Gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë.

Ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndersa 40-vjecarja po dilte nga banesa e saj per te shkuar ne pune. 
Sipas deshmise se dhene policise gjyqtarja eshte perballur me nje te ri, pa maske qe i ka zene rrugen dhe ka nisur ta sperkase ate ne trup me acid qe mbante ne nje shishe. Me pas eshte larguar me shpejtesi. 

Policia ka tashme te dhena rreth agresorit dhe pritet arrestimi i tij. Pas incidentit gjyqtarja eshte derguar ne spital.

Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtaret e Vlores pezulluan te gjitha proceset nderkohe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin. 

Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.

Artikulli i plote Top Channel 

Shenim: Eshte gjykatesja qe liroi personin qe akuzohej se kishte vrare nje bashkefshatar ne sy te te birit. Si dhe eshte pezulluar per abuzim detyre, por u ankua ne Strasburg dhe fitoi.

39 Komente

Gjynah se keshtu nga CV-ja nuk u dukerka tip dallaverexhie.

mmmmmm ja pra qe...

Ka plas vetgjyqesia!

Nuk ka si i bahet ma primitivizem....e nuk jam dakort edhe me ate qe nuk duket dallaveraxheshe...pra se po te ishte dakort qe i hedhin acid???Te besh gjykatesen patjeter i shkel ne kallo dikuj,denon ,liron ,merr vendime qe se s'ben njeren ale e lene keq.....e mandej te marrim te gjithe keshtu??

Zana, me duket se PF e kishte sarkazem ate punen e dallavereve.

Zana, primitivizem eshte vertet, po nese njerezit nuk kane me besim tek sistemi i drejtesise per ti gjykuar punet e tyre, kush tjeter mund te jete fajtor per kete nese jo vete njerezit qe punojne ne te? veprimi i tij pastaj le te gjykohet nga... Ops, harruam qe nuk kishim besim tek sistemi gjyqesor.

Veprimi eshte me te vertete i rende POR, (ka gjithnje nje por sidomos ku bie fjala per Shqiperine) aty ku eshte katandisur drejtesia ne Shqiperi ai personi qe ka bere kete veprim per te kjo ka qene e vetmja menyre per te shprehur revolten, pakenaqesine apo edhe hakmarrjen per drejtesine e munguar....

Sistemi i (pa)drejtesise ne Shqiperi eshte me i korruptuari dhe me i padrejti. Politika i ka shkaterruar binaret e sistemit te drejtesise deri ne ate pike ku qytetaret nuk kane zgjidhje tjeter por te marrin vendimet sipas menyrave te tyre..... Shume e rende qe ka arritur puna deri ketu dhe shume e veshtire te permiresohet.....

gjykates eshte detyre me rreziqe. 

 

Cfaredo lloj detyre eshte e veshtire dhe me rreziqe nese e ben me pergjegjesi dhe cilesi te larte. Kjo nuk do te thote qe gjykatesit ta bejne doren lopate dhe te te masin nga xhepat.

Te jesh gjyqtar duhet te ndjesh pergjegjesine dhe te jesh i drejte.

Amerikanet thone: Gjykatesi ne toke dhe Perendia ne qiell!

 

Pas më shumë se 25 vitesh dëgjoj t'i hidhet acid në fytyrë dikjut për shak të detyrës. smiley

Para 25 vitesh i hodhë acid në fytyrë një pedagogu të Ekonomikut që jepte Ekonomi Industrie smiley

Ai humbi thuajse komplet shikim nga një sy dhe e shpunë të bënte plastikë të fytyrës në Ceki.

Ishte nga pedagogët më të mirë e më korrektë që kam patur fatin të njoh.

 

A.Haxhiu avokat , pesoi te njejtin fat nga shoqeruesi i Berishes  .Biles qe dhe burre me mustake acidhedhesi . Ndersa ai profi ..." gojet e liga " duan te thone se nuk qe per drejtesi ose per shka te detyres , , por ne mardhenie me ca gjera xhibshpjeguseseksopercjellese !

Ndersa SOT mbizotron edhe Hedhja ne ere e Gjyqtareve ...E pse duket cudi nje hedhje ACIDI ne nje shtet ku i pari i tij  u Hedh syve ACID dite per dite gjith Popullit ?

Falcone e BOrsellino,jane dy emra te ndritir te hedhur ne ere nga Mafia...e ishin burra te medhenj,qe njihnin e predikonin legalitetin e lirine.Na hedhim acid per.....

Ore keto gjykates duhen sperkatur te gjith nga surrati ,keshtu ata min te shofin futyren e padrejtesis!

Jane gjykatesit qe kan kontribuar me. shume se kush ne gangrenizimin e shoqeris shqiptare

Shikoni, kam ca kohe qe merrem me gjykatat per nje çeshtjen time civiloadministrative. po si une ka dhe shume te tjere qe kemi te njejtin objekt gjykimi dhe te njejtat shkaqe dhe baze ligjore. Ne gjykaten e shkalles se pare ne Tirane, jane nja 50 gjyqtare dhe secilit prej tyre i ka rene ne dore nja 10 çeshtje te tilla, po asnje gjyqtar per be, nuk ka dhene nje vendim te njejte me gjyqtarin tjeter per te njejtat objekte shqyrtimi. ne Amerike egzizton çeshtja PRECEDENT. Pra nese nje çeshtje nje gjyqtar e ka zgjidhur ne nje menyre, atehere te gjithe gjyqtaret jane te detyruar qe po te njejten çeshtje ta zgjidhin po ashtu..... po ketu tek ne nuk ndodh keshtu, dhe me e bukura eshte qe edhe ne Apel, ndodh e njejta histori. Gjyqtareve atje u ndodh qe per te njejten çeshtje te gjykuar nga gjyqtare te ndryshem, pothuajse ne 90% te rasteve lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare paçka se arsyetimet apo argumentat e hedhura jane te ndryshme per çeshtje te njejta dhe ne Apel keto i gjykon i njejti gjyqtar.... dhe hajde e fol pastaj per sistem gjyqsor......

1 vit e gjys ceshtje civile per nje zbatim kontrate!!!!!! Plus nje vit nga prapa ne apel!!!!!! E kupto apo jo? Duhet te hante vetem nje sesion gjyqsor. Kaq! 2.5 vjet per nje gjyq qe nuk duhej te ish gjyq. 

ne Amerike egzizton çeshtja PRECEDENT.

Sistemi ligjor ne Amerike e Angli eshte i ndryshem nga ai i vendeve te tjera te Evropes, perfshi Shqiperine. Amerika dhe Anglia perdorin common law (ligji i pergjithshem?) ndersa Shqiperia ka sistemin e ligjit civil.

Gje qe tregon, Alidemso, se sistemi yne gjyqsor vuan, ka nje handikapt qe duhet riparuar. 

ne Amerike egzizton çeshtja PRECEDENT....

Ka pas ekzistuar i nderuar Alidems kur ka Pase SHTET dhe LIGJE Shqiperia si dhe Çeço me Biçak po ti shkelje !....dhe trajtohej me VOLUME nen tituj " Praktika Gjyqesore " ku ndodhite e gjykuara trajtoheshin sipas "specifikave " ose "precedent-it " duke Ju referuar te Njejtave Nene !

Na kem Abdien or tie , qe asht tuj pae bishtnushem  nga Llozha  e VROMES  Rajerson dhe me pas  i gjiF populli kenaqtun brohoriti Rrnofshin Plepat !

 

Duket si humor i zi ilustrimi.

E shifni pra qe taksa e sheshte nuk funksionon?

me siguri qe do te jete pune pjeshke dhmth p..... I ati ketij dhunuesi do ta kete pasur te dashur dhe djali nuk ka dashur qe ti prishet familja, ndaj dhe ka menduar tia prishe pak fytyren. 

I PUTHSHA DOREN atij qe e beri.

Jam i sigurte se ja ka sjelle shpirtin ne maje te hundes

Drejtesia ne Shqiperi eshte nje nga qelizat me te prishura dhe te kalbura te shoqerise shqiptare flas nga pervojat personale.

Se sa vlere ne shoqeri ka nje drejtesi e shendoshe dhe demokratike nuk ja vle ta permendesh ...

Gjyqtaret ne albanezi lerojne burgaxhit killerat drogistat tutore e prostituta nga burgjet per nje dore leke  dhe te gjitha keto i ha populli i thjeshte kokes ndersa ata kane milliona vila e benza qyl e sjellin femije ne perendim ne universitetet me te mira te botes.

 

Nuk dua te paragjykoj, se s'e di c'ka bere kjo gjyqtarja.

Por kam pare familje t'u merren toka e pasuri prej gjyqtareve, dhe njerez qe s'i meritojne jane bere pasanike e kane bere jete te rehatshme, ata qe i meritojne kane vazhduar te jetojne ne varferi e plot brenga.

Nuk e di per kete gjyqtare se si ka qene puna.

Kam nje shok te ish punes (Uzina Traktori) MiriG, qe ka gjith ato toka ne Allias, tirons i vjeter, dhe qe jeton ne varferi, se nuk ia kan dhon tokat akoma. Kuptohet edhe ky nuk eshte interesuar shume, per shkak se dikur ka qene komunist, dhe jeton i shkreti me ate ndjenjen e inferioritetit, megjithse ka qen nga ata komunistet liberale. Sa here i shajsha E. Hoxhen dhe socializmin, m'thosh; Upupupupu, na morre m'qaf Pjero, ule zonin. 

Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtaret e Vlores pezulluan te gjitha proceset nderkohe që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin. 

 Edhe keta protestat nuk jane te sinqerta dhe nuk kane asnje qellim, ne mos jane bere per te bere nje dite pushim.

Sulmi fizik ndaj kujtdo, dhe per cfaredo aresye eshte i paperligjur.

Nuk i perket njeriut.

Kemi si popull, e si politikane nje mangesi karakteri e identiteti qe do te na shkaterroje ne fund, identitetin shteteror, Nuk pranojme nje vendim shteteror , vetem nese ky kryhet me dhune 

 

*

Plus jemi kam te varfesh, mendersisht, shpirterisht, nga ana sociale dhe ekonomike dhe per me teper kemi kete sensin idiot te hakmarrjes. Eshte me te ardh turp sa prapa ne kohe te con ky akt (hedhja e acidit nje bashkeqyetari/e)  dhe sa po pergezohet neper rrjetet sociale.

S'mund te themi asgje (akoma) mbi kete ngjarje. ...nuk do e nenvlersoja kurre motovin "hakmarrje per drejtesi", apo per shkak te detyres.  . ....le te presim qe te kapet acid-hedhesi, te degjojme cfar do te thote, pastaj do te gjykojme.

Pavaresisht motivit, shkakut e pashkakut, akti vete eshte katerciperisht i denueshem.

Megjithese viktima ka per ta vuajtur personalisht kete njolle e shperfytyrim sa te jete gjalle, akti vete simbolizon shperfytyrimin e shthurrjen sociale ne shume aspekte.   Fakti qe ne shume reagime justifikohet ky akt i shemtuar, eshte fatkeqesi per shoqerine shqiptare, ne shkalle me te larte se akti vete;

Shmisherim si misherimi i kohes e nje deshtim sistemik e shoqeror.  

Me shume se shfajesim eshte te kuptosh veprimin e deshperuar te njerezve qe e pesojne shume rende e nuk gjejne zgjidhje gjekundi.

Po, por "ku t'i gjej rrenjet e tua padrejtesi."   

Pashe ca viktima acidi ne internet smiley

S'e dija sa gje e rende qenka.

+1.

C'jane keto simbolizime te shthurjes sociale? Eshte nje krim, madje i kufizuar per nga natyra,  nuk eshte nje fenomen. Nuk i kuptoj alarmet tuaja.

Faj kane te gjithe .

Shteti rrempalle .Komuniteti cakerrdis . Njerezit pa koke . Korrupsioni te merr shpirtin.

Kriminaliteti- eshte "zgjidhja"

Le te na thote ndonjeri ne Tirane apo Vlore se cu be nga ky rast?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).