1. Tërmet Peçi, klubi i karateisteve te pavarur të Tepelenës
  2. Kiço Londo, poet dhe regjisor i papunë
  3. Kaçaçi\Agalliu, ish-Sport Klub Partizoni (tani Rezidencë Malltezi te ish Parku)
  4. Edvin Kukunja, ish-torinez ish-shok S.Tahiri
  5. Elisa Spiropali, akrobate
  6. Dor Avokati, pjesemarres ne Festivalin RTSH në vitin 1999 me këngë dashurie
  7. Ali Pashë Tepelena, smartphone prodhim Stambolli
  8. Elisa Spiropali, shoqe me Pandi Majkon
  9. Ilir Meta, ish-shok i Bes Peshës
  10. Bes Pesha, ish-shok me Ilir Metën
  11. Monika Kryemadhi, ish-FRESSH-iste
  12. Kosta Bajraba, Akademik i Ngrim azilant politik
  13. Llambi Pulluqi, vëllai i Prof.Polikron Pulluqi i papunë
  14. Paolo Bonolis, showman si Ardit Gjebrea
  15. Dule Kokmodhi, skafist, mik fëmijërie i Gerond Hysi tani Profesor
  16. Mario Kempes, ish-tranier i Lushnjes, hobby pornot qytetare lushnjare në stadium me protagonist T.Shehu
  17. Rocco Sifredi, e thirri Mario te kjo listë
  18. Etjen Xhafaj, (askush nuk e di pse është në këtë listë) vëllai i violonçelistit, i ka marrë leje në Skype
  19. Çiljeta Xhilaga, account fallco në FB
  20. Henri Çili, UET (dhe tek PD)
  21. Miladin Fili, korçar aktualisht pasagjer në furgonin e linjës Tiranë-Paris i Vogël
  22. Leart Kola, ish-futbollist qendërmbrojtës me skuadrën e qytetit Kiel, kufi me Danimarkën
  23. Gert Bogdani, ëmbëltore Behari tek Rr. E Kavajës
  24. Ettore Sequi, italian, qan karbonarën dhe spaghetti alla matriciana
  25. B.K., kushërira ime në Bashki qytetare
  26. Blendi Gonxhe, lundërtar
  27. Fan Noli, ish – prift trazovaçë
  28. Bajram Curri, ish-trazovaç sot qytet
  29. Isa Buletini, turist në Londër i fiksum me mbretëreshën
  30. Tan Lame, lista rezervë
  31. Beni, komshiu im
  32. Andi Kananaj, baba nga 18.00-23.00, në orët para dhe prapa e gjen në FB Twitter dhe LinkedIn
  33. Gerard Depardie, ish-francez dhe ish-belg, kur firmosi mendoi që e bëri për qeverinë, tash na ka fik telefonin
  34. Leart Kola, personalitet në këto momente në një takim shumë të rëndësishëm
  35. Tiku i Poliçanit, gupgup
  36. Gaz Paja, çuni i Luftar Pajës
  37. Luftar Paja, nipi i Selam Musait
  38. Selam Musai, kushëri i largët i Musa Ulqinit
  39. Të gjithë bashkë shok me Tan Hoxhën, ish-kandidat për president jo gazetari
  40. Enkel Demi, ish-musulmon tash katolik DeeJay
  41. George Soros, bisnemes
  42. Maklen Misha, çifut prap
  43. Saimir Tahiri, i mërzitur
  44. Elisa Spiropali, zyra ngjitur
  45. Kinge Tironse, shoqe në FB
  46. Dorela Kurani, shoqe me kingen projekt në FB
  47. Tony Blair, mik në twitter
  48. Sabiani, i penduar nuk i dhanë lekët për këngën për berishën
  49. Mero Baze, i penduar e pamundur ta gjesh tek Kapricio
  50. Azgan Haklaj, balerin
  51. Ben Tolja, gazetar intelektual Gramsh
  52. Ardit Rada, s’i ka bo like akoma faqes zyrtare të Berishës
  53. Kosta Bajraba, rezident Palo Alto USA
  54. Laura Vorpsi, e sapopunësuar
  55. Fatos Nano, pushim
  56. Deejay Çerri, artist
  57. Vellëzërit Prifti, këngëtar
  58. Haxhinasto, ish-ministër oups
  59. And Kananaj, koordinator pranë Çeta Rama
  60. Fatos Nano, pushim
  61. Duka Krimit, shok i Fatos Nanos
  62. Gaz Demi, biznesmen i vogël ish-kushëri me Enkel Demin
  63. Mesila Doda, (këtu ka një gabim)
  64. Robert Rrakipllari, s’e maj men
  65. Ermal Hasimja, francez
  66. Mamuth i Korrupsionit, profesion Agron Duka-Pulari Shijak
  67. Leart Kola, i pëlqeu numri vendor
  68. Flamur Noka, firmosi në emër të demokracisë
  69. 69.b –kujtesë: të plotësohet 30 % i femrave në këtë listë
  70. Joni Baboçi, komshi i Fatos Nanos në Vjenë i cili na tregon që nga ballkoni nuk asnjë lëvizje në vilë, prej kohësh tashmë
  71. Kaç Islami, ters
  72. Nexhmije Hoxha, kundërshtare e Flor Haskos në gjyq
  73. Enver Hoxha, xheloz për Flor Haskon
  74. Ilir Meta, shtangist sportklub Skrapari
  75. Dritan Prifti, përfitoi kur shtanga ishte në ulje.
  76. Samir Mane(eshte dhe te lista e PD)
  77. Blaine Cook, shpikës i Twitterit (përballë Zuckerberg)
  78. Blendi Klosi, mendimtar me mjekër, shok në FB me Ramën
  79. Koço Kokëdhima, besimtar ish-tenderist ish-burri i Brixhildës
  80. Brixhilda, pronare e Koços
  81. Ben Ahmetaj, ish-komshi i imi, i ka akom 15 mijë lekë borxh Tanit që i rute makinën
  82. “Mirëmengjes Me Endrin”, njeri që zgjohet herët
  83. Tani i Firences, nuk është nga Firence
  84. Pirro Milkani, ka qenë në Çeki
  85. Pandi Majko, ka qenë është dhe do të jetë aty edhe pse nuk ka njeri
  86. Barak Obama, president
  87. Endri Pano, s’ee njof m’shkru në Twitter
  88. Reli, ish-pjesëmarrës ke Kafazi i Artë m’shkru në FB qun i qut
  89. Greg Rama
  90. Ismail Ademi, ish-deputet
  91. Erjon Braçe, trajner virtual i Juventusit
  92. Nina Moric, duket e mirë në foto
  93. Anila Basha, s’e ka asgjë Lul Bashën
  94. Taulant Balla, s’e ka asgjë Sokol Ballën
  95. Edward Shalsi, njeri me aftësi të kufizuar në vjedhje dhe dhëndër i ri
  96. Armët e Skënderbeut, Vjenë komshi me Joni Baboçin
  97. Ed Rama fallco, ka një punë meqë është i gjatë
  98. Fatos Nano, mirëkuptojmë njeriun që u lodh duke bo lista, po ikim në Vjenë
  99. Kreshnik Spahiu, pellazg 100%
  100. Kjo listë do përdoret dhe për arsye kredie, listë disko, sofra tironse promoting, tymi marketing dhe ca emra mund të ndërrohen kokë më kokë me ata të PDsë meqë s’paskemi doktor dhe femra

 

Lista e mësipërme u sponsorizu nga Henri Çili dhe Samir Mane

13 Komente

nr. 28

AHAHAHHAHAHAHAHAAAAA!!!!

TGIF yo! 

TG! smiley

Na vjen keq por kete listen me poshte, nuk e mund ne bote. Vjedh me stil nga komenti i PF, i cili e kishte rrufit per vete nga nje koment tjeter.smiley

 

Lista e trete e intelektualve

Xhepisti  Rama, mos blloko integrimin, voto tre ligjet mos e zgjat me…

1. DR.RAQI LLOQJA...mjek vicash
2. PROF. PECI KALAPICI...mjek bletesh
3. KAND. SHKENCASH KOPI KOPUKU...dentist ne pulari
4. HIQMET XHEPISTI ….xhongler, MJESHTER I MADH I CIRKUT
5. ZYLO ZILIQARI…MJESHTER I GERRNETES
6. LEK DHRAMIJA…DREJTOR I BANKES GREKE NE TROPOJE
7. TAQO LOPCARI…DREJTOR I SHKOLLES SE BALETIT
8. VASILIKA PALLA…MENAXHERE E TOP-HATIT
9. GAQO HEKURI…DREJTOR I HEKURUDHES
10.NIKO SYKSHRUARI…KOLONIZATOR I FABRIKES SE KOLINOZIT
11. LUAN UJKU…DREJTOR I KOPSHTIT ZOLLOGJIK DEMOKRAT TE ZALLHERIT
12. HASAN HYSENI…PRONAR I BYREKTORES PRANE ZURAVE TE LSI

13. Dr.DASHNOR FERRA...MJEK NE INSTUTIN E NDENJAVE

14. NASHO KARANDASHI...drejtor ne Ministrine e Skrapit

 

 

smiley

Mungon dhe ndonje kamarier apo banakier ke peticioni...

smileysmiley

Filip Çakulli, drejtor  i çakallave mjeshtër i gallatave,

Maqo Lakrori Shef i lakrave mjeshtër i garave....

Epo ja de u desh dhe nje shakatar pe fshati qe ka sosure nde angli.Me derkat meresh o ditezi? Kulloti kulloti te uruarit.Katundarke ke lindur dhe ashtu doj te ftofish shtratken

101. Kanan Tafili  (ish atentator).   sot, part time comedian, full  time gazetar.

 

p.s ''Kanan vate bukuria, le te rroje Shqiperia...smiley

..krim....
Ajo Elisa Spiropali ka firmosur 2 here (5,44)

TI PRITET KOKA

nr 1 Termet Peçi hahahhaahahahhahahaahah

sinqerisht ai qe e ka ven ne krye te listes ka nje lloj gjeniu brenda vetes

ps ne fakt Termeti kandidoi per kryetar bashkie ne tepelene,eh çvete ne vendin ton !!!

Veni i 100 eshte bosh, si puna e G99, mungon gjithmone 1 qe te bohet tamom.

Tos Nanon, Leart Kolen, meten dhe nai tjeter i ke 2+ here, po ska gjo se vllezerit korcare jane bashke me nji numer.

Kot thu qe ska femra, eshte Elisa Spiropela, Anila Basha, Monika e Vorpsi. Nexhmijen spo e permenim per arsye objektive. 

P.S: Ca e ka boren Joni Baboci?

Një lajm i pasaktë i TV Klan mbi mua      Artan FUGA

Mbrëmë, në emisionin e lajmeve të orës 19 e 30 të TV Klan u dha një lajm i pasaktë mbi mua. Po punë e madhe, fundja. Spikerja e emisionit të lajmeve tha pak a shumë se edhe profesori Artan Fuga i është bashkuar listës së personave që kanë firmosur një peticion drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, ku i kërkojnë atij për të mos u bërë pengesë për integrimin evropian të vendit, dhe të lejojë që deputetët e opozitës të votojnë tri ligjet në Kuvend. Më vjen keq të përgënjeshtroj një lajm që ka për burim një televizion që e vlerësoj për cilësinë e tij të transmetimeve, për shumë gazetarë dhe drejtues profesionistë që ka, për mjaft emisione artistike dhe kulturore, show etj., që na fal çdo ditë dhe me të cilin kam bashkëpunuar me dëshirë e ku kam gjetur trajtim të lirë të fjalës sime të lirë dhe vlerësim. Por, e vërteta duhet thënë. Lajmi i gazetarit është i pasaktë. Unë nuk i jam bashkuar asnjë letre a peticioni drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, nuk i kam kërkuar atij asgjë, dhe aspak që të votojë a të mos votojë tri ligjet e mbetura në Kuvend, as nuk kam firmosur, madje as nuk më ka kërkuar askush që të firmos ndonjë letër dhe ndonjë peticion. Sigurisht ky përgënjeshtrim nuk do të duhej të ishte i gjatë në përmasat e ndonjë shkrimi, por, nëpërmjet tij, përpiqem të sqaroj, sipas meje, ndonjë çështje që e kalon rastin tim personal. Por, le t’i marrim gjërat me radhë. 1. Përse kur dëgjova lajmin kisha ndjesi kontradiktore? M’u duk çudi që një televizion kombëtar ta quante lajm nëse një dikush si unë ka firmosur ose nuk ka firmosur një letër ose një peticion për një çështje politike, i është bashkuar ose jo një letre drejtuar kryetarit të opozitës. Vallë kaq rëndësi të ketë kjo gjë? – mendova. Aq më fort u ndjeva i vlerësuar, sepse gazetari kishte nxjerrë lajmin nga analiza që i kishte bërë faqes sime Facebook, e cila fatmirësisht ndiqet nga mijëra e mijëra të interesuar, miq të saj. Si i dhënë pas mediave qytetare, mendova se kjo është një ngjarje që ndodh për herë të parë në Shqipëri, në historinë e mediave shqiptare, mbase historianët e mediave do ta shënojnë diku. Një gazetar i emisionit të lajmeve të një televizioni shumë të njohur kombëtar citon si burim lajmi një faqe Facebook-u. Kemi hyrë tashmë në epokën e modernizimit të komunikimit masiv – u gëzova. Ndërkaq më erdhi keq për lapsusin, keqkuptimin, pra pasaktësinë e gazetarit, ndonëse nuk e marr zët, sepse shpesh janë të rinj edhe gabojnë. Kush nuk bën gabime në punë dhe në jetë? Një lajm i pasaktë ! Po, punë e madhe, buzëqesha. Ndërkaq, spikerja numëronte emra të njohur që kanë firmosur atë letër-peticion dhe në mes, me figurë, tregonte listën me emra dhe firmat përkarshi. Prita mos shihja edhe firmën time, por nuk e pashë. Ndërkaq, e vërteta është që ajo pak a shumë u shpreh se kësaj liste personash që i drejtohet kryetarit socialist i është bashkuar edhe profesor Fuga. Dhe vazhdoi se ai në faqen e vet Facebook ka bërë një shënim për integrimin evropian të vendit dhe në ekran u paraqit një pjesë e dialogut tim me një lexuese lidhur me këtë çështje. 2. Çfarë ndodhi në Facebook? Përpara disa ditësh, një mike e faqes Facebook, më pyeste pak a shumë se çfarë mendoja rreth peticionit të nënshkruar nga disa dhjetëra persona drejtuar Edi Ramës. Kush dëshiron, mund ta gjejë këtë dialog në arkivin e faqes Facebook të disa ditëve më parë. Përgjigjja ime e sinqertë ishte pak a shumë si më poshtë, dhe duhet thënë, e cituar saktësisht nga gazetari televizionit kombëtar Klan: Atje thosha se unë nuk i “fus hundët” në punët e të tjerëve dhe nuk bëhem arbitër i sjelljes qytetare dhe politike të të tjerëve. Jemi një botë e lirë dhe secili merr pjesë në shoqëri me mënyrën e vet dhe kontribuon si e mendon. Nënshkruesit e asaj letre-peticion e kanë menduar ashtu, tani të gjithë jemi të lirë të shprehemi, kjo është puna e tyre dhe jo imja. Pastaj shtoja pak a shumë se përtej kësaj çështjeje, po të donte qëndrimin tim të hapur, mund t’u drejtohej shkrimeve dhe shënime në Facebook, të bëra shumë kohë më parë dhe në vazhdimësi ku unë kam këtë qëndrim: Integrimi evropian i duhet shumë Shqipërisë, është një proces që unë them se ne jemi të interesuar të bëhet këtu dhe tani, sa më shpejt, dhe se ia vlen të jemi solidarë, të lemë mënjanë çdo ndarje, dhe së bashku ta mbështesim këtë proces, sepse qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria e meritojnë. Kemi bërë shumë në këto dekada dhe se vendet fqinje nuk janë aspak më të mirë se ne. Ja kjo është. A i bashkohem unë ndonjë letre-peticion? Jo. A jap vlerësime për nënshkruesit e saj? Jo. A i drejtohem kryetarit të Partisë Socialiste me ndonjë kërkesë? Jo A jam unë për integrimin evropian të vendit dhe a mendoj se ai e meriton të përparojë në atë drejtim, sepse nuk është fare më keq se vendet përreth? Po. Po, me të dy duart, me gjithë fuqinë e zërit, me gjithë forcën e shpirtit e uroj këtë përparim drejt integrimeve shqiptare në Evropë. Prej vitesh kam këtë qëndrim dhe bëj çmos modestisht në punën time, në jetën time, në aktivitetin tim politik dhe shoqëror të kontribuoj për këtë. Gazetari të më ndjejë, por nuk ka ditur ta ndërtojë lajmin. Nga nxitimi, besoj. Ka bërë një mishmash dhe shkakton pështjellime te lexuesit e mi, sepse jep një lajm të pasaktë, duke manipuluar jo profesionalisht dy lajme të ndryshme, njëri i paqenë dhe tjetri real, por që nuk ka të bëjë fare me të parin, e bashkuar anët e ndryshme në një informacion të pasaktë që nuk është me thënë të drejtën në lartësinë e mendimit që kam për performancën e agjencisë ku ai është i punësuar. Por, gabimet, thuhet, janë bërë për t’u falur. Nuk ka gjë. 3. Cfarë mendoj unë për tri ligjet dhe për letrën-peticion? Sigurisht kam një mendim, por jo gjithmonë mendimet për të tjerët dhe për të gjitha çështjet shfaqen publikisht. Arsyeja është se nuk duhet abuzuar me mundësitë që ke për të dalë vend e pa vend në media. Unë nuk jam që hapësira publike të uzurpohet pothuajse nga disa njerëz që bëjnë specialistin për gjithçka. Ka një ndotje akustike – thonë ekologjistët. Duhen lënë të tjerët të shprehen. Por, ja, situata erdhi e tillë që më detyron të jap një sqarim dhe kuptimin tim për çështjen. Do të doja shumë që një tufë gazetarësh, nga ata më të mirët dhe më agresivët për lajmin e freskët, të qëndronin natë e ditë para derës së ambasadorit të delegacionit evropian në Tiranë, zotit Sequi, duke i shtruar një pyetje, pa ikur që andej pa marrë një përgjigje të qartê dhe të prerë për pyetjen: A është apo jo e vërtetë dhe e saktë që po të miratohen ato ligje që presin në Kuvend hapet dera për atë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian? Është e vërtetë apo jo? Sepse shumë pështjellim po i shkaktohet opinionit publik shqiptar. Na duhet një përgjigje e prerë, e saktë, e plotë. Delegacioni e ka për detyrë të na informojë ne qytetarëve shqiptarë, pa hezitim, me transparencë dhe në mënyrë të plotë. Po ta dija këtë, do të isha vërtet i lumtur. Supozojmë se është e vërtetë se ato tri ligje po të miratohen, gjithçka pastaj zgjidhet. Atëherë qëndrimi im është edhe më i qartë: Ato tri ligje duhen votuar jo pasnesër që është ditë pune, por sot, në ditë fundjave, në ditë pushimi, sonte natën. Pa pritur të gdhihet. Por, me një kusht. Një kusht shumë të rëndësishëm: Ato ligje opozita nuk do të duhet t’i votojë symbyllurazi, por vetëm nëse i gjykon në përputhje me standardet demokratike. Nuk votohen ligje për një arsye politike, thjesht. Një njeri si unë që ka dhënë leksione të filozofisë të së drejtës, mendon se një ligj votohet vetëm për argumente brendajuridike. Pra, duhet që deputetët e opozitës, për mua, të bëjnë detyrën e tyre. Unë jam që deputetët të vihen në përballje me ligjin dhe jo me kryetarët e partive. Unë jam kundër modelit të shtetit të partive dhe militoj për një fazë më të lartë të tij që është shteti i ligjit dhe i qytetarit. Deputetët duhet të jenë në sallë dhe të shqyrtojnë projektligje sipas një axhende prioritare. Pra, nëse ato tri ligje janë të mira, të votohen sonte natën. Nëse deputetët i gjejnë ende të paplotësuar, të punojnë derisa të gjendet kompromisi, sa më shpejt, dhe pa obstruksione. Po t’i gjejnë jo të mira, le të votojnë edhe kundër. Por? Të votojnë, të marrin pjesë në procesin e ligjbërjes. Ndërkaq, argumenti që kam dëgjuar nga përfaqësues të opozitës se i votojnë ato ligje vetëm nëse rregullohet një problem anodin andej nga Fieri – më duket i pabazë. Përse? Po e thashë pra, unë jam kundër që një ligj të votohet për arsye jashtëligjore thjesht, qoftë edhe sepse na e kërkon Evropa. Do të votohet pasi të gjykohet. Por, nuk mund të thuhet se unë as nuk e shqyrtoj, sepse në Fier ka ndodhur… Edhe mosaprovimi për shkaqe joligjore, thjesht politiko-administrative, është kundër bindjeve të mia. Duhet ulur në sallë për të punuar për ato ligje, nëse vërtet janë axhendë urgjente, çka mund të sqarohet. Dhe aty duhet një punë në solidaritet, bashkëpunim, duke lënë mënjanë përçarje dhe mllefe të kaluara. Populli pret ligje. Deputeti e ka për detyrë të punojë për to. Ja përse mendimet e mia i jap në shkrime dhe hezitoj të drejtohem me letra (askush, e përsëris, nuk më ka kërkuar të firmos a të mos firmos), sepse më duhet një analizë për të trajtuar çështjen. Por, është e drejta e të gjithëve të shprehen edhe fort dhe prerë. Puna e tyre. Unë nuk kam firmosur dhe nuk mbështes apo kundërshtoj asnjë peticion. Kam zgjedhur t’i shpreh në media mendimet e mia. Qytetari kushdo qoftë ka të drejtë të kërkojë, ndonjëherë edhe duke tejkaluar një normë. Nuk jam dakord që opozita në asnjë rast nuk mund të kritikohet. Mund të kritikohet që ç’ke me të, njësoj si qeveria, nëse rasti paraqitet. Ndërkaq, etiketimet që u adresohen firmëtarëve, ndonëse unë nuk kam shprehur asnjë mbështetje ndaj tyre, më duken fare të pagjetura dhe mbi të gjitha të pafrytshme elektoralisht.

nje cike me te gjate ta kishe bere sqarimin o Fuge.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).