me te bere, tuj see tuj do.  Ndertimi para, plani pas, ose krah per krah, por jo plan para.  Nderkohe, pak zili: per zell i ka bekuar Odini, rruget behen me aq shume zell sa nuk pyetet per rrezikun.  Por oh, blasfemia!  Mjedisi ne Helheim.  Pemet dergohen te ushqejne monstren, Helin, te bijen e Lokit.  

Perse ky mit i rreme?  Fatmiresisht per profetet tane, Valkiret fajesuan profetet e rreme te Norvegjise qe shperndajne profeci te rreme pa vene doren ne plage, Shen Thomait tone i qofshim fale.  

Klikoni ketu per artikullin e plote.  Para se te shtypni butonin e Google Translate per ta perkthyer artikullin nga norvegjishtja ne gjuhen e deshiruar, keshillohet qe njekohesisht ne afersi te vesheve te jete Wagner - Ride of the Valkyries.  Degjim te mbare dhe lexim-udhetim te kendshem!

28 Komente

Ja se vjen whitesnake na e perkthen artikullin nga norvegjishtja - "kristianet ne shqiperi jane rob zoti, myslimanet duhen vra nje ore e me pare" smiley

Po kete mitin kush e ka shpikur ?? Monda faleminderit qe me kujtove te degjoj wagnerin.

Dhe une i falenderoj Valkiret qe u bene sebep.  Wagner playlist gjithe darken. 

Per Freyan, me habiten norvegjezet me gjithe mite e udhetime.  Eshte dhe dimer e nete te gjata andej, e s'kane cfare te bejne mbase, por qe te tjerrin gjithe ate mit, e ta c'tjerrin po me aq devocion e perkushtim s'me shkonte mendja.  Mbase eshte thjesht univesalitet i tipit hodhi njeri nje gur ne fjord dhe u hodhen. 

Me leje?!

A ka mundsi ju lutna shum me e shqiptu  si Valkyre dhe jo Valkire?

Pershnetje nga seksioni wagnerian i peshkut!

hahaha

u bera kureshtar per "wagner", "valkyre", e thashe ta bej google.

Doli nje kompozitor. Kerkova ne youtube, e thashe ta degjoj.

Mirepo komenti me i votuar thote: "I'm listening to this while taking a massive dump"

lol

pastaj e degjova e doli muzike e degjuar luftarake. e bukur, jo keq smiley

Edhe vete norvegjezet ne komente ishin habitur smiley

Ho me, e paskeni gjete se kush e ka bo at masakren ke ajo Kisha me afresko e me gjona? Najs!

Meqe jemi te Wagner. Para ca vitesh gjeta bilete per Le Valkirie ne La Scala, Milano. 4 ore opera gjermanisht. E rende. Nuk e perballova, u dorezova smiley .Mbaroi akti pare, nje pushim, shkova te gardaroba, - Pallton ju lutem. Faleminderit. Naten e mire. Terheqje dinjitoze mu duk smiley

Pupupupu, jazek! Edhe e thua dites per diell! smiley 

4 ore opera gjermanisht! Perserite, 4 ore opera gjermanisht. Si ndihesh smiley Edhe ti Monda. Sivjet po, La Scala, kane program Verdin. Po shkova, gjej bilete (sigurisht jo opera 5 ore gjermanish smiley ) dhe do te sjelle patjeter pershtypjet. Duke filluar nga parada e modes te zonjave ne peliçe me varese, te cilat e nisin sfilaten e modes, qe nga galleria afer Duomos deri te Teatri. lol spektakel eshte edhe ajo, kam pare gra ne dekolte me varese rubin e zmeralde ne mes te dhjetorit me minus 2 grade. Krenare, qafen drejt e gjoksin perpara. Njerezit normal me shalle te lidhur deri ne hunde.

po, nuk pi moca uthull....... smiley

E habite Finis smiley

Hunter, pas idese tende qe "s'ben me e pas nje Chagall n'shpi" se pikturat e tij jane vetem per vende publike, s'me habit asnje tjeter ndjesi jotja ne kete fushe smiley. (Po m'shave kujtesen e poshter, i ziu ti!)

2013 eshte 200 vjetori i Wagner dhe i Verdit.  Me gjithe sherrin e madh qe shkaktoi ne Itali perzgjedhja e La Scala's se operas se pare qe do te filloje vitin e perkujtimit per keta dy kompozitore, gjeje ke zgjodhen smiley.   

mire keta qe i cmitizuan.., (te vrane o Miti te vranesmiley), po kush i mitizoi njeher?

kete po mendoja, qe se kisha degjuar ndonjehere kete mit! do jete ndonej ngaterrese them...

Monde, tashi qe po mendoj me kthjellet, jam i paqarte ne disa momente. Me poshte po shkruaj ca pyetje te cilat rrjedhin natyrshem:

 

  • Si dhe ku e gjete kete shkrim? Pyes, pasi probabiliteti qe ti te jesh lexuese e rregullt e bllogjeve norvegjeze (ne norvegjisht) eshte rrelativisht e vogel. 
  • A mund te ndodh qe ai qe ka shkru dhe publiku kete shkrim çmitizues, ka pase konflikte interesi me shkrimet e meparshme mitizuese?
  • Sa e besueshme dhe serioze eshte kjo platforma ne te cilen dhe nga e cila eshte publiku? 
  • A ka ky postimi yt ngjyra politike; apo te pakten, a ke synu per te make "make a point" kur e ke publiku?

Persa i perket asaj "tuj see tuj do". Une mendoj se nqs ti ke nje destinacion te caktuar, kjo qe thu ne postim nuk ka kuptim. "Tuj see tuj do", ka kuptim vetem per hobo-t dhe pjestaret e tjere te familjes se vagabondeve qe kalojne jeten duke roam pa destinacion - por shum here me nje qellim te caktum.

Keto te paragrafit te me siperm, nuk dun njeri qe ne vend te trunit ka procesor quad core ivy-bridge processor per ti mendu dhe kuptu.

Fenks!

 

 

 

E-mail, nga nje mik i ngushte i imi qe me do te miren.  Eshte norvegjez.  Si rrjedhoje e miqesise sone te gjate kam mesuar disa shprehje si "pa gjensyn," "Gott Nyt Ar" dhe ndonje tjeter pa interes ketu apo lidhje me temen. 

A mund te ndodh qe ai qe ka shkru [ ... ]

Mua me vjen sinqerisht keq per popllin norvegjez qe e paskan ngrene ate muhabetin e rrugeve.  Pa qe ti mund ta besosh qe Shqiperia ka rruge me te mira se Norvegjia, e te kerkosh konflikt interesi a sherre te brendshme gazetaresh norvegjez, s'me vjen keq fare smiley.  

Per ngjyrat, penelat, bojrat politike lexo serish paragrafin me siper. 

N'dac me mitizu shprehjen "tuj see tuj do" je po ashtu i lire ta besh.  Ne kete kontekst eshte thjesht version humor i lehte me "duke pare e duke bere."  Ne artikull thuhet qe (duke perdorur google translate se ai miku im eshte ca i zene per momentin) " Albania build highways quickly because detailed planning occurs almost simultaneously with the construction".  Muhabeti i ndertimit para, planit pas. 

Sa per pyetjen e pergjithshme "kush i ndertoi mitet", edhe njehere, eshte per t'u cuditur shume, por kur Bard Hoksrud (nje deputet norvegjez) shkroi qe Shqiperia ia kalon Norvegjise per rruge, lajmi mori dhene dhe u be headline ne ato vise.  Gazetat norvegjeze, pa asnje prove, ose thjesht duke perdorur per reference njera tjetren, i paskan hyre me themeli ketij halli dhe turpi qe e zuri Norvegjine e ishte bere goxha sherr. Keta dy gazetaret vendosen t'i vene vulen muhabetit dhe erdhen ne Shqiperi per te pare vete gjendjen e rrugeve per krahasim, por edhe sepse:

It worries me how we in Norway are doing myth formation in a time where we have so much technological knowledge. The media contributes to the myth formation and quote each other rather to examine yourself. I think this myth has been produced by a falsehood has been repeated sufficiently often. Journalists need to be more critical to create truths that are not true.

Interpretimi i udhetimit te tyre me Odin, Valhalla etj eshte i imi.  

E para e punes, nuk kam thene asnjehere qe shqipnija ka rruke me te mira se sa norvegjia apo kushdo tjeter. Thashe vetem se sistemi i rrugeve ne shqipri nuk eshte aq i komplikuar sa per te humb rrugen (15here). Edhe sikur mos te kishte asnje tabele apo sinjalistike (te cilat ekzistojne, mbase copa copa, por jane.)

E dyta punes, une nuk jam inxhenier, por kam dije te mjaftueshme sa per te thene se ura mbi lugina dhe tunele si ato te asaj rruges ne fotografine mesiper, nuk mund te bohen pa projekte dhe perllogaritje, sidomos duke dite se ato shpime ne mal jane bere duke fillu nga te dyja fundet per tu bashkuar ne mes (thone se Karl Gega vrau veten se dikush i tha se llogaritjet qene te gabuara dhe tunelet kane kalu piken e takimit pa u taku). Tashi ti mund te fillosh te permendesh makineri te automatizuar me gps e me gjona, por kto ne fund jane boshe si muhabete.

Persa i perket ndertimit te rrugeve, nuk kane ndonje teori. Kryesisht jane modele te paracaktuara e te standartizuara me kohe. Ty te duhet vetem me fut koordinatat mbasi jane nxjerre e bere piketimet dhe matjet nga topografet e kompiuteri te nxjerr modelin perfundimtar. (Dmth nuk ka nevoje per ndonje projektim madhor 10-vjeçar per te ndertu dicka te tille.)

Tashi, po e more nga nje tjeter kendveshtirm pete punen e projektimit, bota shpenzon me shume ne projektimin e analizimin e pasojave ne ekosistem dhe demografi qe mund te kete nje projekt i caktuar se sa duke projektuar ndertimin ne vetvete. Po te marresh si shembull rrugen e kombit, ajo do kerkonte me shume se 10vjet (mbase 20vjet) projektim dhe analize nga inxheniere, sociologe, urbanisete, ekonomiste etj etj. per te pare e patur nje ide se ku do na çonte nje investim/shpenzim aq i madh parash. Para fillimit te zbatimit te projekteve te tilla madhore per cdo shtet, duhet te dish pasojat. Shpesh here demi dhe zhvillimet/pasojat e pamenduara mire qe lindin nga keto projekte jane me te demshme dhe emergjente se sa problemi fillestar te cilin duhej te zgjidhte projekti ne fillim.

Keto per te cilat flas une, shumica e shqiptareve (ne ne kry drejtuesit e nalte) as qe i kupton, dhe do kaloje shume kohe perpara se te fillohet te mendohet ne kete menyre. Mungesa e analizes dhe mendimit kritik ne problem-solving sot, ka per ta çuar infrastrukturen dhe krejt urbanistiken ne nje lemsh pa zgjidhje konkrete. 

 

 

Thashe vetem se sistemi i rrugeve ne shqipri nuk eshte aq i komplikuar sa per te humb rrugen (15here)

Une shkruajta "ngecin" jo "humbasin".  Qe eshte perkthim jo verbatim i:

 It is a country that is physically the size of Hedmark, with 12-15 times higher accident risk than us.

Hoppa, merre me qete mer burr (ose mos kliko ne asnje nga linket me siper, vetem te ai Wagner meqe ka sebep ket vit smiley.)  Une s'mora persiper te bej analize krahasuese te infrastruktures dhe urbanistikes.  Thjesht e prura si lajm ne nje forme me te lehte, ose ndoshta pak te sforcuar, se holle holle mendoj qe Odini ishte overrated, Frehya is the go-to-girl.

Per nje teme akoma me siperfaqesore krahasuese, kliko http://www.peshkupauje.com/2012/12/shkur...

It is a country that is physically the size of Hedmark, with 12-15 times higher accident risk than us.

Ky eshte nje kompliment per shqiperine pasi ka dhe popullsi 15 here me te madhe se Hedmarku.

Monda , sa mire qe e njifke Mitologjin Nordike mi dreq!smiley

Po ne fakt, krjimin i miteve i sherben Norvegjise, pasi vetem me mite mund te konkurojne.Vende te vogla dhe te panjohura jane nej burim i pashterrshem motivimi, per te ecur perpara. Te jemi te sinqerte, prej kesaj situate perfitojne te dyja palet.

smiley

PS: Po me zhgenjen dhe ti Dora me kete lexim-interpretim germe per germe te titullit smiley

 smiley E ke gabim Monde. Perkundrazi. E lexova me shume vemendje.Madje po deshe te dish me tutje, lexova origjinalin nja dy here. Dhe me beso, qe suedishtja me norvegjishten s'eshte 1 me 1.

Sa do qe ti s'mund ta besosh komenti im i shkurter eshte si pasoje e nje backgroundi te miremenduar. smiley

Ti sigurisht qe s'prisje qe une te diskutoja mbi vertetesine e diskutimeve apo informacionit. Apo te trumbetoja : fshihuni se na zbuluan. Apo te prisje qe une te diskutoja mbi cilesine e rrugeve ne Shqiperi.Sepse s'kam ndermend ta bej.Ne fakt eshte e qarte, qe keto vendet tona, kur thua e beme nje rruge , te gjithe Natyralisht presin qe ajo rruge te jete bere Mire ose Shume Mire ( asnje gje me pak ose me shume). Por te jesh e bindur qe e kane te qarte konceptin e " berjes se puneve" ne vendet ne zhvillim.

Shiko ka dicka te tille ne kete histori. Prodhimi i miteve eshte i qellishem, mos mendo se ndodhi ashtu papritur, dhe ata hop na hoqen masken. Ata jo se i besuan perralles se Sales, por DUAN QELLIMISHT ti besojne. Fakti qe s'konkurojme asnje me rruget ( flas dhe per Suedine) ata e dine me kohe, dhe s'ka nevoje ketu per konfirmim.  Ka nje problem me vende te zhvilluara, si keto tonat,qe pershkak te shkalles se larte te zhvillimit, s'kane me ke te konkurojne. Ndaj shpikin ( per mendimin tim , me qellim) vende imagjinare, nje ishull ne pacifik, qe ka prodhimet me bio, apo nje lagje ne hong-kong ku njerzit teletransportohen, apo nje shtet i vogel, qe ja kalon nga ndertimi i rrugeve. Keto i motivojne qe te bejne gjera me shume, sepse duhet te permiresohen.Te mos harrojme qe deklaratat jane bere nga nje deputet i opozites, per ti kujtuar pushtetit qe shiko se po ulni tempon. Ketu sigurisht nje merite e ka dhe Sala vet, qe ja ka bere me te lehte punen e shpikjes se miteve. 

Meqe ra fjala Bardin i shkrete e akuzuan per nje skandal seksi ne Letoni.smiley Ka bere katrahure ne ate vend.smiley

Nderkohe Monde, te jem e sinqerte me shume se sa lajmi me beri pershtypje njohja jote e mitologjise.smiley S'e lajmi dihej qe do dilte.

smiley Ata psikologjisin popullin e tyre se si te rregullojne rush hour, c'te shkruajme me teper ne te shkretet... sdq flm ketyre gazetareve qe paskan vizituar vendin tone dhe kane shpenzuar te holla tek ne.

Ps: Dora edhe une jam i fiksuar pas mitologjise nordike. Na sugjero ndonje film te bukur qe trajton kete tematike tip Valhalla Rising apo The 13th Warrior.

Une s'jam njohese e mire e filmave me viking. Por nja dy qe me vijne ne mendje: The Norseman, Pathfinder,I na kamnyakh rastut derevya, How to train your dragoon.Po mu kujtu ndonje tjeter te them. Une te keshilloj The Seventh Seal nga Bergman, nje nder filmat e mi me te preferuar ever. Por qe s'eshte ne vazhden e filmave qe ke pare ti. 

Sa per ate pune, po te shohesh tek komentet e asaj videos e kupton se deri ku eshte niveli i informacionit per ceshtjen e trafikut tek nje qytetar te thjeshte. Aty verehet zhvillimi i vendit. Me vrafte mua nese ka shqiptar qe kalkulon koston kohore te trafikut per ndertimin gabim te nje rruge, jo me ne rush hours, por ever.Nejse nejse..

Nderkohe Monde, te jem e sinqerte me shume se sa lajmi me beri pershtypje njohja jote e mitologjise.smiley S'e lajmi dihej qe do dilte.

Une miqte i vezhgoj, i studioj, i intelektualizoj, i cmitillogjizoj e me radhe smiley.

Shakate menjane, pasioni per mitologjine ne pergjithesi, dhe s'besoj aspak te jem specie e rralle nga kjo pikepamje, eshte shume me i hershem smiley.  Bile ne fillim kisha bere nje lemsh te tere perendish nordike e kisha gjet shesh e bere pshesh betejash ala Ragnarok, po e fshiva dhe i rashe dic me shkurt se si i thone, fantazia kishte marre dhene.  

Sic e thashe por po e sqaroj edhe njehere, me beri shume pershtypje fakti qe shtypi norvegjez, pertej politikave te brendshme, te ishte marre seriozisht me deklaraten e skandal-prodhuesit ne fjale deri ne ate fare feje sa qe dy gazetaret moren rrugen per ne Shqiperi.  Ne te njejten kohe, qesendisja e shtypit tone, bjeri pragut te degjoje, e vetekuptueshme.

Ne fakt Monde, te kerkoj ndjese,per habine qe tregova. Buron thjeshte nga egoizmi njerzor, i cili ka dritshkurtesine te mendoj, qe jo te gjithe i dine gjerat e mirasmiley. Te them te drejten jo shume dine te pershtasin karakteret e Perendive nordike me nje histori, pasi shumica i kane parasysh perciptash si seriale filmike.Ndonese dhe ti s'quhesh sepse paske pasur nje mik norvegjez te inflitruar brenda.smiley

Kurse per ceshtjen ne fjale, du te them vetem kete : Po s'kane cfare shkrujne mi Monde! smiley

Kam qene ne Norvegji para disa vitesh dhe ne fakt , krahasimisht me cdo gje tjter rruget nuk ishin aq te mira; kupothet qe nuk ka gjera te ngjashme me ne, por thjesht jo aq perfekte sa c'do duhet te ishin ne rparot me pasurine  etyre.

 

Pyetem dike, na tha qe eshte deliberate choice: me teper para per shkolla me pak per rruge, long-term thniking.

Ne fakt varet ne cfare zonash ke udhetuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).