Kryediplomati amerikan në Tiranë, këtë herë vërtet e kaloi cakun. Jo më kot të gjithë ata që kanë në mendje klishetë e Luftës së Ftohtë i quajtën qëndrimet e tij të fundit si “një ndërhyrje në punët e brendshme”.

Sepse që prej 21 janarit, ai kurrë nuk ka mbajtur qëndrim kaq hapur dhe kundër njërës palë. Sepse kurrë nuk ka bërë vaki, deri më sot, që SHBA të ndërhyjë qartazi dhe ashpër për të komentuar vendimet e gjyqësorit. (Edhe ne vitet 1994- 1995 kur një pjesë e administratës së lartë amerikane nën trysninë e lobit grek, kërkuan lirimin e 5 minoritarëve të arrestuar me direktivën e drejtpërdrejtë të presidentit të kohës, trysnia u zhvillua në rrugë diplomatike, por jo publikisht).

Epitetet “tronditës” dhe “minon besimin” e publikut tek gjyqësori do të lakohen për një kohë të gjatë në debatet e politikës shqiptare.

Po çfarë ndodhi që “pro-berishisti” Arvizu ndryshoi kaq radikalisht? Si duhet shpjeguar transformimi i tij dyvjeçar? Natyrisht që për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve mund përdoreshin një mori këndvështrimesh. Nga iluzioni që ne kemi për fuqinë ndikuese të diplomatëve kryesorë tek shtetarët tanë, nga aureola e rreme që krijojnë ata se janë në gjendje të luajnë rolin e arbitrit, nga symbylltësia e shtypit për të komentuar dështimet e këtyre “ndikuesve të mëdhenj”, sa herë që duhet të marrin anë kundër arrogancës së pushtetarëve lokalë. Të gjitha këdo këndvështrime mund të ishin pjesë e një analize. Por unë do të preferoja një qasje më praktike, që më duket edhe më pranë së vërtetës. Dhe që e ka gjenezën tek mbërritja e ambasadorit Arvizu në Tiranë.

Kur ai zbarkoi në vendin tonë, trashëgimia që gjeti ishte e keqe. Marrëdhëniet e misionit të tij me qeverinë ishin në pikën zero. Paraardhësi i tij, Uidhers, kishte qenë tejet i ashpër kundrejt shumicës që drejtonte vendin dhe shpesh i kish dalë në krah kundërshtarëve të saj. Njerëzit më pranë Berishës e përbuznin atë, madje mbanin të gjallë alibinë se politikat e tij personale nuk miratoheshin nga Departamenti i Shtetit. Megjithëse disa herë eprorët e Uidhersit kishin dalë në ekranin e VOA-së për të mbështetur ambasadorin e tyre në Tiranë, kjo thashethemnajë këtu kish arritur të zinte vend. Ndaj, kur Arvizu mbërriti në Shqipëri, detyra e tij e parë qe që ta ndryshonte këtë gjendje. Ai theksoi në disa raste se e mbështeste punën e paraardhësit, por në praktikë filloi të vepronte ndryshe. Nëse strategjia e Uidhërsit kishte qenë përplasja e të vërtetave në sy qeveritarëve, ai zgjodhi një mënyrë tjetër, atë të zbutjes së bishës. Mënyra e re e të bërit diplomaci nga selia e Rrugës së Elbasanit, filloi të qe përkëdhelja e më të fortit. Nëse Shqipëria kishte një skenë të polarizuar ashpër, që pas zgjedhjeve të 2009-ës e deri në 21 janar 2011, rruga që u zgjodh ishte të arrihej normaliteti duke fshikulluar më pak të rrezikshmin. Me fjalë të tjera Berishës nuk kemi ç’i bëjmë, mënyra e vetme është ta mbajmë nën vëzhgim, ndërsa Rama e ha presionin, prandaj ta mbajmë nën trysni. Dhe meqë personi i parashikuar për t’u mbajtur në trysni, i pranonte në fund të gjitha sugjerimet, por herë duke u vonuar në mënyrë të papjekur e herë duke hedhur shkelma kapriçiozë, ai u etiketua si prishësi i skemës. Kështu u krijua ideja e një diplomacie amerikane anti-opozitare. Kësaj klisheje i ndihmuan shumë edhe aktet e ambasadorit Arvizu. A mund të përdorej togfjalëshi “burrë shteti” për kryeministrin që atëherë sapo kish ngritur alibinë e parë, të rrëzuar menjëherë, se vrasjet ishin bërë nga opozita? A mund të shtrëngoheshin duart e atyre që dyshohej se kishin qëlluar dhe të flitej për njerëz me “axhendë tjetër”, kur njëra nga axhendat kishte përfunduar vetëm me thyerjen e një gardhi, ndërsa tjetra me vrasjen e katër vetëve? A mund të flitej për “celulë antiamerikane”, të atyre që e përqeshnin dhe e kritikonin këtë logjikë? A mund të negociohej mbi bazën e një absurdi: nuk e lejoj prokurorinë të hetojë sepse ndodhem në kushtet e një grushti shteti që po e bëka opozita me presidentin, shefin e shërbimit sekret dhe kryeprokuroren. Të paktën për disa nga këta njerëz informacionet e ambasadorit Arvizu kanë qenë se s’kishin lidhje me këtë grusht të shpikur shteti. Atëherë pse ai ndërmjetësoi për t’i hapur rrugë hetimit duke pranuar si premisë për këtë negocim alibinë hileqare të puçit?

Të gjitha këto dilema e marrin përgjigjen tek strategjia e vendosur në fillim, tek ajo e zbutjes së më të rrezikshmit dhe ndrydhjes të më të dobëtit. Në bazë të kësaj strategjie, u arrit kompromisi i lejimit të “hetimeve gjithëpërfshirëse” për 21 janarin. Arvizu doli atëherë përkrah Ina Ramës. Arriti të ketë një hetim nga FBI dhe u duk sikur gjithçka po shkonte mirë. Falë strategjisë së ndjekur, ai kish arritur ta vinte veten në rolin e arbitrit, dhe tani mbi atë që ndodhi në 21 janar, do të kishte një hetim të vërtetë. Edhe më e madhe u bë kjo shpresë kur, një vit mbas ngjarjes, mbërritën konkluzionet e ekspertëve amerikanë. Ato treguan se kush kish qëlluar mbi njerëzit e pafajshëm. Më keq. Edhe nëse ato vrasje kishin qenë rastësi, raporti i FBI-së fliste për krim të dyfishtë. Për njerëz që pas krimit të parë, nën mbrojtjen e pushtetit, kishin bërë gjithçka për fshehjen e gjurmëve të tij. Në këtë moment shumëkush ka thënë se Arvizu kish pasur të drejtë. Se kjo qenkësh rruga, jo fort burrërore, por së paku tejet inteligjente, për të arritur tek e vërteta.

U desh të kalonte edhe një vit, që kjo përrallë tepër e bukur për të qenë e vërtetë, të mbaronte. Kur gjykata e Tiranës dha vendimin e saj, ajo nuk gjykoi vetëm ata tre persona që luanin aty një lojë, rezultati i së cilës ishte paravendosur. Ajo, në mënyrë indirekte dha dhe një vendim edhe për strategjinë dyvjeçare të ambasadorit Arvizu. E gjithë kjo përçapje kish mbaruar si një farsë, ku roli i tij si arbitër qe përqeshur keq, ku konkluzionet e FBI-së qenë trajtuar si letra higjienike “New York Times”.

Prandaj dhe reagimi i ambasadës amerikane pas vendimit të gjykatës qe i tillë, ndoshta në tejkalim të kompetencave diplomatike, ndoshta pak emocional, ndoshta i ligjshëm për një zyrtar amerikan që e ka të vështirë të kontrollohet, kur arroganca dhe përqeshja i bëhen nga të tjerët.

Sepse në fund të këtij procesi, kishte ndodhur pikërisht kjo: shembja e një iluzioni dyvjeçar se me Berishën mund të krijosh kushtet për të shërbyer si garant apo arbitër. Nuk kishte dështuar më kot në misionin e tij paraardhësi Xhon Uidhërs.  Nuk kishte dështuar më kot, këtu e dy dekada më parë, ambasadori Shifter, kur kish ardhur me shpresën për ndërmjetësim për procesin e minoritarëve grekë, dhe kishte parë t’i grisej para syve porosia e presidentit Klinton. Nuk kishte dështuar më kot as një nga ish- miqtë e dikurshëm të Berishës, nënsekretari Timotej Uorth, të cilin ish- presidenti nuk e priti as në zyrë kur erdhi të negociojë për zgjedhjet e vitit 1996.

Këto shembuj janë të mjaftë për të treguar se Berisha të përdor si negociator, për sa kohë je në favor të tij. Kur fillon të negociosh vërtet, kur vihesh vërtet mbi palët, ai të radhit tek armiqtë.

Ky proces ka filluar tani edhe kundër ambasadorit Arvizu. Jo më kot atij i kujtohet tani se edhe amerikanët vrasin në muret e selisë së tyre. Jo më kot deklarata kundër tij shkruhet dhe shpërndahet nga ministra. Jo më kot qarqet pranë qeverisë flasin për ndërhyrje në punët e brendshme. Natyrisht këto aludime as nuk i lëvizin qerpikun kryediplomatit të shtetit ende më të fuqishëm në botë. Por, ato janë prova më e mirë se strategjia dyvjeçare e ndjekur prej tij, ajo e zbutjes së më të fortit, ka rezultuar e dështuar.

16 Komente

Jallah o Loni, na bere ta perfytyrojme Arvizun me ate muziken tipike te filmave MI.

Me pelqeu...e kisha haruar fare muhabetin e ketyre "celulave anti-amerikane"!! p.s shfrytezoj rastin tu informoj se Edi eshte mire nga ana shendetsore,e ka premtuar zbatimin e projektit muze per ish burgun e Spacit brenda mandatit te pare!!

Amerikanet nuk jane thelluar si duhet ne historine e bejlereve, pashallareve dhe bajraktareve nen Turqi, e politikaneve shqiptare ne keto 100 vjet shtet. Ata jane te bindur si manare, kur nga 'Sulltani' vjen legjitimimi i pushtetit, e drejta per te vjedhur, grabitur e sunduar. Kur nga Sulltani vjen delegjitimi i pushtetit, duhet t'u presesh koken, perndryshe i ke ne kryengritje te hapur.

Sulltani, rrinte e rrinte e priste ndonje koke, si shembull per te tjeret. Amerika po s'e hoqi Salen me ndonje manover sulltaniste, kot e ka, me stile, nuk pyet Sala nga stilet.

Arvizu ne fillim kujtoi se kishte te bente me dele tajlandeze, si ato qe la ne Tajlande, do ua fuste te gjitheve me stilin e tij diplomatik. Problemi eshte se pushtetaret e politikanet shqiptare, politikisht jane pasardhes te bejlereve e bizantineve, ndersa shqiptaret e thjeshte jane me ke 'u qan hallet'.

Te shpresojme se Amerika do te vendose perfundimisht e ne menyren e duhur, se me ke do te negocioje dhe do dije te leshoje, jo te marre gjithçka; dhe duhet ta vendose sa me shpejt. Nuk mjafton te dalesh kunder Sales, duhet te jesh edhe me dike nga opozita.

S'ka stabilitet pa demokraci ne Europe, duhet te ndryshojne parimet nga DASH-i. Duam demokraci ne nga lagja ketej, stabilitetin e pame 45 vjet me Dullen dhe s'na doli gje.

 

 

 

C'te ben te mendosh se Amerikes i intereson aq shume shqiperia sa te bej manovra sulltaniste?

E lexove kercenimit e Dashit, pakapo ?

I intereson, se eshte e vetmja pike e sigurte ne Ballkan.

Problemi amerikano-shqiptar eshte se amerikanet duan besnikeri gratis nga shqiptaret, ndersa shqiptaret duan shperblim per besnikerine.

Shperblimi per disa quhet legjitimim i pushtetit, per ca demokraci, per ca Shqiperi etnike.

Dash-i ne fakt beri gafen e radhes me kete kercenim, sepse ky kercenim nuk lidhej me demokracine ne Shqiperi, me problemin e drejtesise e 100 halle te tjera, po me ngritjen e zerit nga ana e Berishes per mbrojtjen e interesave shqiptare ne Ballkan.

Berisha nuk pjerdh per kete kercenim sepse ky kercenim nuk i ngre shqiptaret kunder Berishes, perkundrazi rrezikon te irritoje masa te gjera shqiptaresh me Ameriken.

Dmth ku Dashi quan lapidarin nje pllake me ca emra, po ofendon deshmoret shqiptare, dhe te na fale Dashi, po nuk po na rruhet me shume per Ameriken sesa per Deshmoret shqiptare.

Me pak fjale, Dashi kesaj radhe ka ngaterruar k@rin me dollarin, dhe kjo shkon ne favor te Berishes, jo kunder tij.

E perseris, Amerika duhet ta studioje me mire historine e shqiptareve, se ka bere gabime, te cilat i vuajme ne, se ata s'vuajne gje.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=25...

Shih edhe Thaçin, e njejta linje, o pushtetin o ketu s'ndahemi mire.

Ne fakt, bashkimi ose çeshtja kombetare me mire, eshte shitur nga Thaçi e Berisha, ne shkembim te pushteteve perkatese, kur keto pushtete kercenohen prej te huajve, keta rendin t'u kujtojne shefave te tyre euro-amerikane, se pushtetin e kane blere me mosbashkimin.

Ky eshte nje problem esencial kur si ne Shqiperi si ne Kosove, euro-amerikanet ne vend te demokracise, kane vendosur te mbeshtesin 'stabilitetin' dhe 'burrat e shteteve'.

Prandaj pohova me lart, qe ketej nga lagja jone duam demokracine, nuk mund te kete stabilitet pa demokraci ne Europe, nuk eshte qasja e duhur kjo.

Kur nga Sulltani vjen delegjitimi i pushtetit, duhet t'u presesh koken, perndryshe i ke ne kryengritje te hapur. smiley

Mentalitet mesjetar me rrënjë të fortashumë  : Bejler- qehallar - bujkrobër . Qytetarët e lirë indiferente e pa zemër.Veç vjersha.

 

Cilet qytetare te lire, ata qe kane hallin e rendit dhe qetesise ?

Kush ka pare ndonjehere reagim qytetar gjate vendosjes se nje pushteti autokratik ne Shqiperi, nga Esat Pasha me 1913 tek Sala ?

Shih si rreshtohen pas Sales gjithe qytetaret e lire pedeiste, kur s'ka ngel rob ne planet pa u skandalizuar me gjyqin e Metes e ketij te 21 Janarit.

Ata mund te jene qytetare prej 100 brezash, te kene pasurine e shkollat e dynjase, po ca bujkrober te mjere jane, 'e di beu ate pune', ne qehallare e bujkrober jemi.

 

 

Kur mendon lojen amerikane me regjimet diktatoriale ne Ameriken latine nuk ka nevoj per germime te shumta arkeologjike. Deshmite jane mbi siperfaqe. Shahu luhet ne prapaskene.

e keqja jone eshte se cdo deklarate apo qendrim te amerikanve ne e shofim me syzet tona dhe sipas rastit e ulim ose e ngrejme arvizun e tjetrin sipas interesit; u be me ramen apo me berishen. Edhe kjo analiza qe e nxjerr Arvizun pro ramist apo anti berishist eshte rrjedhoje e ksaj

Shhh, stop making sense.

" .... Këto shembuj janë të mjaftë për të treguar se Berisha të përdor si negociator, për sa kohë je në favor të tij. Kur fillon të negociosh vërtet, kur vihesh vërtet mbi palët, ai të radhit tek armiqtë..." 

  Kjo eshte mese e vertete . 

 

" .... Por, ato janë prova më e mirë se strategjia dyvjeçare e ndjekur prej tij, ajo e zbutjes së më të fortit, ka rezultuar e dështuar..." 

 Te gjithe ambasadoret amerikane, kane deshtuar me Buall Mavrine, jo se ky eshte i zoti, por persa kohe e mbeshtet pushtetin e tij, je mik, por sapo fillon e kritikon, je automatikisht ne mos armik, jo mik i tij. Thjesht, kemi te bejme me nje mentalitet diktatori, qe e mbulon kete lloj diktati, me propagande, takime me popullin, festa, batuta, etj. 

Artikull qe ben nje analize te bukur !! Me pelqejne kendveshtrimet e Andi Bushatit !

Me ne fund u zgjua dhe Arvizu ! Te jep pershtypjen sikur deri tani te kish qene ne nje gjendje sonambulore permanente !!

Perveç rasteve te sipercituar, midis te tjerash ka harruar nje gafe e denje per tu ripermendur te Aleksandrit te Vogel Andi.Ta pyesesh rreth asaj ngjarjeje aspak te hijshme te shkaktuar prej tij, e kam llafin per "prerjen e kontaktakteve" me gazeten Shekulli dhe redaktorin e saj ( dicka e paprecedente ne raportet ambasador i huaj - media vendase), rrezik do thoje "joo,per zotin s'kam qene une ! "

don't make us condemn you publicly

http://top-channel.tv/artikull.php?id=25...

opa?

po i vjen ngordhja pa mbire bar' i njome ketij?

kshu si band aid po e hiqkan?

ah sllobo sllobo!

sa msime msoi bota nga ty! 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"  Mos na beni tju denojme publikisht  !  "

Cfare paralajmerimi, ambasada! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).