Nese Plani i ri Urbanistik i Tiranes, miratuar ne muajin Dhjetor 2012 nga KRT e Bashkise parasheh ndertime edhe tek Parku i ish-Fushes se Aviacionit ne Tirane, aktualisht parku po shkaterrohet nga vete njerezit dita-dites.

Ne nje nder parqet e rralla qe ka Tirana e betonizuar, ne vitin 2011 u investuan 5 milione euro.

Jane shkulur pllakat, tubat e ujit.  Ne nje fushe sporti kane vjedhur koshat e basketbollit, dyshemene, kane shkulur tapetin e gomes.  Dhe plehra gjithandej. 

Marre me shkurtime nga Gazeta IDEA

53 Komente

e shkaterruan me shpejtesine e drites dhe nuk e mirembajten.

 

Ne nje nder parqet e rralla qe ka Tirana e betonizuar 

 

ne fakt park nuk mund ta quaj per vete faktin se raporti mes gjelberimit dhe betonit anon rendshem nga ky i fundit.

Ne artikull autorja e sqaron edhe raportin gjelberim/beton.  

Megjithate edhe pjesa e gjelber nuk mirembahet dhe eshte shkaterruar.  Pervec se me gjithe mundesite e tjera njerezit kalojne e shkelin mbi bar, te gjitha kafenete vendosin tavolina dhe karrige ne pjesen e gjelber.

E njoh shume mire ate zone sepse kam te aferm te mi qe jetojne aty.  Eshte shume shume e dhimbshme te shohesh shkaterrimin, pisllekun.  Plehrat e shtepise hidhen tek koshat e vegjel qe jane thjesht per parkun, ne vend qe t'i hedhin pak me tej ku jane koshat e medhenj. U shkaterruan e u vodhen lishareset qe ishin vene per femijet ...

 

E dhimbshme? Per ke? Vet me i shkaterrojne, vet e hane barin, vete i vene tavolinat dhe karriget, vete i perpelisin qeset  e plehrave nga pallatet. Kafshe te paemancipuara!

ke te drejte, artikulli origjinal e paska shtruar sakte thelbin e ish-fushes me pak fjale.

do shtoja qe ky shesh pallatesh/shetitore e ktheu zonen ne nje zone te banueshme duke i rritur dhe vleren apartamenteve ne treg dhe kjo per mua eshte tregues qe banoret aty nuk kane respekt per veten e tyre.

ndersa per shatervanin pervecse eshte faji i shkaterruesve, po aq eshte dhe i krijuesve. kur na ka ec' ndonjehere me shatervanet qe te na ecte kesaj radhe?! per shembull me e pershtatshme do te qe te planifikoheshin tezga tregtaresh pasi keta mesyne menjehere mu ne zemer te ketij shesh pallati/shetitore dhe tregtojne mallra shtrire ne beton. smiley

---

le qe kot qe fliskemi

I kam pare dhe mallrat sheshit. Si vende e popuj, ne mes te plehrave qe te gjithe hedhin e asnje s'pastron. 

Ai linku qenka c'qenka.

ja se do behen pallate ce duam parkun...

po ca shkon larg deri te parku i aviacionit! ata hengren mermerin e piramides...

ata hengren mermerin e piramides..

smiley

Eshte fraza me e fuqishme qe kam lexuar ndonjehere prej teje. Me kater fjale ke pershkruar kanibalizmin tone. T'i se ke idene c'ngarkese emocionale dhe metaforike ka kjo shprehje!!! 

lexo titullin! ke per te kuptu qe metafora s'eshte imja

sa modest qe je bredhosmileyn'ven se t'shkrythesh nga kenaqesia ja jep meritat tjetrit. mos kandido asiher per deputet se do t'shofin si aliensmiley

amon o burr! kto t'gjithe me vone nota. Ke bo permirsime - thote, - me n'fund ke shkrujt dicka me kuptim po fakti eshte se as ti nuk e kupton mesazhin e 4 fjalve qe ke shkrujt...
Si puna e atyre profesoreve te muzikes e artit qe zbulonin naj gabel qe dinte me i ra qemanes neper dasma qe s'e dinte ala se sa lire po shiste talentin e vet...

Djalo, ke marr kot se nuk ta thashe fare ne ate kuptim, as kisha nder mend te te vija note. Shprehja me pelqeu me te vertete, dhe kishte ngarkese emocionale shume te forte e thuajse vizive e gjithe skena e ngrenies se piramides qe m'u perftua ne mendje ne ate moment. 

E kujdes talentin e qemanas... 

 

 

Bredhso mos ma merzit Nohine se e di car te boj apo jo? Dal direkte ene t'i haj ene ato pllaka mermeri qe kone ngel te Piramida, apo s'e kom ene afer zyres. Biles me qe po bi shi t'i haj tu kenu ate kongen e rraces tuj (smiley)

S'trembemi nga bora
S'trembemi nga shiu
Jemi race e forte
Race arrixhiu

Sinqerisht Nohia osht goce flori mer Bredhs ene nuk ja ka njeriu me te keq. Asaj vetem fjale te mira i qit tastiera. Ja shife, kom nje jave qe i boj thirrje asaj dhe Tepros, qe te shajne nga motra arbitrat italione, po keto hic. Nuk me binden se nuk jua ma dora te shkrujne ashu llafesh. (Nohia shume shume i thote ne trafik ato, kurse Tepro jo se nuk di me i dhone maqines) smiley
 

hahaha, edhe per i cik paske desh me thone "lene se Nohija osht gjynaf" smiley

Po se nuk e kupton ai simboliken qe ka piramida pertej nje shatervani te thjeshte lagjeje, pune per te, Guce.

Edhe arbitrat shaji nga te gjitha anet, po deshe, po nga motrat jo, kam pas dajen arbiter. Pastaj, ku shko solidariteti femeror? smiley

Tirana po dhe do behet mis Gaza City.. 

Ende ka njerëz që duan të blejnë kuti betoni në Tiranë? Apo llumi llumin do? Ai superkatun me emrin Tiranë vetëm me dhunë çlirohet nga plehu e nga barbarët. Barbari kupton vetëm kur t'i kërcasë shkopi i gomës te koka, se përndryshe të hypën mbi kokë e të bëhet dhe zot. 

Merita me e madhe e Rames nuk ishte se ndertoi por qe diti te mirembajt ato qe ndertoi!

Ka 2 vjet qe eshte bere ky ndertim dhe eshte normale qe te kete nevoj per mirembajtje, sidomos kur behet fjale per nje zone te tille. Fakti qe eshte ne Tirane nuk ka shume rendesi, edhe ne Londor apo New York e njeta gje mund te ndodhe nese ke per kryebashkiak nje k@qe kandari qe e nuk ka idene si mund ti sherbeshniteti  nje komuniteti apo me keq nje kryeqyteti.

 

Ajo zone doli e bukur, me lulishte, me trotuar, me stola, me lodra, etj, ndersa tani qenka katandisur si Sarajeva pas luftes. 

kshu vajti kjo pune te zgjuarit hane mish ne hell e i bejne pushimet ne Bahamas , te varfrit hane bar, beton, edhe lahen ne shatrivan fallco ose pellgje uji.

si thoni ju vetem njera pale do beje qef ???  eh ??

Ne nje nder parqet e rralla qe ka Tirana e betonizuar, ne vitin 2011 u investuan 5 milione euro.

Sikur te lexoje vetem komentet e peshkut, Tirana do krahasohej me tokyo ose san paolo. Betonizim i papare, parqe te rralla, cfare betonizimi ke kur brenda gjysem oreje, me kemb, vete nga qendra e qytetit tek koteci i pulave. Asnje qytet ne google maps nuk duket aq i gjelber sa Tirana. Ja krahasoheni pakez me Eixample ne ne Barcelone meqenese perpara disa ditesh u diskutua qyteti evropian versus amerikan.

Nuk ka te beje me parkun se ne fund te fundt park ishte por ka te beje me konceptin, me vazhdimsine,d.m.th.me punene nga nje bashkiak tek tjetri.Ne qofte se njer nderton ai qe vjen nga mbrapa i ve kazmen,dhe e fillon nga e para!!!!.Pak a shume si legjenda e Rozafes.Prish naten e nderto diten.Ku jemi asgjekundi,çfare beme asgje.Koha hiken, parate shkojne ne Lan!Njeri nuk denohet.

Po mire, kete nuk e beri Basha...

po cfare kerkoni te prisni nga kanakari? Ai duhet te gjykohet per njerzit e vrare ne demostrate me 21 Janar. Ka burg per te vuajtur ai.

Po banoret e lagjes qe hane mermerin me dhembe e qe hedhin plehrat kudo, kane ndonje faj?*

 

 

 

*pyetje retorike.

ska asgje te komplikuar.

investimet ne shqiperi jane : beje dhe plase aty !  Pastaj le te behet cte doje.

Koncepti i mirembajtjes nuk ekziston dhe llogarite per mirembajtjen nuk behen para se te filloje puna. Se askush nuk do ti hyje atyre hesapeve, pasi mirembajtja mund te kushtoje me shume se puna vete.

Bashkia, apo kushdo qofte autorititeti duhet te konceptoje dhe ndertoje skemen e mirembajtjes se investimeve, qofte nga vete autoriteti, qofte te kontraktoje nje organizate private.

me vu dy stola apo me mbjell pak bar e bejne te gjithe, nuk kushton aq shume, kta dun me i hudh hi syve popllit demek po investojme. legenat !

Investimi eshte te garantosh fuknsionimin per nje kohe te gjate.

Media nuk te viziton kur miresh me mirembajtje. As mund te thuashe, shiko c'pune kam bere duke mirembajtur parkun.

clidhje ka mirembajtja aty kur njerezit hane betonin me dhembe? as polic cdo 100 metra nuk mund te leshe se ska kuptim. si ky parku eshte shkaterruar dhe pedonalja. ato pocat ne toke i kan thyer te gjitha me radhe. po me tregonte nje dje per nje stacion autobuzi ekologjik qe kishin bere keta studentet e arkitektures te nje universiteti privat. e bene gjithe veres studentet me bidona plastik, e hiqnin fshataret bidonat. para ca ditesh e bene prap me bidona dhe i lidhen me rrjete se do ta peruronte arvizu dhe ndenjen dhe roje. kane nje instikt kafsheror shqiptaret...

po kta ta provojne ta mirembajne njehere e mandej tja vejme fajin popllit si thu ti smiley

pastaj me kadale i here se na ka myt katunarizmi dhe shija e keqe. Ndertohen parqet publike, po dil e merr shembull si i ben bota. Pash perendine, cme ve shatervane dhe e mbush me plllaka dhe beton ?

Shifi mer si i bon parqet poshte pallateve bota se nuk do ndonje shkence te madhe. Gjelberim ne ate vend zulu ne laprake mos pretendo. Bari ka per tu shkel. Po deshe bar ik ke Rolling hills smiley

Mbushe me dhe te forte te kuq prej piste. (po ktyre as pista e liqenit sju rrojti gjer ne dimer xhanem) Vej lodra hekuri si ne gjithe boten, ose maximumi prej druri. Mobilizo more komunitetin. Ca leshin bejne minibashkite ?? Paguj per mirembajtjen, por nderto dhe programe ku aktivizohet komuniteti. He de se nuk eshte dhe aq e veshtire. Po kto fmije jane qe si prishin fushat sportive te shkollave, dil e shifi , i ke per bukuri. Pse na prishkan parkun poshte pallatit ? A i ka vu mend njehere njeri ketyre puneve ?

Ca prisni juve, qe banoret ti trajtojne me edukate stolat e  ??

Stolat po qene te pershtatshem kane per tu ruajtur. Shif se ka plot vende ne tirane ku stolat jane ruajtur dhe njerezit ulen. Beji stolat te ulshem e te perdorshem.Studjoje i cike ate mut skeme qe po zbaton aty, si e qysh e tek. Dhe pedonales mire ja kane bo. Ato poca ishin idiotizem, gusto e keqe, te demshem per syte, kompet absurditet ! Asnje lloj funksioni, si shumica e veprave publike ne shqiperi.

Dhe mermerin e piramides e hengren se piramida spo kishte me asnje funksion.

Administratoret e shtetit tone, nuk i vejne ne perdorim burimet e medha qe kane qytetet, nuk ngrejne vlera nga ato, nuk i perdorin per ti permiresu jeten, nuk punojne me cilesi. Shkurt muhabeti, ata bejne sikur investojne dhe poplli ben sikur i pranon.

Inevstimet publike ne shqiperi, nuk behen me kurrfare orientimi apo dashurie per ket milet !

Ja kshu !

 

"Ca prisni juve, qe banoret ti trajtojne me edukate stolat e  ??" - me kete u dorezova, por prap kisha nje shtyse te brendshme per te kthyer pergjigje

"Dhe pedonales mire ja kane bo" - ndersa kur lexova kete te hoqa nje vize te madhe ne ndergjegjen time, edhe pse keshtu hapur sta them dot.

 

haha sa shume qeke zhgenjy pash zotin.

ndersa kur lexova kete te hoqa nje vize te madhe ne ndergjegjen time, edhe pse keshtu hapur sta them dot.

Po ti e the bre.

lene vari lesht, se sme paske kuptu smiley

dhe aq me pak i njifke robt (jo mua, por per popllin ta kishna llafene)

Ca prisni juve, qe banoret ti trajtojne me edukate stolat e  ??

Larg qofte!

Dmth pocathyersit e mermergrenesit ne fakt paska bere nder?

nder jo,

por eshte nje shenje qe duhet lexuar.

eshte nje fare revolte qe kta plehra ne vend ta lexojne drejt, e nxisin ne forma me te keqija

Ruzhe, ti mund te kesh shume te drejte meqe je atje e une s'jam. Por pocathyersit mos lane gje shenim "pocat jua thyem ngaqe ishin te shemtuar?"

Poca e dritare shkollash/uzinash (prone publike) thyheshin qysh ne kohe te diktatures nga djemte. Dhe jo si proteste kundra diktatures. Momentum me siper dha nje shembull per bidonat e stacionit te autobuzit. Mund te kete qene shume i shemtuar, s'e di se s'e kam pare, por s'ma do mendja ajo ka qene arsyeja pse i kane vjedhur.

jo absolutisht nuk i kane thyer se ishin te shemtuar.

por pikerisht kjo tregon se nuk duheshin vendosur ato lloj pocash aty. ajo rruge eshte krejt absurde, dhe,tregon qe, rruget dhe veprat publike duan mirembajtur.

tani dhe ne amerike ku je ti, ndoshta stolin se prishin, por mutin e qenit ta lene aty peshqesh. Dhe s'eshte me pak e shpifur.  Problem i madh i vendeve te pasura eshte muti i qenve neper rruge.

Ta kam llafin, njeriu eshte qenie e habitshme, po e le te sillet si ti doje qejfi.

Torta e pavaresise eshte template i mire, si nuk duhen bo gjonat pra moo

llafi i dites 

Torta e pavaresise eshte template i mire, si nuk duhen bo gjonat pra moo

Ketu te muti qenit nuk te fal! Une kam eksperienc me qenin si ne amerike dhe ne disa vende te evropit. Ne asnje prej tyre ti nuk e lije dot pa e mbledhur me qese. Kur erdha ketu te vendi i kafsheve kur e mblidhja me qese (jo se nuk e mbledh akoma) qeshnin birbot kur kalonin. Po me ka gjete belaja me tjeter gje, ngaqe qeni me eshte mesuar ne bar dhe e coj ne ndonje vend ku ka bar. Do ti qe me e turr lagja ik se na ben pis ambjentin!!!! Tmerrrrrrr!

smiley paske ene qen.

kjo shpjegon shume. Ika i here une se ju e paski n'terezi, majkroborgjeze me qener smiley Une kam akoma me punu si kllase punetore smiley Dhe i here n'iqin vjet qe dal jashte shtetit, me takon me shkel mut qeni

O Gjemo,

Ti s'ke faj se atje ku rri ti s'boheni as nje milion e arrini me rujt edukaten, po nuk e besoj se m'nev jork psh, nuk ka kafshe me shumice qe thujne poca e xhoma neper metro e autobusa. Po robt nuk i vejne shume re se reparohen shpejt. Sic thote Bedrana, mirembajtja eshte ajo qe kushton me shume.

Dmth pocathyersit e mermergrenesit ne fakt paska bere nder?

po diskutoja njehere me vellain per pune arqitekture. si njihet arqitektura e mire nga ajo e dobet. me tha shif qente, po i shuruan diçkaje siper, kjo eshte arqitekture e dobet.

tek arqitektura e mire, jo vetem njeriu por as qeni nuk shurron.  kete mesazh desh te ndaje me ne ruzhdija, me sa kuptova.

perkundrazi mirembajtja kushton me pak se investimi fillestar, por kerkon qe te behet rregullisht dhe jo ti behet servis komplet se gati gati vete sa investimi fillestar. 

garantimi i funksionimit per nej kohe te gjate ka te beje me mirembajtjen dhe nese nje gje rregullohet perdite dhe shkelesi i kundravajtjes admnistrative  denohet ai park e ajo lulishte shkojne sa te jete tirana qytet.

me nje fjale nese nej shtylle hekuri nuk i ve nje dore boje kundra ndryshkut, ajo prishet shume shpejt. nese e lyen jeton me vite te tera. kur erdhi pd ne pushtet ne 92 as pemet me gelqere nuk lyente se ishte komuniste lyerja prandaj. 

Problemi eshte se ne Shqiperi njerezit e konsumojne kohen e tyre me se shumti me televizion, politike dhe gjeopolitike ne vend qe te kujdesen per oborrin e tyre.

Une jam shume i sigurt se ata qe kane shkaktuar keto deme jane vecse nje pjese e vogel e atij komuniteti. Problemi nuk qendron tek keta njerez, se sa tek pasiviteti i shumices qe nuk ngre zerin (madje edhe duart) perballe ketyre fenomeneve.

Nga ana tjeter duhet verifikuar edhe cilesia e punimeve. 5 milione Euro per punime te ketij lloji eshte nje shifer tmerresisht e egzagjeruar. Sa prej ketyre 5 milione Eurove eshte investuar me te vertete?! Dhe sa ka shkuar ne xhepat e ndonjerit?!

Me 5 milione Euro ato pllaka duhet te ishin salduar nje mbi nje mbi terren.

Gjynaf moo.smiley Si i behet aty qe keta e trajnojne komunitetin per mirembatjen e gjerave te veta? Ne fakt robte jane te varfer, ndonese po shoh qe sikur jane prish per qejf. Hajt moo

Ama dhe media, duhet te luaj me shume rol ne te tilla raste. Te bej kronika ku ti denoj keto raste .Kur do vij dita ,qe ne media, te degjojme lajme nen kategorine Skandal, ne rast se robte hedhin plehra jashte koshi, presin peme, shkaterrojne te mira publike etj...

Aq mire e kan bo qe e kane prish. Ishalla ta mbushin me plehra deri ne gryke e te jetojne me pisllukun e njeri tjetrit.

Une jam shume i sigurt se ata qe kane shkaktuar keto deme jane vecse nje pjese e vogel e atij komuniteti.

E njoh lagjen mire.  Aspak pjese e vogel.

Pallatet aty jane te mbyllura hyrjet, asnje dritare, asnje sistem ventilues.  I shkundin tapetet brenda hyrjeve (nje numer goxha problematik amvisash s'eshte prezantuar akoma me fshesen e korrentit.)  Pluhuri sic e tund jashte, vjen brenda, lumturisht per te gjithe.  Nje dite u ankua nje person, aman shkundini jashte se me erdhi gjithe pluhuri brenda.  Nena i thote te birit: Bjeri asaj se me foli.

Nje qelbsillek brenda neper hyrje.  Pastruesen refuzojne ta paguajne. 

Me pak llafe, mos ji i sigurt Ols.

Ajo fjala "i sigurt" ndoshta ishte e tepert, por edhe ti mo ji shume e sigurt Monda. smiley

Naten edhe ty.

Shume e sigurte smiley. Bageti e bujqesi.  Tekstualisht bagetia, s'di se ku i kam ca foto me dhente qe i kullosin verdalle. 

Naten i dashur smiley

ne shqiperi u privatizu, pa pasur ligje. 

ketej ka sindikate patronesh te hyrjeve ne nje pallat te privatizuar. te gjithe zgjedhin nje kryetar dhe ky kryetari administron pastaj gjithe pallatin. kush nuk mbush kriteret, me vendim gjykate, perzihet nga pallati edhe pse ai e ka te TE TIJIN apartamentin psh. 

ndersa ne pallatet me qira, patroni tyre te nxjerr jashte po nuk respektove rregulloren e jetes kolektive. bere zhurme, krijon deme, pisllek, etj. 

Eshte 100% faji i bashkise. Eshte prishur enkas per te marr ndonje leje ndertimi. Bashkia per ate pune takson, qe te mirembaje, eshte kryekeput puna e dhe detyra e bashkise ajo. Nje bashki nuk rregullon parkun kur ka taksa zero, perndryshe ne proporcion me taksat e perfituara nga qytetaret eshte edhe sherbimi i ofruar. Ne nje kohe kur taksat vilen vazhdimisht, qyteti duhet mirembajtur vazhdimisht. Vandalizmi eshte fenomen qe ndodh ne cdo vend me cdo popull, ama prandaj paguhen taksat qe bashkia te riparoje dhe mirembaje vendet publike. Mnjf nqs bashkia nuk riparon dhe miremban nje vend publik, atehere kot s'ka bashki, i beni pyetjen vetes kujt ja japim taksat dhe pse?

Punime me cilesi shume te dobet, pa mirembajtje dhe ajo qe eshte me e rendesishmja pa koncepte moderne jetsore, arkitekura bir nona vet smiley

Prona publike eshte e shenjte.

un them se kisha duhet ti shkisheroje seicilin qi e damton.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).