Mediat televizive dhe shtypi do të ndjejnë shkurtime akoma më të mëdha buxhetesh

Nëse ju ka rënë rasti të dëgjoni njerëz tv mediave të ankohen gjatë vitit 2012 për vështirësi financiare, përgatituni të dëgjoni akoma më shumë të tilla në vitin 2013. Tregu i reklamës televizive në vend do të pësojë me buxhetet e këtij viti një tkurrje shumë të ndjeshme. Ekspertë të fushës mendojnë se tregu i reklamës për vitin 2013 do të jetë rreth 22 milionë euro, ndërkohë që ishte rreth 33 milionë në vitin 2012.  

Viti 2013 është vit elektoral, c'ka do të shtojë disa milionë euro (4-5) të tjerë në të ardhura nga publiciteti për vitin 2013, por që nuk do të kompensojë dot tkurrjen e publicitetit komercial. Një pjesë e mirë e këtij buxheti po investohet tanimë edhe online, duke e reduktuar më tej pjesën që shkon në mediat radiotelevizive. Për këtë arsye nuk besoj se do të lexojmë aq shumë thashetheme për rroga marramendëse në televizionet shqiptare në vitin e imët 2013. Këtë vit, televizionet do të garojnë për një thelë akoma më të vogël se vjet, por pritshmëritë e publikut vetëm rriten. Si i bëhet? 

Duke pranuar se sa më shumë para, aq më shumë cilësi në ekran është një formulë përgjithësisht fituese, ka raste kur gara bëhet më e fortë për shkak se edhe pasojat janë të mëdha. Televizionet nuk luftojnë më vetëm për publik, por (disa prej tyre) edhe për ekzistencë. Mungesa e buxheteve të mëdha nga sponsorët e mëdhenj (Kompanitë celulare) mund të detyrojë televizionet të realizojnë më pak patenta të huaja me kosto të larta realizimi (dhe kërkojnë qindra mijëra euro buxhet) dhe (shpresojmë) më shumë prodhime origjinale, që në përgjithësi kushtojnë vetëm sa një fraksion i një spektakli të importuar.

47 Komente

Frangajt sikur mire i doli hesapi, tjeter muhabet qe ka 4 muj pa pagu stafin...

Blendo, ju si keni qene me rrogen?

7.          
8.            Mero Baze (TEMA) – Ndër më të paguarit por nuk dihet rroga që përfiton
9.         
10.         

smiley

8.            Mero Baze (TEMA) – Ndër më të paguarit por nuk dihet rroga që përfiton

smileysmiley s'dihet sa, por ne pub 2 mije leke ja le bakshishin baristit. Lek te madh ka.

Aman vetem Opinionin e Fevziut mos ma ngisni. Veshtrimi qe Fevzo qe i jep kamerave kur e kapin duke pi uje eshte show me vete.

Bloze-njeri. Aq rralle sa shkoj une ne shqiperi, por ke pà ti qe ne 5 vitet e fundit, me ka ndodh 2 here te jem ne avjon me kete analfabetin!
C'me beri pershtypje ? Ne te dyja rastet, Fantomasi ishte ul ne business class, nderkohe qe avjoni (tip kaçatorri  me 40 vende maksimumi), mezi i ndante me nje perde te qelbet ato kater te qelbtat vende te atij mender buisness class-i ! pfffff, patetik ! E perseris: jo se ka gje te keqe me u ul ne ate kategori compartimenti, por nuk bente sens per nje udhetim qe zgjati 50 minuta e ne te cilin, diferenca ne komoditet pothuaj ishte inekzistente!
Nejse nejse, bejne qef k'ta po he, fundja edhe Depardieu mori nenshtetesi ruse, sepse edhe atje taksimi eshte 13% per kuç e maç.

nuk shkruhet buisness!

Sidoqofte, zgjedhja per ta kritikuar Fevziun nga bileta e avionit eshte disi... allasoj. smiley

Qeka bloze-njeri pse blen bilete udhetimi ne business class?

ti do me zor qe te perseris paragrafe nga postimi im :

E perseris: jo se ka gje te keqe me u ul ne ate kategori compartimenti, por nuk bente sens per nje udhetim qe zgjati 50 minuta e ne te cilin, diferenca ne komoditet ishte pothuaj inekzistente!

Athere, cfare e ben bloze njeri?

50 minuteshi dhe perdja.

stalker, me kujtove nji pesheprime korporate dikur, po bonim thashethem, jo ky, po ai, sic eshte zakoni, edhe tha njeri e dini c'i ndodhi X-it? Cfare, e pytem. Ky X-i se ku do shkonte edhe kishte hip ne avion te klasa biznesit, kur mbas ca shef qe ne avion hipi edhe nji nga kta ekzekutivet lart fare, rrezik Nr 3 ose 4 ne korporate (per me shume ishte dhe anglez ky ekzekutivi, cun i ri nga ata te kollarismit me akcent qe vijne nga Londra superiore), edhe ai mori nga ekonomia. Tani nji Zot e di si ishte puna, qe pse ky robi ishte ne biznes klas, mbase kishte upgrade lire, a i kish ron bixha me naj ven, a ishte privat trip per qejf, whatever, puna esht qe bossi e pa te ul per 7 pale qejfe, kurse vete iku nga galeria (seat 37B si me thon smiley  ). Edhe i kishte shku rruga mas kurrizit te shkretit smiley  diskutonin aty, qe ca do bonin ne ven te atij, edhe tha njoni (qe sot eshte per vete senior VP diku): une do shkoja e do iu pergjerojsha, amon te lutem hec i ndrrojm venet... a do mundem ta mbaj venine punes mas ksaj? smiley  (can I keep my job?).

PS. Per rruge me te gjata se 50 minuta, urdhno: http://youtu.be/8NienKmtknI

smiley

 

epo edhe krize , edhe shkelqim i rreme televiziv nuk shkon. 

''ky shkelqim bosh, tha....smiley

shkelQImi dhe mjerimi kurtizaneve mediatike smiley

por ne            do u pergjigjemi      me grushtet tona      tfuqishme.

na thone "duam te fleme ne parqe me femrat", "te mbajme floke te gjate"...na quajne konservatore, por partia joneee eshte revolucionare smiley

Hajde, pa e shoh qe do e rregullojme bashke... smiley

Thesin aga smiley

.... se mediat  jane ketu... dhe ketu  do te mbesin gjithmone!!

Vë bast që Bruno Vespa do të çmendej nga xhelozia!

Mos u frikesoni, ne Shqiperi media ne pergjithesi dhe televizionet ne vecanti nuk funksionojne mbi llogjiken e tregut, perndryshe duhej te ishin mbyllur me kohe shume te televizione. Ose me e pakta nuk duhej te ishin hapur fare. Ne fakt per cdo televizion eshte pas nje biznesmen qe ka interesa per te mbrojtur, pothuaj te gjitha televizionet jane me humbje (pervec Digitalb... ndoshta!!!) por i mbajne ne kembe pronaret e tyre, sepse sipas mendesise qe kane duhet te "mbrojne biznesin nga sulme politike dhe te forcojne imazhin si njerez te fuqishem". Kjo eshte llogjika e medias shqiptare...

Nuk besoj se do te mbyllet asnje televizion, sa per progamacionin nuk mund te them ndonje gje, pasi shumica e tyre (95 % e programit) eshte kopje e shemtuar e televizioneve, italiane kryesisht.

Vit i veshtire financiar  per mediat ?  E bukur kjo.. Keto media qe jane sot neqoftese nuk do i mbante ne kembe politika dhe grupe interesi (domethene me parate tona ) do kishin falimentuar ketu e 5 vjet para.. Asnje media nuk i rezsiton dot tregut te lire, nqs shikojme me kujdes bilancet  e tyre do te kuptojme qe duhet te shpien kartat per falimentim. Por vrimat e tyre financiare mbushen nga te ardhura te tjera,, shpesh jo te ligjshme. Ju kujtoni se 5, 6 banka dhe nja dy kompani celularesh mund te mbajne median ne kembe.. Te gjitha investimet e tyre ne qindra miliona euro te investura do krijone aktiv ne vitet qe vijen.. apsolutisht jo. ( kur jemi ne kohen e internetit, dhe kur edhe dixhitali tokesor tashme eshte nje teknologji e vjeter, vdiq para se te lindte) Ka disa vite ne bote qe asnje biznesmen i ndershem nuk investon ne media tv apo gazeta ( nqs nuk ben mafiozlleqe me pushtetin) Shpresoj qe te falimentojn kete vit te gjitha mediat.. Me vjen keq per gjithe analistet qe hane buke lart e poshte.. Por per tregun, lirine dhe demokracine eshte nje gje shume e drejte.

Edhe anej qeka bo keq per leke!

Kjo shpjegon ndoshta edhe ate muhabetin tjeter (s'po dua t'ja them emrin) smiley

E kapa, e kapa. Do kete kujtu se ka qene e mushme me leke, fakiri. smiley

Ah fak-iri.

Duke u solidarizuar me fukarallekun ne rritje te pronareve te TV-ve ne Shqiperi per vitin 2013, Ylli Pango ka ofruar tia heqe mbertheckat live (pa ja hequr kemishen) nje gazetareje, studenteje apo motatoreje dhe tia vere Z. Kosta Barjaba.

ka matesa audience ne shqiperi? ketu te pakten publikohen rezultatet e mediave per dite te caktuara, orare e programe. aty ndahet shapi nga sheqeri.

Nuk ka zyrtare. Eshte nje qe ka marre persiper ta beje, pjese e nje kompanie te madhe te huaj, mesa duket, por deri tani ka matur vetem disa gjera e ka botuar gjera pa rendesi te vecante.

Mediat e matin vete shikueshmerine, duke caktuar nje person (nje, jo me shume) te telefonojne familje gjate kohes qe jepen emisionet, dhe i pyesin se cfare shohin. Sigurisht qe behet fjale vetem per disa qindra telefonata vetem ne Tirane. Por megjithate, vetem mbi keto te dhena bazohen.

ok. mbase nuk kane dhe interes te investojne seriozisht aty, nuk duan te kene surpriza te pakendshme. dyshoj psh qe nje emision si portokalli te arrije te ruaje pas kaq shume vitesh nje numer te barabarte audience si ne fillim, apo emisione te tjera qe ngjajne me shume si supe e ngrohur.

Portokallia s'terheq me aq sa ne fillim por vazhdon te mbetet serish i pari ne ate orar te diele.

LEFTI, mendoj se edhe ne Shqiperi, audienca matet me aparatura si kendej ne perendim.  

po perse nuk publikohen shifrat? Apo mbase i takon keshillit te rregullimit te radio tv se di si quhet, qe ti masi e ti publikoje? Transparence duhet jo vetem per te pare suksesin e emisioneve por edhe per tarifat e reklamave sipas programeve. Prandaj kane interes.

flakëm dhe kanoçet..

2012 ishte vit i veshtire per mediat, te medha e te vogla

edhe per median e paguar nga qeveria, TV Klan, qe vonoi rrogat aq shume, e cila vazhdon te paguaje gjysmen e rroges ne dore e gjysmen ne banke, per te paguar me pak sigurime. Edhe per Vizion Plus, madje edhe per TCH, ku thone se kete vit pati me pak shperblim per vit te ri, per here te pare ne historine e atij kanali. Po ashtu media e Kolegjit Kristal u mbyll pas skandalit me djalin e bossit. Media a tacit hyri fort para zgjedhjeev lokale, por prape, s'eshte kushedi se cfare.

It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the epoch of incredulity, it was the season of Light, it was the season of Darkness, it was the spring of hope, it was the winter of despair...

 

Duke pranuar se sa më shumë para, aq më shumë cilësi në ekran është një formulë përgjithësisht fituese, ka raste kur gara bëhet më e fortë për shkak se edhe pasojat janë të mëdha. Televizionet nuk luftojnë më vetëm për publik, por (disa prej tyre) edhe për ekzistencë. Mungesa e buxheteve të mëdha nga sponsorët e mëdhenj (Kompanitë celulare) mund të detyrojë televizionet të realizojnë më pak patenta të huaja me kosto të larta realizimi (dhe kërkojnë qindra mijëra euro buxhet) dhe (shpresojmë) më shumë prodhime origjinale, që në përgjithësi kushtojnë vetëm sa një fraksion i një spektakli të importuar.

Po spektaklet e importuara nuk blihen nga vete mediat. Te pakten jo komplet. Mund te blihen te drejtat nga kush ka para, dhe pastaj behet marreveshje me ekranin qe do ta transmetoje. Dhe zakonisht ato kane fitime me te garantuara. Spektaklet e importuara s'do te mungojne, sidomos kur deri tani kane dale me mire, ngaqe biznesmenet e huaj qe bejne reklama i njohin me mire prej vendeve te tjera.

S'di si do me zeje gjumi pas kesaj?!

Mediat jane punedhenesit e vetem per shume dege, e shume nxenes s'do te kishin ku te shkonin pa ato. 

E njekohesisht jane mjeti me i fuqishem i agjit-propit dhe i perhapjes se anti-kultures dhe injorances gjithologe e gjithperfshirese.

Por jane dhe perhapesit kultures perendimore, edukates, qyteterimit. Femijet qe jan rritur m bang bang e cufo flasin shqipe letrare dhe e kan udene se cfare.fanatizmash gabimesh kane prinderit e tyre nga e shkuara. Ti harron qe mediat sjane vec lajme e politike e qe jane vetem i brez i caktuar ata qe fandaksen pas atyre qe thua ti. Tbrinjte jan shume ndryshe e jane prej mediave,

Na falni or cel shkrimin
p.s
mediat jane si paraja. Ben te keqija por sjeton dot pa te mira qe sjell.

Por jane dhe perhapesit kultures perendimore, edukates, qyteterimit.

E kultures me te keqe perendimore.

Ka media e media. Media jone mainstream dhe gjeneraliste (perfshi radiot) eshte pothuajse e gjitha trash. Pune tjeter pastaj paketat e televizioneve me pagese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).