Mbresa nga një ekspozitë

Në qytetin e Korçës që prej disa ditësh kishte filluar të bënte ftohtë. Nëpër rrugë nuk kishte aq njerëz si më parë. Gjethet e rëna që mbulonin trotuarët kishin filluar të jepnin një lloj trishtimi. Korçarët, si gjithnjë, po gjendeshin në dilemën e tyre, nëse duhet të ndiznin zjarrin apo të prisnin edhe disa ditë deri sa i ftohti të mos i linte për të dalë në rrugë ashtu si më parë. E vetmja gjallëri e këtij qyteti ishin vajzat dhe djemtë. Ata ose shkonin për në shkollë, ose vinin prej andej. Megjithatë vështrimi i vjedhur i çupave sikur e zbuste trishtimin vjeshtor. Askush nuk e dinte se bija e Vangjush Mios, Roza Mio, po përkujdesej për hapjen e ekspozitës së babait të saj; askush nuk e dinte se në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” do të ekspozoheshin 41 piktura të piktorit të Popullit, Vangjush Mio; madje askush nuk e dinte që në këtë ekspozitë do të kishte edhe tre tablo me tri vajza nudo, të pikturura në tri pozicione të ndryshme, ashtu sikurse do të kishte edhe shumë surpriza të tjera. Mbi të gjitha nuk do të mungonte peisazhi, dashuria më e madhe e Mios. Veç kësaj, kjo ekspozitë hapej pas 30 vjetësh nga ekspozita e fundit e tij. Mbi të gjitha shumë prej pikturave nuk kishin qenë të ekspozura asnjëherë

Parandjenja

Njerëzit vazhdonin të ecnin nëpër rrugë me jaka të ngritura duke i thënë njëri-tjetrit: “Sivjet na erdhi shpejt dimri”. Më të moshuarit kishin nisur të ndiheshin të keqardhur, sepse do t’u duhej që për gjatë gjithë dimrit të qëndronin të mbyllur në shtëpi, pa luajtur dot domino në lulishten “Vangjush Mio”, aty ku mblidhen së bashku gjatë gjithë verës. Mioja mungon që prej 55 vitesh, por ata sa herë shohin pemët; ose kur çelin lulet, ose kur rrëzojnë fletët nuk harrojnë të thonë: “Ah, sikur Mioja të ishte gjallë dhe të vinte tani, kushedi ç’gjë të bukur do të vizatonte”. Për shumë njerëz rrugicat e Korçës, rrugicat e Boboshticës, brigjet e liqenit të Ohrit, xhamia e Tiranës, e Elbasanit, porti i Durrësit, kështjella dhe portat e lashta të Ulqinit, të pikturura nga dora e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, kanë mbetur të paharrura. Madje njerëzit ende besojnë se në këto ditë të ftohta vjeshte, Mioja do të shfaqej papritur me penelin në dorë. Kështu ndodhi vërtet. Shumë shpejt u përhap lajmi se Roza Mio, mbrëmjen e së enjtes do të çelte ekspozitën e babait të saj. Mjaft piktura të tij do të ekspozoheshin për herë të parë. Do të ishte vërtet një mrekulli. Po, miku i tyre vangjush Mio, po shfaqej sërish pas 30 vitesh. Pas kësaj, gjithçka nisi të rridhte ndryshe. Korça do të takohej me birin e saj. Ai do të shfaqej atje përmes tablove të tij, ashtu si dikur, kur çeli ekspozitën e parë vetjake në Korçë në vitin 1920. Në atë kohë sapo ishte kthyer nga Bukureshti


Surpriza

Mbrëmja kishte zbritur. 42 pikturat e Vangjush Mios ishin vendosur në galerinë e arteve. Bija e Piktorit të Popullit, Roza Mio, po i dhuronte Korçës një surprizë. Portat kishin filluar të qëndronin të hapura. Çuditërisht rrugët u mbushën nga njerëzit. Kështu ndodhi edhe të nesërmen, kështu do të ndodhë edhe në ditët në vijim. Artistët e medhenj dinë t’i mbledhin të gjithë njerëzit bashkë. Jashtë përsëri bënte ftohtë, por me t’u gjendur në ambientet e galerisë së arteve, gjithçka ishte ndryshe. Njerëzit shkonin para një pikture dhe pas kësaj përjetonin “shastisjen” e tyre. Vështronin atë që ishte pikturuar, por edhe piktura të vështront ata. Ajo qëndron e heshtur, i heshtur qëndroje dhe ti. Pikturat e Mios kanë një sekret: ato nuk të lënë të ikësh, të vështrojnë me ëmbëlsi, të sodisin, madje gjendesh mes dilemës: je ti që po i vështron ato apo është piktura që të ngul sytë dhe nuk t’i heq më. Edhe kur vendos të largohesh prej saj, përsëri i thua vetes: “Kur nuk e pashë edhe një herë, para se të iki”. Shkon te piktura tjetër dhe përsëri të ndodh e njëjta gjë, njësoj sikur dikush të të ketë bërë magji. Harron që jashtë bënte ftohtë dhe rrugët janë të mbulura nga gjethet që kanë rënë. Harron kur kishe ardhur dhe kur duhet të ikësh

Dilema

Mes tablove të ekspozura sheh dhe tri vajza nudo, krejtësisht të zhveshura. Dëshiron të shkosh së pari drejt e tek ato, por në të njëjtën kohë mendon se këtë lëvizje duhet ta bësh pa rënë edhe kaq shumë në sy të të tjerëve, sepse dikush befas mund të të thotë: “Po shtyu pak më tutje, se ke tre orë që nuk lëviz nga vajzat e zhveshura!”.
Në cepin e galerisë gjendej portreti i një plaku. Që të gjithë e nisnin që andej. Ishtë një plak i moçëm, me flokë dhe mjekër të thinjur. Nuk vështron nga vizitori. Është i gjithi i menduar. Përpiqesh të gjesh se çfarë halli e mundon këtë plak të vjetër, por çuditërisht nuk e gjen dot. Plaku i moçëm vështron gjithçka, larg dhe afër, vështron brenda vetës dhe jashtë tij, por nuk të tregon vështrimin dhe nuk të jep mundësi të kuptosh brengën e tij. Jo, pa ngritur sytë ai, nuk mund të kuptosh asgjë. Ai flet me pamjen e tij, por ja që qenka e vështirë të kuptosh atë njeri që diçka thotë për jetën e tij. Nuk e kupton dot; plaku i moçëm i tregon të vërtetat e jetës vetes së tij. Pas kësaj të hapet rruga për të shkuar të vajzat nudo, por përsëri të duhet të shikosh edhe disa piktura të tjera.

Gajdexhiu

Edhe portretit të gajdexhiut nuk mund t’i shmangesh dot. Ai nuk është duke luajtur në instrument. Gjendet në njëçast meditimi. Me gajden e tij “ka qarë” gjithandej, kudo që e ka çuar jeta, ndërsa tashmë duket sikur ka nevojë për një çast çlodhjeje. Pstaj vjen një çast kur duket sikur ai të thotë: “Do rri dhe pak dhe përsëri do të shkoj se kam halle të tjera për të qarë. Kështu është kjo botë, njerëzit ndihen mirë kur qan hallet e tyre. Kam vite që qaj me gajden time, por ende nuk kam mësur të qaj ashtu siç duhet, sepse artisti i madh është ai që lë pas vdekjes të qarën e tij , që gjithnjë të thonë, kështu qante vetëm filani, siç thonë sot për këngët e Hafize Lekovikut”. Nëse rri gjatë para pikturës, bashkëbisedimi nuk merr fund kurrë, madje nuk të mbetet asnjë mundësi që të afrohesh te vajzat e zhveshura


Vajzat nudo

Gjithkush ka dëshirë të shohë një vajzë nudo, aq më shumë tre vajzat e Vangjush Mios, të cilat duket sikur ato nuk dinë asgjë që kanë ardhur shumë njerëz për t’i parë. Ato janë në dhomën e tyre, madje janë vetëm, ndaj dhe qëndrimi i tyre është aq i lirshëm. Megjithatë nuk mund të shkosh drejt e tek ato, sepse duhet të hiqesh sikur sheh vetëm artin dhe jo gjë tjetër. Megjithatë, ti nuk ke ku të shkosh tjetër, piktura e radhës është një vajzë nudo e ulur. Nuk ndihet aspak e trishtuar. Ka një ndjesi të brendshme lumturie, jeton me një nga ëndërrat e saj më të bukura. Befas pyet veten: “Për kë po mendon vallë ajo?”. Sigurisht që nuk po mendon për ty, sepse ti sot po e sheh për herë të parë, por gjithsesi përpiqesh të kujtosh mos e ke parë edhe ti diku këtë vajzë. Befas kujtohesh: "Mos po rri shumë përpara kësaj vajze dhe të gjithë po më shohin mua. 
Bën një hap më tutje dhe përsëri sheh një vajzë nudo, qëndron në këmbë. Ka një bukuri drithëruese, por diçka e mundon këtë vajzë, aq sa të bën të flasësh me të: "Po si ka mundësi që një vajzë e tillë, si e gdhendur në mermer, të ndihet e trishtuar! Cili djalë vallë nuk do të donte ta nxirrte nga trishtimi i saj? Si nuk e di ajo këtë gjë ajo vallë? Sigurisht që e di, ndaj dhe trishtimi e bën edhe më të bukur. Krejt pa pritur fillon të ndjesh se në galerinë e arteve bën shumë ngrohtë. Ke harruar që jashtë bën ftohtë dhe gjethet e rëna ngjallin trishtim. 
Shkon te piktura tjetër. Dëshiron ta vështrosh edhe nga një pozicon tjetër, por ajo nuk të bindet. Ndoshta dikush e ka zemëruar. Askush nuk e bën dot që ajo të kthejë kokën. Ndoshta pret që gajdexhiu me instrumentin e tij të vijë aty dhe të qajë hallin e saj. Vetëm atëherë bota e saj do të ishte ndryshe. 
Kur i ke parë të gjitha tablotë, mendon se duhet të dalësh, por befas kujton se jashtë bën shumë ftohtë, ndërsa aty gjen shpirtrat e një bote hyjnore që dhurojnë vetëm mirësi.

Gazeta Kritika

24 Komente

Pse keto dy te tjerat te duken si burra ty?

ke po pyet ti berbero, mua?

Piktura ketu dukej origjinale, ne kuptimin e ngjyres se mishit, jepeshin ter nuancat e ngjyrave ne vende te ndryshme te trupit. Dora mu duk pak si e nxirre, por ka mundesi te jete nga qendrimi i gjate i gruas ne ate pozicion. 

Ja ku dallohet vezhguesi i vemendshem!

eshte e nxire prej hijes. te dyja duart i ka ne hije, ndersa driten nga e majta e saj. bej nje nje foto anash penxheres, per ta soditur kete fenomenin e drit hijes.

plus qe modeli ka trupin e bardhe, ngaqe nuk i ka marre asnjehere rreze drite, ndersa krahet prej berrulave (menges se kemishes) jane te skuqur prej diellit te dites. pra pa frike mund te themi se tablloja eshte bere ne VERE.

Pjer, po prisnim qe te shkruaje se ky shkrim eshte i vjeter... Na zhgenjeve! Paçka atesite e tua kundershtuese vazhdon ti kesh te mira, ke fillu duke humbe ato kunstatuese.

si e keni hallin,ju ngeli ''fshesa ''ne dore.

lereni popullin te shprehet,,qofte edhe kunder vijes,,

Mirë Vepror, rrall has në shkrime për veprimtari kulturore të tilla . Megjithatë shumë pak për një ekspozitë me 41 piktura të Mios .Më mirë se hiç. Flm!

+1

ne rradhe te pare, duket se ai nuk eshte kritik pikture. shtjellon gjate e gjere vetem ekspoziten, dhe jo pikturen e mios. 

në radhë të dytë ti ia fut si kau pelës:

 

pa frike mund te themi se tablloja eshte bere ne VERE.

si i shpjegon ti krahet e "nxire" ? apo te duket pierri qorr qe ka nevoje per syza ?

n'ven mer plak por pasi tm'shpjegosh se pse mollaqja e djathte asht ma e vogël se ajo për hava

ka qen sallakse.

ose topalle

Kurreshtar, gjer me tani, syte i kam top, biles e veshtrova perseri pikturen dhe vura re se dritarja eshte ne krahun e majte afer pikturistit, ne krah te pikturistit. Kjo gje vihet re nga reflektimi i drites mu ne kurriz te femres aty, shife me vemendje.  Duart jane te nxirra nga perqendrimi i femres aty e cila e ka marre seriozisht, plus turpi pakez, dy komponente qe e kan bere ate femren te rrij gozhde, pa levizur fare, dhe gjith pesha i ka rene duarve. 

ti po diskuton sikur te ishte fotografi. piktori e ka ne dore, t'ja heqe lodhjen, sidomos qe i shkakton pozimi (vetem po te jete mazo). pastaj nje model nuk ke nevoje ta mbash pince te ngulitur me ore te tera, e heq dhe e ve sa here te duash ne te njejtin pozicion, qe siç thashe je ti qe e komandon. 

qe nje pikture (nudo) qe eshte bere po ashtu ne vere:

 

gjithashtu ndriçimi eshte prej elektrikut e jo penxheres, them. shpjegon tonet e ngrohta ne krahasim me dy nudot e tjera dhe qe kane ndriçim natyral, prej diellit.

koqes qi qeka dezhurn qi tash. përgjigjen nuk e kisha për loqen

Vajzat e Mios? Roza ?smiley

Cila nga keto kishte nenshkruar peticionin e intelektualeve?smiley

Shume te bukura por ajo e treta si me te futur me duket mua..smiley

Gjithkush ka dëshirë të shohë një vajzë nudo....

E nuk e di pse m'u kujtua nje shkrim gazete dikur... " Si kudo ne vendin tone, edhe ne fabriken tone, vidhet." 

Kjo faqe eshte per atr nude lovers-at

Tani qe po e shoh, s'qenkemi keq ne si shtet per nga numri i vizitoreve.

Ajo "figura " se rrunte fare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).