Erebara dhe Kikia ilustrojnë me disa shembuj "ordinerë" karakterin banarepublikës të shtetit shqiptar.

"...aty ku unë pi kafen në mëngjes, pranë televizionit shqiptar, një polic ka një detyrë të veçantë që nuk e kanë shokët e tij. Ai duhet të ngrejë lëpirësen dhe me britma histerike dhe me këmbëngulje duhet të ndalojë qarkullimin dy herë në ditë kur kalon Kryeministri me shpurën e tij. Por në fund të turnit, merr një makinë me targa greke të parkuar në kundërtabelë dhe ikën në shtëpi.

(...)

Kemi një vend ku njerëzit janë më të rëndësishëm sesa ligjet. Një shtet mesjetar ku beu drejton, të tjerët vuajnë."

Artikulli i plote tek "Shqip".

_____________

"Shqiptarët paguajnë taksa për të mbajtur në këmbë një shtet që të garantojë rendin, qetësinë dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Ne nuk paguajmë taksa për të mbajtur në këmbë një shtet që të ndëshkojë të varfrit kur shkelin ligjin dhe të mbyllë sytë apo të bëhet palë më baronët e krimit, kur ata e shkelin me të dyja këmbët.

Një shtet i pabarabartë është më i keq se një shtet që nuk funksionon fare."

Artikulli i plote tek "Start". 

11 Komente

Shqiptarët paguajnë taksa për të mbajtur në këmbë një shtet që të garantojë rendin, qetësinë dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Ne nuk paguajmë taksa për të mbajtur në këmbë një shtet që të ndëshkojë të varfrit kur shkelin ligjin dhe të mbyllë sytë apo të bëhet palë më baronët e krimit, kur ata e shkelin me të dyja këmbët

A mendojne keshtu dhe intelektualet e peticionit? smiley

Epo mire, vari ka...llamin, shtet Maliqesh. Njehere eshte Maliqi im, njehere eshte Maliqi yt. Maliqi im e Q! Maliqin tat! Pastaj Maliqi yt Q!het prej Maliqit tim Ceshtje rrotacioni, vella!

Kush nuk ka Maliq, le te beje sehir!

Por, vlen te theksohet se shumica derrmuese e njerzve nuk perfitojne as nga ky lloj 'ekuilibri' pervers maliqrrotacionist. Ata (shumica) thjesht degjenerohen ne nje fare kolonie mizash qe mesohen te kene frike shputat qe shkelin dhe qe zene diellin.

Keto gjera jane bere tashme aq te zakonshme (per njerzit, mediat, elitat, etj), si oturaket ne qelite e burgjeve.

Megjithate, shkrimet si keto qe solla, sado te rralla qe jane, tregojne qe ka akoma nje fare fije jete poshte maliqopingave, persa keto here pas here pluskojne mbi tollovite politikikgerveriste te perditshme te mediave.

 Ne nuk paguajmë taksa për të mbajtur në këmbë një shtet që të ndëshkojë të varfrit kur shkelin ligjin dhe të mbyllë sytë apo të bëhet palë më baronët e krimit, kur ata e shkelin me të dyja këmbët.

Shteti nuk behet pale me baronet e krimit, ai eshte i baroneve te krimit.

Po e ndertove Shtetin me Maliqer, Mal-i-qirce do qeverisesh......

Tamam shteti i Maliqeve. Rastet qe dy autoret sillnin ishin/tregonin se sa i parregullt eshte shteti vet, organet aty, nje shtet kam-kum. 

Kemi një vend ku njerëzit janë më të rëndësishëm sesa ligjet. smiley

po ligjet per njerezit behen/jane..    ja p.sh,  ne kohen e diktatures, ligjet ishin me te rendesishme  se njerezit... ''edhe bar do hame, tha.....   dhe hengrem vertet..smiley

 

Një shtet i pabarabartë është më i keq se një shtet që nuk funksionon fare.

ve bast se Nard Ndoka  do te cmendet nga xhelozia kur ta lexoj kete..smiley

Belul, nuk eshte hic nardndokiste ajo shprehja, por meqe ti cdo gje e merr me te qeshur, se pari shko meso alfabetin qinez smiley

Taksat nuk i kishte paguar ministri i Financave, por nuk i kishin paguar as disa zyrtarë të tij. Dhe po t’i hyje më thellë, mund të dalloje se taksat nuk paguheshin jo vetëm nga zyrtarët, por edhe nga vëllezërit, motrat, gratë e njerëz të tjerë të tyre. Bëhet fjalë pra për një farë lloj shpure. Është mbreti mbi ligjin, por është edhe kushëriri i tij i parë, i dytë… i tridhjetëepestë.

Ne jemi popull alien. Ne cdo vend te botes do kishte solidarizim dhe protesta nqs se kjo ndothte. Ne si popull sjemi pjek jo per ne Europe por as per lidhjen Afrikane sbesoj se do na pranonin.

Media e kishte paksa me siklet të merrej me këtë lajm, pasi edhe shumë gazeta e televizione ishin në listë. Një pjesë e madhe e evazorëve, i lejon vetes të mos paguajë taksa makinash, sepse gëzojnë një “imunitet” përballë policit të rrugores. Dhe një pjesë e konsiderueshme e listës, kanë makina të reja dhe të shtrenjta, të cilat në sistemin shqiptar taksohen fare pak.

Dy jave mediat "e lira" hapnin lajmet per dava cante qe akuzohej njeri ne Amerike. Ama kur zhvasin perdite keto "bobat e elites" s'perben lajm. Jane gjera normale... sja vlen per lajm neper tv fakti se spo paguajne taksa ato qe kane miliarda ne Shqiperi.

Per peshqit, 500 e kusur komente per nji cante te vjedhur nga askushi ne Amerike qe as nuk ka te beje fare me problemet e Shqiperise, ama kur vjen puna per te folur per problemet reale nuk ndihet njeri. Eeeee mer Sale cfare i ke beri ketij populli.

beni ca te doni, vetem Berishen mos ja shani (be)Lulit

Me kete rast, une i bej thirrje te gjithe klienteve te regullt te Cez Albania qe te mos i paguajne me faturat e konsumit te energjise. Kjo do te jete edhe nje levizje e ndershme per tu barazuar me 50% tjeter qe nuk e paguajne energjine. Me kete rast ky shtet kopil le ta trajtoje popullin e tij si te barabarte. U tha u be! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).