Drejtoria e Turizmit & Promovimit të Qytetit shpërndan buletinin e përjavshëm informativ “Tirana Kulturore”, i cili ju informon mbi aktivitetet më të rëndësishme kulturore - artistike që do të zhvillohen javën e ardhshme në Tiranë.

 

NË NUMRIN E RI TË BULETINIT INFORMATIV

“TIRANA KULTURORE” ndër të tjera do të gjeni:

Ø  Ekspozitë: A ekziston babagjyshi i festave? 

Ø  “Refleksion” në MHK

Ø  “Kësulëkuqja” vjen në teatrin e kukullave

Ø  10 arsye për të vizituar Shqipërinë në ’13

Për më tepër informacion klikoni ketu

 

1 Komente

Në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar është hapur ekspozita personale në pikturë e Gjergj Rulit. 

Piktura e tij dëshmon ambicje artistike, liri improvizimi dhe ndjeshmëri artistike që me anë të imagjinatës aktive jep një vizion të vecantë të botës, një dimension përtej kufijve të së zakonshmes nëpërmjet një sërë shenjash e ngjyrash.

Ruli paraqitet si një vëzhgues i horizonteve të shumëfishta, i gatshëm për të eksperimentuar momente të pikturës avangardë.Gjergj Ruli ... është nderuar me shumë çmime si 'Sportisti me i mire i Shqiperise", "Mjeshter i Merituar i sportit Shqiptar", "Kampion dhe rekordmen i Republikes San Marino, Itali", ... etj. (Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 janar 2013.)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).