Pas këtij vendimi, i cili do të vlejë në kohët e ardhme si një kazus flagrant i deformimit të autoritetit vendimmarrës të gjykatës nga politika, në Shqipëri konfirmohet falimenti i besueshmërisë publike ndaj gjykatave.

...Kreu socialist, duke u shprehur për vendimin e gjykatësve, pohoi se: “…nuk pati gjykim, por vetëm një përfaqësim mes vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të 4 protestuesve. Edhe pse ishte krimi më barbar në Shqipëri pas komunizmit, vendimi i sotëm është më barbari”.

Përkundër reagimit të kreut të opozitës, Kryeministri Berisha refuzoi të komentonte vendimin, duke shtuar prerë se: “…jam këtu për një tjetër çështje, pasi nuk mund të komentoj kurrë vendimet e gjykatave. Ky është qëndrimi im i prerë, ka sistem drejtësie, sistem akuze dhe as edhe një koment nga ana ime”.

Mirëpo këto qëndrime pasuese politike nuk janë thjesht pjesë e një regjie ditore palësh, të cilat gjenden në fushatë elektorale. Matanë fushatës mbetet drejtësia e rrënuar. Bëhet fjalë për njërin prej pushteteve që ekspozon realitetin funksional të një shoqërie të së drejtës. Në raport me 21 janarin, drejtësia shqiptare është ende në kurth politik. Sipas gjasave, ky kurth do të vijojë të mbetet në fuqi, duke e bjerrur përditë e më shumë autoritetin dhe sidomos besueshmërinë qytetare dhe publike ndaj saj. Zëvendësimi i këtij rrënimi të rrezikshëm të besueshmërisë nga polemistika politike, është verdikti më i keq i mundshëm, madje sipas studiuesve, ky verdikt konsiderohet realisht si shprehje funksionuese e shtetit politik.

Ky triumf i bindshmërisë politike në drejtësi e shndërron këtë të fundit, në rrejtësi. Dhe diçka e tillë zgjeron përmasat e krizës mes shtetit dhe individit. Kur kjo krizë arrin në marrëdhënie të tilla, atëherë verdikti i keq e ka emrin konflikt. Në rastin e fundit drejtësia ka dhuruar një provë rrejtje me të vërtetën, duke qenë në të drejtën e vet. Reagimet e deritanishme publike nuk gjykojnë gjyqtarin, por rrenën që merr përsipër drejtësia shqiptare për vrasjet e ditës “pa autorë” dhe pa të ndëshkuar.

- Artikulli i plote

16 Komente

Edhe nje artikull tjeter per drejtesine..... Po kjo histori ka 20vjet qe ka fillu. Njihere e nji kohe me 4mio leke (te vjetra) u liroshe nga akuza per vrasje. Ato te rruges, llogarisni vete se ca mund te bote politika.Tani politikes i jane bo edhe cunat gangstera.

Ka 20 vjet qe vetem pazaret jane ngrit njicik, po te gjithe blehen. Jo vetem kaq po edhe tallin bythen me popllin dhe mire ia bojne.

Pazaret e Nanos me Abdiun dolen sheshit dhe njerezit thoshin ca pisome eshte Nano, spati turp dhe dote me u bo edhe president. Njicik me mbrapa Berisha qe u cirte per klanin e zemunit vajti i dha doren dhe poplli demokratik komentote qe i ka politika keto. Lir kokelopa doli i pafajshem dhe deklarote me te modhe mbas gjyqit qe drejtesia u vu ne vend, Zefi katnari ankohet edhe ai tani nga amerika per gjyqsorin.

Ca bo poplli? Rizgjedh nanon, rizgjedh sulen, ne gerdec fiton pdja, ne tirane mbas 21janarit fiton lulja. Mire me ti bohet.  

cfare hipokrizie nga Rama dhe Rama (Ina)......po ne rradhe te pare me e interesuara qe vendimi te ishte ky qe ishte eshte Edi Rama i cili tani sulmon drejtesine.....e dyta, fajtore kryesore (per ata qe e shohin fajin tek garda, pasi une them duhet te ishte bere nje investigim dhe te mbyllej si ceshtje pasi garda ka qene ne krye te detyres, pa pasur parasysh prirjet politike) eshte Ina Rama e cila ngriti nje padi "vrasje me paramendim" (cfare tregon qe nje inkopetente ka drejtuar kete institucion per 5 vjet, dhe disa derdhin lot krokodili per te) qe i binte qe prokuroria duhet te provonte qe gardistet e kane planifikuar qe para se fillonte protesta qe ate dite do te zgjoheshin, do pergatisnin armet dhe do mernin ne shenjester ata kater persona specifik ne nje turme me disa mije dhe do ti vrisnin....besoj qe akuza ka qene e paramenduar qe te dilte ky vendim qe doli nga Rama & Rama (ne bashkepunim me Topin) pasi ne kete menyre saga vazhdon.....sa keq per familjet.....cfare maskarade per politiken.

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.51, datë 30.7.1999

Duke arsyetuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 375, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 51, datë 30.7.1999, ka vënë në dukje se e drejta që i njihet gjykatës për t’i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori nuk është veprim antikushtetues. “Në këtë rast, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushteteuese, gjykata nuk merr kompetencat e prokurorit dhe as kthehet në organ akuzues, por vetëm zbaton ligjin, gjë që është detyrë funksionale e saj… gjykata nuk është organ akuzues, nuk formulon akuzë të re dhe as e ndryshon atë, por mbi bazën e faktit të paraqitur, bën cilësimin e duhur ligjor të veprës, duke i dhënë faktit një përcaktim tjetër.” Më tej, Gjykata Kushtetuese arsyeton: “Gjykata, duke i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai i prokurorit, mund të bëjë që cilësimi i ri të jetë një vepër penale më e lehtë ose më e rëndë. Në rastin e fundit nuk do të thotë se rëndohet pozita e të pandehurit. Rëndimi i pozitës trajtohet në raport me shkallën më të lartë të gjykimit.”
Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës, gjykata mund ta bëjë vetëm në qoftë se vepra penale është në kompetencën e saj. Përndryshe ajo duhet t’ia dërgojë çështjen gjykatës kompetente.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përfundon: “Neni 375 i Kodit të Procedurës Penale jo vetëm që nuk vjen në kundërshtim me nenin 148 të Kushtetutës, por është në përputhje edhe me parimet e tjera kushtetuese të zhvillimit të një gjykimi të drejtë nga një gjykatë e paanshme.”

    tani i bie qe te gjithe te mbajne frymen deri sa te dale zbardhja e vendimit te gjykates, dhe nuk e dime teresisht se cfare provash kane pare ata dhe kane mare vendim....se mund te kene ata disa fakte me shume se ne qe bejme gam gam neper blogje, apo politikanet qe bejne gam gam per perfitime te tyre personale. Por une jam i bindur qe calimi i drejtesise ne kete rast fillon me prokurorine, dhe me pas gjykata dhe instancat e tjera....une jam nga ata qe e them me plote goje qe ne Shqiperi problemi nuk eshte politika me korrupsionin, por sistemi i drejtesise.....ne burg ne shqiperi jane vetem ata qe nuk ua mban te shetisin jashte sepse i pret plumbi nga familjet ndaj te cileve kane bere krime (pra per ceshtje sigurie) ose ata te mbarumet fare qe skan leke te paguajne prokurorin dhe gjykatesin....por kjo nuk ka te beje me ceshtjen ne fjale, pasi ne loje ka gjera shume me te medha!

    ne mund te presim sa t'duam dhe ata ndoshta kane dhe prova qe fbi ka manipuluar provat, por ceshtja eshte qe gjykata nuk mcifet dot pas faktit "eshte faji i prokurorise qe kishte bere cilesimin e vepres penale gabim"

    me fal, por une ne asnje moment nuk thashe qe gjykata po fshihet dhe nuk po akuzon prokurorine mesa e kam ndjekur une debatin.....kete po e thua ti.....ajo qe po them une eshte qe prokuroria ja ka fut kot, dhe kjo mund te kete cuar uje aty ku mund te kene dashur edhe gjykatesit, megjithate keto jane spekulime....une them edhe tjetren qe ata mund te kene pare fakte qe mund tu keni krijuar bindje krejt tjeter.....per ilustrim, eshte nje rast ne NY qe dy police vrane nje te zi naten me mbi 42 plumba dhe u gjeten te pafajshem nga nje juri me 12 veta e perbere me te gjitha rracat dhe klasat sociale....nje mendje si e imja thoshte qe nuk mund te dalesh i pafajshem kur ke zbrazuar nga dy karikatore pistolete secili dhe ke vrare nje person te paarmatosur, por ja qe juria pa dicka tjeter (meqe marim drejtesine amerikane si modelin me te mire).....apo vjet ishte nje rast ne Florida ku nje nene kishte vrare femijen e saj 2-3 vjec (nuk e mbaj mend mire moshen) e kishte groposur jo larg shtepise qe u gjet pas disa ditesh apo javesh kerkime......, edhe ajo doli e pafajshme nga juria qe mund ti shkoje me afer rastit per te cilin debatojme, pasi akuza qe ishte ngritur dhe faktet qe ishin paraqitur ngrinin dyshimet e mjaftueshme per mos ta gjetur te fajshme.

    Ky sistem ligjor kete ka, qe barra eshte mbi akuzen per mos te lene shteg per dyshime....besoj qe eshte shume e lehte te rrezosh akuzen kur thote qe gardistet ate mengjes ishin zgjuar me paramendimin per te vrare pikerisht ata kater persona qe vrane.....sic thashe edhe me larte, kjo eshte maskarade e politikes, dhe hall i familjeve te tyre! 

    kete e ke thene ti apo une? 

    ajo qe po them une eshte qe prokuroria ja ka fut kot, dhe kjo mund te kete cuar uje aty ku mund te kene dashur edhe gjykatesit 

    Te nje koment me lart thoshe qe "kane formuluar gabim akuzen ... ina rama ... edi rama ... kristaq rama bile dhe ramush haradinaj.  

    dhe une po te them qe edhe nese prokuroria ja fut kot, kjo nuk con dot uje atje ku kane dashur gjykatesit. Ca ka te veshtire ketu per tu kuptuar? dmth qe, gjyqi mbaroi, provat ishin ato qe i pame te gjithe kaq muaj neper media, ekspertizat e fbi=se, te ekspertit te gjykates qe provoi qe plumbi dhe ashklat e bejne gjithmone rrugen bashke me te njejtin tren anipse ne vagona te ndryshem, te ekspertit te prokurorise etj etj. cfaredo analogjie te gjesh ti, nuk gjen dot nje analogji ku ne justifikim te vendimit gjykata thote "prit iher lale, se jane dhe kto provat e tjera qe ne s'jua kemi kallxu (ku i gjeten iher???) se dojshim me ju bo surprize". Muhabetet jane te shkurtra:

    - kater veta jane vrare

    - tre prej ketyre me armet e te pandehurve (te pakten sipas fbi-se)

    - jashte gardhit te kryeministrise

    - me dashje ose po deshe ti dhe gjykata edhe padashje, me rikoshete ose me gabim shenjestre se ata (policet) po gjunin me thy pocat ne bulevard

    Nese nuk ishte vrasje me dashje a me paramendim, atehere ishte vrasje nga pakujdesia. Neni 85 i kodit penal thote qe vrasja nga pakujdesia denohet me gjobe ose burg deri ne pese vjet.

    Ata u shpallen te pafajshem. 

    Neni 388 - Vendimi i Pafajesise (Kodi i procedures penale)

    1. Gjykata merr vendim pafajësie kur:
    a) fakti nuk ekziston ose nuk provohet se ekziston; (dmth qe nuk ka pas vrasje gjekundi)
    b) fakti nuk përbën vepër penale; (dmth vrasja nuk denohet sipas ligjit)
    c) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale; (ligji s'ka gje hic te parashikuar per vrasjen)
    ç) vepra penale është kryer nga një person që nuk mund të akuzohet ose të dënohet; (minoren, papa, ose personi ka vdek)
    d) nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet; (dmth qe ata qe akuzohen nuk jane vrasesit, dmth qe FBI ka honger mut kot)
    e) fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie, si dhe kur ekziston dyshimi për qënien e tyre. (dmth ne mbrojtje te institucionit, sepse megjithese ata ishin jashte me duar ne xhepa dhe me xhepat me fara luledielli, rrezikonin seriozisht te pushtonin institucionin).

    Tani ti prit vendimin e arsyetuar, une per vete them qe do e arsyetojne me piken d ose e, pra ose fbi ja ka fut kot, ose ata ne fund fare kane bere detyren se ziver veizi s'kishte pune ti bote presion kryeministrise nga trotuari. 

    swed, per llafollogji mund te meremi sa te duash.....por ne thjesht llafe do hedhim e do bejme....une per vete jam pak me i ftohte mbi 21 Janarin, per vete jam nga ata qe kam dashur fort qe te qendroje shteti ate dite pasi jam kthyer ne aeroport dhe fjala e pare qe kam degjuar ne telefon nga im ate kur po i tregoja qe arrita mire me tha "eh mor bir, e ben edhe nje here 97" dhe une kam biznes privat i cili nuk lidhet ne asnje nivel me punet e shtetit, por them shyqyr qe shteti qendroj ne kembe dhe tani e dine te gjithe qe nuk mund te cohen 200 bandite e ta rrezojne sipas qefit.

    Nga ana tjeter, pamvarsisht qe me vjen keq per ata fakirat qe dolen te vriten per nje politikan qe nga ana tjeter bente kalkulimet e veta politike - dhe sot vazhdon te beje te njejten gje - prap them qe une e ti nuk kemi fakte te mjaftueshme te besueshme qe jane ne faj apo jo gardistet. 

    Pershembull, per te njejten ngjarje ne kemi dy kendveshtrime. Ti injoron faktin qe nje polic kaloj ne vdekje klinike nga dhuna e turmes, dhe thua qe ata ishin me gura e shkopinj. Ti ndoshta nuk je ne dijeni qe kane gjetur plumba ne dritaren e kryeministrit. Injoron faktin qe nipi i njerit prej atyre organizatoreve ishte me pistolete ne brez. Une them me mire qe u vrane ata te turmes sesa te vritej polici, me mire sesa te bie shteti, me mire sesa te ishim duke qare edhe per 13 mije te tjere sic tha Spartak Ngjela.

    Dhe vetem nje dicka te fundit per demin qe i ka bere Edi Rama me pamjet e dhunshme dhe marketingun qe i ka bere neper bote 21 Janarit: Qe nga 21 Janari, fluturimet ne aeroportin e Rinasit jane pergjysmuar, dhe nuk ka pasur avion private qe jane ulur ne Rinas per me shume se 9 muaj......opinionet e tjera i formojme sipas oreksit dhe deshirave.

    nuk po e zgjas me se je komplet jashte linje, bazohesh te gazeta 55 dhe ketu mua me humb komplet deshira per sqarim, por kam vetem nje gje te fundit (nese ke bere gjimnaz dhe jo liceun artistik). thane keto ditet e fundit qe na paska goditur plumbi tavolinen e punes se kryeministrit; me gjej nje menyre sesi plumbi nga bulevardi (kuota 0.00), hyn ne xham (kuota psh +10.00, kendi hyrjes fjala vjen 60 grade po ti kene gjuajtur nga trotuari perballe), pastaj ben nje hark me rreze tre metra dhe ngulet tek tavolina e kryeministrit suprina e te ciles eshte ne rastin me te mire ne kuoten psh +9.95, dmth drejt me parvazin e dritares. po pertove mos ma trego

    ku e mer guximin mo burre qe te flasesh si kompetent dhe se e verteta te perket vetem ty the gazetes Tema.....a e kupton qe edhe ne gjykim, edhe ne argumenta je shume shume poshte, dhe kur nuk ke cfare thua me, kalon ne ofendime.

    Nderkohe qe une nuk mar persiper te paragjykoj nje vendim per te cilin nuk kam fakte, sikurse dhe nuk mar persiper te bej punen e prokurorit, gjykatesit dhe avokatit, nuk mar persiper si puna jote te expertit te balistikes. Une thjeshte te thashe qe nje nga faktet qe ka dale si argument i pales tjeter. Pra ka dy ane medalja.

    Une gjithashtu te thashe qe fajin e ka akuza. Ti the qe gjykata mund ta rikualifikionte akuzen, dhe tani qe u zbardh vendimi, na dilka qe nuk mund ta beje.....une ndryshe nga ti, nuk them qe nuk ka ndodhur vrasja, nuk them qe jane te pafajshem, po them qe Ina Rama per te cilen te gjithe nxorret lote krokodili pse e hoqen paska qene totalisht e paafte, dhe me te vertete paska qene ashtu sic the KM, pasi nuk u mor me pune, por me aparencen kemba mbi kembe neper revista!

     

    Neni 375 - Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës

    (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

    Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose i dëmtuari akuzues, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj

    Ne fakt me shume se kujtdo, ky vendim i gjykates per 21 janarin i beka keq Berishes:

    Ndaj më shumë se gjithë të tjerët, ndryshe nga ç’mendohet në pamje të parë nga vështrimi dhe analiza të përcipta dhe shabllone, Berisha, kryeministri i vendit, është politikisht i humburi i këtij vendimi, dhe për pasojë më i interesuari që drejtësia për 21 janarin të vazhdojë, deri në një vendim tjetër, deri në një kuptim tjetër të vendimit.

    Ca ti beje universitetit ky cun se do e kishin marre dhe kete partizan, kshu deputet.

    Nje kundershembull nga ky i sistemit te drejtesise shqiptare ishte tek filmi "Flight". Film i realizuar bukur, dhe njekohesisht shembull pozitiv per drejtesine qe vepron e denon me argumentimin se "U cenua besimi i publikut."

     

    “21 janari”, u shkel Konventa e OKB-së. Ekspertët: Nuk ka asnje analogji me rastin “Giuliani”

     

    Ekspertë shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, njëkohësisht njohës të konventave ndërkombëtare për përdorimin e armëve nga forcat ligjzbatuese, siç është edhe Garda e Republikës, e cila u përfshi në ngjarjet e 21 janarit, i thanë Top Channel se vendimi gjykatës së Tiranës për tre të akuzuarit, që fituan pafajësi, bie ndesh me praktiken ndërkombëtare.

    Ekspertët, të cilën kërkuan të flasin në kushtet e anonimatit, pohuan se gjykata e Tiranës nuk mori në konsideratë një dokument të OKB-së nënshkruar nga Republika e Shqipërisë që lidhet me “principet bazë të përdorimit të forcës dhe armëve luftarake nga agjencitë ligj-zbatuese”.

    Ky dokument është nënshkruar në Kongresin e Tetë të OKB-së në për parandalimin e krimeve dhe trajtimi të dënuarve.

    Ja se cfarë thotë pika 9 e këtij dokumenti se kur nuk  duhet të përdoren dhe përdoren  armët e zjarrit nga agjencitë ligjzbatuese: “Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk duhet të  përdorin armë zjarri kundër personave, përveç rasteve për  vetëmbrojtje apo mbrojtje të të tjerëve, kundër kërcënimit të pashmangshëm për vdekje apo lëndim serioz të tyre, për të parandaluar kryerjen e një krimi të rëndë që shkakton rrezik për jetën e tyre, për të arrestuar një person që paraqet një rrezik të tillë dhe i reziston autoritetit të  tyre, ose për të parandaluar ikjen e tij apo ikjen e saj, dhe vetëm kur mjetet në dispozicion janë të pamjaftueashme për të arritur këto objektiva. Në të tilla kushte përdorimi qëllimshëm i armevë vdekje prurëse ndoshta mund të përdoren në situata tepër strikte të pa evitueshme vetëm me qëllim mbrojtjen e jetës”.

    Dokumenti OKB-së qartësisht tregon se nëse jemi përballë një situate të parashikuar në pikën 9, atëherë merr rëndësi parësore paralajmërimi se agjencitë ligjzbatuese do të përdorin armët: “Në rrethanat e parashikuara në bazë të parimit 9, zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të identifikojnë veten si të tillë dhe të japin një paralajmërim të qartë të qëllimit të tyre për të përdorur armë zjarri, me kohë të mjaftueshme për të paralajmëruar dhe për të vëzhguar.  Nëse për ta bërë këtë do të vendosin padrejtësisht, atherë  zyrtarët e zbatimit të ligjit vendosion në rrezik ose do të krijojë një rrezik me pasojë vdekjen apo dëme serioze ndaj personave të tjerë, ose në të  tilla raste kjo do të sjellë  veprime qartësisht të papërshtatshme ose e pakuptimta në rrethanat e incidentit.”

    Ekspertët: Nuk ka asnje analogji me rastin “Giuliani”

    Ekspërtët e jurispundencës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare e quajnë si një gabim trashanik të trupit gjykues kryesuar nga  të gjytari Besnik Hoxha, përdorimin si analogji vendimin e Strasburgut për rastin Giuliani and Gaggio v. Italisë .

    Ata rendisin 5 arsye përse ky vendim nuk mund te merret per analogji me rastin e oficereve te Gardes.

    1. Karabinieri (Mario Placanica) ndodhej brenda Jeep-it i rrethuar nga nje turme e madhe demonstruesish te dhunshem – oficeret e Gardes jo, ata ndodheshin te pozicionuar në një vend të sigurtë në Kryeministri.

    2. Karabinieri ishte goditur 2 herë më parë në trup (nje here me gur ne koke dhe nje here me fikese zjarri në këmbë) – Oficeret e Gardes jo, që do të thotë se ata nuk kane vepruar ne kushtet e vetembrojtjes.

    3. Ne momentin e qitjes me arme, karabinieri do i nenshtrohej nje tjeter sulmi me fikese zjarri. Protestuesi Giuliani e kishte ne dore fikesen e zjarrit ne momentin qe u qellua dhe ishte përpara kryerjes së një veprimi – Ndërsa në rastin e oficereve te Gardes në asnjë moment nuk vërtetohet se është sulmuar në pozicionin ku ndodheshin në mënyrë që mund ti rrezikohej jeta.

    4. Protestuesi Italian Giuliani ishte i veshur me maske qe te mos identifikohej – 4 demonstruesit e vrare ne 21 Janar nuk vishnin maska dhe ishin të lehtësisht të identifikueshëm.

    5. Giuliani dhe te tjeret momentin që iu afruan makinës së karabinjerëve, kishin gure, derrasa dhe kazma – Ndërsa 4 demonstruesit e vrare ne 21 Janar, momentin kur ata goditen nga plumbat e Gardës nuk kishin asgje ne dore.

    -------------------------------------------------------Tema

    ps.

    nje gje nuk po kuptoj une i shkreti..... Po perse kane frike keta specialistet e konventave nderkombetare xhanem...... a nuk e kuptojne keta dhe te tjere si keta se duke folur ne anonimat tregojne se me pasjen e frikes, tregojne edhe mungesen e integritetit te tyre profesional...... Po çfare njerezish jemi ne xhanem...... qe kemi frike me shume nga e verteta se sa nga krimi.......

    " .... Ekspertët, të cilën kërkuan të flasin në kushtet e anonimatit, ... " 

     

    Kjo tregon se ekspertet kane frike nga pushteti i Buall Mavrise, gje qe tregon se gjendja ka filluar te behet e ndere, se ata ia kane friken e nje goditje, rrahje naten nga njerzit e kryeministrit, gje qe tregon se kjo lloj diktature duhet hequr sa me shpejt. Kur njerzit  fillojne e kane frike te shprehen hapur ne publik, kjo tregon se aty po instalohet nje diktature.  

    Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).