Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, Kryeministri Berisha theksoi se albanofobia është e gjallë dhe përbën një kërcënim për stabilitetin në rajon

Ndërsa nënvizoi se kufijtë mbeten të parëndësishëm nëpërmjet procesit të integrimit evropian, shefi i qeverisë shqiptare e cilësoi të papranueshme që shqiptarët e copëtuar në 5 shtete të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme. 

“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete.E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqënëse shqiptaret janë të coptuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do te prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt.”- deklaroi Berisha. 

Kryeministri e konsideroi vendimtare për rajonin respektimin e plotë dhe implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe. 

“Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë 'baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo ne rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar.”- deklaroi kryeministri. 

Më pas, deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti se cili ishte mesazhi i kryeministrit Berisha për ta? 
Ndërsa kryeministri iu përgjigj: “Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, me drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më mirë me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull; Në vitin 1992 unë kam qenë këtu ne Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në rajon. Unë ju përgjigja se zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë sërish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në rajon. Sepse në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva europiane do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francëzët u bashkuan ne BE ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi dhe ata u udhëhoqen prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë. Por në të vërtetë kjo nuk po ndodh në rajonin tonë.”- deklaroi kryeministri. 

94 Komente

E vertete kjo qe thote Berisha dhe e ka marre persiper me pergjegjesi paraqitjen e ceshtjes se shqiptareve ne niivelet me te larta. Sot per sot nuk ka politikan te dyte qe mund ta beje me mire kete.

ahahaha cfare gallate.

Berisha mund te flase te vertetat te Zotit, per çeshtjen kombetare, puna eshte qe s'e beson me askush, as shqiptaret e as te huajt, se i ka dhene ne 23 vjet provat qe ai ben te kunderten e asaj qe thote.

Ka nje interes elektoral e ndoshta i leverdis nje paraqitje ne Europe si Orbani i Ballkanit, po S.R.B.-i eshte kaq i kompromentuar me serbet e greket, saqe vetem budallenjte mund ta besojne.

ti je budalla or burre po ik tani. Ti nuk diskuton, ben propagande per Kreshnik Spahiun qe kishte veshur dje xhakete kapterri te kohes se ushtrise populllore.

Po nuk besuan Berishen qe ka 22 vite qe ka punuar per ceshtjen shqiptare, ke do besojne, Spahiun, qe s'ka qene kurre ne ndonje pozicion drejtues qe ti njohim punet, pervec se anetar i KQZ ne 96 ku u prishen zgjedhjet dhe nenkryetar i KLD qe ka promovuar e votuar ne gjykata njerez te korruptuar e sherbetore te diktatures?

Jo Orbani, Berisha eshte De Goli per ne Ballkanin.

Ti e ke te shkruar budallekun ne balle, plako, se jo vetem qe s'diskuton po ben propagande te trashe, duke mos respektuar as minimumin e inteligjences te atij qe te lexon.

Ti i trajton te tjeret si budallenj, kur pohon qe Berisha ka 22 vjet qe punon per çeshtjen shqiptare, dmth ai qe u shiti detin grekeve e kam llafin jo per Adelina Berishen http://www.youtube.com/watch?v=datQqwyV6fI

Kjo eshte gafa jote propagandistike, duhen evituar budallalleqet me oke kur s'je perballe turmes se militanteve.

Une s'kam thene ndonjehere qe Kreshniku ka bere namin apo eshte Skenderbeu i dyte, po qe padyshim Kreshniku duhet pare ne qeverisje para se te gjykohet, kete e kam bindje te thelle. Ashtu sikunder kam bindje te thelle qe Kreshniku ka kryer nje pune te çmuar ne afrimin e shqiptareve drejt çeshtjes kombetare, se ishin 700 mije kilometra larg.

Pallavrat e shitjes se detit jane te mira per ca capacule te AKZ qe ja u con ne mitingje me porosi PS, se te tjeret nuk ti besojne. Ti kujton me te vertete qe Spahiu jot, me Sekretarin e PPSH-se, Bashkurti e don Shqiperine me shume se Berisha qe ka 22 vite, ta perseris, qe punon per ceshtjen shqiptare. Ka nje rekord per kete pune, jo te gjitha suksese, por s'mund te mohon perpjeket e tij qe kur erdhi ne pushtet, me nje komb nje qendrim, ne nderkombetarizimin e ceshtjes ne ate kohe te Kosoves, ne ndihmen qe ju dha institucioneve paralele te organizuara nga Rugova etj. Pa foluar per ate qe po ben per bashkimin kombetar nga 2005 e deri tani (rruge, abetare, ekonomi te perbashket). Kur Berisha shpallte person non grata greke qe flisnin capraz per Shqiperine, ti me siguri e sulmoje se po te prish marredheniet me Greqine.

Jeni te mjere. Ti je budalla, nuk ke faj, ndersa ata te tjeret nuk jane budallenje por duan te hane. Cfare eshte AKZ-ja? Nje parti pa identitet. Mbledh komuniste, demokrate, lesh e li pa nje bosht ideologjik, pa nje platforme, qe sot perkujton komunistet, neser te persekutuarit. Nje grup sharlatanesh qe duan vetem vota, jo se kane ideale a parime, bosht ose platforme.

Ne fund, sharlatanet jane zero me xhufke, Berisha dhe ne te djathtet kemi perballe PS-ne, jo ju. Berisha eshte i vetmi politikkan aktualisht qe eshte ne lartesine per te mbajtur me pergjegjesi peshen e stadit ku eshte ceshtja shqiptare.

Pse e perkeqeson figuren e budallait or trim. A nuk ishte SRB-i yt qe i tha Kol. Pashajt se eshte sharlatan ne publik, pastaj Gj.K-ja nxorri kush ishte sharlatani e tradhtari.

Me Saliun e Sllobodankes, spiunin e sigurimit, mjekun e bllokut, komunist qe 18 vjeç, me kete tip mburret e djathta shqiptare ?

Do ta kuptoja sikur me te mburrej e majta, i ka te gjitha karakteristikat e te perzgjedhurit te se majtes, koke e kembe i lidhur me regjimin komunist, qe nga truri deri tek zorret e regjimit, po te mburret e djathta, do te thote qe te djathtet pergjithesisht jane te trashe, e thote logjika jo une.

Eshte e kote me diskuti ndryshe.Berisha perballe Rames.Keto jane zgjedhjet.Te tjeret bejne contorno...madje jo te gjithe LSI,se ka bastion te forte e kerkush tjeter .

Djali i Kristaq Rames perballe Mjekut te Kristaqit, ndersa te tjeret jane kontornoja e Kristaqit. Pse s'thua ti qe paska qene i rrezikshem fare Kristaqi.

Rrusho, hiq kapelen kur te permendesh Kristaqin, se akoma sot e kesaj dite perulesh perpara veprave te tij. Ca ke per Edin pastaj eshte pune tjeter. Ate shqiponjen qe bo me duret ne gjoks Kreshniku, e ka gdhend ne gur tjetri. He tani, mos na ngaterroni kekun me byrekun.

Kaq shume te pelqekan veprate Kristaqit  PF?

Padyshim. Bashke me Hektor Dulen dhe Odisene jane triniteti hyjnor i paarritshem i skukptures monumentale shqiptare. te kishim ndonje qe t'u arrinte deri tek llastiku i brekeve qe te na bente ndonje monument qe na duhet sot. Jo si ai Ismail Qemali qe ngjante si shites salepi.

te kuptoj....Paskali mbase po qe Rama ka bere vepra me kriteret e pakonfondueshme te realizmit socialist kjo nuk mund te mohohet. .Por te kuptoj dikujt rinascimento ,dikujt kubizmi ,dikujt dadaizmi e keshtu me radhe .E dikujt veprate soc ,realizmit.Shijet nuk diskutohen.Per mua veprate Kristaqit kane vetem metra ,jane sterile ,pa ndjenje ,çnatyrojne....po ja p.sh ,ne Rome eshte nje kuartiere i gjithe musoolinian.EUR quhet.Ka njerez qe e adhurojne.....une e gjej te ftohte ,te bardhe msterile.....arkitekture,monumente diktaturash

Qarte. Mua p.sh kjo me duket nga veprat me te bukura te skulptures shqiptare.

Cfare te metash ideologjike shikon ti tek kjo? Se une nuk po nok gjo!

Shota paska patur Adam's Apple. Xhibi mund te gjente edhe ndonje te mete tjeter smiley

Veper e shemtuar si pothuajse te gjithe te realizmit socialist. Femer androgjine me tipare mashkullore, nene, punetore, luftarake. Te gjitha.

Kurse monumenti "Nene Shqiperi" perkundrazi eshte madheshtor.

Gjynah talente te humbura kot. Te kishte lindur diku tjeter apo ne nje kohe tjeter, do te mund te kishte pasur shume me mundesi.

Hajde kritik hajde. As Clint Istwudi nuk e vriste kaq shpejt kallabojsin tjeter. smiley

Luftarake jam dakort, punetore po te fal barazimin, po me the se ku e shef nenen tek kjo fiton ti me dy pike!

Dule ka pase nje veper demokracia revolucionare ne mos gaboj.Nuk di ta gjej qe ta sjell ketu.Blasfemia me e madhe nuk eshte qe te pelqen po qe kualikon me emrin e shenjte trinita...e sinqerisht nuk besoj kurre qe ke kete shije.Iu lutem peshqve nese ndonje di ta sjelle kete te Hektor dules ketu.

Zana. Dule ka tridhjet e sa vjet art, ti thu qe ne kohe te Enverit ka bere edhe nje veper demokracia revolucinare. Jo po dhe ka votu dy here per Frontin Demokratik dhe shkonte perdite ne pune 7 me 3 per te ndertu socializmin. smiley  Lere tani mos i bej muhabetet qesharake.

Dakort PF,Ka gdhendur 30 vjet ...sa ka ba art nuk e di...eshte edhe subjektive.Te kuptoj qe te pelqen....nuk mund te te mbush mendjen per te kunderten .Pikerisht,ç'ka te pelqen ty nuk me pelqen mu...shotes.....i kane dhene kete identikit  burre ,burrneshe ,vlera e gruse si burre ...a nuk te duketse skulptura ka te njejten grefosje me gruan e mozaikut?Gruja -burre ,kurre femrore...me kazem ,lopate e pushke.....Gjithkund Laje

Po ty Zane ç'të gjeti me e fyjte femren nga pozicione raciste e mohuese e Lirive e të Drejtave të Nierit ? Liburneshen na e kena ne KRY .Asht  virtyt maj ! Njaj asht skYlptor avanguardist maj ka thanë Partia kush ka pae  Liburnizem  tek femna! Me të nigiu Jozefpërcka të piu e zeza . A ke lexu ndopak ti ,  sa u tha Kadareja nuk asht mirë me kjujt për sharje Enverin si "GAY"  pushuan monokoqet se a Virtyyyyyy ka thanë xadhanesia e Partise mystekil per kulturen dv zonja  lefKope  dhe s'munet me e pasë Enveri smiley

E cu ka gjet dhe Ju moj zane ....S'di robi nga te mbaje smiley

spiro se kuptoj pse diskuton seriozisht. un pranej e kam qejf zanen se nuk e mor seriozisht. si dhe disa te tjere ketu nqs do ti merrja seriozisht do duhej qe ta filloja diskutimin qe nga teoria e evolucionit ,qe nga darwin me nje fjale.

wow....ul pak mushak...qe edhe nje tjeter,,,hahahahae ky qenka edhe i rrezikshem se dashka me fillu qysh me majmun.....smiley Sa te nalte e kena dendesine e vq-isteve per meter katror....

mir mi zane mir po meqe asnji sta plotsoi deshiren per me t'sjell naigjo nga hektor dule po ta plotsoj unsmiley

kjo eshte ajo qe kishe merak ti,kurse kjo dhe kjo ta tregojne me qarte se pse hyn ne trekendshin e arte hektor dule.

dhe po e mbull me ktesmiley

Kjo e fundit asht me u thellu se mbase del noj gja...po ato dy te tjerat   jane te perbindshme Alke....ja ..tesh rri shtrembt e fol drejt...a nuk jane orrende...me te kap ansia....smiley.

jo me shume se kjo, kjo,kjo,apo kjo.

per skulpturen dhe artin shqiptar treshja qe t'permeni pf jane . hiqi ato te tre ke vetem humnere,hiçin.

Mire keta, po edhe ti  paske probleme me metaforen. As e njoh fare Kristaqin e punen e tij e as dua ta njoh, Kristaqi aty eshte abstragimi i regjimit, nepermjet personifikimit luan rol retorik, se Zanat e kane kapur me Kristaqin prej kohesh.

 As e njoh fare Kristaqin e punen e tij e as dua ta njoh.. 

Mire daje. po injoranca as ka qene, as ka per te qene ndonjehere argument. 

Ku e sheh perdorimin si argument, eshte bash e kunderta po e kerkon ti si argument.

Ca ke me te the, absolutisht asgje te thashe s'dua t'ia di fare per te si person.

 

Mire daje. po injoranca as ka qene, as ka per te qene ndonjehere argument.

Sa e bukur kjo!

Ngaqe ishte artist Kristaqi firmoste per te denuar me vdekje poete e? Goxha mire, Goxha mire. Keshtu ben sens. Sa per guret e gdhendur te Kristaqit, shikoni Shote Galicen se si e ka bere, duket si lezbike qe ka nderruar gjinine dhe ka marre tipare burri.

Ah po, me doli nga mendja...

...paska thene gjithe keto fjali pa thene asnje absurditet delirues megaloman surealiste......po impresjonohem smiley

si nuk ka cipe fare ky njeri!

ky qe jo vetem do ti lere shqiptaret ne 5 shtete por po lufton qe ti beje 6!!

ky do bashkoje shqiptaret, ky qe edhe kete gjysem shqiperie qe ka ngelur do ta ndaje!!

ky ,gjeja me e keqe qe u ka derguar zoti shqiptareve!

Kjo nuk eshte retorike nacionaliste. Berisha si ujk i vjeter politikes me te cilen merret prej vitesh, e kupton qe karta nacionalizmit mund te luhet si presion per integrim ne Bashkim Europian. Nje anetaresim ne BE paqeson aspiratat eventuale per bashkim trojesh, prandaj te dashur kolege europian shikojeni me kujdes kete pune.

Nuk e kuptova dallimin mes retorikes nacionaliste dhe perdorimit te kartes nacionaliste. Pse retorika nacionaliste çfare kartash perdor, Visa dhe Mastercard ?

Thuaj qe shyqyr qe po e perdor, se vetem Shqiperia ngeli pa e perdorur ne funksion te integrimit europian, mbase na del ndonje gje e hajrit, pavaresisht se po e perdor tradhtari, fitimet i kane gjithe shqiptaret.

 

'' Thuaj qe shyqyr qe po e perdor, se vetem Shqiperia ngeli pa e perdorur ne funksion te integrimit europian, mbase na del ndonje gje e hajrit,..."

Pikerisht!

po ku ka berisha dhom(dhembe) per te bo presion BE!!!

cfare sdegjohet ketu....

Nuk thashe Berisha (dhe seriozisht shifni veten se ju eshte bere makth, arsye ekzistence, pike referimi), po thashe aspiratat x bashkim. Per kete arsye AKZ i shoh pak si sharlatane, por te dobishem. Duhen per ca gjera menjefjale.

 

AL hunter - 3 Shkurt 2013 - 17:11 

Kjo nuk eshte retorike nacionaliste. Berisha si ujk i vjeter politikes me te cilen merret prej vitesh, e kupton qe karta nacionalizmit mund te luhet si presion per integrim ne Bashkim Europian. Nje anetaresim ne BE paqeson aspiratat eventuale per bashkim trojesh, prandaj te dashur kolege europian shikojeni me kujdes kete pune.

 

 

per ke e ke fjalen ketu ? per berishen apo per te emen e zeqos ne maje te thanes ????

 

Po cfare te dobishem or burre? Po tallesh ti? Keta skarcitete njehere flaasin per ndryshim kufijsh, pastaj ju terheq veshin ndonje ambasador dhe dalin e flasin per Bashkim qe do ta bejne me leje. Po pyetja e thjeshte eshte se po te na japin leje, kush eshte ai qe sdo donte bashkim? Vetevendosja psh. eshte tjeter por jo sharlatanet.

Berisha nuk po luan karten nacionaliste, Berisha e sheh Europen si aspirate qe na jep nje zgjidhje ne si shqiptare, por kjo sdo te thote te mos jesh patriot, te mbrosh interesat e vendit tend dhe bashkekombasve te tu.

berisha pikerisht ate po ben , po perpiqet te jete kryetari i te gjithe shqiptareve ne rajon dhe per kete duhet karta nacionaliste sikurse e perdor dhe elektorat te brendshem....po aq e ka hapin se i di mire keto caqe ....

Berisha eshte defakto lider i te gjithe shqiptareve ne rajon.

Berisha eshte defakto lider i te gjithe shqiptareve ne rajon.

smileyçte ben pedigree-jasmiley

Pedigri sikur eshte Ekzeme ne shqip me Duket smiley  Problem per Europen dhe USA mbeten Master i LefKopese dhe PDH-i saj qe jane armet Sekrete te Berishes qe trondit EUROPEN smiley . Ato jane shume veshtira per ti penetruar sidomos PDH-i saj . Pa me ekzeme ishte  dhe ai qe ii hante shqiponja zemren , gje qe tregon se eshte SEMUNDJE e IntelektuHaleve ne Shqiperi !

smiley

Me fal, jam me cel e nuk shkruaj gjate.
Duhen ne kuptimin qe duhet ti thoje dikush ca gjera, duhet qe dikush te gjuaje me veze nje fashist grek, maqedonas.

Ou sharlatane po te dobishem, ça eshte kjo kunderthenie ne terma, ke filluar te marresh leksione sofizmi plako.

Nqs robi eshte ne opozite, shpalos vizionin e tij me llafe, se ne opozite s'ka pushtet per t'i bere llafet realitet.

Rritja e nacionalizmit apo patriotizmit ne shoqeri, sjell vetvetiu nje ndergjegjesim per te drejtat si Komb dhe nje qasje me realiste ne politiken nderkombetare.

Realizmi ne marredheniet nderkombetare, eshte gjithnje dhe kur them gjithnje, nuk bej asnje perjashtim, domen nacionalist. Kozmopolitet kane idealizmin si domen.

Kjo per faktin e thjeshte se realizmi sheh kaos nderkombetar, shtet-kombin si aktor kryesor dhe interesin kombetar si te vetmin qe duhet ndjekur.

Problemi i shqiptareve eshte qe me realizem ne marredheniet nderkombetare kuptojne fatalizmin madje shpesh quajne idealizmin si realizem.

Problemi eshte injoranca jone si popull, ne teorite e shkencave politike.

Sharlatane te dobishem, me vjen keq, kshu me duken. Kjo s'do te thote aspak qe nuk meritojne vemendje, te drejte ekzistence.

Disa ndjenja, mendime qofte edhe ekstremiste biles, eshte mire qe kanalizohen ne nje parti politike.

ta themi dhe nje here shkoqur, karta shqiptare nacionaliste eshte me gabuara per tu perdorur nga partite e medha, sa per te voglat nuk ka problem, pasi sherben per mire. 

nuk pjerdh askush nga  shqiptaret. per nje arsye vetem, nuk ka kapacitete as ushtarake as ekonomike e as organizative ... per karta nacionaliste... 

ha mt e mos fol i thon ketij muhabeti

Paqja ne Ballkan varet ne mase te madhe nga shqiptaret. Qe tani jane faktor i rendesishem, me dy shtete (njeri anetar i Natos) dhe si total shqiptaresh me numer te larte qe nuk mund te mos merret parasysh ne Ballkan. Pse kot Amerika ka marredhenie te ngushta me shqiptaret? Ne kete rajon ku Amerika ka interesa, si pjese e Europes dhe gjeopolitikes, shqiptaret nuk anashkalohen dot.

Karta nacionaliste, ose edhe mbrojtja e interesave ka efekt kur behet nga partite e medha, se partite e vogla i marrin me te qeshur ata burokratet ne Europe.

Fjalin Historik i Berishes per çeshtjen Kombetare perpara krereve dhe drejtuesve kryesore te Botes!

Kaq. Ai me veprime konkrete per çeshtjen kombetare, te tjeret bejne "ciu ciu"...

E degjuat pergjigjen e Rames ne lidhje me bashkimin kombetar ??? Sikur linte te kuptohej se nuk ishte dhe aq "pro" ... e kishte kushtezuar tej mase ate "hipoteze"...

Një të interesuari për bashkimin kombëtar, Rama i tha se “bashkimi kombëtar s'bëhet me peticione, por me vizion, projekt, vullnet demokratizues dhe europianizues në dy anët e kufirit!”

Ai me veprime konkrete

i ka fut dridhat gjithe Bavarise...

smiley

PS. Kur s'te qas njeri te dera, fillo e gafurresh, Lefto. Ajt se do kaloni najher te lagjia ime... keni per ta pa.

Veprimi konkret me i mire i Sales per te mire te Shqiperise eshte te krisi bythen nje ore e me pare. Por si gjithnji Shqiperia nuk e ka aq fat. Kshuqe boj qejf Lefto.

Me duhet po ashtu te shtoj qe pa Salen, arena politike shqiptare mbase behet me funksionale, por do jete nji Sahara e merzitshme ne kulm. Sa "spin" ka prodhu ky njeri, vetem njeri ia merr: enver hoxha.

Berisha Davos ...Dhjetor 96 ...pasi ishin vrare nja kater a pese Polic Serbe...

Zotërij situata mund te dale jashte kontrollit ...

Pasi erdhi ne Shqiperi , ndaloi URGJENTISHT serinë e katërt te Markosit të  Filipineve ....smiley . Pas kesaj Amerikanët dh vendet Dmokratike ( perjashtuar Greqise smiley ..i thane "Firma Piramidale " pastaj "përsërit Zgjedhjet" pastaj ...Lushnjë 97 ..... alo Ushnja  Tritani jam...

Berisha shkurt 2013 ...

Nga e gjithë kjo ka vetëm një ndryshim si "bythë e zgjuar"  për Hundëderrat ..që se kanë për gjë që tek zgjuarsia e këtij Handikapati mendor të parashikojnë krematoriume . E cili është Ndryshimi ?

Se z.Baiden zotrie e do shumë Shqipërinë " smiley  ...

.eeeeeeee ky për Bathoristë është i qutë or tie. Po z.Baiden sipas ketij Hingellitsit tone ..." se ka dit se ka dit"  kieshi Dylqinja , na jem shum or tie ....na jem pese Kombe e me kyt perhapje si purtha ne pllake pas 90 na jem 100 Shtete ! 

 

Tema 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndeshur me ilaritetin dhe thirrje mosaprovuese të disa parlamentarëve gjermanë ndërsa po fliste para tyre mbi albanofobinë ndaj shqiptarëve në Ballkan dhe “përparimet” e demokracisë në Shqipëri.

Një gazetar perëndimor i tha gazetës Tema se situata ndërsa fliste Sali Berisha ishte qesharake.

“Kam frikë se ai diskreditoi vendin e tij dhe vetveten. Ai u përpoq t’u jepte argument serbëve për Shqipërinë e Madhe dhe ngjante komplet si idiot”, i tha gazetës Tema një gazetar perëndimor që ishte në takim.

“Serbët duhet të jenë shumë të lumtur me tezat e tij për Shqipërinë e Madhe pasi ato justifikojnë me këtë fjalim aksionet e tyre kundër shqiptarëve. Ishte e pabesueshme, por disa parlamentarë gjermanë bërtitën kur ai foli. Ishte diçka e paparashikueshme”, tha gazetari.

Sali Berisha po merr pjesë në Konferencën e 49-të të Sigurisë në Mynih, ku po diskutohet mes të tjerash dhe për sigurinë në rajon. Në fjalën e tij Berisha përsëriti se albanofobia është e gjallë në rajon dhe kërcënon stabilitetin e tij.

Tema ka bere gabim qe per te diskretituar Berishen, na sjell opinionin e ndonje gjermani serbofil.

Si mund te jete fjalimi per te drejtat e shqiptareve, justifikim per krimet dhe spastrimin etnik te serbeve ?

Kjo eshte gjeja me e ulet dhe e ndyre qe mund te ekzistoje dhe vetem serbofilet e shqiptarofobet mund ta mendojne ashtu. Kjo forcon vertetesine e fjaleve te Sales, nuk e diskretiton.

Fushata paska filluar smiley 

Erdhi Fulja ?? p.s. info: ka shume lidhje me temen pyetja.

Qe shqiptaret , fale Logjikes Historike  dhe Njohjes se Vertetes nga Amerikanet dhe nje Grupi Politikanesh ne Europe qe shohin e vleresojne  Njesoj si Amerika Çeshtjen Shqiptare , ne Jemi ketu ku JEMi dhe nje Faktor i rendesishem dhe Real në Ballkan .Kush nuk e sheh sidomos Serbi që kohet kanë ndryshuar le të mbajë pasojat .!. Qe çështja shqiptare mund te avncoje edhe me perplasje Ushtarke ( sipas Thacit ) edhe mund te ndodhë në se Fqinjët kalojnë në aventura të shekullit të kaluar . . Dhe per kete Jane shpirterisht te pergatitur Shqiptaret . Ushtarakisht ...Të paktën dy nga shembujt Historikë të VETMIT me NDER e Lavdi  qe ndikojnë në Fitore Absolute i Kanë ...Luftën NaÇl dhe UCK me heroin A.Jashari ! Hap pas hapi duke denoncuar e shkuar në Litar edhe bashkëpunëtorët e antishqiptarëve .

Kush nuk kupton qe keto "nacionalizmat  e Sumes Berishiane " te hanë menderen , nuk kupton as Politiken e SHBA perkrah Shqiperise as Euro Atlantizmin. qe nuk desherojne ta shndrrojne pellgun e Ballkanit ne nje GROPE Gjaku ....dhe kështu mbetet te jene pjese zgjuarsise bathorase me pedigrite e LefKopese që  në vend të gjakut janë si Diarret .

Berisha thjesht Shiti PORDHE Elektorale i Frymezuar edhe nga Krahe te "fshehtë " te Lobeve Ushtarake neper Bote . Ai pervec sherbimit te turpshem te Yrrja Hippit si zakonisht " me thoni cfare te bej dhe une do ta baj zotrie " ka dash me u tregu Or ti.... se Shkypnia e Shkyptari nen Udheheqjen e nji ktij Skanderbegu asht e forte or tie  ! A pse kot e shuguroi trim mbi Trima qe dha jeten per Liri e Pavaresi njat Afmet Zagollin ?

Por si duket edhe BOTA tashme ka arritur masivisht te kuptoje qe KY Lolo me Intrigat e tij bajraktariste eshte ne gjendje te hedhe GUR e te Beje rrathe " dhe kësaj rradhe përveç fumksionit të zbavitësit kish marrë dhe shpatën e përkrenaren e Skënderbeut smiley

Tashme duket qarte se AI edhe Fyrles edhe Daulles u ka mbetur ne dore .

Ik me te mira si njaj Trimi Afmet . Kamet e Lehta faqja e bardhe ...thone nga krahina e Bithit te Lugjit ne Vucidoll kur shohin Ljepurin ta ndjeke UJKU !

 

sinqerisht, s'te kuptoj dot se s'te lexoj dot ... eshte deshperuese!

Francezet kur zbuluan la Pierre de Rosette - Rosetta Stone - arriten qe te deshifrojne per here te pare Hieroglifet e Egjiptianeve... ty zor se te deshifrohet shkrimi o Idrizzi nga South Dakota smiley

Pordha e madhe gris breket e veta, kane pas thone pleqt.

Pse ku e gjete veten LefKope qe nuk kupton ..? smiley

 Po mos u merakos shume moj zonje , se ja lexoja ato fendet e tua ne Politiken e Madhe te zgjedhjeve dhe thashe te futem edhe ketu ku Tronditem Europen Po te jesh e bindur qe hyra me Paragjykim . LefKopeja merret me Politike ???? Punet aty ne Parti jane bere Lesh e Li . Gjithmone e me shume ti ne vend te xeberthesh Politiken kulturore sepse je me L..ce ....YYYYYYY ne fund dhe ne mes , menjanoni Bulo Mejtimtarin  dhe jep zotrote mend  ne Politike smiley

Bulon te pakten ini Transparente ... Ose shte semure , ose e kini menjanuar si "armik klase " ose pergatisni per Studime Madhore te se Ardhmes Boterore ...per kete te fundit jam dakort edhe sikur perkohesisht Partia te te kete ngarkuar TY si politik xeberthyese !  

Francezet kur zbuluan la Pierre de Rosette...ketu ma mba kalin tek FRANCEZET tani qe ka ikur edhe HURI me studime smiley

Integrimi do luaje rolin e cekut te bardhe njehere e nje kohe, mesa duket

   Nuk qetesohen shpritrat qe vuajne, duke u bere tifo apo dhe duke u shkuar pas ..gjerave qe i kemi humbur pergjithmone.

Rikthehet koha e shkuar? Perse u dashka te ndjekim gjene Ate, misioni  i te cilit ka mbaruar?

 

Berishizmi është korrupsion dhe   nacionalizëm
 

ilir-yzeiri-1Ilir Yzeiri

Në demokracinë e Athinës një gjykatës i zgjedhur mund të denoncohej përpara asamblesë së popullit vetëm për tri krime: konspiracion kundër demokracisë, tradhti në favor të armikut dhe korrupsion. Të mos harrojmë se gjyqtari i zgjedhur ishte ndër autoritetet më të mëdha të kohës. Pra, grekët e lashtë i kishin të shenjta demokracinë, atdheun dhe zyrtarin korrekt. Natyrisht, të hidhesh deri në viset e Greqisë së lashtë për të shpjeguar apo analizuar problemet që ka sot demokracia shqiptare është një inkursion donkishotesk, sepse vetë shqiptarët nuk durojnë dot shumë filozofi dhe nuk të ndjekin dot nëse ti u tjerr gjërat gjatë apo hollë. E dyta, ne ndodhemi në atë fazë të zhvillimit demokratik që demokracinë jo vetëm që nuk po e nxëmë apo nuk po e implementojmë, por, përkundrazi, më keq akoma, me fraza provincialësh mundohemi të justifikojmë një regjim oriental, tribal, fisnor e mafioz. Praktikisht fushata elektorale ka filluar dhe nëse ti e sheh me kujdes ajo jo vetëm që nuk ka gjë të përbashkët me fushatat në vendet demokratike, por është më keq edhe se fushatat që bëhen për të zgjedhur ndonjë administrator ndërmarrjeje. Mirëpo, dukuria që po zotëron dhe po mpin jetën shqiptare është berishizmi. Sipas meje berishizmi është korrupsion dhe nacionalizëm. Sistemi qeverisës që ka ndërtuar Berisha mbështetet fund e majë mbi korrupsionin dhe klientelizmin. Paratë publike shpenzohen vetëm në interes të ruajtjes së pushtetit dhe besnikët e Kryeministrit mund të bëjnë çfarë të duan me fondet publike. Berishizmi përfshiu si një përmasë të re edhe kultin e familjes. Pra, pasurim me çdo mjet dhe me çdo kusht për vete dhe familjen. Në shërbim të kësaj skeme është një pjesë e madhe e medias për të cilën sponsorizon deri edhe Ministria e Mbrojtjes. Korrupsioni në Shqipëri nuk është thjesht një mitëmarrje banale. Jo. Është një sistem që funksionon sipas parimit që fondet publike duhet të kalojnë nga duart e klientëve të Kryeministrit dhe të familjarëve të tij. Për të përmendur vetëm një shembull: një nga mbesat e familjes është në krye të institucionit që kontrollon skemën e financimit të shëndetësisë. I shoqi i saj është aksioner në një bankë nëpër të cilën kalojnë të gjitha shërbimet ekonomike të një pjese të ekonomisë shqiptare. Ky sistem kapilar korrupsioni që është instaluar në Shqipëri e ka bërë të patundur familjen kryeministrore dhe berishizmin një dukuri që nuk shqitet kollaj nga jeta e këtij vendi. Berishizmi është edhe nacionalizëm sepse Berisha, tani që Kosova është shtet më vete, shihet nga pjesa më e madhe e veriorëve të këtij vendi dhe Kosovës gjithashtu, si modeli antikomunist i ortodoksëve të jugut. Edhe në krizën e vitit 1997 kur amerikanët u mobilizuan fort që ai të largohej ngas pushteti, këtë e bënë jo se Berisha dhunoi demokracinë, por se ai filloi të imitonte Tuxhmanin dhe po bënte deklarata që, sipas amerikanëve, mund të ndiznin luftën në Ballkan. Deklaratat që po bën tani Berisha janë të sinqerta dhe të llogaritura mirë. Berisha nuk largohet nga pushteti me zgjedhje. Këtë e dinë shumë mirë si ambasadori amerikan në Tiranë si partnerët e tjerë të Shqipërisë. Mirëpo Berisha po punon për një skenar tjetër. Në rastin që opozita mund të protestojë dhe mund t’i bëjë thirrje popullit për të mos lejuar vjedhjen e votave, Berisha i ka gati mbështetësit e tij nga Kosova e Maqedonia, të cilët mund të provokojnë lloj lloj incidentesh etnike, vetëm e vetëm që ndërkombëtarët dhe amerikanët kryesisht të deklarojnë se ne na intereson stabiliteti dhe jo demokracia. Berisha është nacionalist, sepse nuk do Shqipërinë, por do pushtetin e tij dhe do të mbrojë pasurinë e pamasë që ka vënë në këta vjet. Nacionalizmi atij i duhet që të ruajë me çdo kusht ndikimin mbi këtë vend. Lidhja që ka ai me lobet serbe të tipit Fazlliç e kanë konsoliduar tashmë miratimin që ai ka marrë nga agjencitë më të rëndësishme amerikane e perëndimore në përgjithësi, që të sundojë në këtë vend dhe të ruajë stabilitetin. Ndaj klithmat nacionaliste të Berishës duhen marrë seriozisht, sepse ashtu si në vitin 1996, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, ai do të ndezë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin. Në anë tjetër, Edi Rama ka zgjedhur opozitën e vakive. Ai po shfaqet i lodhur dhe i drobitur dhe shfaqet në TV sa herë që ka për të bërë ndonjë qokë pas ndonjë varrimi, apo në kujtim të ndonjë të vrari. Natyrisht kjo është një politikë njerëzore. Mirëpo ai ose nuk mundet ose ka frikë ose e di që me vota Berishën nuk e mund dot. Po atëherë çfarë duhet bërë? Në këtë pikë Kreshnik Spahiu ka të drejtë. Pa u rrëzuar Berisha nuk duhet të bëhen zgjedhje. Më 23 qershor do të jetë vonë.

Ne gjithe kete shkrim me pelqyen sidomos floket e protagonistit e vendosmeria qe çliron nga veshtrimi.Duket qe e ka pernjimend ,pa lojna smiley ps floket i paska metam te bukur

Fjala e plote e Berishes

Faleminderit zoti President Ahtissari,

Shfrytëzoj rastin për të përshëndetur kontributin tuaj të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ballkani është një prej rajoneve që ka ndryshuar më shumë dhe unë besoj se, në të njëjtën kohë është një nga investimet më frytdhënëse të bëra nga vendet perëndimore për paqen dhe demokracinë. Në asnjë rajon tjetër që përjetoi konflikte nuk ka patur zhvillime kaq pozitive sa në rajonin tonë gjatë këtyre viteve.

Unë jam shume dakort me presidentin Josipovic, se rajoni ka nevoje për pajtim. Çfarë na mëson modeli europian; ai na fton të punojmë të ecim drejt pajtimit. Mendoj se kjo është vendimtare për ta parë njëri - tjetrin si kombe dhe vende që ndajnë një të ardhme dhe vullnetin për të ndarë të ardhmen. Jam dakort se integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, idealet kombëtare duhet të shkojnë, të vishen me interesat e integrimit europian.

Por, ajo që unë konsideroj vendimtare për Rajonin është respektimi i plotë dhe implementimi i marrëveshjeve. Këto marrëveshje, në një farë mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese. A janë implementuar të gjitha këto marrëveshje? Ende jo. Duhet të jemi të sinqertë, ende jo. Ato madje kërcënohen për tu harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është, që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të barabartë përpara ligjit.

Zoti President

Unë e mora fjalën dhe dëshiroj që në këtë audiencë të nderuar të flas haptas dhe sinqerisht, siç është në traditën më të mirë të kësaj konference. Unë kam bindjen se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në Rajon. Nëse ju shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian, kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është idea sipas të cilës meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njeri- tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se, qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb, i cili padrejtësisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por, sërish albanofobia është akoma në veprim. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë 'baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptaret. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet te adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje, se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar.

Me pas, Deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti, se cili është mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?

Kryeministri Berisha: Përgjigja ime për ju është thjesht: Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, më drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më miëe me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull;

Në vitin 1992 unë kam qenë këtu në Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në Rajon. Unë ju përgjigja se, zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Sërbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë serish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në Rajonin.

Sepse, në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektiven e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb , i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva Europiane do të jetë ajo që do të siguroje një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan në BE, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi , dhe ata u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë, por në të vërtet kjo nuk po ndodhe në rajonin tonë.

Te mere gazi kur lexon kesi tekstesh patriotike!Sali Berisha eshte hipokriti,mashtruesi  me i madh i ketij vendi.20 vejet per te bere nje abetare te perbashket.Gjeja me e kollajt 20 vjet!!!!!!!!!Kurse Gjermanit kur i erdhi ora historike e bashkimit vrapuan me shpejtesin e drtites!Boll na hapet barkun me Salen.

Dy fjale me Zanen:

  Ne u rritem.... mes mallkimit te  prinderve tane.Do te shpresoja dhe do te  deshiroja shume qe nje dite, Perendia do te mund te degjoje nga goja e seicilit prej nesh, te vdekshmeve, nje,  sikur edhe vetem nje ..lutje  bujare , te pavdekshme!

Deri kur  valle do te kerkojme ndihmen e Perendise, per  te na zgjidhur halle, qe na i shkaktojne  njeshat ?

  Pra e dashur zana, le te  arsyetojme nje here, jo per  rreshtimin, qe na mban aut ne fushen qe nuk ja dime anen fare, ku jemi teresisht profane, por  per piken ku kemi mbritur.Dhe ne se ajo qe thone te vjetrit , eshte e vertete, d.m.th qe eshte diku  nje  vend, a nje pike,  ku ne duhet te  pushojme te qete.Si thuash , te prehemi ne paqe, te lodhemi ta  gjejme!

 Jam i  sigurte se Ju e dini ku.....

e ku eshte pika ku ke mbrritur?Tutulçet nuk po i heq nga sedilet e x6,toka ne det po.....po gezohu mor burre....smiley

grave...une nuk jam rrite ne mallkim....jam rrite ne dashuri e ne bekimin e prinderve.Kjo qe thu eshte e tmerrshme...me le te kuptoj se sa shume probleme kane njerezit...ça je tu thane??Ndihma e besimi ne perendi nuk kerkohet ne hall e me te zgjidhe hallet.Po eshte e kote me vazhdu...po ajo qe the eshte e rende...po paske patur jete sketerre ...i shkreti ti ...sinqerisht....

 Zana - a nuk po  don me kuptu,  apo ban ? Nuk jam rrit hiç si thu ti si individ,perkundrazi, por  flas si shoqeri, pjesa e atij sistemit, qe se paku Ju  nuk  leni rast pa e mallku sot e tan diten,   oj Zane  

 

ne u rritem mes mallkimit te prinderve tane..................si duhet me e kuptu kete?Mandej nuk mallkoj kurre kerkend ne asnje rast e pa asnje aresye....ku e ke pa qe mallkoj.Mos me i pranu do gjana nuk asht mallkim....me i thane siç jane me denu krime ,me denoncu tortura nuk eshte mallkim.Eshte e verteta,asht detyre e çdokujt qe eka jetu.....

Me loqe burre, i fliste njerzve atje me kembe e me duar sikur po i fliste majlinda bregut, idiot. 

po pse mer swed, ca pret ti nga ky nivel. ja per shemull:

http://youtu.be/KeumtNlt83E

nuk duhet me i mor seriozisht ca gjona, se me ter mend eshte katastrofike.

Zana,  po  lodhesh!

Jo mo pse ...e ulun jam ...po ti sa i lodhun e si i pabateri po dukesh.....hahahahha

Po hajdede sikur te ishte para nje alternative Pushtimi nga Europa ku demaskon Armiqte e Partive Popullore se nuk e njohin Shqiperine dhe jane Alabanofobe... Nje fjalim Historik i redaktuar nga DV LefKopeja them se do te kishte kete permbajtje :

...Shqiperia te drejten per te qene nje Vend DEMOKRATK nuk e ka Dhurate nga JU . Ate ka fituar me gjakun qe derdh 24 ore rrugeve , gjakun e mijra te panumuruarve ne 97 qe mezi ua krijova , gjakun e derdhur Lume ne te gjithe mundesite e kalimit te kufijve Ujore , Ajrore e Toksore qe derdhim per Dite per te ardhur tek JU , pa rreshtur e pandalur qe prej Viti 1991 kur ne Lajmeruam Shqiptaret se ERDHEM !

Pyetje se nje deputeti revanshist dashakeqes Albanofob , provokator   

Po z.Berisha me ke do te jete Ushtria qe e kini dhe ne Nato ?

Po Ju sqaroj Jue , se atje drejton Gjeneral Gjunkshi dhe Strateg Imami besnik me jete per MUE , qe e bejne Tyme e Flake Ballkanin , Rajonin e me Gjere ne se dikush mendon te beje PUQ Shteti si Edvin Kriminel Kristaq Rama ne 21 Janar . Atehere padrejtesite qe na kini bere ne Shekuj e po na beni duke na Ndare ne 100 shtete e pese Kombesi , do vihen ne vend dhe do qerohen Mire llogarite .

Heshtje e ththththththeeeeeeeeeeellllllllllleeeeeeeee . LefKopeja dhe Hundederri sistemojne  letrat ne Dosje per te shkruar me VONE Historine !

 

Berisha eshte i shkeput 200% nga realiteti eshte nje lider pa piken e autoritetit real ne europ (yndyres) per nga mentaliteti i delirit eshte kthyer ne nje lloje menyre si Kadafi dhe Mubaraku, por nga ata te vegjlit miushet.smiley  (sipas propocioneve perkatse te popullsise dhe vendit)

 

Tani ky eshte turp te prezantoje nje fshat te humbur te Librazhdit dhe jo me te prezantoje nje shtet "komb" te tere, por nuk dua te analizoj kete tani se pak a shume me Berishen na ka dale boja gjithandej dhe nuk ben me efekte tashme.

Nacjo-Patriotizmi i Berishes i perngjan ca asaj barsaletes me gomarin dhe kafshet  pyllit.. U kujtua dhe gomari dhe pasi e kuptoi filloi te qeshte me barsaleten e thene pare 2-3 oresh...Vone Berishe, teper vone per te luajtur me karten e nacjo-patriotizmit. Para pak kohesh nuk ishe ti qe e quajte strehen e fundit te horrave?..Apo sic e ke zakon zhyti turinjte ne jashteqitjet qe le pas

"Asht toke e xanum tashme ajo, nuk te beson me kerkush tani para zgjedhjeve"

Nje gje eshte e sigurt qe mbas Berishes, kush flet ne dialektin geg nuk merr post me lart se zevendes minister per nja 25 vjet! 

70% e robve kan thon qe kan pagu ryshfet, i thote zonja.

Jo, jo, thote ky i joni, ata kan pas pershtypjen (perception) qe kan pagu, po s'kan pagu gjo. sikur po folte me ballen.

 

Zonja e mori rrogen per ate ore pune Emo, ik pyte zonjen sot ku bije albanija ne harte po e diti mu me shpo ne hunde.

Zonjes ia shtoft Zoti paren, se ishte professioniste per se mari (s'te ma njeri kot anej).

Sales ia paksoft Allahu bullshitin (si zor, po sa me qen fair me te dy)

Keto thenje vine pak si vone dhe jo tipike berisha !!!

 

ca tu desh mor Berishe me hanger tum , ala se ke marre vesht se problemet marrin zgjidhje tjera kund , psh te ppu ,  ik mor hajvan.  smiley

Ceno, bo me fol ne nji job interview si fol sala anej knej, vec naj ndihes arabi me shit shishqebap te qasin. Eh si ke pas knu ti me kap naj pun te mire, si bylbyl gjyzar.
Ajo qe skupoj eshte pse e lsho doren tjeterkund? Apo te kon infektu italjont me bene per albania?

me cv-ne qe ka do i jepnin jashte Edit ndonje biznes qe ka mbi 40% te market share per te menaxhu smiley ??

kemi leshu gojen kemi leshu doren mqs nuk kerkohen rezultate ketu smiley

Kush esht edi?

A keni melcija, e pyti baristin njoni.
A jeni mbledh me pi a me honger? Ia priti banakieri I konfuzum.

Banakieri i shkrete duhet te ishte me fleksibel , mos te thone pastaj se nuk ka pune ka ra puna....

 

Puuuuuu me rob shpie kur do me bo si Milloshevici ky me ket zgerdhimje prej langaraqi. 

Keto denglat nacionaliste te Berishes tani ne pleqeri dhe mbasi ka deshtuar rende me eurointegrizmin, ne vit zgjedhor e perballe alterantives nacionaliste te AKZ-se jane si ajo videoja e Hoxhes ne 81-shit kur flet per Kosoven (mbasi Titoja kishte vdekur) qe Enveristet e nostalgjiket ta sjellin si gjoja kredencial nacionalist te Hoxhes.  Edhe ne moshe jane aferisht te njejte ne keto fendet e tyre pseudonacionaliste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).