Vendimi për 21 janarin ka ngritur shumë pikëpyetje mbi sistemin e drejtësisë, mbi gjyqësorin. Deri në mesin e vitit të kaluar në krye të këtij sistemi ka qenë ish-presidenti Bamir Topi, tani kryetar i Frymës së Re Demokratike.

Zoti Topi ka qenë i ftuar në studion e Top Channel, ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Ilir Paço.

Paço: Zoti Topi, fillimisht një koment tuajin, si ish-kryetar i KLD, ish-president i vendit, si e shihni këtë vendim pafajësie që ka hapur kaq shumë polemika dhe zemërim jo vetëm te politika dhe familjarët e viktimave? A e prisnit?

Topi: Për hir të së vërtetës, qoftë si president e qytetar, në parim jam shprehur e do vazhdoj të them që s’mund të bëhem pjesë e komenteve për vendimet e gjykatave. Por nuk mund të mos komentoj klimën ku është ngritur kjo situatë. Është një klimë mes politikës dhe marrëdhënieve të acaruara institucionale. Unë e kam thënë dhe i paralajmërova kryeministrin dhe kreun e opozitës në vigjilje të ndryshimeve kushtetuese: kujdes me ndryshimet. Sot nuk jam në gjendje gëzimi. 

Paço: Mendoni se gjykata ka vepruar në lirshmëri, pavarësi të plotë, apo mbi vendimin ka qenë e ndikuar?

Topi: Në vitin 2013, të gjitha pushtetet janë të përqendruara tek kryeministri. Kryeministri, përveçse ka krijuar një klimë vartësie, po na çon në një përplasje edhe me miqtë ndërkombëtarë. Unë nuk mund të gjykoj vendimin, por mund të them se nga lufta që unë bëra në kohën kur isha president për të pasur institucione të pavarura, sot është e kundërta. E gjithë klima dominohet nga kryeministri. 

Paço: Ka patur disa zëra që kërkojnë edhe nga ju të mbani përgjegjësi për emërimet e këtyre gjyqtarëve gjatë kohës kur keni qenë kryetar shteti dhe i KLD-së.

Topi: Ato zëra unë i kam dëgjuar gjithmonë, janë zëra të çjerrë. E gjithë baza e kontradiktave që unë kam pasur me mazhorancën kur isha president, ka qenë mënyra e emërimit të kandidaturave. Unë kam pasur si prioritet profesionalizimin, por të gjitha kandidaturat mazhoranca i ka rrëzuar pa asnjë motiv. Disa kandidatura që janë paraqitur për herë të dytë janë pranuar nga mazhoranca. Çfarë ndodhi? Sot gjërat janë të qarta. Kjo është klima më e nderë në marrëdhëniet institucionale. 

Paço: Ambasada amerikane u shpreh me tone të forta për këtë vendim të gjykatës, duke komentuar ndoshta për herë të parë një vendim gjyqësori. Dhe nga ana tjetër kemi përgjigjen e gjykatës që e cilëson deklaratën si ndërhyrje dhe shqetësuese. Si ish-president i vendit dhe si politikan aktiv tashmë, cila ju shqetëson më shumë, qëndrimi amerikan apo reagimi i gjykatës?

Topi: Asnjëherë gjykata s’ka pasur kurajë të hyjë në konflikt me partnerët strategjikë. Kjo është e dëmshme. Ndaj pjesën e vendimit dhe nuk ndërhyj aty, por më shumë më shqetëson fakti se ne kemi pasur gjithmonë ndihmë nga ekspertët amerikanë dhe i jemi referuar politikës amerikane. Ishte prokuroria që i kërkoi ambasadorit Arvizu që të futej në lojë FBI-ja për ekspertizën e saj dhe në momentin që kjo ekspertizë nuk merret në konsideratë, fillon kjo lojë politike që nuk i bën aspak mirë vendit. 

Paço: Ambasada amerikane u shpreh për një vendim që minon vullnetin dhe besimin e gjykatës për të dhënë drejtësi dhe se priste një hetim të besueshëm. E po ashtu edhe Bashkimi Europian bëri thirrje për një proçes të drejtë në Apel. Kujt i drejtohen këto sinjale të ndërkombëtarëve?

Topi: Këto sinjale i drejtohen në radhë të parë politikës, sepse është ajo që në mënyrën e komunikimit, me të gjitha sjelljet ndaj institucioneve, lë vend për të dyshuar për pavarësinë e tyre. Kjo ka qenë një nga kërkesat e standarteve të BE, për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Por ne po rikthehemi në një klimë ku është padyshim dora e kryeministrit që po tenton të kontrollojë të gjitha pushtetet, jo vetëm drejtësinë, por edhe SHISH, KQZ-në, etj. Atë që nuk e bën dot KQZ-ja e merr në dorë mazhoranca, e cila mjafton të ketë 71 vota dhe zgjedh të gjithë krerët e institucioneve sipas dëshirës dhe po ashtu i heq. Por nuk është kjo ajo që duam. Me partnerët ndërkombëtare ne kemi diskutuar për “check and balance”. 

Paço: Mendoni se ky gjyqësor, ky system drejtesie garanton edhe vendime të drejta në zgjedhjet e 23 qershorit?

Topi: Unë nuk mund të vë shenjë barazie tek të gjithë gjyqtarët, sepse ka gjyqtarë me integritet e profesionalizëm, që nuk janë ndikuar, sikurse ka gjyqtarë e njerëz të lidhur direkt dhe që duan të jenë të varur nga politika. Inkurajoj gjyqtarët e prokurorët që të bëjnë detyrën para ligjit dhe Kushtetutës. Sa për klimën e zgjedhjeve, tentativa për ta polarizuar KQZ-në tregon se ka diçka që nuk shkon. I bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë arsye të besojnë tek demokracia, të marrin fatin e tyre në dorë. Emrin në listën e votimit dhe pjesëmarrjen më 23 qershor. Zgjedhja pastaj është opsionale. Dita pas zgjedhjeve është shumë e rëndësishme për ata që zgjidhen ndaj atyre që i zgjodhën dhe para Kushtetutës.

53 Komente

Zgjedhja pastaj është opsionale

Thanks for this.  I need just such a thing this lovely Friday. 

Vec per ty mrroklle, vec per ty smiley.

Only that? Why, I thought this one was:

Për hir të së vërtetës, qoftë si president e qytetar, në parim jam shprehur e do vazhdoj të them që s’mund të bëhem pjesë e komenteve për vendimet e gjykatave. Por nuk mund të mos komentoj klimën ku është ngritur kjo situatë. Është një klimë mes politikës dhe marrëdhënieve të acaruara institucionale. 

... Lovely.

Yes, but you know i prefer the succinct stupitidy to the verbose one. 

 

Ku eshte ai rrogetari Bamirit, qe bo ironi me robt qe i nxjerrin leket nga shpatllat e veta. Ta degjojme njehere ca mendimi ka per qoften e barazlargume.

bamir bjeri mer iher drejt e n'kok çer m'sperdridhesh ene ti.

Pergjigje prej nje Politikani tashme te formuar .

E keni pjek mu durt tuja.

Dhe ti ske rruge tjeter po he smiley

I keni bere shinat. Treni vetem me nje vije ecen.smiley

Emrin në listën e votimit dhe pjesëmarrjen më 23 qershor.

po ta hongsha zemren po, me 23 qershor thu ti ? Jo bre, emrat kane dale qe ket jave. Ne administrate ka fillu regjistrimi 'vullnetar' per zgjedhjet smiley

Marsh aty te gjithe ke kutija smiley

para i ore nji kushurina ime u bo fonse e pdh dhe lsi.thashe çne se ajo si honeps dot.mas ktij komenti qarte . ajo punon n'bank apo konsiderohet administrat ene banka?

... s’mund të bëhem pjesë e komenteve për vendimet e gjykatave

Thuaj dhe ti nje fjal Pepin.

Gjo e but s`ja ma betha` keta jane karavidhe jo politikane qe duan te bejne ndryshim! Kur dicka eshte gabim thuaj te pakten nje gje se cfare eshte drejt! 

` mardhenie e acaruar institucionele politike` e quan ai kete padrejtesine e gjykates Dhe pastaj hajt te votosh per kete njeri te leshte, babaxhan! smiley

.

Brado, te thashe qe jane te poshter. 

Ca te poshter , kete po e hiqkan mora vesht une .

Je bo si Nazistet qe rrojshin me shprese se ja edhe pak dhe vdes Rusvelti.

smiley

tashti pse e fshive

si ishte puna e pensionit te arvizusit ?

Brad po do shkoje topi ne kualicion me spahiun ? na thuaj ndonje gje.. apo ne prill behen keto muhabete

Keto vendime i marrin Forumet e Partise , une sdi gjo , masnej pyetni Lisandrin , o e di ai o se di njeri.

Do e pyesim.. Imagjino sikur te mare frd 2.99% ose si kualicion me AK 4.99%smiley

ishte nje lajm i parakohshem per te dale ne publik.populli i thjeshte sdo ta kuptonte ose do ta paragjykonte apo jo brad?smiley

Po dhe po e hoqen Oketa djale flori eshte smiley

Si flet Bradi sikur te jete  Toni Soprano.  Ky eshte djal flori, ate e nxjerrim ne pension, ketij ashtu e kshu me rradhe.  S'po e merrni mire humbjen e paevitueshme ne stanin e PD-se.

Kujt i japim pension ?

Sa per humbjen , na plasi trapi smiley

Po trapi ka per t'iu pelcitur mire po humbet dhe tani po ju pelcet goxha meqe ti hedh keto deluzionet lart e poshte.

Po ca thu amon se je duke fol ne tym , a po flasim bashke , dhe mu sme rruhet fare si humbim si fitojme , kupton apo jo smiley

thjesht do te heqin nga puna..por jeta vazhdon.. me pelqen si arsyeton brad

Po cpune mo gjergj  mu ka 20 vjet qe sme ka thene njeri puna e mare , ti thu do te te heqin nga puna smiley

smiley as me censuset e bagetive nuk punove

Se c'ka per tu gajasur me pohimin qe je parazit, vetem ti e keta me poshte e dine.

Mire pra, ty s'te rruhet, s'te pelcet e s'te ndrydhet trapi po nga ana tjeter lart e poshte ngele duke thene qe Bamiri eshte i joni, Kreshnikun e kemi tonin, Oketa eshte djal flori, do ta nxjerrim Arvizun ne pension e kshu gjerash.  Kupton? smiley

Eh po se Arvizu eshte klecka e muhabetit. Po iku ai e erdhi nje tjeter, Sala do bej operacion plastik.

smiley

Por ne po rikthehemi në një klimë ku është padyshim dora e kryeministrit që po tenton të kontrollojë të gjitha pushtetet, jo vetëm drejtësinë, por edhe SHISH, KQZ-në, etj. Atë që nuk e bën dot KQZ-ja e merr në dorë mazhoranca, e cila mjafton të ketë 71 vota dhe zgjedh të gjithë krerët e institucioneve sipas dëshirës dhe po ashtu i heq. Por nuk është kjo ajo që duam.

E tha !

Sa për klimën e zgjedhjeve, tentativa për ta polarizuar KQZ-në tregon se ka diçka që nuk shkon.

E tha prape !

Ishte prokuroria që i kërkoi ambasadorit Arvizu që të futej në lojë FBI-ja për ekspertizën e saj dhe në momentin që kjo ekspertizë nuk merret në konsideratë, fillon kjo lojë politike që nuk i bën aspak mirë vendit.

E kish thene !

Sot nuk jam në gjendje gëzimi, ka diçka qe nuk shkon, kjo politike nuk i ben aspak mire vendit, nuk eshte kjo ajo qe duam. I bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë arsye të besojnë tek demokracia, të marrin fatin e tyre në dorë, zgjedhja është opsionale.

 

Duket i trembur. E pertyp neper dhembe por nuk e thote!

 

Por ai vend ka dhe profesioniste te mire qe e thone shqeto dhe perseri mbeten Zoterinj te respektuar :

Drejtësia në pikë të hallit”

“Katandisja e drejtesise në këtë pikë”, sic e komenton  me një togfjalësh ish-prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi vendimin e gjykatës për pafajësi për të akuzuarit e 21 janarit, nuk përfshin vetëm gjykatën, por edhe dhe prokurorinë.

Ish-numri një i akuzës që nuk ndodhej në Tiranë në kohën kur gjykata dha vendimin, në telefon për Top Channel deklaroi se ishte prokuroria ajo që përmes formulimit të akuzës la shteg për një interpretim të tillë nga gjykata.

“Unë e kam pritur prej kohësh këtë vendim dhe kam qenë kretësisht i ndërgjegjshëm që në castin që është ngritur kjo lloj akuze që është paraqitur para gjykatës, se përfundimi do të ishte ky që është. Lidhur me akuzën kam parasysh ligjen, kam parasysh faktin që jashtë kësaj cështje janë lënë të gjithë personat që kanë qëlluar atë ditë. Jashtë kësaj cështje janë lënë të gjithë të dëmtuarit e asaj dite e kështu me radhë. Nuk besoj se e kanë trajtuar problemin në tërësi, dhe kjo la shteg për një vendim të tillë”, deklaron ish-kryeprokurori, Arben Rakipi.

Por Rakipi sheh të gabuar përdorimin e analogjisë nga gjykata në vendimin që dha, me një vendim të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e një protestuesi nga një polic gjatë një proteste në Xhenova të Italisë në 2001.

“Analogjia nuk zbatoeht në procedurën penale, rrethanat e faktit janë krejt tjera dhe nuk mund të hiqen paralele. Gjithësesi thelbi i vendimit të Strasburgut dhe ajo cka duhej trajtuar për 21 Janarin është fakti nëse organet e rendit kanë qenë të kërcënuara për jetën apo jo. për rrjedhojë ishin apo jo të lejuara për përdorjen e armëve të zjarrit. Ky është thelbi i cështjes dhe jashtë këtij konteksti nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Është kategorikisht të japësh shpjegim tjetër përvecse nëse organet e rendit kanë qenë të kërcënuara për jetën në castin kur kanë përdorur armët e zjarrit? Kaq!”, tha zoti Rakipi.

Ish-prokuurori i Përgjithshëm thotë se pas këtij vendimi, që është rast i përsëritur edhe në procese të tjera me vëmendje të lartë të opinionit publik, është i kërcënuar procesi i cdo individi që kërkon të drejtën në dyert e gjykatës. Për ish-numrin një të akuzës, mbërritja e drejtësisë në këtë pikë ka fillesat tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

“Nuk jam fare i cuditur, të paktën si qytetar nga një vendim i tillë. Këtu kanë ndodhur edhe gjëra të tjera përpara kamerave dhe janë refuzuar të konsiderohen nga ana e gjykatave. Kështu që nuk jam i cuditur. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me drejtuesit e saj kanë bërë prej kohësh përpjekje serioze për të arritur një rezultat të tillë, për të dhënë vendime të tilla të cilat vetëm me drejtësinë nuk kanë lidhje. KLD dhe drejtuesi i parë i saj, i kohëve të shkuara kanë kontribuar në mënyrë shembullore për të katandisur drejtësinë në gjendjen që është”, përfundoi deklaratën e tij Arben Rakipi.

 

top-channel

bamiri eshte ne fushate ketu, do te moderuarit , agresivet i ka spahiu.

Pra ,Bamir Topi ,Artan Hoxha ,Lubonja nuk jane aspak te çuditur nga vendimi i gjykates.Pra te òuditurit a thu qenkan mbledhe te gjithe ketu te PPU?smiley

me i fituari nga gjithe kjo historia e 21 janarit eshte Ilir Meta! ky po qe diti ta lozi bukur. e gjithe historia filloi per shkakun e tij, e gjithe historia perfundon ne kurriz te berishes!

videoja meta-prifti ishte shkaku i protestes se 21 janarit. me mire duhet te themi preteksti per puç shteti, sepse Rama nqs donte te bente proteste me sens, duhej te shkonte ne 21 te protestonte para selise se LSI dhe jo perpara kryeministrise. por nuk i interesonte te dilte ne lufte vetem kunder LSI, cfare perfitimi do nxirrte perveçse te zemeronte dhe me shume nje aleat te mundshem te se ardhmes?!

vizita ne lalez dhe ngjala e ngrene atje, vertetojne kete llogjike. si rrjedhin ngjarjet? meta jo vetem qe shpallet i pafajshem per videon, por ruan dhe pozicionin e rehatshem te spektatorit. meta eshte tamam king-maker, sepse rri ne tribune si nje çezar mbipeshe dhe shikon luften e gladiatoreve ne arene. me pas vendos te shkoje majtas ose djathas!

llogarite e verteta ju komunistet e terbuar duhet tja kerkoni metes e jo berishes. berisha thjesht ju krruajti atje ku ju krruheshe! thirrini mendjes dhe ne vend qe ti hani ngjalen me gjithe lekure metes, mendoni se cfare pergjegjesie ka ai per 21 janarin.

Vazhdon shkërdhatillikun megjithse me 3mastera ! të rrofshin masterat ! Më e fituar këtu del diktatura ! mos e harro këtë 

e cuditshme si nuk bie dakort! fundja skam bere gje tjeter veçse kam kritikuar shkaktarin e vertete te gjithe kesaj pune te felliqur. e cuditshme si e harroni fare meten ne kte histori! a nuk filloi e gjitha per shkak te videos meta-prifti?? apo nuk ju intereson te mereni me thelbin e çeshtjes ju per sa kohe saliu nuk eshte brenda!

me e fituar ketu nuk del diktatura. ju doni qe te fitoje diktatura e vjeter me ruçin &co ne krye.

Intervisten sapo e ndoqa nga Top-Channeli, vidio, dhe nuk mu duk keq, veç kam frike se FRD , me kete ritem e tempo, s'ka per te shkuar me shume se 5% te votave. 

Une voten time ja jap zotit Pjerr sepse me duket rob i urt edhe me kulture tashi per tashi, Me lart degjova per Ruzhdijen, dhe kjo grue mir me sa kam nigju kto te tjeret me Met me Berish me Rama kto jan rob te lodhur,  smiley

me e fituara nga historia e 21 janarit eshte vete ngjala. Kjo kafshe fisnike, qe prej kohesh ishte ne rrezik zhdukjeje, po njeh prej dy vitesh nje shtim te shfrenuar, saqe ka fituar te shfaqet dhe ne terren te thata e prane popullsive te banuara. Sipas disa perfaqsuesve te biznesit te vogel, qe merren me tregtimin e saj, shkak i shtimit eshte bere fobia qe i ka zene peshkngrenesit socialiste e komuniste, kur permendet emri i saj. Ndersa keta te fundit shprehen se asgje nuk ka lidhje me politiken, por vetem me rrezikun qe vjen nga permbajtja e larte yndyrore e saj, tregtaret shprehen te shqetesuar per rrezikun e tyre te falimentimit dhe kerkojne nga qeveria te nderhyje ne kete drejtim.

po ka perqindje te larte yndyre po eshte kolesterol i mire HDL i ngjalave ,madje ben mire (pa shaka)

kjo info do ta ktheje situaten perseri. Po me vjen keq per ngjalat tani.

Politika e ka pjese te saj edhe ngjalen ,dikujt do ti ngelet ajo.

 

Hapsire e re nga Fush Arresi .  Mesazhe frymezimi per Popullin ngjale ngrenes .Partia nuk ka vdekur Ju kujton dhe eshte prane Jush . Megjithse vend malor i mbuluar nga BORA ,ne keto KOHE shoqja Boisa ne F.Arres ka dale per NGJALA . Partia e ka porositur te mos harrohen ngalat e sh.Pali . Ato i ka pas pelqyer shume shoku Sali dhe shoket te jene te kujdesshem te mos ndahen nga kjo tradite ! Ndihme e madhe vjen edhe nga pervoja e Hengries se ngjales nga shoqja Boisa si biznes fitmprures me lyre . Kjo po shtyn shkencetaret biologe te studiojne aftesite kaperditese dhe tretese te sh.Boisa . Por  me dobishmja per POPULLIN  eshte se ka nxitur se fundi te krijohet edhe nje Parti e Reformuar Komuniste me simbol Ngjalen dhe parullen e zgjedhjeve Perpara si Ngjala ...

Idriz mos kaloi ngjala nga ju para se te shkoi tek Rama!

Eeh, kot nuk thote populli: "LSI shket si ngjale" (u ben bisht e u shpeton me dredhi gjendjeve te veshtira) ose, ose Ai eshte ngjale - njeri shume dredharak

Ngjalen e njeh dhe shoqja LefKOPE . Per ngjalen flet sa here i jepet mundesia .Qeka dhe nje me Lulo smiley kurioz . Po si duket nuk e di qe origjina e Ngales eshte tek EDI dhe as merr mundimin te pejese sh.lefKOPE si e pare e pershkrimit te Ngjalave ..Po i rikujtojme te nderuares Lulindo , se vet shoqja Dylqinje e Babasqapit zonja Jozefpercke Topalli deklaroi solemnisht se  Demokratet e gjeten ku ishte NGJALA . Me nje Fotografi ne Dore ajo beri me dije te gjithe Parlamentaret dhe Popullin  se shoku Sali e kishte Zbuluar Ngjalen ...Ate e kishte Edvin Kristaq Kriminel Rama !!!!

Eshte bere e Famshme edhe Thirrja e te gjithe ngalenjohesve si LefKOPEJA se Britma "Ja pame Ja Pame" mbetet simbol i Transparences mbi Ngjalshmerine ! Mos ja prishni gjumin enderues me Ngjala Lefkopese ! Nuk e di sa e cqarruash zonja Lulindo !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).