Gjyqtaret tane shesin çdo parim profesional, human dhe etik për të mbrojtur mynxyrat e pushtetit, në mënyrë që pastaj të kenë të drejtë të vjedhin pafundësisht qytetarët shqiptarë. Shikojini me çfarë makinash lukzose qarkullojnë

Ditën e 21 Janarit, ai ishte i vetmi që kapi flakën e tytës së Agim Llupos teksa ekzekutonte në bulevard, Ziver Veizin. Gazetari Artan Hoxha rrëfen pas vendimit të treshes gjykuese se si e priti vendimin, si e kishte parashikuar verdiktin e gjykatës, çfarë mendon për drejtësinë, rolin e ambasadorëve dhe pasivitetin e opozitës që dëgjon kaq qorrazi ndërkombëtarët. Hoxha thotë se në krimet ku është i përfshirë Sali Berisha, nuk ka kurrë të dënuar dhe fajtorë, sepse ai i mbron vrasësit e tij deri në fund. Ashtu bëri me serialin “Haklaj”, ku policët e implikuar në ato ngjarje i ka bërë drejtorë të rëndësishëm në polici, ashtu u soll edhe me zhdukësit e Remzi Hoxhës dhe me ngjarjen e Azem Hajdarit, deri tek ato të 21 Janarit. Intervista e plotë për gazetën “Dita”….

Pafajësi për të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit! Ishte ky vendimi që prisnit?

Për të qenë i sinqertë jo vetëm që e kam pritur por dhe e kam parashikuar qysh në fillim. Kujtoj se vetëm 3 ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, kam qenë i ftuar në një studio televizive për të folur për atë që kishte ndodhur. Në një moment moderatori i emisionit më pyet se cili ishte opinioni im në lidhje me hetimet e kësaj ngjarje. Nisur nga intuita e një reporteri që prej 17 vitesh merret me çështjet e drejtësisë, dhe sidomos me ngjarjet ku fut hundët politika, u përgjigja:”21 janari është një nga ato ngjarje me sfond të qartë politik, ku i implikuar direkt është kryeministri i vendit Sali Berisha. Nisur nga eksperienca e deritanishme, në asnjë rast ku është përfshirë Sali Berisha, drejtësia nuk ka mundur dot të zbardh ngjarjet. Viktimat kanë mbetur pa vrasës, vrasësit janë marrë direkt në mbrojtje prej Sali Berishës. Sali Berisha nuk i dorëzon kurrë vrasësit e tij, në të kundërt askush nuk do të vriste për të. Për fat të keq edhe 21 janari është një ngjarje e tillë. Të jeni të bindur që garda nuk ka qëlluar pa urdhër direkt të Berishës, ndryshe ai nuk do ti mbronte kaq stoikisht. Vrasësit e vërtetë të 21 janarit, pavarësisht optimizmit tuaj(moderatorit) nuk do të ulen kurrë në bankën e të akuzuarve, ndërsa ekzekutorët që po merren ne mbrojtje nga kryeministri do ti nënshtrohen një procesi që do të zgjasë pafund, dhe kur ne ta kemi harruar, ata do të jenë të pafajshëm”. Pak orë pasi u dha vendimi, hyra në arkiv dhe e dëgjova serish këtë opinion timin, për fat të keq kisha parashikuar saktë. Por të them të vërtetën,  më shumë frikë dhe tmerr lexova sot në fytyrat prej kllouni të tre gjyqtarëve të trupit gjykues, sesa në fytyrat e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Këta të fundit ishin të qetë, sepse ata thjeshtë tërhoqën gishtin ndërsa vrasësi i vërtetë është dikush tjetër.

Gjykata tha se nuk u provua që vrasja ishte “me dashje”. A nënkupton kjo që është bërë një vrasje “pa dashje”?

E kam ndjekur nga afër hetimin dhe procesin gjyqësor. Personalisht kam qenë i pakënaqur si nga hetimi i prokurorisë ashtu dhe nga gjykimi i çështjes. Për një moment kam menduar se pamjet filmike  që tregonin qartë çfarë kishte ndodhur(të cilat, për pjesën që më takon mua, i kam vënë plotësisht në dispozicion të hetimit) si dhe ardhja e provave të pakundërshtueshme nga laboratori FBI-së do ta detyronin drejtësinë të mos bënte lojëra. Zhgënjimin e parë e pësova kur dëgjova pretencën e prokurorisë, ajo i referohej nenit 79 pika (e) dhe (dh) të Kodit Penal për të dy të pandehurit, dhe nga ana tjetër nuk kërkoi burgim të përjetshëm për ta. Nuk e di çfarë tjetër duhej të bëj një i pandehur, përveç se të vrasë 2 qytetarë të pafajshëm dhe të plagosë 4 të tjerë, për tu dënuar me burg të përjetshëm. Nëse vrasjet janë me dashje apo padashje, kjo nuk ka nevojë fare për koment. Ato i ka parë gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, i ka parë bota. Nëse ekzekutimi live i Ziver Veizit nga Agim Llupo, nuk është vrasje me dashje, atëherë çfarë tjetër mund të jetë?!!!

Besnik Hoxha, Arjana Caca, Adriana Bera janë tre gjyqtarët që kanë dhënë vendimin për pafajësinë e Prendit dhe Llupos. I njihni këta gjyqtarë, dhe cilat janë vendimet e bujshme të tyre të mëparshme?

I njoh të tre gjyqtarët, thjesht prej profesionit të tyre. Qysh nga dje fotografitë e tyre i kam skeduar në arkivën time për të mos i harruar, së bashku me fotografitë e dy ekspertëve Ndoc Çardaku dhe Gani Jahelezi, që rrëzuan dhe teorinë e Ajnshtajnit para gjykatës. Në këtë dosje janë dhe shumë foto të tjera, të personazheve që kanë manipuluar këtë hetim dhe kanë fshehur provat e masakrës së 21 janarit, ku sigurisht nuk mund të mungonte ajo e mjekut të Spitalit Ushtarak, Sami Koçeku(njeriu që doli i pari dhe tha se vrasjet janë bërë nga afër me armë të lehtë).   Analogjia që kanë bërë gjyqtarët në vendim me rastin e vrasjes së kryer nga një karabinier italian nuk ka fare asnjë pik lidhje me vrasjet e 21 janarit. Sinqerisht “guximin” e tre gjyqtarëve për të dhënë këtë vendim të turpshëm, nuk e gjej as te kurajo e të pandehurve në momentin që hapën zjarr mbi viktimat.

Kryeministri Berisha çuditërisht tha se nuk ka koment për vendimin e gjykatës? Si ju duket ky kryeministër i cili kur ishte në opozitë fliste vetëm për gjykatën e Mark Abdisë dhe për çdo vendim që merrej nga gjykatat?

Është e kotë të humbësh kohën me spekulimet e tij. Mos harroni se ishte pikërisht Berisha që deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës. Foli për çadra-pistoletë, thika me helm, për çakej e kunadhe të medias. Ishte Berisha njeriu që pengoi ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të prokurorisë, duke marrë atributet e gjykatës. Vetëm gjykata vlerëson nëse një urdhër-arresti i lëshuar nga organi i akuzës është i drejtë ose jo. Ishte Berisha ai që sulmoi kryeprokuroren si lavire bulevardi dhe kreun e KLD-së si horr bulevardi. Është Berisha ai që nuk paraqit asnjëherë në procesin Hajdari pavarësisht 56 thirrjeve të drejtuara nga trupi gjykues në adresë të tij.  Mos harroni çfarë ka bërë ai me procese të ngjashme me atë të 21 janarit. Sali Berisha është përgjegjësi direkt për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe me pas zhdukjen pa lënë gjurmë të shqiptarit nga Kaçaniku i Kosovës, Remzi Hoxha. Ai jo vetëm që fshehu provat, mori në mbrojtje direkte vrasësit por mban në detyra të rëndësishme shtetërore zbatuesit në terren të këtij krimi makabër. Sali Berisha personalisht urdhëroi vrasjet në Tropojë, në vitet 1998-2000. Ai futi në konflikt dhe gjakmarrje për motive të qarta politike disa nga familjet më të njohura në veri të vendit. Sali Berisha sapo erdhi në pushtet dërgoi forcat speciale në kullën e Haklajve, kur ata(pleq, gra dhe fëmijë) që kishin shpëtuar nga hakmarrja e tij ishin larguar jashtë vendit. Pasi e çarmatosi me forca speciale kullën e braktisur të Haklajve, e sulmoi me lëndë djegëse, armë kundërtanke, deri në vendosjen e 30 kilogramëve eksploziv. Pasi e rrafshoi deri në themele këtë kullë shekullore, dhunoi barbarisht edhe varret e djemve të vrarë të familjes Haklaj. Këtë e bëri qysh në javët e para sapo erdhi në pushtet në gusht-shtator 2005, histori të cilën emisioni Xhungël e ka treguar në serialin “Dosja Tropoja”. Të gjithë oficerët, ekspertët dhe shefat e policisë në Tropojë që mbuluan krimet e urdhëruara nga Berisha, u emëruan në poste drejtuese në qarqet më të rëndësishme të vendit. Ajo kullë atje  rrëzë malit të Shkëlzenit në Tropojë, u sulmua, u dogj, u minua, u rrafshua deri në themele, u dhunuan varret për tu bërë shembull duke i treguar gjithkujt se çfarë do ta gjente nëse i kundërvihej Sali Berishës. Ja ku jemi sot, ngjarjet që kanë ndodhur e vërtetojnë pikërisht këtë gjë.

Cili mendon se do të jetë ndikimi i këtij vendimi tek njerëzit?

Vendimi ka qenë tronditës. Në qindra sms që kam marrë në faqen time në internet dhe në telefonin tim, kam parë nga irritimi për padrejtësinë që u bë në mes të ditës, faqe gjithë shqiptarëve, deri në dhimbje të thellë për atë që ka ndodhur. Mjafton të kujtoj deklaratën e Ambasadës Amerikane. Aty thuhej qartë gjithçka. Nuk e di çfarë do të bëj opozita me këtë energji të pashembullt popullore, që u provokua në mënyrë të paskrupullt nga ky vendim. Jemi bërë një vend qesharak, ku dhunuesit dalin ballë lart gjithandej në media dhe shesin parime e moral, ndërsa viktimat rrinë në heshtje dhe fshihen skutave se mos i prishin humorin kasapit të tyre.

Ke më besim në drejtësinë shqiptare?

Si mund të kem besim te gjyqtarë burracakë, sahanlëpirës të pushtetit, që depersonalizohen deri në atë farë feje, sa nuk guxojnë të flasin as për kolegun e tyre që u dogj i gjallë para kamerave në mes të Vlorës. Nuk kërkoj të bëhen Xhovani Falkone, se e di mirë që  nuk janë nga ajo gjellë, pasi politika është kujdesur që ti përzgjedhë kokërr më kokërr. Por është e neveritshme ajo çfarë bëjnë kaq haptazi. Shesin çdo parim profesional, human dhe etik për të mbrojtur mynxyrat e pushtetit, në mënyrë që pastaj të kenë të drejtë të vjedhin pafundësisht qytetarët shqiptarë. Shikojini me çfarë makinash lukzose prej dhjetëra mijë apo qindra mijë eurosh qarkullojnë nëpër Tiranë. Për këtë rracë juristësh tashmë është “turp të kesh  turp”.

Nuk po pyesim ç’duhet të bëjnë familjarët e viktimave (pasi është një çështje kombëtare tashmë. Kushdo mund të ishte vrarë). Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?

Shpesh herë kemi dëgjuar ndërkombëtarët që kërkojnë durim dhe vetëpërmbajtje nga opozita dhe qytetarët e pakënaqur. U thonë se në demokraci drejtësia vendoset me votë. Por bëjnë një “lapsus”, Shqipëria nuk është një demokraci, prandaj vota nuk vendos dot drejtësi. Opozita është duke ndjekur deri dhe  qorrazi këshillat e ambasadorëve të atashuar në Tiranë, duke harruar që mandati i një ambasadori është vetëm 3 vjet, ndërsa populli ka votuar të.  Në këto kushte në të cilat ndodhet vendi, edhe procesi zgjedhor i 23 qershorit është thellësisht i cenueshëm dhe i kompromentuar.

Dita

142 Komente

Po me bie ere humbje ne PD dhe fitore te PS, por jo pa LSI dhe PBDNJ te cilet do shkojne bashke ne kualicion.. Derisa e tradhetoi dhe ky qe deri dje ishte AV i flakte.. Mjafton nje qendrim i SHba per te dhene verdiktin elektoral ne Shqiperi.. Cfare qelbesirllek vend..

osht tjeter Artan Hoxha ky, ai gazetari i NEWS24, nuk osht ai qe i bon shetitje me makinen dhe rojet presidenciale per 50 metra.

Je i sigurt ? Kujtova mos ishte ai...

hë mo, ç'thote parashikimi sinoptik  parazgjedhjor?smiley   po jo keshtu thate...  me shifra, me shifra..smiley

 

p.s    sa here thua  kualicjon,  me kujton  fjalen  dekuratë.smiley

Po i iku PBDNj ndryshon cdo gje belul...

pastaj une nuk kam bere kurre parashikime, kam hedhur hipoteza 

moss...  pse sthua ti qe e hodhi ne erë   parashikimstudimin tend.    ah keta greket,   te paparashikueshem.. Kali i Trojes, gjithmone!

smiley

Po me bie ere humbje ne PD dhe fitore te PS, por jo pa LSI dhe PBDNJ

- DMTH e pranon dhe ti qe Rama pa LSI s'fiton ? I hidhni posht 4 martiret siç i quan Rama - pavaresisht se per Ngjelen nuk jane "ASGJE" - vetem qe Meta (per te cilin u be dhe 21 janari) te kthehet prape tek ju ??

PO apo JO  ? Se Ngjalen e hengri njehere Rama dhe s'mori OK

E mban mend Darken e Gjirit te Lalzit apo jo ??

- Tendencen e 23 qershorit ku e bazon sotrote ? tek sondazhi i PPU-se, ku dhe ketu dita dites ngushtohet diferenca PD/PS  ? apo ke ndonje burim tjeter me te sakte ?

3 muaj pas 21 janarit 2011, me 8 Maj 2011 pati gjithashtu zgjedhje, besoj se ju sherben si mesim qe te mos flutoroni ne parashikime te kota...keshille eshte, beni si te doni!

Pa LSI duke bere nje fushate sh te mire mund ti kaloje 70 deputetet.. por pa PBDNJ nuk ja del dot, sepse te majten vetem jugu mund ta sjelle ne pushtet sepse ne veri nuk ndryshon asgje kurse ne shqiperine e mesme do ndryshoje thjesht nga faktori frd e ak qe do favorizojne ps duke dobesuar kualicionin e PD..

sepse te majten vetem jugu mund ta sjelle ne pushtet sepse ne veri nuk ndryshon

 

 

Po ju, edhe ato pak votus qe kishim ne jug, na i masakruat ne Levan. Pjesa e mbetur ka frike, dhe svoto fare. 

Mandej kena Lazaratin....

Rezultatet e sondazhit qene reale javen e pare. Pastaj u hap fjala nga morrat e bythes se pd neper institucione e forume rinore pd dhe vijne robt regjistrohen me votuar nje here se kshu i kerkon partia. Se harrova, nje nga ato morrat qe permenda je dhe ti. 

Tamam! Javen e pare PS-ja ishte perpara me pak se 100 vota. Sot eshte diku te 200 vota me shume.

iku, e mori PS, mos e nga me ate muhabet.

Lsi. ketu te peshku e kam llafin.

Flas per perqindjet e gdhe qe del huq dor per dor

Besoj se edhe alidemsi e ka postur duke me ditur se ishte Artan Hoxha qe tallen bythen ne qershorsmiley

jo Gjergjo, nuk e ngaterroj ket trim dhe gazetar te guximshem dhe me dinjitet me ate laron e Saliut, me ate .... Ky Artan Hoxha ishte ai qe e nxorri lakuriq Saliun me ate Koçanin e misrit qe i thote dhe vetes gjeneral, qe kishin inskenuar vrasjen e protestuesve me grushta me helm nga afer... po jau plasi mu ne fytyre.... Ky qe dhe shkaku kryesor qe ate llupon dhe Prendin i plasen brenda....

Artan Hoxha gazetari eshte intervistuesi apo i intervistuar? Gazetaret edhe japin intervista tani, jo vec marrin? Apo eshte auto interviste? Kaq shume konfuzjon...

Po pra ,prandaj u ngaterrova une.. aman o gjemb vend rumpalle..

Sali Berisha personalisht urdhëroi vrasjet në Tropojë, në vitet 1998-2000.

Dhe organet e drejtesise te shtetit socialist, cfare benin kesaj kohe?

Analize e sakte dhe e kthjellet e Tan Hoxhes.

Berisha e njeh mire ngrehinen e shtetit tone. Per vite me rradhe gjate komunizmit ka jetuar ne prag te saj, fare prane dhomave te erreta te pushtetit; ndersa 15 nga 23 vitet e fundit  e ka kontrolluar vete ate, drejteperdrejte, duke u bere keshtu shqiptari me jetegjate ne krye te vendit, pas Enver Hoxhes.

Ai e di mire se ngrehina e shtetit tone eshte prej "bukepeshku"; dhe si e tille nuk do te jete kurre ne gjendje ta mbroje ate, femijet, nipat dhe mbesat e tij nga hakmarrja legjitime e atyre individeve dhe familjeve shqiptare te cilat ai i ka dhunuar me urdher te drejteperdrejte.

Ne kete kontekst, e vetmja menyre per te mbijetuar eshte ndertimi i nje pushteti alternativ, prej padrinoje, ku ushtare te paguar per besnikerine dhe devotshmerine do perpiqen ta mbrojne. 

Sot kjo "garde" punon brenda shtetit, ne bashkepunim me strukturat e tij; neser do ti duhet ta beje kete pune ne opozite, po humbi zgjedhjet dhe aty skenari behet me i veshtire... .

Berisha dhe nje grusht njerezish rreth tij pra, ashtu si Gedafet e afrikes, luftojne jo thjesht per nje pale zgjedhje, por per te mbrojtur jetet e tyre, perndryshe ne rrezik... .

 

Kur berisha mori shish-in une u gezova, kur mori dhe prokurorin aq me mire. Ky njeri sa me shume pushtet te kete aq me keq e menaxhon dhe ja fut vetes. Me amerikanet i lau duart, me europianet i kishte lare me kohe, tani i ka ngel vetem erdogani. Rruge te mbare sale, nese jo ne 23 qershor maksimumi ne 23 dhjetor

Po kaq optimist dhe entuziast ishit dhe pas 21 janarit 2011 per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011...dardha e ka bishtin prapa smiley

Kujdes

o lef vetem ty t'paskan lon gjith diten me lef ktu?smiley apo je si kamikaz ti vet?kopeja ku humbi?

Ate Kac Islamin mos e zer ne goje se e kam ne maje te hundes, pasi ja futi rames duke e bindur te ndertoje kete ligj elektoral ( se normal nuk kish bythe te kandidonte direkt) doli pastaj si i persekutuar dhe bente llogari jo me lsi e jo pa lsi.. Rama u soll mire me ate se te isha une ne vendin e Rames e kisha hedhur nga ballkoni i PS.. Sh...... m...

C'faj ka Kaçi qe Rama s'merr vesh nga punet zgjedhore dhe nga koalicionet ??!!

Pastaj, do pranoni njehere "gabime" te Rames ju apo jo ? Se JUSTIFIKIME per humbjen e 2009 dhe 2011 gjen sa te duash : NA VODHEN VOTAT! ose, na e futi Kaçi me sistemin, apo "Komisioneret tane u blene/shiten tek PD-ja" smileysmiley

Ska te beje mer vesh apo jo Rama, beri gabim qe i besovi ca Kaceve qe meren me ate pune.. kete po. Kualicionet nuk kane ndonje rol. Juve te PD nuk vini kurre ne pushtet nqs egziston vota e lire ne shqiperi sepse vetem vota interesi keni dhe jo baze.

O Gjergj, seriozisht ti mendon se Kaci "ja futi rames duke e bindur te ndertoje kete ligj elektoral." Nuk mendon se Rama e deshironte kete ligj elektoral??

Po ca ja futi Kaci mor shok, ai ligj ishte bere qe ti jepte kontroll Edit mbi partine e per te eleminu LSI-ne. Mbase per kete te dyten Kacit nuk i behej dhe aq vone, po te siguroj qe te paren nuk e kishte ndonje ender te madhe. Amon mos fol kot kur nuk e di si jane bere ato muhabete...

ti sje ze kunder mer shejton,ti je kamikaz pabuks qe menon se sa me shum jarge ti lshosh ke veni gjat lepirjes aq me shum perfitime do kesh.llogjika jote osht e baravlefshme me qent e braktisem.t'haj sot kermen qe m'vejn perpara neser nderrojm grazhd. po sna the pse kopeja t'ka braktis sot.pse t'kan lon vetem si kamikaz?

Ashtu e ka o LefKOPe mbrapa e ka ...Po hajt tua gjesh Ju se si e fshihni e ja lini njeri tjetrit .E kerkon Bishtin tek Saliu , thote e ka Jozefina , shkon ke Jozefina , thote ja futa lefteris ...smiley

Kendo o Muze kendo  /per Bishtin e Dardhes se PD-hit smiley

Po s'ke faj o LefKOPE se te ka mesuar Babasqapi " bjer o shi ne arta tona " e te duket se  vetem ne baçen tënde ka Dardha  . Po kur te shikosh bishtin e dardheve te tjera do bindesh ti ....Se gjithmone do kete DARDHA me Bisht e mos e befsh veten per bisht si u ka katandis JU Saliu !

 

Lefti, ilir meta do ja qelbe nje 5% juve te PD  ne 2013 se ne 2011 ja u mori nje 3 %, edhe ne shkoder ju mori nje thes me vota, kurse PS nuk i levizi asgje.. shko analizoje mire voten e 2011 dhe 2009,  dhe se kercenimet per largime nga vendet e punes dhe premtimet ne njerzit e deshperuar per buken e gojes ishin faktor i rendesishem.. Shkoni bindeni ilir meten te vije me ju ne qershor.. Por nuk e beni dot sepse ajo vote qe ju hyn nga LSi ne kualicion ju del nga Topi dhe spahiu nga vrima tjeter... Ah lefti lefti je si fytyre e pare ti..

Me duket se e kena mbyll kete muhabet Gjergjo , kena Alken deshmitar okular .

e vertete, se mohoj. gjergj po pres perllogaritjet e reja me variablet qe diskutumsmiley

Ashtu e ka o LefKOPe mbrapa e ka ...Po hajt tua gjesh Ju se si e fshihni e ja lini njeri tjetrit .E kerkon Bishtin tek Saliu , thote e ka Jozefina , shkon ke Jozefina , thote ja futa lefteris ...smiley

Kendo o Muze kendo  /per Bishtin e Dardhes se PD-hit smiley

Po s'ke faj o LefKOPE se te ka mesuar Babasqapi " bjer o shi ne arta tona " e te duket se  vetem ne baçen tënde ka Dardha  . Po kur te shikosh bishtin e dardheve te tjera do bindesh ti ....Se gjithmone do kete DARDHA me Bisht e mos e befsh veten per bisht si u ka katandis JU Saliu !

 

Gezim si i Pirros.

Gjithcka varet nga resto qe do marrin, sa me e kripur aq me i gezuar do jem une

ia dha edhe 6 muaj....

Ky rob, Artan Hoxha, me ka bo pershtypje te mrekullueshme ato ditet e 21 janarit.

Respekte te meritume, zotni!

Nuk e di çfarë do të bëj opozita me këtë energji të pashembullt popullore, që u provokua në mënyrë të paskrupullt nga ky vendim.

!

(dil tani e gerthit: "o doktooor". apo ke mush breket? po cfare do te te boj mo maloku mer, drunin ta ka dhon, sa u tun gjith lagjia te uzina enver...)

ka mush breket emo se e kercenoi kopuku live direkt mas 21 janarit.pranej sperdridhet.i mungo pulsi.

atehere t'i thush: po pse e mban ate post, mor zgjebsine!? ai post i till eshte (ne shqipni sidomos). po e more, boj hesap koken.

n'ate koh n'tiron çunat u ndashin pak a shum ;skorpionsa,garipa,dhe te dyja bashk.ky qelloi vetem skorpions garipllikun e paska pas per sy e faqe. un do ti thosha: sa do rrosh mer dreq,kshu do ta shtysh jeten me fryk?

skorpions bohesh. garip lind. ktu o dallimi.

çer me bo emo kur u dan kto i ran.presim deri n'qershorsmiley

E tha mas humbi Bashkine, nuk e djeg shqiperine per Berishen!

Njerezit e medhenj asnjehere nuk kuptohen (lere me te vleresohen) nga bashkohesit e vet. Napoleonit dikur i benin karikature, kurse sot...

scandali me I madh I gjykates eshte kur barazon ngjarjen e Xhenoas me ate te 21 Janarit .Kush I ka pare fotografite e ngjarjes se Xhenoas e kupton shume mire se ajo ishte vetembrojtje klasike.Xhuliano me nje tulle ne dore in afrua makines dhe beri te qellonte karabineret Brenda .Polici ne vetembrojtje e qelloi.Polici ne gjyq declaroi se nuk ishte I sigurte nese ishte tulle apo Molotov.Te kthehemi trek 21 Janari. Cfare po bente Ziver Veizi ? Aleks Nika ?edhe dy fatkeqet e tjere?A po sulmonin ata policet.A vune njeri ne rrezik?A merotonin ata te humbisnin jeten ate dite.?

Thashe se mos qe ai Artani jone smiley

te ishte per tu ndare ishte ndare para dy vjeteve ku kishin dhe armet dhe njerezit e i kishin te rrethuar si minj ne bodrumet e kryeministrise..

Gabimi me i madh eshte te ndermerret hakmarrje e verber sot dhe zoti i mbafte zemrimin familjareve edhe disa muaj.

Deri ne qeshore do kete edhe provokime me te medha si Ndreu kthehet gjeneral garde..

Mos te ishte ky gazetari Artan Hoxha e kishte shtyp me gjak opoziten Berisha!

Ja hodhi ne plera intrigat dhe intrigantet  prej shtrige se, ata te 4,   ishin vrare prej vet protestuesve, me cadra pistolet, me thika me helm ....! eshte mjeshter per te thurur skenare qe do ti sherbenin si sebep! 

 

Po. E la si te dhim Salen, qe e filloi romanin me ate mjekun maskara te Spitalit Ushtarak. Tani kuptohet, mas pak e mur kthesen ne vend "malsori", e hongri fjalen si me qen naj llokum me arra. Pikerisht ky Hoxha me filmimin e ve e boni qe t'i fuste nji piruete, si me qen balerin patinash. e tmerrshme sa her e menoj, mire Sale dinsezi qe e ka lekuren sholle, e plus ka fryk per koken e vet pa lene c'iu gafurret dhjaksave te PS-se, se helbete, po kta zarat e vegjel te Sales mor ej... si mer me me zell se shefi kta. E ka vra nji kokbardh thane. Te kujtohet? Ene fillun videot, me xhiro te ngadalesume... plani 1, plani 2, shif ku e vrau kokbardhi thonin... sy per sy duke te bo budall. Delenxhinjte. E kon msu qe s'ka Ferr, se atje do iu ish shkerdhy nona te gjitheve! Se nuk iu vra naj vlla a femije, qe t'iu digjte mu ne lukth, felliqsirave. Kur shefi e mblodhi bishtin, se u vertetu qe u qellu nga mren, si nuk tha njoni mer, qe u gabum, ashtu na u duk medemek... ptuh, race e ndyre!!!

Pse e nis te 21 Janari? Shtyu, shtyu pak me mbrapa. Keto jane e njejta race qe per vite me rradhe bertisnin rrofte mbreti dhe me 7 Prille zbarkun me italianet per te shpetu popullin shqiptare nga mbreti satrap. Keto jane e njejta race qe u bene prostitutat dhe rruspiet me te felliqura te mekanizmit represiv gjat diktatures (Tos Lubonja te ridenimi ka shkrujt boll per kete rrace). Keto jane e njejta race qe ne 91 u gdhine demokrat. Keto jane e njejta race qe ne 92 bertisnin o Azem o hero gjith shqiperia ty te do dhe ne 95 e nxorren Azemin prej zhelesh jaste greves se urise se ish te perndjkurve, dhe ne 98 me kufomen e Azemit nen britmat Azem-Azem ti je gjalle u sulen me mar kryeministrine. Kto jane po ato qe mbushen Tiranen me flamurat e NATOS dhe pa u tha mire boja e antarsimit shkune dhe shiten sekrete dhe sot as nuk lejohen ne mbledhje. Keto jane e njejta rrace qe ne 91 ngrejten makinen e Bejkerit neper bulevarde dhe sot thone ca mutin dune amerikonet qe fusin hunet te gjygjsori jone, ne gjyqsorin e kemi te shenjte. 

Misherimi i kesaj rrace te ndyre eshte Izet Haxhia:

Bodyguard i Sales dhe mik i ngushte i Azemit.

E nxjerr Azemin ne prite

Dhe te nesermen i shkon ne varrim dhe ngushellon te birin e Azemit, te rroni vete.

ke qen ne shqipni ti kur u vra ky, Ron?

Po biles i kam ndegju dhe te shtenat se kam qene perjasht mu te 9 katshet

mu m'ka hik per shalesh ajo kohe - sa kisha ardh ketu, ene i duhej von men msimeve. e vetmja lidhje me lajme/diskutime shqip ka qen nje listserver (nga uni i Buffalos mos gaboj). si iken koha.

yes smiley

Jo vec bodyguard i Sales por edhe nip ne mos gabohem.

Ca bohet kendej? Akoma me muhabete luftash? Nuk dilni dite premte ne darke ju te amerikes mo?

Me ka mor malli per bore megjithese juve ju ka ardh ne maje te hundes smiley Artan Hoxha? Tip super inteligjent, gazetar i vetem i ketij lloji ne Shqiperi (krahasoje me Lubonjerat e Muc Nanorat) dhe jam dakord me ato qe thote. Mbas 21 janarit i nisen ca letra me plumb brenda po se rrujti trrapin. Troc muhabeti gazetar i rralle. 

edhe mu me ka bo pershtypje qe atehere.

ca menimi ke per kto qe thot artan hoxha?

Nuk po pyesim ç’duhet të bëjnë familjarët e viktimave (pasi është një çështje kombëtare tashmë. Kushdo mund të ishte vrarë). Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?

Kjo eshte Pyetja.

Roni me duket sikur i ke xhveshe lakuriq po pa  u nxjerre emrat . Dhe nuk ke per cfare i do se ndyn GOJEN ! Pervec atyre qe "hudhin zjarr ne benzine " ketu me shume nike per ilaritet , jane po e njejta psikologji me ata qe hiqen "antikomuniste " qe nuk i lidh  gje me Lirine dhe Rikthimin e Dinjitetit te neperkembur ne Kohen e Diktatures se Proletariatit as ne forme komunikimi e le me ne permbajtje.. Jane KOMPLET Fara me e ndyre e  pjellur ne cdo Popull . Jane ai 10% i elektoratit qe voton per Berishen pa vjedhur , plus nje 10% pas berihajit qe kane mpreh grate ne parmende .Jane ajo pjese e skutave tip Chili kapadaij e megallomane , arrogabte e daulle bosh , intrigant te shqipes se bukur , qe Hane MUT si trima pas furtune , qe  kercenojn pjesen masive te tjeter te Popullit , i lene pa Pune e  pa buke , i ushtrojn dhune , i burgos nepermjet seleksionimit politik e klanor , qe i lene pa Drita e pa Uje pej 25 vjetesh si bageti  etj etj . Jane te njejtet NJEREZ nga e njeta Familje qe i vune ne dispozicion   Gruan , femijet "verdhushkat "e fshehura "neper qype dhe Gjithshka qe quhet e Moralshme per nje familje e Individ per te mbajtur ne kembe Injorancen dhe Padrejtesine ne ate Kohe qe Forcoi e duartrokiti Diktaturen !

Flm

Po me bie ere humbje ne PD dhe fitore te PS, por jo pa LSI dhe PBDNJ te cilet do shkojne bashke ne kualicion..

Prape me llogarite e halles ti plako.

Nuk ben koalicion parazgjedhor LSI me PS, per faktin e thjeshte se tashme do kishim qeveri teknike, pasi Meten nuk e linte mendja te bente zgjedhje me Salen Kryeminister.

Aleanca e LSI me PD-ne eshte mbi bazen e Metes kryeminister per 1 ose 2 vjet, madje lojerat te dyja palet po i bejne se Meta do 2 vjet, Berisha i thote nje vit.

Koalicionet kesaj radhe nuk luhen vetem mbi baze ministrish e zvkryeministrash, por vite si Kryeminister.

Rama nuk i ofron Metes as edhe nje dite si Kryeminister, prandaj Meta e ka Salen si zgjedhjen e pare, ai 1 vit, ate te fundit, ia ofron pa problem, per shkak moshe, vendi presidencial etj.

Meta ka hall paszgjedhor nqs s'ben dot shumice me Salen po me Ramen, se ky s'i jep asnje dite si kryeminister. Rama e ka ndare mendjen, po edhe sikur te donte s'ia le dot, se s'ja mban suma nga efikasiteti prej biznesmeni politik qe ka Meta. Meta si kryeminister i blen PS-se nja 2-3 deputete dhe hidhet nga Berisha, prape si Kryeminister.

Prandaj Ramen s'e ze gjumi, i do deputetet 100% te besueshem, perndryshe mund t'ia heqin kryeministrine per shalesh.

 

Intervista ishte interesante, sidomos per ne emigrantet, per ne kendej jashte. 

Te 10-fsha Azemin thuaj,ti kishte shkuar dot plumbi 1 cm me poshte atij gazetarit te ABC..e hajde ti mbaje,hero te demokracise me bust ne mes te bulevardit do e kishin bere!! hajde ti mbaje dhe te pa-anshmit..po pse edhe kete Saliu e vrau?Por me e keqja ishte thirja per lufte(civile) qe beri Saliu te nesermen ku kerkoi te nxirrte njerzit e tij ne shesh ne emer te mashtrimit qe krijoi(i vrau opozita,puc i saj) e qe vetem keto video filmike,e puna e ketij gazetari sikur e ndalen hovin...Jam i bindur,te kishte kaq media tv ne 97,Saliu nuk kishte per te ardhur me kurre ne pushtet,sa do te perpiqej ilir meta,e shume jete do te ishin shpetuar!! Mua mu be qejfi vertet per kete vendim te gjykates dhe per reagimin e felliqesirave pas tij...aman se nuk duroheshin kur fshiheshin pas Arvizut,e jepnin leksione me shtet ligjor e demokratik,me hetime te pavarura tip FBI-je etj etj..po tregojne fytyren e vertet..nuk zhgenjejne te pabythet,shkuan ne llogoren e fundit.."Ju na vrate per 50 vjet,sot e kemi radhen ne"..te pabythe dhe vemje..u krijuan dhe erdhen ne pushtet me parullen "te gjithe vuajtes,te gjithe bashkefajtor",as ne 90 nuk paten byth,kur i kishin perballe te plakur,te fishkur nga trute, te peshtyre edhe nga femijet e tyre,tu thoshin fjalet qe thone sot nuk e di se kujt..! 

Pse ke frike nga e verteta o alidems, ky eshte fakt qe e ka pare gjithe bota, kjo vidio duhej gjykuar o mjeran i fjalorit qe po perdor ne koment, ti flet me gjuhen e nje cope rrugaci rrugesh.

Harroje se do te vije ma koha e Enverit, nuk e sjellin dot as Gramoz Ruci e Namik DOLKLE, as bijte e Krisaq Rames qe firmoste varjet ne litar, as bjitje e Xhelil Gjonit e te krimineleve te tjere te kuq, as njerez pa edukate e rrugace si ti.

Jo, nuk kam fare frike nga e verteta, por jo nga e verteta jote, nga ajo realja.... ti shaje sa te duash Ramen enverin, Ruçin, PS, e ke te duash, por ama duhet te besh mire dhe qarte ndarjen mes propogandes dhe faktit... dhe fakti, paçka se si u soll Rama, eshte se Saliu VRAU.... a e kupton dot ti kete...??? V R A U.. mu ne mes te dites njerez te pafajshem me duar ne xhepa... dhe nuk i beri syri terr.... ti me tregon kete vidio mua, po perse nuk shikon vidion e Tan Hoxhes, apo demonstrimin e vrasjeve nga FBI-ja, dhe te besh ndonje koment per te qene...??? apo n uk te interesojne keto se edhe ti i do keto vrasje....Historia Evropiane ka treguar se shtetare dinjitoze, kur kane pasur te tilla ngjarje, me shume apo me pak tragjike, menjehere kane dhene doreheqjen... Ne asnje vend demokratik, vrasjet sidomos ne protesta, per asnje arsye nuk, justifikohen ashtu siç po beni ju ketu...Dhe ta dish mire dhe ti, se ai Lul Basha, le ta shajme sa te duam, se legen burre eshte,  po te nesermen e 21 janarit shkoi tek Sala dhe i dorezoi doreheqjen, po Saliu ja grisi ne fyryre dhe pai e kercenoi e largoi me bisht nder shale.... Ja kjo eshte e verteta o Xhevit..... Dhe me vjen keq edhe per ty, dhe bile po ta them se nuk me del  e keqja, se ke qene dhe i persekutuar, shkruan dhe libra, dhe te jesh ne nje vije me Gebelsin, kjo me duket mua e çuditshme..... kete nuk ta fal dot...

Qendrimi ndaj vrasjeve te 21 Janarit eshte vija ndarese mes atyre demokrateve dhe jo demokrateve... kete ndaje mire ne mendje......Mbase te kam folur ashper, te kerkoje ndjese edhe per moshen, po meqe me dole ne shteg u zbraza.... dhe nuk flas me...Tung

alidemsi; ".... se ai Lul Basha, ...  te nesermen e 21 janarit shkoi tek Sala dhe i dorezoi doreheqjen, po Saliu ja grisi ne fytyre dhe pai e kercenoi e largoi me bisht nder shale...."  

 

Po tani na e thua kete gje ti, pas dy 2 vjetesh. 

"Mbase te kam folur ashper, te kerkoje ndjese edhe per moshen.."  

qaj se nuk qesh dote..  smileysmileysmiley

 

Me vjen shume keq per ata qe u vrane sinqerisht, por prokuroria duhej te akuzonte dhe shkaktaret, si do te veproje ti nese do te ishe ne vend te atyre policeve te sulmuar me gure, tulla leva hekuri etj? Kush u denua nga ata huligane qe sulmonin policine? Pse Edi Rama nuk ishte ne krye te demostruesve  sic ishta nje dite me vone kur demosruan paqesisht? Eshte e vertete qe S Berisha dhe garda rane ne kurthin ogurzi te pergaditur nga Rama etj.Por e pa falshme qe nuk shkoj ne banken e te akuzuareve per trazira dhe sulm ndaj kryeministrise asnje....

"Me vjen shume keq per ata qe u vrane sinqerisht"

po qesh se me kte nuk qaj dote smileysmileysmiley

Liqeno te dolen ne shteg ty mo......looool ndaj u shkrive gazit....

 

Ja prerseri ti nisesh nga logjika infantile... o njeri... Policet Ushtaret oficeret ate detyre kane te vrasin dhe te vriten, ne beteje me ate qe u jep ligji... dhe ligji e thote qartazi.... ne nje proteste qofte edhe te dhuneshme, kur ka gra dhe femije... nuk qellohet me arme.... dhe nese do te vrasesh duhet te vrasesh organizatorin apo qofte dhe kercenuesin serioz...... A e kupton ti kete logjike.... E kush ishte rrezik per policine apo kryeministrin ne kete rast...???? Organizatori ishte Edi Rama.... atehere perse nuk vajten dhe ti fusnin ndonje plumb ballit artij, por vrane Faikun apo Ziverin e shkrete me duar ne xhepa...??? A e kupton se sa foshnjarak qe je, o gjysh...???? Shume zhurme per asgje beni ju demokratet e Saliut... Nuk late gje pa thene per korrupsionin e Rames, per 20% e tij apo per maskaralleqet e tija... Ka kaq vjet pa imunitet dhe ju vetem ja fusni pordhes dhe grini sallate.... Perse nuk e padisni more kafshe, po me plot kuptimin e kesaj fjale, ate qelbesiren Ed Rama kur keni edhe gurin edhe arren ne dore...??? Ai eshte e keqja e ketij kombi, atehere edhe SHIK-un, edhe Presidentin edhe Prokurorine edhe burgjet edhe gjykaten i keni ne dore... atehere perse nuk e plasni brenda kete agjen e antishqiptar...????? Po ju dun dini se çfare flisni more trapa, se sidomos ti qe rri ne Angli dhe nuk ja ke haberin fare nga politika ne Shqiperi, degjon kumbullat e Saliut dhe te duken molle te kuqe, ja sa te politizuar jeni ju... ju ka mbetur ora ne 1944, kur ju jhodhen per bythesh komunistet nga maja e shkalleve dhe fajin jua paskan patur ata ju dhe ju nuk kishit asnje faj, qe nuk qete ne gjendje te benit popullin per vete... ja deri ketu ju shpie logjika juve... mjerane te peshtire.....

Po ju dun dini se çfare flisni more trapa, se sidomos ti qe rri ne Angli dhe nuk ja ke haberin fare nga politika ne Shqiperi, degjon kumbullat e Saliut

Kafsha e politizuar nuk ka rendesi ku ndodhet, ketu apo ne firifistun.Ti i ke ketu, ne Tr,te vijne edhe ne PPU, rralle por ama sa here qe flitet per 21 janarin dhe kater te vraret, nuk HARROJNE te vijne me APOLOGJINE e tyre te tipit: ngushellime familjareve , na vjen keq per te vraret ...por mbrojtja e institucioneve/pushtetit prevalon (dmth mire i gjeti. mire ju a bene).Dhe pastaj me nje poze te neveritshme prej asnjenesish gerthasin: po  per FAJTORET e vertete, ata qe i nxiten, organizuan, qe i vrane INDIREKT, perse heshtet? Ketej duhet filluar, nga gjeneza , kupton ti, shkak -pasoja.Profesori tyre eshte Tan HOXHA(kandidati per President, i "pavarur" e dhe analisti baraslarguar Tos Lubonnja).

Kjo eshte kategoria  me e rrezikshme sepse keta hiqen si zeri qytetar, si shoqeri civile, si qytetari jashte partive.Ne fakt keta jane berishistet me te thekur, pa asnje dyshim. 21 janari eshte guri proves.Nonje llaf tek tuk kunder qeverisjes nuk ngre kandar.Per nje varg gjerash qe nuk ecin, nuk behen mire, ato i pranon edhe vete Berisha apo qeveria.Prandaj te mos te na bejne si antiberishiste se po artikulojne ndonje kritike kunder kesaj menyre qeverisje nderkohe qe ne ceshtjen me kritike, ate qe ndan boten me dysh, dmth 21 Janarin, marrin poza te baraslarguarish...por duke kerkuar krimin tek Gjeneza...organizatoret. Kjo eshte e peshtire. Nqs jane megjithmend kunder sistemit, le te grupohen, te krijojne nje force politike qe i kundervihet te dy partive por nuk kane te drejte te vjedhin zerin e qytetarise e cila, edhe pse ne heshtje dhe pa manifestime sot drejton gishtin nga vrasesit me pushtet te kater QYETAREVE qe u vrane vetem se ushtruan te drejten e qytetarise p[er te protestuar kunder korrupsionit dhe keqqeverisjes. Nuk mund te akaparojne zerin qyetar, edhe te asaj qytetarie te angazhuar politikisht , e madje te kerkojne perjashtimin e kesaj te fundit nga cdo manifestim politik, ca njerez qe na hiqen si pertej politikes dhe jashte saj. Ky eshte karagjozlleku radhes. Manifestim kunder politikes por jo me parrulla politike dhe as me njerez te angazhuar politikisht.pfff!

Kurse gerxhot e tipit Xhaelga apo te tjere qe jane te pozicionuar haptas ne krahun e PD, per mua jane me te nderuar sepse nuk perdorin akrobaci, thjeshte mbrojne ate qe mendojne se eshte e drejte.

"nese do te vrasesh duhet te vrasesh organizatorin apo qofte dhe kercenuesin serioz."

 Organizatori ishte fshehur, nuk ishte ne balle, keshtu qe ne banken e te akuzuareve prokuroria duhej te dergonte sebashku me gardistet dhe organizatoret, t'ju tregonte organizatoreve vidion kur Edi bente thirrje per lufte, d.m.th te gjykohej shkaku dhe pasoja...te shkonin dhe ata trimat qe sulmonin policet me gure e tulla....

Pra qarte e shkoqur:ju hodhen per bythesh komunistet nga maja e shkalleve dhe fajin jua........pra asht me e kuptu Topallin....kur ka reaksione te nje fare lloji.....Shqiperia eshte e mbushur me komuniste violente .....

Shqiperia eshte e mbushur me komuniste violente .....

 

Po e pat thone me mrapa vete Qazim Mulleti, kur iken ne Itali..... Ne nje mbledhje me kreret antikomunist, ai u pat thene qysh atehere...... Tashti fryjini qullit sa te doni, se kur une ju thojsha qe hudhni pare kunder komunistave, ju i mçifshit posht dyshekut, e tani qe jua moren edhe ato, zini e qani me lot si kalamojt....

Keshtu qi Zana mos u Nxef kot.... nuk ua kishte njeri fajin e patet vet.....Nuk u tregut te zot.....jua moren buken nga goja....zbatharaket...

e ngaterron me Qazim Mulletin e Robert Ndrenikes hahahaha nuk ishin e njejta gje.Roberti eshte aktori qe bente sikur ishte  Qazimi smiley

Qazo i Levonjes nuk ik ne Itali smiley Donte, biles i premtoi Hajries, ja ene dy jav sa te zhdukim i her ket faren e keqe, kamunistat, mirpo i dulen i cik si keq ato planet e vakances, dmth duhej te kishte marre trip advisor ose Orbitz (t'ju bojm i cik reklam ktyne agjencive te udhtimeve se e kon hallall).

Qazo i vertet shkoi ne Itali, i tha ato fjale (qe e nerojn), tha biles edhe me shum se aq. Qazo eshte jek e jek me Xhemol Tafajn dhe Dash Shehin. Si figure popullore e nerume them, se mos na qisni listen e notave qe ka mor ne shkoll... se i dim, jo per gjo.

I biri tij ne nje udhetim nga Librazhdi ne Tirane . Ne Mullet shoferi tirons  kopuk me vertet KOPUK i thote .

Bojme i cik shurren se u lodhem...

Dolen te dy u zberthyn dhe shkurt :

Shoferi : Pash zotin kot ja kan fut  Ximit ke ai Teatri !!!

Ai : Tani ashtu ka qen si i Hallakat ne une boja numra .Po nuk merrte pare...ate e kon shtu se paret ja jepshin vete mileti se u qate Hallet smiley 

Shoferi mrene makines . I paska qa Hallatet Ximi Popllit po te tredhurve ????? Plasi Gazi 

Hallet mer Hallet ..i tha robi .

Me morte e mira se e xuna ne Goje dhe njemije Ju bofte dita aq i sinqerte dhe i Leshte ISHTE! smiley ( per Emin kjo )

shoqeria civile ne Tirane jane ca si puna e njeres ktu ne forum qe shkruante: Prisni se kam per te bere nje shkrim nam fare per ket "Rilindjen me andrra" lexojeni neser.. smileysmileysmileysmiley 

Shkruajne e flasin per "andrrat e Rilindjes" dhe nuk sheh b@then e vete zbuluar..

 

 

 

se tesh m'erdh n'mend...a nuk ish ky artan Hoxha qe nuk u la gje pa thene jo spiun ,jo me dosje e ku di se ç'e....apo gaboj ...pra si shkoj puna edhe ky u rehabilitu si Arvizu??Prit tashti gurren popullore per Artat HOXHEN....

te paska pelqy autobiografia e popullit ne vargje dje, per super-ambasadorin smiley

gati eshte Kaviri, gjoksin plot me vargje, nji zot e din si po e permban at vlim ndjenjash...

Luje gishtin, Arvo, luje,

'mbasador me shtate tuje

Shume ,kur hapa sot ppu ,jam shkri gazit ,e fillova diten ne menyren ma te mire...smiley

Lexo me siper, eshte tjeter. Ky eshte gazetar.

Shume komente qe po vijne nga toka, nga ajri, nga deti....s'po marrim vesh se ku po perfundojne!

Per bese, qanka ni admin shkam graniti,qi po i asgjesoka te gjithe diverasantat  komentues. Ja lumsha pushken,bash sak! smiley

Lere Pjetrin te flase o Admin, se ka kaq kohe qe ka heshtur. smiley

Laci e paska rraf Besen ne Peqin 2-1!

Vane komentet, Kavir, vane,

na i shuan, na i vrane,

dy fjale kembyer s'lane,

vaj e gjema mbuloi fshane

tretur dheri bir selmane

ligur hequr ne hapsane

kush t'i thote nje fjale, t'i bej sadakane

kush t'i shtroj dyshekne, kush t'i hedhe jorgane...

Gjashteqind komente kam per te te djegur

gashteqind pergjigje kam per t'i pjekur 

keshtu deklaroi Admini i Turnit

kur PPU-ja po hynte ne moshen e jutubit.

Me siguri qe e paska marre turnin Agim Llupo..... se ai di si ta ndaje shapin nga sheqeri...... he me te lumteeee... pushka top.....

Ne zbor i thonim " te ndan leshte ". Po si do beje sot nga ne te USA qe jane blloku brenda nga Bora smiley 

C'te ka gjet o fshesaxhi /peshqit shkruaj e tine fshi /Fshesaxhi fshese sterralli /hallall mundi e djers e ballit..

refreni ...fshesaxhi o fshesaxhi...perseritet pas cdo vargu smiley

 

Sa per njohuri, pasi pashe nje debat te atij qorrit, avokatit te Prendit tek Ilva TAre, ku thoshte se Gjykata rrezoi akuzat e prokurorit e asgje me teper, pasi prokurori duhej te ngrinte drejte akuzen. Te njejten gje mbeshteste dhe reagimi i Arben Rakipit....

E siç thote ky vendim i GJK, eshte e drejta e gjyqtarit qe te beje rivleresimin e akuzes, ne baze te fakteve te reja te paraqitura....

Një pyetje për gjykatësin e 21 janarit, Besnik Hoxha   

besnik hoxhajshtë një koiçidencë e hidhur dhe domethënëse ajo që ka përfshirë gjykatësin Besnik Hoxha, i cili kryesoi trupën që i dha lirinë tre të akuzuarve kryesorë për vrasjet e 21 Janarit duke tronditur e befasuar opinionin publik.

Nëpërmjet një arsyetimi të shkurtër që gjykatësi ka lexuar të enjten, ka vendosur rrëzimin e akuzave të prokurorisë për vrasje me dashje. Sipas gjykatësit Besnik Hoxha duke qenë se prokuroria nuk ka vërtetuar dot “dashjen direkte” nga ana e të pandehurve, atëherë automatikisht akuzat e prokurorisë binin. Dhe duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë Besnik Hoxha është shprehur se nuk mund të ndryshonte dot ai cilësimin e veprës ndaj të pandehurve. Mediat qeveritare e kanë theksuar fort këtë naivitet duke iu shmangur si përherë thelbit të çëështjes.

Por një vendim i Gjykatës Kushtetuese i vitin 1999  thotë pikërisht të kundërtën e asaj që ka lexuar gjykatësi. Dhe ironia është në kufijtë e sarkazmës: E dini se cili ka qenë një ndër tre personat që ka vënë në lëvizje Kushtetuesen për të dalë në këtë vendim? Pikërisht Besnik Hoxha.

Por le ti marrim me rradhë ngjarjet. Në vitin 1999 tre gjyqtarë të Shkodrës , mes tyre dhe Besnik Hoxha i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenin 375 të Kodit të Procedurës Penale (shih dokumentin faqe 2).  Sipas Besnik Hoxhës dhe dy kolegëve të tij ky nen i njeh të drejtën gjykatës për t’i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori, e sipas tyre ky ishte një veprim antikushtetues. Pra e thënë me fjalë të thjeshta, Besnik Hoxha në vitin 1999 pretendonte se nëse një prokuror çon një person të akuzuar për grabitje në gjykatë, e gjatë gjykimit del në pah fakti se i pandehuri ka kryer edhe plagosje, atëherë  nuk duhet që gjykatësi ta shqyrtojë rastin e të pandehurit edhe për plagosjen (!). Përgjigja? Kjo kërkesë e bërë nga Besnik Hoxha dhe dy kolegët e tij është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga ana e Gjykatës Kushtetuese në vitin 1999.

“Në rast se gjykata nuk do të bënte një cilësim të drejtë të veprës penale, vendimi i saj do të prishej nga gjykata më e lartë për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit. Pra, edhe në këtë aspekt, gjykata është e detyruar të bëjë vetë ndryshimin e cilësimit të veprës kur ky është i ndryshëm nga ai i prokurorit”, – shkruhet në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja pra, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë kërkesën e Besnik Hoxhës dhe dy kolegëve të tij. Aq i rëndësishëm është në jurisprudencën shqiptare ky vendim, sa në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 375, janë cituar dhe dy paragrafë të këtij vendimi.

Kështuqë në këto kushte kemi një pyetje për zotin Besnik Hoxha: Duke qenë se Gjykata Kushtetuese ta ka bërë të qartë Ty personalisht që në vitin 1999 se e ke për detyrë të bësh cilësimin e drejtë të veprës penale edhe kur prokuroria e paska gabim, pse nuk e bëre dhe kush të pengoi ta bëje këtë gjë në procesin gjyqësor për 21 Janarin?

Botuar sot në Dita

 

Sikur te ishte biografia e Visjaronovic Xhugashvilit s'do guxonte njeri ta luante vendit. 

Te vrane o Mati te vraneee...

epo se do kish lujt demir hyskja rol negativ, ket s'do e kisha besu gjall ne bot.

dhe nuk eshte roli i pare negattiv emo...   i pari,  eshte spiuni i gjermaneve te filmi  ''ngadhnjim mbi vdekjen''  (nga min 32)    ka qene fare i ri atehere.. ndofta roli i pare i tij...smiley

Belul ,ti ke punuar ne arkiv te kinostudios?

jo.  vetem ne ate  te gugllit dhe te you tube..smiley

 

p.s    tani mu kujtua,  nese  do  llogarisim edhe rolet ne filmat  me teme soc-real,  Demir Hyskja  ka luajtur rol negativ edhe te filmi  ''Dhe vjen nje dite''.   Baki Branica  vjehrri i Llanossmiley.  k etu bente rolin e drejtorit  qe me  ''akrobatlleqe''  manipulonte me shifrat e  planit te ndermarrjes se tij  duke ia hedhur shtetit..smiley

 

 “PD ka aq shumë lojtarë të zotë, saqë fiton edhe me ekipin rezervë. “Real Madridi” me çfarëdo ekipi të futet në fushë, fiton. Kaq e thjeshtë është. Grupi ynë parlamentar është grup kampion."  Deklaroi deputeti i PD, Fatos Hoxha  

Ron, e di ti qe Tos Hoxha ka te drejte......????

 

Reagimi i Llallës

Pas lajmeve se Prokuroria e Tiranës do të apelojë vendimin për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, zyra e akuzës qendrore, pohoi se ende nuk është vendosur për këtë hap ligjor, pavarësisht se ekziston një urdhër i brendshëm për të apeluar çdo vendim që është dukshëm ndryshe nga pretenca. Albi Serani, zëdhënësi i prokurorisë, pohon se do të presin zbardhjen e një vendimi dhe më pas do vendoset për hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë, “përplasja” vjen në një kohë që pothuajse të gjithë drejtuesit e çështjes së “21 Janarit” janë larguar nga postet drejtuese. Madje, disa ditë para se prokuroria të jepte pretencën, u larguan edhe dy zëvendësprokurorët që ishin marrë drejtpërdrejt me çështjen në fjalë. Mësohet se drejtuesit e mëparshëm do të kërkonin burgim të përjetshëm për dy të akuzuarit kryesorë, ndërsa po vijonin hetimet edhe për një vrasje të pazbardhur, ajo e Aleks Nikës.

A  e shef praaaa.....

Ka te drejte dhe Fatos Hoxha eshte Kristiano Ronaldosmiley.

Flm te dyve! Po shof pak naim frasher...

Si aktor eshte i mrekullueshem. Por recitimin qe i ka bere "Bageti e bujqesi" eshte i paarritshem. Gjynah qe nuk e gjen asgjekundi.

ke kjo tem mi paskan qeth t'gjitha komentet.o admin i turnit mos ke qen gjo berber n'ushtri se t'qethme kshu s'kisha pasmiley

E ndyshoj prape baca versionin e pucit. Tani nuk flet me per thika me helm dhe cadra pistoleta po per dinamit. Jam i sigurte qe pas nja 1 muaji do nxjer ndonje gje te re dhe do ta ndyshoje prape.

perveçse kundratanket apo bazukat nuk ka gjo tjeter me qit, se tanket i ka pas vete.... rraketa nuk disponojme....

Burim i pashtershem eshte qe marrte nga ditet e Lefty dhe oidrisos!

Jam i sigurte qe pas nja 1 muaji do nxjer ndonje gje te re ...i ke ra Kokes po them me teper se nje Muaj .Po pret te humbase  Berluskoni dhe do argumentoje se i kishin vjedhur socialistet Bombat Atomike . C4 nuk i jep me CIA se e shau Ameriken smiley

Ka dicka qe ne thelb eshte shume e qarte, por edhe tronditese njekohesisht.... Me mire po e shtroj ne forme pyetjeje per te gjithe ata qe duan te pergjigjen:

Mos mendoni se do te ndryshoj dicka per mire ne Shqiperi pas fitores se Partise Socialiste? Une mendoj se do te fitoj PS-ja, megjithate asgje nuk do te ndryshoj ne Shqiperi. Dmth do te kemi te gjitha ato probleme qe kemi patur deri tani, kriza ekonomike do te vazhdoj sa kohe qe ajo te jete prezent ne Europe dhe ne bote, problemet me rendin do te jene te njejta, me korrupsionin po ashtu, edhe drejtesia do te bej te njejtat procka te ndyra sic ka bere gjithe keto vite, gjyqtaret do te vazhdojne te pasurohen, policet do vazhdojne abuzimet, kriminelet vrasjet, hajdutet do te vjedhin perseri, tenderat do te vidhen po njesoj...

E vetmja gje e mire qe do te ndodh do te jete se krahut te "majte" do t'i vij dita te mbush xhepat, sepse duke qene 8 vjet ne opozite sikur po u soset dhjami. Do te hiqen nga puna keta te PD-se dhe do te vijne ca te PS-se. Gjendja do te jete po njesoj, njesoj, njesoj...

Shoqeria shqiptare duhet te ndryshoj nga brenda, ne nje fare forme duhet te ndryshoj mendesia e vet njerzeve qe te dijne te kerkojne llogari, te dijne te protestojne, jo me dhune kurrsesi, por me forma qytetare dhe shume efikase. Ka menyra sa te duash; e kam thene edhe here tjeter, psh fermeret (ka fermer ne Shqiperi?!) te bllokojne rruget me makinerit bujqesore, qytetar qe protestojne para spitaleve per sherbim mjeksor dinjitoz, pa para nen dore per mjekun, njerez qe nuk pranojne te zvarriten me vite te tera probleme fare banale ne zyrat e shtetit... burra, gra, femije, qe protestojne per vrasjet makabre rrugeve te Shqiperise nga kriminelet me emer dhe makinat qe i ngasim si te cmendur...

Ka me mijra arsye pse mund te protestohet dhe qysh mund te protestohet. Edhe me mosbindje qytetare, fundja kjo eshte menyra me e mire per ti thene politikes "ndrysho mendje"! 

Une ne te vertet jam skeptim edhe per kete, sepse eshte vet shoqeria shqiptare qe eshte bere shume individualiste. E dini se ne Tirane kane filluar te mos e njohin komshiun perballe? Shohim vetem pragun e shtepise, pa e care koken se cfare ndodh rreth e rrotull. Te quhesh qytetar nuk do te thote ta kesh shtepine ne Tirane, as te kesh lindur ne Tirane. 

Ky eshte celsi i ndryshimit... Nje dite mund te ndodh, por se kur... se di!

Mire. Si do veproje ti po te ishe?

Ne ckuptim eshte pyetja? Une po te kisha mundesi se pari do te perpiqesha te ndryshoja mendesine e njerzve. Do perpiqesha pra ti beja me qytetar. E thash me siper, une nuk kam pike besimi se ndryshimi do te vij nga forcat politike, as majtas, as djathtas. Se pari duhet te ndryshojme ne; te kuptojme se disa gjera nuk mund dhe nuk duhet te ndodhin ne shekullin e 21, ne kohen e kesaj bote kaq globale dhe komunikative. Eshte turp se si mund te prahohet te paguajm para mjekut nen dore per sherbime banale! Eshte turp per ne te pranojme kete lloj qarkullimi rrugor qe vret cdo dite te pakten dy veta, eshte turp te pranojme kete lloj "asistence sociale"... e kupton se veprimet e qeverive shqiptare fyejn iteligjencen njerzore?!

E thash me siper, kurrfar besimi nuk kam qe Edi Rama dhe PS do te ndryshojne Shqiperine, megjithse une besoj se kesaj rradhe ata do te fitojne zgjedhjet.

Mire. Ti nuk mendon qe ne parim duhet te kete nje rotacion politik edhe thjeshte per te mos ti hapur vendin njer diktature?

Me falni per nderhyrjen por Dora , vullneti i Sovranit qofte ky edhe per 4 mandate rrjesht nuk perkthehet me vendosje diktature.

Pooo, padyshim mendoj se eshte i rendesishem rotacioni politik, por thjesht mbetet rotacion njerzish, por jo zgjidhje problemesh. Por kjo rendesi venitet shume shpejt, sepse problemet reale te vendit nuk do ti zgjidh qeveria e re. Po, do te zgjidhen vetem problemi i disa qindra mijra militanteve te PS-se qe do te punesohen ne administraten e re, kaq!

Do te jemi ketu pas nje viti te qeverise socialiste... dhe keto probleme qe kemi sot do te jene njesoj! Te renda dhe drobitese... Ndersa ne opozite do te kemi Berishen duke sulmuar me "altileri te rende" per korrupsionin galopant, polici, gjykata dhe prokurori te kapur etj etj. Njesoj... 

Eshte nje film qe kemi 22 vjet qe e shohim... ndersa ne vazhdojme te pranojme gjithcka na thone keta palo politikan!

me ben pershtypje se gjithandej lexoj rotacio te pushtetit.Gati gati nuk ka zgjedhje ,po do kete nje rotacion ,pra Ps ,nuk ia arri kurrsesi me fitu ,po duhet nje rotacion.....

Mire.Po po ta vesh re,paakez fare ka bere pune dhe ndryshimi.Sidomos tek mendesia e njerezve.

si do ta ndryshoje mendesine?

jam shume i interesuar per pergjigjen se dukesh interesant.ishalla ke shpik ndonje shkop magjik.

Pak e veshtire te ndryshoj mendesia, une e thash se jam skeptik per kete gje. Sa kohe qe pranojme te na trajtojne si "qenie te dores se trete", pra ne kete menyre na ka trajtuar cdo qeveri, cdo nenpunes i administrates shqiptare, cdo polic, gjyqtar, prokuror, cdo kryetar komune ose kryetar lagjeje, cdo person qe ka nje cike para dhe njefare "pozite" shoqerore... Vertet jam skeptik. 

Kam vetem nje pyetje: e kuptoni se cfare do te ndryshonte ne Shqiperi nese te gjithe qytetaret shqiptar, te pakten ata te Tiranes, pa asnje bindje politike, do te dilnin ne nje proteste para Spitalit Nene Tereza per disa dite rrjesht, rreth 1 ore ne dite, per te protestuar kunder ryshfetit dhe sherbimit skandaloz ne Spitale?? Une besoj se thjesht nuk do te guxonte me asnje mjek te kerkonte para nen dore, as infermere qe te sjell shpirtin ne maj te hundes deri sa e paguan 2000 lek per te te bere inxheksionin e rradhes!

S'jam shume e sigurte qe funksionojne protestat ne Shqiperi. Ndonese s'du me e thone me ze te larte.Nejse..ika,se u bera vone.Kalofsh mire.

ndoshta asht me pretendu teper ,nje mjek dhe vetem nje ti hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit masi zbulohet se ka marre ryshfet ne spital publik......

Dukesh si me terbiet nganjehere megjithse brenda je I baraslarguar nga te Linjes Xhibonjiste po me kahje nga Mullahu

Une po te kisha mundesi se pari do te perpiqesha te ndryshoja mendesine e njerzve....

Vetem se kur shkruan nga keto duhet te kesh parasysh ate thennien e Popullit per mendjet ...qe mbaron me.... Ngordhi Gomari mbiu po prap Nari

E vetmja gje Pozoitive qe "nderron Mendjen " eshte qe NJERZIT te shohin Saliun dhe Jozefinen per se GJALLI prapa Hekurave . Dhe te shohen qe KA DREJTESI duke i KONFISKUAR te gjithe HAJDUTET me Poste duke filluar nga NANO i Pari . Te mesohet Shqiptari qe NDESHKIMI eshte Real jo me i heq patkojt kur ngordh Kali e i kane rene "thonjt" si Ballistet . Sot qeverisin Ballisteo-Zogiste me ah se Mukja ....dhe patjeter me SIKUR te Sikareve cdo gje nderrohet e vjen si me Magji ! 

Pastaj me enderrat qe kane ca se do bejne NAMIN me Kafene , ne kete cope truall sa nje Lagje Europe me Dollare te ngurtesuara ne Themele Banimi , hallall u qofte .Nuk e ndroi mendjen Enveri qe mori BAGETI per ti bere njerez do nderroni Ju me terma te lexuara neper Libra !!!!!

Urimi me zemerbardhe per ate vend e ate Popull eshte Largoni dhe Burgosni salizmin sa eshte i GJALLE !...ashtu sic kane bere te Gjithe Popujt e kesaj BOTE pa pare enderra me sy Hapur

"se e majta zotrie " ... "jo jo ta them une tye se e djathat zotrie "...

Nje Shtet Ligjor vendoset duke zbatuar LIGJE dhe jo rrokapjerthi Jozefperckash me sa mee kendet kur e shoh te care mes per mes nga Birisha .....as me Derstila Llogjesh te Rusmaleve e Halimerve

 

Nuk ka fare, por fare, lidhje kultura apo dicka te ngjashme. Per ata qe kan dale jashte shtetit dhe jane "integruar" pakez, pra nuk e shikojn vendin ky jetojne vetem me televizor dhe pengesen e gjuhes, e kuptojn qe njerez te korruptuar, pa morale etc. etc. etc. i gjene kudo. Ne fakt cdo njeri behet i tille ne rast se mundesite i jipen pasi paraja apo fuqia jane gjera qe njerezit ne pergjithesi i kane qejf.

Problemi ne Shqiperi eshte qe njerez te tille, pra te korruptuar, servil etc... jane ata qe fitojne, dhe sjellja e tille eshte menyra me e mire per te fituar. Kur flas me njerez te aferm, e di qe e pranojne rushfetin, dhe thone pse te mos ta pranoj, budalla jam?... te gjithe e pranojne. Vendet e tjera kane krijuar institucione ku ka kosto te medhaja te mirresh me pislleqe te tilla, dhe ku fuqia eshte e ndare dhe njeri kontrollohet nga tjetri. Ne keto vende njeriu normal e llogarite koston e hiles apo korrupsionit dhe vendos te mos mirret me te, por ne shqiperi korrupsioni eshte me zero cost pothuajse (hidhi nje sy Metes, Mediut, Nanos, Rames ne rast se kishte korrupsion me lejet e Tiranes e keshtu me rradhe) dhe plot fitime. Per sa kohe korrupsioni do kete kosto kaq te ulta ne shqiperi do vazhdoj. Menyra me e mire per te rritur transparencen ne situata te tilla eshte duke i dhene fuqi njerezeve te sillen si whistleblowers, dhe ne pergjithese duke krijuar struktura me transparente dhe me shume pole kontrolli. Nga 2008 e tutje ama shqiperia ka bere shume hapa mbrapa ne keto aspekte.

Shkolla ....investimi kryesor....bile kopshte....jo te shtetit ,mbase fetare..me mesu vlera baze ,kush eshte e mira e keqja ,ça eshte turpi,kush jane vlerat....ça do te thote te jesh i ndershem dhe pse eshte mire me leverdi te jessh i ndershem....vetem po tefilloje nga kopshti.....ndryshe nja 50 vjete ...jo mepak ,te rritet edhe pak numri i studenteve jashte ,te ature prej verteti,si deputetja apo spiropali e veliaj....

eh mi Zane.... aq shkolla jane hap e sidomos fetare, e sidomos ata te jehovait qe nuk lane shtepi pa shkele, e perseri nuk po bojne fajde per ket ven.... Po vertetohet ajo llafja qe pat thone ai i pari..... Zoti e ka beku Shqiperine, por nuk e shef dot bekimin e vet se i osh ul ciper.......

prandaj shkojne punet keshtu kane ardhe Jehovajt..po pse fe eshte Jehovaj?

Po per zotin po flet moj Zane..... dhe te gjitha qe flasin per Zotin fe jane....

mos m'thuj se je ba i Jehovait-?edhe kaamikazet flasin per zot.....ma shume se per zot asht me msu friken prej zotit , se ça asht e mire e  ekeqe....,pse asht marre me vjedh,pse asht turp me mashtru...smiley

O Lefter.... shikoje pak arsyetimin e paparalelizmit mes dy ngjarjeve...

http://top-channel.tv/artikull.php?id=25...

Rasti Xhuliani dhe 21 janari 
 

Emri i Karlo Xhulianit u shndërrua në një simbol te levizjeve anti-globaliste në botë, por ngjarjen që e bëri atë një emër të njohur në Shqiperi pak kush e mban mend. 

Kjo ngjarje po sillet ne vemendje nga Gjykata e Tiranes qe i referohej nje vendimi te gjykates se Strasburgut per te bere analogji me vendimin e saj per pafajesine e te akuzuarve per vrasjen e tre qytetareve ne 21 janar 2011 ne Tirane.

Gjykata e Tiranes çmon se rasti per te pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo është i njëjtë me atë të policëve të akuzuar për vrasjen e Karlo Xhulianit.

Por çfare ndodhi në 20 korrik të 2001 në Genova te Italise, kur zhvillohej takimi i G8-es dhe çfare ne Tirane ne 21 janar 2011, kur zhvillohej protesta e opozites? Nje nga koncidencat e perbashketa te ketyre dy ngjarjeve eshte se viktima ne Itali dhe te pakten nje prej viktimave ne Shqiperi jane vrare me te njejten tip pistolete, nje Berette 9mm.
 
Karlo Xhuliani vdiq nga plumbi në një prej shesheve të Italise, ku u zhvilluan protesta me te dhunshme mes anti-globalisteve dhe forcave te rendit.Vetëm më 24 mars të vitit 2011, 10 vite me vone Gjykata Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg do t'i vinte fund nje kapitulli te gjate betejash juridike mes familjareve dhe drejtesise italiane. Sipas ketij vendimi, karabinieri qe e qelloi e kishte bere per mbrojtje te ligjshme, pergjigje e nje rreziku real per jeten e tij dhe kolegeve te tjere. Xhuliani ishte pjese e nje grupi te armatosur, qe me gure dhe sende te forta rrethuan dhe qelluan nje furgon policie, ku ndodheshin tre karabiniere ne nje seance pushimi pas nje turni ne detyre. 

Ne panik e siper, per vetembrojtje, nje prej karabiniereve, Mario Plakanikas, i plagosur ngriti armen ne ajer dhe pas nje paralajmerimi me fjalet “Ikni se do t'ju vras” qelloi jashte furgonit. Karabinieri nxorri pistoleten tip Berete 9mm dhe e drejtoi nga nje dritare e thyer e furgonit te policise. Pas 10 sekondash qelloi dy here. Nje plumb goditi 23-vjecarin.

E gjithe çeshtja ne kete rast dhe ne rastin e Tiranes eshte se ku ishte drejtuar arma?
 
Ne 2002, nje panel me kater eksperte italiane doli ne perfundimin se: karabinieri kishte qelluar nga brenda jashte makines, nuk kishte pamje te objektivit dhe se ai kishte qelluar ne ajer, por plumbi u devijua fatkeqesisht ne menyre rastesore nga nje gur i leshuar drejt furgonit nga nje tjeter protestues, ndryshoi teresisht drejtim dhe goditi 23-vjeçarin, i cili ne ate moment ndodhej 4 metra larg makines dhe po mbante nje bombol zjarrfikese gati per t'ja leshuar furgonit. Ne kete rast veprimi i polcise njihet si mbrojtje e nevojshme e jetes.
 
Po në Tiranë?
 
Kater viktimat eshte provuar nga pamjet filmike se jane vrare larg rrethimit te Kryeministrise, me arme zjarri, ndersa nuk paraqisnin, sipas ekspertizes se FBI-së rrezik jete per oficeret e Gardes.
 
Per 21 Janarin, konkluzioni i hetimeve te kryera edhe nga FBI-ja amerikane tregoi se jane kryer 11 qitje ne drejtim te turmes nga arma e ish-komandantit te gardes Ndrea Prendi, 1 prej tyre kishte vrare Faik Myrtajn dhe se nga plumbat e leshuar nga arma e ish-oficerit Agim Llupo u vrane Hekuran Deda dhe Ziver Veizaj. Per rastin e Faik Myrtajt ekspertiza e FBI shprehet ne kete menyre:"Pistoleta Beretta, caliber 9mm, me numer P52796Z janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma shtetasit Ndrea Prendi ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në murët e zyrave të UNHCR-së". 

Nese krahasohen konkluzionet e dy ekspertizave, bie ne sy se ne rastin e ekspertizes per viktimen ne Itali, kater ekspertet kane konkluduar se arma ka qene e drejtuar nga brenda jashte dhe eshte qelluar pas paralajmerimit ne ajer, por plumbi qe vrau 21-vjeçarin ka ndryshuar drejtim si pasoje e perplasjes me nje gur qe po leshohej drejt forcave te rendit. Ne rastin e Tiranes, ekspertiza e FBI thote se eshte qelluar me drejtim turmen. 

ekspertiza e FBI thote se eshte qelluar me drejtim turmen.

e bone qe e bone zamet e ke  me na pru ekspertizen orgjinale(jo ate te shekullit ne andlisht smiley )aldemso

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).