Shkretëtirë. Dritë trullosëse.

Njeriu hidhet në skenë së prapthi, nga ana e djathtë e skenës. Bie, ngrihet sakaq, shkundet, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga ana e djathtë.

Ai bie në mendime, del djathtas.

Kthehet menjëherë mbrapsht aty ku kishte pas rënë, ngrihet sakaq, shkundet, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga ana e majtë.

Ai bie në mendime, del majtas.

Kthehet menjëherë mbrapsht aty ku kishte pas rënë, ngrihet sakaq, shkundet, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga ana e majtë.

Ai bie në mendime, shkon drejt krahut të majtë, ngurron, ndërron mendje për këtë, ndalon, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Një pemë e vogël zbritet nëpër miza dhe zë vend. Ajo ka një degë të vetme, rreth tri jardë mbi tokë dhe në majë disa degë palme që lëshojnë përdhe një hije rrethore.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai kthehet, sheh pemën, bie në mendime, shkon drejt saj, ulet në hije, vështron duart e tij.

Një palë gërshërë rrobaqepësish zbritet nga miza(t), lihen aty para pemës, një jard mbi tokë.

Ai vazhdon të vështrojë duart e tij.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai ngre sytë, sheh gërshërët, i merr ato dhe fillon të presë thonjtë.

Degët e palmës mbyllen si një çadër dielli, hija zhduket.

Ai flak gërshërët, bie në mendime.

Një kanë e vogël metalike, tek e cila është ngjitur një etiketë ku është shkruar UJË, zbret nga miza dhe lihet e lirë rreth tri jardë mbi tokë.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai ngre sytë, sheh kanën, bie në mendime, ngrihet dhe shkon e ulet nën të, përpiqet që ta mbërrijë, ndërron mendje, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Një kub i madh zbret nëpër miza dhe zë vend.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai kthehet, sheh kubin, e mban vështrimin mbi të një grimëherë, pastaj sheh kanën, bie në mendime, shkon në drejtim të kubit, e ngre lart dhe shkon e vë nën kanë, kontrollon forcën e tij, hipën mbi të, përpiqet më kot që ta mbërrijë kanën, ndërron mendje, zbret, e çon kubin aty ku e pat marrë, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Një kub i dytë më i vogël zbret nga miza dhe zë vend.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai kthehet, vështron kubin e dytë, mban vështrimin mbi të një grimëherë pastaj sheh kanën, shkon në drejtim të kubit të dytë, e ngre lart dhe me të para duarsh shkon dhe e ul nën kanë, provon qëndrueshmërinë e tij, hipën mbi të, përpiqet më kot të mbërrijë kanën, heq dorë, zbret poshtë, e ngre para duarsh kubin e dytë dhe ndalon në vendin e mëparshëm, ngurron, mendon diçka më të mirë, e ul atë poshtë, shkon në drejtim të kubit të madh, e ngre atë lart dhe pastaj shkon dhe e vendos mbi më të voglin, provon qëndrueshmërinë e tyre, hipën mbi ta, kubat rrëzohen, ai bie, ngrihet menjëherë, shkundet dhe i shkon një dorë krëhër flokëve, bie në mendime.

Ngre lart kubin e vogël, e vë mbi më të madhin, provon qëndrueshmërinë e tyre, hipën mbi to dhe është gati për ta mbërritur kanën kur ajo befas tërhiqet pak më lart, për tu kthyer sërish aty ku pati qenë pasi ai të heqë dorë nga përpjekja për ta mbërritur.

Zbret poshtë, bie në mendime, i kthen kubat në vendet e tyre një nga një, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Akoma një kub i tretë edhe më i vogël zbret nga miza dhe zë vend.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Kthehet, sheh kubin e tretë, ndal vështrimin mbi të një grimëherë, bie në mendime, kthehet mënjanë, bie në mendime.

Kubi i tretë tërhiqet lart dhe zhduket nëpër miza.

Përbri kanës zbret një litar nga miza, me nyje për të ndihmuar ngjitjen.

Ai vazhdon i rënë në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai kthehet, sheh litarin, bie në mendime, shkon në drejtim të tij, mbërrin nën të, fillon të ngjitet dhe në çastin që sapo është duke e mbërritur kanën, litari lëshohet dhe e hedh atë përtokë.

Bie në mendime, kërkon me sy përreth gërshërët, i sheh ato, shkon dhe i merr, kthehet tek litari dhe fillon ta presë atë me gërshërë.

Litari tërhiqet lart, e shkëput atë nga toka, ai kapet pas tij, përpiqet t’ia dalë në prerjen e litarit, bie mbrapsht përdhe, flak gërshërët, rrëzohet, ngrihet menjëherë, shkundet dhe i shkon një dorë krëhër flokëve, bie në mendime.

Litari tërhiqet lart me shpejtësi dhe zhduket nëpër miza.

Me litarin që ka ai bën një laso me të cilën përpiqet të kapë kanën.

Kana tërhiqet lart me shpejtësi dhe zhduket nëpër miza.

Ai kthehet mënjanë, bie në mendime.

Shkon me lason në dorë në drejtim të pemës, vështron degën, kthehet dhe sheh kubat, vështron përsëri degën, lëshon përdhe lason, shkon tek kubat, ngre atë të voglin dhe duke e mbajtur në dorë shkon e ul nën degë, kthehet për të marrë të madhin, e ngre atë dhe duke e mbajtur në dorë shkon e ul nën degë, bën ta vendosë mbi më të voglin, ngurron, mendon diçka më të mirë; ngre të voglin dhe e vë mbi të madhin, provon qëndrueshmërinë e tyre, kthehet mënjanë dhe përkulet për të mbledhur lason.

Dega paloset duke u përplasur pas trungut

Ai drejton trupin dhe me laso në dorë kthehet të shohë ç’ka ngjarë.

Hedh lason, kthehet mënjanë, bie në mendime.

I kthen kubat në vendet e tyre njëri pas tjetrit, kthehet mbrapsht tek lasoja, e kalon atë mbi kubat dhe e hedh kutullaç mbi më të voglin.

Kthehet mënjanë, bie në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga ana e djathtë.

Bie në mendime, del nga ana e djathtë.

Menjëherë hidhet prapthi në vendin ku pat qenë, ngrihet menjëherë, shkundet dhe i shkon me dorë një krëhër flokëve, kthehet mënjanë bie në mendime.

Dëgjohet një vërshëllimë nga ana e majtë.

Ai s’lëviz.

Vështron duart e tij, kërkon me sy përreth gërshërët, i gjen, shkon i merr ato, fillon të presë thonjtë, ndalon, bie në mendime, kalon me shpejtësi gishtërinjtë përgjatë tehut të gërshërëve, shkon dhe i lë pastaj ato mbi kubin e vogël, kthehet mënjanë, zbërthen jakën, liron qafën dhe e fërkon me gishtërinj.

Kubi i vogël tërhiqet lart dhe zhduket nëpër miza duke marrë me vete litarin dhe gërshërët.

Ai kthehet të marrë gërshërët. Sheh ç‘ka ngjarë.

Kthehet mënjanë, bie në mendime.

Shkon dhe ulet mbi kubin e madh.

Kubi i madh tërhiqet nga poshtë tij. Ai bie. Kubi i madh tërhiqet lart dhe zhduket nëpër miza.

Rri duke qëndruar në anë, me fytyrë në drejtim të sallës dhe me vështrimin të ngulur përpara.

Kana ulet nga miza dhe qëndron vetëm pak këmbë mbi kokën e tij.

Ai s’lëviz.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai s’lëviz.

Kana ulet edhe më shumë, duke u spërdredhur dhe kolovitur rreth fytyrës së tij.

Ai s’lëviz.

Kana tërhiqet lart dhe zhduket nëpër miza.

Dega kthehet sërish horizontalisht, palma hapet dhe rikthehet përsëri hija.

Dëgjohet një vërshëllimë nga lart.

Ai s’lëviz.

Pema tërhiqet lart dhe zhduket nëpër miza.

Ai shikon duart e tij. 

Ulet perdja.

 

Përktheu nga origjinali: Lavdimir Marku

8 Komente

Ghithcka eshte kaq e qarte, e mrekullueshme,absurde. Vetem kush vershellente nga lart se mora vesh. Ndoshta Zoti vershellen kopene e tij te mbledhi kallaballekun.

Heretiku kam pershtypjen do bej ndonje koment nga nje pozicion i ri, as majtas, as djathtas, as i kithte.

Drejt e te zh-ja

smora vesh gje , nje rutine absurde e ndonje dembeli smiley

thiatro ia thone emrin. po ta japin ta hash pulen pa pjekur si me thene.

ehe marrje smiley

Beketi, sa fantastik eshte! Nuk di c'aspekt te vecoj me pare ne stilin e tij brilant . Vete autori shnderrohet ne protagonistin e shkrimit duke e trajtuar personazhin-protagonist si nje figure periferike; Beketi eshte engjelli-spektator qe raporton perpara Zotit (apo lexuesit te privilegjuar) jetet e njerezve, duke i paraqitur ato me syte e nje engjelli, si filma vizatimore me tone te buta ngjyrash, pa zë, ku aktoret jane skicuar thjesht, aq sa per t'u dalluar se c'lloj krijesash jane.

E këndshme kështu në të lexuar . A e ka par ndonjëri të luajtur në skenë?

PS miza çfarë është apo mizë e zakonshme (insekti) ?  Po laso ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).