"Komunisti per komunistin qenkesh ujk!"

Në fakt është ftuar të flasë më shumë për të shkuarën, por në fund shpreh mendimin e tij edhe për të tashmen, me vështrimin nga e ardhmja. E mbyll, duke folur për Kryeministrin Berisha, për karakterin e tij, porse ajo që ka rëndësi, është apeli që lëshon për një largim të butë të tij nga politika. Pohon me sinqeritet hapat e karrierës së tij në një kreshendo interesante në fazat e fundit të sistemit të vjetër, duke vërtetuar edhe një herë perceptimin e hershëm publik, mbi karakterin dhe rolin e tij reformator në etapat më të rëndësishme të demokratizimit të vendit. Përmend emra ish-shefash, miqsh e kolegësh, të cilët i vlerëson për atë që kanë bërë, por nuk heziton të kritikojë hapur ish-bosin e tij për përgjegjësinë historike që mbart për vonimin e procesit të demokratizimit. Flet për "Katovicën" e Gorbaçovin, në një rrëfim të pazbuluar kurrë më parë, duke na sjellë më të detajuar karakterin e Ramiz Alisë. Nuk ka se ç'të thotë për "spastrimet" e mëdha të fillimviteve '80, pasi le të kuptohet se i ka përjetuar si gjithë shqiptarët e tjerë, në kohën kur sapo kishte nisur të jepte mësim në Liceun Artistik të Shkodrës, pasi nëse ka që s'e dinë, edukimi i tij primar, është ai muzikor. Për më shumë, le të ndjekim të plotë intervistën e Prof. Dr. Lisen Bashkurtit për Shqiptarja.com.



* * *

Prof. Bashkurti, ju përveç karrierës suaj të gjatë si politikan e diplomat gjatë demokracisë, keni edhe një karrierë që arriti deri në njërin ndër postet më të larta të hierarkisë edhe në kohën e sistemit të vjetër. Çfarë mund të na veçoni ndonjë detaj për kohën apo rrethanat kur ju u emëruat në atë post?
Në tre vitet e fundit përpara rënies së regjimit të kaluar unë kisha mbrojtur gradat shkencore "kandidat i shkencave" dhe "doktor" për kritikë artesh. Menjëheherë mbas këtij evenimenti shkencor personal rrjedha ime e karrierës ndryshoi fare papritur. E them këtë, sepse unë nuk kisha qënë në asnjë organ politik partiak, as në nivel të thjeshtë organizate partie, as në nivele plenumi rrethesh dhe në asnjë forum politik partiak. Kisha pasur vetëm aktivitet rinor si sekretar rinie i universitetit ku kisha studiuar në vitet '80 dhe kaq. Mesa duket, siç e gjykova më pas, udhëheqja politike e kohës, po bënte përpjekje për të zgjedhur disa eksponentë me tituj e grada shkencore, me kualifikime e gjuhë të huaja perëndimore që të shërbenin si një koperturë përpara botës me arsyetimin se "Shqipëria po rinovon e modernizon kapacitetet njerëzore". Në këtë kontekst, në tetor 1987 mua më thirrën në Komitetin Qëndror të Rinisë dhe në Kongres më zgjodhën Sekretar për Edukimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Në dhjetor 1989, pra vetëm një vit pas ndryshimit të madh politik, më zgjodhën Sekretar të Parë të Rinisë. Edhe në këtë post, unë kurrë nuk kam qënë në hierarkinë e Partisë së Punës, as në bazë, as në rrethe dhe në asnjë forum politik të lartë të saj. E nisa dhe e përfundova karrierën time vetëm si drejtues i organizatës së rinisë, në të cilën bënin pjesë rreth 600 mijë antarë që nuk ishin antarë të PPSH. Fare pak prej tyre ishin antarë partie.

Cilat ishin detyrat tuaja dhe çfarë ndryshimi pritej të sillnit ju, në krahasim me paraardhësit tuaj në kontesktin e kohës në të cilën po flasim? 
Puna me rininë ka qënë sfidante sidomos në atë periudhë. Unë, si drejtuesi i rinisë përjetova atë vit, pra në vitin '90, kohë kur isha në krye të saj, një situatë shumë interesante. Nga poshtë ndjeja presionin demokratik në rritje të rinisë, e cila më kishte zgjedhur me vullnet të lirë. Nga lart ndjeja një presion shtypës në rritje prej udhëheqjes partiake konservatore, për t'iu kundërvënë rinisë. Gjatë tërë kohës, për afro një vit që kam qënë në krye të rinisë, kam përjetuar një gjëndje të tillë, si në një pneumatik të dyfishtë. Në këto rrethana që erdhën duke u përkeqësuar, unë bëra gjithçka që të afrohesha me rininë dhe t'i largohesha lidershipit politik konservator. Në këtë proces përzgjedhje personale gjatë gjysmës së dytë të vitit 1990, kryesisht kalova në krye të rinisë në terren. Qëllimi im ishte të kontribuoja sa kisha mundësi me gjithë autoritetin e ndikimin tim për evitimin e konfrontimeve që mund të shkonin në gjakderdhje. Natyrisht, gjakderdhja ndodhi. Për këtë arsye e me këtë mision pajtues e qetësues kam qënë i vetmi nga Tirana që i kam bërë vizitë familjes së Josif Budës në Kavajë në verën e vitit 1990, që u vra nga forcat e sigurisë. Kam qënë në shtëpinë e Arben Brocit, që u vra pabesisht në ngjarjet e Shkodrës 1991. Kam qënë në tërë procesin e krijimit të opozitës demokratike së bashku me Azem Hajdarin, që e kam pasur mik nga origjina e familjes time prej Tropoje, Eduard Selamin që e kisha shok universiteti, Shinasi Ramën që ishim miq familjarë e komshi në Shkodër etj. Edhe me doktor Berishën kisha njohje të thellë prej shumë vitesh. E kam ndjekur këtë proces tranzicioni me shumë sforco, sepse herë pas herë më kërkohej të jepja llogari përpara Ramiz Alisë për atë që ndodhte jashtë orientimit të lidershipit partiak. Unë nuk isha pjesë e asnjë forumi politik partiak, prandaj në jo pak raste më kanë fyer e quajtur si "macja e zezë" në krye të rinisë. Në fakt unë nuk bëja asgjë më shumë, por paraqisja raporte shumë të sinqerta në rastet kur më kërkoheshin. Të gjitha janë në arkivat e Shtetit. Kështu që unë me vullnetin tim, pa vendim forumesh që ishin shumë të diversifikuara në atë tranzicion, ndoqa çdo fazë; nga ideja e Godinës 15, deri te takimi i studentëve me Ramiz Alinë për lindjen e opozitës demokratike. Më pas rinia që drejtoja, bëri një flakje masive të teserave në dhjetor 1990, duke u shkëputur nga varësia e PPSH me një vendim të Komitetit Qëndror të Rinisë, organizuar në Pallatin e Pionierëve në Tiranë. Këto ngjarje janë pasqyruar shumë realisht nga gazetat "RD", "Republika" dhe "Koha Jonë". Këto tre media kanë qënë shumë të hapura e mbështetëse ndaj meje. Mjerisht, gazeta "Zëri i Rinisë" nuk më bindej tërësisht, ndonëse ishte në varësinë time direkte. Shkaqet mund t'i marr me mend. Unë përdora tribunën opozitare për shpalosjen time. Të gjitha janë në arkivat e mediave. Vendimi, që u mor pak ditë mbas lindjes së opozitës, organizatën e rinisë që unë drejtoja në dhjetor 1990 e shkëputi tërësisht nga roli udhëheqës i Partisë së Punës. Në një takim në Komisionin për ndryshime Kushtetuese, ku bëja pjesë edhe unë, Ramiz Alia, në sy të Foto Çamit, Adil Çarçanit, Manush Myftiut, Haxhi Leshit, Aranit Çelës etj., më sulmoi haptazi me akuzën se "po tradhtoja gjakun e Qemal Stafës dhe dëshmorëve të kombit". Unë nuk fola, por u trondita jashtë mase. Akuza më bëhej zyrtarisht në prezencë të gjithë udhëheqjes së shtetit e partisë. Nga ajo ditë, marrëdhëniet e mia me Ramiz Alinë erdhën duke u ftohur e distancuar, deri në ndërprerje të plotë të takimeve e komunikimeve. Ndërkohë, unë u bëra pjesë e lëvizjes për shmangien e konfrontimeve përgjakëse te Liceu Artistik në fillim të dhjetorit 1990, ku ka qënë i pranishëm edhe doktor Berisha e Besnik Mustafaj; u përpoqa për shmangjen e ngjarjeve në Shkollën e Bashkuar dhe mënjanimin e ballafaqimit të rinisë studentore civile me rininë ushtarake të armatosur të Shkollës së Bashkuar; mbështeta nga brenda dhe në "Radio Tirana" me deklaratë publike, grevën e urisë së studentëve për heqjen e emrit "Enver Hoxha" të UT, së bashku me Abdi Baletën, asokohe ishte drejtues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit; isha pjesë në turmën për procesin e rrëzimit të monumentit të diktatorit pa incidente; personalisht, me Spiro Deden mbështetëm grevën e urisë së minatorëve të Valiasit me grevistët ish-të burgosur politikë, si Roland Përmeti etj; më së fundi mora pjesë personalisht në zgjedhjet e para demokratike për parlament, si pjesë e opozitës antikomuniste, ku dola për herë të parë deputet i koalicionit anti-komunist shqiptar. Në parlament qëndrova 6-muaj dhe më pas, me kërkesë timen kalova në shërbimin diplomatik, prej të cilit nuk jam larguar asnjëherë deri më sot, qoftë në shërbim shtetëror, qoftë në shërbim personal diplomatik dhe akademik në këtë fushë.

Përtej kësaj, si i përjetuat ju në rininë tuaj valën e fundit të "spastrimeve" që u mbyll me dosjen "Hazbiu & Co." dhe fillimin e një ere të re pas vdekjes së Hoxhës dhe ardhjes në krye të shtetit të Ramiz Alisë?
Mua më kanë zgjedhur në organizatën e rinisë në shtator të vitit 1987. Këto ngjarje që pyetni juve, kanë ndodhur shumë vite më parë, kur unë kam qënë arsimtar në Liceun Artistik në Shkodër. Nga ana tjetër, unë nuk kam qënë edhe mbas viteve 1987 në asnjë forum politik të Partisë së Punës dhe në asnjë funksion ekzekutiv në qeveritë e regjimit të kaluar. Përveç sekretar rinie nga 1987 deri në vitin 1990, nuk kam pasur asnjë detyrë apo funksion tjetër. Kam qënë jashtë çdo rrjedhe politike në Tiranë për periudhën që pyetni.

Cilat ishin rrymat konservatore dhe ato liberale të perceptuara nga ju e miqtë tuaj brenda kupolës komuniste të kohës? - Çfarë mund të na tregoni ndonjë detaj që ilustron sjelljet apo karakteret e ndonjërit prej krerëve të lartë të Byrosë, me të cilët ju është dashur të punoni, në mënyrë më të spikatur? - Ndonjë moment nga puna në zyrat e PPSH, Rinisë ( BRPSH) etj?
Në fund të viteve '80, duke qënë në oganizatën e rinisë, e kam pasur shumë të vështirë të identifikoja rrymat konservatore e liberale në udhëheqjen e PPSH. Nuk më është dhënë rasti të jem pjestar i asnjë forumi politik, siç ishin Sekretariati i KQ të PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, Presidiumi i Kuvendit Popullor apo Qeveria Komuniste e kohës. Nga pozicioni jashtë tyre, si Sekretar rinie unë i analizoja rrymat në atë udhëheqje shumë të mbyllur ndaj rinisë, vetëm nëpërmjet informacioneve, takimeve publike, shtypit apo ndonjë qëndrimi që lidhej vetëm e vetëm më punën e problemet e rinisë. Në mënyrë direkte varesha nga Foto Çami. Ai ishte një njeri i butë, me kulturë të gjërë, dëgjonte shumë, ishte i përmbajtur dhe me prirje intelektuale liberale. Me Foto Çamin konsultohesha më shpesh, sidomos kur dilja me delegacione jashtë shtetit. Në krah të tij më ndihmonte shumë profesor Agim Popa, gjithashtu njeri shumë pozitiv dhe mjaft i kulturuar. Me Ramiz Alinë janë shpeshtuar kontaktet e mia, kur filloi kriza politike në pjesën e dytë të vitit 1990. Por, edhe ato nuk zgjatën shumë, për arsye të përshpejtimit të ngjarjeve. Ndërkohë, miqtë e mi të asaj kohe ishin Ismail Ahmeti, Ministër Ndërtimi, Fahrudin Hoxha, Ministër Energjitike, Skënder Gjinushi, Ministër Arsimi, si dhe Alfred Uçi, Ministër Kulture e Dritëro Agolli, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve. Me to takoheshim shpesh dhe bisedonim në një frymë krejt tjetër nga ajo që karakterizonte udhëheqjen e lartë politike të kohës. Gjithë këto emra që përmenda, nuk shiheshin me admirim nga lidershipi konservator i PPSH. Të gjithë këto emra përfaqësonin njerëz shumë të ditur, me shumë përvojë, patriotë e modernë. Unë u jam mirënjohës tërë jetën atyre për rolin që kanë luajtur në atë kohë kritike për Shqipërinë.

Qëndrojmë tek Alia. A mund të thuhet se ai të paktën diti t'i japë një frymë liberalizuese të gjithë rrugëtimit në krye të shtetit deri në ardhjen e demokracisë dhe se të paktën, në krahasim me kolegët e tij brenda byrosë, ai mbetej zgjedhja më e mirë në këtë rast? 
Ramiz Alia ishte trashëgimi e udhëheqjes së Enver Hoxhës. Ishte më i ulët se Hoxha si profil. Ishte më pak i ditur dhe më pak i lexuar se Hoxha. Por ishte njëkohësisht më tolerant, më i qetë dhe më elastik. Stili i tij qeverisës ishte ambig. Ambiguiteti e ndihmonte për të manovruar midis konservatorëve brutalë e injorantë dhe liberalëve të pakët e të trembur. Ai mban përgjegjësi historike për vonimin e procesit të demokratizimit, për moskonsiderimin e mendimeve alternative që i vinin nga brenda e nga jashtë, për kurajo të kufizuar në ndërmarrjen e kthesave të mëdha, për paqartësi, konfuzion, mungesë vizioni dhe frymë e filozofi tërësisht Lindore. Gjykoj se ishte i fundit udhëheqës tipik Lindor në Evropë. Por tip Lindor më pranë formatit çek, hungarez a polak, sesa i formatit sovjetik. Unë, një pjesë e kuadrove të Qeverisë, mjaft intelektualë e gazetarë kemi pasur shumë më tepër pritshmëri nga Ramiz Alia. Të gjithë kemi përjetuar zhgënjim prej tij.

Si u pritën lëvizjet e para demokratizuese në Bllokun Sovjetik në Tiranë dhe a pati përpjekje për t'iu bashkuar përpjekjeve të Gorbaçovit, apo ato e kishin rrugën të mbyllur deri në fund të regjimit?
Shpalosja e dy dokumentave të Gorbacovit, "Perestrojka" dhe "Gllasnosti" mbetën shumë sekrete në Shqipëri. Unë i pata lexuar imtësisht nga azhanset që na jepte ATSH. Mbas këtyre dy dokumentave publike, Gorbaçovi shpërndau më pas edhe një letër, që njihet si "Projekti i Katovicës". Kjo letër është mbajtur strikt në duart e liderit kryesor, Ramiz Alia. As ATSH nuk na e ka shpërndarë siç ndodhte me lajmet e tjera ndërkombëtare që nuk botoheshin për publikun. Pas viteve '90-të, jam njohur me letrën e Katovicës, që ishte projekt i përbashkët i udhëheqjes së PK të BRSS dhe KGB. Për mendimin tim, Ramiz Alia më shumë iu referua në rolin e tij modelit të Katovicës sesa dy dokumentave të hapur të Gorbacovit, "Perestrojkës" dhe "Gllasnostit". Ky vlerësim i Katovicës më shumë sesa i reformave të hapura të Gorbaçovit, të shpie në konkluzionin se Ramiz Alia ka qënë edhe pjesë e shkollës së KGB. Në mos direkt i rekrutuar, ka qënë preferues i stilit të drejtimit të KGB mbi Partinë. Ky është deduksion imi analitik dhe jo faktik, nisur nga analiza krahasuese e qëndrimit të Alisë ndaj tre dokumentave, "Perestrojkës", "Gllaznostit" dhe "Letrës së Katovicës", ndër të cilat Alia ndoqi më së shumti orientimet e kësaj të fundit, ku roli e ndikimi i KGB ishte më i madh.

Po fakti se Berisha, dje një ish-Sekretar partie, sot kryedemokrat, përbën ndonjë element intrigues për ju? Si e shihni sot qeverisjen "Berisha" dhe tipologjinë e karakterit të tij, meqenëse ju jeni nga e njejta krahinë?
Unë e kam njohur Berishën shumë vite përpara se ai të përfshihej në politikën e lartë. E kam njohur si mjek dhe e kam admiruar për profesionalitetin, korrektesën dhe respektimin e lartë të betimit të Hipokratit për mjekun. Më pas e kam takuar shpesh në spital, në Hotel "Dajti" ku kemi pirë kafe, në zyrën time të rinisë. Kam konstatuar herët tek ai pasion të madh për politikën. Ishte dinamik, pasionant, me temperament dhe mjaft karizmatik për të bërë miq e për të ndikuar mbi bashkëfolësit. Për jetën e tij si Sekretar Partie nuk di asgjë. Kemi qënë shumë larg dhe nuk na lidhte asgjë. Gjatë tërë fazave nga fillimi i dhjetorit deri në zgjedhjen e tij President, kemi qënë në konktakte personale shumë frekuente dhe mjaft miqësore. Pastaj puna ime jashtë si ambasador dhe si diplomat në lëvizje, na largoi së tepërmi. Miqësinë dhe komunikimin e kemi ruajtur deri vonë, jashtë dhe pavarësisht nga diferencat politike në thellim të vazhdueshëm midis nesh. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se gjithë ky tranzicion i gjatë mban një emër - Sali Berisha, me gjithë dritë-hijet e tij. Liderët e tjerë kanë qënë profile më të ulta, me më pak ndikim dhe me më pak mbështetje individualisht. Asnjëri nuk i ka dhënë emrin kohës deri tani më shumë sesa Sali Berisha. Natyra ime, tipi im, preferenca ime politike dhe mënyra e sjelljes dhe komunikimit tim publik e mediatik që në tërësi më dallojnë, janë të ndryshme dhe në mjaft raste të kundërta me Sali Berishën. Berisha është karakter malësori me temperament të lartë. Në malsinë e Tropojës ka edhe tipik malësor të urtë e të përmbajtur. Të dy këto tipe ekzistojnë në malësinë e Tropojës. Berisha është kolorik, reagues i menjëhershëm, i ashpër, këmbëngulës, kokëfortë, insistues që nuk tërhiqet nga e vetja kollaj, i zgjuar deri në dinakëri, lexues e i ditur, i mirëorganizuar e punëtor i palodhur, karizmatik në komunikimet populiste dhe manipulator i mediave dhe komunikimeve ndërkombëtare. Berisha është lojtar i fortë dhe i qartë politik, por është shtetar i dobët dhe kaotik. Stili i tij qeverisës është autokratik. Mbi vehte nuk lejon askënd, edhe nëse shkel me dy këmbët pavarësinë institucionale e kushteuese. Vuan nga narcizizmi. Më parë ka qënë shumë etik, pra ka respektuar Hipokratin. Tani e ka humbur shumë etikë dhe po respekton hipokritin. Berisha ka ndryshuar, mjerisht jo ashtu siç do dëshiroja unë. Mund të kenë ndikuar për keq edhe faktorë shumë pranë tij, që unë nuk i identifikoj dot. Gjykoj se për vetë Berishën do ishte mirë të mendonte një tërheqje të butë nga politika. Çdo ditë që po kalon, po e rëndon. Çdo vonesë në tërheqje e kërcënon. Çdo kohë që ecën errëson edhe kontributin e tij. Sa më shpejtë t'i hapë rrugë procesit, aq më shumë e aq më mirë koha do i ndriçojë edhe kontributet e tij. Në politikë ka më shumë rëndësi menyra sesi largohesh, sesa mënyra sesi futesh. Berisha ka hyrë me dinjitet. Por, po nuk u tërhoq butë, do largohet pa dinjitet. Largimi pa dinjitet mund të errësojë hyrjen me dinjitet në politikë. Vepra e fundit në histori është prevaluese mbi gjithçka që politikani ka bërë më parë.

Shënim: Nëntitulli është i Peshkut.

238 Komente

Vuan nga narcizizmi - po tjetër?!

Larje hesapesh midis tropojanesh.................

Nejse .lisenko eshte tropojan,lindur ne Shkoder e ka qene delfin i Ramiz Alise.Ka mabruar vertet per muzike ,fagot.Ishte dhe eshte xhanem nje karrierist i paskrupullt.Me nje shpejtesi marramendese shkoi nga nje kaçurrels qe ishte ne orkestren e shkodres e i binte fagotit ne sekretar i pare i rinise.Hante buke e marks ,nje ideolog e pionier i Enverit Adhuronte Ramiz Aline.Me nje oratori te pazakonte .Ka edhe kulture solide Nuk ka bosht ,te vret naten e te qan diten,eshte i afte t'e behet teorik i ciles do force e ane politike per t'i kritikuar te nesermen me te njejten force argumentuese e orato.Fillimisht iu ben komod forcave politike ,po mungesa e koherences e penalizon.Nuk e respektoj.

O Zane me thuaj ti pionere e kujt ke qene? A e ke mbajtur ndonjehere ne qafe shallin e kuq?

Mos harro qe ne Shkoder Lisenin nuk e duan vetem ana katolike me kryetare Xhozin. Nuk dua ti dal ne mbrojtje, por nuk mund te krahasohet me nje cop mishi me dy sic eshte kryetarja e parlamentit qe zbaton vetem urdherat e Saliut, mengjez, dreke dhe darke.

Nga sa përshkruan, fare mirë këto "atribute" mund t'i faturohen shumë prej këtyre figurave që valëvisin flamujt në politikën shqiptare. 

Kjo tokë shqiptare qënka helmuar deri në pafundësi që të mos ketë asnjë të denjë të marri në dorë fatet e vendit. 

Zana nuk ka qene pioniere e kerkujt smileyBashkurti nuk mund te krahasohet kerkund me Topallin.Sepse ti per Topallin nisesh me paragjykim.Ne nje pike qe edhe ti je dakort eshte se Integriteti e koherenca e Topallit nuk mund te krahasohen me Bashkurtin.

Bashkurti nuk mund te krahasohet kerkund me Topallin

 

Njeri, pra Bashkurti, per biografi te mire dhe CV te shkelqyer emerohet sekretar i pergjithshem i rinise se PPSH-se. Ndersa e reja Xhosefine, me boiografi te "keqe" por e sjellshme dhe e mirearsimuar e pranojne si bashkepuntore te sigurimit te shtetit. Pra te dy sipas "meritokracise" se tyre dhe kuptohet sipas perzgjedhjes se Partise, u bene vegla te saj. 

Kjo e Topallit duhet provuar.....

ta ka provu lali motra: topalle, ezmere, leshtore..... o zot !

të nderuar administratorë po kam devijuar nga tema, jeni të lutur ta eleminoni këtë biçimkoment

Me nje shpejtesi marramendese shkoi nga nje kaçurrels qe ishte ne orkestren e shkodres e i binte fagotit ne sekretar i pare i rinise.

mire  mire,  po ky e spjegon kete punen e ''karrieres''  aso kohe,   gjoja si rastesisht..  ''dikush'' e projektoi   dhe e emeroi....   ky  vet,  as qe e ia kishte  idene, medemek... 

 kam pershtypjen  sikur ai sistem te vazhdonte edhe nja 5 vjet,  ky do ishte ne byrone politike , bile nje nga njerezit  e afert te R.A.

Pse 5 vjet?

Po ta kishte hedh lumin PPSh ne 1991, ky do ishte bere direkt anetar i Byrose Politike bashke me Skender Gjinushin e me rradhe.

Me fal belul meqe po te drejtohem ty, si mendon ti apo dikush tjeter, kujt do i ishte drejtuar ai post dhe nuk do kishte pranuar? Ja po te pergjigjem vete, te gjithe do kishin pranuar, biles do e quanin veten me fat, dhe do i kishin sherbyer me devotshmerine me te madhe atij sistemi, ashtu si pushtetaret e sotem.  Por nuk mendoj se ka futur hallen apo dajen per te marr ate post, sic bejne sot qe i kane rreth vetes gjithe familjaret neper poste drejtuese, aq sa di rrjedh nga nje familje e nderuar tropojane me banim ne Shkoder..

Ketlina, per te qene fair, qe te te propozonin per poste te tilla duhet te jepje prova devotshmerie, ose duhet te ishe nga familje me emer, qe Liseni nuk ishte. E dyta, kam njohur plot njerez qe nuk kane pranuar te futen ne Parti. Kuptohet qe asnje nuk thoshte qe nuk e dua partine po e dridhnin me thenie te tipit "jo po sikur nuk e ndjej vehten te denje", "jo po dua kohe te mendohem se eshte pergjegjesi e madhe etj". Te njejten gje kam bere dhe une meqe ra fjala kur me propozoi komisari ne ushtri qe te behesha komunist. Dhe kete taktiken e rreshqitjes ma mesoi plaku qe per vehte ishte komunist, po nuk donte qe une te behesha. Po e lej me kaq qe mos merzitesh. smiley

 

Ok PF, dakord per ato qe thua qe per poste te tilla duhej te jepje prova devotshmerie. Ai e pranon qe nuk ka qene komunist atehere si ka dhene prova devotshmerie me spiunlliqe? 

Nuk kishte familje shqiptare qe nuk kishin nje antar komunist me teser partie ne xhep, te gjithe katundaret komunista ishin..Ti e ke patur baben komunist te djallezuar, se gjyshi im nga ana e mamit beri cmos te bente tezen komuniste dhe ja arriti qellimit..smiley. Nuk vihesh ne dyshim dashuria e Partise nga asnje komunist, se te pinte e zeza me vone..

ku kishte sekretar i rinise komuniste, qe te mos ishte komunist?

Po tallesh ti tani, apo je aq e re sa nuk i ke jetuar mire ato kohe?

Po flas per periudhen perpara se te behej casaubon..

Tani me une nuk e kam gjymu Lisenin nga mbrapa per provat qe ka dhene. Di psh qe Mehmet Elezi qe ka qene para atij, shkoi dhe zuri vullnetarisht vendin e te vellait ushtar qe iu vra ne kufi, Agron Elezit. Gjest fisnik me e pa kshu domethene. Po te kishte qene ne Amerike mbase mund edhe ti kishin bere ndonje film hollivudian. Po edhe kshu badiava nuk ta vente njeri kollaren asaj kohe, me kupton. Po te duash pastaj edhe mund te investigoj, se i njoh shume nga bashkepunetoret, eprore e vartes te tij. Vecse koha ketej nga anet tona eshte dollar, sic e di dhe ti vete. smiley

Mos e merr mundimin kot per mua se i di shume mire. smiley

Koha eshte flori thuhet jo dollare..smiley

Mos e kane marre ngaqe ishte cun i bukur? smiley Se kshu ishte i pamshem.

"...i zgjedhin komisaret", tha Ndreke Luca. smiley

...e  tha Bepini (Kapexhiu).   jo per gje,  po  do te qortoje  emo-ja,  historia..smiley

dhe e kisha nje dyshim eeee smiley

Në tre vitet e fundit përpara rënies së regjimit të kaluar unë kisha mbrojtur gradat shkencore "kandidat i shkencave" dhe "doktor" për kritikë artesh.

Aman o PF se kameraman ke qene smiley

Ne fakt asikohe isha redaktor letrar dhe gazetar dhe zyren e kisha kater zyra dhe nji banjo mas Lisenit. smiley Kameraman (ne fakt si pozicion isha TV producer per APTN) u bera mbasi Liseni me Salen na cliruan nga komunizmi dhe Rinia komuniste. smiley E vetmja fatkeqesi asokohe ishte qe rrogen si "kameraman' e kisha afersisht 8 here sa ajo e Ambasadorit Hungarez. E di kete se kam qene me baze ne Budapest per nja 6 muaj.

Te drejte ke,cliruan nga komunizmi bijte e komunistave. smiley

Degjo tani, meqe dole tek ky muhabet. Ka pas nje ndryshim te madh mes atyre qe u bene komunist ne vitet 60 (brezi i plakut tim) dhe atyre qe u bene ne vitet 80, brezi i Lisenit. Sepse edhe bota asokohe ka qene ndryshe. Plaku im ishte komunist me ideale qe punonte si qen me ndertu komunizmin dhe atdheun. Nga vitet 80 filloi ta kuptonte qe me duket se po ja fusnin, po tamam tamam vetem mbas 90-tes e kuptoi se sa thelle ia kishin fut. Dhe nuk i dilte inati derisa vdiq te shkretit, rafmet paste.

Kurse Liseni kaloi nga fagotist ne burizan te partise, pa qene nevoja as te bonte ndonje spiunllik. smiley Bile rrezik edhe gjithe jeten nuk i ka thone njeri "puna e mare". Rri tashti po te them se e njof nga afer, qe mos nxjerr ndonje te palame. smiley

Zhgënjim total kur kupton gjithë mundin, sakrificën që shumë njerëz me ideale i'a përkushtuan vendit pa mëdyshjen më të vogël! 

Lirika, e kam thene edhe diku tjeter. Nuk ka brez me fatkeq se ai i prinderve tane. Linden ne kohe lufte, punuan si qen ne rini, jetun ne fukarallik ne burrni dhe ngelen vetem se iu iken kalamojt ne pleqni. Me vjen te qaj edhe tani qe i shkruaj keto fjale... smiley

Ndaj të njejtën dhimbje me ty smiley

"Jetën në sy e shikon"...për babin tim, tëndin, e shumë baballarë të tjerë. Faleminderit! 

smiley

pse mos jemi me mire ne pa ato smileysmiley

Si t'hedh dekun me keto komente ndejshem.....smiley

O Pf, ma trego icik at historine ne aeroport me Lisienin se e di qe e ke qef smiley

Vari hejbet Patek. Nuk jam kundra qe te jetojne e prosperojne si gjithe te tjeret, se per te miren personale jane perpjek dhe nuk kane qene te kriminalizuar. Po edhe prdhe mos na shesin tani, se nuk eshte se kane qene heronj. Apo jo? Ha dhe hesht, thoshte gjyshja ime rafmet paste.

Une them qe i falet. Cun king ka qene, plus qe tani pordhet i kane ngel se ska ca ben me.

nuk kane qene te kriminalizuar.

Tani ke fole persembari..smiley.

nuk ka qene i perfshire ne krim drejtperdrejt, nuk ka ushtru dhune me doren e tij apo me urdhra si shume te tjere ne hierarkine komuniste apo punonjesit e shumte ne aparatin represiv te diktatures, por pergjegjesi per ate sistem dhe krimet e tij ka edhe ky se ky e ka ditur mire se cbehej dhe i sherbente atij sistemi deri ne nje duke indoktrinuar rinine dhe mirembajtur ate sistem ne ate pozicion te larte qe kishte. I kriminalizuar ska qene babai im, qe ska qene as anetar partie as hanxhar i diktatures, as nuk indoktrinonte njeri dhe as nuk mirembante sistemin. Shkonte ne pune - megjithese ishte nga financieret me te zote te rrethit e leviznin sa ne nje ndermarrje ne nje tjeter - per te mbajtur familjen dhe as nuk foli kunder regjimit haptas por as nuk i sherbeu si te tjeret. Kesisoj jane shumica e shqiptareve.

Keti, na fal e...

Jo s'ke pse kerkon falje, secili flet nga eksperienca familjare, individuale,kolektive..

Perderisa ne sot qeverisemi nga nje ish Sekretar Partie, qe ka 22 vjet ne pushtet, mos u cudisni edhe nga nje ish Sekretar Rinie i asaj kohe qe nuk ka firmosur me doren e tij asnje vrasje, persekutim etj..pa harruar ketu edhe te birin e Kristaqit..

ti nese kujton se eshte i barabarte nje komunist i thjeshte dhe sekretari i te gjithe rinise komuniste te Shqiperise, atehere kot qe diskutojme.

sala nuk ka qen komunist i thjeshte. edhe ato artikujt "ndryshe" te zeri i popllit ne ate fillim, i jan botu dhe paten jehone sepse nuk ka qen komunist i thjeshte.

Ha & hesht

ho me ca t'i thush popllit ton gjenial. tamom kur e hum krejt besimin, ia jep me kto ansamblet... kozmike. e thoshte edhe im ate. ishte pak a shum ekuivalent me tjetren gjigande: veri thembren bythes & rri

Po ja themi origjinalin PF ...Ha dhe Foli Kalit .....nuk ka rob none qe te HESHTE smiley Ha dhe rri urte ( familjare )  Ha e mo pyet ( hadutshe )  Edhe ajo biseda me Gjelin ( belul ! ) ne hale eshte fenomenale ! ...

mu mbetet marak...du me e dite kete historine e aeroportit..............

Di psh qe Mehmet Elezi qe ka qene para atij

Po mire, po kur ka shkrujt ene ky Mehmet Elezi nji liber "Une nuk kam qene disident" smiley

Njisoj sikur me thone Papa qe "une nuk kam qene ndonjehere i martuar" smiley

Ka edhe nji vella tjeter ky Mehmeti, Tahir quhet. Ka pas gallata mo t´mdhoja Tahiri se Mehmeti. smiley

Kurse ky Bashkurti te mos na cingerisi koqet shume, se nje hale ka qene dhe nje hale ka mbetur, nese vjen me keto historirat e opozites antikomuniste.

Mos m'çmendni...ka shkrujt nje liber keshtu M Elezi!!!

Jo jo s'ka qene hic komunist vetem ka qene sekretar i pare i rinise.  Kjo rinia duhet te kete qene rinia reaksionare me duket, apo jo?

Bashkushkurti ishte familje komuniste e forte .I jati ishte oficer mendoj me pozite.

Mos fol ne emer te te gjitheve.

Kete Bashkurtin e paske goxha te afert se i ke dale ne mbrojtje edhe here tjeter ketu ne peshk.

Mos ki merak i pakapshem, se nuk flas per ballistat..

C'lidhje kane ballistat ketu?

e pikerisht, pikerisht  do ta pranoja!   por ama,  nese sot do te dilja te jepja intervista, sikunder ben ky,  ose do ta anashkaloja teresisht  kete periudhe,  ose  do te  tregohesha i teresisht  i sinqerte  dhe dinjitoz!  fjale kjo qe e permend  disa  here  ky ne kete  interviste, por per te tjeret natyrisht..

une nuk e njoh fare kete,  dhe afermendsh  nuk po sulmoj personin..  por ja qe me bezdisin ato qe thote dhe ato po diskutoj..

 

ndesra ne pergjithsi, kam vene re qe eshte bere si ''trend''  kjo.. te gjithe keta te ''rinjte''  qe sapo kishin filluar nje fare karriere  ne Parti apo me lart aso kohe,  perpiqen te dalin te ''lare''  apo sikur sdonin  etj..  me kujtohet p.sh Muc Nano  (Hinterlandi)   edhe  ky,  papritur e  kishin  thirrur   ne komitetin e Partise dhe e kishin bere komunist...  ndersa Muci kishte kundershtuar me force , gjoja...  

"gjoja smiley

Vallahin Belulo, vetem komunist nuk te bonte njeri me zor. Maksimumi te thoshin p.sh qe "na eshte hap nje ven si drejtor po duhet te jesh ne parti qe ta zesh ate vend". Kaq. Mesazhin e kapshe vete. Gjithashtu dihej qe nuk ta propozonin dy here dhe po ta humbje njehere rastin nuk te vinte me zogu ne dore.Se rrishin ne rradhe sahanlepiresit per ate pune. Po lutjen per pranim ama e boje ti, me shkrim dore.

ene me rekomandime e referenca smiley

po e di o PF, e di.. po ja c'thote  Muçi se.. bile ky i vinte dhe kushte Partise..smiley.smiley

thashe e thirren ne Komitet te partise,  kerkoj ndjese.. ngjarja zhvillohet te zyra e drejtorit..smiley

 

Por tani është ora e rrëfimit. Viti i përmbysjes së komunizmit mua më gjeti kandidat të partisë së punës. Më pranuan, nëse s’gaboj, në vitin 1988. Me kërkesën time, të cilën e kam bërë zemërthyer në shtëpinë e prindërve. Kish nja dy vjet, që drejtori i Telekomit, një komunist i hershëm e i devotshëm, nuk linte rast pa më cytur. Por unë i bëja dribbling me fraza të llojit “nuk jam për këto punë”, “nuk jam gati”, “nuk e duroj dot idenë e stazhit trevjeçar në prodhim”, etj, etj. Në fakt, nuk doja. “Po pse?”, më pyeti ime’më. “Sepse unë nuk jam komunist”, i thashë. “Ka shumë që s’janë komunistë, e prapëseprapë bëhen”, ia bëri ajo. “Puna është që unë jam kundër këtij regjimi”, ia preva më shkurt. Ime’më më pa ngulazi, sikur donte të thoshte: “Mos vallë ke ndërmend t’na çmendësh ti?” Kam frikë se nuk më besoi.

Të gjithë më thoshin të njëjtat fjalë, por unë vijoja t’i bëja bisht drejtorit, derisa erdhi një çast, që ky i fundit më thirri në zyrë e më tha: “Po më kërkojnë shpjegim edhe nga komiteti i partisë. Si është kjo puna jote? Nuk ka ndodhur ndonjëherë që dikush t’i bëjë naze lutjes së partisë.” Dhe më hodhi një vështrim, me të cilin gati më nduku. Nuk dija ç’t’i thosha, a thua se gjuhën e kisha të prerë, ndërkohë që ai priste një shpjegim. Aty për aty i thashë: “Ok, më jep formularët e pranimit në parti. Veç një gjë po ta bëj të qartë qysh tani. Nëse më kërkohet të bëj stazh partie në prodhim, atëherë unë deklaroj se nuk kam interes të bëhem anëtar i partisë. Unë në radhë të parë jam inxhinier, e nuk jam i gatshëm që të bëj asnjë ditë një punë tjetër.” “Po ca muaj stazh do t’i bësh ti”, kërkoi të më kandiste ai. “Jo, nuk pranoj të bëj asnjë ditë stazh. Kjo s’është e negociueshme”, ngula këmbë unë, dhe më vinte mirë që kisha gjetur një degë ku të kapesha. Por drejtori ma këputi degën tak-fak: “Mirë, këtë punë ma lër mua në dorë. Është e vështirë, por do ta zgjidh.”

Eh, c'nuk po na degjojne syte! 

ehuuu, kjo s'eshte gje hic. Mucua ka qene jo disident por kundershtar i "regjimit" heret, sa edhe kur vdiq Enver Hoxha, Mucua bashke me dy tre te tjere qeshnin me qellim dhe te tjeret qanin sa e detyroi profesorin te ju lutej qe te mos e shprehnin kaq hapur opoziten e tyre ndaj "regjimit". Gjithmone keshtu tregon Mucua ne kohen e demokracise. Dmth. Mucua i Skraparit, i repartit ushtarak me te bindur te regjimit komunist te quajtur Skrapar ka qene nga kundershtaret e rralle te regjimit por cuditerisht pa deshiren e tij theqafja e regjimit komunist, ne kohen kur njerezit po largoheshin nga partia, e gjeti komunist.

Halabake si ky dhe Bashkurti kane pushtet politik e mediatik ne Shqiperi! S'ka asnje dyshim qe kjo Shqiperia e sotme eshte kryekeput pjelle e Shqiperise moniste.  Gjithe hekurishtet e skorrjet komuniste gjegjen te na flasin per cdo gje qe nga demokracia, zgjedhjet e lira, liria e fjale dhe e shtypit, nacionalizmi etj etj. e s'kane as ndershmerine minimale qe te pranojne qe kane qene komuniste, por dhe na thurrin gjepura se i vinin kushte partise apo s'e s'ishin komuniste edhe pse ishin sekretare te rinise.

eh t'emen e s'emes. Muci!!!!

Prandaj nuk ndihemi ne te persekutarit e vertete. Nuk te lene rradhe keta te superpersekutuarit 

 

   

te persekutumit e vertete jan fisnik, mer. sa me shume te gerthasi dikush per persekutim, aq me shume rrena i ka. dore me nji kjo.

u bo me te ardh turp me thon qe nuk kom qen familjarisht i persekutum; te bojn mucot me hije. ta thoshte naj librazhdas a lacion, edhe po na rrete, se kush dreqin shkonte ne ato vene. po skraparin mucos ia njof mire. digjej dheu nga disidenca mo... c'e pyt; kundershtimi me i modh ne corovode ishte te thoje gjethe rrushi me oriz per japrak. dhe te masturbojshe te halet e gjimnazit.

ose Vllaznia fitoi me partizanin...fillonte operativi me t0u sjell rrotull shpise smiley

Te beheshe komunist nuk ishte praktike nga sot e neser.Ishte nje periudhe e gjate.perzgjedheshe me kujdes,beje lutje ,paraqisje referenza .Mandej ishe kandidat partie nuk e di po me duket periudhe e gjate.Intelektualet nje periudhe duhej te punonin ne baze,stazh partie....

Mcifen me nga 100 pseudonime dhe IP fallco, Zane. Por do i shofim sa te fillojn nga puna strukturat tona 007. Kur te dali qe 75.9% e ktyne qe bojn si te pervelum per drejtsi, kon qen pjese e aparatit pergjues/shtypes. Direkt ose me krahmarrje. smiley

Koha punon per ne, tha Mick Jagger. Dhe shtoi: na duhet me punu per ngritjen ideo-politike.

Miredita dhe deri ma von tashti.

1 big like Belul; tamam mendimi im. Nuk hidhet poshte e kaluara si sekretar I i rinise me fjale te kalibrit "si mua ishin aq e kaq qindra mije te rinj te tjere..."
Per te tjerat pastaj, i ka rene pak me pambuk Sales dhe aq.
M'duket qe i eshte bashku AKZ-se, m'ka pelqy arsyetimi per Kosoven kur e kam lexu po nuk e shof shume aktiv. Do ish interesant me e pa ne ndonje debat kur t'nisi fushata

Jo karriera e tij nuk eshte e rastesishme.Kishte te gjithe "letrat"ne rregull per te pase nje karriere partiake.Enveri nuk ishte ma ,lobi tropojan po merrte revansh.Mehmet Elezi,Hamdi Dega,Lisenko etj.Mandej ishte Marashi hajati.Pra Alia po afronte rreth vetes i fedelissimi.Bashkurti ishte i projektuar lart.I kishte cilesite.Po historia eshte kjo qe kemi ,nuk behet me sikur e me ne qofte se .

"Kryedemokrat", do ta kisha vënë në thonjëza. Ka ndonjë përkufizim nga këta "kryedemokratët" që vërtiten këtej pari, që ta shpjegojë se ç'kuptim ka për ta kjo fjalë, e përdorur me aq shumë pasion. 

Kur shkuan studentet te Ramiz Alia Bashkurti ishte ne krahun e Ramiz Alise, ne mbeshtetje te tij dhe sa mundeshin bashke me RA kunder studenteve dhe intelektualeve per kerkesat qe kishin. Pra e kishte zgjedhur anen edhe ne ate kohe kur ndaheshin ane qe mbeteshe ose dilje nga historia me turp. Bashkurti ka qene hierark i larte komunist, qe kete me ndonje ligj lustracioni duhej nxjerre nga politika, ne kohen e demokracise e ka hanger si thone nga anet e Bashkurtit me te gjitha partite dhe tani kur mbeti pa pune u be me disa sharlatane. Te lexosh intervistat e Bashkurtit eshte si te lexosh intervistat e Ramiz Alise, Adil Carcanit, Haxhi Lleshit etj.

me dy pedigre ti dhe shife si e harxhon gjith ate bagazhsmiley

hani politike, hani, ca ti bejme Bamirit qe eshte zemermir

n'rregull e ka ky

kur akoma ne 2013 ne ja nigjojme pordhet

 Berisha ka hyrë me dinjitet.

Ca lesh dinjiteti o Bashkurt? Dergimit e tij nga Ramizi per te qetesuar ata cunat tropojane te QS eshte hyrje me dinjitet ne politike?

Berisha është karakter malësori me temperament të lartë. Në malsinë e Tropojës ka edhe tipik malësor të urtë e të përmbajtur. Të dy këto tipe ekzistojnë në malësinë e Tropojës. 

 

  A ka ndonje tip tjeter?    

Ka mabruar vertet per muzike ,fagot

that little faggot, he's a millionaire

rrofsh e lisjeno se na kujtove DS, kisha do kohe pa i nigju

 fagoti nuk do tipa te bute malsoresh si Bashkurti , Saliu mund ti pershtatej me mire si temperament! smiley ky ju fut bluzave te bardha dhe politikes! si njeri dhe tjeri lemsh i ben punet! .. e kam fjalen me partite dhe politiken  smiley

shqipnija ka qen dhe vazhdon te ngelet vendi ku parvenyte bejne ligjin.

kta parvenute nga tropoja, ose dhe ata nga skrapari, thjesht e bojn etnografik parvenullikun ton te neveritshem.

pikerisht kete desha me thon, qe ketyre u pelqen me shume politka, dhe `diplomacia` si mund te behesh i pari i vendit, sa per muziken apo tinguj muzikor me shume u pelqen folku, ciftelia aty i terheqq keraba me shume. 

E sakte Em....eshte fjala qe e paraqet ma mire se gjithçka.

Cuditem si hidhen robte perpjete kot.

Fakti qe Bashkurti ne 1990 nuk zuri poste ne PS e PD, tregon qarte qe kishte konflikte me Kupolen Komuniste.

Ishte kupola komuniste ajo qe i caktoi trashegimtaret ne PS e kush do zinte pozicionet kyç ne PD.

Pas atyre qe jane thene e sterthene per ate periudhe eshte e qarte qe PD dhe PS, ishin dy kokat e PPSH. PD e mbushi me spiune e sigurimsa, ndersa ne PS, femijet e figurave komuniste, qe perkohesisht sa te rriteshin do ishin nen kujdesin e njerezve te besuar, si Ruçi, Pellumbi, Dokle etj.

 

Fiks fare. Ramiz Alia eshte shembulli tipik i njeriut me probleme te ketilla kupolare. Ia mbyllen dyert gjithandej fukarait. U detyrua te dilte ne pension para kohe.

Ramizi mesa rezulton ka qene gjithnje lojtari rezerve, luajti si rezerve kur i erdhi radha ne kohen shtese, derisa mbaroi ndeshja.

Informacion ka plot, po njerezit duan konflikt, prandaj perzgjedhin informacionin.  Po te ishte Liseni si pershkruhet ketu, do ishte nje nga njerezit me te njohur te PS-se apo PD-se, mirepo ja qe faktet flasin ndryshe.

ti kujton se Saliu ect .. ishte besnik dhe do te qendronte besnik Ramizit ? smiley

ngaqe ishte besnik i futi ne burg te gjithe kupolen komuniste me ligjin e genocidit ne vitin 95 dhe komunizmi u perball me force sis ideologji dhe si praktike, por jo me hakmarrje apo gjakderdhje sic kerkohej nga krahu radikal ne te djathte apo PD.

Kush ishte ky krahu radikal i `djathte`?

ka pasur edhe ka plot radikale ne krahun e djathte (ne ate kohe ka qene Kalakula, Baleta, Edi Rama etj.) qe Berishen bile e shikojne me qortim qe nuk u tregua me i ashper me kasen puniste.

Baleta radikal i djathte, Kalakuka, Edi Rama radikal?!!!!!!!...mund te thuash pak si psikopat por jo radikal! smiley e aq me teper te djthte! smiley pse cfare do te benin keta simbas teje? 

athere ne fillim ashtu ka qene Rama, lere tani se c'thote. Ashtu kane qene edhe ata dy te tjeret. Edhe Nano kur u fut ne burg per korrupsion, letrat e hetimet ja kane bere ish-njerez te PPSH dhe Zef Brozi qe sot shan Berishen por atehere donte ti grinte socialistet.

Tani ne kete diskutim ti vjen me nikun AKZ une me PF. Kujt i bie te jete me i indroktrinuar dhe perzgjedhes ne fakte ne kete muhabet? smiley

S'ka lidhje fare nick-u, kete punen e Katovices e kam arritur prej vitesh, duke mbledhur infot, vulen ia vuri nje leter e Ramizit e ne mos gaboj 1987, qe doli neper media, po pastaj humbi si shurra e peshkut ne uje.

Ketu s'po mbroj Bashkurtin, po nje bindje time te hershme, kur AK-ja s'ishte ngjizur ende.

me ke tallesh ti more harram? Kujton se jemi 3-4 gallofet e AKZ? Po nese PS dhe PD qenkan dy kokat e PPSH, cfare ishte partia socialdemokrate e ministrit te diktatures Gjinushi, Kico Mustacit etj. qe Bashkurti ishte sekretar i pergjithshem dhe deputet i saj?

E di pse nuk e qasi kush Bshkurtin ne dy partite e medha? PS-se nuk i duheshin me shume tipa si Bashkurti, ndersa PD-ja nuk mund te merrte sekretarin e gjithe rinise se PPSH dhe ta fuste ne parti, aq me teper qe ky ne kohen e ndryshimeve kishte ndenjur ne banjon e Ramiz Alise.

AKZ eshte nje strofull ish-aparatcikesh e funksionarsh te PPSH dhe ca capacule te PD-se qe nuk dihet ne c'rrethana jane bashkuar me te dhe c'synime kane.

po berisha jot beri aleance me ket gjinushin sefte. Apo thuj nuk e njifte n'at kohe dhe mund t'ja ket fut? ca s'bo vaki xhanem...

Harram thuaji surratit tend.

Nqs do diçka jashte parashikimeve te Kupoles ate e gjen tek partite e vogla qe linden, PSD, Republikania, Balli, Aleanca e Cekes e me radhe.

PD-ja u ngop me spiune e sigurimsa, ke te drejte nuk mund te futeshin figura te larta, se s'funksiononte loja e mashtrimit te gjindjes. Vetem pas 22 vjetesh, te persekutuarit e kuptuan mashtrimin e madh.

Kur te shkruhet historia me arkiva e jo me llogje retorike, do shihet mire pse nuk u ndeshkua askush, pse s'u hapen dosjet, pse s'u demshperblyen te persekutuarit, pse PD-ja eshte plot me spiune e sigurimsa e me radhe.

c'humbas kohen me gallofe si ti! Katovica sipas Ramizit (hellooooooo, lexoji dokumentat) parashikonte qe te gjitha partite qe do krijoheshin te ishin te vetat dhe te kontrolloheshin ne prapaskene dhe jo vetem dy partite e medha se nuk beson kush qe Gjinushi qe hyri ne politike nga banjoja e Ramiz Alise te ishte kunder regjimit me shume se lidershipi i PD apo edhe Sabri Godo per ate pune qe bente ca skenare te lodhur filmash e kerkonte te shkruante biografine e Enver Hoxhes. PD ishte parti qe lindi jashte skemave te Ramizit, por fryt i revoltes popullore. Katovica e Ramizit nuk eshte e provuar, por mendimi me i arsyeshem eshte qe Ramizi sigurisht qe e ka menduar ate pune, te mund te shpetonte ate qe mund te shpetohej, por planet nuk dolen sic i donte ai se PPSH ishte degraduar me kohe. Nuk mund te kontrollonte gje me shume.

Po po vetem PD-ja doli jashte skemes, futja pordhes o gajdexhi. Jashte skemes e donte Shinasi Rama me te vetet, po ja qe e futi ne shina Berisha me Pashkon.

Po te ishte ndryshe, sot s'do kishim nje PD plot spiune e sigurimsa, armike nr1 me te persekutuarit.

Shinasi Rama sigurimsi e bir komunisti...hahahahaha

PD-ja nuk ka spiune, i ka hequr me kohe qe ne mandatin e 92-97 se kishte mundesi te shikonte dosjet kur erdhi ne pushtet. Sipas Mitro Celes, qe ketij ja kishte thene nje sekretar i pare i PPSH a dicka e tille, Ramiz Alia, sapo ishte formuar PD-ja kishte dhene urdher qe spiunet e Sigurimit te anetaresoheshin ne PD qe te ndikonin edhe politiken e saj, por kjo hile u kuptu dhe nuk funksionoi.

Edin kapslleku politik, ty kapslleku mendor.

Shinasiu ishte outsider, prandaj e hoqen qafe, Berisha deshi s'deshi i dha medaljen e pishtarit te demokracise.

 E di edhe bufi qe Saliu i Sllobodankes ishte spiun i Ramizit, jane fjalimet e tij para studenteve qe e demostrojne.

Ty te duhet te besh llogje kavaje o gajdexhi, po puna eshte qe PD-ja ka qene plot me spiuna, te cilet kane dale sheshit vitet e fundit, aq sa s'ka ngelur rob pa e kuptuar, derisa edhe te persekutuarit e kane kuptuar e u hyne ne dajak.

Spiunin e kane ne krye, 25 vjet komunist, sekretar partie, mjek i bllokut, mik shtepie me djalin e Enverit, burre i shkines e kunat i koloneles se UDB-se.

Nqs ky person nuk eshte spiun atehere ne Shqiperi s'ka pasur spiuna, se me shume se kaq atribute zor se i mbledh bashke per nje spiun.

 

ku e di ti qe Shinasi Rama ishte sigurims? ku e di ti qe nuk ishte duke bere lojen e vet? Po sikur te te them une ty qe Shinasiu arriti qe te luante kunder te gjitheve e te mbijetonte edhe vetem, e beson. une e di sepse e njoh mire, me mire se te gjithe keta qe llapin per te, sepse ai jam une. Mos fol per gjera qe nuk i din.  Me mire rri urte. 

 

per AKEISTI: sakte, po nuk kishte rruge tjeter. edhe keta duhej te ishin tranzitore, gjithkund ka pasur faza te tilla tranzicioni por kjo tregon se kishte shume pak njerez qe beosnin ne popullin e vet e ne vlera bashkekohore dhe se ne te vertete kushte nuk ishin pjekur per nje ndryshim real e ne dobi te te gjitheve. me vjen mire se e lexon gjendjen qarte dhe te flmn per ate qe thua. 

Im at e kuptoi qe ne 91-shin pune e PD-se kur e pa se kush po themelonte degen lokale te PD-se ku ne jetonim.  E kuptoi akoma me mire ne 94-tren ne greven e urise te ish-burgosureve politike ne te cilen mori pjese. qe Berisha e shtypi dhunshem, sic shtypi ate te tetorit te kaluar edhe pse athere e beri me kerbac te drejteperdrejte.  Prandaj dhe ne 95-sen e pa qe s'kishte prespektiva per nje njeri si ai si per familjen e tij, e mori vendimin qe do vinte ketej me cdo menyre.

per ate pune, shumica e ish kupoles dolen ne pension ne 90. Fillimisht sa per sy e faqe e  me vone zyrtarisht. Lisieni nuk eshte perziere me peshqit e mdhenj po jo per merite te tij sic e pasqyron ktu; se na e paskan urryer e pare si mace te zeze etj...po te ish kjo e vertete, as e fusnin mes tyre. Ktu calon dhe intervista se eshte bere e modes kjo parathenia e pastertise dhe gati-gati, e kundershtarit te hershem te sistemit. Tani ty te takon se ben punen e partise ktu po disa gjera ose nuk thuhen fare ose thuhen sic jane 

Ishte kupola komuniste ajo qe i caktoi trashegimtaret ne PS e kush do zinte pozicionet kyç ne PD.

Kjo puna e trashgimise eshte thjeshte hipoteze, ose nje alibi, thjesht ne kohe remujash, ata qe perfitojne me shume jane hipokritet , mashtruesit, tipet kolerik qe marin ne dore fatet e vendit, keshtu ndodh zakonisht ne vendet pa baze te forte kulture ne marjen e pushtetit! ..shteti ishte i diktatures se proletariatit, e kupton ti se kush do ta merete ne dore pushtetin pas renies se shtetit? 

Te persekutuarit, te perndjekurit politike, nje pakice e plevitosur ua besuan pushtetin ish komunisteve , aty me te felliqurve, dobicave, qe ter jeten e tyre kishin bere pislliqe, ceshtje karakteresh kupton ?

pat mendu ustai (enveri) per ato pune; aq shume ishte derrmuar cdo lloj elementi antikomunist ne shqiperi per dekada (jo vite), saqe kur ra germadha komuniste (prej vetes!!! heronjte rrezues le te gerthasin kur te kemi vdek brezi yne qe e ka pa me sy kohen), pat nje vakum te cuditshem, ekzistenca e ndonje kleriku te pervuajtur shihej si nje alien qe na doli mes nesh... e natyrisht keta tipat flip-flops me pardesyra qe mbanin ala eren e sallave te kongreseve, dolen prape si kerpudhat pas shiut. nuk do i harroj kurre, se si bubrronin ato dite kur u pa qe permbysja do vinte. Mbaj mend nje dite pashe Spiro Koleken e trembur poshte nje kaskete qe e zhyste edhe me shume... dhe me pas gjinushin me nje nga keta aparatciket pardesymedhenj, ne xhiro, rrezik ka qene ky bashkurti fare, kap per krahu, duke bo nji zot e di ca planesh...

Rob te kulluar s'kishte fare, ketu eshte çeshtja kush ishte pro projektit te Kupoles dhe kush ishte kunder.

Ata qe ishin pro, perfunduan ne PD e PS, te tjeret hapen parti te tjera. Pastaj motivet e kundeshtise mund te jene nga me te ndryshmet, deri edhe me meskinet si pse s'u caktova une po ai, por thelbi i zhvillimeve eshte ''pro dhe kunder Projektit''.

Eshte ai Projekt qe i do 2 partite te medha, madje edhe zhdukja e te vegjelve me bashkepunimin Berisha-Rama ne modifikimet e Kushtetutes eshte pjese e Projektit, ne kuptimin e Frymes se tij.

Njerezit duhen mbajtur te lidhur me nje konflikt fallso, t'i besojne atij konflikti, e protagonistet e bejne sa me real, nderkaq Shqiperia vidhet lirshem nga te dyja palet.

Ishte ber bari, per tu korrur thuaj.  te ishin keta ashu `demokrate` nuk e mernin pushtetin me dhune dhe shkatrime vjedhje te pasurive kombetare! ..ashtu e filluan ashtu do ta perfundojne rrugen e tyre, pa dinjitet pa moral! ..do te ngelen ne histori anarkiste`aventurier,  hajdute vjedhes` nga populli te urejtshem! barbar! 

Ilirjani dhuna ishte e pandalshme dhe taktike, ketu flitet per kontroll strategjik te ngjarjeve. Si mund te parandalohet dhuna ne faze revolucionare ? Eshte absolutisht e pamundur.

Pse s'preku dhuna asnje bllokmen e femije bllokmenesh ? Aty ishte meraku kyç, sidomos pas pervojes rumune, ku Caushesku u pushkatua pa nje pa dy.

 

e thash pak me siper , eshte pune kulture kjo demokracia, vende si ai i yni, qe kaperceu shume shpejt fazat e zhvillimit si komb shtet, (jo per fajin tone) e kane te pamundur te krijojne refoma dhe transformime me `pak dhimbje` dhe ne nje kohe te shkurter tanzicionin, eshte hipokrizi tani dhe e dal boje kjo qe mbas 23 vjetesh po te njetet njerez festojne arritjet e demokracise ne menyre pompoze ku `heroi` i revolucionit smiley eshte akoma ne pushtet, dhe pretendon te jete edhe nja 4- 8 vjet te tjera, ku ne cilin vend demokratik ndodh kjo? sot nuk ka budallenje.. te mos bejne dallimin, ..Nuk mburet vetja asnjehere per sukseset qe ke arritur! Haroje kete. Vetem ne shqiperi mburret vetja dhe bile edhe behet parade! me Ciljeten! smiley

..turma u kontrollua 1. nga drejtuesit 2. ne qoftese te kujtohet ne ate kohe pushteti i blokmeneve i kishin mare masat me kohe, i kishin siguruar familjet e tyre , me ane te lidhjeve qe ata kishin me drejtuesit. te dukshme dhe te padukshme, lidhje nepotike. shqiperia eshte nej vend i vogel, nuk ka te krahasuar me Rumanine dhe me Chausheskun..vrasjet do te neutralizoheshin shume shpejt... nuk do te ishin si ato te tipit te rumanise.. Ramizi i kishte mare masat smileyChausheku Jo! smiley

Emo, me ke kujtu nje ngjarje te vjeter. Ne fillimet e 90 mbaja nje T-shirt te bardhe me ftyren e stampuar te Maksit ku shkruhej. "Wanted Dead or alive". E kisha me merak te madh se e kisha blere nje djall e gjysem ne Itali. Nejse. Kisha njehere nje pune dhe shkoj i trokas ne dere Alfred Ucit. Bejme muhabet e kur po ikja me thote "Po mire mo djale, nuk ke frike qe del me nje bluze me fotografine e Marksit?" "Jo i them. Pse te kam frike. Pastaj kjo bluze eshte antimarksiste. po ta lexosh se cfare shkruan" Eh me tha. Ku dine anglisht njerezit ne rruge...". Ca ti thoja!smiley

mire te ka thon. ama shiko, mq ra llafi, vrasje politike nuk pati, dmth une nuk di te kete patur. kjo ne nje vend qe dihet se s'ta pertojne hic.

kjo eshte nje nder gjerat qe s'e kap asnje lloj modeli.

Azemi ishte vrasje e paster politike .Nuk mund te jete ndryshe.

Rri mo burre mos riprodho denglat e Bashkurtit.  Mosperfshirja e tij ne PS e PD, tregon qe s'ka qene i afte dhe i shkathet mjaftueshem per te zene poste.  Pozicionimet per te zene poste ne politike e gjetke, nga komunistet e teknicienet e sistemit kishin filluar qe me vdekjen e Enverit, e kur erdhi 90-91 shi ishin me te zotet, me agresivet, me intrigantet, ata me lidhjet me te forta qe kapen dicka ne anarkine e rrezimit te sistemit.

Bashkurti po eshte burre me rr, o mos ta zeje ne goje fare ate poziten e tij si sekretar i rinise dhe si ndihmesi i Alise ne takimin me studentet ne dhjetorin e 90-tes, o te thote me plote goje qe po isha komunist per filan a fistek arsye, se kshu ishin koniukturat e kohes, se aq dija apo cfaredo arsyeje qe kishte e kaq.  Keto denglat per te dale sadopak kunder regjimit ti marri e ti fusi ne bythe, se ata qe ishin apo perceptoheshin si kundershtare te regjimit hanin plumbin, litarin, burgun, kampin e perqendrimit, debimin, internimin ne icke te semes, persekutimin sic zezaket ne jugun e jim crow e kshu me rralle, se plot nga ata qe i kane ngrene ne kurriz vuatjet e te qenit kundershtare te regjimit e gjithashtu familjaret e tyre jane gjalle dhe me memorje ne rregull e kur degjojne halabake si Bashkurti apo Muci te hiqen si disidente eshte sikur t'iu riperseriten vuatjet per here te dyte.

Ore Bashkurti s'po flet fare si disident , flet per mospajtim me qendrimet e Kupoles per te ardhmen e vendit. Behet fjale per Projektin, i cili ka 22 vjet qe jetesohet nga PD e PS.

Nje qe behet sekretar rinie, nuk ka si te jete 'i paafte', se ti po thua qe ishte i paafte. Ai po ta thote qarte dhe eshte brenda logjikes qe nuk ishte paaftesia por mospajtimet me Projektin, qe e lane jashte elites se re  se partise me dy koka.

Nqs do ishte dakort me Projektin, me siguri do kishte ndonje rol te dores se pare ne PS.

Nuk me duket kaq e veshtire te kuptohet, vendosja e fakteve ne sistemin logjik, aty te çon.

Kjo nuk e ben disident te regjimit komunist, por disident te Mashtrimit te Madh 22 vjeçar.

Ehu, po ma ben kete projektin si te ishte projekti i Rajhkomisariatit Moskau i nazisteve.  Projekti ne vija te trasha u zbatua, edhe nga fakti qe antikomunistet e vertete ishin derrmuar aq rendshem sa s'kishin takat te benin gje.

Bashkurti ishte i paafte per garen e kapjes te pushtetit te 90-91 ne krahasim me cakej si Berisha, Pashko, Ceka, Hajdari, Imami, Nano, Meta etj.

Lale, ndikimin e ka pranuar Servet Pellumbi me 2008

http://www.gazeta-shqip.com/politike/9b7...

Katovica është reale dhe ajo ka pasur ndikime, përfaqësues nga Shqipëria nuk ka pasur në këtë takim. Në një takim me Ramiz Alinë në ambasadën kineze e pyeta për një letër që flitej se kishte ardhur nga Gorbaçovi, pasi ata qenë edhe shokë kursi dhe ai më tha "Po erdhën ca gjëra atëherë".

Ti ia ben ehu, po ke nje popull qe ka humbur 22 vjet jete dhe ne 1997 nja 3000 te vrare.

Persa i perket Bashkurtit, mbron kot idene e paaftesise, per faktin e thjeshte se ti nqs mbron Katovicen shqiptare, llogjikisht do flasesh per 'emerime' dhe jo per lufte çakejsh. Prandaj mos bjer ne kontradikte thjesht se me pare je gabuar per Bashkurtin e s'do ta pranosh.

Jane 'emerime' plako, jo vende me konkurs. Edhe nqs do ishte me pak çakall nga emrat e permendur, ishte ne pozite te atille qe mund te 'emerohej' prej Kupoles ku te donte.

 

Te thash qe Katovica u zbatua ne vija te trasha, e jo me emrime sic pretendon ti.  Cakejt duhet te ndesheshin me njeri tjetrin gjithesesi per te ndare gjahun.

Futja kot, jo po mblodhen nja 50 veta dhe u thane, do bejme keshtu, prandaj beni boks me i forti fiton.

Thuaj plako, Bashkurti s'me pelqen se ka qene sekretar rinie, te kete dale kunder projektit, s'me intereson fare, nuk dua t'i shoh sekretaret e rinise a priori.

Ketu te mirekuptoj, qendrim qe ka nje logjike te veten, po te thuash Nano dhe Berisha nuk u caktuan prej Byrose, kjo s'qendron asgjekundi. Ashtu si nuk qendron fare qe nje kokemish 20 vjeçar si Meta , na paskesh qene me pithseme se sekretari i rinise per gjithe vendin. Lere tani mos vazhdo ne rrugen e absurdit.

 

Nga Xhelil Gjoni (djali i te cilit, Iliri u be minister ne kohen e Nanos). Si u emerua Tosi, pas doreheqjes se zgjedhjes se pare Maqo Lakrori.

A keni dijeni për krijimin e një partie të majtë nga figura të rëndësishme të kësaj partie, bëhet fjalë për pranverën e vitit 1991?

Nuk është kështu. Kongresi ishte një katrahurë e vërtetë... Ismaili (Lleshi) shkonte përditë te Skënder Gjinushi që ta bindte atë të kthehej në PPSH ose të vinte në PS, dhe të mos krijonte PSD. Kurse ky, Fatos Nano që e kam marrë për veshi e për dore, donte të bëhej ministër dhe jo të merrte post partiak. Nano kishte dëshirë të bëhej ministër i Jashtëm. E vendosën sekretar në Ministrinë e Jashtme, po ai s'pranoi. Dhe, më pas iu dha posti i ministrit të Tregtisë së Jashtme. Fatosi donte të kishte marrëdhënie me jashtë, ndërsa Maqo (Lakrori), u propozua si sekretar i parë i partisë, domethënë kryetar. E thërret Maqon në presidium Ramizi dhe i thotë: do bëhesh kryetar. Dhe, Maqo pranoi. Nga Ramizi që ishte në presidium të Kuvendit Popullor, vjen te zyra ime në KQ. Me thotë mua: "shoku Xhelil isha te shoku Ramiz. Më propozoi këtë gjë dhe unë e pranova se nuk ia ktheja dot fjalën". I thashë se çfarë kërkon nga unë. Më tha: "të lutem ma zgjidh këtë punë, se nuk dua të bëhem sekretar i parë". Pastaj mora në telefon Ramizin dhe i thashë që Maqo nuk do të bëhet sekretar i parë se më erdhi në zyrë. Po mirë, më tha ai, e pranoi kur e propozova. I thashë, nuk e di si është puna, por ai erdhi në zyrë dhe ma la mua në derë ta zgjidh këtë punë. Kështu ishte kjo punë, nuk ishte vendosur deri në kongres se cili do të ishte emri që do të drejtonte partinë. Mendimet ishin që të ishte Ismail Lleshi, dhe Ismaili e do pushtetin po t'ia japin... Iu propozua Servet Pëllumbit që të bëhej nënkryetar me Ismailin kryetar, por ai tha se nuk e pranoj se jam plak. Mirëpo, shkoi disa vite dhe ju lezetua politika. U pasurua dhe qëndroi gjatë në politikë. Kurse, Kastriot Islami s'ka qenë kërkushi fare që të dalë sot dhe të thotë se ka bërë histori atëherë. Ai ishte një beniamin i Ramizit, të cilin e njihte nëpërmjet Semiramit që ishte dekane në Fakultetin e Shkencave. Maqo dhe Kastrioti njiheshin me Ramizin prej Semiranit, të shoqes. Pastaj, kam marrë Fatosin dhe i kam thënë: do jesh ti sekretar i parë i partisë. E kemi thirrur bashkë me Ramizin dhe i kemi thënë si do marrësh partinë. U bind dhe i thamë të zgjidhte kë do të merrte nënkryetar. Mori Ismailin (Lleshin), Spiron (Dede) dhe Servetin (Pëllumbi). E shpallën në kongres, kjo është historia. Sepse, unë i kam drejtuar këto gjëra. Unë kam drejtuar përfaqësinë e kongresit dhe i di mirë këto. 

Jo ,nuk eshte keshtu.Ishin kohe te turbullta.Bashkurti sa te sqaroheshin se kush ishte i forti i lagjes e me hyp ne karron e fitimtarit ndejti ne pritje ,nuk u perzi.

smiley humbje kohe . si nuk u lodhet xhanem tu fol si tha Ruzhdija edhe ne 2013 per kta palaco njerez.

na e futen neve mire neve , na perzune me rremujat e 97-tes , edhe tashi bejne pall ariu, as punojne, as nuk cohen qe ne 5 te mengjesit te bejne dy ore rruge , as ne shkolla nuk shkojne me femije te vegjel , 3 muj plazh ne vila private , as taksa spaguajne as  qera ,  qefi qef te keqen e qefit

ha binisht bisht ha

Ha pardesy e bardhe ha ...binishi nastradinit ka ngordhe qe ne kohen e bababareve te Kombit !

Interesant eshte te lexosh ketu sa te "vegjel" jane nierzit nga Mendimet .Ne thelb te gjithshkaje eshte "Vidioja dhe Filmi "...jeta REALE u duket Utopi smiley

Po pse kush duhet ta mbante Shqiperine sipas Pordheve te Lisienit ? Antikomunistet ? Ku ishin? Ata me bluza si PF ne zyrat e Partise smiley Apo disidente me Vjersha ? Ore POPULL i PPU e dini Ju cfare ka qene SHQIPERIA ...Pas 48 eshte hera e PARE ne jeten e Shqiptareve qe jane Qeverisur nga SHQIPTARE dhe jane Shkolluar Shqip .Pse Partia e PUNES ? Asaj i ra bara e misionit Historik dhe e kreu ne Maksimimumin e Mundshem  duke i dhene Atdheut dhe Popullit njerez te kenduar dhe te zote ti dilnin ZOT . Me shume nuk mund te beje nje Force Politike pervecse te letre NJE Rini Shqiptare .Kete nuk e ka Kuptuar Lisieni ose "ben detyren "

Te gjitha keto SOT vijne se Shqiperise i RA Kolera ose Murtaja e karieristit Berisha ...dhe te ini Plotesisht te Bindur qe vitet e para te Presidences i Kalonte me LAPS ne Dore veprat e Enverit per te KUPTUAR me mire se si ishte psikolgjia e ketij Populli . Dhe nuk e la ne dore te te "mesuarve " as te hijeve ne hene ,  "antikomunisteve" qe ekzistojne vetem ne endrrat me ejakulacion te Jozefines e te ndonje psikopati qe vjen rrotuull ! E udhehoqi Turmen me te njejtat parrulla me Koperture "antikomuniste " . Por ne se ne ate KOHE kishin Vlere dhe ishin realitet te pakten deri ne 76 ...tani jane karagjozllek dhe Ushqim per LOLOT qe te cajne Derrasat me antikomunizem pa ditur FARE se cfare eshte Komunizmi ne teresi pa le te jene ne gjendje te Kuptojne perse u vetquajten per INERCI te Luftes komuniste nje nga Forcat Politike me Histori Reale dhe te sukseseshme ne mbrojtjen e fateve te VENDIt ne kohen e UJQERVE , perfshi dhe Europe KURVEN qe sot hiqet si e ndershme !

Lisienit jete te qete e te lumtur ne familje me gruan femijet e te dashurit dhe Turpi e Mbulofte e mos kini kurre besim tek Hipokritet per ti pranuar ne Politike ! Eshte shenja e VETME e tyre HIPOKRIZIA qe cfaqin per te kuptuar se ku do MBRIJNE ! Te dyten kane Mashtrimin , Mburrjen dhe Ham - Humin Politik !

" Nga poshtë ndjeja presionin demokratik në rritje të rinisë, e cila më kishte zgjedhur me vullnet të lirë."

Ka gallate sot me keta "disidentat" e medhenj megjithese nuk e bo ate gabim ta quaj veten ashtu, po e le ta kuptojne vete ata qe e hajne. Po delet e harrojne shpejt ujkun e bere demokrat. Ky ishte te TOP-i gjate ceremonise se hyrjen ne NATO.  

Sa do i qut te duket vetja po rrejte do lesh gjurme. Keni zgjedh ju nonjehere sekretarin e pare te rinise se BRPSH. Ky qu me vullnet te lire zgjedhjen nga delegatet ne kongrese. Vete thote qe erdhen e me moren "rastesisht",  dmth nuk pyeste njeri per vullnetin e lire...dmth doni mo per Belulin, se isha me grada e dija gjuhe te huaja, dmth se s`kish me te zotin se une n`Albani per ate pune...

Ky eshte tipiku i mediokrit te atehershem qe mediokritetin e mbulonin me fjalet e partise e te xhaxhit, e sot do me te drejten evropiane qe ka lexu e reciton si te tjeret biblen apo kuranin. Kur nigjoj kete eshte njisoj sikur fillo kaseta nga fillimi, vetem me cilesi me te dobet nga konsumimi.

Katovica persa i perket marrjes ne dore te partive "opozitare" nga njerezit e Ramizit, mohimit te prones, mos lejimit te klases ish-te pasur te marre pushtetin ekonomik si dhe klases se persekutuar te marre pushtetin politik nuk besoj se u realizua me mire se ne Shqiperi.

Boni nje liste te te punesuarve sot ne kryeministri, ministri, e ambasada e shenoni ne krah ku kane punuar para `90 e pastaj flasim pati Katovice apo jo. E keqja eshte se shume po na dalin ne kujtimet e tyre si disidente qe si paskena njoft e kuptu pavaresisht se profesionin e kishin redaktor e kryeredaktor te Zerit, Bashkimit etj e sot jane te gjithe prof, dr,etj. Shume prej tyre mbushin gazetat e Kosoves sigurisht duke lavderu te madherishmin tone e duke sha opoziten...si thoshte Mirushi, bisht qeni ke per te ngele...

Ky plehre qenka zgjedhur dhe deputet i PD e per 20 vite me radhe ushqyer nga ky shtet si diplomat...domosdo se si deputet ishte karte e djegur dhe e coj partia PD si dipllomat te na perfaqesoje...njelloj si paraardhesi i tij Mehmet Elezi qe e kemi akoma ambasador te demokracise ne Zvicer...

Eshte e kuptueshme te dashur, faktin nuk mund ta shihni se eshte i teri akoma brenda....

Oidriso mos u nxeh, prano faktin se sot sidomos rreth te madherishmit ke njerez te kapur, qe vetem e kane mendjen per Amerik(Ha - Merr - Ik) nqs mundin...dje lefqena te xhaxhit e sot po te xhaxhit demokrat...nuk e kane fajin baballaret tane qe besuan, po keta plehrat qe dje shperdoruan ate besim...

   

Nuk kam qene pionere e askujt ,thote Zana.

Kush te linte atehere te mos beheshe pionere e askujt? Brockulla te thena mbrapa ,se para e nxirrnin shamin e kuqe t'ua shihnin te gjithe(le qe ku te linin ta mbaje brenda,shamija duhej te eksopzohej).
Une kam pas nje vajze te nje familje te persekutuari ne klase (nga ata te persekutuarit per nje fjale goje qe ,sinqerisht ,une s'do i fusja ne radhen e demokrateve,thjesht te viktimave,se demokrat s'te ben vetem kurajoja per te shprehur dicka me ze te larte,qe te tjeret e shprehin nen ze;thjesht ceshtje karakteri ) e qe thoni ju,o hante inat ajo te behej pionere e dalluar e Enverit,o s'hante njeri.
Kur e pashe nje dite se fundmi bente si interesante ....
eh,sa i kishte renduar ajo shami ,vetem Zana e kupton.

Po mu pse po me ngaterron me shoqen tende te klases???Une nuk jam ajo...Po mund edhe te mos ishe pioniere.Shallin t'a mbaje ne çante...e te mos e vije kurre ...te mos beheshe antari shtabi o komandante klase....le qe kush me bente mua...te mos shkoje kurre ne mbremje qendrore ...te mos merrje pjese ne mbledhjet e fjalimet karizmatike te Lisenkos ne Teater Migjeni,ne manifestime e nje majit te ishe me grip ...ne gjimnaz ishte me thjeshte....smileyPo te kuptoj venus ,shalli i kuq ,prej atllasi ,i hekurosur per merak ,betimi i pionierit ....te pranoheshe ne org e rinise,ne ate te frontit ,ne bashkime profesionale ,ne ate te gruas...eee sa interesante ishte jeta jote ne ato kohra.....smiley

te beheshe pionere atehere ishte nder ,moj Zana,jo te gjithe mundeshin qe ne fillim.Duhej te kishe rezultate te larta ,pavaresisht se ku punonte mami e babi.Sigurisht ,qe kishte plote qe nuk e mertonin ate shall ta venin vet te paret,por prinderit.Une e kapa vone komunizmin dhe nuk arrija t'i kutoja te gjitha per shkak te moshes ,madje kam pas dy shoqe .kjo qe permenda me lart qe mesonte por jo e 10-es kur i thone dhe tjetra bije punetori(shoqe femijerie qe e njihja rrenje e dhemballe) qe s'diti te marri nje 9 deri sa mbaroi maturen dhe shkollen e larte po ashtu dhe kur mbaruan 8 vjecaren (sapo kish ardh demokracia)kesaj te pares i dhane bursen per ne kolegj (meqe kish qene e persekutuar),nderkohe qe tjetra s'e fitoi dhe te gjithe menduan se kjo ishte shume e padrejte.Tani ,nuk e di ne me kuptove dhe nuk shpresoj te me kuptosh.Une jam per meritokraci ne cdo kohe,jo vetem ne monizem,por dhe ne demokraci.

venus, nuk di t'kete dhene njeri bursa kolegji per ata qe mbaronin 8 vjecaren menjehere ne 90. Mos e ngatarron pak filmin?

Nje shoku im,7-8 vjet me i madh se une,nxenes ne lice per pikture, me ka fol per Lisien Bashkurtin.Ky shoku im, s'ka qan nga ta nxanes qe merrnin angazhime e baheshin aktivista rine.Nga shkolla e paten perjashtu dhe ne 89 ishte i pari qe pat lene mjekren(nuk asht detaj i parsnsishem mjekra ne 89 ne nje province si ktu)

-Ne jeten time,s'kam taku e as do te takoj njeri ma t'mire e te persosur se Lisien Bashkurti,-m'ka than tekstualisht.

''burre me te mire se Sali Protopapa,  nuk gjen ne  tere  Kasabane..smiley

vajze me te mire nuk gjen ne anet tona,po nejse vate kjo pune smiley

Lisieni ne perceptimin tone ,asht njeri i nje korrnize t'caktume.Ky shoku im, s'asht fut kurre ne korrnize ne jeten e vet,dhe sot qe po ban 50vjec,prandaj dhe m'pat ba pershtypje,opinioni qe kishte per te.

Emri Lisien ban pjse ne metamorfozat e Bashkurtit.Ne te vertete quhet ,quhej Lisenko.....Qarte qe ka lindur ne viete e dashurise se madhe me ruset.Vertet kjo....

tani me zemerimin femeror qe te ka pllakosur do ta akuzosh edhe per emrin ? Qenke e marre motra, gjynof te diskutosh me ty. smiley

I marri je ti ku thu qe une akuzoj.Te akuzoj eshte nje folje e rende.Te akuzosh per fakte.te renda ,parregullshmeri,faje ,krime.Une po ve ne dukje qe Lisen quhet Lisenko  dhe e di me siguri...smiley

pse jo lysjen de rybampre, psh?

pse gjithnji nga e keqja ne?

si thote lysjeni?! Hyrja ne politike nuk ka rendesi, aq sa ka dalja prej saj!
Sikur ta perdornim kete 'aksiome' per vete lysjenin, do te verenim se ai ka hyre ne politike nga dera e gabuar, duke u bere sekretari i rinise se diktatures, dhe do dali mesa duket prej dritares, duke u bashkuar me ata faqezinjte!
Dhe me turp biles, sepse po behet zedhenes e mbeshtetes i nje grupi nacionalist te paperfillshem.

Lefti Partia AKZ e di pse me pelqen? Sepse ne platformen e saj politike ka edhe futjen ne burg te Sali Berishes. 

Objektivi i kesaj partie qenka shume ambicioz.Inot i madh i paska kape...smiley

Ore 3mastorsh hala me budalliqe të tilla po Naltmaidhimi, idhylli yt kriminel, nuk ka hyr në politikë si  sekretar i një organizate partie të një institucioni të madh-apo si 3masturbimsh që je nuk quhet për Naltmatdhimin.  

Luan Pobrati, specialisti i vjetër i shërbimit sekret shqiptar, ka treguar për revistën Java se dosja e Mehmet Shehut, me 17 volume nga 700-800 faqe secili, është mrekulli që nuk është zhdukur nga njerëzit që gjenden si denonciatorë në ato faqe, e që rendën menjëherë sapo Shehu ra të hidhnin baltë e të vinin shqelmin mbi të. “Ndoshta është pikërisht kjo kategori e denoncuesve të djeshëm, që sot janë të shpërndarë në 4 pushtetet, në Kuvend, Qeveri, media, gjyqësor, madje edhe personazhe të spikatur të qeverisë civile, të cilët janë të interesuar që kjo dosje të zhduket.” - thotë Pobrati. Ata që përfituan nga tragjedia e Mehmet Shehut janë “të përlyer port të pëlqyer në të gjtiha pushtetet... Ata që ndodhen në këto dosje e dinë mirë se çfarë po flas.”

I pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për “shtegëtimin” e disa personazheve nga majat e atij sistemi në majat e këtij sistemi, nëse kishte një skenar për dorëzimin e pushtetit disa njerëzve të caktuar, apo ishte rastësi, Pobrati përgjigjet në mënyrë lakonike, “unë nuk besoj te rastësitë”. Pobrati flet për një inisiativë të Mehmet Shehut në vite ’50, material i klasifikuar Top Secret, ku Shehu kërkonte që Organet e Sigurimit të Shtetit të fillonin të rekrutonin “agjentë me material shtrëngues” të cilëve mund t’u lihej pushteti “me qëllim që nga prapavijat ku do të ndodhemi të imponuar, të kemi uzurpuar frontin. Paralelet me një material të ngjashëm (ende Top Secret) të Ramiz Alisë të vitit ’88, janë të frikshme. Pra, agjentëve të sigurimit do t’u lihej pushteti e do të komandoheshin nga “prapavijat”!!

Pobrati akuzon Berishën se ka përdorur “dosjet” si truk politik për ët sulmuar kundërshtarët. “...në korrik të vitit 1992, nën akuza farsë jam arrestuar e hetuar nga ish-Kryetari i Shik-ut, Gazidede, i cili më ka kërkuar të implikoj si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, politikanë të njohur të kohës, kundërshtarë të Sali Berishës.” thotë Pobrati për Java-n.

 

http://respublica.al/artikuj/2013/02/02/...

Tesh ,ky duhet marre me kujdesin e duhur...nuk eshte ungjilli,sigurims mbetet megjithate....nder ta nuk dihet ku fillon e mbaron ,kush eshte kur thote te verteten ,kur flet te paverteten ,kur flet me genjshtra qe i beson edhe vete.Keta jeto,ne ne nje bote di multipersonalità qe nuk i japin dot dum.Avatare shumeplansha

Duhet gjithmone nje motor ta coje makinen perpara. Nqs per keta tipa, ky motor eshte multipersonaliteti, iu shtofshin personalitetet sa me shume. Rendesi ka t'u nxjerrin syte njeri - tjetrit.

Ky i ka thene keto gjera publikisht. Nqs thote genjeshtra te bardha apo genjeshtra shqeto, duhet pritur kur te dali ndonje avatar tjeter ta kundershtoje apo konfirmoje keto qe thote.

E vetmja gje qe mund te them une, eshte se keto qe thote ky, sikur perkojne me shume gjera te tjera qe kemi lexuar e degjuar. Dhe kjo mjafton tani per tani te anoj nga te besuarit e atyre qe thote.

pushteti ka nje kuptim vetem ne lidhje me historine. atij qe ka pushtetin i jepet rasti jo vetem te hyje por edhe te mbese ne histori.

neqofte ky perdoret per pasurim personal, me mire me shit qofte ne ndonje cep.

 

Viktime thote Dosti vajta dhe une,

me zor Minister vane e me vune.

Nuk do ta pranoja jo per flamur,

po Mithat Beu me be mexhbur.

 

mire te ka thon. ama shiko, mq ra llafi, vrasje politike nuk pati, dmth une nuk di te kete patur. kjo ne nje vend qe dihet se s'ta pertojne hic.

kjo eshte nje nder gjerat qe s'e kap asnje lloj modeli.

 

Emo, e di ate historine ti, ujku dhelpra dhe luani po ndanin gjahun. Na e ndaj ti ujk, tha Luani. E nejse e ndau ujku ne tre pjese: une, ti, dhelpra - tha. Luani i fut nje shkelm ujkut, dhe kembet bige ujku. Na e ndaj ti dhelper- i tha. Po c'te ndaj, ty te takojne te gjitha. -Moj dhelper, kush te mesoi kaq mire? KEMBET E UJKUT! - ishte pergjigjja.

Perpara Shqiperise u zhvilluan ngjarjet e Rumanise. U vrane njerez boll. Caushesku ishte "kembet e ujkut".

 

nuk kishte me buke ne shqiperi, plus pastaj qe gjithe populli ishte kunder. se dhe ne siri po vriten plot, me shume se ne rumani. po atij qe ka pushtetin nuk po ja ndin fort.

dhe a e di pse ? sepse vetem nje pjese te popullit ka kunder tij. 

PRA : komunistet shqiptare ishin langaraqe, ata e dinin qe e rrenin popullin dhe qe populli nuk u besonte ne asgje.

Qe ku o Vora, tha. Dhe Bukureshti. Nje vrap pele.

e dini ku i kafshojne ujqit ... pelat?

 

Ky plehre qenka zgjedhur dhe deputet i PD e per 20 vite me radhe ushqyer nga ky shtet si diplomat...domosdo se si deputet ishte karte e djegur dhe e coj partia PD si dipllomat te na perfaqesoje...njelloj si paraardhesi i tij Mehmet Elezi qe e kemi akoma ambasador te demokracise ne Zvicer...

Eshte e kuptueshme te dashur, faktin nuk mund ta shihni se eshte i teri akoma brenda....

Të gjithë aparatçikët dhe "politikanët" e viteve 80 më karieristê e agresiv janë ricikluar me përfitim të lartë në politikën e pas 90dhjetës- jo për  aftësi të tyre po lidhjet u trnsferuan ose nuk u këputën gjatë ndryshimit .

"Ndryshuesit" ishin leva të forta të PPSh e Ramizit bile dhe vetë studentët shërbenin si prapaplan i ktyre dhe justifikim i Ramizit.

Ky ësht dhe shkaku që Shqipëria është katrahurë e gjurulldi politikash hajdutësh me çizme e pa çizme , me dosje e pa dosje .

ka pas qene nje film italian me partisane, ku luante bekim fehmiu. atje tregohet se pas çlirimit te italise prej fashizmit, ne postet shteterore te qeverise se pare demokratike, hypen po ato persona qe kishin punuar per duçen dhe gjermanet.

keshtu ndodh kudo pra. PRA : s'do te thote hiç se korrupsioni shqiptar i sotshem vjen nga ky fenomen.

po

e mbake mend, eshte me Claudia Cardinale ne rol kryesor...

E dashura ime Libera.Me claudia Cardinale.....

Vetem njelngaraq mund te kete mendime langaraqesh ....

 

hypen po ato persona qe kishin punur  per duçen dhe gjermanet....keshtu ndodh kudo pra.

Me siper lexojme....

PRA : komunistet shqiptare ishin langaraqe, ata e dinin qe e rrenin popullin dhe qe populli nuk u besonte ne asgje.

Pjese te shkeputur nga diarreja mendore e njerit qe analizon Piramidat e Egjptit ne cdo prurje !!! Zane e dashtun ne kembimin me Venusin je treguar e padrejte per Pioneret Ishte nje kenaqesi e jashtezakoneshme sepse ishte dhe MODE te mbaje shall te KUQ Na te varfrit e kishim shall prej lecke .Shkodra dallonte se e kishte prej Mendafshi Ishte Pranim TOTAL" pa njolle ne biografi " ashtu si "Fatoset e Enverit " me vone qe i kemi Buçkot e PPU Sot smiley

Por ne Rini ka pas edhe PERJASHTIM  per ulje te FIGURES . Une pershembull jam perjashtuar njehere bashke me nje tjeter se rrahem nje anetar byroje ( sikur i lexoj ketu me duket smiley po u pranova prap se e shleva Gabimin .Kjo nuk do te thote qe Lisienkua te mos donte te perjashtohej nga Rinia sepse parashikonte qe do Behej disident .Na boll Ju kemi JUE e memzi u pritshim me u shfaq ne ara te giata kur u Plaket , ti don me dal disdente , antipionere , antifatose ...Shife dhe njehere mos ngatron vitet ose ka rreyik ke qene pionere Ambasade smiley

se rrahem nje anetar byroje ( sikur i lexoj ketu me duket)

Ziko, kto jon dhjaksa te gjithe, mer. Te ishte ala rigjimi vjeter, kta "ulerimsit" qe i qun ti, te gjith antar byroje do i kishe (byroje te klasave ne shkolla e kom llafin). Ose komandanta cetash. Osht zanat e karakter ai, s'ka te boj me partite.

I bone me fol me vete. The harder they come, the harder they fall, one and all.

Oidriz,lere cfare flasin tani ,se atehere te gjithe gati, brohorisnin. prit tani kur te thote Zana qe ka dash me votu  per PD qysh ne kopesht.gjenite lindin,nuk behen.smiley

Tesoro mio,nuk kam votuar kurre ne Shqiperi.Nuk di ne do kisha votuar PD,po te jesh e bindur qe komunistet nuk do i kisha votuar.Gjenite si puna jote me kete QI,me siguri duhen breza te lindin ose ma mire...shprehje se gati njeriu i ri po krijohej.Te kane kompromentuar keq zhvillimin e trurit jeta neper vepra te pesevjeçarit.....

S'ke votu se nuk e ke pas kryetarin e lagjes si puna e Komisarit (Mevlanit), po do kishe votu, biles e para ne rradhe me fotografi ne dore. Vete e ke pohu, mos thuj qe se ke thone. smiley

me rrejt-aaaa e kam pohu ...prap e pohoj.....Na ketej thona :il bello piace anche a Dio!!!smiley

Na pat ardhe nje kryetar komiteti NI,ka qene kryetar komiteti edhe ne Tirane...te ndigjoje barcaletat per te...hajde hajde...

Idriz, mesa me kujtohet, ka qene nje kategori femijesh te cilet nuk pranoheshin as pionere e as nuk mernin teseren e rinise. Keta ishin femijet prinderit e te cileve ishin cilesuar "kulake" nga partia. Keshtu qe Zana mund te kete te drejte kur thote se nuk e ka majtur ndonjehere shallin e pionerit.

Nuk e di per cfare kohe FLET . Edhe mund te kesh te drejte .Po une flas per kohen time .Edhe  ne " shkollen e  vagabondeve " dmth te"riedukimit " nje fis dhe SHOK i mire imi  ishte " antar byroje i Rinise " smiley

Gjhithsesi mendohu dhe njehere se ndoshta e ke fjalen per pranime qe beheshin si "presion psikologjik " ku dalloheshin shtojzovallet qe benin Lutje me : AMAN ,  se baba ka kene KULAK por une nuk jam mae ! Kulak !!!!  Cilesim i zhdukur qe prej 76 .......... ! Biles dhe te kategoria e "te perndjekurve " sikur nuk figurojne ...me duket smiley

Ndoshta je i kohes kur edhe ne RINI , nga Lisenkua u fut Lutja per pranim se Joc do i RI mund te jete i Devotshemn per Atar i BRSH !

He mo u cliruat? smiley. Sa shume mllef paskit patur per komunistet me pozite. Mos u merakosni se te dyja palet ne krye i kane dhe do i kene per gjithe jeten.

O Em i nerum ...

Nuk thu shyqyr qe i kemi o burr . Pa ta do ishte Gjithshka monotone tek PPU .Cekja , pa dashje ,  ka bërë një shërbim të papaguar për PPU që i nxjerr të "shëruar " dhe na i bën peshqesh me bollëk smiley ! Saliu i shtoftë !

Jane ajo pjesa qe duhet me u Parë e Njohur se cfare perfaqesojnë bababarët e Kombit  që të KUPTOHET tamam se çfare permbajtje kane "disidentët e Hënës" Po te jesh i qetë me qejf e para dhe dëshirë e dyta ,për të harxhuar pak kohë me llafkat e mejtimet .....  VUR re thelbin e tyre .

Fillon me SIKUR dhe fantazon me "dije or tie " pa le me " fakte or tie " e të bëjnë përcaktimin se " Ti nuk ke jetuar .Ti ke jetuar zi e më zi " : ) ...dhe këtë e dinë që nga KOHA kur prindrit i kishin si PROJEKT spermatozoidë smiley ..sa që robi shkret mendon se ky VËND me njerëz REALË si Shqipëria rrezik është në ndonjë Planet tjetër .

Lexo ate te BORSHIT dhe leri te tjerat .Qepare po shihja nje dokumentar mbi Kodrat e LUKOVES ... dhe me mori e qeshura nga BRENDA "Se fermeret tane zotrie , kane rendimente te larta ne prodhimin e DROGAVE ""

Këta dhe Historinë e mendojnë me SIKUR dhe pastaj fillojnë shëtisin si e nderuara Shtojzovalle Zane ....në Ara të Giata , e pine kafen per shtate pal qejVe kame mbi kame Bash ne njat Kafe te Madhe smiley

Ziko, maradones nuk kishin ca i bojshin.

Nejse, une po vigjeloj per ate rrezikshmin nga nen-shkodra. Ty te mbesin kto peshat e lehta, si fundjave qe eshte.

Lisieni eshte llafollog i mire, dhe e thote ate mire ate qe te tjeret presin te degjojne, te cilesdo ane te argumentit ... por ka rene nga favori i Sal Berishes per disa pislliqe qe ka bere larte e poshte, sidomos ne trojet e shqiptareve ne Maqedoni ku si ish-rektor i universitetit nderkombetar te struges shiti diploma me te dyja duart dhe nuk i dha asnje para pronarit, kryetarit te komunes se Struges qe e mban ate universitet per turpin e komunitetit shqiptar atje. Por ka bere pazare te perbashketa edhe me Anastas Angjelin. 

Ne tirane njihet si "pronar" (nuk duhen perdorur terma moderne, si CEO, president apo menaxher ose administrator) i Akademise se Diplomacise qe eshte thjeshte nje shoqate, por qe Lisieni ne iluzionin e tij e shet si universitet dhe madje shperndan edhe diploma te panjohura kurrkund. 

Kaq sa per karrieren e tij akademike... jashte fushes se tij si kritik arti

Hehe si s'doli nje njeri i hajrit dhe i ndershem andej mo vlla? Duket sikur gjithe njerzit e sakte, puntore, te ndershem, te rregullt ja mbathen per ne emigrim.  Eshte bere muti kapice andej!

Venus.... ke qene nje nga komentuesit me te qete dhe me luajale, por siç duket, me afrimin e zgjedhjeve, po shtohen edhe kunupet ketu ne PPU, por ti mos u merzit, se siç duket kur pi robi, edhe i shket goja....... po mos u  merzit......

Po te tregoj nje barcalete per keta trimat e pasluftes.....

shkon lepri dhe bohet tape tek lokali i ariut...filloi dhe me ngacmu kamarieret.... e paralajmeron ariu, po lepri hiç..... atehere ariu e kap per veshesh dhe e qit per dere e jashte..... po te vish e te bosh prape nuk do te flak perjashta, por do te var me gozhde per veshesh tek dera....

vjen diten tjeter lepri i merzitur..... e shef ariu po nuk i thote gjo..... e pyt lepri... o ari, a ke gozhde..???? ...jo .....ja kthe ky...... Po çekiç a ke...???? ...jo .....ja kthe ky......

ulerin lepri....

...Po bjer birra  o te ....fsha robt.... shpejt birra ketu....

Komentet jane te teperta.... jan bo ca ketu tamom si ky lepri... ndaj vetem qesh ose anashkaloji....

Pikerisht ,Alidems,kjo te revolton me shume,mosmirenjohja.

kur bashkebiseduesi te drejtohet me etiketime " o debile"," o komuniste"," o idiote" etj,nuk ka pse vazhdon me tej debati;o do e ulesh veten ne nivelin e tyre te bashkebisedimit,o do ikesh fare.Per cudi ,ata te njohin rrenje e dhemballe,kurse ti s'di asgje per ta(sa here qe rimisherohen  nderrojne emer duke pastruar cv-ne nga akuzat qe mund t'u behen)

Hahahahahaha o Venus...o pionere..ose ish-pionere !!! p.s. te thuash qe nuk kam qene pioner ne kohen e Enver-Ramizit,eshte njesoj sikur te thuash nuk kam qene adoleshent ne kohen e Saliut!! 

nuk kam qënë

bo bo sa te lodhur keta te agjp-prpit!

edhe ata te frontit njehere e nje kohe kishin me shume ''takt''.  mire qe s'kane mendje dhe mendime te tyre ,por jane edhe arrogante ne injorancen e tyre.

njelloj sikur po mbajne fjalime ne bathore ,te lagjia nju-jork,rruga bruksel,pallati ''luigji i 14-te''smiley

beni nje cike pushim se e bete normen per sot.

as antikomunistismiley -i zerit te popullit- f.balliu nuk do te ishte dakort.

opozitare,por vellezer-tha

Venio re ose vuru veshin .... KUSH Leh i Pari ! Si zakonisht antikomunistet e shkallzuar me "ore te para " pastja keta tevonit e me pas Hibridet !Nuk te mundon shume ne kete Lehnaje me vecu dhe veten dhe te tjeret smiley

Pastaj ndaje amerikanshe ...Nuk ka rendesi QENI sa i Madh eshte dhe sa shume LEH . Rendesi ka zemra !

Dhe qe te rrish i QETE kjo lloj Luknie e nxitur , perKarur dhe Stervitur nga shkolla e Qenve te Sali Berishes , tash per tash leh vetem si KONE ! Ose sipa shtojzovalles sone te respektueme " lehja asht veti pa ndashme e Njerezve "

Nga ata qe ngrihen vete per autokritike, pa ja thirr njeri emrin.

asiher sme ka pelqy ky bashkurti, gjithmone patetik meshte duk.. ndoshta me shume se fundmi... per shkak te tangerllekut te madh qe ka

Me verte o Lisien..si nuk doli nje qe te thote: po ore komunist kam qene,na e bete Enverin,pa lere Ramizin njeher..jashte-toksor e shkuar alienit,sikur ju kishte bere magji te gjithve e nje dite te bukur u zgjuan e nuk dinin cfare kishte ndodhur! Keshtu ka per te ndodhur edhe me Saliun..kush ore? une me Saliun? po une Saliun e kam kritikuar bre,pyet shoket e kafenese e PPU po nuk besove!!

Une e kam nje mendje me votu per keta te AKZ, po kur del ky verremliu me i perfaqsu.... 

Peshq te dashur, ajo qe mbetet ne fund nga egzistenca jone e qete apo e trazuar, eshte vecse nje fryme e fundit, keshtu qe perpiquni te jeni me te dashur e te sjellshem me njeri-tjetrin, qofte edhe virtualisht. Edhe mos u beni skllever te se shkuares se prinderve apo gjysherve. Ata e kane jetuar jeten e tyre. Juve jetoni jeten tuaj. Nqs. kjo do te ishte dita e fundit e jetes tuaj, a do ta shpenzonit ketu duke ofenduar njeri-tjetrin?!

Nje mik qe ju do te miren. smiley

Ja një këshillë e vlefshme për ata që të duan të mirënsmiley

Vlen per te gjithe, perfshi mua. smiley

ata qe kujtojne se sharjet ketu te peshku kane lidhje me origjinen, s'kane kuptuar gje te madhe. 

me origjinen ka me shume lidhje jeta reale. ai qe ka origjine prej race te mire, edhe do te çaje ne jete, sido qe te jete. ndersa te tjeret gjithnje do ankohen. sidomos tani ne demokraci, kur te drejten te ankohesh ta jep ligji me pash.

 

AK-ja vuan per "personalitete" te cilet mund t'i ngrejne asaj kredo politike dhe t'i japin besueshmerine e duhur ne opinionin publik.

Ndaj jane hapur shume ne te gjitha drejtimet e me "pune vullnetare" kane mbledhur ç'kane gjetur, individe te pa-implikuar neper partite e tjera per momentin, siç eshte rasti i ketij Bashkurtit...por niveli i tij eshte goxha i ulet per "idealet" e pasinqerta qe kjo levizje pretendon se mbron.

Them te pasinqerta, sepse teza nacionaliste ne Shqiperi nuk ka fuqine prekese qe mund te kete ne Kosove apo Maqedoni...Shqiptaret e Shqiperise s'kane qene kurre aq "patriot" vitet e fundit sa ata te Kosoves, Maqedonise dhe gjetke dhe kjo vertetohet fare kollaj ! Mjafon te shofesh se vetem Kosovaret te urojne "Gezuar" me tere sinqeritet per 28 Nentorin (vit per vit, dhe jo vetem per 100 vjetorin), kurse "ne" Shqipot i pergjigjemi thuajse te "habitur" ketij urimi...me ka ndodhur shpesh edhe personalisht...

E thashe kete shembull per te treguar se teza nacionaliste qe po e karakterizon AK-ne nuk mendoj se do te kete ndjekes te shumte, per vete faktin se nuk i pergjigjet problematikes se qytetareve ne Shqiperi.

OK, te gjithe Shqipetaret jane per bashkim kombetar, te pakten asnjeri s'do guxoje te thote se eshte kunder; OK, te gjithe Shqiptaret i shohin Greket, Serbet, Malazezet, Maqadonasit me dyshime etj per trajtimin e Shqiptareve ne ato vise; OK, te gjithe Shqipetaret jane per te drejtat e popullsise Came ne Greqi, madje Camet kane dhe Partine e tyre tashme, e votat e tyre s'mund t'ja u marri AK-ja.

POR, thjesht mbi kete bazament eshte e pamundur t'u kerkosh njerezve voten ne Shqiperi, ku problemet jane ekonomike dhe sociale ne radhe te pare.

AK-ja ndonese ka "kopjuar" Levizjen Vetevendosje ne qasjen e saj, nuk mund te kete kurrsesi suksesin elektoral te VV ne Kosove, pikerisht sepse tema nacionaliste ne Shqiperi nuk ka gjasa te jete "porteuse", dmth te jete mbartese e arsyes kryesore te votebesimit te ndonje force politike ne Shqiperi. Tema nacionaliste e partive ne Shqiperi eshte "garnityre" e programeve te tyre, perveç PDIU-se e cila mbron interesa te shtreses Came kryesisht.

Ne 2009, qe Levizja Mjaft ajo qe me ane te G-99 u mundua te sërfoje mbi terrenin mediatik te krijuar pikerisht nga Mjaft, dhe ndonese atehere analizat tona ishin se "qameti" kjo parti mund te merrte ndonje deputet, realiteti tregoi se ata dolen me gisht ne goje ...  rreth 1% e votave ne Tirane, gje qe nuk i mundesoi asnje deputet, dhe ku rezultati me i larte qe ne Qarkun e Beratit, 4.4 %, ku duheshin rreth 10-12 % per te pasur 1 deputet...

Pra, edhe AK-ja kam pershtypjen se do "shfryhet" shpejt neper media, per nje seri arsyesh, e pavaresisht se ne sondazhe online apo sondazhet e ardhshme, ajo mund te kete % te kenaqshme per nje parti te re. Kujtoj se dhe G-99 nuk dilte keq neper sondazhe, madje projektohej edhe ne sondazhet e diteve te fundit te fushates se 2009 se merrte 1-2 deputete...

Arsyeja kryesore qe ben se AK-ja nuk ka te ardhme, eshte se tema e saj eshte "pertej te majtes dhe te djathtes", per te perifrazuar nje shperhje te Mjekkrrroshit Piktor! Shkurt, temen nacionaliste mund t'a perdori kollaj çdo parti politike ne Shqiperi me pak a shume sukses, dhe aktualisht PD-ja po e perdor me teper.

PS nga ana tjeter eshte goxha mbrapa ne kete teme, aq sa dhe Prof. Servet Pellumbi i pati "terhequr" verejtje drejtuesve te PS-se se ne kete pike, pra tek temat kombetare ose nacionaliste po te doni, PS-ja eshte disi mbrapa, ne terheqje.

shkruajte gjate dhe the asgje. Provoje njehere shkurt se mbase katandis gjekafshe. 

AK nuk eshte thjesht pertej te majtes e se djathtes, eshte pertej Katovices.

Ketu Lisieni nqs po thote ndonje gje ne lidhje me aktivitetin e tij te shkuar e te sotem, po thote:

- Une kam qene, jam e do jem politikisht kunder Katovices.

Kete elite katoviciane Shinasiu e ka quajtur Paria e Tiranes, behet fjale per te njejten gje.

AK-ja do votat e atyre qe s'duan te jene me te mashtruar, te djathte, te majte, te perparem, te mbrapem.

Po vijme si nje Agim Kuqezi!

Kupton ti daku domethenien, kush do te shkeputet nga Mashtrimi e te mos perjetesoje politikisht Mashtrimin e Madh, duhet te kthehet ne origjinen e politikes shqiptare, ne ate origjine patriotike, qe ta nisim edhe njehere, te mesojme nga gabimet, te mesojme nga mashtrimet.

Kushdo qe eshte kunder kesaj:

Pobrati flet për një inisiativë të Mehmet Shehut në vite ’50, material i klasifikuar Top Secret, ku Shehu kërkonte që Organet e Sigurimit të Shtetit të fillonin të rekrutonin “agjentë me material shtrëngues” të cilëve mund t’u lihej pushteti “me qëllim që nga prapavijat ku do të ndodhemi të imponuar, të kemi uzurpuar frontin. Paralelet me një material të ngjashëm (ende Top Secret) të Ramiz Alisë të vitit ’88, janë të frikshme. Pra, agjentëve të sigurimit do t’u lihej pushteti e do të komandoheshin nga “prapavijat”!!

Mund te behet pjese e Ndryshimit Real.

Per momentin shumica e shqiptareve, jane te fiksuar me konfliktet krahinore, fetare, historike, me ziline pse ai vodhi e une te mos vjedh, pse zogu i ka ardhur atij ne dore e jo mua.

Po dalengadale ky 15% i AK-se apo 9% i peshkut do shtohet, derisa Mashtrimi te numeroje ne radhet e veta vetem mashtruesa dhe asnje te mashtruar.

Pastaj ka rob qe s'e pranojne lehte se kane qene gjithe jeten te mashtruar, ketyre s'kemi ç'tu bejme, kush do te jetoje i mashtruar, se ashtu ndjehet me mire sesa po te perballet me te Verteten, eshte viktime te cilen s'e shpetojme dot.

Akisto, une ato te qarat e ramisteve te peshkut per manipulime nuk i kam marre ndonjehere seriozisht se e di mire sa u jane vjedh apo jo votat. 

Po juve vlla ua kam friken se do ju bejne baterdine neper komisionet e numerimit. Nuk keni asnje qe i numeron votat aty, as partite e tjera te vogla nuk i keni aleat. Kam frike te madhe se do ua ndajne ne dysh cdo vote qe merrni. 

Nuk jam kaq pesimist, sepse nqs nje gje e tille ndodh, me matematike fiton Berisha, se po u be me te vjedhur kjo pune fiton gjithnje Berisha per shkak te pervojes e mjeteve ne dispozicion.

Nqs Rama do e beje prape gafen me ndarje votash qe beri me 2009, kane per ta vervitur nga PS-ja, prandaj s'jam shume pesimist, eshte interesi i Rames te mos luaje me Berishen prape lojen e hajde i ndajme pergjysem.

 

Tema dhe komentet, qenkan te nxehura smiley dhe thuaj shyqyr qe nuk jemi rreth nje tavoline, se do kish plasur gota dhe stoli. Lisienin une do ta fusja/quaja tek ai grup njerzish - qe ndonse kane qene te perfshire/inkuadruar ne strukturat e larta te organizatave te PPSH a shtetit te asaj kohe - progresive, njerzish bashkohore. Ne strukturat e PPSH dhe shtetit te asaj kohe, ne kemi vene re njerez te kohes, qe donin te hecnin me kohen, dhe njerez konservative, qe u kish ngecur ora qysh me 1945. 

Per ato qe thote Lisieni ne drejtim te Buall Mavrise, me duket se qendrojne, dhe ftesa e tij, apeli i tij qe ai te largohej paqesisht, e per t'ua lene vendin te rinjve, ishte e shkelqyer. Te njejten gje do thoja dhe une, po te isha para nje gazete, tv apo radio. 

do me nejt n'histori buall mavria. si enveri. 

ndersa ata te rinjt, nuk dine ti fryjn qullit akoma, pra te ushqehen vete dhe jo te ushqejne gjithe shqiperine. 

Pse mo shqiptaret s'kane takat te ushqehen vete qe u dashkan ushqyer nga politika ? Mos qenkan gje kalamaj te cilet kane nevoje per prindin-shtet ?

Shteti duhet t'u ofroje mundesine te ushqehen vete, jo t'i koje. Normal qe te rinjte s'dine t'i kojne kalamajte, mosha ben te veten.

fjalen e kisha se ne daç te djathte, n'daç te majte, n'dace maloke e n'daç leber, n'daç pleq ose te rinj, shqiperia nuk do kete ndonje qar te madh. dmth shqiptaret nuk do t'i beje kush te hane me luge te florinjte. se nuk varet nga politikanet mireqenia e nje vendi.

aq me teper qe demokracia eshte pushtet i dobet.

Varet kjo pune e varjes apo mosvarjes.

Nqs vendi s'ka shume burime njerezore e materiale, politika luan rol kyç ne organizimin efikas te burimeve, nqs vendi ka bollek burimesh njerezore e materiale, atehere politika eshte thjesht mjedis llogjesh.

Ta zeme nqs Zvicra qe eshte gur i gjalle, s'do kishte nje politike te hajrit qe do e orientonte drejt asnjanesise nderkombetare dhe bankave, do ishte vendi me i varfer i Europes.

Perndryshe Amerika me ate bollek qe ka u zhvillua ndersa lopçaret vriteshin mes lokaleve apo deri edhe me rend skllavopronar.

Me vene keq ta them por AKZ-ja nuk ka asnje lloj origjinaliteti apo risie ne politike. Ka vetem nje retorike histerike por aspak nacionaliste, PERKUNDRAZI, dhe eshte nje loj per te ngopur shqiptaret me lugen bosh. Shqiperia sot ka nevoje per patriotizem se nacionalizmin jo vetem qe sna lene e sjemi te afte ta krijojme por edhe jemi popull qe nuk e kuptojme nacionalizmin  as si koncept, mnjf nuk ja kemi haberin, dhe shume mire bejme, ama patriotizmin sot e kemi nevoje urgjente. AKZ-ja vlla vetem patriotizem ska. Nejse mos ti bie gjate, sikur ti kerkohet AKZ-se koalicion me Berishen cfare do bej ai kaloresi me dylbi?

 

jemi popull i vjeter, pra nuk mund te jemi nacionaliste. nacionalista jane vetem popujt e rinj. nuk eshte çeshtje kuptimi pra.

Ora ti je enverist vlla, te ka ngelur ora tek viti 1944, as mund ta mendosh se si mund te jete botekuptimi yt politik pa vitin 44, pa konfliktin Parti vs Balli.

AK-ja thote ta kapercejme kete mashtrim, te krijojme nje botekuptim te ri politik, ku viti 44 s'ka asnje peshe ne politike.

Prandaj nuk mendoj se mund ta kuptosh dot ti esencen e AK-se, nuk e rrok dot ti. E koncepton dot ti gjitheperfshirjen ku te bashkepunosh per te miren e vendit me nipin e ballistit ? Jo mo vlla per ty ai eshte fajtor a priori, edhe pse mund te jeni ne nje mendje per rrugen qe duhet ndjekur, nuk mund te puqesh dot ti me te, s'ta nxene dot kategorite e mendimit.

Kupton, je produkt i nje konflikti historik qe percillet brez pas brezi nepermjet gjakut, prandaj nuk e rrok dot ti esencen e AK-se.

Mos i bjer me gjate, koalicion me Berishen s'ka se eshte identifikuar si tradhtar, spiun, e shites trojesh.

 

Une jam nip Ballisti.

aq me keq, nip ballisti enverist kjo eshte me keq akoma, identiteti yt politik s'del dot jashte konfliktit historik.

Ehuuu do fillojme te merremi me ca je ti e ca jam une tani? Une nuk jam rob pa tru qe te mos gjykoj me mendjen time objektivisht mbi historine se kam pas gjyshin ashtu apo keshtu. Mos u bej dhe ti si paramecet e Berishes, merru me argumetat... simpatine time per mbeshtetesit e AKZ-s nuk e kam fshehur asnjehere, thjeshte me eshte dukur paksa si naivitet. Nuk fsheh as faktin se AKZ-ja per mendimin tim pa dashje dhe pa qellimin e atyre qe e kan formuar do te sjelle dicka te madhe dhe te nevojshme ne sferen shqiptare, por akoma jo, kur te piqen kushtet. Argumentat e mija per kotesine dhe filozofine 'u ngopem me lugen bosh' te AKZ-s deri tani jan te mirebazuara, dhe kur te duash debatoji.

Lale nuk te njoh prej sotit, ia ben mu ajo pune dhe ka nje shpjegim politologjik qe lidhet me teorine e frakturave sociale politicizuese.

AK-ja eshte ne lufte te hapur me keto fraktura, sepse mbi to bazohet pushteti i PD-se dhe PS-se, nuk ka me asnje dallim real ideologjik, te shfaqur ne qeverisjen e PD-se apo te PS-se.

Komunizem vs antikomunizem eshte jashte ideologjise dhe brenda frakturave socio-historike. Peshku eshte deshmi e qarte e zhvendosjes se plote te boshtit komunizem vs antikomunizem nga aspekti ideologjik ne frakture historike.

Nuk kam pare argumente nga ty, kam pare perkufizime dhe gjetje letrare, keto hyjne tek eristika e jo tek dialogu sokratik.

Demagogji...je duke i bere bisht pyetjeve thelbesore. Mua nuk me interesojne sepse nuk kam asnje lloj konflikti me AKZ-n, por ty duhet te te interesojne nqs do qe te jesh i sinqerte me veten tende sepse je pale, prandaj ceshtjet qe ngrihen duhen marre ne konsiderate dhe jo te fshihen poshte qylymit. Kam bere nje pyetje une aty me siper qe per pozicionin qe ke duke u nisur nga interesi vetjak dhe pastaj per hir te debatit nuk duhej ti kishe bere bisht. 

ps. ke kaq kohe qe me njeh dhe paske kuptuar qe jam Enverist apo pjese e PD-PS? qenke gabim atehere... edhe une qe paskam dhene ate pershtypje.

Shiko lale, ta marrim shkoqur. Kur ti thua:

Me vene keq ta them por AKZ-ja nuk ka asnje lloj origjinaliteti apo risie ne politike. Ka vetem nje retorike histerike por aspak nacionaliste, PERKUNDRAZI, dhe eshte nje loj per te ngopur shqiptaret me lugen bosh.

Nuk eshte se ke dhene argumente, besoj se ti e di cdmth argument.

Keto quhen pohime te cilat kerkojne shtjellimin, qe te quhen argument e keshtu qe te kene tagrin e kunderargumentimit.

Ne pergjithesi, vetem deduksionet haptazi evidente apo pohimet aksiomatike, nuk kane barren e vertetimit.

Ketu, jo vetem qe nuk paraqet ndonje pohim evident, por ti po del kunder evidences. Zakonisht dy njerez bien dakort te diskutojne kur pranojne evidenten per te vertete.

Cila eshte evidentja ne rastin tone ?

AK-ja s'ka ne Shqiperi nje origjinal nga i cili frymezohet, madje eshte jashte sistemit, pra eshte origjinale.

Tjetra, zhvillimi i dialektikes politike bazohet tek parimet kombetare dhe eshte kaq evidente saqe deri tek Arvizu ka mberritur kjo evidence.

Ti tani vjen me dy pohime kunder evidences, asaj qe na duhet te pranojme per te vertete, perndryshe kot sa diskutojme.

Une po te them, me pohime kunder evidences une nuk diskutoj, por meqe ti thua se evidenca eshte iluzion, atehere ma shtjello, ma verteto, para se te me ftosh te kundeshtoj pohimin tend se evidenca eshte iluzion. 

 

nuk e kane bere zvicren politikanet.

bankat e zvicres jane veç legjende (dmth qe jane pasuruar me arin e botes). zviceranet kane bujqesi e blegtori shume te zhvilluar, industri shume te zhvilluar (te jesh i afte te besh nje ore dore, ben gjithçka tjeter mekanike). 

kane pasur nivel te mire jetese gjithmone, qe kur njihen si vend. kane qene vend historikisht pa hajdute. 

prandaj dhe u hapen bankat tek ta dhe jo ne ndonje vend tjeter. det nuk kane, po jane te vendosur ne qendren e europes industriale, keshtuqe qe deti kur nuk ka qene faktor i rendesishem per ta. pastaj pas epokes koloniale, deti nuk llogaritet me si faktor zhvillimi, per asnje vend.

ata qe ndikojne jeten e nje vendi jane INTELEKTUALET (shkrimtaret e artistet) e tij, jo politikanet. nga ky lloj njeriu poplli yne prodhon shume pak, ose aspak. ka pas qene nje enciklopedi ne france, qe jepte perspektivat e zhvillimit per çdo vend. per shqiperine, keto perspektivat ishin shume te ulta, pikerisht se vendit i mungojne njerez te mençur, intelektuale. bile ne vete e ndjejme kete, prandaj dhe e kemi mbushur vendin me universitete e qellimin e jetes rinia ka nje dipllome. 

si puna femrave mnjf, qe ngaqe kane kembet e shkurtra e bythet pertoke, veshin kepuce me taka te nalta. 

Kureshtje ,grate qe ke njohur ti mbase jane keshtu...

ne kohen time gocat me vithe korekte (dmth jo si valixhe), numeroheshin me gisht ne Tirane (neper gjimnaze). ndersa sot puna ka ndryshuar. prandaj dhe kepucet me taka perdoren gjithnje e me pak.

femrat levizin e punojne po aq shume sa meshkujt prandaj.

ps: kjo s'do te thote qe shembulli nuk qendron, sidomos me intelektualet shqiptare dhe deshiren e tyre qe te kemi sa me shume te tille.

Shqiptareve s'u thua dot gje ne ate aspekt.

Oho edhe ti i djathit me vrima dhe oreve te xhepit qenke.

Deri me 1815 zviceranet ishin nga me te varferit ne Europe, dalloheshin vetem per mercenarizem, madje mercenaret me te mire te Europes, mos t'ua hame hakun.

Nga Neutraliteti erdhen bankat, qe donin nje vend te sigurte, i cili nuk do hynte kurre ne lufte dhe u krijua ngadale tradita nderkombetare qe Zvicra nuk prekej, as Hitleri s'e preku.

Te mos ishte per neutralitetin zviceranet do ishin me varfanjaket e Perendimit se s'kane absolutisht asnje gje, as toka bujqesore, as minerale, jane troke fare.

A-ja e pasurimit te nje populli eshte politika e jashtme.

Ta shtjelloj çik pse eshte politika e jashtme e jo intelektualet, piktoret a ku di une.

Pasuria eshte koncept relativ, ka pasuri dikund se ka varferi dikund. Qe nje vend te quhet i pasur duhet se s'ben te kete nje tjeter qe quhet i varfer.

Nje shtet eshte i pasur pse tjetri eshte i varfer. Zhduk vendet me te pasura se Shqiperia, Shqiperia ngelet vendi me i pasur i planetit.

Cdo bente Shqiperia, ne kete rast hipotetik, ku jane zhdukur me te pasurit. Gjene me te logjikshme, do fuste hundet ne punet e Burkina Fasos, do çonte biznesmenet e vet te grabisnin Burkina Fason, do korruptonte burkinafasozet ne pushtet e me radhe gjerat qe bejne gjithnje me te pasurit me me te varferit, do i vinin ne kontroll qe t'i shfrytezonin me mire.

Elementet fillestare te vendosjes se njefare gjendjeje ekonomike jane te brendshem, varen nga burimet njerezore e materiale, administrimi i efektshem i tyre, por pasurimi varet plotesisht nga jashte, nga politika e jashtme dmth.

Zvicra grabit nga jashte nepermjet bankave, nepermjet sekretit bankar e taksave te uleta.

Pa perpiqu ti si Shqiperi te fusesh sekretin bankar, te besh si Zvicra, po s'tu hodhen ne fyt gjithe vendet e Europes.

Zvicres ia lejojne, e kerkon sistemi, ty do te vinin kufirin tek thana menjehere.

Intelektualet e piktoret, jane pasoje e pasurimit jo shkak i pasurimit.

Per Shqiperine duhet nje politike efikase qe shfrytezon burimet e brendshme, derisa te linde nevoja qe te grabise ndokend nepermjet tregtise, ushtrise, me pak fjale aleances se me te forteve. Vetem atehere do te behemi te pasur.

Per Shqiperine duhet nje politike efikase

politikat efikase nuk vijne prej qiellit, po duhen njerez inteligjente qe t'i sajojne e vejne ne perdorim. (njerez inteligjente = intelektuale)

francezet kane nje shprehje : ne nuk kemi nafte, po kemi ide.

Nuk duhen njerez inteligjente=intelektuale, por njerez inteligjente = politikane ose burra shteti.

Nuk jam kondra shprehjes frenge, e cila vazhdon keshtu:

Ne nuk kemi nafte, po kemi ide si mund ta gjejme naften, psh duke i rene me avione e raketa Libise qe e ka smiley

  Liseni eshte nje intelektual i formuar, bagazh, i qete, shume  i  hidhur kur i preket interesi dhe tere  jeten gjer sot i  ka sherbyer vetvehtes, per ...karieren.

  Ka qene jashte mase kritik per ate  qe e nuhaste, se prej shefave larte, konsierohej  i nje fryme liberale apo konservatore.Kush don ta vertetoje kete qe po them mundet  te germoje ne arkivin e" Zerit " "Bashkimit" apo "Zerit Rinise" per te lexuar  artikujt e shumet te Lisenit.Nuk eshte njeri  qe flet budallalleqe, por gjithenje eshte kuptuar lehte qellimi per te cilen ka patur  prononcimet.Krejt ndryshe, tipi i tij,  prej mikut te vet, Mehmet Elezit.Ai ka qene nje tjeter  kaliber.Me... hepjek dhe jashte mase i kamufluar ne qellimet.

Ama per zgjuarsine ...nuk ja u ka ngrene qeni shkopin.Edhe ne kete rast  them  se ja doli, te jete nje depudet i Parlamentit te ardheshem, sepse e paten lene ne harrese.

Ky eshte qellimi i tij ne gjithe sa shprehet. Dhe mire e ka pse te shahet.Te tjere duke qene komplet derdimene po mbushin thaset, ky qe eshte dikushi, pse ta  lere trasten bosh....?

 Nga te zgjuarit jo te ligj( nuk e perfshij nder te ligjte) nuk ka te keqe vendi

dikush te bejne VEPRAT vetem, jo mbushja apo zbrazja e trastes. 

 Kurreshtar, ndiqem me kujdes! Kam thene ...ne raport e te tjeret, pikerisht sepse e kam parasysh ate qe cituat Ju.

Shume e vertete grava per aq sa shkruan. smiley

Respekte.

Te nderuar Admin ...

Diku e kemi shprehur qe ka Reciprocitet  dhe që prej asaj kohe ,mos gabohem para një VITI , ka një qëndrim shumë herë më të ekuilibruar për të gjetur KUJT ja MBA  Pozicionin pa sharje nga FAMILJA ! Unë nuk u ankova për atë të pëgërën që vjen si Kureshtar "gjithfëndësin e dijes " kur bën cilësime të pëlqyeshme për familjen e ndonjë "antikomunisti" si vetë origjina e tiji .Përvoja ështlë gjë e madhe !...përkundrazi i dhashë ATIJ dhe kujt dëshëron të mësojë se Fjala duhet matur para se ta Lëshojë ...por Ju si duket keni vendosur tu Lëshoni brezin handikapatëve mendor .Në një farë kuptimi edhe me Fshirjen Dakort ! 

Ju beni si te ndoni kthejeni dhe ne NEVOJTORE me keta Qurrashet qe paskeni kaq per zemer . Nje debil qe tere diten duket sikur ha rërë  e pertyp gurë . Një logjikë që as me gjarprin nuk e krahason dot e qas me Pëllimat e Gomarit ! ?????  Pastaj u vjen ÇUDI perse vijne e dhjesin kush te munde per Njerzit e Jeten e tyrr lloj lloj axhamij qurrashë , ....që vërtiten më kerq se R.Çamçakizi nëpër Blog !

Unë e përsëris  dhe me me thene te drejten  e kam vleresuar dhe e vleresoj si TOLEANC Tuajen per ti afruar edhe te semuret mendorëtë këtij lloi  ...por le te mesojne dhe për vlerat e tyre ! !

Flm !

mos qa o burr, nuk bo robi per dy lek. smiley

Nderkohe qe ex curly hair faggot player Bashkurti jep sqarime per nje te mbaruar fizikisht (Ramiz Alia) dhe nje te mbaruar psiqikisht (guess who) si edhe kur peshqit mbyten me nji pike uje qe ua hedh ne kazan ex curly hair faggot player Bashkurti, firma qe mori koncensionin ne 2001 per kromin e Bulqizes iku naten per hone nga Shqiperia pasi i futi nje te shitur te drejtave per shfrytezimi miniere per 100 milione firmes se Samir Mane.

Duhet vene ne dukje me shkronja te trasha te zeza, qe kjo firme per 11 vjet me rradhe vetem ka nxjerre krom nga Bulqiza dhe nuk ka hedhur asnje kokerr dallari per investim ne ate miniere.

Gjithashtu po me shkronja te trasha dhe te zeza duhet vene re qe, ne vitin 2009 pak para zgjedhjeve, ministri i atehershem Genc Ruli, ne menyre te paligjshme dhe duke mos u konsultuar me Parlamentin, shtyn planin e investimeve te kesaj kompanie per deri ne fund te 2012 (?!?!?!?!?!?!) si edhe shtyn shlyerjen e nje gjobe milion dollareshe qe kjo kompani duhet ti paguante shtetit per mosrealizim investimesh.

 

Dhe tani ju ftoj perseri tu ktheheni edhe njehere diskutimeve tuaja rreth komunizmit dhe antikomunizmit si edhe rreth ex curly hair faggot player Bashkurti.

Cheers!

 

Kush ja dha koncesionin kesaj firmes ne 2001?

jom mpi. s'm'dhem mo.

Ilir Meta dhe qeveria socialiste.

Ndonje pyetje tjeter ke?

Me saktesisht, kush ka qene ministri i METEs athere qe ka dhene koncesionin?

Jo me kam faj une perseri qe te kthej pergjigje ty. Po emrat e banoreve te Tokios a i do te gjithe?

Ehu, a na qortove per diskutimet tona te kota mbi ex curly hair faggot player dhe antikomunizmin dhe komunizmin, duke na thene kshu me spond qe ka gjera me te rendesishme si kjo e koncesionit? Pyetja qe bej une s'eshte absurde po mese e vleftshme nqftse mendon qe duhet te diskutojme gjera te tjera e jo ex curly hair faggot players.  Ti marrim vesh kusaret qe nga i pari, tek Ruli e ne fund tek Mania, apo jo?

Ja po e boj edhe nji gafe tjeter edhe po te jap edhe nje pergjigje, per te te sqaruar irritimin tim.

Nuk ka rendesi se kush e dha koncensionin. Nuk ka asgje te paligjshme ne ate mes. Problemi qendron ne ate qe kjo firme ka 11 vjet qe nuk ka hedhur nje cent si investim ne ate miniere. Aty kane vdekur njerez, femije, kane bere greva urie dhe nuk e ka rrujt njeri as qimen mo te vogel te sqetlles. As nuk e ka von njeri ujin m´zjarr. Jo vetem pozite dhe opozite, por edhe njerez te thjeshte as nuk donin me ja dite. Ene ktu tek peshku nji teme per Bulqizen do ishte e lumtur po ti kapte 6 komente. Nji m´dore!

Ky Ruli kur i dha shtyrjen e borxhit te investimeve  per ne fund te 2012 (dita e qametit), kur e thirri opozita qe te jepte llogari, nxorri lloj lloj palacolliku nga goja dhe asnje pyetjeje nuk ju pergjigj. As prokuroria nuk e mori ne pyetje. Pak me vone, Berisha e spostoi Rulin nga minister i METE ne Minister i Bujqesise, keshtuqe as ujk nuk kishte, por as gjurmet nuk kishin ngelur me. Dy m´dore!

M´Kay!

Po ca gafe thua, kur po te flas seriozisht?

Nuk ka asgje te paligjshme ne ate mes.

Une dyshoj qe ne cdo koncesion dhenie andej ka dicka te paligjshme.  S'jep koncesione njeri andej si mbas germes se ligjit e rregullave, sidomos ne nje minstri si METEja ku mund e marresh kickbacks te mira per koncesione te tilla.

Keto me siper i kam ditur dhe une, dhe ndaj te njejtin irritim me ty.

Keto polemikat per komuniste dhe antikomunsite jane si puna e sherrve qe bejshin prifterinjte e larte te Bizantit per seksin e engjejve, nderkohe qe turqit kishin shpartalluar murin e parafundit.  

smiley

Nuk flitet per komunizem e antikomunizem ketu. Flitet per vlera, karakter.  C'do akt kundershtimi individed ne ate kohe e kane bere per veten, ngaqe nuk ja lejonte ndergjegjia, karakteri. 

Pikerisht keto lloj anti-vlerash te tipit "te gjithe shisnim bythen per nje karrige", ( biles edhe fatosat paskeshin qene aq kalkulues), jane ato qe ushqyen regjimin per 50 vjet e qe ushqejne kete te tashmin. Keto anti-vlera jane ingranuar edhe ne karakterin e atyre qe ishin femije ne ate kohe. I rren mendja cave se po te heqin qafe Berishen gjerat do ndryshojne. Berisha eshte vetem nje produkt i te njejtave anti-vlera qe ata mbajne.

 

 Fjala , duke 'hequr' ate  ...qe shesin  ke thene gjithe sa eshte e verteta.

Pedro, nuk besoj se ka ven tjeter si bulqiza ku gjithe hidhtesia e shqiperise vjen e mblidhet si me qen naj temth prej dheu. nuk besoj se ka naj ven ku felliqsia e derrit te kenaqur shqiptar kontraston ne sfond te mjerimit perkates po shqiptar.

Gjak Krim dhe Ar ... Shikoje njehere !!!!   Seriozisht ! Dhe per sfond vur keta llafazanet .... te thashe une po s'me kuptove , do e them me poshte po ti nuk lexon me LART ! Se Enveri zotrie ... dhe vuri si derrat qe kur nuk kane LLUCE ku te zhgryhen zakonisht i ke neper Varreza duke henger kocka te vdekurish me zgerdhirje trimerore ... "E zbuluan ku eshte FAJI . Kromi rjedh nga ngjizja e Kockave nder shekuj ...."

Qe ne kohet e lashta , vendi yne ne trevat e ..... pastaj ngri dhe nje Institut kerkimi me Hajdute  ne TUFA e zhguall kermijsh qe vertiten ne tunele me lageshtire ...qe hane ne kockat e te gjalleve dhe shih sa me shume esencialisht nga keta parazitet e LLOGJEVE te Bloqeve ne forme HUNJSH ! Nejse mo pena Jote e sheh me ndryshe !

Sidoqofte Emo kendshikimi i Lubonjes ne kete rast  me duket artistikisht i Kendshemn dhe Origjinal .Kjo eshte per MUA dhe nuk do te thote qe eshte edhe per te tjere !

 Per problomen eshte nje Llomotitje e kamufluar dhe e vonuar , po gjithsesi NJE Hap per shkeputje nga "dy pergjegjesite "....le ta mesosje si ne makari si gjithe Historia Botrore ne do te mos jete akoma i VONUAR  ... ata qe shfaqen ne KRYE jane me PLOT Gojen ULERIMSA dhe jane cfaqur zyrtarisht ne Qytetin Studenti ne Dhjetor kur deklaruuan me Ulerima ..." U formua Partia ose PD-hi"

Kromet eshte nje pjese e  Kufomerise qe Quhet Albanistan ose Lefqeni !

Po cke mer plak qe merzitesh , dite ma t'mira do vijne , m'nigjo mu smiley

Po pse mos te vijne . Ne e kemi dhe ne fjalet e URTA ... Prit Gamor te mbije BAR . Mbiu Bari cofi Gamori smiley Tani ..... Gamori thuhet Tironsshe dhe nuk ka Rime te perputhur as te alternuar .... Po te ishte Gomari me ndryshe ! Keshtu qe edhe mund te mos vleje si bejte smiley

atje ke kthesa, ke ura limuthit, jon tu ardh, Ziko. i kishte pa i shoku im. Zene se erdhen, tha. Qe ku o Vora. Luni icik pa top tani.

Uren e LiMUTIT e kane kalu dhe po kane mbi 25 vjet qe i kemim mrena nesh ...

450 uzina Mekanike , 500 te tilla  simile te plotesuar me makina metalprerese etj ne pjesen Maximale RegjimTre Turnesh ... Kater miljone njerez hanin Buke kendonin dhe hidhnin valle si gjithe njezit e zakonshem ne kete jallane ....dhe te çajne Bythe e lagu se lagu Enveri - Memeti . I hoqen nga katojt  u hoqen  Morrat e Pleshtat u Hoqen Bishtin i bene NJEREZ i mesuan te Lexojne e te punojne ... dhe del LYsienY me ...yyyyyyyy ne fund e në mes disident ????????  Kriza ka ne çdo KOHË e në gjith Botën dhe do Ketë ...Le te bejne nje po vetem NJE , KAKERDHi sa te Memetit dhe Enverit dhe me gjithe mend NUK ke pse ti kundershtosh se Po VIJNE...jane ke Ura e Limuthit ....hapu Deren !!!

Me pisa se kjo kategori e ketyre , Dembele , Llafazane , te Pabuksa ,  Hajdute , Hipokrite , Genjeshtare e Mashtrues ..... zor se gjen ne te Gjithe BOTEN, perfshi edhe TRIBUTE ne Lumin e Amazones ku me sa kemi Pare e Dime ,  te pakten , ne krye me gjithe ashpersine e tyre  jane Te URTET qe te masin me ...sa Pre prure e sa Gjah vrave per te ushquer Tribune . Si nuk u nginj kjo Fare e ndyre e trupit TONE me ham - hum 25 Vjet o Burre . 100 % jane te ardhur e te injektuar  nga Azia , nga mbeturinat Mongoloide ! Çfarë Fatkeqsie i ka rënë atij POPULLI ! Te vetmen aftësi kanë ne kor kush Ulërin më shumë Komunist !!!!!!!

 

 

koha do ta vertetoje edhe me mire. kini durim.

e mire, o mire. burrat u shtrengun qe mos iu shpetonte. shtrenguan muskujt perkates... te gjitheve iu erdh - rrezik edhe Ramizit po te them. smiley

ps. kemi thene qe ishte punetor i madh. po s'na del keshtu. ai merrej me gjera te vogla edhe pengonte shoket. smiley ho ca t'i thoje, t'i rruje trapin? kemi bo disidenc te modhe thon kta lepujt smiley

 

"Kundershtim ka?...Ska! Athere te rroj Partia"

Cimo kush eshte ai ne krah te Kadriut me gjyslyke qe ngre doren instiktualisht per te votu nderkohe qe Komandanti nuk e kish hedh akoma per vote??? Kryeveper!

Po Kadriun e pe ne fund se si rrotullohet???

manush myftiu

 

per ata qe e njofin kohen dhe situaten, Rono, nuk ka gjo me te trishtume se ato pamjet e asaj mbledhjes aty. po trishtim nga ai i verteti e? qe kerkon te mallkosh planetet si Ajkuna. trishtim i pafund. per shume e shume arsye.

Duhet bere nje montim te kesaj mbledhjeje apo ndonje tjeter mbledhje te byrose e KQ-se, me fjalimet qe mban Berisha ne mbledhjet e keshillit te ministrave apo ato te grupit parlamentar te PD-se.  Hiq ndryshimet normale te kohes (s'ka duartrokitje dhe brohoritje), s'besoj se ka shume ndryshime.

2000 tetedhjete e dy 100 vjet me vone 

http://youtu.be/aJ_BrcMsNz8  

Berisha k.minister , i pare shteti ne Mbledhjen e Byrose Politike te Shqiperise  PARLAMENTARE vs Poliagjentit dhe armikut te Shqiperise Partise e Poullit Balla !

Dhe me qe jemi tek KOHA 

http://youtu.be/1ln-njFmPHc... smiley

Te marte e mira te marte, degjove mo ziko?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).