Pallati im hapi dyert për banorët e tij në vitin 2009. Në pamje të parë, nga 40 metra larg, të duket si i 2009-ës, por kur i afrohesh të duket më shumë si një pallat në kohë lufte.

 

Nëse vendos të hysh në derën kryesore  sheh që ajo nuk ka bravë, e pra mund të futesh në këtë pallat pa “kartë identiteti”. Ky pallat nuk ka një bravë kryesore, sepse pronari i pallatit nuk e ka vendosur ose atij që i është caktuar detyra për ta vendosur. Në këtë mënyrë 56 familje e kanë “derën e madhe” të shtëpisë pa një bravë. Kur hyn brenda në pallat sheh tek muri përballë shkallëve të katit të parë një të çjerrë të madhe, a thua që para një nate te ketë dalë për xhiro ndonjë ‘’gjo e egër’’.

Në fakt kjo super e çjerrë  është kryevepër e 3 çerrave nja 3 kate më lart. Nëse vendos të ngjisësh shkallët për në katin e parë të banimit do ndjesh erën e qelbur që vjen nga kati -1. Kjo erë vjen ngaqë njerëzit kanë filluar ta përdorin si kosh plehrash katin nën zero, i cili mbase u duket koshi më i madh që kanë njohur ndonjëherë. Gjithë këtë qejf dhe përtesë për t’i hedhur plehrat tek koshat e duhur, që ndodhen vetëm 10 metra nga pallati, mund ta kuptoj por atë që nuk kuptoj dhe që banorët e pallatit tim e kanë harruar është një detaj i vogël, makina e plehrave nuk mund të futet aty, në katin -1.

Po të shohësh dyert e kateve të para dhe të dyta, rrallëherë dhe të treta, sheh që mungojnë dorezat e dyerve. Mesa duket zhdukja e dorezave është faza fillestare e cila zëvendësohet nga një e dytë më dinjitoze, ajo e heqjes së kapakëve të pusetave.

Këto fakte nuk ndodhen brenda një ditë por brenda 3 vjetëve që jetoj në këtë pallat, duke mos futur këtu që kam dëgjuar fishkëllimat e qeseve të plehrave që i hedhin nga kati i 5 apo i 6, gëlbazat që kam gjetur mbi makinën time, bishtat e cigareve që të bien para kokës, zhapa portokallesh, domate te squlluara dhe plehra të asaj kategorie, që nuk hidhen dot në qese por flaken për kollaj nga ballkoni dhe që i sheh të shpërndara ngado.

Megjithëse punëtorët e bashkisë vijnë një herë në javë dhe pastrojnë veç te tjerash dhe plehrat e hedhura nga ballkoni, pas një jave situata është po e njëjtë. Plehrat vazhdojnë të hidhen pa të keq. E në këtë rast fajin nuk na e ka as bashkia e as qeveria.

Katrahura e rrugës që rrethon pallatin i ve vulën gjithçkaje. Kjo rrugë e shtruar dhe e rrethuar me gjelbërim në projekt, në të vërtetë të ngjason më shumë me ndonjë rrugicë të harruar nga perëndia, sesa me një rrugë ku shkohet për në pallat.

Nëse pronarëve të pallateve nuk mund tu bëjmë asgjë, sepse zhduken në një mënyrë të mistershme pasi marrin lekët e mjaftueshme, a mundemi të paktën të respektojmë njëri-tjetrin? A mund ta kuptojmë që jeta në komunitet ka ca rregulla dhe norma që nuk duan shumë punë dhe që po ti respektojmë të gjithë do të ndihemi më mirë dhe nuk do shajmë nëpër dhëmbë sa herë që kalojmë poshtë pallatit? A mund ta mbrojmë dhe ta respektojmë hapësirën e përbashkët ashtu sikurse kujdesemi për atë individuale?

Megjithëse një pjesë e mirë e njerëzve kanë kaluar një fëmijëri ku çdo fundjavë të gjithë banorët kujdeseshin për hapësirën rreth pallatit të tyre dhe për hapësirën brenda të tij, ku njihnin të gjithë komshinjtë e pallatit dhe ku respekti për derën e tjetrit ishte i njëjtë me të tijën, sot gjendemi në një situatë krejtësisht të përmbysur dhe pavarësisht ndryshimeve që ka sjellë koha dhe sistemi jam i sigurt që çdo gjë nis nga ne. Jemi ne ata që kemi në dorë të themi apo të bëjmë diçka, pozitive apo negative qoftë kjo. Ndryshimi nuk mund te vij sa hap e mbyll sytë por fillon nga një sipërmarrje e vogël, që mbas pak kohësh bëhen 2,3,4 e kështu me rradhë. Mendoj që në fillim të gjithë kemi nevojë që komshinjtë t’i shohim si bashkëjetues në të njëjtën çati dhe jo si ca të huaj që na ka zënë shkallën. Të gjithë kemi nevojë që oborrin e pallatit ku banojmë ta trajtojmë si oborrin tonë dhe jo si oborrin e tjetrit.

78 Komente

Njerezia paguajne $300 m2 per keto?

300$ m2? Ku kshu, te iki ta blej me vrap? Ne perfierine me te larget jane dyfishi i asaj qe thua. Aq kane qene para 10 vjetesh.

Shyqyr qe kane dere, kush po pyet per celes.. Tek pallati I prinderve te mi kishin vjedhur deren qe sapo e kishin vene. 

 

Te them te drejten me vjen keq kur shoh perpjekjet e njerzve te vecante qe perpiqen te ndryshojne dicka mbi bazat e vullnetarizmit pozitiv apo presioneve te ndryshme moralo-psikologjike. Them me vjen keq, sepse ne te njejten pozite kam qene edhe une per vite me rradhe para se ti beja naften njehere e mire Shqiperise dhe shqipetareve. The bad news eshte qe kjo menyre nuk funksionon dot ne Shqiperi, ashtu sic edhe nuk ka funksionuar gjekund tjeter. E vetmja menyre efikase eshte krijimi dhe zbatimi i nje legjislacioni perkates. Po te sjell si shembull qe ketu ka ligje te vecanta per bashkejetesen ne kondominium. Nese nuk i zbaton gjobitesh. Nese nuk e paguan gjoben nuk shet dot shtepine ose nese e shet gjykata te mban gjobat dhe demet e papaguara nga cmimi i shitjes. Shto dhe kamatat per vonesen. Kjo e ka "edukuar" popullin dhe vazhdon ta edukoje edhe emigrantin e sapoardhur nga malesia e Pakistanit qe mbase vjen akoma era bageti. Po te edukon ne sekond domethene! Keshtuqe dalim prape tek votat, parlamenti, gjykatat, policia etj...etj... Rreth vicioz quhet kjo gjeja. Good luck anyway.

Po, por nuk kontrollohet dot cdo gje me gjobe dhe ligj, ka ca vende qe s'hyjne as keto, vende ku hyn vec ndergjegjia dhe kultura, konsiderata per te tjeret, perkatesia sociale/kolektive, etj.

P.sh. ca moot do i beje ligji hedhjes nga dritarja apo ballkoni i plehrave? Le ta ngrere doren i pari ai nga ne te cilit s'i ka rene nje qese plehrash ne koke ne Shqiperi. smiley

Xhanem mua vetem qese me ka rene ne koke, dmth i bie te falenderoj ate kafshen qe te pakten i futi ne qese mbeturinat para se ti flakerinte. 

PF, shumica e rregullave ne lidhje me kondominiumet etc, jane rregulla private/kontraktuale midis banoreve te pallatit. Ne Shqiperi njerezit nuk jani gati te paguajn per drita, pa le per te tjera, e keshtu qe nuk para paguajn per kostot qe do krijoheshin nga zbatimi i ndonji sistemi te ngjashem me ato qe gjene ne kondo.

Pershendetje PF. ti ke shume te drejte por edhe komentuesit e tjere kane shume te drejte. Qellimi jone nuk eshte te ndryshojme gjithe realitetin ku jetojme sepse kjo do ishte e pamundur per nje grup njerezish pa pozite dhe pushtet si ne. 

Ne perpiqemi te japim nje fryme pozitive ne vend, sepse te themi te verteten pavarsisht gjithckaje ketu mungon kjo gje, dhe ne mendojme se keta njerez(shumica ne shqiperi) qe nuk jane shume te zgjuar por njekohesisht as te keqinj veprojne ne baze te asaj cfare shikojne nga te tjeret. Ne nuk duam qe njerezit e thjeshte dhe jo te keqinj ne shpirt te shohin vetem reagime negative dhe sjellje jo te hijshme, por do shikojne sjellje te mira nga njeres te suksesshem qe lumturohen kur bejne veprime te mira. Kjo gje do beje me shume njerez te sillem me mire dhe te ndjekin sjelljen tone, gjithashtu kjo gje do nise edhe ciklin e kundert me ate qe eshte sepse sa vjen edhe me shume njerez do shohin gjera te mira dhe sa vjen edhe me shume njerez do bejne gjera te mira. 

Mbasi ne te jemi konsoliduar dhe te kemi kuptuar ne veprim edhe me mire Shqipetaret do marim edhe hapa te tjere pak me te medhenj, qe do kene edhe me shume ndikim. Por eshte shume e rendesishme qe te niset ne fillim me gjera te vogla pastaj me ato te medhate. 

Gjithsesi ne jemi shume te lumtur me kaq pak sa po ndryshojme relaitetin ku jetojme sepse te pakten realiteti jone personal ka ndryshuar shume qe kur kemi nisur te kemi nje fryme pozitive dhe te shohim gjerat pozitivisht. 

Faleminderit per komentet dhe kritikat smiley

Nje teme shoqerore  ...fine.Autori ka  shume te drejte.Mungon ndjesia e te qenit  komunitet, si dukuri qytetare.

Gje, qe vjen nga qe kemi.... fshatarizuar qytetet! Do kohe,  do !

Ne kohe te xhaxhit... levizja e fshatareve ne qytete ishte me plan vjetor. pasi mirrte kohe per ta qyteteruar fshatarin. Nuk ka qene krejt i marre Enveri. 

Tashi me gjithe kete levizje te fshatareve e malesoreve neper qytete eshte e pamundur te qyteterohen fshataret.... eshte me e kollajte te fshatarizohen qytetet!

Sali te henger mortja se na e shkaterrove qytetin do thoshin plakat. Si nuk i degjoi mortja nje here keto plakat qe ta hante mortja kete gjarper kryeminister qe kemi.

 

 

 

Mos imagjino kaq shume smiley

Kur jetoshim ne pallat shifnim komshiet duke u la dite shtune me pasqyre te drritaret...ajo ishte jete smiley

E vetmja menyre efikase eshte krijimi dhe zbatimi i nje legjislacioni perkates.

sikur e kishe me mire at variantin qe "kam nje shok une qe e rregullon ket pune" smiley

 

 

shqiptaret kane pallatet qe meritojn. s'kuptoj pse ka ilaritet ne salle.

sec ka qen i tem qe thoshte qe maloket po rindertojn tironen.

..............................................

e di qe s'je dakord. edhe mos kujto qe nuk kerkova rreth e rrotull. per gjermon, serb, grek, italjon, per kubanez, ca te dush ti i nerumi grava. po vetem shqiptare gjeta. si ato qe prishin, ashtu dhe ato qe ulin kurrizin. ca te them mo un tani. e di qe zgjedhjet jan me t'roncishme. e di edhe qe kto te pd-se do thon per te 100000...000..000 here qe do jen prap ciper edhe per 4 vjet (na do poplli o vlla... etj etj). business as usual. prap ate rrugen e zanzibarit me gropa ke per te pas. biles guess what: edhe po fitoje rama po ato gropa kan me qen prap. kshu qe ja me thuj ti mu tani kush e ka fajin?

ne kur s'na boni princ vidi dhe enveri njerez, s'bohemi mo.

 

Deputeti i PD, Fatos Hoxha: Jemi si Reali i Madridit, fitojmë edhe pa LSI-në

 

“PD ka aq shumë lojtarë të zotë, saqë fiton edhe me ekipin rezervë. Meqë ekipi i Kukësit, qytet prej të cilit vij si deputet është këtë vit në Superiore, po përdor një metaforë nga futbolli. “Real Madridi” me çfarëdo ekipi të futet në fushë, fiton. Kaq e thjeshtë është. Grupi ynë parlamentar është grup kampion." Deklaroi deputeti Hoxha

O Rono po qe e ka gjet fiks ky Tosi Kuksit. Fiks si Reali 16 pike mrapa do dali ky ekipi i Kuksit, m'fal PD-se.

Tamon si Mutinjo osht ene ky Bërisha. Nga sigurims (interist pra mo) kalo ne ekip mretnor. hahahaha

Paske shpetumire Xhib se nuke ka dite qe do e demaskoje ke PPU...

Pune e zgjidheshme shume Kollaj . PAGUNI ...per mirmbajtjen . Njisoj sic pagujme ne dhe punojne 99% e shqiptareve qe kane krijuar nje EMER mjaft te mire si njerez te Edukuar qe duan Punen dhe vecanerisht Pastertine . Dhe paguhen me shume se nje Deputet ne Shqiperi . Psh ka pune deri 17 dollare  per nje ore Pune !

Pa u zgjatur futjuni ne shpulla Lulash dashKurbanit dhe Sali Hokatarit me 20% e Edvin Kristaq Kriminel Rames , te mos perdorin Policine Politikisht por me nje NR Tel , sherbimi i PARE te jete per sanitetin ! Krijoni Fuqine punetore te domsdoshme . Jane gjera te njohura qe lulashanka e Pallavramentit i DI po Dylqinjes se babasqapit i asht kandja  me e pa Shkodren si Venec dhe me ja pae njatij PuQistit Ilir Xhelil Kriminel Gjonit ! Koha eshte tejkaluar ! Problemi eshte shume i thjeshte po te kete Njerez qe duan Njerzit jo se Bllokatori zotrie !

Une e kam gjet para tre vjeteve aty tek ndertimet e Tiranes se Re ne Rugen qe Lidh P.N.L me krahun e st .Dinamo. Nji i njohuri im i vjeter me tregoi se ishte Gervishur smiley me njonin qe nuk Pagute 1000 Lekshin e pastrimit si banor . Pronari pallatit QESHTE tamam si Zana hahahahahaha smiley Kujdestaret ( pergjegjesit e shkalleve ) doni mekthy ,  jane nostalgji e Kamunizmes hahahahahaha !

ajo qe m'vje cudi mu osht se superintendentet me te mire te billdingjeve te nevjorkut shqiptar i ke gjithe  smiley

smiley

ho, si e shpjego ket ti Ziko?

po si gjithnji, sera e selenices nerton bulevardet e parisit dhe te romes, dhe rruget tona mbeten me balte.

PLEQTE E HYRJES SE PARE

Tri hyrje ka pallati ynë i lartë.
Në hyrje u rralluan pleqtë e shkretë,
Disa nuk dalin dot nga shkallët jashtë,
Disa u shuan si qirinj të zbehtë.

Në hyrjen fqinjë s'mbeti plak në derë.
Këtej kam mbetur unë dhe Jashari,
Takohemi veç rrallë e tek në verë.
Në dimër s'dalim se na grin acari.

Dhe presim kush i pari të largohet
Dhe cili në arkivol të vërë krahët;
Jashari është ushtar që s'dorëzohet,
Ndërsa dhe unë sheshit s'i hedh armët.

Kështu, vëllezër, jam pak më i vështiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit në varr të tij qiriri,
Të kem dhe një përvojë për së mbari

 

Ndoshta gjeja me e mire qe ka shkruar ndonjehere Driteroi. Dhe pa frike nje nga vjershat me te mira te letersise shqipe post 44.

Ky pallati qenka vrl. Pallati ku rri une eshte i 2005 e duket shume here me i ri. E kane lyer prape, madje. Paguajme qe te pastrohen shkallet. Paguajme per mirembajtjen e ashensorit. Kemi ankesa, por s'krahasohet me kete, eshte shume me mire dhe s'eshte me i miri, ka ne Tirane qe jane me mire. Ka ca tipa qe i lene plehrat ne mes te shkalleve se pertojne t'i hedhin, si dhe nje bir bushtre qe le qenin te beje jashteqitjen neper hyrje, e keta hane mallkimet tona e te pastrueses. Por ky pallat qenka rast shume i rende. S'kam pare ndonjehere kaq rende. Rregulli nr.1 kur blen apartament: mos e bli ne grope! Blije pasi ke pare cfare banoresh do te kesh per komshij, se ja c'te bejne. Ne ketu kemi dhe jugore, dhe shqiperi te mesme, dhe nga veriu (me pak keta te fundit). Puna eshte e gjitha te organizimi i banoreve me njeri tjetrin.

Hiqi ato Funderrina qe kane Pushtetin . Shqiptareve jepu Nje Enver pa Politike me ate shtet qe Krijoi per Jeten Reale dhe ja ku je ne qender te Europes pa pat nevoje per LLOJ LLOJ Fartsash dhe Histori Alternative ... eeeeeeeee te Butkes e xha Abazit ! Keta qe dune nga keto , boju nje kamping Ultra Modern nga Mali me Gropa dhe leri te bejne seminare per Mukjen cdo dy dite . Krijoju nje Legjislacion te dekorojne e te bejne cfare te duan edhe Institute me TUFA , dhe vur vetem DY Druvare ...nje ne DAJT ,nje ne Mal te ZILIT .Po ti shohe qe varen POSHTE nga te dy krahet ,  vetem nje te drejte te kene ..... RRIHI !

Kane plaseTubat e m....rrugeve , po ti mi merr me inat mue dhe me ban "kamunist " me zemerim , s'me metet gje tjeter vetemte ruhem se mos me rref dhe ...terhiqem. Me fal , hiq dhe kta presh fluturusit qe u dallohen gjethet sapo hapin Gojen "se diktatura zotrie " dhe ti marrin me vete tu bejne studime e ANALE iza se gjithshka vjen se e ka fain Luc Kornel Sula dhe Sul pash Derri !

nuk ka kornize sado e cmuar dhe e lyer me ar qe t'kufizoje thenie me vlera si kjo jotja, xake.
Respekte t'fuqishme revolucionare!

E vetmja menyre efikase eshte krijimi dhe zbatimi i nje legjislacioni perkates.

Edhe te kjo teme eshte permendur nevoja e ligjeve.

Ligji per administrimin e banesave te perbashketa ekziston, me nenet perkatese per administrimin e pallatit dhe per nderhyrje aktive te Bashkise ne rast mungese te administratorit.  Bashkite duhet te kene zyre te vecante, posacerisht per administrimin/administruesit e pallateve te cilet duhet te rregjistrohen ne Bashki.  Por si ne shume aspekte te jetes shqiptare, ligjet mbeten ne leter (ehhh te kishim cik qerreste, tre ligjet do na benin evropiane.)

Banoret e ketij pallati, por jo vetem, duhet te mblidhen nje dite te bukur pranvere a vere, kur te jete thare balta verdalle e te debatojne, kuvendojne, votojne mbi ceshtjen me te vogel: A eshte kjo banese e perbashket?  Pastaj me rehat e terezi nenet e tjera.  

 

Bashkite duhet te kene zyre te vecante, posacerisht per administrimin/administruesit e pallateve te cilet duhet te rregjistrohen ne Bashki.

Bashkia nuk eshte big brother-i i cdo pallati, se pastaj shajme per korrupsion nga nje ane dhe krijojme me shume mundesi per korrupsion nga ana tjeter me zyra te tilla. Problemi eshte qe ne shqiperi njerezit nuk para kan qejf te paguajne per gjera te tilla, per kosto te perbashketa e per administrime te perbashketa. Vete banoret e atij pallati hedhin plehra nga kati i 5 apo i 6, e ju mendoni se fajin mund ta kete bashkia.

Mire, po une timen e bera. Linkun e vura, e bold-va me boje. Ti po deshe beje tenden dhe hidhi nje sy. Por dhe po s'deshe prape mire. Po pate problem me ligjin, "ju" i thuaj Kuvendit.

Naten. 

E lexova ligjin... nuk kuptoj sesi ndryshon ndonje gje nga ato qe them une. Ligje te tilla i gjene ne cdo vend te botes, ne cdo situat ku kerkohet bashkepunim (bashkepronar pallatesh, administres shkolle ose partner biznesi) dhe krijojne nje tip "framework," bare minimum, me shume per te zgjidhur probleme te tipit hold-outs, free riders, e keshtu me rradhe. Por standardet ne pergjithesi jane minimale dhe me shume garantojne menyren sesi njerezit sillen me njeri tjetrin sesa vendimet, ta pastrojme apo jo, qe marrin. Ne fakt eshte shume e veshtire te detyrosh njerezit te marrin vendime te tilla, prandaj ne pergjithesi rregullat vetem klarifikojn marredheniet midis individualeve. Nje analogji e ngjashme, ka ligje per partneret e nje kompanie, por nuk ka ligje qe thone cvendime, cfare business judgments, ata partneret duhet te bejne.

Prandaj, kjo situate per mua, eshte me shume what have you bargained for? Kur vete ne restorante, njerezit i hedhin nje sy yelp-it perpara se te harxhojne $10. Niveli i perkujdesjes kur blen shtepi duhet te jete me i larti pasi per njeriun mesatar eshte investimi me i madhe. Disa gjera, you bargain for ne menyre automatike, per shembull siguria--kjo eshte si lloje garancie nga ndertuesi (gjera te tjera mund te futen ne kategori, ashencori per disa vjet mbase etc). Te tjera, jo ne menyre aq automatike. Per shembulli, personi qe blen shtepi tek ai pallati shikon/kontrollon qe ka plehra, dhe nuk blen atje, e kjo krijon presion qe te pastrohet. Do thuashe ti, por ata e blene pa u ndertuar pallati. Perseri pyet cilet do jene gjitonet, por dhe me e rendesishmja, do ndihmoj/mbaj detyrime ndertuesi pas ndertimit te pallatit, do kete shoqeri administruese te pavarur, do kete denime per ata qe refuzojne te marrin pjese ne shoqeri te tilla, kemi mundesi ta organizojme shoqerine perpara levizjes brenda e keshtu me rradhe. Ndertuesi ne fillim duhet te japi nje dore ndihmese ne organizimin e shoqerise pasi ai kontrollon kush do jetoj atje. Me vone, mbase e merre shoqeria/asociata ne kontroll.  "Fatkeqesisht", njerezit ne shqiperi, te pakten tek ai pallati, nuk i vleresojne keto gjera dhe keshtu nuk kane deshire te marrin persiper kostot e lidhura me to. Pranojne ate pa-pasterti dhe paguajne me pak. They bargain for it, se zakonishte cmimi eshte i kalkuluar ne sherbimin qe do marresh.

Nje shembull nga Amerika, ne rast se une neser blej shtepi ne Harlem, nje lagje qe e kam shume qejf, ne nje pallat ku  nuk paguaj ndertues per ndonje sherbim esktra, normale qe do kete me shume pisllek/pasiguri sesa ne SoHO me doorman dhe pagime esktra ne pallat. Vetekutpohet, ligji amerikan detyron nje "association" si ai i shqiperis, po ja qe ata ne shoqerine e pallatit ne Harlem nuk do ta cajne shume koken kurse ne SoHo do e cajne e do paguash me shume. Ne fund te dites ama une vendosa qe kostoja e ulet ne Harlem ja vlen demit qe me vjen nga pastertia apo pasiguria, si ata tek ky pallati.

Ne ate temen e Parkut, por dhe ketu, u perserit disa here ideja qe duhen ligje, "framework", "bare essentials - minimum".  

Une thjesht vura ne pah qe keto ekzistojne.  Bile e paska permendur edhe swed ne nje koment te tijin. Ligji nder te tjerash kerkon rol aktiv te banoreve nepermjet adminsitrimit, e ne mungese rolin aktiv te Bashkive.

"Fatkeqesisht", njerezit ne shqiperi, te pakten tek ai pallati, nuk i vleresojne keto gjera dhe keshtu nuk kane deshire te marrin persiper kostot e lidhura me to.

Njerezit e ketij pallati ben vaki s'e dine qe ekziston ligji.  Ligji nuk eshte ceshtje deshire.  Por Bashkia ben vaki s'e di qe ekziston pallati, se s'mund te akuzojme Bashkine/bashkite qe s'dine ligjet.  Edhe mund, por po marrim te keqen me te vogel si te dhene.

Dhe, ne teresi e pergjithesi ne kete rast apo dhe ne ate tjetrin po flitet per "bare minimun."  

Njerezit nuk e dine qe ekziston ligji? Domethene hedhin $50,000 keshtu kuturu pa pyetur si do mirremi me gjerat e perbashketa? Me shume, njerezit nuk duan te paguajne per gjera te perbashketa.

Mbase ti mendon se bashkia duhet te marri masa, ti organizoj keta te pallatit, dhe pastaj ti detyroj te mirembajne pronen, por masa te tilla mua me duket teper te shtrenjta, arrogante e paternaliste. Po nejse, we can agree to disagree.

I agree to disagree a little further, if you won't mind smiley.

Asgje per t'u cuditur qe njerezit nuk e dine qe ekziston ligji.  Bile une cuditem qe ti habitesh qe njerezit nuk e dine.  Ashtu sic pershembull une nuk cuditem qe ka nje dynja me amerikane qe s'e dine qe anglishtja nuk eshte gjuhe zyrtare e USA. 

Por qe ne te US te mos mbetemi rober te analogjive te mehalles sone (aman se na kane vene ne shenjester per 1001 te keqijat tona)  ashtu sic ka mjeke intelektuale qe firmosin peticione per tre ligjet qe do e bejne Shqiperine europiane, e asnje firme per spitalin, nuk e di pse cuditesh qe njerezit s'e dine ligjin. 

Mbase ti mendon se bashkia duhet te marri masa, ti organizoj keta te pallatit, dhe pastaj ti detyroj te mirembajne pronen, por masa te tilla mua me duket teper te shtrenjta, arrogante e paternaliste

Nuk eshte ceshtje mendimi:

 

Neni 23                  Moskontraktimi i një subjekti administrues

1. Kryetari i bashkisë/komunës, kryesisht apo me kërkesë të të interesuarit, ka të drejtë të kontraktojë administratorin ose shoqërinë administruese nëse:

a) një asamble bashkëpronarësh nuk konstituohet;

b) një asamble nuk merr vendim për formën e administrimit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

2. Kryetari i bashkisë/komunës ka të drejtë ta ushtrojë këtë kompetencë për 3 muaj, me të drejtë rizgjatjeje, derisa asambleja të konstituohet ose kryesia të kontraktojë një administrator apo një shoqëri administruese.

3. Akti, që përcakton shpenzimin e kryer nga të ardhurat e bashkisë/komunës për këtë procedurë të jashtëzakonshme, përbën titull ekzekutiv, në kuptimin e shkronjës “e” të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit, në ngarkim të bashkëpronarëve, që nuk kanë shlyer vullnetarisht detyrimin.

I interesuari ne kete rast mund te jete personi qe beri fotot, shkroi shkrimin e deshi te qante hallin ne peshk apo ne blogun e tij.  

Me sa jam ne gjendje te gjykoj nga pamjet ketij pallati i eshte futur djalli lageshti nga brenda prandaj shembe dhe ndertoje prap!

Ja se ne cfare gjendje katandiset nje shoqeri pa norma smiley .

 

 

Problem eshte edhe qe asgje s'i detyron ndertuesit te pergjigjen per ato pika te projektit qe ti kane shitur po s'i kane zbatuar dhe per demet qe shkakton ndertimi shkel e shko. (gjelberimin, hapesiren perreth, lageshtira aty qe ta shpif). Ne njefare menyre e "stimulojme" vete kete gje, se s'kerkojme llogari, hidh leket pa ditur per cfare po i jep. S'na mjaftojne eksperiencat e te tjereve, duam ta provojme njehere vete.

Ai i bahkise ka marre zarfin ne dore keshtu qe dhe po te shembet pallati ai e ka gojen  e mbyllur.

Individi qe jeton aty ose eshte fakir dhe nuk ka takat te beje dicka vete ose mesohet gradualisht me ate gjendje.

Ka qene nje User ne kete forum me emrin Eizo qe i ka rene ne koke ketyre problemeve shume kohe perpara se si po behen ndertimet se cfare po ndertohet e si po ndertohet e kush po nderton !!!

Shumica ketu ose talleshin ose e ofendonin e ja shunin shkrimet dhe tani ja ku po i dalin te gjitha ato qe ai shkruante athere nje me nje.

I morret tapite njeher? pa leri plehrat e bravat,komunitetin,kulturen e besimin...!!

bobnooo te ze zgjebja nga pislleku,e cuditeshme eshte sesi jetojn njerizit aty,duket sikur i kan interrnuar ose i kan shpure ne pahire ne ato apartamente,ose mendojn se pallati eshte prone e perbashket si dikur,,,,nuk ka shpjegim per kete gjendje

ndekoh ketej eshte e percaktuar ne kontrat kur blen apartament (ose edhe kur e merr me qera) duhet paguar 200 € deri ne 400 € /muaj vetem per shpenzimet e perbashketa  psh lyerje,ashensor,ngrohje,pastrim,kopshti,parking ,konsierzh etc etc kush nuk i paguan deri ne muajin e 3 te presin,pastaj vete ceshtja ne gjykat e po nuk i pagove ta marin aparamentin e ta shesin ne ankand ,mbaj borxhet qe ke dhe te kthejn kusurin nga shitja e apartmentit

 

I pashe fotot dhe me erdhi keq per gjendjen e mjerueshme te nje pallati te ri. Perderisa nuk ekziston ndergjegja qytetare, qe do te thote, me pune vullnetare arrihet gjithcka, asnje qeveri nuk ta ben dermanin. Ne shqipot beme dicka pas 90-es, rregullum shtepite tona nga brenda, dhe jashte tyre beme banjot. Edhe puna e ndertuesve, mashtrim i gjalle.  

Keto pallate qe mbijne ne qytete si kerpudhat mbas shiut, duhet urgjendisht te ndalohen! Bashkia komuna duhet te vej dore ne dokumentacionet e ketyre lloje pallatesh.

`Ndergjegja qytetare` vjen vetem nepermejet forces ligjit, gjobave ect.  Ai qe ka ligjin ne dore, ai ka edhe `ndergjegjen qytetare!`Ne nuk jemi njerez te vecante. Ne kemi administrate te vecante. Nuk jane te gjitha pallatet si ky pallati. Ka pallate qe cdo gje funksionon mire! Ligji (Dokumetacioni)zbatohet dhe njerzit meren vesh mire me njeri tjetrin. 

une ja vej fajin injorances. simple is that

po pse ne kanada nuk ka injorante ? smiley

ka , shumica jan emigrante

? elba.

Dukesh se ke arritur nivelin me te lart te te kuptuarit. Ate te vetes. smiley 

Kjo tingellon si ata qe duken qesharake si me bashkekombasit ashtu dhe me vendalinjte, duke u perpjekur me mish e me shpirt te tregoje qe eshte integruar me vendasit duke share origjinen e vet qe t'u tregoje qe eshte si ata, vendasit, sepse dhe ajo s'i ka qef emigrantet. Gjynah per veten e saj, s'kam c'them tjeter.

Ata qenie barbare kuptojnë vetëm kur ta shohin drurin përmbi kokë. Nuk marrin vesh ndryshe. Edhe unë te pallati im në Tiranë, kam ca të zbritur nga jugu i Shqipërisë dhe ca "tironca" (që në fakt kanë lindur e jetuar gjithë jetën në Tiranë), dhe vetëm qenie njerëzore nuk mund t'i quaj. Qenie më barbare e më të ndyra nuk kam parë ndonjëherë....shkatërrojnë derën e pallatit, hedhin mbeturinat kudo përreth pallatit, dhe sidomos vendi i preferuar i tyre për të hedhur mbeturina, është ashensori dhe shkallët. Nga kqyrja e mbeturinave që kishin lënë një ditë në ashensor, e pashë që ishin ca pushtetarë që kam në pallat, të cilët e dinë se nuk mund t'i prekë kush e kështu mbjellin pallatin me mbeturina. Ja me çfarë barbarësh kemi të bëjmë. Me barbarët nuk funksionon sjellja e mirë dhe mendimi pozitiv. Ata duan dru, duan dhunë, dhe vetëm kur t'ua kërcasësh drurin, të binden dhe fillojnë mos të hedhin mbeturina. Efektet anësore janë se fillojnë dhe të thërrasin dhe babë pas njëfarë kohe rrahjeje.

Prandaj autor, gjej një hu të madh, dru lisi që mos të thehet lehtë, dhe futjua kokës e shpinës sa herë që t'i shohësh. Ke për ta parë se si do të thonë "Erdhi baba, respektojeni babën" sa herë që të kalosh në atë pallat. 

+1000 ke te drejte ..jane pikerisht keto raste qe thuhet se ka dale nga xheneti....

edhe une me ate mendim jane. marrin vesh vec me HU.

puna eshte qe te merersh me ta duhet ti thuash ik pirdhu jetes tate , se te bi noi rrot k.. qe ska as pune e asgje tjeter ne jete,dhe mezi pret te angazhohet ne sherr....

HU i institucionalizuar , nga shteti . nuk e ben dot nje njeri i vetem, ose te cohen si pallat ti iijne robt ndertuesit 

Me vjen shume mire qe nxirrni ne pah probleme te tilla.

Ne nje nga qendrimet e mija ne Tirane, isha ulur diku duke pire kafe me miqte dhe teksa vereja njerezit qe ecnin, nje alamet gruaje e veshur me rroba te shtrenjta e me femijen kapur pas dore, nxjerr nje croisant nga canta, ia hoqi letren e ambalazhuar, e hodhi prapa kraheve(ne mes te rruges) dhe ia dha femijes ne dore. U indinjova shume, s'me mbante vendi por ma mbylli gojen shoqja perbri. E keta , a quhen njerez ore? Jo vetem kjo, po te tilla skena te frikshme has kudo. Po po Ilir-jani ke te drejte, duhet ligj qe te te thyhet koka, se ndryshe nje apokalips do na shpetoje.

Pallati eshte Shqiperia ne miniature. Fatkeqsisht

ky pallat do jete andej nga yzberishi ose unaza e re. njehere kalove me makine, dhe  u be balt komplet, mezi e mori persiper lavazhi ta lante .... 

por edhe kete te dashur peshq duhet ta shihni ne kendveshtrimit e zhvillimit te shqiperise rrote me rrote me gjermanine, zvicren e adriatikut, norvegjine e ballkanit etj etj , superfuqi energjitike ne rajon etj etj :-DDD

shume shpejt kashari si komune, pjesa ngjitur me bashkine e tiranes do behet me dy bashki nje ne kashar e nje ne tirane. e ku ka arritje me te madhe sesa te kesh te tilla pallate me gropa septike, me uje me pus, me rruge me balte, dhe plot e perplot me kafshe te xhungles. ....

 

...që merr vesht ti, të gjitha paratë e bankave të vjedhura në '97 hyn në ndertim. 90 % e atyre që i kanë blerë nuk kanë hipotekë, sepse pronarët-ndertues kanë shtuar nga 2 kate. 50 % mbetën pa u vënë ashensorët sepse ish ndertuesit kanë ik në amerikë. Disa kanë vdekur sepse i kanë vrarë grupet rivale të drogës. Po pra...dashkeni dhe derë kryesore ju?

E kemi diskutuar disa here nje problem te tille qe ka te beje me jetesen ne komunitet te shoqerise shqiptare. Une e kam theksuar mese nje here qe thelbi i kesaj sjellje te shemtuar i ka rrenjet ne menyren e te jetuerit te popullit tone heroik nder shekuj.... dhe si tha ai o Belul...... po 500 vjet nuk behen hasha....E siç e ka thene edhe Emoja me lart, kur nuk na beri Enveri njerez ne, pasi ai qe i pari shtetar qe beri grumbullimin e fshatrave dhe qyteteve dhe i pari qe krijoi vijen e verdhe.... dhe i futi njerezit neper palllate, ashtu, kolibe pulash siç ishin, nuk besoj se bohena ne...... po nuk u beme te vetedijshem per te zbatuar ligjin

Megjithate po e risjell perseri nje perifrazim (jo tekstualisht, pasi nuk e mbaj mend ne menyre te plote, por thelbin) Engelsi, ne vepren e tij Klasa punetore ne Angli..... diku pat thehe....Pse eshte bere klasa punetore e disiplinuar ne Angli????? Sepse mbi te eshte ushtruar dhune.... pergjigjej po vete ai.....

KOmentet jane te teperta..... Zbatimi i ligjit eshte themellore ne nje shoqeri per te rregulluar mardheniet ndernjerezore.... eshte themeklore per nje shoqeri te emancipuar....pa shebujt jane sa per te shkruar nja 300 volume me vepra sa ato te komandantit....

pallat i 2009 ky ???

uehh ne ca vendi eshte ?

dmth probleme ka pa fund, por psh pallai im i 2003, pervecse dera kryesore nuk punon më me Citofoni, dhe njerit prej ashensoreve i kane shqyer nje cike nje pjese llustre, , gjerat e tjera, i ka sic i ka patur diten e pare qe kemi hyre, pra 10 vjet me pare. 

Sigurisht qe pagujme (te pakten une dhe ca te tjere) mirembajtjen. Imagjinoj qe po ta paguanin te gjithe do behej pune akoma me e mire. 

Ke paguani per mirembajtje? D.mth. eshte dicka qe e keni zgjidhur vete, me nje ose disa zanatcinj, apo ka nje administrator?

Une nuk e kuptoj si nuk ka dale nje njeri i shkathet te hapi nje biznes administrim pallatesh. Kamaten e cakton qe ne kontrate te blerjes, biles kjo duhet te jete nje pike e forte shitjeje per ndertuesit qe duan te vecojne ndertesat e tyre.

Si i behet kur ka probleme strukturore ne pallate? Shkermoqet ndertesa? Te investosh gjithe kursimet e jetes per te blere nje hyrje dhe pastaj ta lesh te degradoje eshte te denosh veten.

smiley

po c'ne biznes administrim pallatesh ne Shqiperi? te leverdis me mire te hapesh nje biznes me te forte qe ti vesh gjoba te tjereve, se edhe leke bo me shume edhe kokcarje ke me pak. ata qe s'pagujn as tremilekshin e pastrimit do pagujne lek per firmen e administrimit e? Leje amon

Po qirate si paguhen? smiley

sa per informacion po te tregoj qe edhe me qirate here pas here ka probleme, ka njerez qe i nxjerrin jashte e i ngelen nga dy-tre muaj pa marre vetem qe ti heqin qafe. leje mer se ne pallat jetoj vete, ja kane bo komshive shtepite myk dynjaja me halet qe i kullojne, dhe thone "s'kam ca t'bej, s'kam leke ta rregulloj, ik e gje pronarin qe ka ndertu pallatin dhe te vije ta rregulloje ai". E kupto ti me cer niveli flet e? edhe masnej dum qe ky lloj mileti te votoje per kryeminister nje njeri te mire, te ndershem, te zgjuar, fjalepak e puneshume. leje pash zotin, neve jemi per te qa hallin... ti thu firma administrimi ... ndersa anej matone vazhdo diskutimi i kodit elektoral smiley 

Do kete gjithmone nje pakice njerez qe nuk do paguajne qirane, ashtu sic do kete nje pakice qe nuk do paguajne kredine. Kjo eshte pjese e lojes, e nuk i ndalon gje pronaret te japin apartamente me qira apo bankat te japin kredi; jane biznese me fitime pra.

Njerezit ne Shqiperi qahen shpesh se nuk ka shtet, por problemi eshte e kunderta; nuk ka iniciative private. Vetem PRONARI vendos rregull e kujdes.  Nje administrator pallatesh behet pronar i biznesit te mirembajtjes. 

 

Kjo puna e firmes se administrimit ne Shqiperi shifet pak ndrysh, tip c'te duhet ty a i pastroj une shkallet apo jo, shko ore pirdhu anej. Dmth eshte ceshtje qyteterimi ne rradhe te pare, pastaj force per te zbatuar ligjin. Ka nja tre vjet qe eshte miratuar ligji per bashkepronesine, asnje nuk e di, edhe une e di se ka punuar nusja e nje shokuttim me ate ligj se perndryshe s'do dija gje. Imagjino sa funksionon. C'do beje privati ne keto kushte? Te shkoje kove pusi si CEZ-i se rruge tjeter s'ka. Ndersa aty ku banoret jane pergjithesisht te civilizuar gjerat funksionojne dhe pa firme private, nje banor paguhet nga te gjithe dhe kujdeset per pallatin. 

 

po c'ne biznes administrim pallatesh ne Shqiperi?...

Swed inderuar . Nuk mund te kete komunizem Kapitalist pa TREG siç pëllet babasqapi " se privatizimi zotrie "  Mund te kete kapitalizem Komunist qe shoqeron zbutjet si fillim per Bizneset . Urgjentisht e vetmja zgjidhje eshte Biznesi Administrimit te Pallateve që duhet të ishte hapi i parë administrativ i një shoqërie që zbret nga Shpellat me klithma ..." Bini burra .kamunistët Ikën " !, për të jetuar në mënyrë komunitare .Rregulli ,normat e bashkëjetesës kanë  qenë elementi i domosdoshem dhe JETIK për ekzistencën e po këtyre njerëzve ne banimet e Mëparshme . Dhe regullat nuk bien nga Qielli dhe nuk janë në dorë të NDËRGJEGJES !

Mendoj se është hapi NR NJË  i një shoqërie që do të jetojë me vija të bardha kur Lëviz në autosdradë aq më tepër kur Lëviz me kufij të HAPUR me  Vijat te Bardha  e semafor . Patjetër që duhet të kem lënë ndonjë gjë mangut ose e kam parë jasht asaj që thoni JU smiley . Dhe kushti NR NJË që të vendoset Rregulli mbetet " rrahja publike " e krye Mashtruseve Llafazane e Injorantë  , Sali babasqapit e Dylqinjë Jozefpërckës me thupër dhe si rrahës të jetë Luldashkurban i Bashkisë që të "binden" njerzit se nuk ka rrugë tjetër ! 

smiley

tani skenari pak a shume eshte qe :

ndertimi ka mbaru ne 2003. Ndertuesi eshte esnaf, per se mbari .

Investitoret jane krahu i armatosur i PS-se, benjamine te G.Rucit, me leke te bome ne '97 neper komisariatet e jugut.  Hipotekat kane dale qe pa ik PS-ja nga pushteti bereqavers.

Administratorin e ka caktu investitori si fillim, hajdut pulash nga fshatrat e Vlores, por gjene merret vesh  mire me te gjithe.Eshte banor i pallait, ai dhe nja dy te familjes se vet. vjedh nje cike por i kontrollon gjerat.  Ne per vete na ka genjy 10 here, por na ka mbaru pune nja 100 here te tjera. Eshte aty per cdo gje. I lejne njerzit dhe celesin e shpise per cdo problem

Apartamentet jane shitur ne mase te madhe nga ndertuesi (cuna korcare kto), dhe me skeme kredije, cka ka sjelle plot njerez me shkolle, cifte te rinj etj. Pra dhe perberja e banoreve ska qene e keqe. Plus ca vipa nga kto qe ja ka dhene partia apt me ulje qmimi smiley

E rendesishme eshte dhe qe firma e ndertimit ka ende zyrat ne kompleksin e pallateve. Pra kane qene aty per shume probleme, ndonese si perhere njerezit i zgjidhin vete gjerat.

Dmth punet nuk vejne vaj, por gjene rrohet smiley

Perndryshe, ndakort jam me Swedin

Shumë i gjat skenari e përfundimi- teoria e Swed-it

Ruzhdije, problemi juaj eshte qe ju paskeni nje punetor mirembajtjeje qe s'paska as shef, dhe jo nje administrator.

Ashtu sic paguajne kredine banoret e pallatit tend them se do paguanin edhe kamaten e mirembajtjes, po te qe pjese e nje kontrate.  Ndertuesit vete nuk kane incentive, ata duan ti levizin shpejt hyrjet. Duhet te dali dikush qe tu tregoje qe keto lloj skemash kane perfitime edhe per ta.

Keta ndertuesit e pallatit tend kane kuptu vleren qofte edhe te nje punetori mirembajtje, padyshim ngaqe kane dashur te terheqin nje grup te caktuar njerezish per te shitur me shtrenjte banesat. Boomi i ndertimit ka per te ndaluar ne Tirane dhe kompeticioni ka per tu varur nga cilesia  (vendodhja eshte gjithmone faktor). Kur te kuptojne njerezit qe hyrjet qe blejne s'jane thjesht banesa por investime kane per te ndryshu shume gjera. Po kjo ndodh ngadale dhe zhvillimi eshte me cikle.

 

 

 

ne kontraten e shitjes parashikohet dhe  mirembajtja me duket

po kush e rru ktu per kontrate aman

Sot ne pike te mengjezit degjoj nje ze qe ulerinte ne pike te qiellit "Po ju jeni hajduta! Te gjithe! Qe nga ai Sali M... i pari! Hajduta jeni!". 

U habita. Lagjen e kam Blue Neighbourhood, komunistet i kemi ne minorance, ata kane kafen e tyre, ne kemi tonat. Rralle shkembejme vizita apo takime.Keshtuqe deridiku nuk ka konfrontime ne shkalle te gjere.  Dal me kemishe ne hyrje. Gjysma e pallatit e mbledhur tek sahatet e ujit dhe kishin "zene per gryke" punonjesen e Ujesjellesit. Per here te n+1 kishin thyer sahatet e ujit. Sahatet e ujit, Ujesjellesi ia ka lene "ne bese" banoreve,keshtuqe pergjgesia i takon "te zotit" te sahatit. Per ate te shkrete 15mijeleksh bertiste burri i botes. Ky bertiste, ajo e ujesjellsit mbrohej me stoicizem "Une jam punonjese mor zotri, kam per detyre te te lajmeroj qe sahatin e ke te thyer. Ti bej c'te duash, po deshe bli sahat te ri, po deshe paguaj afrofe (afrofe-sic i thote populli-eshte tarife fikse 10mije leke ne muaj).

 

Mjafto pak komuniste me ta prish terezine qe me mengjes.

Jam i sigurt se banoret e ketij pallati (si shumica e shqiptareve te tjere) ne diskutime mbi politiken e gjeo-politiken, jane shume te pergatitur.

Faleminderit qe na kujtoni se pse kemi ikur, sidomos kur behemi nostalgjike.

Gjithsesi, jetesa ne ghetto nuk eshte e rendesishme. E rendesishme eshte te fitoje Vucidoli zgjedhjet edhe kesaj here.

Po shumica nuk jane ashtu mo, s'e sheh qe ky pallat s'ka asgje ne forme qyteti rrotull? Pale ku ne te Tiranes eshte.

Nëse pronarëve të pallateve nuk mund tu bëjmë asgjë, sepse zhduken në një mënyrë të mistershme pasi marrin lekët e mjaftueshme, a mundemi të paktën të respektojmë njëri-tjetrin? A mund ta kuptojmë që jeta në komunitet ka ca rregulla dhe norma që nuk duan shumë punë dhe që po ti respektojmë të gjithë do të ndihemi më mirë dhe nuk do shajmë nëpër dhëmbë sa herë që kalojmë poshtë pallatit? A mund ta mbrojmë dhe ta respektojmë hapësirën e përbashkët ashtu sikurse kujdesemi për atë individuale?

Ke te drejte per keto qe shkruan, por le te mos jete ky paragraf e ky shkrim nje justifikim per te mos perballur me te vertete problemin apo per te vene ndergjegjen ne paqe. E vetmja menyre per ta perballuar kete problem, nuk eshte denoncimi ketu tek peshku, (per te cilin gjithsesi une te falenderoj), por organizimi me komshinjte e tu (pjesen me virtuoze, le te themi te komshinjeve te tu) per te permiresuar gjendjen.

Ky autori është individ  apo shoqatë me kët pnofkën. N

Nuk bëhet stan as me lepra por as me ujq.

Shembulli me i mire i faktit se jo te gjitha fajet na i ka politika apo ata qe na qeverisin. 

Ky pallat dhe situata rreth tij nuk eshte perjashtim, por vete rregulla e bashkejeteses ne atdheun (ish)socialist.

Plehrat jane antiestetike, burim ere te qelbur, fole semundjesh... . E pra, pavaresisht gjithe ketyre, banoret vijojne ti hedhin ato neper kembet e veta, mu aty ku kalojne cdo dite ata vete, te afermit e tyre, miqte qe ju vijne per vizite, mu aty ku dite per dite ju luajne femijet!!!!

Une kesaj, sinqerisht, nuk di cfare emri ti ve. Me duket sjellje prej te semuresh (rende) mendore. Nuk ka lidhje me kulturen, edukaten, moralin, estetiken...por me vetedashurine, vetembrojtjen, vetenderimin!

Do te me vinte njelloj ndot, por do ta kuptoja deri diku, sikur plehrat tjua hidhnin komshinjve te pallatit perbri, lagjes tjeter, anes tjeter te rruges...por tek ne mor miq te dashur pisllekun banoret ja bejne vetes!!!

Per te mos folur pastaj per te tjera ceshtje, si dyert e jashtme. 

Nuk ka pallat ku te kene mbijetuar! Dhe nuk i shkallmojne hajdutet, plackitesit, huliganet, zjarrfiksit, apo ku di une, por vete banoret!!! Vete banoret, kur harrojne, p.sh., celesin e deres se jashtme ne shtepi!! 

Kemi probleme, s'ke ci thua, probleme mendore te rende qe kane nevoje per kurim serioz...

 

 

 

epo kur shajne edhe emigrantet gjendjen e mjeruar ne sektorin e ndertimeve! po me paret tuaja eshte ndertuar kjo kasaphane, ju i keni blere, ju vazhdoni t'i bleni ne unazen e re, ne Dajt, ne Sauk etj. (ok perfshij ne grupin e synimit te ndertuesve edhe gjykatesit, ministrat dhe doganieret)

A ka emigrantë që shkruajnë këtu?

Dhe nëse ka, a kanë blerë në Tiranë siç pretendon bulkthi? Unë për vete kam hedhur me kohë votën time për Tiranën, duke blerë biletën e avionit dhe vetëm po rrodha nga mendtë, atëherë mund të blej ndonjë gjë në atë katastrofë që quhet Tiranë. 

Nqs ke bena nje update se cfar ndodhi me pas mqs u hap ky muahbet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).