Duhet besuar tek shenjtëria e fjalës së shenjtë Drejtësi

Drejtësia është shtylla e kolona që mban gjallë sistemet politike. Në shoqërinë tonë, ka ardhur koha që më tepër sesa fjalët, katalizatorë shoqërorë duhet të jenë veprat, më tepër sesa gjykatat, ne kemi nevojë për Drejtësi. Kjo e fundit përbën hallkën më të dobët të sistemeve të shtetit tonë, kjo për faktin se janë sistemet ata që vendosin standardet për drejtësinë dhe jo drejtësia ajo që drejton sistemet.

Jetojmë në një vend që si rrjedhojë e mungesës së theksuar të vendimeve të drejta të gjykatave, është shkatërruar, balsamosur dhe ka kaluar gjer në kufjtë e absurdit çështja e së drejtës e ku fjala ‘liri e vonuar, liri e mohuar’ është kthyer në një banderolë sistematike e tranzicionit të tejzgjatur.

Vendi ynë ende nuk është në fazën e një demokracie reale, pasi në do ishte kështu do të sanksiononte e siguronte të drejtat individuale, ndaj na takon ne qytetarëve që ti dimë, ti mbrojmë, ti çmojmë, me qëllim që të përplotësohen të drejtat tona.

Sokrati tregonte se për të formuar një sistem është e lehtë, por për ta definuar atë në një sistem të mirfilltë demokratik është shumë e vështirë. Duhet besuar dhe mbi të gjitha duhet ditur, se vetëm drejtësia mund të na shpjerë në rrugën e vërtetë të demokracisë, në rrugën që fillon nga lënia pas e një të shkuare që mbart plagën e thellë të shoqërisë shqiptare, padrejtësinë e ngulur mu në zemër të drejtësisë.

Për shqiptarët është e qartë tashmë se rruga e gjatë e lëngimeve që la pas tranzicioni postkomunist ka nevojë për një stad të ri, stadin e shtetit social, moral dhe mbi të gjitha të shtetit të së drejtës individuale dhe shoqërore.

4 Komente

Cfare ka dash me thone autori me ket...????? smiley

Shoku Enver ka thene qe luften e kllasave ta zhvillojme edhe ne gjirin e Partise.

Shkrimi i mesiperm eshte nje esse, nje esse qe lidhet ngushtesisht edhe me realitetin shqiptar!

 

Thuhet ese jo 'esse', gjithsesi ne popull kesaj i thone analize e shkurter kafeneje, kur has ne dashamires kuptohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).