Sapo Shqipërisë t’i ishte akorduar statusi, fondet strukturore të BE-së do të ishin hapur dhe rreth 320 milionë euro në vit do të kishin ardhur tek ne në formën e projekteve të infrastrukturës.

Figurat tona mitologjike janë zgjuar sërish, për shkak të absurdit të kurdisur nga opozita kryesore e sotme. Po bëhen gati tre vjet që shohim t’i mohohet Shqipërisë statusi i vendit kandidat për në BE vetëm nga kokëfortësia dhe halucinacionet e një lidershipi socialist krejtësisht të papërgjegjshëm për interesat madhore të vendit. Le të marrim thjesht interesat ekonomike.

Sapo Shqipërisë t’i ishte akorduar statusi, fondet strukturore të BE-së do të ishin hapur dhe rreth 320 milionë euro në vit do të kishin ardhur tek ne në formën e projekteve të infrastrukturës. Kështu u ndërtua 30 vite më parë e gjithë Irlanda, me projektet e BE-së. Praktikisht i bie rreth 900 milionë euro të humbura nga Bajlozi i integrimit, kryetari i opozitës kryesore të vendit që po mban qëndrimin më absurd të mbajtur nga një personalitet politik në këta 23 vitet e fundit. Vendet kandidate në BE vijojnë të marrin më shumë fonde për çdo banor të tyre nga Bashkimi Evropian.

Nëse një shqiptar ka përfituar vitin e kaluar mesatarisht 29.59 euro nga grantet e Bashkimit Evropian, për Kroacinë shifra ishte 34.56 euro, për Maqedoninë 45.2 euro ndërsa për Malin e Zi rreth 54.8 euro për frymë. Por shifra e ndihmave për frymë nuk është kostoja e vetme e mungesës së statusit kandidat.

Dëmi më i madh lidhet me mënyrën se si shpërndahen këto fonde. Shqipëria përfiton grante vetëm nga dy zëra të programit IPA, që janë bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërtimi i institucioneve. Të dy këto zëra kanalizojnë pjesën më të madhe të fondeve në asistencë teknike, e cila shpesh shkon për të paguar pagat e ekspertëve të BE-së, që vijnë të trajnojnë administratën shqiptare apo ndihmojnë në ngritjen e institucioneve. Ndaj efekti i tyre në ekonomi është i kufizuar.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet që kanë statusin kandidat, marrin grante edhe për tre zëra të tjera që janë zhvillimi rajonal, ai i burimeve njerëzore dhe mbi të gjitha zhvillimi rural. Për shembull, në tre vitet e fundit, fermerët maqedonas kanë përfituar nga ndihmat e Bashkimit Evropian 31.5 milionë euro mbështetje direkte. Kjo shifër është gati 10 herë më e madhe se sa subvencionet që ka dhënë qeveria shqiptare nga fondet e Buxhetit te Shtetit deri tani për projektin e saj më të madh në bujqësi, ullishtat edhe pemëtoret e tjera përfshirë dhe arrorët.

Kjo do të thotë që fermerët shqiptarë, të cilët nuk kanë përfituar asnjë fond nga Bashkimi Evropian, janë në dizavantazh në tregun rajonal dhe atë evropian krahasuar me fqinjët e tyre maqedonas. Dhe është hipokrizi e pastër premtimi i opozitës kryesore për fermerët tanë për mbështetje të jashtëzakonshme, kur kjo opozitë ka tre vite rresht që u mohon atyre me dhjetëra miliona euro që do të vinin nga fitimi i statusit vend kandidat për në BE nga Shqipëria.

Ky status është thellësisht dhe katërcipërisht peng i një aventure politike të pamasë. Në emër të mosfitimit të pikëve për pozitën nga marrja e statusit, fermerëve shqiptarë, praktikisht çdo qytetari shqiptar i mohohet një ndihmë afër një miliardë euro për ekonominë e tyre. Dhe kjo pikërisht në këto kohë të vështira, kur të ardhurat nga emigracioni janë pakësuar ndjeshëm dhe po ashtu kreditimi i biznesit është në ditët më sfiduese.

Ja përse opozita kryesore e vendit sot realisht po luan rolin e Bajlozit, duke ua mohuar shqiptarëve “ujin” dhe “detin” perëndimor europian, avantazhet e dukshme dhe të mëdha të përshpejtimit të integrimit. Ja përse zhvillimi i një referendumi për tre ligjet e integrimit duket zgjidhja më syçelët përballë absurdit dhe çmendurisë së Bajlozit modern shqiptar.

52 Komente

Pse akoma me ndihma (vjedhje) do te jetoni Ju?  Kush hedh para ne nje thes te cpuar? Shqiperia eshte thes i Cpuar! Tre ligjet nuk armojne asgje. Nuk mbyllin vrimen e madhe te borxheve DHE KORRUPSIONIT!

Ky artikull eshte hiporkrizi dhe retorike boshe. Rregulloni shtepine vet punoni se me borxhe nuk jetohet! Izoti i shtepise nuk ben dy lek pune, me tellalle nuk mbahet shtepia! 

Zoteri,

Borxhe dhe Korrupsion, besoj se ka PLOT dhe ne Mal te Zi (pika kryesore e kontrabandes se cigareve etj per ne EU), Korrupsion dhe Borxh mbi 100% te buxhtit ke ne Serbi qe ekonomia ka thyer koken me kohe, korrupsion dhe borxhe ke sa te duash dhe ne Maqedoni.

POR amà, keto vende te Rajonit dhe konkurrentet tona direkte, i marrin ato Milionat e EUROPES dhe qe ja japin Fermereve te tyre si subvencione, kurse fermeret tane e mbajne "barkun thate" ... gjejeni pak shpjegimin pastaj pse fermeret tane e kane te veshtire te çajne ne tregjet e huaja

Ne 3 vite do ishin marre mbi 900 milione euro,  gati 1 Miliarde euro, per ekonomine Shqiptare nuk eshte e neglizhueshme!

Ore ti mos je Kurreshtari? 

Sidoqofte `zoteri`ti e kupton qe Shqiperia eshte nje thes i cpuar? Ne 20 vite Shqiperia ka marre miliarda dollare ndihme. Me thuaj ku jane ? Di t`mi shpejgosh? Nje vend me 3 milion banor per 23 vjet duhet te kish dal nga tranzicioni dhe nga varferia. Ku e ke Shqiperine ne cvend renditet ? 

Ti krahason Serbine Malin e zi dhe Maqedonine pse duhet te krahasoshesh me keto ? E megjithe ate ato vende jane disa dhjetra here me te zhvilluara se Shqiperia ne aspektet e shtetit dhe administrimet publike etj.. ehe ku jane ato me ne!  

merru me diversante ti! ça "Kurreshtari" thua o burre ??

Leket e BE-se kane shkuar atje ku kane shkuar, kete "llogari" ja u kerkone BE-ja Qeverive Shqiptare qe i kane marre ato leke ... nuk ka ngelur debati ketu sot.

Sot po diskutohet qe pse per disa Jusitfikime koti, Shqiperia humbet kohe, leke, fonde, privilegje, qe muind te merrte nga statusi i kandidatit per anetarisim ne BE.

Ceshtja kryesore eshte, si ta pershpejtojme integrimin Europian ? Kurse ne i veme shkopinj nen rrota vendit tone..

ça "Kurreshtari" thua o burre

Terhiqem, po keni nje mendje afersisht prandaj, por nejse nuk ka rendesi kjo!

Prap ti nuk kupton ne lidhje me tre ligjet...shqiperia ka humbur kohe me Berishen dhe jo me `humbjen e lekeve`

Kujt tja japin leket te korruptuarve  hajdutve ? Ke ndonje gje per te thene per kete Korupsionin? Ne nje kohe krize nuk te jep me njeri para (investime) kot badjava ..

 

Lexo pak ketu :

 

Raporti i KLSH-se, ne 3 vjet administrata ka vjedhur 7 mld leke

Doganat dhe tatimet sektorët më problematike për shkelje ekonomike dhe ligjore
Performancë e ulët me legalizimet, vetëm 4% kanë marrë titujt e pronësisë

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej miliarda lekësh në 3 vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të shtetit zbulohet ‘vjedhja’ prej 7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit kryesisht në sektorin e doganave dhe tatimeve. Raporti i referohet 3 viteve të fundit (2008-2011) dhe flet mbi abuzimet që kanë kryer punonjësit e administratës gjatë kësaj periudhe.......................

Me vjen keq po nuk eshte çeshtja tek KORRUPSIONI - dmth, nuk eshte Korrupsioni arsyeja pse ligjet nuk votohen, dhe statusi nuk jepet... thjesht 3 ligjet duhen votuar dhe per te votuar ato 3 ligje te mallkuara qe na kerkon BE-ja  (Reforma Parlamentare, Ligji organik per Gjykaten Administrative, Ligji per Statusin e Nepunesit civil) - Ato ligje, duan 84 vota ne Parlament sezben : duhet VOTA E SALIUT + VOTA E METES +VOTA E RAMES

ME shkoqur nuk e bej dot!

Tani Rama nuk e jep OK per 1001 arsye...justifikime, puna e tij!

Ne ç'kusur kemi qe te vuajme si popull ? si Shqiptare neper bote ? se ndryshe kur je "jashte BE-se", dhe ndryshe kur je ne BE ... edhe per ne jashte shtetit gjerat nuk mbeten siç jane tani...

I ka oret e numerume .

Ndoshta, por kemi humbur shume kohe si shtet ne rrugen e gjate drejt BE-se... te humbasesh 3 vite per vogelsira te tilla, eshte gjynah! pa llogarit fare DEMIN EKONOMIK nga mos levrimi i kety fondeve, subvencioneve etj...

Del e flet Rama pastaj se do mbeshtesi fermeret apo ku t'a di une ça prrallis...ka 3 vjet qe ja u heq kismetin e fondeve te europes, kurse maqedonasit "kerkojne duart" dhe mbysin tergun tone!

Katallani i progresit...

Cfare patetizmi folklorik! Gjeniu qe shkroi kete pegere s'i paska vene emrin.

Jo Blendi!

Eshte Qerosi i Progresit dhe Katallani i Integrimit! smiley

Emri i autorit, the zotrote?

Po Sali Berisha eshte or vlla, ai i shkrun editorialet pa e shenu emrin, se ka frike se mos e tallin shoket, sepse shkruan editoriale. smiley

Nuk me vjen aq shume per te qeshur kur vendit tim i jane hequr nga rrisku e paku 1 miliarde Euro ne keto 3 vitet e fundit, ose te pakten 320 milionet e vitit 2012 nese do ishin votuar ato 3 ligjet e fundit (nga 12  reforma qe ishin gjithsej).

Kesaj i thone, per inat te sime vjehre...

Merruni me autorin ju, kur s'keni ça te thoni per argumentat - Kroacia per 5 muaj eshte anetare e 28 e BE-se, ne Shqipot s'kemi marre statusin akoma dhe FAJIN duhet t'a kerkojme vetem tek vetvetja

"nga rrisku e paku 1 miliarde Euro ne keto 3 vitet e fundit, ose te pakten 320 milionet e vitit 2012 nese do ishin votuar ato 3 ligjet e fundit (nga 12  reforma qe ishin gjithsej)."

Absolutisht e pavertete, keto jane shuma perrallore e krejt te paverteta 

 

" Kroacia per 5 muaj eshte anetare e 28 e BE-se, ne Shqipot s'kemi marre statusin akoma dhe FAJIN duhet t'a kerkojme vetem tek vetvetja"

Po Kroacia eshte anetare, me Kryeminstrin e arritjeve te medha, anteresimit ne NATO e BE pas kekurave per korrupsion. 

vallahi burra,

me pase mundesi me menaxhu keto dy dritaret e ipas dhe me i marre leket qe na jane akordu do te ishte mrekulli e do te kishim ba nje pune te mrekullueshme.

por ne nuk jemi ne gjendje me menaxhu keto euro te vogla, imagjino me na ardhe eurot e mdhoja sa te humbur do te jemi. ku do te mbytemi?

sa leke jane dhene per ndertimin e institucioneve, sepse perderisa Ipa nuk ka ndertuar nje institucion per menaxhimin e lekeve qe jep vete, cilin institucion ka ngritur?

e pra, Rrofte Rama qe beri te mundur qe mos ti kishte hallall Shqiperia keto leke "qyl" te Europes!

I Duhet dhene Urdheri I Larte i Flamurit per kete smiley

Sa per institucionet, mos harro qe pa ndihmen e BE-se nuk behej ajo "heqja e vizave" se duheshin siguruar kufijte dhe isntalimi i programin TIMS etj... gjera teknike

Lere Gjyaten Administrative qe po Europa dhe Amerika po japin lek, po dhe ate Rama e ka vonuar si projekt e s'ka nder mend t'a votoje ligjin ... Fondet po digjen, siç u dogjen miliona dollaret e fondit te Mijevjeçarit qe do jepte USA per Gjykaten Administrative pikerisht....

Ndoshta Bajlozi do qe tju boje motrat dhe ndoshta pastaj qetesohet?

/keshtu e kishte dhe ajo perralla... smiley

Ky proces ka koinciduar me disa fatalitete, te cilat do te zgjidhen me kalimin e kohes. Vonesat ne marrjen e fondeve, nuk do te thote se nuk do te merren fonde te tjera ne te ardhmen. Me realizimin e rotacionit te klases politike ne Shqiperi, dhe me ardhjen ne fuqi te opozites socialiste ne zgjedhjet e ardhshme te qershorit 2013, keto probleme te mosperputhjes kohore do te eleminihen. E rebdeishme eshte qe Shqiperia do te kete mundesite t'i marre fondet ne nje te ardhme te shkurter.

He mer se cuditesha edhe une pse merzitesh qeveria qe shqiptaret nuk shkonin dot ne Europe, kur nderkohe vizat ishin heq!!! Ktu s'qeka puna e e Europes, por 320 milion Evrove te bllokume, nderkohe qe qeveria e maroi dhjamin e vet dhe tani po tret edhe kocken. Kane fillu deputetet duke vjedh xhepat e njoni-tjetrit. Hajde mo t'u mbyllte e mendjes tha.

P.S. Ed Rama, shtriu aty ne mes te rruges edhe bohu dige, vec lek te tjera mos u ler ketyre hajduteve qe e rropen te gjalle ate popull.

kur nderkohe vizat ishin heq!!!

E ashtu eshte! Te kishte Rama ndonje "ligj" ne dore si kusht per Heqjen e Vizave me Europen, do t'a kishim pare dhe heqjen e vizave Shqiptaret smiley

Normal qe çeshtja tek LEKET eshte, edhe ne sduam te integrohemi ne BE sa per te dale ne foto! Siç po merr milionat e Eurove Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, kerkojme dhe ne ato "therrimet" qe na takojne...

Por ne Shqipot vazhdojme me tragji-komedite : per syte e bukur te Helenes i vuri flaken Trojes miku, ne ja bejme vetes per cic-mice!

O  Lefto, leri keto pallavra. Me mua te pakten. Se nuk jam i zones tende operative.

LEFTI; ".... Ne 3 vite do ishin marre mbi 900 milione euro, gati 1 Miliarde euro, per ekonomine Shqiptare nuk eshte e neglizhueshme!..." 

 

Po 300 milion euro ne vit, ia kam ofruar une atij derbederi. Po te ishte i interesuar dhe me mend, ai komunikonte me mua. Po ai as eshte i interesuar per ne EU e as per 300 milion. Interesi i tij eshte vetem pushteti, dhe sa me shum mjegull, aq me mire orientohet ai per te kapur prehne e vet.

T'ia hedhesh fajin tjetrit, eshte e lehte LEFTOOO. Nuk dua te mbroj palloshin ketu, por nuk eshte kurre faji i opozites per mosmarvajtjen e puneve. Faji kryesor eshte i qeverise, pastaj mund te akuzohet opozita. 

Futja kot. Gjynah qe vini keshtu gjerash. S'ju dhimbset fare e verteta. E para mundesia qe ne te merrnim pergjigje pozitive ne 2010 ishte shume e vagullte , sepse atehere sapo plasi kriza ne BE. Po edhe sikur fondet e BE nuk merren me lopate, por me aplikime. Ne Shqiperi , me vrafshin mua, nese ndonje nga bashkite apo institucione lokale, ose shoqeri civile( qe kjo duhet te jete me ekspertja) ka ekspertize te nevojshme te thithin ato fonde. Ndaj ashtu sic do hapen do mbyllen. Po mire eshte te merret ky kandiditimi se cau derrasat.

E di si i thone kesaj ? Si ajo puna e Nastradinit me gocen qe e çoji per te mbushur uje, por e rafi perpara se te shkonte, qe te mos thyente pastaj shtemen ....

Edhe ti tani... Te votojne ligjet ata te opozites, se per 10 vota te qelbura ka ngelur puna, dhe kur te levrohen fondet ose jo, beni kritika sa te doni ju !

Por ju ferkoni duart qe ligjet nuk kalojne, dmth qe dhe Statusi me gjithe fondet nuk vijne ... dhe justifikoheni me "edhe sikur" .... edhe sikur ti kishim, s'do merrmin gje smileysmileysmiley

Me serioz ju lutem

Ik O Left pashe Perendite, se nuk ta kemi ngene!smiley S'jane muhabete keto per te bere. Une e di cfare them dhe si e them. Ketu as vende primare s'po te terheqin ato fondet decisive te BE,jo me Shqiperia, qe me ty ne krye s'e di si funksionojne Fondet Strukurale.smiley Te gjitha jane me aplikime. Mos u merzit kaq shume per keto fonde se Shqiperia perfiton tashme nga fondet IPA-se , qe u cane njerzia duke marr. smiley

Por me fonde pa fonde, mua s'me intereson ajo.Sigurisht jam pro-marrjes te kandidimit, por jo ne kushte mizerable, kur njerzit aty s'dine si behet politika. S'ka si te jete faji i opozites se pozita s'hap rruge. Edhe sikur gabim te jete opozita, duhet te jene ata ne pushtet qe duhet te binden. Mos mendo se ata te BE-se jane budallenj e do i hedhesh hi ne sy me tre ligje-

Ne ketu ne Suedi, jemi mesuar qe edhe nje person sikur te thote NEJ ne mbledhje, hidhet poshte komplet ideja. Ta mesojne dhe ata ne Shqiperi.smiley

Sidoqofte te shohim zgjedhjet njehere, se po ecen mire, do te mbajne me buke ata nga Shqiperia ty, se aq shume leke do kene.smileysmiley

Ju akoma besoni se po te votojme 3 ligjet do marim statusin e vendit kandidat ?? ( une personalisht nuk jam dakord qe te votohen 3 ligjet ,per permajtjen e tyre flas jo ne lidhje me qarkun e fierit) Nuk ju mjaftoi arsyetimi i vendimit te gjykates se TR mbi 21 janarin per te mare vesh se cfare eshte Shqiperia.. Per te mos folur qe projekti Europian po dobesohet dhe vete jeta e ketij komuniteti eshte ne rrezik real brenda ketij 5 vjecari...

po jo o burr, se asnji s'e beso. as kto qe gerthasin per naj kothere. na ka ngel kjo qe nga koha kur behej sikur paguhej e behej sikur punohej. ne ate kohe i thonim "aspi". tani i thon jo opozita, jo tre ligjet, kater matrapiqet, nalohen piqniqet, etj etj smiley

 

Kur njerzit genjejne vazhdimisht arrijne ne nje pike kritike qe i besojn dhe ata vete genjeshtrave qe thone.... Jemi ne delir total emigrant , po ku do dalim cfare do bejme neser ? per kete po mendoj une..

merrej apo jo, ishte tjeter ceshtje. Personalisht mendoj qe kish shanse te mira.
Ti ke objeksione nisur nga pikpamje ligjore po ai i gjati u detyru me kriju nji artific si ai i fierit per me justifiku urdhrin qe u dha ushtarve te vet. Kshu per pordhe, flasin te gjithe; te gjithe te japim edhe mend se ca do behej po fakti eshte se i gjati kish frike (mbase me te drejte) se nqse do i miratonte 3 ligjet dhe statusi jepej, do i kish ngul gozhden e fundit arkivolit te vet politik. Kjo eshte arsyja e thjesht, nuk ka pse kapemi sot mas ktyne cic-mic-eve qe shkru ti me lart per "permbajtjen e tyre" apo "dobsimin e rolit te BE-se".
vendimi i 21 Janarit nuk perdoret si justifikim ktu pasi vendimi u mor vetem sot, pra shume vone.

Po te votojme ligjin e statust te nenpunesit civil do ligjerojme nje thes me plera qe ka futur saliu &co ne pune ose qe do fuse Rama neser.. nuk i dihet . Ai ligj mund te votohet vetem kur te behen konkurse serioze per punesimin ne administrate dhe kur te egzistoje nje klase politike serioze qe ve ne vend te pare mireadministrimin dhe meriten e jo militantizmin.. Po behet ky vend ? Per mua me mire keshtu sic eshte..

Ore nuk e merr vesht qe Rama eshte budall ? Mire e mori vesht qe edhe po ti votonte ato tre Ligjet Shqiperia nuk e merrte Statusin e vendit Kandidat , dhe a e di ca do i punonte Sales me kete argument ? " Une i votova dhe prape se more  " dopio gjashten ne dore Sales , me popullin ne rregull e kishte gojen hapet , keshtu e mbyti Sala , Opozita thote , ajo si voton, nuk eshte politikan Rama , nuk eshte per ate pune.

Populli nuk shkon me te votoje, votojne vetem ata qe kane intres dhe qe blihen.. Mos kujto se populli eshte kaq budalla sa mendon ti..

po statusi i nepunsit civil do veje dhe piketat per kushtet e punemarrjes; nji arsye e mire nqse atij qe i eshte dhene vendi i punes prej Metes (kujto rastin e videos) po dhe te tjere (kam shoqni timen qe kane kap vende pune neper ministrina fale Gjinushit dhe ala nuk i kane lujt), ta heqesh dhe per ket t'mos i detyrohesh asnji cent si shtet. Ndryshe nga cndodh tani qe i heqin prej pune dhe u pagujne demshperblim pas vendimeve te gjykates.

Masanej, nqse ti je kaq pesimist qe nuk behet atehere ca do i ndryshonte ky ligji apo kto 3 ligjet vendit? nqse asigjo, ath. ca i kushtonte te binte dakort?

Plehrat  qe jane punesuar ne keto 8 vitet e fundit nuk jane punesuar asnjehere nga asnje pushtet i meparshem edhe kur ishte saliu ne fillim te viteve 90, dhe do ishte shume e veshtire ti zboje me ligjin e votuar, do ekishin zhvatur shtetin nga leket me gjyqe e me kete sistem drejtesie, plus do rikthehen ne pune.. Pastaj vlen ajo qe thua ti ne fund te fundit nuk ndryshon asgje ,por.... une kam nje parandjenje te keqe neqs do ishte votuar ligji...

ky joti eshte vlersim subjektiv edhe pse ket qe thu ti ma konfirmun plot tani kur isha. Te thashe qe njof nja 2 kokrra dhe i kam shoqni kshuqe nuk mund t'flas keq, aq me pak t'i etiketoj si plehra. Po, njoni prej tyne psh nisi pune ne ministri te punes psh dhe ne vrullin e fillimit, i futi dhe nji mba. Kshu, kish mbaru per biokimi. Masanej, kam punu shume pak ne tatim-taksat e tr. per t'pa se ca solli fatosi e meta nga vlora e skrapari. Njifsha dhe disa qe i ishin fut ekonomikut nderkohe qe punonin si auditore (jo police)

sa per ate pune une njoh njerez me tete vjecare qe jane ne pune ku nevojitet shkolla e larte.. cfare ju kushton atyre te blejne nje te mesme dhe nje te larte ne shqiperi? asgje.. dhe ata do jene nenpunes civil..

ai i gjati u detyru me kriju nji artific si ai i fierit per me justifiku urdhrin qe u dha ushtarve te vet. Kshu per pordhe, flasin te gjithe; te gjithe te japim edhe mend se ca do behej po fakti eshte se i gjati kish frike (mbase me te drejte) se nqse do i miratonte 3 ligjet dhe statusi jepej, do i kish ngul gozhden e fundit arkivolit te vet politik.

Rrespekte Br3dharaku,

I vetmi ketu qe e the troç si eshte puna - pa u kapur justifikime ne ajer...

Rama preferoi te "denoje" vendin e tij, ne menyre qe piket e marrjes se statusit mos t'i shkonin qeverise ne prag te zgjedhjeve. Per te do ishte fundi Politik...por asnje i majte ek PPU s'do te kete ndershmerine apo kurajon t'a thote me plote gojen. Pra kjo eshte e verteta e mos votimit te tre ligjeve...Fieri nuk eshte çeshtje "parimore" por thjesht ARTIFIC!

se po te ishte Fieri me i rendesishem se Shqiperia ne BE dhe po te ishte pike kaq thelbesore per PS-se, kjo çeshtje jo vetem qe s'do harrohej nga PS siç e ka harruar fare, por do mund te ishte "kusht" edhe per hyrjen ne zgjedhjet e 23 qershorit - si mjet presioni tjeter ndaj Berishes qe t"i leshonte Fierin...Harruat ju se ç'beri ne 2007-en Rama kur nuk hyri ne zgjedhje ne afatin e pare te caktuar nga Moisiu ? U kap pas çertifikatave dhe beri namin, o t'i dilte e tija, o s'ka! e kemi debatuar ketu tek PPU atehere...Pra, po te ishte ky kaq i vendosur per Fierin, bente si ne 2007-en.

Fakti qe Fieri u harrua, tregon se ishte artific - dhe kjo dihet - NUK prisnim nga Rama te thoshte se s'voton ligjet se "keshtu i intereson" atij.

Fjalet e H. Clinton i mori era "Vendosni interesin Kombetar perpara interesit personal"

O KK ta kam thënë nja 10 x pse nuk ja dhiu Naltmaidhimi këtij të gjati duke e lëshuar Fierin e vjedhur apo Naltmaidhimi nuk e do intergrimin dhe i falet.Qeke koqe që se kupton ke dhe 3mastera i dhive ato që ti kanë dhënë .

lexoje pak edhe kete (nje gazetar i djathte, antikomunist ...por jo keric i lauruar si ty) per te kuptuar se Rama, duke refuzuar miratimin e tre ligjeve (tre trendafila te vyshkur , ne fakt, mbi kufomen kuterbuese te shtetit leshligjor) i qendroi koherent aksionit te tij politik per sensibilizimin e nderkombetareve mbi nje ceshtje gangrene: vjedhjen sistematike te zgjedhjeve .

http://www.mapo.al/2013/02/07/ja-pse-ram...

 

 

Shteti shqiptar  qe kerkon para (Ndihm) nga BE :

 

Doganat dhe tatimet sektorët më problematike për shkelje ekonomike dhe ligjore
 

Performancë e ulët me legalizimet, vetëm 4% kanë marrë titujt e pronësisë.

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej miliarda lekësh në 3 vitet e fundit. Sipas një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të shtetit zbulohet ‘vjedhja’ prej 7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit kryesisht në sektorin e doganave dhe tatimeve.

 

Raporti i referohet 3 viteve të fundit (2008-2011) dhe flet mbi abuzimet që kanë kryer punonjësit e administratës gjatë kësaj periudhe.

Shkeljet

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë gjithë vitit që lamë pas, janë kryer 152 kontrolle në institucione të ndryshme, nga ku dhe janë vënë re shkeljet ekonomike dhe ligjore që janë kryer. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, degët e doganave dhe ato të tatimeve janë ndër më problematiket. Në 9 nga 17 degë doganore, është arritur të gjendet një dëm prej 184 milionë lekë të reja, shumë që sipas KLSH-së ka ardhur si pasojë e detyrimeve të papaguara apo moszhdoganime.

Tatimet

Abuzime janë regjistruar dhe në degët e tatimeve të disa qyteteve, apo komunave në shumën totale prej 49 milion lekë. Këto shkeljet janë dhe më të shumta në numër krahasuar me doganat, pasi KLSH raporton për mos vjelje të taksave vendore, gabime në llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat, mos pagesë e TVSH-së dhe shkelje të tjera.

Masat

Për dëmin total prej mbi 7 miliardë lekësh, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë kërkuar dhe rekomanduar 720 masa disiplinore, prej të cilave 59 janë largim nga puna dhe 125 masa administrative me penalizim financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit vë në dukej se janë zbatuar vetëm 536 nga 720 masa të propozuara.

 

smiley

Sa qesharake keto masa!!!!   Largim nga vendi i punes dhe 59 vete!!! smiley

Legalizimet

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit flitet edhe për procesin e legalizimeve, nga ku konstatohet se janë më pak se 4 % personat që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. KLSH ka kryer kontrolle në Agjencinë e Legalizimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011. Nga kontrollet rezultoi se nga 270 000 aplikime për legalizim, 240 000 prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4 për qind janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre, është kryer ky proces. Sipas KLSH-së, ky fakt tregon për një nivel të ulët performance. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë dy kallëzime penale për shpërdorim detyre, ka rekomanduar masa administrative dhe disiplinore, si dhe ka kërkuar dëmshpërblimin e një shume prej 42.7 milionë lekësh.

 

{....................}

Ore po pse mereni me nje MUT duke e shkelur? Lereni ne pune te vet dhe me siguri qe dielli dhe era do ta thajne dhe nuk do te mbaje me ere te qelbur. Duke e shkelur vetem sa ja gjalleroni aromen e shpifur.

Sapo Shqipërisë t’i ishte akorduar statusi, fondet strukturore të BE-së do të ishin hapur dhe rreth 320 milionë euro në vit do të kishin ardhur tek ne në formën e projekteve të infrastrukturës."
Keto rrena i kemi degjuar edhe me pare.sa per analogji.ne zgjedhjet e para ne 1991.po te kishte fituar PD do te na jepej $4 miliarde ndihme e tipit te planit marshall.Ky thashethem ia fitoi zgjedhjet lere se c'thone jo po ishte deshira e shqiptareve per demokraci e terci e verci.

 

ah bon ??

Pse edhe ne 1991 votove PPSH-ne ti ? smiley

Jo atehere votova salen bazuar ne keto rrena.

Kush e ka shkruar kete pacavure?

Ketu ka nje tendence per te shitur si te verteta gjera te paverteta apo gjysme te verteta , e pastaj per ta ngritur analizen e secilit pro apo kunder mbi tymnaje.

Le te shikojme disa nga pohimet e renditura ketu: 

1. "Sapo Shqipërisë t’i ishte akorduar statusi, fondet strukturore të BE-së do të ishin hapur dhe rreth 320 milionë euro në vit do të kishin ardhur tek ne në formën e projekteve të infrastrukturore"

Absolutisht e pavertete: Fondet strukturore te BE-se celen vetem per vende anetare, 320 mln Euro ne vit vetem per infrastrukture eshte halucinacion. (shih me poshte) 

 

2. "Nëse një shqiptar ka përfituar vitin e kaluar mesatarisht 29.59 euro nga grantet e Bashkimit Evropian, për Kroacinë shifra ishte 34.56 euro, për Maqedoninë 45.2 euro ndërsa për Malin e Zi rreth 54.8 euro për frymë."

E vertete, por: Kroacia-Maqedonia-Mali i zi jane vende kandidate. Si mesatare . i.e Maqedonia merr rreth 1,5 here me teper se Shqiperia. Shqiperia sot perfiton rreth 80 mln Euro ne vit gna BE, le te themi se me statusin do marre 1,5 here me teper, pra rreth 120 mln Euro nga 80 aktuale. Keto para, ne rreth gjysmen e tyre mundet te shkojne per infrastrukture (ujesjelles, kanalzime,rruge. shkolla etj.). Pra, nese sot marrim 80 mln Euro dhe rreth gjysma perdoret per infrastrukture, perdoren 40 mln Euro, nese do perfitonim rreth 120 mln Euro ndihme ne vit, 60 do te mund te perdoreshin per infrastrukture. Diferenca eshte 60-40 aktuale=20 mln Euro/vit. Pra, ne do te perfitonim rreth 20 mln Euro/vit me teper per infrastrukture  nga statusi kandidat jo 320 mln euro sic abuzohet ne artikulll. 

3. "Ndryshe nga Shqipëria, vendet që kanë statusin kandidat, marrin grante edhe për tre zëra të tjera që janë zhvillimi rajonal, ai i burimeve njerëzore dhe mbi të gjitha zhvillimi rural"

Po, por:  Marrja e statusit kandidat le te themi ne 2011-n nuk do afektonte sasine e fondeve meqenese buxhetet e BE-se jane 7-vjecare. 2007-2013. Efektet do hynin ne fuqi ne 2014-n; kuadri i ri i programimit te IPA-s (e pamiratuar zyrtarsiht akoma, por tashme i konsoliduar si drejtime strategjike), parasheh ndryshime te rendesishme ne shperndarjen e fondeve. NUk do kete me 5 komponente ku vendet potencialisht kandidate (si ne)  perfitojne nga dy akse dhe vendet kandidate (maqedonia etj.)  nga te 5 akset, por ndihma e BE-se do te kanalizohet ne sektore per te cilet paraprakisht bihet dakord mes BE-se dhe vendit perfitues te ndihmes. Aktualisht ky dokument po pergatitet per Shqiperine dhe perfshin sektore nga te gjithe (ish) 5 komponentet perfshire zhvillimin rajonal, rural e burimet njerezore. Nje tjeter kriter do te kete te beje me aftesine perthithese te sektoreve te ndryshem, pra aftesia per te pasur gati struktura, kapacitete, studime fizibiliteti e projekte te gatshme per financim e mbi te gjitha nje track record te suksesshem ne disbursimin e parave, ne sot me 80 mln Euro ne vit ndihme nuk arrijme te disbursojme nje pjese te konsiderueshme, projektet jane me vonesa dhe nuk parahikohen kosto mirembajtjeje e operimi te infrastruktures qe ndertohet. 

Analize politike nuk kam nder mend te bej, por desha te sqaroj mjegullnajen legjendare te fondeve te BE-se qe do permbysin vendin me statusin kandidat. Po , do kete nje "permbytje"nga fondet e BE-se, por kjo do ndodhe kur te behemi vend anetar, kjo mbi te gjitha nuk kerkon ndryshim opozite por shtet serioz. 

 

 

 

Altin,

e shof qe qenke specialist i fushes - ndoshta punon ne Min e Integrimit dhe shume mire nese eshte keshtu. Artikulli thote diçka qe qendron : statusi si vend kandidat na jep disa here me teper mundesi se ato qe na lejon niveli aktual qe kemi me BE-ne...ku jemi ende me MSA-ne e 2006...

Pra, edhe nese Statusi i Vendit kandidat nuk t'i jep te gjitha avantazhet e te qenurit Anetar i BE-se - normal, s'ka sesi te jete ndryshe - eshte nje stad goxha me i avancuar se ai ku ndodhemi sot. Perpos kesaj, behemi te barabarte ne status me vendet fqinje, me te cilet mund te krahasohemi dhe me te cilet jemi ne konkurrence direkte...

Dhe nga 3 pikat qe analizove me lart, vetem per piken 1 nuk ishe absolutisht dakort...artikulli nuk eshte per t'u hedhur posht dmth, por flm per argumentet shtese qe solle!

NUk punoj ne Ministrine e Integrimit , as nuk pretendoj ta njoh mire procesin, por njoh deri diku pjesen e fondeve. Artikulli eshte teresisht per tu heedhur poshte sepse niset nga ububuja e humbjes 1 miliard Eurove ne tre vjet per te na thene se cfare humbje e jashtezakonshme financiare e per ekonomine e vendit eshte. Kjo nuk eshte e vertete.Statusi i vendi kandidat nuk sherben per asgje tjter ne kete moment vec se si medalje absurde ne gjoksin e Ilir Metes e Berishes, celja e negociatave qe na e mabjtjen peng me zgjehdjet eshte hapi real, pasi sic shpjegova me siper statsui kandidat ne te vetmin hajr qe kishte fonde me teper e ne fusha te ndryshme me rregulloren e buxheti te ri e BE-se eshte inrrelevant. 

Per aspektin politik te procesit kjo eshte nje loje mes BE-se e vendeve aspirante terhiq e mos keput, kush deshmon se eshte serioz, me kapacitete adminstrtive e drejtesi funksionale si Kroacia ecen, te tjeret kismet.

Shtetin tone duhet ta ndertojme vete, nuk duhet te besojme per asnje cast se hyrja ne BE do zgjidhe problemet tona, ky eshte bullshit. 

 

 

 

 

aritmetika e ketij qe ka shkruar kete te lika pa mend:

Nëse një shqiptar ka përfituar vitin e kaluar mesatarisht 29.59 euro nga grantet e Bashkimit Evropian, për Kroacinë shifra ishte 34.56 euro, për Maqedoninë 45.2 euro ndërsa për Malin e Zi rreth 54.8 euro për frymë

58.4 (MNE) - 29.59 (AL) = 28.81 Euro/banor (diferenca sikur automatikisht te merrnim sa Mali i Zi.

28.81 x 2.800.000 = 80.668.000 Euro ne vit (shtesa medemek nga fondet strukturale sikur ti merrnim tak-fak njesoj sa Mali i Zi)

Ku e gjeti ky kete 320.000.000 Euro ne vit qe e paska magjeps leftin?

Pervec gabimit ne koncept, qe mashtron sikur statusi do merrej me tre ligjet

gazeta dita cover

vendimi u mor nga nje kolegj prej tre gjykatesish, nuk u mor vetem nga ky qe del ne faqe te pare te kesaj letres higjenike. kta e meritojne nje proces per fyerje e kercenim gjykatesi. gazetari plehre.

nuk i peshtyjme dot Prizreno, se per nje te peshtyme keta te fusin nje vit burg dhe nja 30 milione leke gjobe, veper qe nuk ndeshkohet as me gjobe as me burg ne Shqiperi eshte vetem vrasja mesa duket

Çështja e Fierit, gjykata hedh poshtë padinë, PS humb edhe Komunën Mbrostar

 

Partia Socialiste ka humbur dje një tjetër betejë me mazhorancën lidhur me Këshillin e Qarkut Fier, ku ky i fundit ishte edhe shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mes palëve që bëri të pamundur votimin e tri ligjeve të Brukselit. Padia për pavlefshmëri të vendimit të Komunës Mbrostar, ku u shkarkuan anëtarët e PS si përfaqësues të Këshillit të Qarkut, u rrëzua nga Gjykata e Fierit. Pas një argumentimi që zgjati rreth 40 minuta gjykatësi Skënder Damini shprehu vendimin duke rrëzuar padinë për pavlefshmëri. Padia e socialistëve i drejtohej mbledhjes së datës 11 nëntor të vitit 2011 në Këshillin e Komunës Mbrostar ku u shkarkuan dy anëtarët socialistë të Këshillit të Qarkut dhe u zgjodhën dy nga “Aleanca për Qytetarin”. Tri ditë me parë në Gjykatën e Lushnjës socialistët humbën një tjetër betejë gjyqësore për Qarkun. Gjykata vendosi pushimin e çështjes për Komunën Rremas, pasi socialistët nuk paraqiteshin në seancat gjyqësore.

Po tani qe u moren keto vendime nga Gjykatat, ç'fare do thone ata te PS-se ?? Pse nuk reagojne ? Pse nuk i votojne 3 Ligjet kur çeshtja "FIERI" ra ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).