Pas hapjes së adresës zyrtare në Facebook të Kryeministrit Sali Berisha dhe kërkesës së tij në datat 4-9 janar të vitit 2013, që ministrat të jenë të pranishëm në këtë rrjet social për t’u kthyer përgjigje qytetarëve, “Panorama” ka parë zbatimin në praktikë të këtij “urdhri”.

Nga kërkimet në rrjetin social “Facebook”, rezulton se të 18 ministrat e kabinetit Berisha janë të përfaqësuar me emrin e tyre, edhe pse në Facebook gjenden shumë adresa dhe profile të rreme. Kërkesa e Kryeministrit është zbatuar menjëherë nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila ka hapur faqen e saj zyrtare në datën 9 janar të vitit 2013. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duket se i kishte “paraprirë” këtij urdhri, pasi adresa e tij rezulton të jetë hapur që më 15 nëntor të viti 2012. Ndërsa ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, duket se ia ka ndjerë “benefitet” Facebookut që më 30 shtator të vitit 2010 dhe në profilin e tij janë publikuar takimet elektorale në qarkun e Beratit.

Po ashtu dhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi duket se adresën e tij e ka inauguruar që në zgjedhjet e 8 majit, pasi të gjitha postimet kanë të bëjnë me fushatën elektorale të Durrësit, kur Ferdinand Xhaferri kandidoi për kryetar bashkie. Adresat e ministrave duket se janë riaktivizuar nga urdhri i fundit i shefit të qeverisë, i cili u kërkoi që t’u përgjigjen qytetarëve, pasi nga hulumtimet rezultojnë të jenë përdorur dhe në fushatën për zgjedhjet vendore. I vetmi nga ministrat që nuk është “pajisur” me adresë në Facebook është Arben Imami.

Nga kërkimet në rrjetin social, rezulton një adresë në emrin e tij, por ajo duket se është e rreme. Imami është i vetmi ministër nga kabineti qeveritar që aktivitetet e tij i pasqyron në faqen zyrtare me emrin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila në total ka rreth 2 936 fansa…

21 Komente

keta shyqyr qe kane Berishen,se do kishin ngele pa facebook.

ahahaha looool - u ka bo facebook-u me detyrim percaktim tashti. po qeveria, ju kerkon akses tek te gjithe friends-at ?

Po! I zgjidhen tere hallet ! Per para!

Me siguri eshte bere dhe Brad me adrese facebooku me ne fund.Ca gjera qe s'behen me deshire,behen dhe nga halli.

Jo nuk kam bere  Adrese FB , me NM  komunikoj me telefon .

Ke inot ti . smiley

Kush eshte NM , Brad. 

neiman marcus

Nalt Madhnia pra mo Pjer smiley

Mesa di une, Nalt Madhnia, eshte Populli. Nese ka njeri qe deshiron ti thone Nalt Madhni, ky me siguri duhet te jete ndonje me ego te semure. 

Kam mendimin se Brad e thote me shaka, megjithate le ta sqaroje vet..smiley

Pjer, Populli eshte Sovrani , ky i fundit zgjedh Naltmadhnine .

Bradi e ka pak zor se ashtu e ka punën por NM = nalt ma i dhimi. 

smiley me i fjal , NaltMadhnia alias Buall Mavria, qenka me i dhimi smiley oho , te marrte e mira te marrte smiley

Shife si bohet xheloz Pjerri se epiteti i Bradit, Naltmadhnia eshte me popullor se Buall Mavria.

...fshati skrrume, zoterinjte...bejne floket me xhel.....

Wikipedia thot : Cmenduria, eshte nje spekter sjelljesh e karakterizuar nga grada te ndryshme mendore dhe sjelljeje anormale.
............blablabla......... vazhdon wikipedia : ekziston nje cmenduri sociale qe nuk eshte e njohur nga trupi mjekesor.......blablablabla...perfundon wikipedia : nje menyre e mundeshme sherimi mund te jete edhe Exorcismi....

U gjet dhe zgjidhja smiley 

Po dislike a ka ne facebook? Po me dash me i fut nga nje gelboqe n'surrat a realizohet dot ne facebook?

Sipas sondazhit te Gani Bobit, nese Berisha ben nje foto qeveritare me te gjithe ministrat duke bere pompa ne sinkron, botimi i saj ne Facebook dot' i shtoje koalicionin te tij zgjedhor te pakten 1.76% vota.

   Di gje njeri, a eshte parti e re kjo apo ka qene (e pashe tek Metropol)  

              Lëvizja Shqipëria e Re në Kukës, 

Vlashaj takim me të rinjtë Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z.Edmond Vlashaj së bashku me nënkryetarin, Vullnet Domi, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e qarkut të Kukësit. Zoti Vlashaj u ka shpjeguar të rinjve platformën politike të LSHR-së. Sipas tij prioriteti i kësaj lëvizjeje janë të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj. “Duhet të sjellim një frymë të re për të ndihmuar të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj. Sipërmarrësit janë ata njerëz që marrin përsipër përgjegjësinë e krijimit të vendeve të punës”, u shpreh z.Vlashaj. Kryetari i LSHR u ndal tek disa nga pikat e platformës politike. Prioriteti i partisë sipas tij është lufta kundër korrupsionit. Ndërtimi i sistemeve qeverisëse qendrore dhe lokale janë dy prioritete kryesore të partisë që z.Vlashaj drejton. Ai e krahasoi sitemin e drejtësisë me një firzamonikë, e cila kur hapet të lejon të luash melodi të ndyshme në të. Një tjetër synim i LSHR është transparenca në administratë. Në lidhje me këtë Kryetari Vlashaj u shpreh: “Vendosja e kamerave në institucione dhe në administratën shtetërore, e bën të verifikueshme dhe transparente për publikun punën e punonjësit të administratës. Gjithashtu pjesëmarrja e publikut dhe e medias në gjykata, e bën më transparente punën e gjykatësve. Agjencia e supervizimit për të gjithë administratën publike do të jetë një mjet transparent që do të eleminojë çdo abuzim apo korrupsion në të ”. Një pikë tjetër delikate që u diskutua në këtë takim ishte pajisja e shkollave me roje, e cila do të rriste sigurinë. Shkolla, theksoi z.Vlashaj, duhet të pajiset me bord drejtues i përbërë nga prindër, mësues dhe nxënës të cilët sëbashku e vetëqeverisin atë. Pyetjes sesi mund të eleminohet korrupsioni në arsim apo shendëtesi, z.Vlashaj iu përgjigj:

 “Nisja e luftës së korrupsionit nga vetja është shumë ideologjike. Ne kemi në themel një ideologji të saktë, dhe besojmë shumë edhe tek particiteti. Ideologjia pa particitetin nuk funksionon. Nëse në shkolla ne eleminojmë vlerësimin e nxënësit nga mësuesi që i jep mësim, ne eleminojmë korrupsionin dhe kjo bëhet nëpërmjet agjencisë së vlerësimit mbarëkombëtar.” Përsa i përket korrupsionit në shëndetësi Kryetari i LSHR iu referua dy sistemeve, futjen e investimeve private dhe përmirësimin e ofertës. Kështu sipas tij do kishim çmim të lirë të vizitave edhe në spitalet publike, por edhe në ato private. Më pas fondi i sigurimeve shëndetësore do investojë për këto spitale. 

 

Ide interesante sepse kap nje problem te lene krejtesisht prej politikberjes gjersotme- punen me rinine...Sa do ja dalin nuk e di por si ide e kane extra.Jane te nje zone qe jep uje ...ne bisht te luges.Nuk e hane thate

Ruqi do jete kompleksuar nga komentet e Idrizit n'peshk dhe ndaj s'ka hapur llogari ne Facebook.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).