Ministria e Arsimit dhe Shkencave vendos të përfillë sugjerimet e studentëve për ndryshimin e programit të letërsisë për provimin e detyrueshëm të Maturës Shtetërore.

 “Ka pasur një sugjerim për axhustim të programit të letërsisë. Janë hequr disa autorë që quhen të vështirë dhe janë futur disa autorë dhe vepra me të cilët nxënësit dhe mësuesit janë mësuar me to”, thekson Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH. 

Vitin e kaluar maturantët ngritën pretendime se kishin në provim pyetje nga autorë dhe çështje jo të njohura për ta. Për këtë arsye, Ministria ka vendosur të heqë nga lista e programit orientues vepra të autorëve të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Këto janë:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë, 

“Historia e Skënderbeut” e Naim Frashërit, 

“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, 

“Lulet e së keqes” e Bodlerit, 

“Mbretëresha e luleve” e Gjergj Fishtës, 

“Fije bari” e Walt Whitman etj... 

Në listën e veprave nga do të përzgjidhen fragmentet letrare në provim nuk mungojnë autorët e lartpërmendur. Por, për të mos krijuar mbingarkesë tek maturantët është parë e udhës që të hiqen disa nga veprat e tyre, ndonëse shumë të njohura për kontributin e tyre në zhvillimin e letërsisë kombëtare dhe botërore. Nisur nga shqetësimi i gjimnazistëve për përmbajtjen e programit të letërsisë, ne iu drejtuam specialistëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave. Sipas tyre këtë vit në programin orientues janë shmangur vetëm disa vepra të autorëve të njohur dhe duke lënë të tjera, po aq relevante në formimin letrar të maturantëve. “Kurrikula e re synon që ta aftësojë nxënësin që pavarësisht nga leximet, të analizojë tekstin dhe të arrijë një sërë aftësish analitike që zhvillojnë të krijuarit”, sqaroi Erida Koleci, koordinatore pranë Institutit të Zhvillimit të Arsimit. Sipas saj, heqja e këtyre veprave shumë të njohura në Letërsi është bërë me qëllim që të shmangë mbingarkesën e maturantëve kandidatë për në universitete. Testi i letërsisë që do të zhvillohet në muajin qershor ndahet në dy pjesë: teksti letrar që përmban 45% të pyetjeve dhe ai jo letrar do të përfaqësohet me 55% të pyetjeve. Testi do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira tre nivelet e vështirësisë. Niveli bazë në të cilin do të ketë jo më shumë se 40% të pyetjeve, nivelin mesatar me 40% të pyetjeve dhe nivelin e lartë me 20% të pyetjeve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në udhëzimin e saj thekson që në rast kur njëri prej teksteve nuk trajton një objektiv të caktuar të programit, atëherë mësuesi i lëndës ka për detyrë të plotësojë informacionin e domosdoshëm për realizimin e objektivave të parealizuara. Në udhëzim thuhet shprehimisht se nuk është detyrë e nxënësit të sigurojë tekste plus për të realizuar objektivat e munguara. 

Për më shumë: Shekulli

52 Komente

shume mire kane bere qe i kane hequr.

Po me Gjeneralin cpaten?

E ç'u duhet te rinjve te sotem te lexojne e te thellohen ne ato qe lexojne mer daj...???? Po hiç o fare...!!!!!!

Le te japin ne provim Daniel Still dhe ja ku u rregullun gjonat.....

tamam!! ky beto breza bierash daniel stillra duan. ti shikosh pastaj ne auditoret e universiteteve kane lexuar vetem keto limonatat letrare dhe facebookun. tmerr!

e mo mire,s'kane faj te rinjte qe  ndjekin moden dhe i gjykojne gjerat sic duken nga jashte;kopertinat e atyre te thellleve jane shume boring.smiley

Sivjet te vihet edhe gam gnam e LSI....u ju raft pika ma zi se ju ka ra...!Pallosha te pajete.Po po e marr vesh se keni nevoje per breza me lobotomi...po nuk shkon gjate ...ju kthehet kunder....jokultures nuk ja ka pa hajrin kush.....padituria ka qene mallkimi i personave e i vendbeve qe e kane apliku...Brez i cento sfumature del nero ,rosso e griggio.... t'marre taman..smiley

nji popll duhet t'i meritoj shkrimtaret (ata t'miret, prej verteti).

pytje qe s'do as men, as kalem: a e merito poplli yn pallatndertues shkrimtar(in) e vet prej verteti?

ps. nji shkrimtar s'duhet t'meritoj asnji popull. duhet vetem ta marri vesh. e tek kto (mos)marrveshjet, ne kemi nigju psh: shqiperi te kam dhjere, s'te mora vesh nje here.

 

"Lulet e së keqes” e Bodlerit,

oohh paskan hequr zemren e poezise smiley

Po mua kur me pyesnin c'eshte poezia, shpesh pergjigjesha me definicionin "Lulet e se keqessmiley

poplli yn pallatndertues  smiley

populli yne pallnderues -mu lexua smiley

  Ne se duhet te shijojme pake lumturi, duhet te lutemi qe asnjeri prej ketyre udhezimeve, te  mendjeshumeve te MASH-it,.... te mos plotesohet !Keta kane pervehtsuar  tereisht mentalitetin e te panxeneve.

 

Shume mire qe e paska "axhustu" kete pune. Une propozoj qe ne vend te tyre te futet "50 Shades of Grey" edhe ta myllim kete muhabet njehere e pergjithmone.

Agustin Axhustatori

Saldator, Kritik Letrar.

mu s'me kujtohet asgje nga letersia e shkolles mesme. dhe mendoj qe shumices se nxenesve po ashtu. asigjo nga kjo lende nuk do t'i hyj ne pune atyre qe do mbarojne shkollen. 

prandaj ndaç keto vepra n'daç te tjera asigjo nuk i ndrysho "formimit" te njeriut te ri, qe shkolla ka marr persiper qe kur arsimi u be civil. 

perkundrazi me kujtohen te gjitha librat qe kam lexuar VETE, jashte kuadrit te shkolles. 

Dukesh...

Te lutem, bej nje jave pushim PF!

mu s'me kujtohet asgje nga letersia e shkolles mesme. dhe mendoj qe shumices se nxenesve po ashtu

edhe zysha e letersise ka te beje shume smiley

nuk calo gomari nga veshet...(letersia) smiley

kan bo ven per poezite qe shkrute Agim Doci ke libretthi mujor i gardes se Madherise....

Eh xha Mirjam ...ndryshon brezi . Ka ndryshu ke mjetet e perdorimit ne zgavrat e thella e te errta te trupit , jo mo per do "palo bardhacuke" ( do thojte Zana ) qe llokoçiten , se di as veta pse , brenda kafkes.

Letersi ben Jozefpërcka ...A je i marre a po  shtihesh /a po don gazit te na shqyesh " recitoi vergjet e famshme qe do i rezistojne Shekujve , kur u pyet per suksesorin !

Na na duhet Nieri i RI ... tha Ministri i arsim kulturës !

Akoma bejne LETERSI ne MATURE ??????????

Kete pjese te Naimit e kam pase dit' uje, po m'vika keq per brezin e ri

Ish Kamani, q'ishte burrë,
Më trim nga gjithë të parët,
Nuk' i trëmbej syri kurrë,
Pa e donin shqipëtarët;
I holl' isht'e pak' i gjatë,
Nukë kish shumë mustaqe,
Vij si i zeshkët e i thatë
E s'kish fare mish mi faqe;
Kishte gjithë urtësinë,
Me një zë të ëmblë fliste,
Fjal' e tij e bint njerinë,
Dhe gjuha hekur i priste.
Mori kordhënë ndër duar
E qëndroi në mest si burrë,
Me fytyrë t'ashpëruar,
Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrë!
Kurrë s'trëmbet Shqipëria,
Nukë vdiq, po ësht' e gjallë,
Tjatrë përgjegje Turqia
Nukë do përveç me pallë!

Shqipëtari, trim i vlerë,
Kurrë nuk' u frikësua,
E të trëmbet këtë herë!
Mbret! o zotthi im, ç'më thua?
Apo s'e dimë Turqinë,
Nuk' e kemi dhe mësuar
E s'ja njohëm djallëzinë,
Gjer më sot që ka punuar?
Na bën si miq këtë herë,
Se ka të tjerë qëllime,
Mos pandehni të na lerë
Pa të këqij hidhërime.

si ti heqin si jo ,nuk ka ndonje ndyshim te madh atje

por mbase do ishte mire te fusnin ne program ca telenovela 

Nuk e di si eshte sot niveli i shkollave mesme ne lenden letersi.

Per mua te vetmet lende te hajrit kane qene matematika, fizika. Sa per te tjerat, si letersi, histori bloze fare.

edhe letersia e lashte ( mitollogji + letersi greke) ka qene mire.

Letersia popullore shqipe mjaft mire. Shekspiri me dramat e tij, shume shume mire.

pastaj letersia kontemporane, zero me xhufke ...

Alba1 me duket se je nxituar...

pse?

"Ilaci" me i turpshem, qe shton injorancen eshte lodhja apo perbuzja e nxenies.Hiq kete e hiq ate pjese letersie, si te panevojshme, nuk rrit nxenien, dijen, por ...padijen.Ne se njeriu "plaket duke nxene",pse disa mendojne si e si te heqin pjese te ushqimit shpirteror te njeriut ?

besoj se e ke ven re qe aty punohet qellimisht qe  injoranca e kaosi te mbizotroj ne cdo cep

Tamam ky eshte problemi dhe jo eqja apo mos heqja e ndonje autori

puna eshte se ca s,e shofin dot ku eshte  zembereku(strumbullari) i problemeve ne atdhe,por rrijn e tjerrin lesh  duke shpresuar qe me gjalmin te prodhojn nje kostm intelektuali per vehten

dalin dhe ne mbrojtje te idhujve te tyre njesoj si ai besimtari i pashpres ne mes te shkretetires

Shekspir ,Uitman ,Shekspir ,Kadare....mendoj se kush nuk i ka lexuar diç ka humbur nga kjo jete ,madje jo diç ,shume.Jane vargje ,vepra ,fjale qe na kane zbukuruar jeten ,na e kane bere me te bute e te pelqyeshme nga acari i mendjengushtesise e mediokritetit.shpesh kane vene paqe nder shpirtrat tane,na kane ndriçuar pse jo me zgjidh konkretisht problemet tona ,duke na hap mendjen....Nuk mund te shkruhet keshtu...jeni si sharra ne hekur ,te ngjethni mishin me sterilitetin tuaj.Nese e keni me poetuce ,shkrimtaruce e ça te doni yxhym ...po mos u merrni me vlera e idhuj ....

as me shkrimtarucet, Zane. Se shkrimtaruci percaktohet sic ia do manalli atij qe komenton. edhe per kadarene kan thene qe eshte shkrimtaruc, po, po, mu ketu te peshku. rob qe e mbajn veten si te lexum, gja. nuk mund t'i kerkosh tjetrit hesap qe pse s'me pelqen ti muve ne t'shkrujtme. pse nuk shkrun ti si ma do furra mu. ka nji stepje te robve qe shkrujne nga keta dangalla qe i japin hales se tyne (lexo gojes) pa teklif. askush nuk iu kerko hesap atye pse han pilaf me pace, apo pse han kous-kous arabi. merr vesh, e dashur? u bo mooti moollar nga keta delenxhinj qe nuk mahen para asgjoje. T'i thush: s'te pelqe ajo qe lexo ne seksion letersie? OK, keqardhja modhe, e trishtim i zi osht... qe s't'pelqeu dmth... po ca do bojm, veten s'do vrasim tashti... s'ta kish fajin njeri, po vetja qe e lexove, pranej boj garjet ene forco soomen, plus veji thembren te pasmes edhe rriji siper.

fajin dhe ketu e ka demokracia, qe te gjitheve u jep te drejten te komentojne, mbi kedo e gjthçka. atehere gjithsecili komenton si di dhe si ndjen, i bazuar nga gjykimi ose paragjykimi i tij. 

por kjo nuk do te thote, se nga komentimet e gjithfarlloj njeriu varen fatet e nje vepre, te nje shkrimtari ose te letersise vete. komentimet e njerzve te vegjel, as nuk ngrejne e as nuk ulin gje. 

eshte vetem le bon gout (shija e mire) ajo qe i perckton fatet e nje vepre. dhe kete bon gout e kane vetem njerezit me te ndjeshem, vetem nje grusht njerezish. 

ps: vete krijuesit e vertete (atyre qe u intereson vepra dhe jo komentuesit e saj) e dine formulen e vjeter : qente le te lehin, karvani te shkoje perpara.

Kureshtje ,une mendoj se eshte keshtu si thua ti nese flasim per libra autoresh ne librari.Po ,kur nga programet e shkollave te mesme heq keta autore(nuk e di me ke do ti zevendesosh)problem eshte edhe i madh...Dalin nga keta shkolla adulte te ardhshem te papergjegjshem ,stupidi,qe me idiotllekun e kultivuar kane me dhane jete diktaturash te ardhme....Adulte fejsbukore,bathore ,...ythore.....hahaha

siç e thashe tek komenti im i pare, nuk eshte shkolla qe te kulturon. ai qe mendon se mesimi i dy librave ne shkolle eshte i mjaftueshem, edhe sikur keta te jene shkruar nga shekspiri gabohet.

gabohet sepse shekspiri kur i ka shkruar librat e tij, nuk ka pas per qellim te edukoje shkollaret shqiptare, ose ata te botes. ja ka dedikuar te tjere njerzve. 

keshtuqe ta lexoç sa te duash shekspirin bashke me mesuesen, nuk do te kuptoç ndonje gje te madhe, perkundrazi do te te duket i merzitshem, siç mu duk mua iliada e odisea kur i beja ne shkolle me detyrim. 

drejt veprave madhore te letersise, njeriu duhet te shkoje vete, prej kureshtjes se tija, ose prej rekomandimeve te te tjere shkrimtareve qe ai fillon e pelqen.

gjithashtu duhet me pase me shume frike nga rritja e numrit te te zgjuarve, sesa rritja e numrit te budallenjve. 

nopoloni thoshte : per ushtrine, duhet me mire NJE gjeneral budalla, se DY te zgjuar.

Degjova se nje nga librat e rinj qe do t vihen ne mature do te jete ky smiley

 

hahahha
pse jo hahah, shqiperia ne nato pastaj harrohet 97? gerdeci? 21 janari?  ristani hahaha, horr bulevardi dhe lavire bulevardi ...e meriton plotesisht apo jo

Ja marrsha t'ligat qe s'ka asnje...Shqiponje mbi shqiponjen asht...Krajl...ba me e vu ne shkolle te mesme ,tash po e bi vajzen me studiu ne Shqipni.....

......po po yll i rene nga qelli smiley ...cudi si ska apliku per Mister Albania....

Mua do te me dukej mrekulli cfaredolloj fushate per analfabetizim, mbeshtetje materiale per familjet qe s'i shpien femijet ne shkolle, rikthim tek puna e paspecializuar e krahut, lindjet ne shtepi dhe mjekimi i diarrese me namatisje.

hiq e vin, i cmendet kalamajt

Kta mizerje nuk e kane as me kadarene, as me shekspirin as me whitmanin. Kta jane kokrra injorantesh, kta jane kafshe qe nuk dine ca nxjerrin nga duart dhe jua plasin femijeve dhe mesuesve para syve

i coroditen kalamajt e shkrete. Me pak se 10 min me pare , nje femije gjimnazi po me pyeste per 'tekstin kulturologjik', tip umberto eco, bard etj. Po ce do e pyeta une duke shqyer syte. E donte se kishin ngec ne shkolle, ishte neper programe e as per mesusit skishte sqarime ne materialet e ministrise. plehrat. qelbersirat. Horrat e teksto-shkerdhaterise shqiptare.

Dhe last but not least , pare me syte e mi, 2 dite me pare: ne nje nga abetaret e perdorura ne shkollat e TR. Brenda te njejtes faqe. Nje here shkruhej 'sëpata' dhe njehere 'sopata'

Shkerdhata !

Ju zencin mallkimet e kalamajve !

Shkerdhata !

po kjo fjala  ku  ishte ne abetare,   kur mesohet germa ''Sh''?smiley

se kur kam mesuar une   ''Sh-ne''  ne abetare, ka qene:   Shabani  sharron me sharre...smiley

Thashe se prure ndonje program gjerman smiley.  137 faqe? Ki meshire smiley.

Yeahhh

Ah me ngelen syte ke Serembe,

tani qenkem fiks in mood for his poetry

thanks Cimo

une them te vene te pare shmutin a shmitin si  e ka, dhe pastaj lubonjen dhe fevziun ,cim peken , sander frangaj, dhe ate ironikun me syze kol balla, keta jane autore o vella

Nejse ,nuk diç'te them ,sapo lexova se diku ne new Mexico ishte qelluar serish.Nje 15 vjeçar kish vrare 5 te tjere...me arme ,nje arsenal i tere...Jashte teme e di....po...mbase sikur te lexojne me shume poezi keta femije....

Po me kadarene çkane, se mire shekspiri ka qene puçist? smiley

Uitman ???

Mire kane bere, biles duhet ti heqin te gjithe nga provimi. Te testosh per letersine ne provim mature mua me duket pa vlere. U eshte dashur profesionisteve ndonjehere vite te zberthejne nje strofe te Shekspirit.   Mendoj ne provim mature duhet te testojne 2 gjera 1) kapacitetin e nxenesit per te kuptuar dhe zberthyer nje tekst (non-fiction) dhe 2) kapacitetin per per te shprehur qarte mendimet vetjake ne shkrim.

Ketej nga une p.sh. i japin nje teme dhe ja lene nxenesit te zgjedhi vepren letrare qe deshiron te analizoje.

 

 

 

Agree!

Plus, "hartimi" duhet te jete fakultativ (per extra points). Eshte e palogjikshme te provohet dikush nese ka prirje letrare, e aq me keq, te behet qe te ndihet keq po te mos kete.

Ketej pari te mesojne si te shkruash nje artikull, si te besh nje prezantim, apo edhe nje poster, te cilat jane te dobishme, dhe krejt te ndryshme nga famekeqi "hartim".

Ende e mbaj mend provimin me shkrim,nje pyetje nga teoria e letersise,kronike ne gur dhe jam sulltan mbret I vertete tat a tat a ra ta ta per poezi permendesh.dhe kjo e fundit me e sikletshmja qe e kam thene me duart lidhur prapa me shpejtesine e eressmiley . Duhet?

shume gjera duhen hequr (ne mos i kane hequr)  nga provimet  edhe  nga  lende te tjera  p.sh matematika..   mbaj mend  kapitull i tere per numrat  Real dhe Ireal...   kujt i kane hyre ne pune ndonjehere ne jete numrat  Real dhe Ireal, pervec  profesionisteve?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).