Jam nji pupël për çdo erë qi fryn. Nji Prrallë Dimni, Shakespeare

Në foto: Rob Roy (Collins)

Para do kohe më zuni veshi nji kangë hokatare ku përmendesh figura aq e përfolun e enigmatike e Filan Fistekut. Sadoqi ma vonë u mundova të sjell ndër mend hollësitë e matejshme të kësaj pjese, nuk kujtoja dot gja ma edhe me më vra. Tipike mendova; kur e lypë puna me mbajt mend diçka qi të duhet, s’kujtohesh në botë edhe sikur jeta jote të varej në fije të penit prej saj. Gjithsesi mbas nji çike e me ndihmën e dacit tim të zi qi ka nji aftësi të habitshme të tejçojë mendime origjinale ndaj çdokushi qi i afrohet, shtjellova me mend se ka shumë mundësi se tipikja s’ ka shume lidhje me tejçuesin apo marrësin por ma tepër vetë Filan Fistekun.

Në të vertetë, çdo bisedë, kangë, thashememnajë qi ban fjalë për kët personazh, ia paraqitet detyrimisht me ngjyra të turbulluememe, me detaje të pakta,  e konture të vagullueme, thellësisht misterioz e i paqartë. Si nji prestizhator me maskë ngjeshun, ky mjeshter i zhdukjes e rishfaqjes, s’ia shpulon kurrnjiherë fytyrën publikut.

Po t’ huazohesh rrethana e nji karrikature të Micheal Heath ku dy cuba të armatosun i afrohen dikujt me e grabitun, ka shumë gjasa qi në rastin tonë do t’i hakëroheshin Fistekut jo për paret a pasunitë e tij legjendare por do të mundoheshin me i zgrapun mantelin e tij të padukshëm, zhdervjellsinë me të cilën i shmaget çdo përshkrimi të hollësishëm e pozicionimin ideal të tij gjithnji në dritëhije.

Të jemi të bindun, nese ky rrapatush do t’ tundohej ndonjiherë kah krimi do ish punë e kotë t’i shkoje kah pas me i gjetun gjurmët. Si hije do qe zhdukun nëpër tymin e horizontin e mandej shëndet e të mira.

Kjo aftësi e tij e shendrrimit  të parreshtun të formës , e përsosun  gjithnji e ma mirë me kalimin e kohës ka njifarë lidhje të drejtëpërdrejtë me fuqinë sugjestive të vetë emnit. Në vetvete emni i thjeshtë nuk na drejton përkah ndonji stacion ku gjithçka bahet e qartë; ai veçse na kthen mbrapsht kuptimin e vlerës qi ne vetë i japim.

M’ kujtohet nji herë, nji shok, bastaxhi i vjetër, na proponoi qi mos humbnim në asnji mënyrë bastin për kët kalë, qi sipas tij e kishte të vdekun fitoren. Ndër gjithnduer emnash kuajsh, ky i ngrati quhej ndryshky nuk flen kurr, (rust never sleeps), idiom qi shpreh nji veprimtari të pandalun. Qysh në të parën pengesë kali i ngratë ra e theu të dy kambët e para e u desh qi shpejt-e-shpejt t’ vehej në gjumin e perjetshem mos me ia zgjatun ma tej mundimin.

Nji herë tjetër hasa papritun shfaqjen e nji  eskejpollogjisti qi me shumë me vend quhej, Rob Roy (Collins). Pavarësisht aftësive të tij të dyshimta, kisha për borxh t’i besoja se ai t’i shpëtonte çdo hallke e zinxhiri vetem prej atij emni qi mbante.

Forca sugjestive e emnit asht njimend ngjyruese për shumë asosh e kësosh rrapatushash por asnjiherë e mjaftuesheme.

Epitoma enigmatike e Filan Fistekut mund faremirë të ishte ndalë tek emni, por kjo do t’a zvogëlonte personjazhin gati  n’ nji gjysma-gjel, pa nxjerrë në pah petkat e tij të panumërta qi shpulojnë lloj-lloj profilesh.

Si shumë prej herojve të tjerë qi dallojnë në zotnimin e perkryem të nji vetie sypranatyrore, edhe ky i yni naltësohet n’ majë të nji kulmi me paradokse.

Asht anonim, por për cudi e njohim me emën e mbiemën, asht i pervetçëm, e përsëri i përgjithshëm, asht këtu por në të njatën kohë dhe atje, asht tek-pullë por edhe shumë herë i shumëfishuem, herë i vertetë e të tjera herë i shpikun, i qëllimshëm e shpesh rastësor, e lista endet e endet.

Ky amorfizim i skajshëm, nuk do t’ thotë se heroi ynë i dashtun asht plastelinë, pa kërbishtje qi t’ia mbajë trupin drejtë, i shtypun si nji burrë qi ban ç’ka i thotë grueja. Përkundrazi ai shpreh nji kokëfortësi shënuese, disahere deri në pamvarësi shoviniste.

E nuk asht veç gjeografia njerzore qi ai mbulon e kundërshtitë e shumta qi mban mbi shpinë. Si çdo vigan mendimi a veprimi Filan Fisteku zbulon pak kah esenca e vërtetë e e shpirtnave e kësi zbulon edhe pak kah vetvetja.

 

Në serinë e Kultit Watchmen, nji prej herojve ma interesant asht padyshim Dr Rorschach;  fytyra e tij asht gjithhera e mbulueme me nji maskë të njollosun, e cila trasformohet si nji gja e gjallë e organike, përhera në ndryshim. Njollat e bojës, si dhe emni i Filan Fistekut nuk kanë kuptim në vetvete. Sipar spikologut qi i dha atij emnin, figurat shpjegohen prej mendjes së vetë robit duke përdorun racionale tonë të brendshme, e kësi dashun padashun shpulojmë sekretet tona thellë të fshehuna në vetdije.

Andaj kur të flitet herë tjetër për Filan Fistekun t’a dini se ai asht shumë ma tepër sesa prisni.

Nji kah pjesët ma komike të interpretimit të Rorschach Test bahet n’mes të shkëmbimit të psikologut Billy Crystal dhe pacientit Bob De Niro-n në “Analyse That” 

http://www.youtube.com/watch?v=Rr914tQIGdQ

http://www.robroycollins.com/

11 Komente

I vetmi qe njef Filan Fistekun eshte Lek Plepi

WTF IS THIS? smiley

Meshire per beun e Fshatit ....Po reshket tek kategoria e YP Xhixhit por amel si "ndryshku " Ose do e kete pickuar Anofeles me diagnozen "hardallosja " dhe flet percart !Ka shume mundesi te jete kjo e dyta me aq sa e njohim .Te shkuara dhe qofte e Lehte !

Autori dhe Postuesi ... Beu i fshatit te alineve smiley 

Myzeqeja nuk eshte hambari i mushkonjave, zoti Idriz... ka ca, por qeveria ka nxjerre kinina... tjeter pune qe mileti nuk i blen.

Ky amorfizim i skajshëm, nuk do t’ thotë se heroi ynë i dashtun asht plastelinë, pa kërbishtje qi t’ia mbajë trupin drejtë, i shtypun si nji burrë qi ban ç’ka i thotë grueja. Përkundrazi ai shpreh nji kokëfortësi shënuese, disahere deri në pamvarësi shoviniste.

prape me duhet te kundershtoj fashistet maskiliste qe vjellin vrer.Me siguri kur e ke shkruar kete ke qene duke pire me pasqyren

Psh...cfare shikoni ju ketu?

Ink Blots

Për ty qeka bë një shkrim dhe ti pa pikë gajle na pyet çfarë shohim. Filan fistekun shohimsmiley

si brime ne uje duket

puff puff pass

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).