Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7,15 minuta të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës, transmetojnë mediat serbe.

Sipas B92, nuk ka pasur incidente me rastin e heqjes së përmendores. Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe. Mediat serbe raportojnë për 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të kenë qenë roje të ‘bagerëve” të cilët e shkulën lapidarin nga vendin para komunës për ta ngarkuar në një kamionë (Së shpejti më gjerësisht). Hë për hë nuk dihet se ku është dërguar lapidari. Siç dihet mbrëmë raportohej nga mediat serbe se veteranët e UÇPMB-së ishin pajtuar që lapidari të zhvendosej në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës.

Sipas medieve serbe, në sheshin ku ishte i vendosur lapidari, pos ekipeve të shumta të medieve dhe pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe automjeteve të tyre të blinduara, gjatë aksionit të heqjes së lapidarit, ishte edhe komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq me bashkëpunëtorë,  Slagjan Velinoviq, shef i policisë së Vranjës dhe Avdi Bajrami, komandant i policisë në Preshevë me zëvendësit e tij.

Nga ndërtesat përreth një numër qytetarësh kanë përcjellë aksionin. Transmeton agjencia serbe Tanjug.  Shesh, sipas medieve serbe, tashmë tërësisht është pastruar dhe nuk ka shenja se këtu ka ekzistuar ndonjë përmendore. Kryeministri serb dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq ka deklaruar se pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmërisë e kanë hequr lapidarin e vendosur në mënyrë jolegale në Preshevë. 

"Sërbia ka treguar durim të mjaftueshëm, por edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm se ligji duhet të respektohet  dhe se askush nuk është më i fortë se shteti”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Për heqjen me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës ka reaguar sot edhe qeveria e Kosovës. Në reagim thuhet: 

"Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Milosheviqit. Dështimi i Qeverisë së Serbisë që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje për vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk është pjesë e politikës qeveritare të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët", thuhet ne reagimin e Qeverise se Kosovës, transmeton Telegrafi.

"Ky veprim jocivilizues i Qeverisë së Serbisë i heqjes së Memorialit nuk e ndryshon dot historinë dhe kujtesën e shqiptarëve kudo që janë. Përkundrazi, vetëm sa e forcon atë dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato të shekullit të kaluar. Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qytetarëve të Kosovës që të mos i përgjigjen këtij provokimi qyqar të Serbisë. Ne duhet të besojmë në vlerat civilizuese dhe jo në antivlera, të cilat i promovon Serbia, e që janë dënuar nga e gjithë bota perëndimore demokratike. Ky akt i shëmtuar i Qeverisë së Serbisë e rrezikon seriozisht procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë", thuhet në reagimin e Qeverisë.

Video

89 Komente

Megjithese nje grimce para kohe,perfitoj nga rasti t'i uroj 8 marsin te gjitha grave te botes dhe burrave te Presheves.

"Preshevës ka reaguar sot edhe qeveria e Kosovës."... e cila me tej ka vazhduar bisedimet per antarsimin e Serbise ne BE.

ku eshte  njesiti   special  ''kobra''  i AKSH-se  kur  te duhet, tha....      a kuptut!!

kane humb komandantin...

Belul,ta kam dhene pergjigjen me kohe :

Po e shartove magarin me breshken,del drenicaku me helmete ne koke.Kjo qe ka Kosova nuk eshte qeveri,por nje falange klepto-katunaresh.

sidoqofte,   cdo e keqe e ka edhe nje te mire....   patjeter  do kete reagime!    ja  c'thote   nje ish komandant i UÇPMB  ne nje interviste dhene  gazetes  serbe ''Kurir''.

 

Ish-komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!  20 Janar 2013 

Sot është ditë historike për Luginë e Preshevës. Për këtë duhet ta falënderoj shtetin e Serbisë. Lugina e Preshevës nga sot do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës, respektivisht e Shqipërisë.

Me këto fjalë e ka komentuar heqjen e lapidarin të UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-së, i cili kishte arritur te vendi ku ishte lapidari disa minuta pasi që pjesëtarët e xhandarmerisë serbe u larguan.

Ai ka thënë se do të vinte më herët sepse jeton 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar.

“Poshtë çdo kund kishte kësi, si të them, makineri”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Kurir”.

“Kjo është xhandarmeria. Po, xhandarmeria. E kam ditur do të rrënojnë. Në fakt, mbrëmë kur u publikua lajmi i rrejshëm që kemi pranuar ta zhvendosim. Atëherë e kuptova se do të rrënohet”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se tashmë dihet hapat që do t’i ndërmarrin shqiptarët. “Ekzistojnë kuvendet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të gjithë delegatët e kanë dorën e djathtë të cilën mund të ngritin dhe të votojnë”, ka thënë ai.

Kosovaret te vazhdojne me kete te blejne dhe te shtrojne tavolinen  me produkte serbe. pika qe su bie!

Ksaj i thone reality check per te gjithe ata qe genjejne veten me iluzione te Serbise paqesore dhe europiane.

dy fitore ne dy dite per qeverine serbe...arriten te bllokojne mbledhjen e taksave doganore nga prishitna dhe heqjen e lapidarit me force.

Nje bie, qindra ngrihen

Ketej Greqia ngre memoriale me eshtra shqiptaresh, mes shqiptaresh, andej Serbia shkaterron memoriale shqiptaresh mes shqiptaresh.

Ne mes qendron turma lubonjiste, he mo se pllaka mermeri jane.

akeist

me vjen mir ae njerz si ty i ven re keto,ketej na jugu na sulmon(her me toke here me det) nje shtet anetar ne EU andej nga veriu nje shtet qe kreu krimet me makabre ne mes te ballkanit,por sot na e trajtojn te privilegjuar(sikur te ishte ai viktima) nga eu

mund te kuptohet leht se kujt i sherben qeveria

Heqja e lapidarit eshte ne avantazh te kosoves sepse acarimi i shqiptarve ne Presheve ja krijon serbise nji "mitrovice" ne jug. Mbase ky eshte fillimi i nje procesi qe mbaron me shkembim territoresh. 

Po car lesh avantazhi mer jahuu po ku ka kuptim nje komb pa lapidar heronjsh? Cfar lesh avantazhi mor, cfar lesh avantazhi thua? Te te futen e shkerdhejne para e mbarapa me c'ke ne shtepi e te thuash hajt se tani kam avantazh se po u del nami i keq... kjo ska byth ku te rrij. Te heqesh zvarre monumentin e atyre qe per ate popull dhane jeten na qenka ceshtje avantazhi politik? Ta them une cfare eshte ajo, eshte ceshtje NDERI, ceshtje egzistenciale. 

Po leri keto retorika Don Kishoteske!!!

Di gje te me thuash sa kuotohet "nderi" ne bursen e NY? 

ka ca gjera qe nuk kuotohen ne burse.. pyet ndonje amerikan sa kuotohen varrezat e deshmoreve te tyre apo monumentet e cenotafet e tyre ne burse psh... apo ndonje grek a serb fjala vjen. Nje kombi qe i heq lapidarin ashtu nuk meriton te jetoj i lire, me mire hidhu dhe zinxhiret dhe te jetojne neper stalla se ska ndryshim.

Po kur i heqim vet ne lapidaret e heronjeve tane C`TE THUASH? 

ben kot diversion. tjeter muhabet ai.

nuk eshte tjeter muabet jo, kane lidhje gjerat. une e kam me Jozefinen dhe Berishen, kur ti ne shtepine tende nuk di te vlersosh heronjte e tu i perdhos, cte drejte morale do te kesh ti te ngihesh e te flasesh per heronjte, kush ta ve ne pull ty se cfare thua ?  Jozefina dhe Berisha flasin kot per kete ceshtje! 

sdo i futem ktij muhabeti tani se eshte diversion koti... ceshtjet politike te brendeshme sjan njesoj me nje te huaj qe te heq zvarre monumentet e deshmoreve. 

Ja nje analogji e thjeshte, te te futet dikush ne shtepi e te perdhunoj femrat e shtepise e ti te thuash hajt mo se s'ka gje edhe baba i ka rene ne shpulle memes here pas here, ca ka se e perdhunon dhe nje i huaj? Me kupton? prandaj me mire e lem ket muhabet tek ajo teme qe ja vlen te diskutohet.

politika e brendshme ka lidhje me te jashtmen, se te mos te kishte ,cte duhet ty qe flet per Presheven ? Se ekemi ndritur ne tonen qe te flaim per tjetrin, kujdesemi fort ne per qytetaret tane qe i kemi ne hyqem dhe do te flasim per ata qe jane jashte teritorit tone!! 

Politike budallenjesh! 

eeehuuuuuuaaaaa

Serbia ne klasifikimin e fundit ish cilesuar si vend "i lire". Kosova dhe Shqiperia ishin cilesuar si vende "pjeserisht te lira! Serbia me kete "vend i lire" ju dhjet ne dere! Lapidari eshte heq me urdher gjykate jo me gardistet e Babsqapit. 

dakort mo dakort jam me kete llogjike. po them ti hedhin dhe kapistren ne qafe tani e oburra ne stalle.

Hej qeveriu ka pershendetur qetesine me te cilen u percoll heqja e monumentit. Nje populli qe i heq monumentet e deshmoreve dhe rri e ben sehir nuk e meriton lirine. Ja ku po e them sot qe nuk e meritojne lirine ata.. Si duket te miret i kan krehur me kohe andej, ketyre ju paska bere gjaku uje. Ish komandant i UCPMB-s ai me siper? Po mortja nuk te ha qe ke turp e sy e faqe qe del e flet, aq me teper qe rri 200 metra nga monumenti? Po as nje proteste more njerez? Po as nje gur more te pakten, asnje gje? Po s'i mor as nuk u lidh njeri aty sa per sy e faqe ta hiqnin me force? TURP E FAQJA E ZEZE! 

Mbase ky eshte fillimi i nje procesi qe mbaron me shkembim territoresh....pa kete ...them se i ke vene piken mbi I. Dmth je brenda levizjes se "akrepave te sahatit " drejt ORES Shqiptare !  Sa me te duruar e vetpermbajtur e sa me te vendosur sithote Shekspiri "Qendro qe hasmi ta ndieje FRIKEN " smiley aq me shume perkrahes do kemi . Pastaj pervec Derstiles dhe Mullirit kemi dhe Urra -patriotet smiley Si do mbushet nr qe mbajne staticienet e nderuar te PPU dhe mediave te shkruara . Ja do shtoje nr e komenteve edhe nje Urra - Patriot .

O kafshe Serbe , o shkje  ...etj etj !

Heqja e lapidarit ne Presheve, njesoj si heqja e Lapidarit te Heronjeve te Vigut ne Shkoder. Ne Presheve ishin serbet autoret e heqjes se monumtit te heronjeve shqiptare, ndersa ne Shkoder ishin vet Jozefina Topalli me & co.

Ka moral  Topalli te flas sot  per kete ngjarje ?

Jozefina Topalli:

“Ata sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë. Qeveria serbe sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqësor ndaj shqiptarëve, por edhe provokim ndaj Evropës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun

Telegra

Cfare hipokrizie! 

Pergjigjia e qeverise kosovare, me pelqeu, ishte dipllomatike dhe largpamese. 

Kam 1 problem me kete lajm,pranoj qe nuk jam shume I informuar per luften apo domethenien e ketij monumenti per shqipot qe jetojne ne Serbi..por sa do te pranonin 1 monument ne qender te himares,te nje ushtari grek,aq me shume te rene ndoshta ne luftim me forca shqiptare?

po ja pershembull,  ne Permet mos gaboj, ka nje vareze me memorilin  perkates te ushtareve greke qe jane vrare ne Shqiperi  gjate luftes italo-greke...  ashtu sikurse,  ekziston edhe nje memorial i ushtareve gjermane, pra armiq, qe  u vrane gjate luftes nacional-clirimtare  ne Shqiperi.

Mendoj se nuk jane e njejta gje,pervec konteksit qe eshte komplet ndryshe,ne shqiperi behet fjale per vareza ku prehen eshtra e jo per monumente te vendosura ne qender te fshatit apo qytetit!Ndryshimi I vendit me duket nje zgjidhje e pranueshme,por dyshoj qe Serbet ta pranojne..per mua vetem 1 shkembim teritoresh me mitrovicen e veriut e zgjidh kete pune.

Shqiperia nuk ka pushtuar territore te populluara historikisht nga greket... sikur te kishte pushtuar dhe perdorur kunder ketyre popullsive akte gjenocidiale atehere me cdo te drejte ata te ngrinin lapidare per ata qe luftuan per te drejtat e tyre dhe askush sdo kish te drejte tjua hiqte zvarre. Ky eshte thjeshte nje poshterim dhe pike. Dhe mir tu behet shqiptareve. 

Nje analogji (dhe jo tamam) do ishte sikur Shqiperia te kishte nja 100 vjet qe vriste  epriste si ti donte kokrra e qejfit ne dropull komunitetin etnik grek, dhe ata mezi te mbijetonin ne token e tyre... te ngrihej pastaj ushtria jone ti hiqte dhe lapidaret e deshmoreve. Kjo do ishte pak a shume analogji, megjithese jo aq e sakte sepse edhe dropullitet nuk jan banore historik grek, jan te ardhur.

O burra perpara per te mbrojtur trojet tona......

30508649791026025902976.jpg

Mnjf njerezit nuk duhet te revoltohen, as te shprehin ndonje opinion he? shume gje e shemtuar kjo... nejse ti e di vete, vetem se con uje ne mullirin e shkerdhatave me kete.smiley

Po pse nuk u bere ti ushtari i pare dhe ndoshta deshmori i pare o Alidemso? Se keshtu per llafe te thani ju.

shqiptaret s'e hane dot me serbet pa ndihmen e madhe te dikujt tjeter.

O alba kur ty te hyn dikush ne shtepi nuk mund ti thuash komshiut qe te thote futja.. Jo po hajt futja ti. Ata jan aty ne vendin e tyre ata ti dalin per zot dhe po erdhi puna tek pushka atehere po, ose te ngrihemi e ti ndihmojme ose ta qepim gojen. Nuk do ngrihet alidemsi nga tirana kur ata nuk hodhen asnje gur atje... 

na u be alidemsi komshi tani. jemi shqiptare te tere?  dhe mire bene qe nuk pati incidente. ta marrin monumentin dhe ta fusin ne muze. kaq. 

kollaj eshte me llafe pazari, po hajt shko lufto njehere ashtu si rrjepacak.

Ik se ste kthej fare pergjigje ty,  sja vlen. Thjesht me vjen keq qe alidemsi te jete ne nje llogore me ca si ty..

As serbet se han dot me shqiptaret pa ndihmen e madhe te dikujt tjeter. Ne fakt ka nja 200 vjet e ne mos me shume qe te vetmit qe kan pas ndihme nga te medhenjte kan qene serbet ne kte mes e jo shqiptaret.

Alba, besoj se jemi te dy ne te njejten ane me duket...

that's good

Alidems, shume e dhjere eshte kjo llogjika qe mos e shpreh nje opinion qe mund te kesh po nuk vajte te vritesh apo po nuk bere gje. Ore njerezit kan tru per te menduar e goj per te folur e eshte bythqimllik i madh mnjf te perpiqesh qe te mbyllesh goje ne kte menyre.. mund te jete argument valid per njerez te paguar ne median shqiptare qe jan dhe vete koshient per bythqimllikun e tyre, por ty nuk te shkon ky lloj qendrimi si anetar i respektuar ketu...

Se une mund te denoj ashper edhe varferine ne afrike por ti smund te me mbyllesh gojen duke thene ose shko ndaj rrogen me ta ose qepe gojen. Une kur shoh nje padrejtesi do ta denoj me sa te kem mundesi, aq me teper qe ka te bej direk me kombin dhe identitetin tim.

Sahato, me ke keqkuptu i dashur....Nuk e kam me ty, apo me te tjere, po e kam me ata heronjte pas tasiere te cilet flasin me superlativa per kombin tone luftarak, per shpirtin shqiptar, per trimerine tone te pakufishme e gjepura te tilla.... I dashur, edhe ne jemi nje popull si gjithe te tjeret, me te mirat dhe te metat tona, ndaj nuk duhet te fryhemi shume dhe tu biem tam tameve per te tjeret dhe jo per vete..... Shume si ti dhe si une, shprehim me te drejte shqetesimin per sa ndodh, por harrojme se nje pjese e jona eshte fajtor per ate qe ndodh, ja kaq eshte...... Asgje personale miku im.....

alidemso une mendoj qe ne sot na bejne mut.. mnjf ne skemi as ushtri as njerez te pergatitur per lufte, dhe na ben pleh ne lufte sot pa perjashtim cdo shtet i botes, edhe papua e guinese te re... opo cdo shtet e cdo fis na ben mut ne lufte sot... ashtu jemi katandisur. Ama jam i mendimit se ka ca gjera ne te cilat njeriu nuk hap rruge pa nje kosto. Nqs nje njeriu do i duhej qe te rrihej mire apo te vritej fare per nder te familjes do ta bente kete gje.... nuk do e dhuronte ne pjate. Ne te s'emes mor vlla te behet cte behet, ne po vuajm e po vuajm si popull te pakten te themi qe po luftojme per me mire.

Te gjitha sa thua, kane nje doze te forte relativizmi mer daj.... dikur kane qene ca kokederra qe e benin ate e thua ti..... po siç thone sot, nese e mban mend nje film shqiptar, me duket se Dasma.... kur i thote per  te merr hakun.... mes te tjerash i thote se ....gishtin ta ka blloku shllina e gjizes... ne kuptimin se e fshinte pjaten me gishtin tregues...... e kjo na ka gjet dhe ne sot.... jane pasojat e civilizimit i dashur, qe dashur pa dashur i ka tretur ca nocione......

Shume e goditur Alidemso! 

Gjenial kush e ka bere.

u habita me serbet, shkua me ushtri dhe e hoqen monumetin me kujdesin e nje kirurgu. ka nje gje kjo ... domethenie domethone... nuk e shemben me tank.

mos ndoshta kjo uck-aksh sikur eshte bindese??? smileysmiley

sigurisht ngaqe eshte ndertuar pa lejen e bashkise. e heqin me kujdes per tu dukur se ne realitet nuk jane kundra, por qe duhet leje ne serbi per monumente te tilla.

Po mire si kshu, tak fak? Asnje rezistence paqesore, asnje lidhje duarsh me zinxhir, asnje mosbindje civile te shtrire pertoke? Nuk tha kush te imitohet Jan Palach, po nje minimum rezistence duhej.

ti po e kuptove diferencen, midis protestave te atyre qe lidhen me zinxhira e atyre qe e ndjejne vetem me zemer, behesh koke e madhe.

Nga intervistat qe i kishin bere disa banoreve dukej qe lapidari ishte nje monument shume i rendesishem per ta. Me mire vdesim, se ta heqin, - thonin.

Kur e dinin qe do te hiqej nga policia serbe, pse nuk organizuan nje mbrojtje permanente te lapidarit? Pse nuk dolen ne shesh rreth e rrotull lapidarit te shtrire pertoke? Asnje zhurme, asnje rezistence. Shume zhgenjyes.

Cfare shteti qe kemi... u prishen kishat serbe ne kosove vajti Berisha ti vizitonte dhe sic premtoi i dha parate nga buxheti Shqiperise per rindertimin e kishave serbe.

Sot qe duhet te dilte ne koference shtypi, te protestonte per popullin e tij si vend anetar i Natos, kryeministri u mjaftua vetem me nji mezash ne facebook, njilloj si une. Po ne qofte se fuqia e Berishes ne politiken e jashtme arrin deri tek FB per cfare na duhet... ahh po ska kush ti vjedhi parate e buxhetit te shtetit dhe kush te zhvasi biznensmenet...

 

Ka ca dite qe po monitorohet mire peshku... apo kshu ka qene gjithmonesmiley

keta ''lubonjistet'' tane mire qe nuk i mbeshtesin shqiptaret ne pergjithesi dhe ne cdo teme,por behet edhe me serbet!

ndoshta ka lidhje me zezaket e amerikes qe qanin me ulerima kur u vdiste pronari i bardhe i plantacioneve te pambukut,,

le pastaj kur bejne si kundershtare te salizmit, nderkohe qe jane sebashku ne nje llogore-ne ate te antishqiptarizmit.

te pakten ka shpresa se brezi i ri po i shpeton ''majkellxheksonizmit''.

O shqiptaro, po cdokush me dy pare mend ne koke e kupton qe eshte bere nje marrveshje midis dy qeverive.

Serbet do ta heqin pa e demtuar, shqiptaret nuk do protestojne, dhe do e vendosin ne muze apo diku tjeter. doni lufte me zor ju?

Marrveshje? A ishte pjese e marrveshjes qe serbet te vendosnin praktikisht shtetrrethim me pushke ne vije te drejte dhe gishtin ne kembez? 

E bukur ne ironine e saj kjo fotot alidems.Me bukur nuk ka si shprehet nacionalizmi yne virtual, llapaqen ose gam gam styl. Mire ne mileti po edhe udheheqesia e larte more u fut ne fb dhe a e din ca u ka ber serbeve? tete me dy per zoten.Kemi qeveri te forta kendaej e andej kufirit dhe nje popull qe te merr gjak ne tule te bythes.

Sërbia ka treguar durim të mjaftueshëm, por edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm se ligji duhet të respektohet  dhe se askush nuk është më i fortë se shteti”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Po kush tha qe edhe ne se respektojme ligjin?!!smiley

Reagimi i Tiranës zyrtare më është dukur i pamjaftueshëm. Ambasadori serb në Tiranë duhet ti ishte shpallur që sot persona non grata dhe të dëbohej menjëherë nga territori i republikës. Gjithashtu edhe ambasada jonë në Beograd duhet të ishte tërhequr. Gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar, përveç Mbretësisë së Bashkuar nuk ka reguar. Jetojmë në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare konservatore, aleancat janë të nevojshme. Bllokut ortodoks Serbi-FYROM-Mali i Zi-Greqi, duhet nga ana tjetër një bllok Turko-Shqiptaro-Kroato-Boshnjako musliman-Hungarez.

Sot hoqën memorialin, nesër flamurin bashkë me shqiptarët e luginës.

Nesër (sot) shqiptarët e Preshevës dalin në demostratë kush dëshiron mund  të shkojë.

Serbet kane mbetur ata qe kane qene gjithmone, njerez qe shkojne me motrat e tyre e jetojne ne pisllek, pa kurrfare njerezie e gatishmerie te jetojne ne paqe e mirekuptim me qytetaret jo serbe ne shtetin e tyre dhe as me fqinjet. Eshte ringjallur perseri Milloshevici me bijte e tij. Duhet t'iu kete hequr cdo iluzion demokratizimi europianeve qe ja u kishte marre dreqi mendte e kujtonin se Serbia kishte ndryshuar dhe do ta integronin ne BE.

Ne fund te fundit me keto mend qe ka Serbia, s'ka marre hic mesime nga ajo qe i ndodhi Milloshevicit, duke filluar qe me Luginen e Presheves, Sanxhakun dhe Vojvodinen, si territore qe banohen nga jo serbe, kane per te ju shkeputur Serbise me e keq ose me te mire dhe haleja Serbi do tkurret edhe me teper se ceshte tkurrur.

Lavdi deshmoreve te rene ne Luginen e Presheves dhe respekt per luften e tyre kunder hordhive te kasapit Milloshevic!

Lavdi deshmoreve te UCPMB-se.

Sic thote Zoti ne Kuran per deshmoret: "ata jane gjalle e nuk kane vdekur"

Edhe Tupacu e thot ket!

Lavdi past i gjalli qi nuk vdes!

Sheherezade

Edhe shoku Enver e thosh nje gje te tille per deshmoret qe jetojne ne zemrat tona!

Mos valle dhe shoku Enver...

Cuna e keni lli pak! Ti Rono me ket alergjine tate ekstreme per cdo gjo qe ka lidhje me Islamin dhe ti Cimo me ket humorin tat te zi.

Perderisa na kerkoni te respektojme ata shqiptare (te drejtuar nga serbe) qe u vrane duke luftu me shqiptare me bindje te ndryshme politike, nuk mund te mos respektoni ata qe u vrane duke luftu me serbet per te drejtat e shqiptarve. Nuk po hap debat ketu se kush ishin me te keqij gjate L2B, serbet apo gjermanet, se nuk eshte vendi. Po nje gje eshte e sigurte, serbet jane sjell me shqiptaret shume here me keq se nazistet me kedo qofte. 

Me mire evitojini keto lloj batutash, se nuk me duken me vend dhe per me teper sjellin edhe reagime si ky me poshte.

Lizo,

Seriozisht e ke kete ti? "Perderisa na kerkoni te respektojme ata shqiptare (te drejtuar nga serbe) qe u vrane duke luftu me shqiptare me bindje te ndryshme politike" 

Nuk ta kerko njeri ta besh mer jo. Te rrespektosh ata do te thote te kesh rrespekt per veten ne rradhe te pare. Nuk ta kerko kush ket gje.

Ca me tej, mos akuzo njerzit se nuk respektojne te renet.  Me sa e mbaj mend une pjesetarin "armir" ketu ne peshk, gjithmone ka pas nje qasje te forte islamike. Cer ti bojme ama qe te renet i shohim si te rene per atdhe e jo per islam? Kaq i gjo eshte. 

O Bame kuptoi gjonat ne kontekst plako! Nuk o puna se po me kerko njeri gjo mu apo nje tjetri. Eshte puna qe te evitojme standartet e dyfishta. Perderisa Cimi eshte nje nga ata qe mbron me zell luften partizane te L2B, atehere une mendoj se duhet te tregoje te pakten po aq respekt per keta qe bene nje lufte absolutisht te pakontestuar. Nuk e vej ne dyshim si fakt po thjesht i vuna ne dukje qe duhet te kete me shume kujdes me ca batuta qe keqinterpretohen.

Sa per Armirin, nuk e njof vallaj e nuk e di qasjen e tij ne peshk. Ama ketu nuk ka asnje lidhje me kete qe thu ti. Armiri nuk ka thone qe ata luftune per Kuran, por thjesht eshte bazu ne Kuran per t'u bere nje homazh. Po te kishte ardhe njeri me bo nje homazh per deshmoret duke ju referu Bibles, askujt nuk do i kish bo pershtypje. Pse kjo fobia modhe per nje reference nga Kurani?

Sepse e ke thone vet, "gjonat ne kontekst". Nuk e dije dhe tash e mesove qasjen, per sa e kam pa une, te atij antari. smiley Une mendoj se duke i mbeshtjell ata heronj me flamurin e islamit, vetem sa i hedh benzine zjarrit te orkestruar serb. Rreklama qe ata bene ne Evrope dhe ketej ne USA, ishte se ajo lufte ishte pikerisht kryqezate fetare, nje pergjigje kundrejt islamit radikal kosovar, dhe jo masaker etnike per teritore. 

Per ket ceshtje te pakten, kurani dhe bibla duhen lone ke shpia, se feja e shqiptarit o Shqiptaria!! Shpresoj shume qe te kuptohet diferencimi. 

.....dhe Bama hoqi gjyslyket i kenaqur. Mbylli laptopin e shkoi ti kerrciste i hamburger mbasi e shtjelloi luften nga pertej oqeanit.

Fix ashtu File, si te dush ti. 

Jeton ne komunitet grek atje o "file"? Apo e ke lidhje shpirti me Greqine?

Mo u boj pall kari se tu pergjigja dhe me nje fare ngrohtesie. File si shkurtim i Filipe. 

Mos me sill si argument, "kom njof nja dy cuna une", se mund te te them kom njoft nja 2 cuna te tjere qe komandonin ata cunat e tu ne lufte. smiley Nuk po masim gjatesine e... ketu.   Islamizimi i konfliktit i sherben ceshtjes antishqiptare!!! Legenat sot le ta perdorin per te marr noi vote me shume, por kjo nuk ndrysho faktin. 

Ato qe njoh une komanduesa ishin. Njeri ka vdek. Ene po qe puna per me mat gjatesine e ...... bujrum ta masim. Une isha duke te thene qe mos kalo te islami se ato myslimane jane dhe nuk dole ti mer palle bythe te ndash muhabetin se per ca luftun ato. Ato luftune per atdhe dhe per fe. Ke noi problem ti? Pse te djeg suma ty xhan?

File, 

Mos fol ne emer te tyre, kaq. A e kupto kaq?

Po ti mos e ke gjo emrin Shabon (Qosja)? Mire qe i kalove gjonat personale me Bamen po ene kur ai te le me kuptu qe s'ta ka ngane, ti vazhdo. Na le t'i bojme dy pare muhabet rehat o burre.

Hajt me te mira pra mo!

Jo e kam Bamir Qoftja. Me thirr Zoti Bamir sic me therret gjithmone.

O Bame, po jane halle te myllme prej kohesh ato o burre. Une e maj men si tani se si u tallen gazetaret dhe analistet franceze kur ne nje debat televiziv, ministri serb beri thirrjen patetike "ju duhet te na mbeshtesni ne se ne jemi bijte e Krishtit, kurse shqiptaret jane fundamentaliste" (u shkruka me u ne shqip, dje e mura vesh). U ka mardhif prej kohesh ajo teze atyne.

Megjithate, une nuk po them qe duhen perzi punet e luftes me fete, por ne kete rast nuk me duket si dicka e tille. Nese nje besimtar i krishtere do betohej "per Krisht nuk e le me shku dom kot gjaku i tyre!", kjo s'do kishte lidhje fare me ngatarresa lufte/fe. Kjo tregon thjesht rendesine qe i jep kesaj teme, nje njeri qe fene e ka gje te rendesishme. 

Rono. Ke njoh ndonjehere personalisht ndonje nga ata çunat? Une kam pas fatin te njoh disa. Cuna te mrekullueshem, me moral te larte dhe qe si bente syri terr. Tamam burra dhe jo "trima" si keta bythqirat tone qe vriten per gervishtje makine. Fakti qe merrnin force shpirtrore nga islami sduhet ti beje objekt talljeje.

O Rono pse nuk iken te besh shurren, hidhe perpjete sa te duash, po mos na çaj trapin me keto karlleqe dylekeshe.

Se jo per gje, po mire qe s'ke piken e respektit per ata qe jane 2 metra nen dhè, po ke edhe pafytyresine t'u çash trapin, atyre dhe te gjalleve qe i respektojne.

Prandaj, po te them me delikatese, hiqu sysh. Ose shko beji tek ndonje shoqate UCK-istesh aty ne Amerike, mos te fusin ndonje koqe plumbi mes syve dhe te hedhin ne plehra.

Ak 

lene ronin se eshte tu negocju ca pazare me NASDAQ se me EURONEXX i ka mbyllur pazaret

roni dil nje xhiro nga seksioni e letersis se po shajne kadaren

Serbet jane antishqiptari par eccellenza.Jane antijeta jone,nuk kane te krahasuar me asnje te keqe tjeter per kombin tone.E keqjaa e tyre eshte e pamateshme ,eshte ne ADN.N duan te keqen ,ate keqen ma te mundshme.Te keqiat e diktaurat nuk jane te krahasueshme...Serbet jane komuniste perverse,maskarenj.Kane dhunen e primitivit te shemtuar e poshtersine e atij qe te vret pas krahesh....Serbet jane Envere ne fuqi te dhjete...cilet gjermane te krahasaueshem me ta??Prite Zot....

Shyqyr qe the nje llaf ti kunder serbeve se der me sot vetem ke vjell kunder kosovareve. Ke ndryshuar kohet e fundit, cfar ka ngjare?

jo kosovaret nuk i dua hiç,po ti si idiot ben lidhjen e shkurter:meqe nuk i dua kosovaret do te dua serbet....kjo menyre te gjykuari eshte rrjedhim e drejteperdrejte nga shkolla skenderbej...pa shaka ....o me ne o kunder nesh.tashti une e di se nje pjese e identitetit tend te rreme ,sepse ti je krejt i rreme eshte kosovar ,prandaj te vjemn keq...pa dashje ne kaq vjet mashtri fillon e beson edhe mashtrimet e tuaja....nuk je kosovar...je Luani nga Vlora...e me duket se duhet te ta kene heqe pashaporten...mos me thuaj qe egjeta edhe kete hahahaha

rri se po dolem bashke te dy publikisht kush jemi do dalesh shume e dhjere me beso smiley ka ketu ne kete blog te pakten 10 veta qe me njohin personalisht dhe nuk perputhem fare me shpifjet e tua. Me mua e ke kruajtur vete, dhe kur kruan bythen me fiq deti heq keq,  s'i njeh fiqt e detit ti, prandaj leri mos i nga.

wow,thirre ndihme tashti? po pse..u zgerlaqe...vazhdo fiku i bukur....vazhdo...mua nuk menjeh asnjeri te ppu,si me ja bahallit?mandej sado keq me kene si ka me dal keq njiri me nji si ti ,ilaçet ,mami shkolla skenderbej......smileyketa 10 vetat njohin ty a mamin?smiley

zana kurva e vogel e kurves te madhe smiley rri se te njeh nje shkoder e tere he zemra.. Se pastaj di une ku e nxjerr mllefin nuk e nxjerr me ty smiley te kam thene qe kam memorie elefanti une.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).