“Aty ka shumë histori, suksesi e dështimi, histori që kanë mbetur në kujtesë e të tjera të harruara, të lëna pas. Të ndryshme, por edhe të ngjashme, histori fëmijësh jetimë, të braktisur e të pastrehë që gjejnë ngrohtësinë e munguar nën strehën e hershme"

E ndodhur në një zonë mjaft të populluar në rrugën e Elbasanit, shumë pranë kodrave të Liqenit, shtëpia “Zyber Hallulli”, ngrihet e lartë dhe mjaft komode, me lulishte e gjelbërim përreth, por ky komoditet nuk ka shumë që ka “zbritur” aty, pasi ka vetëm pak kohë që është rikonstruktuar, madje as inaugurimi nuk është bërë ende. “Do të vijë të hënën Kryeministri për të prerë shiritin”, tregon z. Zaloshnja, roja i shtëpisë.

Në këtë shtëpi gati 100 vjeçare, e cila ka pritur e përcjellë qindra apo mijëra fëmijë, sot jetojnë vetëm 29 të mitur, 17 djem dhe 12 vajza. Sapo futesh brenda, në mure sheh një foto të vetë Zyber Hallullit, dy foto të fëmijëve në strehën e vjetër vorfnore si dhe një pllakatë ku tregohet shkurtimisht historiku i saj. Aty shkruhet: “Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë, u hap për herë të parë nga Zyber Hallulli, Kryetar i Bashkisë së Tiranës “Streha Vorfnore”, duke mbledhur fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim besimi dhe krahine. Zyber Hallulli iu përkushtua aq shumë kësaj strehe, sa që me vullnetin dhe dëshirën e tij, para se të vdiste i dhuroi “Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale. Me kalimin e kohës streha mori formën e një institucioni, i cili vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Krahas Zyber Hallullit, për strehën kanë dhënë kontributet e tyre edhe disa nga tregtarët dhe bamirësit e asaj kohe, siç ishin: Myrtesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Hasan Vogli, etj. Në vitin 1994, “Streha Vorfnore” merr emrin e themeluesit të saj: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Të dhënat historike janë të pakta. Dokumente apo histori të arkivuara nuk ekzistojnë, një pjesë e tyre që kanë qenë, janë zhdukur nga regjimi komunist, ku çdo “triumfator” e ndryshon dhe e shkruan historinë sipas tij.

Streha Vorfnore është hapur më 1917 te rruga e Kavajës, aty ku sot është Ministria e Punës, mendohet se ka qëndruar aty deri në vitet e para të komunizmit, ku dhe është zhvendosur në vendin ku dhe është sot, tokë kjo e cila mendohet të ketë qenë pronë e Zyber Hallullit, harta e së cilës gjatë monizmit u zhduk. Nuk ekziston asnjë dokument se kur është zhvendosur aty ku është, por dihet vetëm që gjatë komunizmit mori emrin e shtëpisë së partisë “8 nëntori”. Ndërsa pas viteve ’90 shtëpia mori emrin “Zyber Hallulli” nga kryebashkiaku i asaj kohe i Tiranës Albert Brojka, për nder të atij që e hapi për herë të parë këtë strehë, ndoshta edhe për t’i kthyer nderin e humbur.

Por a i është kthyer në të vërtetë ky nder Zyber Hallullit? Sot askush ose shumë pak veta e dinë se Zyber Hallulli rridhte nga një familje tiranase me tradita të pasura fetare islame dhe jetoi si fetar i devotshëm, madje as vetë punonjësit që janë sot aty nuk e dinë një gjë të tillë, pothuajse nuk dinë asgjë.

22 vitet e demokracisë së vendit tonë të vogël, nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të madh, përveç rikonstruksionit që është bërë muajt e fundit. “Shyqyr që u rregullua godina, sepse çfarë binte jashtë, rridhte brenda”, thotë drejtoresha e sapoemëruar Albana Dule.

Ndryshe nga ç’përpiqen anëtarë të stafit ta paraqesin gjendjen dhe kushtet që me të vërtetë janë goxha të mira, roja i kësaj strehe z. Zaloshnja, tregon një anë tjetër të fëmijëve. “Fëmijët janë të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre pasi është edhe mosha e tillë, por nuk janë as edhe të miredukuar, nuk mësojnë, dalin lypin rrugëve. Për tu qethur e për tu larë duhet t’i çosh me zor, shumica e tyre janë romë të ardhur nga rruga, një pjesë e tyre i kanë prindërit e burgosur, të divorcuar e me probleme mendore, etj.”, thotë ai.

Në fakt sa i përket mësimit këtë e pranon edhe psikologia e institucionit Enkelejda Isaku. “E kanë të vështirë të përqendrohen dhe të mësojnë, për shkak se vijnë nga një fëmijëri e vështirë, vijnë nga rruga, nga familje me probleme dhe kjo ka pasoja në zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Çdo hendek, boshllëk do të reflektohet diku”, thotë ajo.

Në vazhdën e bisedës me rojën, ai prek edhe një temë tjetër të rëndësishme sipas tij, atë të edukimit fetar. “Edukata fetare është e domosdoshme për këta fëmijë, pasi do t’i edukonte më mirë. Feja të mëson si të sillesh, pastrohesh, të jesh i moralshëm, të edukon si të ndërtosh familjen. Kleriku flet me shpirt ndërsa edukatorja vjen, bën punën, merr paratë dhe ikën”, thotë ai.

Edhe drejtoresha znj. Dule, ndryshe nga psikologia, e cila është disi skeptike në këtë aspekt, – është e parimit se religjionet duhet të jenë të pranishme në edukimin dhe formimin e një individi. “Gjithë bota e ka, merr informacion ç’është feja, çfarë përfaqëson, që të mos ngrihen tabu, “katolik”, “mysliman”, pastaj zgjedhja është e lirë. Feja përqafohet në mënyra të ndryshme nga individë të ndryshëm dhe gjithsecili është i lirë të zgjedhë besimin e tij. Jam shumë e hapur për këtë”, thotë ajo.

Nëpër korridore mbretëron qetësia, tej nga një dritare gjysmë e hapur dëgjohen si në humnerë të qeshurat e fëmijëve që janë duke lozur jashtë. Ndërsa ngjitesh një kat më lart, në katin e dytë, aty ku dhe jetojnë fëmijët, punonjëset na tregojnë ambientet të cilat janë mjaft të mira edhe pse diku nuk ka përfunduar ende arredimi.

Në mungesë të dashurisë së prindërve shtëpia që la një shekull me parë Zyber Hallulli, vazhdon të strehojë këdo që ka nevojë. Drejtoreshë Albana, duket optimiste dhe plot energji për të sjellë ndryshimin, por vallë a do t’i bëjnë ballë energjitë e saj burokracive të shtetit, kontratave e marrëveshjeve që të çojnë atje ku ata duan?

Për të është dita e parë e punës dhe ajo kërkon të ketë sa më shumë kontakte me shoqata dhe institucione të ndryshme, të cilat do të mund të jepnin kontributin e tyre. “Krahas një fondi të caktuar që jep qeveria ne kemi edhe kontrata me disa fondacione e shoqata të vogla. Me këto të ardhura mbulohen aktivitete të veçanta si ditëlindjet e fëmijëve apo mbulimi i shpenzimeve për pushimet verore, por këto nuk mjaftojnë. – tregon ajo. – Gjeta një godinë të re dhe dua të fus në të frymën e familjes. Edhe fëmijët të ndihmojnë kujdestaren në punët e shtëpisë, por jo që kujdestarja të rrijë dhe t’i urdhërojë ata. Familja nuk zëvendësohet sigurisht, por dua që kjo frymë familjare të gjejë zbatim në mënyrë që fëmijët ta ndiejnë veten si në shtëpi.”

Të gjithë këta fëmijë janë problematikë, traumatikë, në krijimin e familjeve të tyre në të ardhmen pasi duhet të shohin një model, ta përjetojnë dhe pastaj ta jetojnë vetë.

Në realizimin e këtij misioni në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, punon një staf prej 35 punonjësish, mes të cilëve, mjekë pediatër, punonjës socialë, psikologë, instruktorë që merren me argëtimin e fëmijëve dhe kultivimin e prirjeve të tyre jashtëshkollore dhe sigurimi i të gjitha kushteve, të paktën kështu na thuhet.

Enkelejda Isaku, psikologia e kësaj strehe, është punëtorja më e vjetër. Ajo ka 8 vjet që punon aty dhe na tregon se si funksionon dhe se çfarë përjetojnë fëmijët, të ndodhur në një situatë të tillë, pa familje.

Pas viteve ’90 ka pasur më shumë fëmijë që fati i ka degdisur rrugëve, pasi me hapjen e shoqërisë, edhe problemet sociale e familjare janë shtuar. Që nga kjo kohë kjo shtëpi nuk quhet më jetimore, por Institucion i Përkujdesit Social. Me kthimin në isntitucion, duket se nuk e ka më atë ngrohtësinë që ofronte dikur “Streha Vorfnore”, ku ata që punonin aty, në shumicën e rasteve e bënin për bamirësi.

Prindër që për një arsye a tjetër nuk mund t’i mbajnë fëmijët qoftë për arsye shëndetësore, ekonomike apo sociale, si për shkak të divorceve, burgimeve, duan që fëmija i tyre të strehohet në këtë shtëpi. Shumica e atyre që kanë ardhur aty, janë sjellë nga vetë familjarët. Nevojat social-ekonomike i detyrojnë familjet e tyre që t’i sjellin aty, që edhe pse kushtet janë shumë të favorshme, siç rritet në familje, aty nuk do të rritej kurrë, pranon Enkeleda.

Në dukje ata bëjnë një jetë normale dhe të qetë. Ngrihen në mëngjes, vishen, hanë mëngjesin dhe shkojnë në shkollë. Pas kthimit nga shkolla hanë drekën, kanë dy orë kohë të lirë për të pushuar apo për të lozur dhe nga ora katër pasdite deri në orën shtatë studiojnë. Më pas vjen darka dhe në orën nëntë vihen për të fjetur. Por ata duan të dalin jashtë të largohen, dhe për psikologen kjo është një gjë normale. “Gjithmonë dëshira për të dalë jashtë mbetet, sepse sado mirë që të jetë këtu, vjen një moment që velen. Për mua kjo është një gjë normale”, tregon ajo.

Përveç avantazheve ka edhe shumë vështirësi. “Të punosh me këtë grupmoshë është goxha e vështirë, komunikimi, marrëdhënia me njëri-tjetrin, shumica janë adoleshentë dhe kjo është koha kur mendon se gjithçka rrotullohet rreth tij, se vetëm ai ka të drejtë dhe të tjerët e kanë gabim,.”, tregojnë punonjësit.

“Kur mungon dashuria gjithmonë ka probleme, sepse kur je i rritur me dashuri, je njeri më i mirë për veten, familjen, shoqërinë. Një njeri që i ka munguar gjithë jetën dashuria ka problemet e veta”, tregon psikologia.

Tani si në shtëpi

Shtëpia është luksoze, e rikonstruktuar së fundmi dhe e mobiluar nga donatorë të ndryshëm, duke i dhënë pamjen e një shtëpie të vërtetë përmes projektit “casa famiglia” (shtëpi familje), duke e kthyer këtë qendër, në një shtëpi me kushte optimale për strehimin e të miturve. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku fëmijët qëndronin në mënyrë kolektive, tashmë ata janë ndarë në grupe dhe gjini të ndryshme në miniapartamente. “Casa Famiglia” është një model i ri europian, që synon t’i transformojë strehët sociale në ambiente familjare, ku fëmijët të ndihen të rrethuar nga atmosfera e ngrohtë e shtëpisë.

Punonjësit tregojnë se fëmijëve u pëlqen ambienti edhe pse ka vetëm një muaj që aplikohet si projekt, ata nuk preferojnë të dalin jashtë, por duan të rrinë në ambientet e tyre, të shohin televizor, të flasin me njëri-tjetrin, etj. “Ky projekt është mjaft i mirë – tregon drejtoresha – ka konceptin e familjes, praninë e femrës në shtëpi, në mënyrë që ata të dinë si të sillen, deri ku janë limitet, rregullat e edukatës, etj.”

Duket qartë që të paktën sot për sot kushtet janë optimale, por shumicës së fëmijëve nuk u tregohet nga familjarët se ku po i çojnë dhe se sa do të rrinë aty. Nuk flitet me to përpara dhe trauma që pëson fëmija nga kjo shkëputje e papritur është e madhe. Edhe pse sot gjendemi në një kohë tranzicioni e materializmi, ka ende njerëz të mirë, bujarë që mendojnë për ta. Qytetarë të thjeshtë, në raste festash, dhurojnë diçka nga ajo që ata kanë dhe preferojnë të mbetën anonimë, pasi siç thonë ata “e bëjmë nijet për shpirtin tonë dhe për të ndihmuar ata të gjorë dhe jo për tu dukur”.

Çfarë ndodh më pas?

Rikthimi në familjen biologjike është puna më e arrirë për institucionin, pasi e gjithë puna e sektorit social ka të bëjë me rikthimin në gjirin e familjes së tyre, në rast të kundërt ata mbeten në rrugë.

Ligji për statusin e fëmijëve jetimë është ende ai i vitit 1996, që funksionon në një realitet, i cili ka ndryshuar shumë. Shtëpia “Zyber Hallulli” ofron strehim nga mosha 6-15 vjeç, derisa mbarojnë arsimin e detyrueshëm, e më pas ata mbetën në mëshirë të fatit. “Shteti nuk ofron asnjë lloj shërbimi për këta fëmijë pas moshës 15 vjeç”, thotë Enkelejda. Ata dërgoheshin në shkollat e mesme publike profesionale që u siguronin edhe konviktet, por me ardhjen e kryebashkiakut të ri Lulzim Basha, konviktet kaluan nën administrimin e pushtetit lokal e këta fëmijë nuk lejohen më të rrinë aty, vetëm ata që përfitojnë statusin e jetimit, por siç tregon Enkelejda, nga “Zyber Hallulli” vetëm një ose dy fëmijë e përfitojnë këtë status. Për të tjerët shikohet mundësia që ata të strehohen pranë shoqatave, deri në moshën 18-vjeçare, por nëse këto të fundit kanë kapacitete, në të kundërt, fëmijët duhet të përballen me realitetin në rrugë, për të gjetur një strehë.duke u bërë një gjah i lehtë për rrjetet e krimit të organizuar dhe prostitucionit. Shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollat dhe të gjejnë alternativa dhe rrugë të pandershme për të mbijetuar. Këtu nis dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe përpjekjeve për të përballuar vështirësitë e shumta të jetës.  Aty fillon edhe drama më e madhe e jetës së tyre, ku shpresat për të ardhmen veniten dhe askush nuk kujtohet më për ta.

Zyber Hallulli, fetar e atdhetar i shquar

Profili i atij që la pas këtë strehë për fëmijët jetimë dhe për ata në vështirësi social-ekonomike, nuk ka se si të jetë ndryshe, veçse atij të një bamirësi të dhembshur dhe zemërgjerë, mirësi kjo e cila rridhte padyshim nga të qenët besimtar të tij. Shtëpia 100-vjeçare e fëmijëve “Zyber Hallulli” është nga më të hershmet në vend, ndaj dhe Zyber Hallulli me të drejtë u quajt nga bashkëkohësit e tij, “Babai i Jetimëve”.

Zyber Hallulli lindi në Tiranë më 1842 dhe rridhte nga një familje tiranase me tradita fetare e patriotike. Mësimet e para i kreu në shkollën e mesme “Ruzhdie” të vendlindjes. Më vonë vazhdoi shkollën e lartë për teologji dhe për filozofi në Stamboll. Me t’u kthyer në atdhe, ai iu përkushtua me pasion hapjes së shkollës shqipe dhe mësimit të besimit islam, sepse pa çlirim mendor e shpirtëror, nuk mund të bëhej çlirimi kombëtar. Si kryetar bashkie i Tiranës, krahas shumë detyrave të tjera të mëdha, i lindi ideja e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve jetimë, të cilët, për rrethanat historike që po kalonte kombi ynë, ishin shtuar shumë. Ngritja e “Strehës Vorfnore” kërkoi ngritjen e një komisioni me bamirës të njohur të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin fetarë, përfaqësues të parisë, tregtarë e zejtarë, që do të financonin veprimtarinë e këtij institucioni. Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u hap për herë të parë ky institucion, duke u grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar.

Jetoi si fetar i devotshëm dhe punoi si patriot i ndershëm. Ai ishte një ndër përkrahësit më të zjarrtë të Shpalljes së Pavarësisë, të ideve demokratike të Kongresit të Lushnjës dhe të Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Njihet për pjekurinë që kishte si predikues i Islamit, ishte antikomunist dhe përhapës i ideve përparimtare të rilindësve. Vdiq më 1927. Kujtohet me respekt e nderim nga banorët e Tiranës si vazhdues i denjë i patriotëve fetarë paraardhës.

Mision i (pa) ndërprerë

Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë, nga një kryebashkiak që lë të gjithë pasurinë e tij për fëmijët, sot në një kryebashkiak tjetër që i nxjerr ata në rrugë. Kjo shtëpi u ngrit si një strehë për varfnorët, si një vatër e ngrohtë për skamnorët, me një qëllim dhe mision të qartë, dashuri dhe ndihmë për ata që s’kanë, e sot në këtë 100 vjetor, ende ngrihet pyetja se: A e ka kryer apo jo misionin e saj shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli?

(Revista Drita Islame, Tetor 2012)

 

39 Komente

Une e di qe streha vorfnore ka qene tamam atje ku eshte xhiruar filmi lulekuqet mbi mure. Nejse, ky paragrafi me poshte

Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë, nga një kryebashkiak që lë të gjithë pasurinë e tij për fëmijët, sot në një kryebashkiak tjetër që i nxjerr ata në rrugë. Kjo shtëpi u ngrit si një strehë për varfnorët, si një vatër e ngrohtë për skamnorët, me një qëllim dhe mision të qartë, dashuri dhe ndihmë për ata që s’kanë, e sot në këtë 100 vjetor, ende ngrihet pyetja se: A e ka kryer apo jo misionin e saj shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli?

me kujtoi ato historite e vjedhjeve dhe adoptimeve me pare ne dore. Uroj me gjithe shpirt qe gjerat te kene ndryshuar per mire.

Ajo shpia ka qene vila e Bogdanve, s'ka qene Streha Vorfnore. 

Nji nga vilat me te bukra, ka qene cerdhe per kalamoj perpara, maj men edhe zhys Kasemin?, alamet gruje. 

Dera e vjeter e drunit ka qene deri vone. Ke kthesa e ka nondaja ime. 

E prishen kto Bogdant e ri ene ndertun 1 gamor pallati 

Ah, sa e bukur ka qene ajo rruga. Shtepia e dr. Haritos afer cerdhes. Perballe, ato shtepite e bukura. Peme peme kudo. Ne vjeshte ishte nje mrekulli. Sa me pelqente. 

qeke dora jone, kur thojne gabelt 

po keta bogdanet jetonin si ne fshat ama. kane qene te pasur po shume si ne fshat. cudi.

Si e kishte ai presori i matematikes gjithmone me sandale lekure, 

cuni i vet ai futbollisti, Fati me duket?

Perballer dr Haritos ishte ajo shpia e atij ciklisti, kishte avlline te mbulume me dorezonje, (lule 1 Maji per kto komunistat)!

Ca ere vite aty ne pranvere ,,, intoxicating!

edhe ky tironc i grupit te sandaleve.hahahaSa bukur me diftu per keto figura kaq imense e humane.Shqiperia nuk ka shyqyr Zotit veç deshmore te Luftes Antifashiste Nacional çlirimtaresmiley po sidomos ka keta zoterinj qe do te kujtohen gjithmone si njerz te bardhe ,te Zotit,me perkushtimin me ba veç mire.

Sandale me corape ne dimer, stil anglez. Fat Bogdani ishte i lezecem.

Na erdhi profesor matematike ne gjymnaz.

Kurse kto te tjeter qe lavdrohen qe kan hec me sandale aty e ktu jan long groshe me thone te drejten.  

Isuf Vrioni futej me sandale ne komitetin qendror. dhe askush s'ankohej

 

Une nuk jetoja tek ajo rrugice, por shkoja me babain tek ca miq te tij. Sesi ishte ajo rrugica. Kish lloj-lloj:komuniste te flakte, te deklasuar, ca tipa allasojsh dhe keta Bogdanet si te trembur te shkretet. E dinin qe kishte dhe me keq se t'ju merrje pronat. Ishin shume te bute ...

 

Paska qene nga ato pjeset qe e pershkruan shpesh Kadare ne romanet e tij...

Ishin kto lapt nga krahu djatht, mrapa shkolles, phuu ca spihunash te rrezikshem.

 

ja u benin rrupi-zupi te gjitheve. kohe te medha...

Kishin ene gurin ene arren ne dore!

Kur u arrestu daja im, nji ka ato erdhi me kontrollu shpine me sigurimin. 

u me shkrive. cfare gjeten? celsat e kashtes. pu pu c'kohe ...

germojshin neper libra per na 1 kod kushedi, ato s'dishin me lexu as shqip!

edhe xhaxhai i Timo Fllokos jetonte aty me duket me gruan serbe.

phu si qeke tina per muhabet!

Ika noten, kom per te bo 100,000 gjona per neser.

kalofsh mire

ik ik se na u nxef dhe Idrisi. Naten.

 

Ishin kto lapt nga krahu djatht ,....Matrapaz llafesh do ikesh o derdimen smiley ... Po ke lapt , bone lutje me u pqasaportizu per do "patriotizem  or tie" ...ne " Hakmarrjen per Drejtesi " smiley te Lapve qe benin ti shkonte shurra PIZGE babasqapit tend smiley Edhe sot i shef ne ENDERR . Po nuk qeka vetem ne derdimenllekun e tij . As i lesh nuk di ti as per Rrugen as per Hariton .Le mo te dish ti per Vrionet ???? Ti duhet te jesh Vorraboms i zbritur vone kur u sistemu lagjaj e Vorrit te Bomit smiley

mos u nxef o Drizo, se VB e ka gruan lape. nuk ka share te gjithe lapt ai. mos u nevrikos kot, se kalamojt i ka gjys lap ...

Une e du fort ate Alba me nje ZAMET prapa . E kam si etalon te disa MIQ ( jo shoke ) te mi Tironsa mer jahu , le e rit me i Lagje qe nuk kane agresivitet , pervecse ate shprehjen ne se ma ke lexue "kujt do me i fol ti mer jahu per kete "  ... dhe kur Vjen dora vete beu i fshatit   me komente me krijon Nostalgji per nje tjeter shprehje qe cfaq Logjika e tij , por tipike Tironse :" Kjo s'do as men as kalem mer Jahu "

Dmth Ha Bath e Caraca ..... smiley

Pastaj une nevrikosem e di ti , me ate nje te vetem e te pashoq ose Sali Sqap Vucidol Berishen ... Me Beun e Fshatit kam vetem kenaqesi kur e lexoj sidomos kur ja fut PORDHES kot se Koti rralle ne te Dendur smiley si Tirons denbabaden !

Po pse o Idris, c'tha beu qe u habite ti? ka pasur sigurimsa plot, e s'eshte ndonje sekret. Kjo ka ndodhur ne gjithe lindjen jo vetem ne Shqiperi. Te thashe qe ajo rrugice kish lloj lloj njerezish. Kjo tregon qe diktatura ishte fleksibel, nuk mbante ne qendren e Tiranes vetem komunistet.

Po e lejme per i cast Beun dhe po vijme ke kamunistat . C'te keqe dhe habitie ke tie per kamunistet qe shtuan Popullsine ?????...dhe jo vetem ne Tirane , por edhe deri ne fush Arres me shokun Pali ... Kur mendon qe shume sigurimsa ne mos 99 % e perberjes krijuan PD - hin , ku e gjen habitine tie qe qene shtrire me shume se ne ate Rrugice  e jo vetem ne Qendren e Tiranes ???

 Me gjithse nuk e kutpoj mire kete " Fleksibel " me ngatrrohet mr freksionin ( mos ma merr per keq ) ky Fleksibli shpjegon gje per kamunistet ne variantin tend te te habitise time ndaj Beut te Fshatit ? FLM jo VFLP smiley

Mos m'thuj..mori gru nga ata te krahut te djatht??smiley

Profesori, Hasan me duket ...

 

Je i sigurt? Se bogdant i kane pase shpijat perballe ksaj viles. Nejse, rendesi ka qe aty eshte ndertu i derr pallati. Se ku do lujn ato kalamoj tani nji zot e di.

Bogdanet kishin shume prona. Gjithe dyqanet tek kthesa e rrugices, tek rruga e Kavajes, jane te tyret. Edhe burri i Ema Qazimit nga keta Bogdane eshte.

po e vertet.. Emen e kam kusheriren e mamase dhe na ka ardhur nja ca here per vizite me burrin ne shtepi..  tashi une kam qene i vogel atehere, por mesa mbaj mend, ky Bogdani, burri i saj, ka qene etnolog i shquar aso kohe..

" .... Në vazhdën e bisedës me rojën, ai prek edhe një temë tjetër të rëndësishme sipas tij, atë të edukimit fetar. “Edukata fetare është e domosdoshme për këta fëmijë, pasi do t’i edukonte më mirë. Feja të mëson si të sillesh, pastrohesh, të jesh i moralshëm, të edukon si të ndërtosh familjen. Kleriku flet me shpirt ndërsa edukatorja vjen, bën punën, merr paratë dhe ikën”, thotë ai..." 

 

 Pikerisht ate qe kam thene une me kohe, qe edukata fetare (pa ngarkesa) ka rendesi per formimin e brezit te ri, ka material tek VQ per kete gje, tek letra drejtuar president Moisiut. 

mire e ke ti Ferit . duhet ndonje hoxhe aty te lutet per fondet pa fund qe jane hedhur keto 20 vjet aty.bath bath po nje kokerr.

Ky qenka tamam material per V.Q, po jo si ai i Pjerit. 

O idiot, ca pret ky te thote roja, njehere?! ti mire ke bere, xhanem, se na tregon ne ç'gjendje jane njerezit qe presupozohet te kujdesen per ata femije. Shoh vetem perbuzje nga nje cope roje, qe si pjese e atij institucioni, te pakten, duhet te kete empati!!! Kur i trajton si kafshe, mos pret zotrote te ulin koken e te qajne?! 

Ndryshe nga ç’përpiqen anëtarë të stafit ta paraqesin gjendjen dhe kushtet që me të vërtetë janë goxha të mira, roja i kësaj strehe z. Zaloshnja, tregon një anë tjetër të fëmijëve. “Fëmijët janë të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre pasi është edhe mosha e tillë, por nuk janë as edhe të miredukuar, nuk mësojnë, dalin lypin rrugëve. Për tu qethur e për tu larë duhet t’i çosh me zor, shumica e tyre janë romë të ardhur nga rruga, një pjesë e tyre i kanë prindërit e burgosur, të divorcuar e me probleme mendore, etj.”, thotë ai

Në vazhdën e bisedës me rojën, ai prek edhe një temë tjetër të rëndësishme sipas tij, atë të edukimit fetar. “Edukata fetare është e domosdoshme për këta fëmijë, pasi do t’i edukonte më mirë. Feja të mëson si të sillesh, pastrohesh, të jesh i moralshëm, të edukon si të ndërtosh familjen. Kleriku flet me shpirt ndërsa edukatorja vjen, bën punën, merr paratë dhe ikën”, thotë ai.

Po pastrueses pse s'ia paska kerkuar mendimin ky?! Feja te meson si te pastrohesh, si te sillesh?! Mjere ne te pafete, thuaj, qe s'dime si te lahemi!

 

Nga aq sa i kam njohur nje pjese te atyre femijeve atje, di qe jane shume, shume te brishte, po kur i trajton keq, behen te eger e te pabindur. I di historite e atyre femijeve e te familjeve te tyre, histori nga me trishtat, por qe ata i tregojne natyrshem, po s'jane ata fajtore per fatin qe i ka rene per hise, o Roje!!!  

 

Sa per fene, do ishte mire qe te merrnin ca mesime mbi meshiren kristiane e muslimane bashke njerezit qe punojne aty se pari, pastaj t'ua japin te tjereve!!!  

 

STREHA E PARE VORFNORE - KUSH ESHTE THEMELUESI, ZYBER HALLULLI APO RAUF FICO...!?

 

DIPLOMATI DHE HUMANISTI  RAUF FICO   ESHTE  THEMELUESI I  "STREHES SE PARE VORFNORE" NE SHQIPERI.

 

Historia fillon me fatkeqësinë e dy bonjakëve, të mbetur fillikat, pas vdekjes së prindërve të tyre nëpër malet e veriut. Në fund të muajit prill 1917, Rauf Fico, nënprefekt i Tiranës, pret në zyrën e tij një xhandar austriak. Ai fut brenda dy fëmijë të vegjël, një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë më të vogël. Xhandari i shpjegon nënprefektit Fico se dy të miturit i kishte gjetur duke ngrënë bar, në një zabel afër Farkës dhe më pas i kishte sjellë në Tiranë. Pas pyetjeve të para drejtuar dy fëmijëve kuptuan se ata ishin motër e vëlla. Të miturit pohuan se prindërit e tyre kishin vdekur në mal, duke ardhur nga Malësia. Dhe fatkeqësia e tyre nuk mbaron këtu. Të vegjlit u vendosën përkohësisht në një strehë prej Zyber Hallullit. Por, vetëm një ditë më pas erdhi lajmi se vajza e vogël nuk kishte mundur të jetonte.

 

Është kjo ngjarje e trishtueshme, që për hir të së vërtetës ndodhte jo rrallë rrugëve të Shqipërisë së asaj kohe, ajo që u bë zanafilla që i ka çelur rrugën përpjekjeve për ngritjen e Strehës së parë Vorfnore në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë kjo strehë mbushi plot 95 vjet nga themelimi i saj. Faktet historike vërtetojnë se ishte pikërisht Rauf Fico themeluesi i parë i kësaj strehe për jetimët.

 

Harresa

 

Deri pak kohë më parë, askush nuk kishte folur për Rauf Ficon, një personalitet për të cilin dokumentet historike faktojnë se ka qenë ndër më aktivët dhe vepra e çeljes së Strehës së parë Vorfnore do të konsiderohej vetëm si një ndër punët e mira që ky shqiptar nga Gjirokastra ka bërë për atdheun. Atij i atribuohen edhe çelja e shumë prej shkollave shqipe në vend pas periudhës së pavarësisë. Ish-ministër i Jashtëm, ambasador i Shqipërisë në Greqi dhe shumë detyra të larta e nderime nga institucionet më të larta ndërkombëtare të kohës plotësojnë portretin e njeriut që historia e 50 viteve të diktaturës tentoi ta veshë me pluhurin e harresës. Por, kujtesa historike duket se ruan brenda saj surpriza dhe zbulesa nuk do të vononte.

 

Historia e Tiranës

 

Historiani Kristo Frashëri në librin e tij me titull "Historia e Tiranës" botuar në 2004-ën, ndër të tjera shkruan: Gjatë vitit 1917 në Tiranë u ngritën edhe institucione të tjera, të cilat qyteti nuk i kishte njohur më parë. Njëra prej tyre ishte Streha Vorfnore. Ajo u themelua zyrtarisht në Tiranë, më 28 Nëntor 1917, me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ngritja e saj u realizua me nismën e Rauf Ficos, i cili kryente funksionet e qeveritarit të parë të "bezirkut" (rrethit) të Tiranës dhe me ndihmën morale e materiale të kolonelit Srenk, në atë kohë komandant i trupave austriake në Tiranë. Me ngritjen e strehës dhanë gjithashtu ndihmë qytetarët tiranas, Xhelal Toptani, Mytesim Këlliçi, Zyber Hallulli, Luigj Shala, të cilët formuan dhe këshillin e saj drejtues. Në lidhje me Strehën, në një njoftim që përmban revista "Kryqi i Kuq Shqiptar", thuhet se për ngritjen e saj ndihmuan së tepërmi populli dhe nëpunësit e Tiranës, të cilët dhanë fondin e parë, kurse si ndërtesë ajo u vendos në Teqenë e Sheh Dyrit, pasi asaj iu bënë meremetimet e nevojshme".

 

Janë këto të dhënat faktike të historianit Frashëri, i cili i pari saktëson se iniciatori kryesor që hodhi hapin e parë në krijimin e një strehe për fëmijët jetimë në Tiranë dhe në të gjithë vendin ishte Rauf Fico. E ndërsa të gjithë njohin si themelues të Strehës së parë Vorfnore Zyber Hallullin, emrin e të cilit mban edhe sot shtëpia e fëmijës në kryeqytet, historia dhe dokumentet arkivore evokojnë emrin e një tjetër personaliteti të shquar, atë të Rauf Ficos.

 

Zanafilla

 

Ngjarja e dy fëmijëve të vetmuar, që përfunduan në zyrën e nënprefektit të Tiranës Rauf Fico falë një xhandari austriak, duket se u bë edhe ngacmimi kryesor për të, që për herë të parë edhe në Shqipëri të çelej një strehë vorfnore për jetimët.

 

Kjo histori bëhet e ditur në një letër që vetë Rauf Fico e ka shkruar në përgjigje të interesimit të drejtorit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar, Haxhi Shkoza, më 3 tetor 1937.

 

Haxhi Shkoza, në letrën që daton më 22 shtator 1937, i shkruan Shkëlqesisë së tij zotit Rauf Fico, Ministër Fuqiplotë e i dërguar i jashtëzakonshëm në Athinë: "I frymëzuem në nji anë nga dëshira me i paraqitë popullit me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të pamvarësisë së Shqipnis në kuadrin e vepravet të Kryqit të Kuq edhe themelimin e Strehës Vorfnore, e cila mund të cilësohet e vetmja në vendin tonë për qëllimet humanitare qi ndoqi dhe n\anë tjetër për mos me lanë të humbin në harresën e motnavet emnat e gjith\atyne qi dhanë kontributin e vet si në themelim ashtu edhe në mbajtje t\atij instituti, iu drejtuem Drejtoris së Strehës vorfnore qi të na përgatiste pak landë rreth këtij objekti, tue mendue se n\arshivat e saja do të kishte diçka t\atillë" (marrë nga origjinali në Arkivin e Shtetit). Letra vijon: Drejtorija e Strehës Vorfnore na përgjegjiet se Streha asht themelue kah vjeti 1917 edhe asht mbajtë prej disa komisjonesh, qi Kano ndrrue kohë mbas kohe, ndër të cilët n\atë qi asht qenë formue me 23/XI/1917 e qi ka vijue deri më 15/III/1919 asht qenë Kryetar Zotnija e Juez, tue pasë për shokë Z.Z. Mutesim Këlliçin, Zyber Hallullin e tjerë".

 

Fakti që arshivat e Strehës së asaj kohe kanë qenë të mangëta për t\i dhënë "dritën e dëshrueme" rreth themelimit organizimit dhe mbështetjes financiare të këtij institucioni Haxhi Shkoza kërkon sqarime të mëtejshme nga Rauf Fico. Drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të vitit 1937 shkruan më tej në këtë letër: Para qi të dali e plotsueme, sa të jetë e mundun, historija e Strehës, menduem me Ju kërkue Zotnis s\Uej ndihmën e çmueshme tue Ju luto me pasë mirësin me na ba nji përshkrim se si e prej kujt asht themelue ay Institut bamirës, kujt i përket mburrja me qenë inicjator i themelimit, cilat qenë fondet, kush i zgjidhte Komisjonet e administrimit; me nji fjalë nji përshkrim që nga forma ambrijonare e tij e deri në zhvillimin qi morri ma mrapa Instituti i Strehës Vrofnore".

 

Dhe përgjigjja e Rauf Ficos nuk vonoi. Nga Athina, si Ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm më 3 tetor 1937, pra 11 ditë më vonë, ai shkruan në letrën për Haxhi Shkozën edhe motivimin e tij për këtë iniciativë për të çelur Strehën e parë Vorfnore në Shqipëri. Pasi i rrëfen fillimisht ngjarjen me dy fëmijët e vegjël, Fico sqaron (letra origjinale e marrë nga Arkivi i Shtetit): "Këjo ngjarje më prishi nervat e më çqetësoj për së tepërti, mbasi dhe vet kisha djemt e vegjël dhe familjen në Gjirokastër, më dukej se edhe ata po vuajshin po me këtë mënyrë. Vendosa që të bëjsha diçka për jetimët e ngelun ndër rruga pas as njeri. Fola me Z.Z. Mytezim Këlliçin (at\here Kadi në Tiranë) Zyber Hallullin e Ismail Ndroqin dhe me z. Kolonel Srenken (Becirks kumandant i rrethit të Tiranës). Shtuam 5 heller për kile mbi çmimet e sendeve që shiteshin në kooperativën e nënpunsave dhe kështu u fillua të krijohet një kapital, në favor të jetimëve. Nga ana tjetër gjashtë muaj në radhë u kujdesova për me krijue një far organizimi për me sigurue mbajtjen në regull t\ushqimit dhe t\edukimit të bonjakve që do të mblidheshin. Ma së fundi, fondi i duhun 10.000 korona letër u mblodh dhe Becirks Kumandanti Z. Kolonel Srenka nga fondet e Kumandës na dha me 23 Nanduer 3.000 korona. Në këtë mënyrë i krijua mundësija e çeljes së jetimores. Në një bisedë që pata me Drejtorin e Arsimit të tiranës n\atë kohë të ndjerin Z. Sotir Pecin dhe me Profesor z. Luigj Shalën pëlqyen emnin (Streha Varfanjake). Në fillim të muajit Nandor 1917 zum teqen e të ndjerit Sheh Durit Horasanit bashk me një pjesë të një shtëpije tjetër dhe më 28 Nandor ç\do gjë ishte pregatit për çeljen e strehës. Më 28 nandor 1917, ditën e mërkurë mbas dreke tue qen gati gjith kryetarët e nëpunësave dhe parija e vendit ashtu edhe Z. Koloneli Srenka u ba inaugurimi i Strehës". Më tej në letrën e tij, Rauf Fico përmend edhe kontributin që dhanë Mytesim Këlliçi duke i lëshuar strehës vakëfin e Cen Elezit që "e kish lënë për fukarenjtë". Ai përmend më tej edhe përpjekjet e Zyber dhe të Salih Hallullit, Myslim Beshirit Ismail Ndroqit, Jorgji Priftit me të vëllanë, si dhe Fran Kajën, si dhe personalitete të tjera të kohës.

 

Përballja me faktet e reja.

 

Në kuadrin e përgatitjeve për kremtimin e 90-vjetorit të Strehës së parë Vorfnore në Shqipëri, Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë tregon se si për tre muaj me radhë hulumtoi këto dokumente në Arkivin e Shtetit. "Dolën fakte të pakundërshtueshme, që hedhin dritë mbi historinë 90-vjeçare të krijimit të Strehës së parë Vorfnore. Në revistën e Kryqit të Kuq të 1937-ës del se Rauf Fico në atë kohë sundimtar i Tiranës, nisur nga një ngjarje e dhimbshme që ai e përjetoi, me iniciativën personale kërkoi dhe nisi procedurën për krijimin e një shtëpie, ku do të mblidheshin bonjakët e mbetur jetimë pa prindër, të cilëve do t\u krijoheshin kushte për trajtimin e tyre me ushqime, veshmbathje dhe arsimim", shprehet Çumani. Ai pohon se kërkoi në arkiva për ta thelluar më tej hulumtimin e tij dhe shton se "në këtë botim shumë special hidhej dritë mbi funksionimin e Strehës së parë Vorfnore mbi figurën e bamirësit të asaj kohe dhe personaliteteve të tjera". Çumani shton se edhe në dokumentet më të hershme si revista "Jeta" 1926 evidentohet e vetmja foto e Rauf Ficos si "iniciator dhe një nga themeluesit e Strehës". Çumani preferon të shprehet se faktet janë kokëfortë dhe nuk mund të kontestohet Rauf Fico si themelues i një institucioni të rëndësishëm arsimor dhe edukativ. "Por, nga ana tjetër, sqaron ai, nuk mund të mohohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i klerikut Zyber Hallulli, kësaj figure të ndritur e filantropi, i cili iu përkushtua çështjes humane në ndihmë të fëmijëve jetimë të asaj kohe. Jam i mendimit që historia nuk mund të shkruhet me dëshira dhe pasione të verbra të cilitdoqoftë. Në fund të fundit, e rëndësishme është që ky tempull i humanizmit me një traditë dhe histori 90-vjeçare është një nga veprat më të mëdha në atë kohë të varfër dhe të mjerë".

 

Çumani thekson më tej se "hedhja dritë në historinë e krijimit të këtij instituti të rëndësishëm mbështetet në dy shtylla kryesore, mbi dëshmitë e dëshmitarët e kohës, si dhe mbi faktologjinë, që do të thotë dokumente, momente të fiksuara në celuloid, që janë shkruar në memorien e kohës dhe mbërrijnë deri në ditët e sotme. "Ajo që duhet përcjell sot është mesazhi i mirënjohjes për këta njerëz të shquar dhe humanë për një çështje kaq të madhe siç ishte ajo e fëmijëve jetimë të pambrojtur. Është për të ardhur keq që zakonisht njerëzit për meritat e tyre vlerësohen pas vdekjes, kurse diplomati, eruditi dhe politikani i mençur Rauf Fico, i nderuar kaq shumë sa qe gjallë, pas vdekjes u mbulua nga pluhuri i harresës", shprehet Çumani. Ndërkohë që pohon me kënaqësi, puna ia ka vlejtur që secili të marrë meritën që i takon. A. Rr.

 

 

 Kush ishte Rauf Fico

 

 Konica: Ka qenë shqiptar kur s\kish Shqipëri

 

Shkrimtari Faik Konica zgjedh një përshkrim shumë interesant për Rauf Ficon. Ai shkruan për këtë personalitet fjalët e mëposhtme: "Ka qenë shqiptar kur s\kish Shqipëriâ¦". Dhe vlerësimet për këtë personalitet nuk mbarojnë me kaq. Në vitin 1922 ai ka qenë anëtar i Akademisë së Napolit dhe është dekoruar 10 herë nga shtetet e huaja. Dy herë nga Franca me titullin "Oficer i Legjionit të Nderit" dhe "Palma Akademike" (Instruksioni Publik).

 

Rauf Fico u nda nga jeta më 23 janar 1944. Dy ditë më pas gazeta "Bashkimi i Kombit shkruan: Njeriu që s\u përkul as përpara milionave, as përpara sulltanëve perandorakë, besniku i patundur i vetëmohimit tonë, Rauf Fico, s\është mëâ¦".

 

Nga arkivat e Londrës, më 1937, Ministra e Jashtme e Anglisë jep karakteristikat për disa nga personalitetet shqiptare të kohës, mes tyre edhe për Rauf Ficon, për të cilin shkruhet: Një nga personalitetet më aktivë të vendit, një burrë me ndershmëri dhe patriotizëm të padiskutueshëm, republikan nga bindjet, por duke e ditur se Shqipërisë i duhej mbretëria, i qëndroi deri në fund besnik Mbretit Zog.

 

Themeluesi i Strehes se Pare Vorfnore, Rauf Fico, me nje grup klirikesh dhe bamiresish dhe femijet e pare te Strehes - viti 1921

 

DIPLOMATI DHE HUMANISTI RAUF FICO - THEMELUESI I STREHES SE PARE VORFNORE NE SHQIPERI

Ja dhe disa foto albumit tim familjar

 

Orkestra e Strehes Vorfnore 1924.I pari ,djathtas ,me mandoline eshte xhaxhai im.

Streha 1926 - Ketu eshte im ate dhe dy xhaxhallaret.

Shkrimi i me siperm eshte i Z.Ilir Cumani (ish jetim),sot ne Institutin Kombetar te integrimit te jetimeve shqiptare.

Mund te themi me PLOT Gojen Flm zoti fat-miri per Infon ose permbajtjen e nje Infoje ndryshe nga Tellallet e tjere e plot handikapatë mendorë qe lexojmë posht e lart nëpër prurje dhe qe shpjegojnë

" siç e thashë më lart , kete qe po them me poshtë , po Ju nuk më kuptoni se c'dua te them sepse unë nuk them gjë smiley vetem dërdëllis pa mbaaaaarrrrriiiiiiimmmmmmm "

Edhe njehere Flm z.fat - miri ...mbase mbetet shembull se si mund të referohemi në një Fakt ! Aq me tepër per nje NGJARJE si kjo qe nuk ka te beje FARE me Politiken , por që nëntekstet e Feçkëderrave Politikë mundohen ta ngjyejnë pak o sa pak " se Diktatura or tie " . Ky "epsisod"  me te  vertete Historik nuk mund te spjegohet ndryshe , pervecse me Humanizmin e Shqiptareve gje qe e trashegoi dhe e Çfaqi edhe Nënë Tereza !

Sa per info.

Ndertesa e pare e strehes vorfnore ka qene ,eshte edhe sot,prane gjimnazit Sami Frasheri(sot eshte qender e gjuheve te huaja).Eshte prone e familjes Harasani.Pas saj streha u cvendos ne nje ndertese qe eshte ne veri-perendim te stadiumit Dinamo(sot kati i pare gomist).Ketu ka punuar ne kuzhine nje grua nga fisi im.Pastaj u cvendos ne nje godine ne rrugen e Kavajes,aty  ku eshte Ministria e Ekonomise dhe me vone u be ndertesa ku ndodhet sot.

Raufi, ka shkelqyer me shume si dipllomat, si burr shteti, dhe ka mbajtur disa detyra/poste, ne periudha te ndryshme te karrieres se tij, dhe mendoj se ka qene ky shkelqim ne keto detyra te larta shteterore e qeveritare, qe ia kane zbehur rolin e tij ne ngritjen e Strehes Vorfnjore.  

Duke vazhdu me rrjedhen e anekdotave, nuk tha Hitleri kur takoi Rauf Ficon dhe ambasadorin e Japonis:

There goes nji diplomat i madh i nji vendi te vogel

e nji diplomat i vogel i nji vendi te madh.

respektivisht! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).