Disa nga krerët e shtetit shqiptar nuk e kanë parë të arsyeshme ta paguajnë në kohë (apo ta paguajnë fare) taksën e vockël të regjistrimit të automjetit

Drejtoria e Shërbimit të Transporteve ka nxituar t'i justifikojë Ministrat dhe Deputetët që nuk kanë paguar taksat për automjetet e tyre (disa prej vitesh) duke nëpërdhëmbur historitë e zakonshme me mos azhurnimin e faqes në kohë, por disa prej tyre thjeshtë e kanë pranuar se janë debitorë, apo se kanë paguar pas tejkalimit të afatit ligjor. Rasti më i mediatizuar u bë Ministri i Transporteve Olldashi, që ka preferuar (si kundërshembull i Barjabës) ta pranojë publikisht këtë shkelje të vogël, duke kërkuar ndjesë dhe duke kryer pagesën.  Në listën e politikanëve që neglizhojnë taksat ka plot politikanë të të dy krahëve të kuvendit, deri tek vetë Ministri Financave Bode që nuk është shprehur mbi këtë cështje.

Një tjetër emër që nuk pranoi të ketë qenë debitor ishte dhe Presidenti i Republikës Nishani. “Në lidhje me njoftimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për mospagimin e taksave të automjetit privat nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vitin 2010, Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron se ky njoftim është i pasaktë. Këto taksa për vitin 2010, janë paguar në mënyrë korrekte. Bashkëlidhur dokumentacioni përkatës”, thuhet në reagimin e Presidencës. Por sipas "Shekullit" "dokumentacioni përkatës" që paraqet Presidenca tregon shlyerjet për 2011, ndërsa taksa e papaguar i përket 2010.

Në secilin rast, ne e dimë se ka shumë situata ku shteti shqiptar nuk merret seriozisht as nga përfaqësuesit e tij më të lartë. Taksa e vogël e regjistrimit të makinave nuk përbën ndonjë dëm shqetësues financiar, por shërben si një test i vogël domethënës për zyrtarët.

 

Lista e debitorëve e bërë publike nga Balkan Insight:
 

Albanian Officials and MPs Who Owe Vehicle Registration Taxes   

  Tag nr.    Owner                   Region              Date

  1. TR0231F Sadri Ismail Abazi TIRANE  25.07.2005
  2. TR7170F Arben Novruz Ahmetaj TIRANE  16.05.2008
  3. TR5110K Ilir Andrea Bano TIRANE  25.02.2005
  4. TR2909L Besnik Mitat Baraj TIRANE 02.12.2010
  5. TR3885S Bujar Faik Nishani TIRANE  20.05.2010
  6. TR2800S Koço Spiro Barka TIRANE  14.07.2010
  7. TR5508J Fatos Asllan Beja TIRANE  20.05.2009
  8. TR0402M Marko Naun Bello TIRANE  19.06.2006
  9. TR8426N Ritvan Vait Bode TIRANE  03.08.2009
  10. TR9839J Luçiano Dhimiter Boçi TIRANE  29.04.2005
  11. TR2571U Erion Mirdash Braçe TIRANE  09.08.2010
  12. TR2155N Raimonda Skënder Bulku TIRANE  28.04.2010
  13. TR1490I Aldo Tonin Bumçi TIRANE  04.08.2010
  14. TR5390U Ramiz Myftar Çobaj TIRANE  05.11.2010
  15. TR0566L Arben Kristaq Çuko TIRANE  01.11.2010
  16. TR0902L Arta Agim Dade TIRANE  25.08.2005
  17. TR2942I Alfred Maliq Dalipi TIRANE  25.06.2010
  18. TR1497T Ndrec Ndue Dedaj TIRANE  18.11.2010
  19. TR6444U Mesila Fatmir Doda TIRANE  06.12.2010
  20. TR8767D Asllan Shaban Dogjani TIRANE  05.02.2009
  21. TR1853L Tom Gjek Doshi TIRANE  09.03.2010
  22. TR7746T Vangjel Jorgo Dule TIRANE  23.04.2010
  23. TR4254F Besnik Xhafer Dushaj TIRANE  10.09.2009
  24. TR8575T Damian Lek Gjiknuri TIRANE  13.05.2010
  25. TR3182S Sybi Reshit Hida TIRANE  15.05.2010
  26. TR2191L Shpetim Hysni Idrizi TIRANE  09.10.2007
  27. TR8787N Arben Astrit Isaraj TIRANE 03.09.2007
  28. TR7077F Gjovalin Pjeter Kadeli TIRANE  04.04.2009
  29. TR2422M Fatbardh Agim Kadilli TIRANE  28.10.2010
  30. TR8788T Ndue Marash Kola TIRANE  14.05.2010
  31. TR5560J Valentina Abedin Leskaj TIRANE  20.05.2009
  32. TR4184J Shegush Osman Ligori TIRANE  30.04.2009
  33. TR3148N Mark Pjeter Marku TIRANE  27.05.2008
  34. TR5949L Florjon Prokop Mima TIRANE 12.08.2010
  35. TR8808T Qemal Tahir Minxhozi TIRANE  18.05.2010
  36. DR0350F Gazmend Nuri Oketa DURRES  22.10.2010
  37. TR0003N Sokol Vangjel Olldashi TIRANE 14.07.2009
  38. TR0055T Ndue Llesh Paluca TIRANE  16.10.2009
  39. TR8362N Dashamir Myslim Peza TIRANE  09.09.2008
  40. TR8419L Dritan Vlash Prifti TIRANE 23.06.2010
  41. TR0008N Xhemal Myslim Qefalia TIRANE  01.03.2007
  42. TR6194F Eduart Pajtim Shalsi TIRANE 29.04.2003
  43. TR4281P Tritan Masar Shehu TIRANE  10.03.2010
  44. TR7922K Luan Shyqyri Skuqi TIRANE 27.05.2005
  45. TR1581M Paulin Nikolle Sterkaj TIRANE  21.07.2006
  46. TR5385U Vangjel Llambi Tavo TIRANE  05.11.2010
  47. TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri TIRANE  06.07.2009
  48. TR1995L Jozefina Filip Topalli TIRANE  13.10.2010
  49. TR6767N Arenca Vehbi Trashani TIRANE  19.07.2007
  50. TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj TIRANE  28.07.2010
  51. TR2107L Luiza Mihal Xhuvani TIRANE  16.12.2009

90 Komente

Ndodh qe kete lloj takse kendej ne perendim, nuk e paguajne lumpenat, pra llumi i shoqerise, pijanece, drogaxhinj, njerez (jo lumpena) qe jetojne me social te vogel apo ua kane hequr socialin, njerez qe e mbajne makinen ne garazhd dhe e perdorin shum pak, ndersa njerzit e zakonshem klasa puntore, nenpunesat, politikanet, e paguajne te gjithe, te pakten ketu ne Europe, se ne USA (nga programet reality qe kemi pare) ekzistojne edhe manaxhere, njerez te pasur qe nuk e paguajne taksen e regjistrimit te mjetit apo dhe taksa te tjera. Gjersa ua konfiskojne pastaj, ne fillim provizorisht, ku duhet te paguash gjoben dhe taksen, dhe ne rast se nuk i paguan, athere makina konfiskohet fare. 

Fakti qe politikane shqiptare nuk e paguajne kete takse, tregon se ata jane asgje me shume se lumpena. 

Hey Pjer,

 

BE Pjer Thomas - 4 Janar 2013 - 18:56 

econom, me vjen keq qe te gjithe ju ketu nxirrni ne pah, instiktet, llogjiken e ceket, dufin, para arsyes.  Ka ndodhur nje vjedhje, nje gje qe ndodh (me statistika) çdo 1 minute ne Amerike. Imagjino sikur gazetat te mbusheshin me emrat e vjedhesve. Une nuk po mbroj vjedhjen, por mbroj vjedhsin. Pse do pyesesh ti dhe shum te tjere ketu. 

Ne qenien njerzore, ka momente dobesie, nje nuk i reziston dot nje sendi, nje tjeter nuk i reziston dot dashurise per nje tjeter, nje nuk i reziston dot nje gote a shisheje, nje tjeter nuk i reziston dot nje cigareje ne lokal, nje tjeter nuk i reziston dot vdekjes, ben vetvrasje, etj etj.  Tani imagjino, sikur te tera keto shkelje, te paraqiteshin neper gazeta/media, te mbushura me emra e mbiemra, çfare katastrofe do ishte, çfar degadrimi do ishte per shoqerine njerzore. Per me teper mendo sikur kjo ndodhi te ka ndodhur ty, ty, ty. Mendo per nje moment. A nuk do te ngrije pyetjen, se pse me diskretituan keshtu. Mundet qe ai/ajo e kishte per here te pare. A nuk thuhet se ne perendim i jepet nje shanc/mundesi i/e dyte tjetrit/res. A nuk do te mendoje po te te kishe ndodhur ty, ty, se pse ma nxorren emrin mua dhe atij/asaj tjetrit jo, pse. 

Ne fund te fundit , a nuk eshte vrasje shpirterore kur e nxjerr tjetrin ne gazete/media per nje gje te keqe, dhe aq me teper kur kjo gje e keqe nuk ka te beje shume me fatet e njerzeve, popullit. Nuk eshte se ishte ne detyre, qeverisje dhe vodhi nga taksat e popullit, siç kane vjedhur disa nga politikanet shqiptare. 

Ju jeni bere te gjithe te eger, se ju jane errur syte nga smira, jeni bere si ujqer te gjithe qe i sulen te pares viktime qe i rreshqet kemba.  Sa poshte ka rene raca ime. E ke te domosdoshme Econom, te jetosh nja 5-10 vjet ne perendim, te pastrohesh. 

Po ti sikur ke folur ndryshe 3 dite me pare!

Lejohet publikimi i detyrimeve te qytetareve ne Belgjike! Apo kjo nuk eshte degradim per shoqerine njerezore!

Dhe e keqja eshte se ne kete rast bashke me keta qeveritare rrugaçe jane botuar edhe emrat e njerzve te thjeshte.

I dashur P. Thomas! Une mendoj se nese dikush ka zgjedhur te jete person publik d.m.th. si keta mesiper apo edhe miku yt Barjaba, ata vete kane zgjedhur te kene te dhena publike prandaj nuk ka asnje shkelje te te drejtave. 

Sa per paragrafin e fundit eshte e domosdoshme ta marresh mbrapsh! Ketu ka akoma qytetare, megjithse te paket. Kam jetuar ca kohe edhe une andej nga ti (Maastricht) dhe kam mesuar te mos etiketoj njerezit, megjithate me shpesh ndodh qe shumica e shqiptareve siç thote nje shoku im "Ndertojne nje Libofshe te vogel mu ne mes te New York apo Brussels".

Megjithate ai tregimi yt per plakun hollandez ishte i shkelqyer. Je nje tregimtare perfekt!

Falemniderit 

Ky Bajraba, nuk eshte miku im e para dhe e dyta nuk ia kisha ndigjuar emrin ndonjehere. U be sebep artikulli qe e njojta virtiualisht. 

 

Hey Pjer 

Kerkoj ndjese se nuk jam mesuar shume me postime dhe kam perdorur te njejtin format padashur. Te lutem lexoje ketu pergjigjen time.

econom, me vjen keq qe te gjithe ju ketu nxirrni ne pah, instiktet, llogjiken e ceket, dufin, para arsyes.  Ka ndodhur nje vjedhje, nje gje qe ndodh (me statistika) çdo 1 minute ne Amerike. Imagjino sikur gazetat te mbusheshin me emrat e vjedhesve. Une nuk po mbroj vjedhjen, por mbroj vjedhsin. Pse do pyesesh ti dhe shum te tjere ketu. 

Ne qenien njerzore, ka momente dobesie, nje nuk i reziston dot nje sendi, nje tjeter nuk i reziston dot dashurise per nje tjeter, nje nuk i reziston dot nje gote a shisheje, nje tjeter nuk i reziston dot nje cigareje ne lokal, nje tjeter nuk i reziston dot vdekjes, ben vetvrasje, etj etj.  Tani imagjino, sikur te tera keto shkelje, te paraqiteshin neper gazeta/media, te mbushura me emra e mbiemra, çfare katastrofe do ishte, çfar degadrimi do ishte per shoqerine njerzore. Per me teper mendo sikur kjo ndodhi te ka ndodhur ty, ty, ty. Mendo per nje moment. A nuk do te ngrije pyetjen, se pse me diskretituan keshtu. Mundet qe ai/ajo e kishte per here te pare. A nuk thuhet se ne perendim i jepet nje shanc/mundesi i/e dyte tjetrit/res. A nuk do te mendoje po te te kishe ndodhur ty, ty, se pse ma nxorren emrin mua dhe atij/asaj tjetrit jo, pse. 

Ne fund te fundit , a nuk eshte vrasje shpirterore kur e nxjerr tjetrin ne gazete/media per nje gje te keqe, dhe aq me teper kur kjo gje e keqe nuk ka te beje shume me fatet e njerzeve, popullit. Nuk eshte se ishte ne detyre, qeverisje dhe vodhi nga taksat e popullit, siç kane vjedhur disa nga politikanet shqiptare. 

Ju jeni bere te gjithe te eger, se ju jane errur syte nga smira, jeni bere si ujqer te gjithe qe i sulen te pares viktime qe i rreshqet kemba.  Sa poshte ka rene raca ime. E ke te domosdoshme Econom, te jetosh nja 5-10 vjet ne perendim, te pastrohesh. 

Po ti sikur ke folur ndryshe 3 dite me pare!

Lejohet publikimi i detyrimeve te qytetareve ne Belgjike! Apo kjo nuk eshte degradim per shoqerine njerezore!

Dhe e keqja eshte se ne kete rast bashke me keta qeveritare rrugaçe jane botuar edhe emrat e njerzve te thjeshte.

I dashur P. Thomas! Une mendoj se nese dikush ka zgjedhur te jete person publik d.m.th. si keta mesiper apo edhe miku yt Barjaba, ata vete kane zgjedhur te kene te dhena publike prandaj nuk ka asnje shkelje te te drejtave. 

Sa per paragrafin e fundit eshte e domosdoshme ta marresh mbrapsh! Ketu ka akoma qytetare, megjithse te paket. Kam jetuar ca kohe edhe une andej nga ti (Maastricht) dhe kam mesuar te mos etiketoj njerezit, megjithate me shpesh ndodh qe shumica e shqiptareve siç thote nje shoku im "Ndertojne nje Libofshe te vogel mu ne mes te New York apo Brussels".

Megjithate ai tregimi yt per plakun hollandez ishte i shkelqyer. Je nje tregimtare perfekt!

Falemniderit 

I dashur mos u rrembe, degjo plakun se kam pare me shume se 4 milion shqiptaret e Shqiperise. Veprimi i tij nuk ngre kandar fareeee, megjithse thone qe e ka bere goca, pune adoleshentesh. Ajo qe me habit mua eshte se pse ju sulen ketij mavrise kaq ashpersisht, kur une mendoj se ai nuk dukej burr i keq, jo vetem nga CV , por dhe nga veprimi, u kthye mbrapsh per te shlyer gabimin e vajzes a te gruas, pra e la çanten. Kjo me duket fisnike. 

E kujt I duhet nji bajrab 'normal', Pjer?
Nji bajrab normal eshte nje zero absolute
Ps. Un komentoj se m'komentohet. Dhe se kam edhe 10 minuta per alternate parking. smiley

Meqe paske pare shume (nuk besoj se je me i vjeter se une) duhet ta masesh fjalen dhe nuk te lejohet te fyesh te tjeret!

Meqe kembengul kaq shume dua te te pyes pse ky profesori i shkrete genjeu dhe deformoi ngjarjen? Mendoj se po te ishte kaq burre i mire te pakten nuk do komentonte fare.

Pastaj ne sikur po flisnim per te drejtat e njeriut qe jane shkelur. Se ne Belgjike....... Nuk po merremi me personin siç e kane qejf ata "shqiptaret qe ke njohur ti" por me ngjarjen duke diskutuar se si duhet perceptuar nga opinioni publik. 

Çfare ka ketu per tu shfajsuar sipas teje dhe jo nje "deputet qe ka harruar te paguaje taksen e makines"?

Nuk ka koherence ne shkrimet e tua.

econom, se pse ai deformoi ngjarjen, mendoj se u gjend i papregatitur, nuk e priste qe ngjarja e nje çante ti kish kaluar kufinjte e antllatikut. Pra eshte shokuar menjehere, dhe me mbrapa nuk di seç pergjigje jep.  

Sa per te drejtat e njeriut, te pakten ketu nuk kam pare nje denigrim te njeriut per nje çante. Sa per  ".... ata "shqiptaret qe ke njohur ti"..." , kush e tha kete shprehje. Une nuk kam kohe fatkeqesisht te mirrem me familjen time, jo me te mirrem me shqiptaret ketu.  Une punoj, lexoj dhe hulumtoj nga mengjezi deri ne darke, shyqyr qe vjen e shtuna qe mirrem me familjen. Nuk kam kohe te mirrem me shqiptaret ketu ne Belgjike. Sa per koherencen qe thua, do te lutesha, qe komentet e mia lexoi ngadale, jo me koke te nxehte, se i kupton ndryshe per ndryshe, a te keqen. 

+11 smiley Pierr je gjigand!

Sa per koherencen qe thua, do te lutesha, qe komentet e mia lexoi ngadale, jo me koke te nxehte, se i kupton ndryshe per ndryshe, a te keqen. 

Ashtu duhet lexuar edhe VQ-ja.

Pjer, edhe nji te funit: bajrabi edhe po te mos ekzistonte, do krijohej. Ne mos keni bajrab gjeni, ia rrembeni atij qeni, thuhet se u eshte drejtuar te vetve sala, duke aludu per edvin kristaq ramen.
Nderkaq ka zera qe thone se nuk ishte vjedhje, por nje hakmarrje e verber poeti.
Me te mira, I dashur.

O tmerr !!!

e djele pa hapur syte

shtypi shtypi emrat e zyrtareve te larte qe nuk kane paguar taksen e rregjistrimit te mjetit,

kjo eshte e rendesishme sa nje shishe e thyer me vaj ulliri

Kjo e ben diten te ndodhë

o tmerr!!!

vaj dhe copa qelqi

aviten si gjaku nen derë

kush mer guxon e nuk paguan

ta marrim vesh njeherë.

 

smiley

E çuditeshme, tek kjo teme, vjedhja qe zyrtaret dhe politikanet bejne, nuk ka komente, ndersa tek vjedhja e nje çante nga nje adoleshente, u sulen te gjithe si gjahtare, e çuditeshme, nderkoh qe te gjithe neve (kete e dijme mire, por bejme sikur nuk e dijme) e kemi vjedhur/marre nga nje gje qe na ka ngelur fiksim. 

C'do me thene me kete "vec 6 komente", mund te na e shtjelloni me qarte, ju lutem?

Sa të paguajnë taksa, që pastaj t'i vjedhin prapë paratë që kanë paguar...shumë burokraci. Më mirë shkurt, pa burokracira.

flisni... por drejt, e pa t'hjedhuna...

Ky problem i shtruar ketu eshte nje gje ,eshte le te themi qe shteti ka nevoje te ushtroje kontroll te krijoje rregulla qe keto te mos behen e perseriten.Pratikisht ,nese une bolllo d'auto nese nuk e paguaj ne kohe e aq me vjen me interesa qe te lot tepeleku.Nuk hyn hiç me Bajrabbaen e rastin  e tij...Bajrabba eshte hajdut pulash e i mirefillte.Ne nje kontekst ku mund te zbulohej u zbulua e per faqe te zeze..ne konteksin shqiptar eshte edhe burre i mire madje....

Nuk po flasim per Bajraben ketu, por per keta politikane spurdhjake qe shfrytezojne ofiqet per te mos paguar detyrimet pasi e dine se askush nuk mund ti kerkoje dot llogari. E pra keta/keto jane turiqenat e ketij vendi dhe qe po e fundosin gjiithnje poshte e me poshte. Nese do tre kishte ndonje mallkim per ta do te ishte: ju shofte fara!

Këta vjedhin me miliona dhe si hyn gjemb në këmbë jo ma për i taksë të "harruar".Kjo është si "të lash mutin me shurr"

ne ate realitet hajnie totale si eshte Shqiperia ,nje takse e tille nuk eshte lene e papguar per te perfituar kushedi se çA...eshte thjesht mentalitet.E tipit mendoj :Bajrabba kur u gjet ne kushte qe duhet te paguaje nga xhepi vet:u çmend ,hyri ne krize....o Zot ...u dashka te paguaj ,kush une !!!???

Bajrabba kur u gjet ne kushte qe duhet te paguaje nga xhepi......u dashka te paguaj ,kush une !!!???

Shtojzovalle moj ??? Na cudite !!!! Perse keta nuk pagujne nga xhepi vet per siguracionin e makines ??? Kjo te le te kuptosh se keta kane Banda qe grabisin te tjeret dhe u bien parate per ti paguar . Kane qene ne pritje , do te thush ti dhe , Kosta ka qene i paduruar ...Ky qenka ndryshimi ??? E Fellte je e Fellte smiley Askujt si kishte shkuar mendja se pagesa behej pa para personale te xhepit !!!!!!!!

Se mos vetem taksen e qarkullimit. Po gjoba?

Sdq ndonjehere rezulton makina me taksa qarkullimi papaguara, sepse pronari nuk e ka çregjistruar, kaluar pronesine etj.

Ku ju del koha atyre te shkreteve,c'te bejne me pare,te zgjidhin hallet tona apo te meren me hallet e tyre?

Po mi jepni paret mua o vellezer politikane se vete i paguaj bashke me taksat e tankut.

Per tu treguar i mencur u dashka te mbyllesh jo vetem syte por edhe veshet.Dhe ti mbyllesh ashtu si Uliksi,per shoket e tij, ne menyre hermetike, me dylle.Keshtu duket se jane mbyllur nga intelektualet, ndersa japin opinionet per kete teme dhe per "kusarin e madh Barjaben"
Kosta paska vjedhur me organizim familjar , nuk e di, por nja 200 dollare rraqe.Keta politikanet nuk i kane vjedhur "me organizim" por "per harrese" ne mos kaqe sa Kosta por dhe ndo njecike me shume, pare te thata arkes shtetit! Ama....intelektuale mbi 1000, e dale- dale ku te qendroje numuri i tyre, i jane turrur per ta bere fertele llajen e kopese....Kosta Barjaben.U gjet tere e keqja e hallit te madh te....moralitetit te ketij vendi! Institucionit te prekur, " cipes publike ", ju vu namuzi ne vend.
Poshte Kosta Barjabe! Urraaaa!

te mos paguash taksat nuk eshte krim ,nuk ndiqesh penalisht.E shumta paguan me interes çfare i detyrohesh shtetit.Bajrabba ka bere krim ,ka vjedhur...Ka goxha ndryshim..hahahah.Tashti une nuk them poshte Kosta...them vetem qe Kosta eshte nje mizerabel hajdut....

Ndoshta ne Itali. Ktej nga ne ndiqesh penalisht dhe shkon edhe ne burg (jo qysh ne fillim).

Perfytyro psh qe Jozefines ti shkoje nje njoftim ku ti thuhet se i detyrohet shtetit 20 mije leke te reja + 50% penallti e interesa per mos pagimin e takses se automjetit. E di cfare i bo ajo punonjeseve te zyres perkatese? I kap prej zhelesh dhe i qit jashte si me qene minje kanalesh. Ja kjo eshte burrnesha jone.

A je i sigurte?  hahahaha mbete tane jeten tu pa filma me partizan...

Rasti më i mediatizuar u bë Ministri i Transporteve Olldashi, që ka preferuar (si kundërshembull i Barjabës) ta pranojë publikisht këtë shkelje të vogël, duke kërkuar ndjesë dhe duke kryer pagesën.

I sforcuar aludimi qe kerkon te veje ne te njejtin plan nje hajdut supermarkatash dhe nje person qe thjesht ka harruar te paguaj nje takse qe nder te tjera eshte minimale. Pa dashur te mbroj Olldashin, por keto "taktika" me duken pakez meskine dhe irrituese sepse mendojne te trajtojne lexuesin si te ishte i vonuar.

Respekt per kete minister qe mund te thuhet pa frike se ka krijuar nje precedent shume te mire duke kerkuar falje publikisht dhe ne menyre dinjitoze per nje pakujdesi te tille qe nder te tjera doli ne drite fale vete strukturave te ministrise se transportit qe ai drejton. Nuk mbaj mend qe ndonje funksionar tjeter i larte i shtetit te kete bere deri me sot dicka te tille.

smiley

e paske kap naj oferte prej hyqymetit, dore me nji

 

 

Fale Zotit kam shkruajtur gjithmone e vazhdoj te shkruaj ne kete blog ate qe mendoj emo. E drejte apo e gabuar. Te tjere mund te jene te kondicionuar nga ofertat. Une jo.

paren e kane te mire. dhe me "ata" punohet edhe me mire se me ata delenxhinjte e tosit dje. ata te rames nuk i njof, se ky s'e ka kap najher hyqymetin. nje moot do jene dhe ata, nuk se kam naj dyshim.

ps. per KAVIRIN kjo do ishte: te verteten kam thene, nuk kam shpifur si ca e ca smiley

Cin cin emo. smiley

Pecunia non olet...thoshte Vespasiani i lashte...qe do te thote parate nuk mbajne ere.....

Pikerisht moj Zane. Po hajde shjegoja kete emigrantit (qe i lumte goja e iu befshin vizionet realitet ishallah!) smiley

 

Thuaj që Emoja e ka në terezi. Ça do që të llapë nuk ja djeg shtëpinë gjermani. 

p.s Ore njerëz. Ça është ky butoni i ri "Përmendje". Unë thashë "shyqyr, tani sa herë që ma përmend emrin Emo do e gjej menjëherë". Po qenka yçkël tjetër.

Ashtu eshte mo Kavir, ashtu. E ka ne rregull emo. Hamerrik. smiley

Meskine eshte fjale e forte Ols. S'ka asnje aludim aty, pasi nuk i kam krahasuar ne shkeljet por ne reagimet. Gjithesesi, ti e lexon ashtu si deshiron ti, pakez me intensivisht nga c'e kam shkruar une mesa duket. Mbiemri, "e vogel" i perdorur ne ate fjaline aty e ka nje qellim psh.

O Blendo, jane merzite peshqit se nuk ke thone asnje fjale per Kosta-n.

Ndjese se tani e pashe qe e paske shkruar ti. Sinqerisht me irritoi se m'u duk si ato shkrimet e Shekullit.

Per mendimin tim, lajmi i vertete sot duhet te ishte qe per here te pare ne historine (nuk po them 100 vjecare por te pakten te ketyre 22 viteve) te shtetit shqiptar, nje minister i qeverise kerkon falje publikisht qe s'ka paguar nje takse modeste makine. Nuk ka rendesi se per cfare qellimesh e ben ai kete, por kjo eshte me te vertete e paprecedente per politiken shqiptare. Ky ishte lajmi i pare qe pashe sot, qe qelloi te ishte nje nga ato heret e rralla qe un ndez televizorin. Une i them "Bravo" Olldashit dhe as nuk do me shkonte ne mendje ta krahasoja me ate tjetrin (Barnaba a si e ka) qe edhe pse u kap me presh ne duar vazhdonte te mohonte evidencen. Dhe me vjen inat se e mbrojta ne fillim se "ky eshte akademik mor jahoo".

Taktika mbi te gjitha eshte idiote.Te vjedhesh eshte krim ,te mos paguash taksat jo.Te vjedhesh ndiqesh penalisht ,te mos paguash taksat jo...

bajraba, che cavallo di battaglia... smiley

uomo giusto, al posto giusto, al momento giusto... prezioso e delizioso come un caviale russo...

smiley

Thu ka hanger ndoj lek edhe ky nga Sala?po ma shtjen nder mend....se demek ka kene ky rast si byberi mi pilaf hahahaha

nuk e di. por ne nji affaro regolare, kjo pune perfekte e ky sherbim grandjoz them se i kap diku te 3 milion sterlina.

ps. une do ia jepja nje 100 mijshe, sa per gratitudine... edhe po t'jete pa gjo kjo pune, t'isha si sala. ksi sherbimit, ata lakejt qe ka perreth - kta t'peshkut perfshim, s'ia bajn dot edhe tri jete partijet t'i kishin, e jo ma nji.

Ka me dale me e prit ne aeroport....Red carpet e pret...

Oj te ngrene.  Ky ka qene keshilltar ne disa ministri te Berishes 2 dhe gjate Berishes 1 ka pasur lidhje me ministra te qeverise se asokohshme dhe ka bere lloj lloj dallaveresh e ka perfituar prona ne menyre ilegale.  Apo jo Brado?

Per ke behet fjale.

Koste hajdutin.

Sigurisht derisa shkollen e paska bere tek ne, ne Qeverine 1 domethene por pas  leximit dhe projektimit t e Programit Socialist ka kaluar ne hajdut ordiner.

Ej po me Meksin ca lidhje ka pasur ky?

Nji qe vjedh 238dollaro, asht pabuks, pervec se hajn.

edhe nji: fytyra e tij (bajrabes) nuk m'u duk e vulosun me inteligjenc.

Jo po kur fillune tu na ra djers prej hallit ,Ozot ça na e gjet Harwardin me i dhane master ketyne...smileykur ishte nji kurs kunder analfabetizmit smiley

Ah mor' Harward c'na bere.

O gjemb, e ke kap me Zanen sepse asht tuj t'ba konkurrence tek Pjeri, ë? smiley

Sigurisht, e si mund te jete tjeter? smiley

inteliDjence jo emo, po ve bast qe eshte i riciklueshem (dmth fytyre-sholle). koha do na e tregoje.

nje moot do jene dhe ata, nuk se kam naj dyshim.

Nuk jane hic nje moot...koha do te heq c'do dyshim!!! P.s. Ore...po ajo nusja e edit nga i gjeti 100 milion??? Hahahaha...jane gallate per nder,nuk te zhgenjejne kurre!! Mire tha Rama njeher..ce do zvicren para shqiperise,kaq e merzitshme!!!

Ne fakt diku e permend Olsi me lart, edhe une mu be qejfi pa mase, qe ministri kerkoj falje. Mu duk nje gjest shume fisnik. Pastaj e mendova njehere mire dhe thashe, po ja psh je duke ec ne Tirane me makine, te ndalo policia edhe hop s'ke paguar taksen e regjistrimit. 

A mund ti thuash dot " Me fal shefo, se eshte nje pakujdesi njerezore, se kam paguar ende" ? A thua qe ai polici do jete aq i kuptueshem, sa te me buzeqesh embelsisht dhe te me thote " Patjeter bukuroshe, e kuptoj. Te pakten me kerkove falje. Te uroj nje dite te mbare, dhe te kujtoj te shkosh sa me shpejt ta paguash".Ti buzegaz i pergjigjesh " Patjeter shefo, diten e mire". Hmmm s'jam shume e sigurte.

Per me teper , me ra ne mendje qe ministri ka nje qerre me staf qe merret me keto pune. Se vet nuk vete. Do kete nje zyre administrate a nje sekretare qe merret me te tilla gjera. Te gjithe qe merrem me thurrje trikosh, dhe jo vetem. Pra a thua nje qytetar normal qe s'ka as luksin te kete njerez qe i bejne pune per te , te shpetoj me nje falje?

Ne fakt diku e permend Olsi me lart, edhe une mu be qejfi pa mase, qe ministri kerkoj falje. Mu duk nje gjest shume fisnik.

late nam dhe juve, u keputen nga fiskineria kta rrugacet tane !

Cfare e mbarove ate qe kam shkrujt gjer me fund ti gja?smiley Mbaroje njehere. Po meqe po thu, une thashe gjest fisnik, jo rrob fisnik. Gjest fisnik bonte dhe Al Capone , apo Stalini, s'po boka Olldelja.smiley

Serioz tani, sa here te bi me degju falje nga ministrat tone? Mu s'me ka rrene ne vesh njehere, ty mbase. Ene dicka, se na preke ne seder, ne Shqiperi kur kerko falje nje halabak behet model per te tjeret. Se po te kerkonte falje nje intelektual e sigurte s'do ja vente veshin njeri. Te jesh e bindur qe ka efektet e saj pozitive dhe precendenti i ketij.

nuk du fare te kerkojne falje ministrat tane

jane te gjithe qelbesira

i vetmi derman eshte ti varesh  n'litar

Qarte. C'do gje e ka nje zgjidhje thua ti? Jam dakort. smiley

Mos u merr me ate Dora, se eshte puciste.

S'ka nevoje besoj per interpretime te metejshme komenti i saj terrorist. smiley

Fisnikeria ska fare lidhje me kte kellire. Eshte me barboni qe kane. Ka dhe i fodullik katunari. U kap mat edhe do me dal si burre i mire per i gjo gje ter qytetaret e bejne pa u ndjere. Kokrra b@@@irit ngelet. 

Edhe mua gjesti i Olldashit mu duk shume fisnik .

Ohhh se harrova me qesh smiley

Te qeshte shpriti! smiley

Rrofsh smiley

pupupu thoshjin qi edhe dy ambasada nuk e kishin pagu ket takse, ca bohet 

erdhi kijameti fiqooo. s'beso ti, po ja isharetet.

Ke te drejte. U soll tamom si nje rrugac fisnik! Kesaj radhe i thirri tradites familjare. Sic duket duhet te jete ne prag te divorcit me perendine (saliun), ose me mire me thene ky i fundit ka vendosur ta shqelmoje si nje top prej leckash.

Sa problem qe e kemi me e kuptu kete shqipen. Dora shkruajti: "gjest fisnik" jo "njeri fisnik".

Po me gjeni pra nje minister qe ne keto 22 vjet "demokraci" ka kerkuar falje para publikut. Dhe e bukura eshte qe te dhenat mbi mos-pagesat (sipas tv-se) i kishin nxjerre vete strukturat e ministrise se transportit. Shteti qe funksionon ne menyre perfekte.

Ca doni me teper o shqiptare qe vecse te ankoheni dini. smiley

Ne fakt Olso , e di per cfare me vjen keq! Se me shume mundesi ate listen e bukur e te mire, do e kete bere ndonje riosh , cun ose goce e re ne pune, se pune angari atyre i bie. Pra si me thene nje rrob i sakte, nga ata qe s'ja kane shitur ender shpirtin shejtanit, dhe kane nje lloj ambicje per te ec perpara. Pas kesaj qe ndodhi, ai rrobi aty me shume mundesi e kane terrorrizu ( ne me te miren), terrorrizu plus paraljmerim ( ne me hajd mo) , terrorrizu plus heqje nga puna ( ne me te keqen, dhe mundshmen), Nderkohe gjithe zyra, me te vjetrit me demek, me gishtin tek temthi " Je ne metro ti qe i ve ne liste politikanet qe s'paguajne, te kishe bere sikur s'i ke pare. I nxirrshim nga xhepi. Po ministrit xhanem. S'ke per te ecur shume ne jete ti( daang).Ja e sheh cfare ndodhi?".

Vej bast qe "robi" eshte nje "ajo" dhe i ka floket "bjonde". smiley Nejse, nejse... pergezime robit qe harroi te kontrollonte emrin e shefit tek lista si edhe vete shefit qe ishte i pari minister shqiptar ne histori qe shqiptoi me se fundi "te me falmen" e frikshme.

Tani, (qe ta keni parasysh per here tjeter), mundohuni t'i beni ndonje kompliment ministrave te shkrete. Kur bejne keq, keq. Kur bejne mire, prape keq. E po njeriu ka nevoje edhe per nje "bravo" qe te incentivohet qe te sillet me mire. Sidomos njeriu i brezit koke-cep, pionere te Enverit. smiley

Shfrytezoj rastin per te pershendetur bjonden, Olldashin, ty, Ruzhdien, Bradin, gjembin si edhe te gjithe ata qe me duan dhe i dua me...

Elton John - Sorry Seems To Be The Hardest Word

 

Naten. Gezuar Befana-n edhe ty. smiley

 

Ncnc u bot bashke ju te dy? Mire mire.Havash se u shkrit.Nejse ika une, se jam bo dhe, qe iku Depardie ne Rusi.smiley I boni nje te perqafume Putinit qe desh e hongri. smiley I rane ne toke gjithe stilet e karatese atij shkrutos. Cer njerzish! Te shetis ne te semes me pasaporten ruse, edhe te argaliset ne ambasada si gjithe ruset e tjere.smiley

Mos ik Dora se erdha une per te te ndihmuar. Ja rregullojme se bashku qejfin ketyre dy bashkepunetoreve te krimit. Ketyre pucistave. Ketyre zullumqareve. smiley

As Jozefina nuk ka paguar?! smiley Nuk ka mundesi, do jete ndonje keqkuptim.

Ore GEZUAR DITEN E EPIFANISE ,per gjithe besimtaret! E kapi ndonje orthodoks nga PPU-ja kryqin, te dijme me ke te hang out this year?smiley

O ti qeke raciste!

Diku ne prag gjumi, kujtohesh qe s'ke uruar ata qe duhet per diten e Ujit te Bekuar.Kshu qe shkruan  nje gje pa qeder ne PPU , lan dhembet,kremat gjera etj etj vesh Pj dhe je direkte per krevatin e ngrohte. Nje here te fundit hap laptopin ( qe mallkuar qofte kjo hera e fundit) i hedh nje sy PPU dhe poshte komentit tend te pafajshem gjen nje koment allasoj.WTFsmiley? Si eshte puna? E bere sa me e thene, apo thjeshte per ta na lene pa gjume?

Nfakt doja qe ta lexoje pas kremrave, pas zhveshjes rrobave, dhe para veshjes se pizhamave. Doja te te lija pa gjume e te zhveshur, por me krem ne fytyre, ama. smiley

Ne pergjithesi fusha e makinave (blerje, shitje, import, sikuracion, koaludimi, taksat, tatimet, marja dhe dorzmi targes etc) ne shqiperi eshte ne nje kaos me vete.

Si duket keshtu u intereson disave !!!

Ne austri po nuk pagova taksat e sikuracioneve nuk te ndodh asgje vetem per sa kohe qe nuk ke sikuracion sepse pastaj je i mbaruar te duhen te pakten 10 vet te lash borxhet dhe demet smiley

Jemi bere si shtet bananesh. Olldashi kerkon falje publik, Bracja po ashtu ne fb, presidenti thote, jo se keshtu eshte nje muhabet...!! Olldashi na qenka vertet goxha burre se pranoi se nuk paguan dot as taksat qe vete si minister administron. 

Keta pushte-taret vetem duhen kujtuar nga nje çike, se perndryshe "harrojne" 

te kenoq peshku... Bode i ble kasat fiskale me $30/copa ne Kine, te vje ti shet me $500/copa, dhe keta i shkulin veshin per i mos pagim kafje. Ca me keq, e krahasojne me ate loqen qe kujtoi per i cast se ketej o a-mer-ik.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).