Pas afro 18 vjetësh që kishte “braktisur” de facto Partinë Demokratike, Eduard Selami, ish kryetari i saj, është rikthyer një herë e mirë duke u afruar sërish me Berishën.

 

TIRANE

Pas afro 18 vjetësh që kishte “braktisur” de facto Partinë Demokratike, Eduard Selami, ish kryetari i saj, është rikthyer një herë e mirë duke u afruar sërish me Berishën. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan, Selami theksoi faktin se ai asnjëherë nuk ishte larguar nga PD formalisht dhe se ende sot është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

A keni ju një ftesë konkrete për t’u angazhuar në politikë?

Unë asnjëherë nuk jam larguar përfundimisht, por nuk është se në çdo fushatë që vjen unë mezi pres që të afrohem.

Keni pasur oferta më parë?

Kam pasur kontakte dhe sugjerime, por asnjëherë ato nuk janë zyrtarizuar.

Kanë munguar ftesat apo ka munguar dëshira?

Nuk them se ka munguar dëshira ime, por them se pozicioni im është paksa delikat se kam qenë larg. Por unë jam pjesë e strukturave të PD, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

E keni ushtruar këtë detyrë si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ?

Sipas mënyrës sime po, edhe ky prononcim që jap sot flet për këtë. Kam dhënë mendimin tim, ka zëra të ndryshëm, ka mendime të ndryshme, ka njerëz që janë në distancë. Unë jam takuar me njerëz të ndryshëm, jam takuar edhe me z.Berisha.

Pse duhet të kemi besim tek ju kur ndarja juaj me PD ka qenë e vështirë?

E vështirë jo, problematike jo, u ndamë për shkak të një vizioni që kishim. Siç ishte Kushtetuta, nuk fitoi me votim dhe ne u ndamë. Ju keni qenë dëshmitar si gazetar kur ju kam bërë thirrje PD për ta votuar në Kuvend dhe jo me referendum. Unë dhe mund të mos e thosha dhe nuk më rrezikohej posti i kryetarit.

Pas largimit tuaj, keni bërë thirrje që të tjerët të mos largohen?

Jo drejtpërdrejt, por unë prapë isha kryetar i delegacionit të Këshillit të Europës dhe dhashë kontributin tim. Nuk kandidova në asnjë forum dhe mendova e mendoj se kam bërë një nga veprimet më të mira, pra vendimi për t’u rikthyer në karrierën time akademike.

Keni gati 18 vjet “divorc” me PD, si ka qenë raporti juaj gjatë kësaj kohe?

Kam qenë gjithmonë i lidhur me PD sepse nuk ka pasur divorc. Kam qenë gjithmonë përkrah PD-së, asnjëherë nuk jam larguar prej saj.

Ka pasur komente që ju do të kandidoni për një forcë politike të re?

As nuk jam kontaktuar dhe as nuk është një çështje.

Nëse do të angazhoheni në politikë kë do të zgjidhnit?

Forca që unë i përkas. Nuk ka asnjë ndryshim, asnjë dyshim, me PD.

Pra po të kishte ftesë nga PD do ta pranonit?

Me kënaqësi do ta pranoja ftesën për ta mbështetur.

Tani jeni i gatshëm ta lini jetën tuaj stabël në SHBA?

Është mbase një nga vendimet e mia të vështira në jetë. Nëse PD do të kërkojë të më kandidojë, me kënaqësi do t’i përgjigjesha.

Keni pasur bisedime konkrete?

Me drejtues të PD, po, por kandidimi vjen nëpërmjet strukturave të partisë. Nuk kemi shkuar aq larg me biseda, këtu me ju është biseda që kemi shkuar më larg.

Pse besoni se PD ka ndryshuar sot?

Në çfarë kuptimi?

Në kuptimin e zhvillimeve të brendshme të PD dhe kontributeve që jep për vendin...

Unë mendoj se edhe më parë PD ka dhënë kontribut dhe kontributi më i madh është fakti që e solli Shqipërinë në rrugën e progresit siç bëri kur shembi komunizmin dhe e futi Shqipërinë në progres. Unë nuk kam menduar se PD nuk është një forcë progresive, po ta kisha këtë mendim, nuk do kisha mbështetur.

Edhe pas dy mandatesh?

Patjetër, nuk ka në Shqipëri ndonjë ligj, që të thotë se nuk ke të drejtë të qeverisësh pas dy mandatesh.

Cilat janë shanset e PD për një mandat të tretë?

Nuk do të jetë e lehtë, por shanset janë, është elektorati që vendos, por shanset janë.

Me çfarë shansesh del PD ?

Me një bilanc pozitiv. Ka një shprehje: fushata elektorale bëhet në poezi zgjedhjet bëhen në prozë, ka shanse për një fitore të mundshme të PD. Shqiptarët me votën e lirë do ta vendosin.

Raportet tuaja me kryetarin e PD, pasi ju jeni takuar si janë. A ka pasur hije pas një takimi të gjatë ?

Ka qenë një takim mjaft i sinqertë dhe i hapur, me vlerësime të dyanshme dhe nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Pse ndarjet e viteve ’90 kanë qenë dramatike?

Unë nuk e quaj kështu, mbase dhe mungesa e eksperiencës dhe emocionet kanë qenë shumë më të forta në atë kohë. Sado dramatike të kenë qenë, shumica e atyre që janë larguar janë kthyer sërish në PD. Unë nuk jam larguar, por jeta ime ka marrë një drejtim tjetër.

Si e gjeni shoqërinë shqiptare sa herë ju ktheheni në vend?

Me kënaqësi e gjej me një progres të vazhdueshëm. Shqipëria e sotme është shumë herë më e mirë sesa Shqipëria e viteve të shkuara dhe unë për këtë jam i gëzuar.

A është Shqipëria, ajo që keni ëndërruar 22 vjet më parë?

Një përgjigje shkurt, PO. Dhe kjo më bën krenar, është një Shqipëri që ecën drejt Europës një vend në Këshillin e Europës, në NATO, një vend pranë Europës, një Shqipëri që ecën në të gjitha aspektet, një vend që është shumë pranë futjes në BE. Ka ikur ajo zymtësia e së kaluar.

Cilat kanë qenë gabimet më të mëdha të klasës politike?

Mendoj se është mungesa e eksperiencës, demokracia ka nevojë për të dyja palët, si për pozitën dhe opozitën, por ka gabime që mbajnë tensione të panevojshme. Duhet bashkëpunim. Sepse aty ku Shqipëria ka ecur më shpejt gjithmonë aty ku ka pasur një bashkëpunim. Kur tensionet politike ngrihen, Shqipëria është ajo që dëmtohet.

Cila është merita më e madhe e klasës politike?

Ajo që Shqipëria është në rrugën evropiane, në rrugën e forcimit të institucioneve. Unë e shikoj me kënaqësi debatin, ka pjekuri klasa politike siç ka edhe shoqëria shqiptare.

A mendoni se do të ketë largime drejt FRD, do të krijohen pakënaqësi në PD?

Këto kanë ndodhur gjithmonë në PD dhe janë kthyer sërish pranë saj. Kjo nuk e dëmton PD.

Si e shihni ju një koalicion të një force të djathtë si PD me një forcë të majtë si LSI dhe a ka funksionuar ky koalicion?

Si një pragmatizëm politik, si shenjë të pjekurisë të PD, nuk është një marrëveshje e bërë mbi bazën e ndjenjave dhe unë mendoj se Shqipëria ka përfituar nga kjo, megjithëse unë mendoj se ka mjaft në PD,që janë të pakënaqur. Por unë mendoj se i ka shërbyer Shqipërisë, sepse Shqipëria ka bërë hapa më progresive në këto katër vjet. Mendoj se ky koalicion ka futur elementë të rinj të kulturës demokratike. Ka të tjerë që mendojnë se janë pazare por unë nuk e shikoj kështu. E shikoj si një shenje maturie dhe pjekurie nga ana e PD dhe e politikës shqiptare. E kam uruar z. Meta për këtë hap që ka ndërmarrë, i kam thënë që është për të mirën e Shqipërisë dhe i qëndroj sërish kësaj pas katër viteve.

Ka pasur një deklaratë të SHBA për 21 janarin, si e shikoni?

Vendimi është akoma në proces, nuk ka mbaruar. Kështu që unë rezervoj një përgjigje. Sa për prononcimin e ambasadorit, ai vjen nga dëshira për të ndihmuar. Nuk duhet lexuar më shumë sesa duhet.

Ka pasur një reagim të SHBA për shtimin e deklaratave të nacionalizmit?

Nëse vjen nga ambasadori, ajo është linja zyrtare e SHBA. Unë mendoj se pati një rritje të natyrshme të patriotizmit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Shqetësimin e tyre unë e quaj të drejtë, sepse një ekstrem ushqen ekstremin tjetër dhe gjërat dalin nga duart. Ne nuk na intereson si Shqipëri që të futemi në rrugët e nacionalizmit. Çështja shqiptare është në ditët e saj më të mira.

440 Komente

Ky priti kaq vjet, nuk priste dot me sa te largohej kucedra para se te kthehej ne PD, apo o bo keq per lek? lol

keshtu i bie te themi per çdo njeri qe vjen per here ne Politike apo qe rikthehet atje ? 

mkishte marre malli per ca analiza te mira politike, duhen zgjedhjet, njerezit fillojne e behen kreativ ne kto raste

Qete, pa teprime. Me koken mbeshtetur ne preherin e tij, elozhet do ishin thjesht... te teperta.

sec mu kujtua ajo poezia e Fatos Arapit : I perkasim komunizmit lol. Me hajer pra. Kthimi i pelegrinit te fundit. Mbahu Pd mos ki frike/ i ke djemt ne Amerike.

Pyetja e vetme qe vertitet si tufan ne koken e peshqve eshte: po xhibi a do te kthehet?smiley

smiley  Xhibolja nuk ësht kandidat për hajdut -pret sa tê hanë kokën kta me njëri tjetrin pastaj do kthehet pas "rilindjes"

Nai afrim te ri ne PS keto dite, se vetem ne PD ngelen duke u kthy njerezit

Perderisa kta po afrojne ish-kryetarin, ps duhet te afroje nanon: Kryetarin historik smiley

E djatha mblidhet,

E majta coroditet.....

 

PS. Te nderuar Admina t PPU,e lexova njoftotimin se jam abuzues dhe kam vetem 5 komente ne 24 ore, nuk me tremb ky censurimi juaj, e keni ne gjak, por kurre nuk do te flas e shkruaj si rrugac....

Hajdutët mblidhen me lugë në brez se po mbaron kosi det.

xhaegla  ti je i përkorë .Pse ky dënim ?

Edhe une kam 2 dite qe jam bere "abuzues", me 5 komente/24 ore! A thua te kete pasur "OPERACION FSHESE" tek PPU kunder mbeshtetesve te PD ?!

Ndoshta!

Ardhja e Eduard Selamit eshte sa e papritur, aq dhe pozitive!!

Kjo po qe eshte nje Vlere e shtuar e PD-se per 2013! dhe tregon se Berisha eshte i hapur edhe per ata qe e kane kundershtuar ashper ne te kaluaren. Ne te kunder, tek PS zera si Andis Harasani, Ylli Manjani, Kastriot Islami etj, per mos te flasesh per Blushin dhe Malajn, jane te "ngrire" ...

pervec se eshte pune fushate, po nej pjese e mire ketu jane mesuar kur flasin me njeritjetrin dhe bien dakord per cdo gje. ngushellohen mire, ti je me i miri i thote njeri tjetrit, edhe ti me i miri je ja kthen tjetri. Uaaa sa mire eshte keshtu kendojne te dysmiley

 

Keq më vika dhe për ty Lefty se je tipiku i agitpropit. Selami nuk është asnjë vlerë e shtuar dhe mendoj se ka dy paramendime nqs fiton PD bëhet pjesë e lukunisë zhvatse të shtetit nqs humb shpreson më kot se merr drejtimin e PD .Kta që kthehen e kuptojnë me vështirsi që s'kanë pasur asnjë vlerë se ishin thjesht produkt i servilizmit dhe nënshtrimit ndaj Nalt ma të dhimit dhe duan të luajnë rolin e mëparshëm. Pastaj largimi bën pjesë dhe ke qarkullimi e zëvëndësimi i drejtuesve ata jo vetëm s'janë të përhershëm por s'kanë as vlera  të paartishtme nga të tjerët .Mqsn kta kan qenë të parët në vendin dhe me njohjet e duhura në kohën e duhur paskan të drejtë veç të drejtojnë e të vjedhin shtetin aq më keq kur s'kanë asnjë ndihmesë në ndërtimin e shtetit demokratik të së drejtës dhe të mirës së përgjithshme. 

Ardhje të tilla veç justifikojnë figurativisht qëndrimin e gjatë të lodhur të Naltmatdhimit në politikë .

Turp që pavlera të tilla të riqarkullohen në politikë.

A do te marre pjese PPU ne zgjedhje? Sondazhet e nxjerin fituese, ndoshte vjen IDRIZI, nga USA

U merzit tu shite makina ne Amerike ky?Nejse,le te rrije ku eshte ,do ishte e pandershme per militantet ,dashamiret e delfinet e PD...Me ardhe ky e me u kandidu keshtu si pa te keq.....pas njezet vjetesh...nuk me ka pelqyer kurre...medioker ,nuk ka zemer.

Kjo qe "nuk ka zemer" me intrigoi perj verteti Zana. Une  e kam njohur nga afer, shume afer atehere kur ishte imazhi estetikopaqesor i Pd/se. Do isha shume i interesum se cfare ke parasysh kur thua eshte pa zemer.Ndonjehere ata qe jane me larg na ndricojne me mire per gjerat qe ne i kemi me afer.

E ke njoh ? Na e përshkruaj pak të lutem. Njerzit ndryshojnë por lakmia për pasuri nuk ndryshon .Këta vjet ai ka treguar se s'ka pas e s'ka asnjë ideal  për Shqipërinë dhe politikën E ndëgjova kur erdhi për të rregulluar dhëmbët .

Nuk e di ç'ndodh në amerik me kta kundërshtarêt e despotve kur dhe Noli kishte kërkuar 5000 $ për mos përmend Fajen.smiley

Prita se mos jepte ndonje shpjegim Zana, por hic. Une e kam njohur ne raporte te tjera, shume personale dhe pune, deri ne momentin qe filloi levizja e dhjetorit. Ka qene nje djale i sjellshem dhe i zellshem, shume xhentil, modest, i kendshem ne raporte miqesore, pa ndonje deshire protagonizmi, i perkore por me nje aureole vetpelqimi por jo nga ato te tipit qe krijon perplasje. Tip mendje hapur por jo rebel dhe antikomformist sic mund te kishte plot te tjere qe gjallonin ne ato mjedise konformiste asokohe. Mbaj mend biseda me nje netekst antikonformist por shume te kujdeshme, aq te kujdeshme sa nuk mund te thoje me pas, oh po, ja shpertheu fara e asaj qe rrinte e fshehur dikur. Ne gjerat qe besonte se ishin te drejta nuk bente leshim.

Metamorfozat jane te cuditshme. Pa dyshim qe perfshirja e tij ne levizjen studentore ka qene nje reflektim i brendshem ose edhe ndikim bisedash ne rrethe qe une nuk i frekuentoja. Nje miku yne i perbashket ne vitet 88 psh ishte mjaft radikal dhe prekte ne debatet qe benim ca gjera te frikshme.Edi buzeqeshte dhe dilte nga biseda. Sot ky i treti eshte nje i majte i thekur dhe prej njezet vjetesh eshte larg. Nuk mund ta gjykoj dhe paragjykoj per vendimin e tij per tu kthyer si kontribues dhe protagonist ne PD. Edhe pse e larguan ne menyre shume rrugacerore dhe iku , per te si figure e PD ka patur perhere nje konsesus edhe pertej pd/se si figure e moderuar. Ky moderacion ose qendrim as mish as peshk (koherent duhet thene) e ben te duket sot nje oportunist i vogel po ta karahasosh, bie llafi, me Meksin (nick) qe ka mbajtur perhere profilin e nje kritikuesi te madh te PD-se .E vetmja pike perbashkuese eshte se nuk ndajne pergjegjesi per cka ka ndodhur ne vitet kur qeverisnin vendin. Ndoshta jam i gabuar ne kete pike sepse nuk i kam ndjekur te gjitha prononcimet e Selamit.

Eshte veshtire te gjykosh njerzit, ti kuptosh motivet dhe metamorfozat e tyre vetem duke i pare nga jashte dhe nga larg. 

Po,eshte pikerisht ç'mendoj edhe une..............

Flm Spiritues, e kam gjykuar të tillë përafërsisht më pëlqente mirsjellja e tij për të tjerat u shpreha për Leftin -shkurt një i pavlerë që e ka kuptuar rolin e tij ashtu si dhe Dash Shehu. 

Më mir vonë se kurrë për" idealet" e tij por turp për shoqërinë shqiptare e paaftë ti largojë kto vemje të pështira politikanësh.

...jam dakort me pershkrimin tend...une ekam pas pedagog per nja 6 muaj 1988....ne studentet alabake e quanim si ata "cunat e mamit por trima = b..ima"....noten na e vuri ashtu sic e parashikonim jo vleresim te drejte.....ne fakt ngaqe ishte viti i parafundit ne na dukej sikur e tallnim po ne fakt ai vazhdonte punen...si perfundim = ishte tip i qut dhe trim per ate kohe, por nga ata "nomi u bofte po larg b...time"...eshte kthy per ndonje cope te modhe se ka ra shume biznesi i makinave kenejna....

Ardi çfarë lënde jepte ky profesori mësim për të parë vërtetsinë e fjalëve të Arjanës .

prizrenzaranika....na jepte estetike...pak a shume lende pa liber....me leksione vetem....dmth e bente si donte vet, dhe ne megjithese studenta, sidomos ne qe rrinim gjithe diten ke bordura dhe nuk pretendonim shume nuk e besonim, i dilnim kundra here seriozisht here per inat....pranonte te gjitha po ne fund ja vete piken vet (per veten e vet)...ato kohe kisha respekt....

Flm Ardi Aha biçim Alfred Uçi - kishte mbaruar filozofi apo arte?

Thua t'i mbese kaq shume hatri Zhozit? Po e beni rob me fiksime fare te shkreten.

Eh ç'na e dhjeu edhe mitin e Selamit, u fut edhe ky tek vatha e b.thq.rllekut politik.

Te vesh kujen eshte, na doli Meksi i vetmi 'burre', normal qe vjen tall trapin ketu, ai apo dikush ne emer te tij.

Po pse o Selam u bere edhe ti harram ?  I mbajte pantallonat per 18 vjet, tani ne mesoburreri e gjete te veshesh minifund.

Hemo Akeist, pune dreqi apo jo? Te ngelem vetem une "burre" sic thua ti? Tani bashke me Ed Zaloshnjen e plot te tjere fansa te Selamit uluni e vrisni mendjen se si ndodhi "hataja". Dhe po te mendosh qe ndodhi e tera ne nje jave kohe smiley

Kjo u bë si ajo barcaleta me fiqtë e Nastradinit. Ty si duket nuk të zuri shurra. 

Pa na thuaj më shumë... 

Une e kam thene timen ka te pakten 12 vite. Ime shoqe e ka thene ne 14 shkurt 1991. Ndokush nga ju ndoshta e mban mend ate date?

S;kam c'them me shume. Tani thjesht shoh realizimin e parashikimive. Me mori ca kohe por ia vlejti smiley

xhaxha Leka, te lutem shume merru me naj gjo tjeter, shkruaj libra a car te dush, po mos rri ne peshk me se u bere hakaret.  Ty edhe Bamiri nuk te pranoi per sekretar ti ben Don Kishotin ketu!!!

Ha ha ha!

Lene se Bamiri ka marre nje sekretar qe.....meksi makare' te kenaq me muhabet ,ka boll ça tregon te asaj kohe e kesaj...nuk eshte kollaj te kesh jetuar e mbijetuar nga Hoxha e Berisha...duhen atribute....smiley

thuaj re, se t'i gudulisa mustaqet. E di unë që do ti. 

meksi i dashur, a mund te na i thuash se ç'ka thene jot shoqe me 14 shkurt 1991, se u kurioz. Grate nuk jane te shquara per politike, po çoku qellon qe thone ndonje gje me mend nganjehere smiley kuptohet per politiken smiley

Po c'pret t'i thote me 14 shkurt, mo Pjer, pervecse t'i konfirmoje dashurine!

smileysmiley më shkrive Pjer!

Me Ulker doje te me genjeje per Shen Valentin?

Ne fakt me duhet te korrigjohem, 13 shkurt dhe jo 14. Sidoqofte, sot 22 vite ne votimin e pare z. Sali Berisha me skema puci sic i njeh mire, dhe me mbeshtetjen e nje pjese te ketyre qe kthehen sot pas kaq vitesh, na u zgjodh kryetar i grupi drejtues te PD-se. Akoma nuk quhej kryetar partie, kjo zgjedhje u be ne kongresin e vjeshtes pavaresisht se publiku i shkemben lirshem keto dy emerime. Dhe ate dite te famshme per ne shqiptaret, ime shoqe grisi teseren e PD-se. Dhe perpara disa personave qe ishin me te u shpreh se nuk mund te ishte anetare e nje partie qe ne krye zgjedh nje ish sekretar te PPSH-se.

Si thua Pjer, a ishte me e zgjuar se une smiley ?

jo thjesht e zgjuar,e mencur.smiley

Ose "me e ndershme", mund te kishe thene.

paske shpetu mire pa te hedh ne rruge mekso smiley

e mandej Meksi me Selamin te dy te braktisur...smiley

si mullej* dimnit, te dy.

*si i thojn mullenjit mashkull?

Ne politike rikthehen te deshtuarit ne profesion.Ty t ka ec biznesi dhe qendrove. Tani me krizen e ndertimit vallaj...prite kur te degjojme krismen pas pashkeve.Vetem Jezusi ka mbet i patunduar (opss herezi smiley)

Ti spiritus nuk punon ne jete? Edhe une punoj pavaresisht se ti aludimet i ke te gabuara. Ka rreth 6 vite qe merrem vetem me botimin e librave qe kisha nisur qe perpara 1990 plus disa gjera te reja. Ku qendron e keqja? Me shume se Nastradini u be si ajo puna e gomarit: keq tek mullari i Saliut keq me vete smiley

sorry, duhet te jesh pasuruar nga ALBUMI atehere. Shume i shtrenjte ishte. u hartua edhe me donacione, jo per gje.Po me c libra jetoke  a derebardhe? Ketu librat dhe lulet i perdorin gomeret. Kaq shume te jene shtuar thua? smiley

Po ku thashe qe po jetoj me libra ore? Thashe qe ka 6 vite qe me ate pune merrem. Ti tek zyra e taksave punon? Apo ne hetuesi ke pas punuar?

me punu ne zyre te taksave eshte pune me shume pergjegjesi e duhet shume pergatitje e specializim...edhe me pas pune keto 20 vitet e fundit ne hetuesi ,prsa kohe pune delikate sistemi ,ligjet te lejojne te mbetesh i ndershem e profesionist....ku eshte problemi?

Per mua eshte problem e i forte ,qe je kryminister i nje vendi e ai vend digjet tym e flake e ti nuk paske pergjegjesi....

Prape fole? Po ti sapo the qe nuk do te me flasesh me? U bere pishman me sa duket smiley une jam ne Tirane Zana, nuk kam kaluar ylberin ndonjehere. Hajde ne Tirane, behu prokurore e ketu do te me kesh, hiqja merakun vetes.

Edhe njehere ciao Zana.

Zhele ,Meks,zhele ...smiley

o Burre shteti! po boll me kto pergjigje klishe dylekshe sigurims, hetues, taksidar. me ta then drejt dukesh shume delenxhi qe vjen e ben llogo ketu o Burre shteti!!

Është burrë i shtetit në pension - dhe kështu duhej trajtuar. Dmth... tani jemi të gjithë të rritur, por dikur i lagnim brekët. 

peshku duhet te boje nje tavoline virtuale shaku, dhe nje per domino.

Akoma me keq ketu eshte fakti qe ky po sillet si ato prostitutat qe mbas rrahjesh, abuzimesh e dhunes psikologjike qe i ushtron tutori i tyre mbledhin mjaft kurajo qe te largohen prej tij por te gjendura ashtu te vetmuara ne boten e eger dhe te abuzuara nga nje mori personash, dhe duke ndier simptomat e terheqjes per tutorin e tyre te eger, shkojne e i qurraviten e i luten qe ai ti marri nden sqetullen e tij serisht edhe pse ai s'ka nevoje me per to se tashme ka mbledhur te vathen e tij prostituta te tjera.

Te pakten Ndokrat e Dashrat, bajraktari Sali i josh se kane ca llokma te konsiderueshme votash, po ky leshkoja s'ka realisht ndonje gje qe i nevojitet Sales.

Kush e ka rradhen tani? Ngjela? Zogaj?

Selami eshte rikthimi i frymes se moderuar ne pd, te kompromisit (a thu se pak kompromise jane bere), karta anti Frd. Me duket se eshte marre fushata teper seriozisht, nga poplli sidomos.

E degjova pak ne pjesen ku thosh; najhere drejtonim ne turmen, najhere drejtonte turma ne, s'merrej vesh dmth

u shite dhe ti  o selam, u shite per nje karton deputeti, ju jeni tamam plehra, perdoreni mu si xixellonja semaforesh per 50 euro ose nje mandat deputeti. 

a derezi kshe mundesi ta shisje veten me shtrenjte, por paske mbetur zar si atehere edhe tani. keta te kthyerit e tjere kapen nai vend ministri  perfshire dhe nard ndoken, bon lek u shkepen, ti u genjeve me nje vend ne liste per deputet

 

LLov it!!!

Ky i qituri me shkelma bythesh thote une kam qene gjithmone prezent!!!! Mazokizem i papam!!!!

Si tha ai plaku me mustak: Atyyy!!!! Atyyy!!!!!!

i beni Selamsmiley nga une kur te vije... e i thoni qe Jaho (Belul) Labi, me djemte, ja ben hallall jeten..smiley

smiley Ju Belulët  jeni shumë zemërgjërë smiley

 E kuptoni së fundmi miq të PPU-së, se shumica e të larguarve nga PD-ja nuk kish lidhje me mungesën e demokracisë në parti, as me nepotizmin e shfaqur në mocion, dhe aq më pak me  parimet e programin ideollogjik të partisë, ashtu siç u besua nga ne naivët në fillim. Na erdhi inat se pse autokrati i quajt "karrigethyer". Na fal Hirësia juaj! Keni patur të drejtë. Këta kanë qenë e janë përpos se një bandë karieristësh, të etur për para, të pangopur me seks (pothuajse të gjithë i lanë gratë, sepse u bënë me nga 2-3 dashnore), krimba zvarritës që nuk mbrojnë asnjë parim.  Të japin ndihmesën e tyre për popullin, Shqipërinë e demokracinë?! Ha-ha-ha.... është aq e pakuptimtë dhe mashtruese, sa ç'është filantropia kapitalise që u jep lëmosha OJQ-ve që ndihmojnë të mjeruarit.

 

Erdhi selami si mu pas çu selam Musai...lene mos e pyt!!Arme e forte per PD....

e pat thone ai prifti (Berisha) tek filmi Mesonjtorja......... ja ketu do te vinie te gjithe..... edhe Ceka, edhe Ruli, edhe Cupi..... po edhe Selami, ketu do te vije, mos u merzisni, se do te lodhen duke pare te pushteteshmit qe pasurohen dhe mbeten dhe ata vetem me lugen ne brez..... oburrra se mbaroi kosi, o burraaaa.... plehra pa kocke dhe shtylle kurrizore, sahanlepiresit e dreqit qe po na e peshtirosin sa vjen dhe me shume politiken dhe kete vend......

Hej, po kur u kthy Imami qe nuk i lane dhemb ne goje... smiley qe e kom pa vet atehere, tu e cu ne shpi si mish te prem, me carcafe, perse mos te kthehen keta qe kane ik vetem me shkelma bytheve?

shtese-ballkon: Na bote lomsh, sikur nuk e njita ketu komentin fillimisht?

A ka lexuar ndonjë libër për politikën në amerikë apo veç historira me vjedhës bankash e trafikantë uiski.

hahaahaha...sa dobica jane kta amerikanet !!

S'ngeli njeri pa na u pershtirosur ne kete fare shteti

U deshen te vriteshin njerez ne Tr e Gerdec perpos te tjerave ,qe ketij budallit  t'i rezultonte me bilanc pozitiv  politika e se njejtes  qeverisje "jodemokratike " e dikurshme.Sa me shume perlyhet kjo qeverisje,me shume lapanojz mbledh rreth vetes.

fundja ai ne PD ka qene edhe formalisht dhe nuk eshte distancuar nga keto gjera; lapanjoz ke pasur qe ne oborret mbreterore - kurtizanet quheshin

edhe kampi tjeter ka lapanjozet e vet, nuk eshte konkurs miss ndershmerie politika ne pergjithesi, por njerez te urte e te ndershem si Selami i duhen

...guxoi dikur Pollo të rivalizonte si kandidaturë Berishën në zgjedhjet e PD-së. E dini ç'ndodhi? Në hyrjen kryesore të sallës së kongresit, atje ku do kalonte, ishte reshtuar në të dy krahët një repart tropojanësh të cilët e qëlluan me shpulla dhe e pështynë njeri pas tjetrit Pollon. Koridori ishte 5-6 metra i gjatë. Pas këtij poshtërimi u mendua gabimisht nga shumica e sehirxhinjve shqiptarë se Pollo nuk do ja falte....Hi-hi-hi...kjo skotë, pa asnjë grimë dinjiteti, përbën shumicën e udhëheqsve elitarë (?) në PD

Petro, nese kjo eshte e vertete, kjo tregon se sa poshte ka rene ai Pollo, megjithse qysh athere e vura re se çfar skuthi ishte. Politikane te tredhur. 

Unë jam shumë i bindur dhe i sigurt se arsyet e Selamit kanë qënë PATRIOTIKE.

Malli për vendlindjen, dëshira për të kontribuar, dora e ngrohtë, familja, sidomos familja politike. Mall, nostalgji, dëshirë, vullnet, krenari. Këto kanë qënë arsyet e Selamit. 

smiley 

eh, rashe theror edhe une pa nami u befte..... Rrofte Selami dhe soji i tij, se keta do ta bejne Shqiperine bahçe me tule.....

Kthimi ushtarit Ryan>Te shpetojme  Pd-ne .

E kuptoni së fundmi miq të PPU-së, se shumica e të larguarve nga PD-ja nuk kish lidhje me mungesën e demokracisë në parti

smiley

Berisha per te qendruar ne pushtet eshte gati te beje aleance dhe me djallin, po kjo vetem ne trurin e nje miulitanti te dehur ose pa qef mund te perkthehet si demokraci e brendshme. Berisha eshte kaq enverist ne pikpamje sa dhe militantet me te thekur te PD-se kane turp te thone brockulla te tilla. Ti je pa qef apo i dehur?

 

Megjithate dhe Rama po perpiqet per te bere aleanca te zgjeruara pertej dallimeve dhe rrethanave jothelbesore, pavaresisht se ne fakt Kosta ka rreth nje muaj qe eshte kthyer ne atdhe dhe akoma s'eshte prononcuar se ke parti do rilindesoje:

“Nuk kam asnjë koment, do të flas në momentin e duhur”, tha për “Panorama” Barjaba.

Kur do ti ja qëllon. smiley  

Ah ene unë thash si e la pa baraslargim nga krahu tjatër.U mashtrova se emora si të qëllimshme ti paske harruar.

 Ashtu de s'duhet harruar Bajraba ? Ndonjë lajm se si përfundoi gjygji s'na ke çuar apo nuk kanë site gjykatat si policia.

THjesht ,nuk don me kene abuzues....Fushata....

Une abuzues kam qene para se te beheshin keta te tjeret, s'i trembem. Ne fakt kur me beri Peshku abuzues me eci qamet shume me femrat, dhe duke e pare kete, nga xhelozia Peshku me hoqi statusin e abuzivitetin, por kjo jo vetem qe s'i pakesoi femrat, po me beri te fitoj dhe gervisht & fito.

Kshu qi Zana, gervishte dhe ti pak situaten tende dhe na trego: felle-felle c'te lidh (akoma) me Nalmadhnine, apo e ke thjesht per refleks naltmadhnisimpatine? smiley

smiley Jam i dëshpëruar që ju përgjigje veç Zanës  dhe me sulm të njëanshëm .Po Bajrabën e harrove ?

asgja personale me te.Nuk e njoh.Me lidh ee   eshte i vetmi qe eshte distancuar nga Enver Hoxha.Une ketu shohnje si vertet çlirim perShqiperine ,pra rilindja do jete pikerisht atehere kursmileyo isha komunist e kam besuar...por por por por.kam simpati per cilesite e tij personale ,punetor ,i ditur,i vendosur,karizmatik.edhe mandej profesioni primar ...solidaritet kolegesh....une nuk jam kardiologe.smileye vetmi interlokutor serioz...mandej mungesa totale e nje alternative liderash.Me te gjithe difektet e cilesite qe ka Berisha eshte nja njeqind vjet drite me lart se lideri me i mire shqiptar.Mos me thoni Rama per favore...mandej Topalli eshte krejt gje tjeter ,nuk e vleresoj kurre si politikane,per mu eshte ndryshe ,e njoh ndryshee di te them se si cilesi humane nuk ka shoqe,nje grua e person persembari ,shume e ditun ,punetore ,e ndalun ...shume religiose...njeri qe ke deshire te rrish me te,me nje te qeshun bubullime,me shpirt...kaq ,une nuk kam asnje ambicje te asnje lloji personale ne e per SHQIPERINE....smiley

Berisha per te qendruar ne pushtet eshte gati te beje aleance dhe me djallin,

Djalli i fundit ishte Hysni Milloshi (ndjese paste) ne zgjedhjet lokale. Djalli i ri kush do jete? smiley

 

Erjon BraceKam nje pyetje:

KUSH ESHTE KY EDUARD SELAMI?

Po me shkruajne ne inbox se qenka kandidati i pari i Sali berishes ne Berat, ndaj pyes.

Kam 18 vjet qe kerkoj per kete emer dhe nuk gjej gje!!

Di ndonjeri ndonje gje rreth ketij emri:
CKA QENE? C'ESHTE? 
CDO TE BEHET E MARR VESH VETE!!

Mos me thoni qe eshte ai qe e rrahu Berisha ne 94-ten!!

Mos me thoni as qe pasi e rrahu e perzuri dhe nga Shqiperia!!

Mos me thoni qe pasi e perzuri nga Shqiperia, ky nga frika nuk shkeli per 10 vite te tera ne kete vend!!

Mos me thoni qe pas 10 vitesh erdhi tre here, shau Berishen dhe ikte prape!!

Mos me thoni qe ne 18 vitet e fundit ska bere asgje ne kete vend e per kete vend, vec sa me siper!!

A po, MOS ME THONI QE KY DO BEJ RRUGEN E BERATIT!!! --------------------------------------------------------  hahahaha.... i papame eshte pleshti.... shume ironi e holle......

 

po piete ca, rudina seserin e njihte ki kur ja plasi krietari si deputete mo?

Lere se Erjon Braçja 20 vjet ne politike e ndriti. 8 vjet ne pushtet PS-ja dhe rruget Berat-Lushnje e Berat-Fier, i la si syte e tij qe t'i plasin.

Qarku i Beratit (Berat,Skrapar, Kuçove) eshte qarku me majtist i Shqiperise dhe per kete arsye e hengri nga PS-ja, njesoj si Kavaja, me djathtisti, asnje investim s'pa me sy ne 13 vjet pushtet berishian.

Kavajsit po levizin, e kuptuan me ne fund mashtrimin, po zgjedhesit e Braçes jane çik me te vonuar.

Perse nuk na jep versionin tend, po merresh me ate te robve te tjere? Meqe vet ushqehesh direkt e nga  bacja bio e Berishes ta kam llafen.

Pse me  gazeta ushqehesh ti apo me thesbuk? Agjitprope e propagandëngrënese e propagandëvjellse je dhe ti .

S'ke ndonjë mendim pak më skiç se shefi për Selamiun e amerikës?

Nuk të shohinsyt gjë tjetër veç votadhënës e votamarrës a ndoshta dhe votangrënës e votambledhës  

+elektorat racë e veçantë kjo në Shqipëri që ushqehet me propagandë.

ti je shume i ekuilibruar ketu plako, te gjithe anetaret te admirojne per kete. Keep going.

Oh ç'u kënaqa smiley

ca ka zari smiley

E paske prish pak gojën  zemra smiley

po ty zari te therrasin shkurt

prej emrit, jo prej tipit besoj

Ku e di unë zemra se e kanë pa zë shkrimin këtu.unë e mora si gabim shtypi prandaj ashtu e ndëgjova si me thanë bojlja për Boisa .Ja ma prishe dhe mu mikrofonin sa keq po më vjensmiley

Mos ndiq brumbullin mor bir, se ne hale do te te shpjere - tha njehere Thimi Filipi, ndjese paste.

Kavir flm për kêshillën.. po ja s'bushet kjo .... (se e harrova tani)

Ironine e Braces ndaj Selamit une e quaj pellitje, 'Bame. Nuk ka me qarte se ky version. Po ne nje fare mase e kuptoj simpatine tuaj ndaj Braces. Ky eshte heroi juaj i luftes, per te cilen insistoni gjithnje nga tastiera e shtepise apo zyres. Heroi i "te dalim e te rrezojme Saliun". Eshte popullor dreqi, ne fakt nuk duhet me ia ngrene hakun.

Dmth gjith ai ushqim vitaminoz qe merr direkt e nga Berisha te le te pazonjen te kesh nje mendim tendin mbi veprimin me te fundit te personit te fjale? 

Mimoza Ferraj di gje njeri kur kthehet???

O Rono, di gjo car u be dje ne Gjykate Kushtetuese per referendumin e importit te mbetjeve?

Jo, Lizander nuk e di

Kam frike se deri per zgjedhje do lejojne lloj-lloj riciklimesh. 

Do e kapesh ti apo te te therras Belulin te ta shpjegoje me ato te vetat?

seç ka diçka prej kthimit te enver hoxhes nga Franca ky djale smiley  Por tani qe ka internet, koço tashko-t i dalin te keqes perpara dhe nuk lejojne qe ky te marri partine e post-qershorit, te shkalavitur midis dhembeve te Bashes dhe Josefickes :

  

ariana -- 13 Shkurt, 2013 në 3:01 am

Ed Selami kthehet ne Shqiperi pas nje jete te veshtire dhe te dhimshme per te ne SHBA. Ne amerike ate e ka ndare gruaja, ka humbur punen qe kishte ( shiste makina ne Virgjinia) dhe ka jetuar tek I vellai ne Boston. I terhequr dhe krejt i panjohur per komuntetin shqiptaro-amerikan ( vec nje pronari te nje pike shitje makinash ne ndew York qe e kishte mik te ngushte te gruas, ai nuk arriti te beje asnje shkolle ne Amerike, asnje kualifikim dhe nuk avancoi ne asgje vecse humbi edhe familjen ( gruan qe e mori nga sfilada e miss Albania, kur ishte administrator i selise se PD-se, se kryetar nuk ka qene kurre as ai e as Tritan Shehu). Pas 18 vitesh kurbeti, ai kthehet i varfer, pa familje, pa kualifikime, pa asgje. Nese ai thote te kunderten, lehtesisht mund te kontaktohen te gjitha institucionet amerikane per tju sjedhe fakte, jo rrena. Ky eshte Ed Selami i cili per hir te se vertetes ka nje master ( kandidat shkencash) ne shqiperi te mbrojtur ne Universitetin Enver Hoxha te Tiranes me teme: Mendimi estetik i shokut Enver ne fushen e letersise dhe arteve. Kaq, pa rrena dhe pa asnje shtese!

 

 

o Ariana! Na thuaj ndonje gje per Tarantinon se per politike nuk merr vesh gje.

a ha, te paska djegur fort perderisa u hodhe ne kundersulm (by the way, tarantino eshte shume here me politik sesa pulitika e shefit tend).

Po he na thuaj, per ke do votosh per krietar te pdh-se pas 23 qershorit : per Jozin, Selamin apo Bashen ? (kujdes me kete te fundit, se ps-ja do e çoje ne burg; e vejme me bast ?? smiley )

me te verteta jane historite e Tarantinos plako, se premtimet per cuarje me burg te socialisteve. 

Pse shpirti se beson kte Arianën ? Kush ësht ariana apo ajo gjygjtarja 21.

STALKER smiley e ke tek VQ se me çfar njerzish dhe figurash u mbush PD ne ate kohe. Lexoje se ia vlen. 

o Stalker,  ça,  Meroja  shkruan  me nickun  ''ariana'' tashi..smiley

e gjitha  eshte ''perle''..    ariana/gaforrjasmiley,  dika  bile qe ky  qenka krunde, i varfer..  po kjo  eshte  e forte fare... 

Nese ai thote te kunderten, lehtesisht mund te kontaktohen te gjitha institucionet amerikane per tju sjedhe fakte, jo rrena.

po patjeter moj ariana,  ja tashi do  i bej nje zile ''shtepise se bardhe'',  FBI, CIA, NASA,  ABC, CNN, Discovery chanel,  FPDP, TIA. AUI,  NPDMN,  etj  per  konfirmim..smiley

Eshte bere Shqiperia si Alaska e minierave te arit dikur. Nuk shterren pasurite dhe as shpresat e te rikthyerve per tu pasuruar.

aaa pse s'thoni ,ky u kthye per me gjete nuse.....Kush e merr kete...qyqari ,amaani bejeni deputet...

Mos po kthehen para se Berisha ta beje si Benedikti dhe pa filluar mire lufta per Pasardhesin. 

edhe Rama e mori PS-ne pa qene ende ne PS. Keshtu eshte kjo pune, "te vjen nga nuk e pret"

Mesa lexova une nga kjo intervista, Selamit nuk i eshte bere ndonje ftese, as nga PD e as nga ndonje tjeter. I ka hyp avionit ka ardh ne Shqiperi dhe na eshte takuar me Berishen.

Te njejten histori e lexuam edhe para do kohesh me Mimoza Ferrajn.

Tani puna eshte qe secili eshte i mirepritur te futet apo rifutet ne politike, nese ka ndonje gje per te dhene. Gjersa ky Selami trajtohej nga njerezit e thjeshte sa here qe kishte zgjedhje si Harry Potter i politikes shqiptare, dmth "ta shifni ju, sa te kthehet Eduart Selami prej Amerike" tregon qe tregu politik shqiptar eshte goxha i mjeruar. Nga ana tjeter, per te thene te verteten, emri i Eduart Selamit ka ca aksione ne bursen e politikes shqiptare. Nese kjo eshte e justifikueshme apo jo, le ta tregoje koha. Gjithashtu eshte ne doren e Selamit dhe e veprimeve te tij, qe ti rrisi apu ti ule vlerat e ketyre aksioneve ne bursen politike.

Vete personalisht nuk kam qene asnjehere i bindur qe shpetimi i PD apo edhe i Shqiperise te vinte prej ardhjes se Ed Selamit prej Amerike, dhe kete e kam shprehur sa here ketu tek peshku.

Por megjithate secilit qe i eshte dhene mundesia qe te beje zgjedhjen e tij, bravo i qofte! Le ta provoje shansin dhe kapacitetin e tij dhe le t´ia lejme kohes qe te gjykoje.

normalisht, partine nuk e marrin asnjehere beniaminet e kryetarit (remember Blushi... ). Por oponentet.
Kaq eshte historia me Selam.

E sollen agjentin amerikanet smiley , ja fiton PD me Selamin shtylle kurrizore ne PD smiley .

Sa per Arvizun kot i  ''bertet'' Sales sa me lujte lojen se vete e solli Selamin smiley

Mekso te pyta : kush humbet me shume ti apo ata ?? smiley

Erdhi mor ,Klos ,erdhi dhe ti s'e pate ate fat ta merrje vesh.

 

A do të vijë vallë Eduart Selami? 
Ardian Klosi 

Kjo është pyetja më e mprehtë e shtypit dhe e opinionistëve të ditës. Dje faqet e para të shumicës së gazetave tona ishin mbushur me portretin e Eduart Selamit nga Amerika. Në gjithë të përditshmet tona nga e mjata në të djathtë fërgëllonte një si dëshirë e mezipërmbajtur: ah, ishallah na vjen Eduart Selami. Po të lexoje me vëmendje shkrimet e shumta që u botuan me këtë rast në të vërtetë nuk e kuptoje dot nëse do të na vijë ose nuk do të na vijë në Tiranë Eduart Selami. Vetë fjalët e tij në intervistat që kishte dhënë me rastin e relatimit para Kongresit amerikan, lidhur me këtë çështje, ishin si përgjigje nga Sfinksi ose nga orakulli i Delfit: “ftesat kanë qenë tepër në distancë”, “rëndësi ka që grupimet që janë atje janë lojtarët kryesorë”. Me thënë të drejtën, pasi lexova 6 gazeta dhe dëgjova 7 emisione lajmesh ende nuk e kuptova do a nuk do, do të vijë apo nuk do të vijë Eduart Selami. Aq shumë më lodhi kjo enigmë, sa më bëhej, tek po më kapsalliste sytë gjumi para edicioneve informative të mbasdites, sikur do të vinte Eduarti por jo Selami, sikur njëfarë Selamiu ngjiste shkallët e avionit në JFK dhe pengohej nëpër shkallare i mjeri, derisa më në fund më mbërtheu një gjumë i keq vape. 

Tani që mora të shkruaj shqetësimin tim jam krejt i paqartë për një sërë pyetjesh që na shtrohen lidhur me çështjet, ku është, pse s’ka ardhur deri tani, a na ka ndjekur vallë dhe kryesorja: do të vijë vërtet Eduart Selami te ne, në Tiranë, që të ndihmojë në shkokolepsjen e lëmshit që ka ngatërruar politika jonë qyshse Eduarti iku në Amerikë? 

Fenomeni i djeshëm që përshkoi drithërisht shtypin tonë ka të bëjë në të vërtetë me një dukuri më të thellë: mitizimin që u bëjmë ne, historikisht, figurave të njohura që jetojnë jashtë shtetit. Ashtu sikurse jemi servilë para Kongresit amerikan, ashtu jemi të ngërdheshur me përulje para figurave që marrin pak nga aroma e atij Kongresi. Ju ndoshta nuk e mbani mend por kemi pasur pikë për pikë po të njëjtën situatë para nja 5 a 6 vitesh kur mediat tona i kapi ankthi: do të vijë apo nuk do të vijë nga Amerika G. Pashko, një tjetër nga udhëheqësit e PD në dhjetor 1990, do të bashkohet vallë me Berishën ose do të hyjë në kamp tjetër? Sot askush nuk pyet më se ku është Gramozi, nëse militon në politikë, në arsim ose në ndonjë fushë tjetër. Po le ta provojë ai, e të shkojë për ndonjë mastër në Amerikë, pa do fillojë të ziejë prapë thashethemnaja për të: vjen thua? ah, sikur të vijë, popo si do të forcohet opozita! Të ngjan sikur kemi para sa prodhues të këqinj vere, që s’kanë fare besim në mushtin e tyre, por që u duket ky shumë më i mirë kur e nxjerrin jashtë kufijve për ta futur në butet e botës. 

E kam provuar edhe vetë këtë mbrapuri (orvatje për një shqipërim të fjalës “perversitet”) e kam fjalën për mbrapurinë e një pjese shtypi që të do e të respekton përsa kohë je jashtë shtetit, gjatë fluturimit për në mëmëdhe e nja tre-katër ditë më pastaj, por më pas të shkel me këmbë e të përdhos. Sado që jam një figurë shumë më e vogël dhe modeste se ish-liderat e PD në dhjetor 1990, ishte tronditës respekti që shfaqën disa media për sa kohë personi im ndodhej në Gjermani dhe në ato dy-tri ditë kur mori një funksion publik, krahasuar me batërdisjet, shpifurimet dhe mallkimet që do t’i binin më pas mbi kokë, kur filloi puna konkrete dhe përpjekjet për të ndryshuar diçka. Shqipëria atëherë më ngjau me qendrën e zboreve në Droje, Mamurras, pasi trajtimi që i bëjnë keto lloj gazetash një personi dikur jashtë shtetit e të mbuluar me elozhe, tani të kthyer në mëmëdhe u ngjan pikë për pikë atyre profesorëve të kohës së socializmit që pësonin metamorfozë sapo që vishnin rroben ushtarake. 

Thashë se ndoshta po i bëja ndonjë padrejtësi figurës së Eduart Selamit dhe peshës së madhe që ka pyetja: a do të vijë apo nuk do të vijë ai në Shqipëri për të marrë pjesë në betejën politike para zgjedhjeve të 2005-s? Ai sjell kushedi një vizion të ri, le ta quajmë shpëtimtar, çka e përligj jehonën që i bën shtypi ankthit në fjalë, pra s’kam asnjë të drejtë ta paragjykoj. Lexova atëherë me vëmendje deklaratat e tij politike. “Vlerësoj kontributin e Berishës për demokracinë”, tha Selami te Zëri i Amerikës. “Asnjëri nuk është i përsosur (kjo për ata që Berishën e dinë të përsosur, hëm, por paska ca të meta, AK), por mendoj që ai është lideri legjitim i Partisë Demokratike, unë i qëndroj atij mendimi dhe e respektoj atë si një lider të zgjedhur të PD”. 

E pra, Eduarti e respekton Berishën dhe vjen në Shqipëri, në qoftë se vjen, për të forcuar frontin pas ose rreth kësaj figure. Kjo është natyrisht një bindje e tij, sikurse është bindje e një pjese të madhe të popullit shqiptar se personazhi Sali Berisha duhej të ishte larguar me kohë nga skena e politikës shqiptare, ashtu si dhe sivëllai ose sivëllezërit e tij në krahun tjetër. Megjithatë Eduarti na krijon njëfarë zhgënjimi, pasi Selami u bë i njohur dhe simpatik më 1995 pikërisht për kundërshtimin guximtar ndaj Berishës (me thënë të drejtën nga 1990-95 më bënte përshtypje vetëm fakti që quhej Eduart dhe jo Eduard), kurse tani buçet me të madh nga Uashingtoni vetëm për të na thënë që Berisha... nuk është i përsosur por është lideri i padiskutuar. 

Është tepër e njohur shprehja “askush nuk është profet në vendin e tij”, por më duket se ne këtë qëndrim e kemi bërë tonin deri në rraskapitje, aq sa ngjan se na shkon edhe më shumë motoja: “të gjithë janë maskarenj në vendin e tyre”. Gjithë këto lëvizje e gjithë këta personazhe, të rinj, të dalë sidomos në vitet e muajt e fundit në skenën shoqërore të Shqipërisë, meritojnë shumë më tepër vëmendje nga figura që duken sheshazi se kanë mbetur në vend në fantazinë e tyre politike. Por çfarë nuk dëgjojmë e nuk lexojmë për njerëzit e rinj që guxojnë të trazojnë amullinë dhe moçalinë e politikës shqiptare, ç’nuk u thuhet për çeqet me të cilat ua mbushkan xhepin të huajt... 

Nejse, edhe pse tani jam diçka më i lehtësuar sesa para gjumit të mbasdites, për nja dy të vërteta që mora guximin t’i shkruaj, i kërkoj ndjesë lexuesit që nuk ndihmova aspak në zgjidhjen e pyetjes së madhe të ditës: do të kthehet apo nuk do të kthehet vallë Eduart Selami në Shqipëri? 

Kushedi sa eshte gezu Arian Galdini kur e ka marr vesh qe po kthehet Islami. 

po flitet qe dhe Nano do kthehet tek lista Berisha e deputeteve.

Kur Nixon humbi zgjedhjet me Kenedin, keshilltari vet i tha mos u merzit e provojme prap mbas 4 vjetesh. 4 vjet jashte politikes aktive nuk jane 4 vjet por nje perjetesi iu pergjigj Nixoni. Islami ka 18 vjet. Pastaj shqiptaret jane dhe te padurueshem si natyre nuk e di a do ti japin Islamit kohen e mjaftueshme per te shpalosur gjenialitetin e vet. 

Nuk ka faj Islami qe hiken nga Amerika, me ate mbiemer qe ka ai qe mbas 11 Shtatorit nuk bo dot hajer njeri. 

Rono, di gjo ti, a eshte martu prap Eduart Selami e ka ndrru mbiemer e ne t´tjeret nuk e dim? smiley

jane perjetesi, per niksonin qe ishte president, ndersa ky selami nuk ka qene ndonjehere me ndonje post aq te larte shteteror. eshte pra krahasim pa vend me niksonat.

sa per mbiemrin e tij, nuk e nderron dot mbiemrin atje ? ne france ka shqiptare qe i kane nderruar emer dhe mbiemer, duke i francizuar. 

e ka selami ,Ron...selam si selam alequm..islam eshte islam fejasmiley

E shef qe brezi im as nuk ja ka idene se kush eshte Selami!

 

Ti i perket PD dhe PD te perket ty smiley Sidoqofte njihet dhe aplikohet meritokracia. Kshuqe ne radhe te pare, sa vota sjell? 

p.s. Ed Piktorit i kishte luhatur tensioni dhe ishte shtruar ne spital. Ka qelluar doza e "te bardhes" e keqe. 

qyqari ,ka hall mos i mbese pushteti ne dore e nuk di si t'ia beje ta refuzoje.hahahaha

Me bast qe dora e Berishes edhe ketu.

jo me jo , eshte bire k....... ai. Deshi te veje ne prove eficiencen e spitaleve ne Burrel , nese ka serume , edhe i doli bosh , se kishte smiley

Perndryshe do kishin thane se desh me e vra Berisha smiley

besoj qe Selami sjell vota Hunter.  Eshte figure qe bile pelqehet edhe nga kundershtaret.

Me nje fjale po duket se PD kerkon "ndryshim " nga brenda. Duhet me cdo kusht te gjendet dicka per te mos futur Hundet keta qe jane emigrante .Me Statut ndoshta kush ka qene me shume se 5 vjet pa shkeputje larg Shqiperise ti ndalohet cdo kandidim brenda Partise .

Eshte ndryshe Ftesa dhe kontributi ne ndonje Post ekzekutivi qe K/ministri dhe forumet e Partise e kane ne dore ta mbajne nen kontroll e presion deri me shkarkim , se sa ne krye te Partise qe rrjedhimisht behet K/minister . Kjo duhet te perfshije te gjithe Selamerine . Dhe sa me pak HUNDET Diaspordha ne pune Drejtimi , aq me e dobishme eshte per Shqiperine . Mendim personal KY ! Kjo heq edhe Lodhjen per  mendime KOTI per Selamin qe edhe " vet nuk di çfare kerkon perveçse çfarë i kane thënë "!

Poshte kush shpall abuzues lefKOPENE . Nje ze i rendesishem per PPU e mendimit ....Cfare Mendimi smiley ...O te nderuar Admin . Po Ju doni te na Lini pa shpjegimet e te nderuares NgjaLeshe  tani qe erdhi dhe nje qe I Ka qejf Ngjalat " ???? Pa le si do e komentoje ose si Cironkengrenes ose si Anakondngrënës .Si lefKOPE mo smiley

Ju Lutmi te nderuar admin. si i vjetër tek PPU " Hiqjani Tullacllëkun lefKOPESE "

 

Selami o roni, selami...jo Islami. hahaha te ka shastisur VQ hahaha

I shkreti Ardian ,selami u kthye ,po nuk e priti....e be realitet endrra e Klosit..Tesh ,keni lujt mendsh qe i jepni credito nje te falimentuari gjys depres,qe nuk mbahet ne kembe....Nuk ka ma as aksione ,koha e gjate e falimentimi personal e kane djegur perfundimisht...eshte i pakandidueshem.Pse do e votoje sot nje shqiptar Selamin'çafare mesazhi sjell? kush eshte ,ç'ka bere?Nuk mendoj se Berisha e kandidon...Selami ka nevoje te vere rregull e nje minimum perspektive ne jeten e vet.çfare projekti personale profesional ne kete gjysme te dyte te jetes...?po ne intimitet e me shume lodhje....

Ate te diel pasdite kambanat e dy kishave rane me gjate se zakonisht. Ne rruget kishte me shume njerez. Harrilla LLluka trokiste ne cdo porte duke therritur:

- Erdhi, ore, erdhi!

- Plac te prefte, - i bertiti nje plake, - e degjuam qe erdhi.

- Tani na e moren te keqen aeroplanet, - kishte thene Bido Sherifi ne kafene. Ai pinte me Avdo Babaramon, ndersa ky i fundit i shpjegonte ceshtje te ndryshme te artilerise. Gjysma e burrave qe ishin ne kafene degjonin me goje te hapur.

- Eh, artileria, - psheretinte Avdo Babaramoja. - S'eshte koka jote per artileri, o Bido, po c'te bej une i ziu, se s'kam me ke llafos.

I. Kadare

"Ate te diel pasdite kembanat e dy kishave rane me gjate se zakonisht" eshte hyrje e mrekullueshme. Ne nje fjali permbledh kohen, vendin, si,qysh. Mjeshter, mjeshter. Kronike ne gur e ka qare.

Ndoshta eshte libri me i bukur i  tij....edhe em qe e bjen ketu keshtu....smiley

rreshti funit na permbledh gjithe neve te internetit. 

Cfare?! :o

Ka marre leke qe te mos shkoje tek FRD. 

Ti i perket PD dhe PD te perket ty smiley Sidoqofte njihet dhe aplikohet meritokracia. Kshuqe ne radhe te pare, sa vota sjell? 

Sa vota sjell Nard Ndoka?  Ai pucisti qe rrezikoi jeten e NM's me dinamit e gur?  U thirr ne gjykate per kete krim.   

eshte cik vicioz ky rrethi qe ka te beje me ca kemi thene dikur e ca themi sot, Monda; njesoj si Meta, video e te cilit revoltoi mijera dhe i nxorri ne shesh. U etiketu dhe simboli i korrupsionit po tani mesojme se nese i bashkohet PS-se, partia ja heq njollen

Shif, se vetem Bota ka guximin te shkruaj ne numer shumes ne emer te PS.  

Mendimi im personal jo partiak ka qene dhe eshte kunder Metes.

Por ketu po flasim per tjeter gje.  Me vendim gjykate Nard Ndoka etj kercenuan jeten e KM-s.  Berisha u shpreh bile qe u kercenua me dinamit.  Ndoka u padit nga policia per ngjarjet e 21 Janarit dhe vajti ne gjykate (all the above with a grain of salt.) Ndoka rreshqet si ngjala do thoshte Lefti, por cuditerisht nuk eshte shprehur per rastin ne fjale.  

te kuptoj po nuk jane aq ndryshe. Pastaj, duke bere avokatin e djallit (literally), per te ligjeru kto "manovrat" politike, sala ka per borxh te thote se "eshte luajal dhe se respekton vendimin e gjykates" qe dmth se nqse e nxorri Narin pa gisht, dmth nuk ka gisht smiley

Njesoj sic tha per Meten qe eshte gjysma e molles se kalbur po te nesermen shkoi dhe beri koalicion; njesoj si tha per Nanon po me vone tha qe i kishte per fushate...e historia vazhdon, kerkon te vdesi kryeminister tjetri

Shif, se vetem Bota ka guximin te shkruaj ne numer shumes ne emer te PS.  

smiley

Çudi dhe si është e mundur që sa më shumë Inat ti ketë Xhibolja këta të familjes "kapterllëkut smiley aq më shumë AI , që flë ne ëndërat me te , një i vetëm e i pashoq Sali Babasqap Vucidol Berisha , po nga ky lloj i ofron ???

Gjib një pyetje personale që mund ta anashnëpërkembkalosh ose ta vrimkutimbyllesh ? A ke shprehur dëshirën në tre kërkesat si Maturante për të shkuar në shkollën e kapterve "E.H "  ..dhe.... nuk ta kan pranuar ???

 

Kjo pjese eshte shkeputur nga nje artikull i politikani te ri te djathte Arian Galdini (Saliaj) i cili po rikthehet nga Amerika, njesoj si Mimoza Ferraj dhe Eduard Selami. A ka te tjere qe do ndjekin shembullin e tyre? A po vjen dita e Arberit, me ne fund?
 
 
 
Selam mik!

Arian Galdini
Gazeta Shqip
11/12/2010

Ndoshta është vetëm një këndellim i imi për shkak të ndjesive personale, ose ndoshta e ka edhe një kuptim me dimension dhe interes sado periferik, publik Ndonëse më duket gati paradoksale që ndonëse  kam mbi 1 javë që jam larg Tiranës, atje ka ardhur një njeri ndaj të cilit kam shpresuar përherë. Ky njeri e ka emrin Eduart Selami. Madje, ndërsa Eduarti takohej në Tiranë me miq të vjetër të PD-së e më gjerë, unë po kaloja një kohë të shkëlqyer në Washington DC, në një ritakim me miq të mi, ish-shokë klase me të cilët kishim studiuar së bashku në Harvard në vitin 2008. Ndërsa Eduarti deklaronte në Tiranë se ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në atdhe për t’u shndërruar sërish në një aktor dhe faktor në fushëbetejën për demokratizimin dhe perëndimizimin e Shqipërisë, mua, plot dashamirësi duke m’i ngulitur fort sytë, ish-shoku im i dhomës gjatë studimeve, Gjenerali i Ushtrisë Amerikane, Frank Padilla më këshillonte: ’Arian, tashmë që ke studiuar në Harvard, kur të kthehesh në Shqipëri, bëhu njeri i vlefshëm për qytetarët e tu. Mos e përdor dijen, as miqtë që ke bërë këtu në SHBA, dhe as përvojën e mençurinë për të skemuar. Vetëm kështu do të mundesh të bëhesh historibërës në vendin tënd’. Më duhen ende edhe pak ditë për t’u rikthyer në Tiranë, por nuk mundem të qëndroj i padeklaruar ndërsa jam larg vendit tim të dashur, ndaj një njeriu me të cilin do të dëshiroja ta pija një kafe kujtimesh të vjetra dhe projektimesh të reja.

Për herë të parë e kam takuar Eduart Selamin në qershorin e vitit 1992. Asokohe unë kisha hyrë në vitin dytë si i zgjedhur kryetar i FRPD për degën e Vlorës. Na kishin dërguar telegram se duhej të shkonim në Tiranë për të zgjedhur kryetarin e ri të FRPDSH, pasi Ridvan Peshkëpia ishte larguar. Më thirrën në Kryesinë e PD-së Vlorë, dhe më thanë se porosia nga lart ishte që të votonim për një djalë nga Shkodra që quhej Arben Lika. U nisa në Tiranë dhe hyra në sallën në kat të dytë, që për vite me radhë ka shërbyer si sallë mbledhjesh dhe konferencash shtypi në PD. Salla ishte plot, dhe ne të gjithë po prisnim ardhjen e kryetarit të PD-së, Selami. Ai erdhi, mbledhja filloi dhe që në krye të fjalës së tij la të kuptohej, sikurse mua më kishin porositur në Vlorë, se ne ishim mbledhur aty për të zgjedhur kryetar të ri të FRPDSH-së, Arben Likën. U votua formalisht, por nuk është se u konsumua ndonjë akt demokratik real. Sidoqoftë, unë nuk kuptoja asgjë në atë kohë. Vetëm isha i lumtur, sepse porosia e PD-së në Vlorë dhe e kryetarit të PDSH-së, Selami përputhej plotësisht me dëshirën time, ngase Arben Lika ishte ndërkohë miku im më i shtrenjtë. Pas 1 viti, në korrik 1993, në rithirremi sërish në po të njëjtën sallë, por kësaj radhe porosia e Partisë ishte që ne të shkarkonim Arben Likën nga detyra e kryetarit të FRPDSH-së. Përsëri Eduart Selami ishte ai që drejtonte mbledhjen dhe përsëri që në krye të fjalimit të tij, ai e bëri të qartë pozicionin e tij dhe të partisë se Arben Lika duhej të largohej. Unë dhe shumë pak, por vërtet shumë pak vetë, u ngritëm në këmbë dhe reaguam kundër këtij vendimi të partisë. Debatova me Eduart Selamin dhe pasi e kisha të pamundur ta bëja zërin tim djaloshar dhe plot pasion të dëgjohej, dola nga salla thellësisht i pezmatuar. Pas disa ditësh lexova në gazetën ‘Rilindja Demokratike’ emrin tim si i përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i FRPD-së. Më tutje, edhe dega e PD-së Vlorë filloi një luftë të pareshtur dhe absurde kundër meje për të më larguar nga detyra ime si kryetar i FRPD-së për degën e Vlorës. Rezistova aq sa munda. Në shtator 2004 u largova në heshtje. Arben Lika mbeti miku im më i shtrenjtë, ndërsa Eduart Selami më vinte në mendje si një grimasje e padëshiruar. Në vitin 1995, u zhvillua Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PDSH-së. Mbledhjen e drejtonte Sali Berisha. Eduart Selami ishte tashmë në pozicionin që pak muaj më parë kishte qenë Arben Lika. Unë isha pa të drejtë vote në atë Kuvend, por nëse do ta kisha këtë të drejtë, ndonëse shumë i zemëruar dhe i mërzitur me Eduart Selamin, gjithsesi do të kisha votuar në favor të tij. Unë nuk e di nëse Eduarti më mban mend apo jo, por më vonë, edhe para se ai të ikte në SHBA, por edhe në rikthimet e tij të shkurtra, ka rastisur të takohemi dhe rrufisim së bashku edhe me miq të tjerë nga një kafe. Eduarti, pa tribunën dhe foltoren e PD-së, më dukej shumë njerëzor, me ide të mira për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe më ngjallte sinqerisht dëshirën e madhe për t’u bërë mik me të. Më tej, ndërsa unë rritesha në vite, nuk pata më shansin të takohem me të. E kam ndjekur me shumë interes çdo intervistë apo ndërhyrje të tij nëpërmjet mediave. Shpesh herë kam qenë krejtësisht i të njëjtit mendim me të, herë të tjera jo. Sidoqoftë, ndërsa vitet shkonin, unë dhe Eduarti po komunikonim me njeri-tjetrin pa e ditur dhe pa e pasur qëllim në vetvete. Veçse, unë këto vite nuk isha më as në cepat e tavolinave ku rrufisnim kafe miqësore dhe ndonjëherë më vinte radha edhe mua të flisja, ndonëse isha më i vogli dhe më i papërfillshmi. Këto vite Eduarti komunikonte edhe me mua, sikurse komunikonte edhe me publikun dhe demokratët shqiptarë, nëpërmjet ‘ekos së tribunave dhe foltoreve’ që dikur i kishte pasur të tijat si kryetar i PD-së. Deri pak muaj më parë, ndërsa unë vazhdoja me këmbëngulje të qëndroja anëtar i palëkundur i PD-së, kjo mënyrë komunikimi e Eduartit me ‘ekon’ e ish-kryetarit, më voliste dhe pëlqente. Por, sot që unë kam vendosur të largohem si anëtar i PD-së dhe së bashku me disa miq të mi, me të cilët kemi qenë për vite me radhë kontribues të sinqertë në PD, por zyrtarisht të pakonsideruar dhe të papërfillur nga ‘udhëheqësia e PD-së’, vendosëm të krijojmë një parti të re të qendrës së djathtë që e quajtëm LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë. E duke qenë se asnjeri nga ne nuk kishte pasur kurrë shansin apo mundësinë për t’u promovuar në strukturat drejtuese të PD-së, vinte krejt natyrshëm pamundësia dhe padëshira jonë për të folur me/apo nga ndonjë ‘eko’ e PD-së. Ne nuk krijuam një parti mllefi, pakënaqësie, ndarjeje pushteti, zemërate, apo konflikti. Ne krijuam një parti nëpërmjet së cilës të mund të vazhdonim udhën tonë, që dikur pafajshmërisht e kishim nisur në PD dhe kësisoj t’i jepnim një alternativë të re dhe një shans të ri gjithë të djathtës, madje edhe vetë PD-së për t’u ripërtërirë. Ne krijuam një parti duke pasur në mendje një të ardhme ku nuk ka të përjashtuar, porse të gjithë janë të përfshirë, sigurisht duke lejuar, dhe ndoshta pranuar ripërtëritjen morale si pikëlidhje themelore. Ndaj Eduart, sot që ti je në Tiranë dhe unë në Washington, po të drejtohem publikisht sikurse unë kam përthithur deri më tash komunikimin tënd me mua. Sot unë po të drejtohem si kryetar i një partie të re dhe shumë të vogël politike të qendrës së djathtë, duke e ditur se ti ende je ish-kryetari i ish-partisë sime, në të cilën së bashku dhamë emocione, besim, shpresa, sakrifica, kontribute për vite e vite me radhë që në zanafillën e saj. Jemi të dy ende shumë të rinj. Jemi të dy plot eksperiencë dhe gatishmëri politike. Kësisoj, bashkë me shumë miq të tjerë, kemi të dy kohë për të vazhduar betejën tonë të nisur dikur, për demokratizim dhe perëndimizim të Shqipërisë. Ti ke ende kohë për të mos u paraqitur më thjesht dhe vetëm si ish-kryetar i PD-së, e unë kam ende kohë për të të dhënë votën e besimit, që nuk munda të ta jap në vitin 1995. Uroj që të të gjej ende në Tiranë kur të kthehem javën që vjen, por e rëndësishme është që kur unë të kthehem në Tiranë dhe ti në SHBA, ne të dy të fluturojmë nëpër të njëjtën frekuencë, që synon ripërtëritjen morale në Shqipëri dhe ripërtëritjen e qendrës së djathtë. Ka ardhur koha që Shqipërisë t’i dalim zot të gjithë ne që e duam sinqerisht dhe pastërtisht. Dalëzotsat duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë frymëmarrje shpresës. Eduart, atdheun e meriton, ai që e duron. Nëse vërtet ke në planet e tua mundësinë e rikthimit në Shqipëri, mos u vono. Eja që ta durojmë së bashku këtë atdhe të shumëvuajtur. Eja që ta vazhdojmë së bashku betejën e sinqertë për demokratizim dhe perëndimizim, të cilën e nisëm në fillimin e viteve ‘90, dhe kurrë nuk e braktisëm, por që na e ‘zaptuan, fshehën dhe keqpërdorën’. Ne jemi, ne mundemi!
 

Po u kthyeka edhe Roni!!prit te shohim ne cilen zone ,mandej ne politike apo shtet??

- Erdhi, ore, erdhi!

smiley  smiley

prandaj mbetet personazhi me i pelqyer don kishoti. nuk shuhet fara e tij, fara e dalezotsave qe duan te persosin boten. Ky vend duhet duruar vertet se ka shprese. gjithe mazohistat i ka ky vend th i bekuar. 

Ron e Spiritus Galdini ësht po ai dalzotsi që do formonte partinë Nanos apo ja futa kot?

ai eshte vlla ai .po ti m duket nuk po orientohesh ne situaten e re. se c'ka shpikur nje tip arome Berisha dhe te gjithe po i vijne rrotull.Lista Nano (ku perfshihet dhe ky i Aladini ) do jete pjese e listes Berisha. Thuhet se dhe Papa i dorehequr ka shprehur deshiren te kontribuoje. Perderisa Shqiperia eshte e dyta pas Gjermanise, pse jo ka thene  Papa.

smiley I ka dhënë pares aromë gjaku më duket si ai parfumisti ...

O Spiritozo se e kom vone re ene here tjeter qe ti deformo fjalet e Berishes. Boll se le nom! ASIHERE nuk ka thone jemi te dytet. Ka thone qe vetem ne ene Gjermania kena pas rritje, per mos me prish qef me Anxhin nuk vuni rradhe, po kjo s'do te thote qe ti te vesh ne diskutim nje te vertete te pamohueshme, qe ne jena te paret. Pranej ene Papa tani qe dha doreheqjen nuk do kthehet ne Gjermani po do vije te ky. C'i duhet veni dyte, kur ka te parin ketu.

opss lapsus i pavetedijshem. ndoshta nga droja qe kam  se si lokomotiva e europes kush mban nga pas gjith ata vagona me pabuksa si vendet nordike, benelusk e anglira. Po e vulosi dhe Selami.si tha, ka bo progres Shqiperia.tani nuk vrasin nje  e nga nje po kater pernjiher.Progresi dmth rendiment lum miku.

Ti nga gabimi n'gabim shko. Puuuu sa gabime parimore bo ti! (pervec atyne seriozeve me lubonjizma smiley)

Diten qe lu Juvja m'Champions League ti rri e shef Selamin te Opinioni!!!! t'isha admin e, direkt bllokim do t'kisha bo!

Te lutem me thuj Ron qe ke patur fatin ta njohesh kete personazh, personalisht.

Hera pare qe e takoj une kete (nga fundi 2010-s) na kish ardhe se deshte me taku Bamirin me i tregu se si i kishte bo presion Berishes me levizjen e tij qytetare me te cilen merrte pa frike aq vota sa ishte difrenca midis koalicioneve te PD dhe PS. 

Kur e pashe qe nuk e caja dot rrethimin e votemarrjes se tij (dmth nuk i mushej menia qe s'merrte asnje vote), fillova t'i shpjegoj kodin zgjedhor. Na doli qe ky s'e kishte fare po fare haberin e kodit tone dhe se votat e ketij sic i ksihte parashiku ky ne qarqe nuk lunin asnje rol. Ore nuk dinte as qe nuk kishte proporcional kombetar (do kete harru me ja shpjegu gjenerali amerikan)

Pastaj filli te na thoshte nje muhabet qe kishte 1 vit qe e qarkullonte se Ina Rama do hiqej brenda mujit se e kishin vendos ne Washington dhe ja kishin thone ketij. Muji na doli i gjate dy vjet e ca po nejse.

Ka edhe te tjera po nuk po te lodh mo koken.

Eh ta kisha at fat ta njihja personalisht!!!

 

Ja per keto gjona ke hum n'jete ti si cun! Mos me thuj qe as Cimi s'e njef personalisht se ja hoqa vizen ene atij masnej! smiley

Pata rrejt nji her ne CV e pata vone qe njof Galdinin personalisht. Kur fillun tu me bo pytje specifike per te e pranova ju thash qe rejta. Perjashta, me thane!!!

Vallaj per Cimin nuk e di. Nuk eshte tip qe trego lidhjet politike ai, i ka ngja Pjerit. Por gjithmone me ka habit fakti qe kur Galdini po bote at kursin 3 mujor ne Harvard, Cimi njim dy u niste per Boston!

smiley Pata rrejt nji her ne CV  Perjashta, me thane!!!

Cer kursesh 3 mujore jep Harvard Community College (IL) ?

Lizander, nje pyetje nga salla meqe po thua, qe ke pas rastin te njohesh te dy, si Bamir Topin si Eduard Selamin. 

Kush eshte me inteligjenti nder te dy? Bamiri apo Eduardi? Dhe sa, gjithnje nqs mund te matet kjo diference?

Të dy servila e lëpirsa  të Nalmatdhimit; Bamka arriti deri president , Selami 18 vjet garazhist n'Amerikë .Kush thu ti ësht më i s'qut.?

Për mu njëlloj hajdutë me lugë në brez që vdesin për nder , familje , atdhe nqs s'kan vdek për shefin rastësisht.

Me ke keqkuptu hunter. Po flisnim per Galdinin me lart jo per Selamin. 

Sa per krahasimin qe me kerkon mund te te them vetem dicka. Po te kish qene ai President e t'i kerkonte Bamiri (i kthyer nga Amerika) te pinte nje kafe, Bamiri kurre nuk do lajmeronte mediat per te ardhe te dera e Presidences dhe te shtirej sikur ishte i surprizuar qe ato ishin aty.

Gald-kush?! Aha, lere, kerkoj ndjese, kujtova se kishe takuar E. Selamin...

i cili po rikthehet nga Amerika

Nuk e di a quhet "rikthim nga Amerika" kur kishte ardhur ketej vec per kursin disa mujor.

Ti nuk je mire vallahi! Ai ene kur o ktu mcifet ca kohe e shkru "kur te rikthehem nga Amerika"

Ah ju lutem shume, nuk e di une cfare ben ai atje. Thjesht bera nje saktesim, nese me lejoni.

A do beje edhe ai nje #rikthim te Nanos?

m'duket se po i dalin projektet Pjerit hahahaha

Ky tren nuk kalon shpesh. Pjeri ben mire te marre meshume guxim e te angazhohet. Kush ka pas mundesi ta njohe nuk ka mbetur i zhgenjyer. Fansat nuk i mungojne, sic mund ta shohim te gjithe. Nqs ai nuk gjen guximin une them qe dashamiresit duhet te marrin iniciativen, nje Komitet pro-Pjer. 

Pjeri eshte i fundit i mohikaneve. qendrestar, simbol, i patunduar nga ofertat e Buall Mavrise.Pastaj ky vend kaq i vogel i rri ngushte si nje kemishe ketij vizionari me permasa europiane. (ishalla nuk e lexon shoku Kavir kete)

smiley Ah more malukat, nuk na le njehere rehat mua dhe Pjerin. Po c'te kemi bere, more?

 

po he cu bere ? ....dilni se erdhi Selami smiley

Nuk ngeli lule blu pa celur smiley

Ca jane keta njera pa shtylle kurrizore keshtu? Ah medet...

Per Selamin e kam.

Sinjor galdini ! Shqiperia po PRET ! Çfare beni JU akoma ne Kurbet !

Ai vend ka marre fund dhe me sinqeritet i shtrengoj doren Berishes ne se ngarkon ndonje badiguard qe keta te dy e te tjere si keta ti vere per ti pastruar Zyrën . Keta me te vertete qe nuk Haward qe i sheron po nuk hoqen ëndrren nga Koka se jane te ngjashëm si Konica me Nolin qe i shkruajn njëri tjetrit për " Fatet e Shqipërisë " ...dhe per keta do flase Historia!!!! që diqën pa i kuptuar e pa i Kooptuar në krie të partisë smiley . Keta e dine se Partia behet duke i derguar Letra dashurie njeri tjetrit me " Duro zemër Duro /siç duron Mali me Bore " smiley ..keta me vertetë shohin ëndra me sy hapur sikur bejne Libra per Etiken !!!!!!!!

Thuani ore një Llaf Çfarë DONI pa prodhë me Rigon me perëndimizimin ??? e Shqipërisë na i thotë Fërtsi ditë për ditë ...

Pse si te duket z Emigrant ! E ka pas keq Avdiu kur i thoshte Bidos ashtu .....?

Ky rikthim i Eduart Selamit është një prej gjërave më intriguese në politikën shqiptare. Mesa më kujtohet mua, Selami u largua, nuk e larguan. Nëse kujtoj drejt, Selami ishte një prej politikanëve të rinj më premtues të Partisë Demokratike. Ishte dikush që guxonte të ishte Alternativë. Kam përshtypjen që largimi i tij lidhej jo me sfidën për të zënë kreun e PD-së (edhe pse shumëkush kështu e komentoi), por me sfidën për t’iu kundëpërgjigjur retorikës politike me program politik, demagogjisë me vizion. Pra, ai nuk u përfshi në retorikën politike të kohës.  Unë e quaj largimin e Selamit drejt Amerikës një prej atyre casteve, ku u përplasën realisht dy boshte në PD. Nëse ndonjëherë në PD, ka pasur politikan me bosht, me vizion, me program, ky ka qenë Eduart Selami. Ajo që më ka  bërë përshtypje ishte finesa me të cilën ky njeri artikuloi programin e tij para se të largohej. Në artikujt e kohës, dukej qartë që ai kishte vendosur të garonte. Asnjë para dhe pas tij nuk ka garuar realisht për kreun e PD-së. Por, gara e Selamit nuk ishte e ethshme, nuk ishte retorike, nuk kishte asnjë prapavijë. Ajo ka qenë gara e vetme me program. Kam përshtypjen që largimi ndodhi sepse ai u gjend i vetëm. Pra, ethet që zënë këdo në politikë, për Selamin thjesht nuk mund të jenë. Ethet që nuk e zunë vetë atë, nuk mund të zinin as të tjerët përkrah tij. Por, ky njeri është një politikan kalibri.

smiley

Me kishte marre malli smiley

Edhe mua mu duk sikur udhetoja me Trans Canada, tuku-tuku-tuku-tak...tuku-tuku-tuku-tak...

e mori vesh kjo qe Selami eshte singel dhe u kandidua smiley

Selami gjeni, Selami hero nacional!

Ate e di Ai!!!

wtfsmiley

vdiqen njerzit per te kontribuar per atdheun, dhe qe te gjithe duan te kontribojne tre-kater muaj para zgjedhjeve kur eshte duke u bo lista per deputet. gabim ben sala po nuk i pranoi, le te vijne te behen specialiste ose shefa sektori ne ministri te integrimit fjala vjen, dhe te kontribojne sa ti q**e t'emen e s'emes (gjyshen medemek). kta mo vlla e duan atdheun dhe pd-ne vetem po u bone deputete e ministra, po ngelen si lesha do fillojne te akuzojne prape salen per autokrat.

Kto muhabetet e dalzotsave shume bajate e megjithate Eduard Selami me boni pershtypje me ate qetesi dhe menyre te foluri mbreme. Sikur ka nevoje icik politika per rob te qete.

 

 

Politika ka nevoje per rob me nje fije integriteti.

mund te ishte i qete ne emision, por ishte i pa pregatitur dhe as vete nuk e dinte ku ishte. kam pershtypjen se me pak ndihme nga larte heren tjeter qe do dali ne tv do kalibrohet.

 

Shënim: Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit e rinj nën shalë?Pse i duhen Berishës persona si Dashamir Shehi apo Eduard Selami? Për shkak të Topit dhe sinjaleve se ai mund të marrë vota që ikin nga kazani i helmatisur i PD-së – thonë analizat e para pas daljeve publike të dy të sipërcituarve. Dhe nuk do ishte hera e parë. E bëri me KOP-in sapo u pa që PD nuk kishte më as rini, as fytyra të reja, po e bën me "të djathtët e ndershëm" (klasifikim thjesht për lehtësi komunikimi) tani që nuhat se FRD e Bamir Topit mund t'i marrë të ashtuquajturat "vota të djathta".escription">

Pra, nuk ka befasi në ngjarjen që kalorësi i vjetër shalon kuaj të rinj. Nëse mund të ketë ndonjë grimë befasie, është në ngjarjen pasuese: Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit nën shalë? Si i fiton papritur këto të drejta mbi personalitetin e tyre, ekzekutuesi i njerëzve të pafajshëm në 21 janar përpara zyrës së tij në Bulevardin qendor të Tiranës, cënuesi i integritetit territorial të vendit, autori i korrupsionit vrasës në Gërdec, shkatërruesi i institucioneve dhe i moralit të shoqërisë, përmbaruesi i akteve korruptive të së bijës dhe sekserëve të tjerë të pushtetit, etj? I tillë ka qenë, i tillë është, si i tillë do mbahet mend. Nuk ka se si ndryshon gjë këtu. Atëherë çfarë ndryshoi kaq befas? Një mandat deputeti të bën ta shohësh Berishën ndryshe? Analogon rationis – thoshte Lajbnici kur donte të fliste mbi format më të ulëta të ndërgjegjes. A.Thano

 

Nuk e kane te gjithe ndergjegjen e Thanos. Kjo eshte fatkeqsia e ketij vendi.

-alidemsi-

Alidemsi e ngriti pak steken.  Nga Erion Brace i politikes zyrtare doli te nje Erion Brace i gazetarise dhe politikes jo zyrtare, A. Thano.  Me kete lloj propagande, qe rendom cilesohet si ekstremiste, qesh i madh e i vogel.  Kur teprohet dhe dilet ne ekstrem, edhe me kundershtarin politik, behesh i pabesueshem, por Bracet dhe Thanot sic duket nuk e kane kete hall, ju drejtohen vetem nje grupi te vogel ku ben pjese alidemsi qe mban per burre te madh shteti Enver Hoxhen.

Shiko, ti qe s'je aty.... une keto fjale qe sapo me ke cituar i kam thene dhe u qendroj, po si ja beni ju qe atje ku peshtyni me neveri, me pas shkoni dhe i lepini me qef te madh biles...... Fjala e Braçes e Thanos apo edhe e ndonje tjetri, ka shume me peshe se e imja e jotja apo e tere peshkisteve bashke, se ne ketu lexojme vetem njeri tjetrin, kurse Braçen, Thanon dhe te tjere qe marrin mundimin e shkruajne lexohen nga shume me shume milet....ndaj pakenaqesite e tua ndaj tyre nuk duhet ti paralelizosh me ato ndaj meje..... he xhan, behu pak me i fençur (tm).....

Esht ber keq per lek. Kur ka ngel dhe ed sumcja paleks merre me mend. 

I Madhi Qosja ..Nenbishtje !!!!!!!!!

Nenbishtjet  Berishes po levizin , po fryhen , po nxjerrin Koken ....smiley

26 Prilli i 1945 ish nje dite si gjithe te tjerat ne bunkerin e Hitlerit. Monotonine e prishte vetem zhurma e predhave Ruse. Befas radiomarsi nuk po i besonte veshve, Gjenerali Von Greim bashke me te dashuren e tij Hanna Reitsch njoftonin se avioni i tyre Fesler Storch gjendej 15 minuta larg bunkerit.

Ulja qe Hanna Reitsch i beri avionit prane portes Banderburg konsiderohet nje mrekulli. Hitleri i pret i permalluar por nuk pranon kursesi qe te largohet nga Berlini. I prekur thellesisht per besnikerine dhe trimerine e Von Greim, Hitleri e emeron ate Komandant te Flotes Ajrore. 

Von Greim vdiq me 24 maj 1945. Fjalet e tij te fundit para se te kafshonte kapsulen e cianurit ishin: Une jam komandanti i Luftwaffe, por une nuk kam Luftwaffe!

 

    

Paskan ardhë përforcime nga agjipropi -qenka çështje e rëndësishme dosja Selami.

Tek ajo tema me denoncime shumë pak mbrojtje pati.

 Djali plangprishës, E.Selami, paska thënë se me Berishën është prishur për kushtetutën. Kujton ky i mjerë, që e paska braktisur dhe gruaja, se qenka harruar e vërteta, që ishte synimi për t'u bërë kryeministër. Na shkoi një ditë tek presidenti, doemos, i fryrë, dhe i thotë (Berishës) që statutin e partisë do e bëmë si partitë europiane, ku kryetari i partisë bëhet kryeministër...pasojat dihen, po i vuan.

 Kam të nderuarin Meksi si dëshmitar të këtij zhvillimi

tani une Selamin nuk e njof me shume sesa e njifni ju; as naj simpati per kte veprimin e fundit nuk kam po menyra si e pergojoni tjetrin ju per jeten familjare nuk ndryshon shume nga ajo qe ben berisha & co. per marrdheniet e rames me femrat. Kursejeni kte standartin dopio t'pakten dhe mos luani rolin e moralistit kur degjoni kshu brockullash nga goja e berishes

Nuk ngopem ta fyej parreshtur. Po pse, nuk ishte ky që me të drejtë nuk la gjë pa thënë, në 16  apo 17 vjet, kundër Berishës. I tha, ke privatizuar partinë, drejton me dorë të hekurt, nepotizmi ngritur në sistem, etj. Pse nuk i tha ky zotëria Fevzos në intervistë se është i gatshëmm të lëpijë pështymat? Tani që nuk paguan dot qeranë e apartamentit në emigracionin ku e degdisi keqbërsi i tij, i kërkon punë. Hajde pleh, hajde....Kush po bën moralistin këtu, unë apo ky bythlepirsi? Ja vlejnë thua këto qelbësira t'u bësh moral?

Ti thua doemos i fryre? A e di se kush ishte midis atyre qe e fryne? smileysmileysmiley Pergjigja eshte shume interesante.

i dashur Meks, nuk di për të tjerët, për mua këtu je VLERË. Po thjesht hape ca shtegun sa për të hedh një sy. Fol duke mos i thënë të tëra, po jep indicje... sinqerisht. 

po une nje shteg hapa smiley pastaj, me falet, se ne moshe te madhe jam sic thate edhe ju, dhe mos harro qe ka 18-19 vite qe i degjoj kur me bejne moral e me tregojne se si rrezohet Berisha (kjo ishte pjesa e tyre e preferuar: degjo Leka se ti nuk di se si hidhet Saliu, ta kallxojme ne).

Mos më thuaj... kalanë nga brenda? 

Ore si i verës që je, bëj një koment për këtë të birrës.

Selami ka per te kontribuar per atdheun me patriotizem dhe perkushtim te madh, njesoj si kontribuoi Rudina Seseri.

Pako updatohu me kohet, versioni 2013 i Rudina Seserit quhet Milena Harito. Per te qene akoma me i sigurt ne bindjen e saj kete e mori se e kishte kusheri te veten.

Firauno mos  bo krahasime pa vend! Milena nuk o njuv entri se ka punu ene ne Bashki para ca vitesh. Ne Paris ka pas pune me verte shume te mire dhe po bo goxha sakrifice familjare qe po vje (ka edhe dy femije atje) Burri i Milenes eshte nje nga shqiptaret me te arrire te komunitetit te shqiptarve ne France. Kur te shifna ta them ene car pune bo se o fushe qe na pelqe neve.

Une Seserin nuk e njoh, po shume rob ne PS, me thonin qe per te u ndertu nje mit si puna e programit, kshu qe une nuk ve dot barazi midis te dyjave.

Une i njof te dyja, mbase jo aq mire, po mjaftueshem. Te pakten nga ana profesionale Seseri per mua ishte me e arrire. Po mendim subjektiv ky. 

Po ne Shqiperi per mua kjo nuk do te thote asgje. Edhe nqs supozojme se Seseri do ishte Ministre Financash do i vinte nje ortak i Rames per ti kerku tenderin per nderet qe ka bere ne te shkuaren. Ca do bente ajo? Ose do ja pranonte duke vazhdu ciklin, ose do e refuzonte e do ikte nga partia. E njejta gje me Milenen neser kur te jete ministre ekonomie apo inovacioni a ndonje gje e tille. Vlerat profesionale ketu hyjne pak ose aspak per aq kohe sa kane zero pushtet personal.

Si Selami me pak fjale.  

Jo jo mos thuaj kshu gjerash se Rama s'ka ortake qe kerkojne te perfitojne tendera ne menyre te paligjshme.  Ne te ai i kemi shpresat per ate te uruar #rilindje.

Kshu i bi qe te mos kete asnje prurje te re ne partite politike. Nqs vlerat profesionale nuk paskan asnje rendesi si do i gjykojme robt. Imponimi i yesmen-ve pa asnje vlere individuale si ata qe kemi permen ketu, eshte nje diktature e kryetarve. Afrimi i robve me vlera eshte merite per mu.

Sa per kete punen e tenderave, me thone te drejten eshte fry pak kjo forca e kryetarit. Sipas robve qe kane punu ne kshu postesh me te cilet kam fol, nese ti nuk do me e bo nje gjo se te duket e padrejte ti nuk e ben dhe pike. Ama nese ti ke bo disa pislliqe per vete e kryetari te kerkon te rradhes, atehere nuk ke ku e luan bythen. Pra ti nderton edhe vete nje fare pushteti personal po deshe. Sidomos po te jesh ne nje parti qe i duhet edhe imazhi i mos-korruptimit. Ne LSI kjo psh eshte e pamundur se ajo nuk eshte parti por ndermarrje.

 

Si eshte fryre forca e kryetarit kur eshte ai qe ka ne dore kandidatllekun tend per deputet, ai qe ka ne dore emerimin tend per nje post ministror e kshu me rradhe?

Guce ketu ndahena bashke, e ta kam shpjeguar pse-ne. Per mua partite shqiptare jane vetem ndermarrje personale e asgje me shume, dhe fakti qe jane mbush me yes-mena tregon qe eshte e pamundur te kesh sot pushtet personal pertej kryetarit. Kushdo qe ka tentuar e ka pesuar me keto dy kryetaret. Biles te lutem me thuaj kush pervec Rames e Berishes ka pushtet sot ne partite respektive? Edhe Gramozi qe mbahej deri diku eshte komplet ushtar i Rames sot e asgje me shume. 

Vlerat profesionale ne qeverisja kane rendesi vetem kur ke vertet pushtet ti ushtrosh ato. E te kesh pushtet ti ushtrosh do te thote qe karrieren tende politike ta kesh arritur vete, e jo te ta fale kryetari. Une te thashe, duke mbledh "njerez te mire" nuk bohet partia, e eshte e njejta gje qe te thote dhe Meksi (qofte i vertete apo jo) sot. Se heret a vone do e kuptojne qe mekanizmi qe con boten perpara, konkurenca, nuk ekziston. 

Shiko Endrit, ka dy opsione. Ose njerzit perfshihen per t'u mundu me i ndryshu gjerat ngadale fale kontributit te tyre, ose hajd ta lejme politiken te qelbet (se qe eshte kalbur s'ka dyshim) komplet e t'i bekme gjerat nga e para. Kjo rruga e dyte mund te garantoje ndoshta nje siguri per te patur nje model krejt ndryshe neser, por ka pasigurine e madhe qe nuk e dime ku na cojne keta. Sidomos ne kushtet kur nuk kemi asnje kulture proteste apo kontestimi popullor (po edhe ne Kosove qe ka fale VV, rezultati po eshte nje dhune ekstreme ndaj protestuesve, po jo ndonje ndergjegjesim i pushtetit)

Personalisht, nuk do isha perfshi kurre as ne PD as ne PS. Ne te paren se nuk ka me asnje shprese per te ndryshu dicka, prandaj aty ka vetem riciklime, por asnje prurje te re. Do e shofesh qe ne ate parti te vetmet "prurje" ne lista do jene ose riciklimet, ose njerez besnike te administrates aktuale, ose disa biznesmene te njohur per afrimitetin me pushtetin dhe qe duan nje garanci qe te mos goditen neser kur te jene ne opozite.

Te PS-ja, personalisht nuk e konceptoj t'i jap me voten e jo me te perfshihem. Por per njerzit qe besojne tek ata ka nje shprese te vetme, largimi i Berishes dhe distancimi i Rames nga modeli berishian. Une nuk besoj fare qe kjo do ndodhe, por nuk me duket alogjike qe disa ta besojne. Per mua me shume mundesi ka qe Rama, kur te ngeli pa modelin e tij politik (Berishen) te sillet komplet kuturru. Ne kete rast kontributi i ketyre qe kane sakrifiku me shpresen per te permiresu gjerat, do u shkoje dem. Po cfare shprese kam une do pyesesh ti? Une kam shpresen qe keta talljen qe do behet me ta nga Rama, t'ja nxjerrin per hundesh. 

+1

Ma falni nderhyrjen, po per mu institucionet shqiptare duhet te konsiderohen te privilegjuara nga kushdo qe e ka provuar me sukses perendimin (shkolle, karrriere). Nga ana pergatitjes profesionale sigurisht qe jane me te pergatitur se absolventet e plepave apo kristalit. Nga ana e etikes profesionale mendoj/shpresoj se mund te jene te tille qe te shofin me te miren e punes edhe pse duhet ti thone jo njishit apo ti prishin qejfin ndonji tjetri (mendoj keshtu se persona te tille kane krijuar nje pozite sociale prej nga vijne dhe nuk jane pabuksa militante).

Qe ta lidhim me temen: Selami me master ne Shqiperi por qe per 15vjet kerriera e vetme qe beri ne US ishte shitja makinave, eshte perfundimisht nje deshtak qe vje ne atdhe me kap ndonji kothere.

Historia boterore eshte e mbushur me raste ku njerez nga shoqeri te zhvilluara jane rikthyer/vajtur ne shoqeri me te pazhvilluara pa arritur asnje lloj suksesi. Fatkeqesisht jane institucionet demokratike qe jane shume me te rendesishme se karakterisitkat personale ne percaktimin e zhvillimit te ardhshem te nje vendi. 

Absolutisht, po e kunderta ka me shume te ngjare apo jo?

Rama e ka kusherire kete Milenen?

Po

Vjen nje kohe qe merzitesh duke shitur makina. Sidomos kur sheh qe njerez me 4 klase shkolle, qe ne 90-en kur ti vije koken ne rrezik, ishin sekretare partie/sigurimsa/kooperativista qe donin te mbysnin me gjak revoltat jane bere milionera

Thone qe e priti Ciljeta me kengen "I need a hero!", po Jozi, qe e kemi si krajleshe* - (tm Zana ft une), u bo keq "Hero ka vetem Nje. eshte Ai...Ai te cilit natyra i ka dhen dhuraten me te cmuar, pleqerine, vitet e te ciles jane me te bukurat e Shqiperise, jane lulja e saj, romantika e saj, jane vite te mbushura plot pasion, enderra dhe deshira".

*Zana, ne jug femerorja e Krajl, eshte Krajleshe, besoj se jemi dakort ta ndajme 50-50 Trademarkun.

p.s. Vallaj para Berishes, Selami eshte Selamet.

Ste mora vesh, si para Berishes? Ai prapa do ti rri...

Po ju komunistet i ktheni gjithmone fjalet e tjetrit sipas qejfit tuaj. Po ke ra kallup me komet e tuja - a keni thone qi do i ulet Birishes ne preher? Para, pra.

Nuk di gjo per ksi relatash une... mund te rrine edhe shtrim paralel (dhe ketu qendrimi ndryshon sipas qenrimit te Atij)... ne parti them une, mos u ngaterro.

krajl ne versionin femeror eshte krajlice....dhe tingellon shume bukur permbledh edhe nje fare bellekshmrie ne dia pjese.Kete krajleshe nuk e kam ndigju ,po ti e din qe tedu fort e jam dakort me fity -fifty

Komediografi Terenzio thote:la vecchiaia di per se ,è una malattia,pra pleqeria ne vetvete eshte nje semundje,e seneca shton è una malattia da cui non si puo' guarire,eshte semundje nga e cila nuk mund te sherohesh...

Tani, per ate punen e gruas se Krajlit. Krajlice ka arome fisnikerie, krajleshe ka arome kalesheje, leshatore. 

Kurse ajo batuta e "pleqerise" ne fakt eshte per "rinine", por pleqeria e nje njeriu nuk sherohet, por pleqeria e nje kombi edhe ka shanse te sherohet.

Po mire o Gjemo, po ene kshu nuk shtyhet. O bo politika si muzika komerciale. Cdo njezet vjet kthehet nai grup a kongetar qe ka pas bo nai hit para 20 vjetesh.

 

Bijelo Dugme? Ti s'e kuptove qe e kisha me ironi?

Shi tifozi crvena zvesdes! Kush te naloi ironine ty mer dreq?

Aaa ju lutemi shume! Crvena Zvezda eshte si yll

 

Me thone qe Ed Rama pergatitet per kunderpergjigje duke rikthyer ne liste (se ne parti jane rikthy) Anastas Angjelin dhe Agron Duken. 

Vk puna Gjembo, po ne qe nuk ishim verdalle ne vitet 90 do bejme ndonje parti?

Kshu sigurojme kthimin mas 20 vjetesh.

#rilindje 

#rikthim

#vetem18vjetnazgjatenleket smiley 

Le t'iu bohet pesimi mesim gjithe barkderrave  ne fuqi ( si dhe atyre jo ne fuqi) : Injoroni cdo pyetje provokuse qe vjen nga plebejte " Si nuk u ngopen duke vjedh keta politikanet tane". E shef si te gje kur ngopesh ? Te zgjasin vetem 18 vjet ... 

versioni 2013 i Rudina Seserit quhet Milena Harito

Kjo i zbertheka legjendat (ngjala included) me pika, si Koloreto artikujt e pergjithshem per probleme te vecanta. Por pasi i ka ngritur se pari me kashte, me dockat e veta. Me nje llaf, te marka gjak ne qerpik.

Xhibol pse nuk i bën një kontra kritik ksaj si i zoti që je .ajo punën e vet e paska bërë mirë Hudhja posht duke i fut ndonjë ngjalë .Bëje bëje të shoh se si mund ti përgjigjesh pikave .

PS: s'kam lexuar ose s'baj mend  një mendim të shtjelluar a zhvilluar tëndin veç parrulla e kundraparrulla .Rroftëenveriposhtëenveri! edisisalieri!

Xhibi ka shkruar shkrime te tera, por ja qe ti s'je i vemendshem.

Pakap ke të drejt s'mbahen mend të gjitha aq më shumë tek PP po më së shumti me parrulla dhe kundraparrulla fjalos Xhibi .Ja dhe në rastin në fjal.Kjo harito ka shkruajtur diçka ais'ka kurajo ta kundërshtojë .

Kur xhibi e ndjen veten "zot" të pathyeshëm shkruan çarçafë por dhe aty veç zhurmë ka më shumë e parrullat e klishet nuk i mungojnë. 

Piknisja e qëllimi i xhibit ësht të bëj zhurmuesin për çdo gjë dhe me një goditje me parrulla (sipas tij ) mendon se e heq bashkëbiseduesin që ai e sheh veç si kundërshtar e jo bashkëbisedues me mendime a bindje të ndryshme .dhe jo vetëm xhibi por i them atij nga që hiqet si asnjanës e i baraslarguar (për mua nga një pikë e një ane).  

S'ka kurajon ta kundershtoje? Mbase s'ia ndien te merret me nje pacavurre si ai shkrimi i kushos se Rames per kushon e saj Ramen.  Gjithesesi xhibi le te flasi vete per kete.

Une do te thoja qe zhurmues me shume ketu se xhibi je ti qe merresh me xhibin me parrullat e neologjizmat e xhibit.  Xhibi eshte goxha mendjemprehte dhe ka nje sens kritik te mire.  Parullat, neologjizmat e stili i tij i vecante i  te shkruari vetem e bejne me te kendshem ate dhe sigurisht dhe goxha zbavites me humorin e tij.  Xhibi me sa kam pare une eshte asnjeanes kur vjen puna te dy bajlozet e medhenj te politikes ne Arnautistan dhe bandat e tyre perkatese, dhe sigurisht kjo eshte nje vlere kundrejt mbeshteseve te te gjitha ranqeve e thellesive te njeres apo tjetres pale.  Asnjeansit e ketij lloji jane i vetmi ze i arsyes dhe mendimit kritik ne kete blog te mbushur me PD-iste e PS-iste dogmatike.

Ke harru shpejt se njehere e njekohe ishte xhibi ai qe shkruante me shume nga te gjithe ne ketu. 

Sa per Milenen, thjesht fakti qe ajo eshte aty ku eshte ne PS sot psh hedh poshte argumentin e saj te dyte. Kaq majfton me i lexu atij artikulli. 

Intervista e Eduard Selamit ku ai tregon hapur se do te jete aktiv ne fushaten elektorale 2013 ne krah te PD-se, eshte nje lajm qe ka krijuar jo pak komente! Mbi 200 komente vetem te PPU...

Por ajo qe me beri pershtypje te madhe, ishte reagimet nga kampi opozitar. A thua valle se kthimi i E. Selamit tek PD, madje dhe si kreu i Listes se PD-se ne Qarkun e Beratit, po t'i referohem Braçes, te ishte kaq i parendesishem ? Nese do te ishte vertet kaq i parendishem rikthimi ne politiken aktive te Selamit, nuk besoj se do LEFTE PS-ja sot, edhe me Shalesin, edhe me Erion Braçen...Lere pastaj  faktin se Ramen "ju luhat tensioni" kur e mori vesh smileysmileysmiley

Rikthimi i E. Selamit ne PD, as qe mund te krahasohet me "prurjet" e PS-se deri me tani, ku spikat vetem gazetari i "pavarur" Alfred Peza ...

Deri me sot, 4 muaj perpara zgjedhjeve, levizjet parapergatitese te zgjedhjeve jane teresisht ne favor te PD-se :

  • PD ka arritur te kete afer LZHK-ne e Dashamir Shehit, fitore e madhe ne Tirane dhe ne qarqet e tjera ku LZHK kishte vota. PD ka afruar PDK-ne e Ndokes, qe paverisht personazhit te urryer, votat i ka gjithsesi (vota dhe paraja nuk kane ere). Tashme, afrimi i Eduard Selamit eshte nje hov cilesor ne kandidaturat e PD-se per 2013 qe vetem mund t'i sjelle pike PD-se ne zgjedhjet e 23 qershorit.

 

  • PS ja ka dale te "largoje" PBDNJ-ne e Vangjel Dules, i cili pas 4 vite opozite aktive largoet befas nga koalicioni opozitar 4 muaj perpara zgjedhjeve duke u pozicionuar ne "qender". A thua valle te jene nje levizje amatore dhe jo e miremenduar ?? Nuk me rezulton. PS gjithashtu, perveç "prurjes" se Alfred Pezes, nuk ka sjelle ndonje afrim apo rinovim te elementeve qe e perbejne... RILINDJE me MUMJE POLITIKE si Ruçi, Milo, Gjinushi, Kurt Kola, Ngjela, Petro Koçi, Arta Daden, apo Ermelinda Meksin, vetem "veteranet" e LANC-it e besojne!

Se fundmi, 1 pyetje direkte kisha per z. Meksi qe mesa kam pare eshte aktiv tek PPU :

Keni pasur ftesa besoj nga PD apo parti te tjera ? dhe nese po, a do t'i riktheheni nje dite politikes aktive ?

Faleminderit

smiley

O kryp e gjelles! O lezeti ktij blogu! O left! smiley

Bashkohem me Emon. Ti je si Drizo, eshte mekat me ju heq ju te dyve nga blogu. 

Nuk ka patur asnje ftese!

Si ti rikthehem politikes aktive? Me partine e Meksit tek pulle? Gjithe shoket e mi shkuan tek nena parti smiley dhe ne moshen time zor se arrij te bej shoke per parti.

s'ta paska bere ndonje ftese as Bamir Topi ? ndoshta s'keni qene miq...

Po Dash Shehi ne kohen e arte te Polit te Lirise dhe LZHK-se, si zv/Kryeminister qe e ke pasur ?? apo dhe ky s'doli mik ?

 

O misherimi i lumturimit tone intelektual (para teje ene nanjonit me IQ 30 i duket vetja gjeni) Po Meksi (prej verteti) ne 2009 ishte bashke me Dash Shehin ne zgjedhje o i shkrete.

Une u pergjigja per ftese te PD-se sepse per aty u pyeta. Dhe u pergjigja vetem per te menjanuar nje debat te kote te tipit: "po erdhi ftesa cfare ke per te bere?" sepse e kam vene re qe ju keni shume deshire te punoni me supozime te tilla qe mendohet se e kapin tjetrin mat. Psh e marr me mend qe nje pjese e mire e juaja mendojne qe ky Meksi ia fut kot se po ta therrasin me cmimin e duhur gati eshte, apo jo?

Tani, une kam rreth 15 vite qe shkruaj artikuj, jap intervsista, etj kunder kesaj menyre te te berit te Partise. Dhe lashe politiken aktive pikerisht sepse nuk shoh asnje interes ne kete menyre. U rifuta ne valle ne 2009 me shok te vjeter me shprese se mund te perpiqeshim nje here te fundit per te ndryshuar sado pak (ne rast se zgjidheshim ne parlament). Na vodhen votat ne nje menyre skandaloze (ka prej jush qe akoma nuk e besojne, me vjen shume keq per kete!) dhe pa iu dridhur syri askujt (e kam fjalen per laissez-fare te PS). Ajo eksperience u mbyll pas zgjedhjeve 2009 menjehere. U perpoqa prape me nje angazhim te ri me 2011 por edhe kjo eksperience nuk shkoi sic duhet per gustot e mia.

Une nuk arrij dot ta konceptoj nje parti ku te fton kryetari. Per mua, partia o bazohet mbi voten e lire ose eshte e kot dhe nuk ia vlen. Motivet jane te shumta dhe i kemi shprehur plot here.

Atehere, kur nuk pres ftese nga PD, si te shkon ndermend more Lefti qe te pres ftese nga te tjera parti?

po na thuj, o burre, naj gjo nga jeta mondante e alta societa-se se tirones. per ne te largumit qe na qa syni per pak mondanitet te mungum knej nga jemi. c'na fol vetem per politike! ene meksi te kishe qen, prap do ishe lodh. ene ti je mangut per politike ktu.

Rrespekte z. Meksi! I keni qendruar disi larg politikes keto vitet e fundit, por eshte vendimi juaj i lire.

Shoh se ka shume kritizere ketu tek ky forum edhe ndaj jush personalisht, por eshte e thjeshte te flasesh e te akuzosh pas nje ekrani kompjuteri kur je anonim e matane atlantikut.

 

Po ky Meksi (po qe se eshte i verteti) a nuk eshte edhe ai "xhakete e vjeter" si puna e Gramoz Rucit, apo ndoshta i sjell ndonje xhakete te re Selami nga Amerika.

ti e quan veten usta por me dukesh cirak ne fakt smiley

Kete punen e vjetersise e keni shume te lezetshme. A keni menduar ndonjehere qe do te jeni edhe vete te plakur ndonje dite? Apo po ju hyj ne hak duke folur edhe une per temat e juaja dhe te Shqiperise? Ketu ka hapesire per te gjithe, online jemi, pa kosto letre te shtypur. Nqs mendimi im nuk te pelqen mund ta thuash pa problem, une i kam pare parasysh keo aspekte momentin qe flas online me emer.

Pastaj, me jep ndonje emer te riu qe ka ca vlera, qe ka treguar pjekjen politike per te luftuar per vlerat e demokracise. Dhe qe eshte e sigurte qe nuk behet vegel smiley. Si e shoh une ketu ka vend per cdokend qe e perkrah demokracine perendimore dhe vlerat e saja. Por nuk eshte se po mbytemi nga njerez me te tilla vlera dhe hajde vrap te zejme nje vend smiley

Ju e quani qe ne partite shqiptare hyhet me ftese si ne club dhe atehere normal qe une apo te tjere te moshuar ju krijojne problem sepse ju zene vendin. Por mos u rruaj nga une, une po perpiqem per sistem pa ftesa.

Nqs ti ke deshire te hysh pa vlera ne PD, PS apo te tjera sigla, mos u merzit, e ke te garantuar suksesin dhe asnje i moshuar nuk te bezdis dot (ti besoj je fytyre e re ap jo?). Mjafton te lepihesh tek Lideri'!

Me ne fund e leshuan Lefty-n nga koteci dhe ai gjithe qejf nxitoi te hipe maje gardhit dhe te perplase pendet me stil boldist. smiley

Gardhi mire, po mos te jete ndonje gje tjeter thuaj.

ësht i but  xhibol nuk e thotë atë në majë të hurit a plehut si i thonë. 

Më bëhet qejfi Lefty! Të drejt ke shumë vjetërsira ka. Po ka mumje më të vjetër se naltmaidhimi në politikën shqiptare dhe shkaku kryesor i ruajtjes së mumjeve.? (Selami është mumje e fosilizuar.)

Te kenaq peshku per mundesine e gjersise se vales! Kalon tema nga legenlliku i Selos te vlerat e Selos! smiley 

Ne hapat e galdinit, kaq kokebythesa qekan paramilitaret e PD ne peshk sa vertet e shohin si vlere te shtuar kthimin e turpshem te Selos? 

Ke shume te drejte, po te lutem me premto qe do jesh ketu edhe diten qe do shpallen listat e plota te deputeteve e do e thuash kete per te gjitha rastet e ngjashme. 

Per Cacin e ke? Caci se besoj te jape interviste, se nuk eshte aq budall. smiley Caci, si legen qe eshte, do beje pagesen, do marre faturen e do thote faleminderit shume.

E vertete, Selami eshte loq-izu ne USA me sa duket, si Mimoza Ferri etj. 

E kam fjalen vetem per qenien ose jo ne lista, se ajo na prek te gjitheve. Pa intervista edhe Lek Plepi jep ne kete vend. 

Paramilitaret e PD paskan pas tendence mesianike e nuk e paskemi vone re?

Ah na rrofshin shkollat dhe perendimizimi !!! 

Ket rikthimin e Selamit po e perjetojne si The Second Coming of Christ!!!!

Shenja u dha ne Vatikan po ju e keqkuptute si shenje per doreheqjen e Papes, jo mer jo ishte per rikthimin e Selamit!!!

 

e kishte zon tensioni ramen, o pra mo...  ca do mo. gjith socjalistat me infrakt. insuficjenc koronale.

 

 

mo ka ndodhur ndonje gje andej nga selia mo aman?

Lakuric u zhvesh kur beri serumin? 

 

lakuriq me duar ne xhepa ?

toyota crisis and re-birth of a nation (te washington posti neser kjo)

do ishte shume e poshter prej Sales , te bej batute ( sic e ka zakon ai) per tfiktit te Edit, kur ky i fundit s'tha nje cerek llafi kur Sala u pengu ne podium nga "nje gjendje virale.

Po behen llogarite pa hanxhine, flitet per personazhe qe te vjeteruara e rroba te perdorura e riperdorua sikur do sjellin risi. Ajo qe mund te sjelle risi eshte vota e protestes e nje mase te madhe njerezish. Keta ose nuk do votojne ose do gjejne menyren per te votuar AK-ne ne qofte se kjo nuk ben gabimin fatal te nje aleance paraelektorale me qellim ruajtjen e votes. FRD e Bamirzandrit do kenaqet me nje pace me pilaf (nje mandat deputeti per ish presidentin ne Tiron) dhe dhets it. Po u doli ashtu si kot nai teke raki ne Durres me Oketen (ramadon kafsha do thote asiheeeeeeere!) do e marrin, po su doli bereqaves. AK-ja ka shansin te paraqitet me nje liste dinjitoze (pa shume emra me prapashtesa sllave dhe shume te rinj, po shume ama), me nje program te qarte kombetar dhe anti-sistem dhe tu thote robve: ne doni keta qe ju ka q.robt deri me sot bujrum, nese doni nje projekt modern te shtet ndertimit ejani me ne pa dallim krahu politik. Shansin e kane te shkojne mbi 10 % ne rang vendi si Vetevendosja, varet si do jene te zote ta shfrytezojne. Pastaj sa mandate u dalin varet edhe nese do u numerohet vota normalisht apo me tshkelme syni. Gjithsesi nje vote proteste ne minimum 10 % ekziston me apo pa AK-ne.

Ne qofte se edhe kete here loja luhet me mjetet tradicionale (nuk votojne ose nuk u numerohet vota ketyre te protestes) megjithe fitoret taktike te Saliut qe permend Lefti do te duhej ndonje gomarllek i madh i Edushkes qe ti humbe keto zgjedhje. Si psh futja ne liste e Cacit, Gon Dukes, Gjinos, Paskalit te Ashkalise, Tak Borxhliut etj.  Jo e pamundur por megjithe megalomanine e tij nuk mendoj se e ben ket gabim Kryetari. Po e beri ne te semes vafte.

hahahahaha, Berisha po i ferkon shpatullat Selamit dhe i thote..... biri im, me mire vone se kurre....... Kurse Tritan Shehu, po e shef skenen me mallengjim dhe i thote Selos, .... te pata thene se baba nuk, osht dhe aq i keq..... Genci ne prapaskene...... ja erdhe dhe ky legeni per te me zone vendin......me ne thellesi Lul Basha i habit..... po ky kush eshte????.....

ps

Ah mer Ron, mos vdeksh kurrre..... Kjo tablo i shkon me se miri situates se krijuar....

Alidemso, titulli i kesaj pikture eshte "Rikthimi i Djalit Doreleshuar". 

Shife si ka perfundu djali as kepuce nuk ka!!!

smiley

"plangprishes" sikur thame smiley

smiley Rono, mos gabo kaq rende......Se edhe Selami plangprishes ka qene por jo doreleshuar.....

Ku di une i shkreti, e futa ne google translator "prodigal" dhe me doli "dorleshuar" 

smiley "Zyrtarisht" ne shqip eshte perkthyer "plangprishes", pa jo se eshte gabim "doreleshuar".

P.s. Ja kembe "e zbathur" nja gjashtedhjete vjet para Rembrandtit:

Caravaggio - Martirio di San Pietro.jpg

A e tha njeri qe ka qene edhe djale i bukur ky?

Jo ti je e para.

Kjo është fushë e femrave. ç'them dhe unë peshqit femra këtu nuk vlersojnë nga pamja fizike por mentë ment ti ket në vend dhe ti shërbejë vendit dhe popullit.

Bukuria vjen e shkon.smiley

Bukuria vjen e shkon.

...pasuria qendron!

ou?! po pse bukurine kujt t'ia leme ne? ariut? smiley

Po perderisa i kemi marre kafsherine, pse mos t'ia leme bukurine?

M'zure keq!

Fin, se mos ke mendu lergqoftë kte dhe ti :

"Ku ku, i thashë, ça bje në dashni ti me kta djemt’ e bukur, na e nxive jetën me kshi Selamash, Lulash, Pollosh…

Hem! O Belul, ndihme, se e ka futur ne thonjeza Prizri...! smiley

S'eshte pune Beluli ketu jo, kete maksimumi e ka thene Zana! smiley

o finis,  ''po di une  se çbroçkullitsmiley  Prizreni...    ketu te peshku jane bere te gjithe poete, shkrimtare.. seicli shkruan dramen, tragjedine e tij..smiley

 

p.s  per ate ''djale i bukur''   prandaj e kane thirrur, thone..  per ''figure''.smiley

smiley Ciao Ana!

Ja u mor vesh Belul, e paska thene Zana jone.

Kija ropt ku ka arrit deshperimi kur merren figura te skadume e tentohen te riciklohen si rob me vlera. Se dija qe i paskan kaq keq punet. Nejse cado te bejne prape ne byc e kane kete radhe. 

Po pse mer burre tash po e merr vesht.ti...???? Po ne edhe zhvillimin e vendit e kena bazu tek riciklimi i plenave te botes, e jo mo te plenave tona......

Kur ishim te vegjel thoshim kulmi durimit eshte me qeruar orizin me doreza boksi. Po kulmi i deshperimit kush eshte? Me sjell selamin?

Kulmi i deshperimit eshte t'i besh BLLOK 4-5 komentatoreve qe jane pak a shume "PRO" qeverise ketu tek PPU, kurse njerez te "urte" si IDRIZZI & Co kane marre vize SHENGEN tek PPU-ja !

Nuk ju mjaftojne 75 veta qe ja mbeshtesin njeri-tjetrit ne çdo teme qe perben interes ketu

Sa per "deshperimin" e ardhjes se E. Selamit, kjo levizje e PD-se nuk tenton t'i mbushi mendjen njerezve si ti apo si IDRIZZI - per kete te jesh i sigurt e mos e rruni hiç toçin  smiley

E ka thene dhe Naim Cili se plerat jane pasuri. Me duket se Cili eshte ideollogu i PD ne hije!!!

Kur plakesh eshte  nje fat i madh te fillosh jeten politike (riciklimin) nga e para, per  me teper, kur ne amerike eshte bere keq per pune! smiley Kete fat e gjen vetem ne Shqiperi. Filon pune direkt Kryetar Partie! 

Cudi.

Fenomeni djema, eshte per tu studiuar nga politologet dhe psikolloget, se eshte mese e habiteshme, se si njerez qe jane rrahur nga Berisha, bashkohen nje dite me te. Te jete valle i magjikshem Buall Mavria, apo keta duan nje kocke smiley eshte diçka vertet e habiteshme. 

Pjer

Nuk ka burre qe ti kete qendruar afer Berishes e te mos jete c'burreruar! 

 

çdo fushate zgjedhjesh, te gjithe ata qe enden rrugeve te botes, me ndonje dipllome ne xhep; shkojne dhe provojne fatin ne shqiperi, per ndonje post. 

kur nuk fitojne gje, rivijne dhe i kthehen anonimatit te ketejshem perseri. 

ma ha mendja se duhet ta kesh provuar dhe ti, perpara se te beje ate librin famoz. per me teper KY eshte fenomen i vjeter. 

Nuk ma do mendja qe po shkon per nje kocke, po te ishte ashtu do ishte me Bamirin. Ky beson se mund te inxhektoje frymen e tij ne PD.

E ka shpjegu Nicja fenomenin, quhet morali i skllavit (te dobetit). Ma do mendja qe Berisha e percmon pikerisht per kete, pra e sheh si te padenje.

partia e bamirit nuk do te fitoje vota fare, ose shume pak. ky shkon te fitoje NJE POST (kete disa e quajne kocke, disa lloto). 

vetem me pd ose ps, i ka shancet ta fitoje kete postin. siç u tha, pd-ja po humbi zgjedhjet do kete dridhje te themeleve, e nga kjo mund te dobesohet berisha e te perfitoje ndonje tjeter, nga ata qe i rine anash. po fitoje pd-ja ky mund ta kete postin, ose po fitoi vete te zona qe do ta caktojne per kandidat (berati me duket sikur u perfol me lart). po une mendoj se nuk do te arrije te fitoje dot vete, pra mbetet vetem berisha t'i jape diçka, poqese ai fiton, kuptohet.

Berisha nuk ka cfare perfiton nga ky; biles kjo perulesia e zbeh akoma me teper ne sy te zgjedhesve. Ma do mendja qe Berisha e kandidon te 3-tin ne Berat me nje fjale po qe i zoti ta marri mandatin qe PD e parashikon te humbur.

Bamiri ka pas interes dhe i eshte livadhis. Them se mund ta vendoste ne maje te listes.

Me aq sa kam lexuar nga intervistat e Selamit ky ka nje lloj pishmanlliku. Menyra si flet per PD-ne, me nje lloj romantizmi, sikur flet per nje krijese te tijen. Me ka dhene pershtypjen e njeriut qe do te punoje brenda partise dhe jo deputet.

ky nuk ka fryme te tijen,nuk ka pasur kurre.Do te ribejen je jete,e eshte ulur ne paktet qe i ka vendosur Berisha.Ne kete rast humb Berisha,nuk ka asnje leverdime Selamin.Selami ka shume.Amerika nuk ben per te ,eshte medioker ,nuk eshte kompetitiv.Nuk eshte rikualifikuar,nje mizzantropi absolute..depres.e ky do sjelle frymen???ky s'ka vuxhut per vedi.....

imagjino e ka lene gruja. 

kur te le gruja tregon se nuk ke vlera si burre. 

Zana, lexo rrjeshtin tim te fundit se e kam shpjeguar frymen e Selamit. Biles prandaj Berisha e kandidon ne Berat ngaqe vetem myzeqaret mund ta vleresojne kete njeri te urte, te nenshtruar, te civilizuar.

ti bie ne kundershtim me veten (kontradikte). sikur the me duket qe ky kerkon/te te ndryshoje rrymen ne PD. dhe njekohesisht e cileson si te nenshtruar. nje i nenshtruar, nga vete kuptimi i fjales, nuk mund, as mendon, te ndryshoje diçka. i mjafton thela qe i japin, prandaj dhe eshte i nenshtruar. 

gjithashtu ky lloj karakteri i tij, nuk justifikon dot largimin e tij ne usa. i neshtruari nuk leviz sa anej-ketej. ngulet me nje vend, kaq i mjafton se tepermi.

S'ka kontradite . S'ka as aftesi te caje as force karakteri te perballet, prandaj nenshtrohet. Kjo nuk do te thote qe nuk ka deshira, endrra, iluzione. Dhe ne amerike nuk erdhi se kishte ambicje apo guxim, erdhi per te lepire plaget. Nuk ndertoi asgje as per jeten e vete! Disfaten e internalizoi, e perpunoi dhe e ka kthyer ne vlere; pra ai vlereson te qenit i bute, i kompromisit dhe duke enderruar te fuse kete fryme ne parti deshiron qe ai si njeri te vleresohet. Nuk do thjesht nje post ky njeri, do te vleresohet.

"te vleresohen" duan te gjithe shqiptaret, bile te gjithe njerezit, ndryshe nuk do te ishin qenie me MORAL.  

mendoj, bile ti nuk e ke preke kete pike, qe i nenshtruari nuk leviz sa anej-ketej, aq me shume kur ndodhet ne kreun e diçkaje, siç ndodhej ky te kryesia e PD-se. 

gjithashtu mendoj se ben gabim kur barazon te nenshtruarin, me njeriun qe deshton ne jete. nuk ka lidhje mendoj, i nenshtruari eshte i tille, pikerisht qe te mos deshtoje ne jete. si njeri i dobet nuk ka tjeter zgjidhje, veç nenshtrimit.

ps: a e njeh si quhej gruaja e ketij (inicialet me mjaftojne), se me duket e kam kusherire. 

Le t'a studiojne sa te duan, MAKIAVELIST mund t'a njerrin qameti smiley

Edhe i lumte, e tregon gjithnje se eshte 1-sh per te bere koalicione, marreveshje, kompromise, qofte me kundershtaret, qofte me ish-kundershtaret apo rivalet, qofte dhe me djallin po te jete e nevojshme!

Po ata sociologet/analistat, bejne mire t'i keshillojne Edvinit te lexoje njeçike PRINCIN se ndoshta meson dhe mavvrija nja dy gjera nga MJESHTRI SHAHIST i politikes Shqiptare - Ndryshe do thinjet ne Opozite mavrrija smiley

Lefty Naltmaidhimi jot është hajdut  dhe vrasës e sa për makiavelik ësht thjesht vjedhës votash përderisa PD s'ka fituar asnjë palë zgjedhje nga 92. Ti mund të jesh makiavelist a i paftyrë se të intereson e shfrytzon shefin tat hajdut që i pëlqejnë servilat e puthadorët dhe vjedh çer të kapi dora .Të rrofshin masterat që ëndërron se ke.

Po  ç'ke me LefKOPENE o inderuar Prizren . Nga shpellat është per Kohë shpellarësh Flet dhe Shpellarët argumenton .Ti i bo kritikë Leftt me ...yyyyyyy në fund se ka master ? Po Breshkën nxirre sa herë të dush në Asfalt edhe me serë Selenice ,  prape ke ferrat do IKI ...ke Machiaveli smiley

Nejse mo , per LefKOPENE ....Aq sa ke lexuar per Makiavelin mos e harxho ketu . Ruaje per Kuvendin e PD-hit . Po qe per BesLIDHJE Makiaveli u ha Mune Bajraktareve . Japin besen Sot dhe te nesmen qisin sejmenet  me i vra pa dashje ne Gjueti smiley

Sikur nja tre muaj Renge Dengeja dhe 55 e Bariut u moren me nje qe pershkruante " se ENVERI zotrie , na ka dergue ne Spanje me i prue Veprat e Plota te Machiavelit smiley

Oidriz jo se s'kam gjë për zotin por kur të deklaroi solemnisht se ka 3 mastera të marra në unif europiane .

Thashë i lumtë çfar djali bile bile u ngrita nga karrikja .

Kur lexova çfar shkruajti më pas thashë që gënjeu publikisht.

Pasi un i njoh universitetet ktu dhe s'merr dot mastër po nuk qe njeri bile të gdhendin e të bëjnë njeri kur ke kapacitet .

Po mire atehere le te bejme llogari

Mu m'duhet nje Master  qe din me m'kuptue e me m'lavdue tek PPU ..tha Berisha

Jam un tha lefKOPEJA ........ a u be nji Master ketu i nderuar Prizren ? 

Mu m'duhet nje Master qe zberthen Masterin e pare tek PPU ......tha Berisha

Jam une tha LefKOPEJA..... a u bane dy Master ketu i nderuar Prizren ?

 Pse po me shiqon ? A thu se ke tre Master ti ? ... e pyti Berisha kur e pa qe po i shkelqente Fytyra LefKOPESE

Jo jo master , master master ...une dhe Gjimnazin se kam mbaru akoma .Po s'ka me Master se Mu per tye !...e mbylli LefKOPEJA

 

smiley 

Faleminderit qe e njohe vleren e Universiteteve ne Perendim, se Henri Cili vetem ato te Anglise dhe Amerikes njeh - Frances i kishte heq vize edhe pse kishte bere 1 kurs ketu smileysmileysmiley

Masterat i kam, madje ate te nivelit te dyte e kam me lavderim - sapo e ka firmos Dekani smiley

Njerez te ben shkolla ketej, domosdo, por jo te gjithe ata qe t'i quan "njerez" mendojne domosdoshmerisht si ti  ... reflekto pak

Per mendimin tim rikthimi i Selamit eshte gje e mire per PD-ne dhe Shqiperine. Megjithese mbetet per tu pare si ka per tu sjell ne te ardhmen.

nuk do te fitoje dot, dhe do te rikthehet serish ne amerike. 

Ndoshta, ndoshta jo. Mua me duket sikur vjen per tu rikthyer ne krye te PD-s nqs PD-ja humbet zgjedhjet dhe Berisha dorehiqet... Ose te pakten te futet ne gare kunder asaj burrit te pallavramentit dhe atij gruas te bashkise.

ai bashkiaku ket e permbys pa problem fare. aq me shume qe tani eshte duke ngritur tarafin e tij. dmth duke hedhur bazat. 

pastaj berisha nuk besoj se e le partine e tij qe themeloi vete, pa vdek. aq me teper qe kushdo qe do marre pushtetin do te ndeshet me probleme te jashtezakonshme, demokracia ne shqiperi e kaloi kohen me te mire te saj (25 vjet jane ciklet ne shqiperi), tani ajo do te jete ne dekadence (per akoma nja 10 vjet te tjera). nje diktature e re do ta zevendesoje patjeter. diktatorin do ta sjelle ne pushtet RRUGA. pra nuk eshte sala.

Nje nga skenaret e mundshem eshte qe PD te humbase zgjedhjet dhe Berisha te largohet dhe nqs ky skenar ndodh ( dhe jo ai i luftes larg qofte ose afer qofte varet smiley ose rikthimi i Berishes ne opoziten e rruges) atehere PD-ja mbaron si parti, Jozefina nuk gezon respekt ne Shqiperi pervec tek nje pjese e katolikeve te Shkodres. Basha eshte i afte per prapesira vetem po pati nje njeri te fuqishem ti mbuloje krahet, dhe megjithese i pergatitur nuk ka bole per te qene kryetar partie. Ne te dyja rastet PD-ja merr fund komplet, dhe bashke me te rrezikohet demokracia ne Shqiperi. Aty nqs ndodh ky skenar duhet dikush si Selami, Rama (Sh), Meksi. Dy te fundit besoj per shume arsye nuk eshte e mundur, keshtuqe mbetet Selami.

basha eshte tipi qe i ngjan me shume hoxhes ne shqiperi. 

ka disa vite, kujtoja se ky ishte ed rama, por koha nuk me dha te drejte. edi eshte arrivist i vogel. 

kam mendimin se eshte nje figure pozitive dhe une

dakort

+1

Shkurt me q paska ardhe e nderuara lefKOPE me carcaf ..

Babasqapi eshte INTRIGANT Klasi 

Partine e do te "kerleshur " me LeftLeshterik . Ja portreti me i kuptushem qe babsqapi ka pikturue ne keto Kohe ..

Une Jam NJESHI dhe i pavdekshmi 

Une i bej Lajka Bashes me Tiranen .

Jozefpercka me ben lajka mua qe ja kam ca mes permes rrugen e i kam leviz kodrat venit.

Selami me ben lajka mue si i vetmi Legjitim 

Tritani me ben lajka Mue si Njesh i papame

Te tjeret jane boj Gri nga ata qe ha e dhjes cdo mengjes te llooit Pollo , Meksra Dashra , Nokra etj etj  sikar te ngjashem  

Perfundim BERISHA ...Largohet . Shqiperia vazhdon te Vidhet e te perdoret si lavatrice e krimit Nderkombetar . Kocken ua ka hedh . Kush te zjet i ZOTI le ta rrembeje ! LefKOPEJA ...... le te vazhdojne te beje Pejetje me mejtime te mendjes .....po kujdes jo pa pervojen qe ka te ngrenies se Ngjalave si Ngjaleshe e cilesise se Pare smiley

Kjo eshte menyra si e sheh ti ate, dhe si plehre qe je nuk ke si ta shohesh ndryshe: ashtu si do te doje te shihje veten tende, dhunues i te tjereve!

Une nuk e kam pare ndonjehere ne kete menyre dhe prandaj jam i lire sot. Ti meso te flasesh rrugac ordiner, njeri i mbushur me vrer, dhe qe perdor nje hapesire publike per te shfryre mllefin qe ke brenda, jo ndryshe nga ata qe shurrojne cepave neper rruge.

Shpresoj qe pergjegjesi i faqes, Blendi apo dikush tjeter, te editoje pjeset fyese, perlat e tua.

Nje koment peshqeve te ketushem: shume prej jush sot po shtronit pyetjen se si Saliu arrin te manipuloje njerezit e ndryshem qe kane qene ne PD. Por cfare ka te veshtire per te manipuluar nje si Idrizi? Jepi mundesine te shkaterroje kundershtatin e tij (pa ndonje perkufizim te vecante te kundershtarit, mjafton dikush qe s'te pelqen) dhe e ke bere tendin. Shtoji edhe kesaj mundesine e vjedhjes dhe ja ku shpjegohet cdo gje!

Kjo eshte e vjeter, kujtoni historine e syrit te hequr.

saliu e krijoi vete PD-ne. nuk ka nevoje te manipuloje njeri mendoj. ate po ashtu si enver hoxhen e mban ne post BAZA, dmth vegjelia.  per t'ja marre partine sales, duhet vetem DURIM (sa te vije momenti i volitshem). puna eshte se me kete karakteristike nuk eshte i pajis shqiptari i zakonshem. 

durim ne politike (ose fushe tjeter), kane vetem njerezit qe kane ndermend te bejne gjera te medhaja. ata qe terhiqen pas gjerave te vogla (lekut, lluksit, etj) eshte normal qe te mos i qendrojne dot pas saliut, per nje kohe te gjate, se u iken jeta per duresh, ngaqe siç thashe gjera te vogla i tentojne. 

tek ai teksti i kadarese qe solli emigranti, ne fund thoshte : ç'te bej une i ziu qe nuk kam me ke llafos

kjo shpjegon mendoj edhe pse vime ne te pafajshmit tek peshku. nuk kemi me cilin te llafosemi per momentin. edhe meksi si duket po keshtu. sidoqofte ai mbetet diskutant me vlere, si njeri me kulture qe eshte. 

pastaj ti harron qe eksperienca ne shume gjera, eshte dija me e mire. keshtuqe dhe ajo qeveria e pare, nuk kishte eksperience. per me teper i moren gjerat lehte, menduan se kapitalizmi do te instalohej vete, pa u lodh shume. si dhe burrni duhet me shume me shtetezu privatin, sesa me lene pa zot, pronen e shtetit qe provizorisht ke ne ngarkim.

Thuaja Meksit keto se ai Po ankohet Olelel Idrisi , une po ankohem Olele QEVERIA meksi...

Qeveria nuk ishte e Pare ...

Qveria ishte me Magollamane dhe te Paafte , Dengelaxhioj me Portofole . Nuk pati asnje Burre pervec negatives PO Burre ama Berisha .Deri sa i doli Hundeleshi zan caushi .  Asnjehere nuk e degjuam kete Meks edhe kur e shprehu Ligjerisht Berisha ..." kam nje  k/ninister Po Mbledhjet do ja Drejtoj UNE "  Ky eshte thelbi I Qeverise se tij dhe Kultura e tij e nenshtrimit  smiley boll me mbajjte kariken se Berisha e ka Pergjegjesine . Dhe ky mbajti kolltukun e PARAVE per kater VJET si kukull ne dore te Berishes .

Ja vetem per nje argument dhe keshtu zbertheji te GJITHA ato qe thote se ka te njetin mentalitet te Drejtimit te shtetit sikur Humb penalltine se "Portieri e priti "

Na ben me dije se "nuk kishte Ligje per Piramidat " ???? Po nga kush priste ky ti bente LIGJET ? Apo te shpallte gjendjen e Jashtezakoneshme kishte LIGJE ???? Tani na permend 13 e 14 shkurtin ..... Shkurt dhe Prere per ty edhe per ndonje qe ka Iluzione se ka KULTURE si K/Minister .  Ai e di shume mire ku e ka vendin Para Berishes dhe po qe se te ka mik , ta tregon ne Intimitet !

Burra te mire or ti ka ne cdo Kthese Rruge ...ne fshat tone kishte nga nje per shtepi ne treqind familje .

ne princip jam dakort me ty. vetem se mendoj edhe se per burra nuk ka nevoje shume. nje vetem mjafton. pra mendoj se meksi si kryeminister, duke mos qene i pari vendit (siç ta lejon posti sot), nuk ka pse duhej te ishte burre. 

ta kisha une ne dore, do t'ja jepja prap nje qeveri/ministri per drejtim. 

Shiko ...mndimet mund ti administroje si te doje kush te doje .dhe ti komentoje jasht asaj qe eshte nxitur si problem.Jo minister po vure dhe k/minister .na po flasim per cfare BERI dhe Cfare LA .

Per ta kuptuar me mire eshte njesoj si shumica ketu kur tregohet dicka .

Vjen LefKOPEJA dhe tregon se si shkundi arrat me Shkop .Vjen dhe Meksi dhe thote Po zotrie shkopi ka vlere se une e perdor per te rethuar gardhe !

desha me thene qe ne nje shtet presidencial (siç psh eshte franca sot dhe shqiperia ne kohe te berishes president), kryeministri ka vetem çelsat e kulles se barit ne dore.

gjithe francezet me bon sens (gjykim te shendoshe) e kuptojne kaq gje. nuk eshte pra ti kerkosh meksit me shume se çka kish mundesi te realizonte ky. aq me teper qe as qeverine (kolaboratoret e tij pra) nuk e zgjodhi vete po ja krijoi saliu, siç e krijon po ashtu presidenti edhe ketu ne france. (bile ne demokraci e krijojne votat e miletit ne fakt, qeveria e sotme tona eshte fryt koalicionesh, pra pazaresh politike)

dhe si fund, eshte shume me lehte ta drejtosh (e te kesh rezultate pozitive) nje aparat shteteror ne diktature, sesa ne demokraci. 

Vjen LefKOPEJA dhe tregon se si shkundi arrat me Shkop .Vjen dhe Meksi dhe thote Po zotrie shkopi ka vlere se une e perdor per te rethuar gardhe !

smiley

e kam pyt veten: si ka mundesi?

s'ka pse me u sterhollu gjate; polemisti i talentum tek ky njeri eshte i lindur.

Ti nuk ke kulture Qytetare ti mund te keshe nje Tradite Qytetare !

e kupton dallimin, miku im? oponentet e tij jane ca buke bajate qe as pershesh nuk i shtyn dot. nji retorike e shpifme qe ma era mence dhe lata konvikti. zaten pranej u eshte bere Ziko engagement-i kryesor, die Hauptbeschaeftigung, do thoshte gjermoni.

noten.

Ja keni arritur t'ja beni portretin mjaft bukur nje qenie si IDRIZI, i cili vetem urrejtje, mfllef, cmirre dhe vrer nxjerr nga shpella!

Ka jave/muaj te tere qe hakerrehet kunder meje sepse ne syte e tij jam simboli i "Berishizmit" - armiku qe duhet luftuar nga sigurimsi IDRIZ smiley  -  Kujton i gjori se eshte i rendesishem dhe se po e kryen me sukses kryqezaten smiley

T'a marri vesh IDRIZI se une tall opingat ketu ne shumicen e rasteve, do t'i merrte me shume sportivitet komentet por nga menyra si shprehet tregon se eshte i "goditur" i gjori!

Ndaj mos e llogarisni z. Meksi dhe mos ja vini veshin, se e ka ndoshta nga halli korbi. Mund te jete ne nje bled paumé ne USA, ku i duhet 1 ore rruge me makine per te blere buken, e jo me te kete njeri me ke te shkembeje 2 pare muhabet.

Gjith' mllefin qe ka akumuluar edhe kunder jush, duhet t'a kete nga fakti se eshte "debuar" nga Shqiperia per ne Amerike (si Selami ??), gjate ose pas 1997. Ceshtja e Piramidave e paska goditur keqas gjithashtu...

Them se duhet te kete pasur punuar si teknik ndertimi, (inxhinier apo arkitekt do te ishte shume per te), e them kete se e tregoi se kishte dituri te thelluar per "rruget me seren/bitumin e Selenices" smiley

Idrizi duhet te kete mbi 55 vjeç dhe si tip sigurismi qe e tregon veten (hetues i rrepte, kembengules dhe mushke-koke) i perfytyroj keshtu.

PS : IDRIZZO, ke muaj qe ma mban pseudonimin ne goj. Bej pak pushim se te ben mire.

Nuk  me habit kjo menyre  e te shfaqurit te Selamit.I ndoqa mevendje opinionet, gje qe me krijojne pershtypjen se  nuk i perkasin vlerave te selamit aqe se sa nje mentaliteti  te  rrenjosur ne mjedisin politik shqiptar ku  mungon teresisht idealizmi duke  u shfaqur turpshem denatyrimi i  personalitetit.Selami  mundet te sherbeje ketej e ne vijim si  model  i kesaj.

Ky njeri  me keto qe kaleshuar, sikur po don te  na binde se  udhetimi i tij i  gjate  i paska sherbyer per te fituar goxha pervoje te  cilen me nje  vullnet te admirushem eshte  i gatshem te  na e ktheje ne rastin e nje  perzgjedhjeje per tribun te popullit.

  Mirepo ky paska harruar  se ne memorien tone nuk eshte fshire  ai  momenti kur intelektualin Selami, ish figura numur nje e partise,  e perzune me  goxha shkelma ne prapanice.Dhe tani po na ben te gjitheve debila, qe ta  marrim ikjen e tij  ne ekzil, si ne kerkim te formimit dhe arritjes se pervojes se madhem, meqe edhe i ikur aqe larg, gjithenje ka qene  prane  jetes politike, jetes se partise ...nga e cila e perzune.

Ky paska  ndrruar  vetem e vetem klimen dhe asgje nga ato  qe mund ti sherbenin  frymes, mendjes..... dhe  sidomos shpirtit.

  Sot  ai  vjen i ftuar po nga ai NJESH qe e perzuri, vjen si nje qen i rrahur  ne kerkim e plotesim te interesave dhe jo per kontribut  ne eliminimin e tere atyre  mekateve e prapsive po te atij njeshi.Vjen asht  per t`i  bere ATIJ hijen, ... sa te nje huri  gardhi.

Nje hije sa e si  e shume hijeve, te hunjve qe vetem per  hije  jane,  rreth e rreth njeshit.

Ky  do te jete kontributi  i madh i Zotit Selami....Per nje hije me shume

OMG. Selami e paska zene perseri topin nga grika...smiley

Ardhja e Selamit ka vene ne krize me shume emigrantet. Ketu behet parja , mjafton te prekesh pak shkopin magjik te Berishes smiley

i verbri behet lehte mbreti i qorrave, thote ajo shpehja. ata qe vijne ne shqiperi jane te deshtuar ketej. bile nuk mendoj se nisen per te bere pare, por me teper te jene dikush.

vetem juve te atjeshmve iu eshte bo koka pare. bile jeni po ju qe i prishni dhe keta qe vijne nga jashte, fillmisht siç thashe, vetem te jene dikush, e qe perfundojne duke bo pare me thase (se ne rome kercehet si romaket). si ed rama psh.

Ne vendin e qorrave ai me nje sy eshte mbret.

atij me nje sy, une i them CIKLOPIT !

pranej dhe e ndryshova qellimisht ate shprehjen qe po me tregon ti, dhe e cila eshte perkthim nga tjeter gjuhe. se kjo shprehje nuk eshte shqiptare.

Per Problemin konkret shkon shprehj ...Mbi kope Gomeresh Devese i bejne ndere !

Sepse kur e ben krahasimin midis qorrit dhe dysyshit perjashton Trurin . psh lefKOPEJA i ka te dy syte ne raport me shokun Bulo qe lexon me syze . Po halli qe nuk ka mend sa Meksi per Politiken ? Tani cfare i mebetet te jete LefKOPEJA ?

te deshtuarit vijne per emer kurse te aftet vijne per pare. psh Lul Basha ishte truri Umnik , shife ku eshte tani.Vetem femrat e bukura me integritet nuk vijne ketu , ose vijne dhe ikin shpejt. 

ti nuk po kupton qe per te njejtin POTENCIAL (qofte ky fizik, mendor, kulturor, ambicioz, ose mafioz) ben shume me shume pare ketej, se jo per gje, po ka banore me shume dhe po ashtu pasuri shume me shume, se tek ne.

pra te aftet per pare, bejne pare me shume ketej. se jeta eshte arithmetike, jo per gje. 

atje vijne te paaftet per gje te madhe. tek keta futen dhe ata qe nuk duan te lodhen. kerkojne qe thelen edhe pse me te vogel, ta kene pa mundim. si dhe ne shqiperi, behet jete e mire, po te arrith te futesh ne disa rrethe te caktuar. 

ketej jeta eshte bere kudo kot (e merzitshme dhe bosh pa emocione te forta). siç thashe, vetem veprat qe behen me te medha (thjesht nga kushtet e ambientit). ndersa idealja eshte ata qe jane dhe andej dhe ketej, siç jeton kadareja. por per kete duhet te kesh profesion indipendent (shkrimtar ose artist).

 

 

Te zgjut e te shkolluar ne France e ne USA ka shume o shok, ke konkurence shume me te madhe. Ketu edhe te dish anglisht e te ndezesh kompjuterin eshte avantazh i madh... gjerat relative jane smiley

aq me mire qe ka shume, per ate qe do te beje diçka (kjo eshte veshtire te kuptohet ne fakt)

po te jap si shembull nene terezen. nuk ka te varfer ne europe, ne shqiperi ? pse ajo iku pikerisht ne Indi ? po ngaqe pikerisht atje ka shume me teper te varfer dhe ajo me te varferit merrej. 

te njejten llogjike perdore per çdo rast tjeter. per nje afarist, aq me mire qe ketej ka me shume afarista, me shpejt do t'ja kuptojne gjuhen. nje shkrimtar po ashtu, aq me mire per te qe ketej ka me shume shkrimtare, per nje piktor po ashtu, ose inxhinier, etj. 

ai qe eshte ketej inxhinier, nuk vjen te punoje inxhinier ne shqiperi, se ketej jo vetem qe fiton para me shume por edhe zanati tij i jep kenaqsi me shume, se projektet do t'i kete me te medha se atje. kur ky nuk do tani te ushtroje kete profesion, por veç te beje analistin ne TV, ose politikanin ne qeveri ose parlament, atehere shqiperia fillon dhe e tenton gjithnje e me shume. 

zanat per zanat, ketej eshte me mire. tani kur do diçka tjeter kesaj, qe ketej kushtet s'ta lejojne, provohet shqiperia. por edhe atje shkopinj ne rrota do kesh me shumice (filluan qe tani per ket trimin qe po diskutojme ne), nuk eshte bulevard i shtruar.

E vertete...

Ej o cuna ca dmth De Facto?

e ke parasysh De Jure?     - e kunderta!smiley

Belul, pse gabohesh? De Facto nuk perjashton de jure dhe anasjelltas! 

De Facto dmth Jo domosdoshmerisht De jure.smiley

Dmth dhe un mund te behem gazetar duke perdor zhargonin e lagjes. Hallall !

nuk gabohet Beluli jo! sepse 2 termat perdoren gjithnje ne te njejtin kontekst dhe si te tilla, perjashtojne gjithmone njera-tjetren. Dmth. thua mund ta jape ligji po jo praktika, ose anasjelltas. Perndryshe as nuk do ekzistonin si terminologji rrezik

Nai fjale e jashtme qe perdoret ne Shqipri kjo me u tregu i sofistikum?

Cudi, vetem shqiptaro-anglezet iu kane rezistuar ofertave  te PD/PS gjate ketyre viteve.

po se  pjesa ''derrmuese'' juaja  nuk ka identitet te qarte, prandaj...  ngaqe jane  regjistruar si kosovare..smiley

Ja ke fut kot. Ata e kane me mire se edhe kur kthehen nuk u nderpritet asistenca ne Angli. Ku ta dine sigurimet shoqnore atje qe Guximtar Krasniqi osht "deputeti" Pelivon Rehatlliku (perfshirja e fjales deputet ne emer dhe mbiemer ishte komplet e rastesishme)

Ama tregohen me te kujdeshsem dhe nuk mediatizohen shume se helbete ene mund te boji lidhjen ndonje spiun e na denojne pastaj. Sic i ndodhi nje deputeti ne Kosove. 

ka mundesi, ka mundesi!

po personalisht ç'fare shkollimi ke kryer ? se pash ne forume ketu se frengjishten e shkruaje mire edhe pse me ca gabime tek tuk

ps : ende "keshilltar i Presidentit" ?

Na ke zene ngushte Belul,smiley kur 97% true smiley

349 komente per Selamin ne shkurt! Imagjino ca ka per tu bo ketu 2 muaj para zgjedhjeve kur te dalin listat. 

Eduard Selami ose mbetja e fundit e PD-së

ilitr-yzeiri-1-200x300Nga Ilir Yzeiri

Periudha e postdiktaturës është edhe koha e ndërtimit të miteve të reja. Miti është një ligjërim, thotë Rolan Bart te libri i tij “Mitologjitë”, një rrëfim për diçka. Mitologjitë komuniste si “puna vullnetare”, “njeriu i ri”, “heroi pozitiv”, “armiku i klasës” etj. zotëronin thuajse gjithë shenjueshmërinë e jetës sonë në diktaturë. Në këto vite tranzicion janë krijuar mite të reja, por ato të vjetrat gjallojnë gjithsesi dhe, në më të shumtën e rasteve, përcaktojnë sjelljen tonë, emocionet dhe qëndrimet ndaj njëri-tjetrit. Krahas miteve të ashtuquajtura nacionale ekzistojnë edhe mitet surrogato dhe imazhet pa shenjueshmëri të mirëfilltë. Në ndonjë rast ndërtohen mite që mbështeten te kotësia dhe refuzimi i rregullit.

Më ka bërë përshtypje në këtë anë, një police bionde e qarkullimit rrugor që rri zakonisht te Liceu, e cila kishte tërhequr vëmendjen e emisioneve trash të pasditeve dhe asaj i kishin kushtuar madje edhe një portret. Po pse? Ka bërë ndonjë “heroizëm”? Është e rreptë me shoferët? Është model diku? Jo. Ajo nuk bën asgjë. Ajo është thjesht femër dhe bionde, ndërsa unë që e shoh përditë, meqenëse kaloj nga ajo rrugë për shkak se banoj në atë zonë, më është krijuar bindja se nuk ka polic më të parregullt. Kapelen e mban si ata djemtë cuba të ulur deri poshtë syve. Gjithë kohën rri me dy celularë dhe nëse ndalon ndonjë makinë, ajo është makinë të fortësh që bllokojnë trafikun. Unë nuk e kam parë kurrë të ndihmojë trafikun atë police. Mirëpo për median ajo është një personazh. Pse? Pikërisht nga që nuk bën asgjë, por është femër, është bionde dhe sillet pak si “djalë gangster”. Ky devijim socio-psikologjik për të përcaktuar modelet e jetës sonë është tipar i medias në tranzicion që rrëfen ngjarje pa histori ose që tregon histori pa asnjë kuptim dhe pa asnjë mesazh. I vetmi mesazh që përcillet në këtë rast është portreti i topmodeles që rri pas uniformës së policit.

Një tjetër personazh pa shumë histori u kthye këto ditë në vëmendje të publikut. Ai është Eduard Selami. Një pjesë e madhe e opinionit u çudit kur mësoi se Eduard Selami ishte gati ta pranonte ftesën e PD-së për të kandiduar për deputet, pra ishte gati të bëhej një nga numërorët e shumtë të listës së PD-së. Kështu miti i Selamit ra. Po cili ishte ky mit? Miti i Selamit ishte rrëfimi për një politikan të virtytshëm, i cili, pas referendumit për Kushtetutën, ishte larguar nga PD-ja dhe Berisha dhe kishte hequr dorë nga politika aktive duke zgjedhur të emigronte në SHBA, me një fjalë të shikonte punën e vet. Dhe ky rrëfim, pra ky mit, zgjati plot 19 vjet. Befas, pas 19 vjetësh ai është gati të kthehet pa asnjë shpërblim si një numër në atë parti që e përjashtoi atë para 19 vjetësh. Është e drejtë e gjithkujt që të bëjë në jetë atë që i duket më mirë për veten e tij. Ndërkaq, opinioni gjithashtu, ka të drejtë që të rishikojë mitet që ai krijon. Pas kësaj, miti i Selamit si një politikan modern, i urtë, demokrat, që nuk pranon hipokrizinë, që dashuron zgjedhjet e lira, kampion i ëndrrës së studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa, gjithë ky mit bie dhe ai bëhet si ajo policja rrugore që rri te Rruga e Elbasanit, jo si model i rregullit dhe i detyrës, por si e kundërta e saj, si një mbetje e ankthit tonë për ekzibiocionizëm, si një tentativë për t’u dukur ndryshe dhe për të bërë efekt mbi turmën. Eduard Selami rrëzoi gjithë historinë e tij dhe la vetëm imazhin e një mbetjeje, e një njolle të largët. Tani ai është një nga Tritanët e shumtë që popullojnë PD-në. Halekum Selam!

Halekum Selam!

smiley jo po Selam alekum! 

Shkrim i bukur! 

Shkrim idiot

e vertet, shkrim shume i ulet. mundohen disa te bejne antikonformistin por me kot e kane

eshte bjonde dhe femer...lol

Ma shpjego pak ca dmth bjonde dhe femer se nuk po t'kuptoj.

bjonde, femer dhe police. thelbi i qenies eshte tek cilesori mesitsmiley

syri ja kap njerzve se pikerisht eshte police bjonde. as ne france nuk sheh police bjonde, imagjino ne shqiperi. (bjondet ketej i mbajne shefat per sekretare zyre, nuk i qisin ne udhekryq. por ajo mund te jete po ashtu bjonde fallco) 

por ne te njejten kohe nuk kupton as suksesin e saj, qe e ka pikerisht prej kesaj RRALLESISE se llojit te saj. eshte bjonde dhe police trafiku. pse kushton floriri ? ngaqe eshte i rralle dhe bjond. ta kap syni mnjf.

kjo tregon po ashtu dhe qe robi analisto-gazetar nuk eshte shume i mprehte. dhe zakonisht rob te tille, kur ndermarrin nje aksion, perftojne pothuaj gjithnje rezultat te kundert me deshiren fillestare te tyre. pra ky artikulli i tij kritikues ngaj Selamit, do t'i beje me mire ketij sesa keq.

 eshte bjonde dhe femer

Nuk e thote ashtu  por : "Ajo është thjesht femër dhe bionde" mos e shtrembero kuptimin! smiley 

Po kush eshte kuptimi?

nepermjet ketij shembullit ai kerkon te thote qe suksesin si police ajo e ka prej faktit fizik qe eshte bjonde dhe jo se punon me mire nga te tjeret kolege te saj. 

eshte fjala per kuptimin e gramatikes

eshte bjonde dhe femer

Kur thuhet :

 eshte bjonde, kuptohet qe eshte femer 

nuk eshte nevoja me thene "dhe femer". 

Ndersa kur thuhet eshte femer bjonde, brune, kuqe, e zeze ..eshte cilesim normal...kuptove?smiley

Ok kuptova. Kujtova se ju po flisnit per ndonje femer idiote por ju po flisni per i femer seksi qe e bo punen me gjoks dhe byth.

mire mer mire, po portreti ne profil te lashte grek i yzeirit pse duhet von me patjeter? apo meqe vune beketin, pse jo edhe kte?

eshte çeshtje stili. ajo DHE-ja perpara mund te behet dhe me tregu, qe nje bjonde femer nuk eshte njesoj me nje bjond mashkull. pra me nje fjali shpjegon me shume, ose le te kuptohet me shume. aq me shume qe eshte artikull kritik, dhe jo thjesht langazh informativ. 

se te jete ashtu si thu ti, kur themi bjonde (brune, kuqalashe, zezake, ose tjeter), nuk ka nevoje fare te shtojme femer pas se kuptohet. smiley

Më ka bërë përshtypje në këtë anë, një police bionde e qarkullimit rrugor që rri zakonisht te Liceu, e cila kishte tërhequr vëmendjen e emisioneve trash të pasditeve dhe asaj i kishin kushtuar madje edhe një portret. Po pse? Ka bërë ndonjë “heroizëm”? Është e rreptë me shoferët? Është model diku?

 

..mu kujtua estrada e durrsit, me fadil hasen, qe kishte bo nje  mromje te modhe, me haeng te modh per trenistin qe kishte sjell trenin ne orar, fiks!  i kishin dhene fleta-lavderimi pa mas! smiley

Ska ndrysho metoda fare per me shume se gjysem shekulli, (bisht qeni)

ca skuthash paskeni qene mer, mire ndonje koment tek tuk po biseden ne bllok? car thashe kesaj rradhe qe duhesh fshire? 

He mo Blendo per cfar ste erdhi mire?

Akoma se kapi 500 - shen kjo ?

Po flitet dhe per nje rikthim te Takut me Zogajn tek PD -ja .

Po keta qe permende kane gra? smiley

Ndoshta Eduardi eshte kthyer per te rifituar gruan. Ahhh kjo Amerika, mire te pasur qe nuk te ben, por te ndan edhe nga grate, edhe nga politika shqiptare.

Tek tema tjeter, cfare eshte per ju Amerika? Pergjigja eshte. Kuceder me dy koka. smiley

jane ndare plot ne france. nuk eshte amerika pra qe i ndan. 

sa mesojne gjuhen, dhe gjuhen nga ndonje i jashtem, grate e lejne shqiptarin, ngaqe thjesht i huaji u ofron pergjithesisht me shume.  atehere shkohet ne shqiperi dhe gjehet ndonje çike tjeter, qe s'di gjuhen e venit. pas ikjes se kesaj, prap atje per te gjet nje tjeter e keshtu me rradhe.

ose merret nje e huaj, per ti rene me thjesht.

Po pse nuk ja u digjni fjaloret grave o Kurreshtare???

s'kam pa ndonje gru ta mesoj gjuhen me fjalor. ka jotja ?

e imja ka qe ne 2002 ne Amerike.

Po mir mos i coni neper shkolla grate qe keshtu mos ta mesojne gjuhen dhe qe rrjedhimisht mos tju a gjuajne francezet. 

une vete jam ne rregull ne fakt. po takova njehere dike qe nuk e njihja dhe ne fakt as e njoha shume, kish nje jave qe flinte ne lulishte, nuk paguante qirane dhe kish lene punen, ngaqe gruja qe mori nga shqiperia dhe pasi bene nje femije (8 vjeç kur ndodhi divorci) e la dhe iku te jetoje me shefin e saj te punes, qe kishte po ashtu divorcuar nje here me duket. djali i tregonte ketij dhe qe francezi e rrihte. ndersa ky thoshte s'kam vene dore kurre mbi te, e kisha si driten e syve. 

i thashe : blidh veten, kthehu ne shtepi, shko ne shqiperi dhe gjej nje tjeter. me duket se keshtu beri, pasi me kane thene qe ka filluar serish pune. une nuk e kam takuar me.

personalisht mendoj se shume burra nuk meritojne te kene gra. problemi eshte qe haremet ndalohen (dmth qe keto grate t'i kete njeri vetem, ai qe e meriton), dhe duhet pra tu japim te tereve nga nje gru edhe pse se meritojne hiç.

i them keto, se ka mundesi dhe qe ky Selami te vije ne shqiperi vetem per te gjet gru tjeter, e te tere frikesohen se mos u merr pushtetin. ose me nje gur dy zoq.

Kurreshtaro me fal daku. Mos ke pi icik? Ca ngaterron or dak? Pe njonin ti qe e kishte lon gruja? Po pse ne shqiperi se le gruja burrin? E le vetem kur mson gjuhe te huja? smiley Po burrat pse nuk meritojne te kene gra? Apo je dakord me lgbtq-ne ti qe burrat me burra e femrat ne femra? Pupupu do kesh noi trraum se ska mundesi qe ke keto menime.

llafin ta kisha burrat qe i le gruja nuk e meritojne kete. ndryshe nuk te le gruja, nuk eshte budallaqe. njof njonin qe gruja jo vetem qe nuk i shkon mendia ta lere, por i gjen dhe "dashnore". ky o burre !

ps : kur vdiq picasso ish gruja dhe nje nip vrane veten nga hidherimi. imagjino ça burri tjetri.

La migliore insegnante ,è la bocca dell' amante...me nje fjale ,mesuesja me e mire per nje gjuhe te huaj eshte goja e dashnores-it..smiley

Cfare grashe ,une skam permend gra ne ate koment Ketlina ,se mor vesht pse jeni pergjigj tek une .

Brad për Ketlin  njëri është i martuar dhe tjetri i pamartuar asnjëher po jo murg. 

na fal brad, po lexova komentet me lart dhe thoshin qe Eduardin e ka lene gruaja, dhe une gjeta rastin u shpreha tek ty si mik virtual te mire qe te kam. Te tjeret pastaj tregojne historira nga emigracioni. smiley

PD-ja eshte shnderuarne  nje klan mafjoz qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine dhe shtetin ligjor. E si mund te kontriboje Selami ne kete rast kur vete nuk ben pjese ne kete klan? Kete person ose e ka "detyruar" CIA per tu infiltruar ne PD ose ka rjedhur! Te dyja jane te mundeshme pasi per momentin nuk kam ndonje informacion qe te vertetoje hamendesimin e pare, pra qe te jete CIA ajo qe e dergon. 

E ka dergu KGB-ja. I shiti i makine Putinit ky Eduardi dhe u bone miq. E keshtu lidhen kto pune mor kac myftari

Selami i këndon PD-së:

PD

Degjo mor yll dhe nese vdes e jotja jam e jotja do te mbes kur te kesh tjetren nganjeher dhe me kujto ska gje dhe pse ti nuk me do oh ohhh

Selami:

Degjo moj zemer edhe nese vdes i joti jam i joti un do mbes kur tjesh pa mu nganjer dhe me kujto sepse kjo zemer ty te do oh ohhhhhhh

PD

E embel si karamele isha un per ty o xhan fjalet e zemres si harove se as vdekja nuk na ndan jeta ime vdekja ime un pa ty jo nuk jeton frymen e fundit ta dhurova se te dashuroj

Selami

E embel si karamele ishe ti per mua xhan fjalet e zemres si harova se as vdekja nuk na ndan jeta ime vdekja ime un pa ty jo nuk jetoj frym e fundit ta dhurova se te dashuroj

PD

Keto qe them jan fjal te verteta pa ty i dashur nuk me duhet jeta do vij nje dit kur per mua do qash si nje lot ne sy do te me mbash ah ahhh

Selami

Keto qe thua jan fjal te verteta pa ty e dashur nuk me duhet jeta do vij nje dit kur per ty un do te qaj si lot ne sy un do te mbaj ahhhhh ahhhh

 

Pas largimit tuaj, keni bërë thirrje që të tjerët të mos largohen?

bravo Edi ,ikon ke per te mbete tane jeten.... zoti qofte me ju.

"...Perpara .. o burra,  se u piu pisua, qe do me pije mua !

.....Ma ftoni Selamin, me selam nga mua !

Ta njomi  dhe ai,... mbase gjen dhe  ...grua !

I  thoni , ...e kam dashur  dhe prape do ta dua !

    Dhe Selami i ikur, shume u mendua

    Kur me fton Ai,  perse te mos dua ?

    Te  flak ç`me ka stisur, i hedh ne ..perrua!

   Se  do flas mileti,..... ç`pune me prish mua ?

      

smiley  Grava, ti e ke bere?

E pashe intervisten! Mu duk mediokre! Dihet gjeresisht qe epoka postberisha do jete per Pd-ne te pakten interesante! Shume jane ata qe kerkojne te jene percaktues ne vendimarrjen postberisha por dhe per pjesemarrdhjen ne grupet e caktuara te interesit qe do jene aktive ne periudhen perkatese. Nga ana tjeter Berisha pervec ushtareve te devotshem qe mbine nga askund ( e qe i beri drejtora, ministra apo deri dhe president) ka nevoje per rifreskim. Ai e ndjen qe makiazh duhet bere me njerez sa me afer qendrimeve te Shba. Selami vjen si karte e "re" por ne fakt eshte e konsumuar mbi 15 vjet me pare..! Ka interes kjo fushate, populizem ne maksimum, si dhe absurd..!Gjitha keto falas, ee...

Flm o Zot per fatin qe na dhe...!   

intervisten e pash dhe un tek opinioni, po sejcili ka pikepamjen e tij. Nje anetar i forumit tha me vend se fjalimi i tij ishte i qete dhe i moderuar, ka nevoje politika shqiptare per njerez te tille.

ca ka bo Selami ne amerik per 18 vjet bre? 

Dikur Eduardi  ka qene flori djale dhe shpresoj te kete ngele po ai, pavaresisht ketij kercimit te fundit.

edhe sikur qelibar te kete qene karakteri i tij, fakti qe ju bashku prape sales, e kompromenton.
Vec nqse eshte kthy per t'ja heq freret e PDse nga dora po mas 18 vitesh, ky eshte bast i humbur

Sula: Eduard Selami, kandidat në Tiranë ose Elbasan, e ftoi Berisha

Nga: VALENTINA MADANI  

 Eduard Selami, kandidat në Tiranë ose Elbasan, e ftoi BerishaDeputeti i Partisë Demokratike, i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula mirëpret rikthimin e ish-kreut të PD-së, Eduart Selami, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë parti. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Sula gjykon se Selami mund të kandidojë për deputet në Tiranë ashtu edhe në qarkun e Elbasanit, me besimin se ai do të shtojë votat e së djathtës. Megjithatë ai nuk ngurron t'i japë atij edhe një "këshillë", që rikthimin në parti ta nisë me kontaktet e strukturave të PD-së dhe më pas përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë.

Z.Sula, çfarë përbën për PD-në rikthimi në politikë i ish-kreut të saj Eduart Selami?

Rikthimi në jetën politike aktive të z.Selami është një lajm i mirë dhe për PD-në është një vlerë e shtuar. Këtu kam parasysh kontributin e z.Selami në lëvizjen e dhjetorit '90 si një ndër protagonistët e asaj lëvizjeje, si dhe kontributet e pas viteve '90. Por ka një periudhë të gjatë që z.Selami është shkëputur nga politika aktive, megjithatë duhet vlerësuar maksimalisht integriteti i tij, jo si një pjesë e figurave politike, të cilat u rritën në PD në vitet e para dhe u shkëputën duke krijuar parti të tjera. Megjithatë koha tregoi dhe do ta tregojë edhe në vijimësi se shtëpia e vetme e të djathtës është PD-ja. Selami nuk e bëri një gabim të tillë, po i qëndroi besnik linjës së PD-së. Edhe në daljet e tij publike ka shpjeguar se mbetet simpatizant dhe veprimtar i PD-së, ndoshta jo aktiv sa duhet, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por që i njihet kontributi që ka dhënë në këtë parti vite më parë. Selami vazhdon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, një fakt domethënës që duhet vlerësuar maksimalisht. Atij i njihen meritat, ndaj është i mirëpritur në PD. Z.Berisha e ka pasur z.Selami ndër bashkëpunëtorët më të afërt në vitet e para të lindjes dhe PD-së dhe ai nuk e ka atemuar asnjëherë, përkundrazi, e ka vlerësuar z.Selami. Madje z.Berisha, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte, i ka krijuar z.Selami mundësinë që të vijë të përfshihet sërish në jetën aktive politike të PD-së, por ka qenë zgjedhje e z.Selami që të qëndrojë larg përgjatë këtyre viteve duke preferuar tani rikthimin në PD. Unë personalisht kam njohje të hershme me z.Selami, që nga viti 1987. Në atë kohë ai ka qenë pedagog në Fakultetin e Drejtësisë e Filozofisë dhe sigurisht në marrëdhëniet që kemi pasur si student dhe pedagog, kemi pasur njohje, ndaj e vlerësoj maksimalisht figurën e z.Selami, edhe për rolin e tij në rrëzimin e diktaturës. Ai iu bashkua lëvizjes studentore që në momentin e parë të saj, duke u shndërruar në një figurë të rëndësishme të PD-së, si kryetar i saj. Pavarësisht tërheqjes dhe distancës për një kohë të gjatë nga PD-ja, Eduart Selami mbetet një figurë e vlerësuar dhe me kontribut të pamohueshëm në Partinë Demokratike.

Në çfarë pozicioni e shikoni Eduart Selamin në PD; duhet ta nisë me strukturat e PD-së apo përfshirje direkte në listën për deputetët?

Unë nuk e shikoj në gjëra konkrete, në listë deputetësh apo gjëkundi tjetër. Jemi në muajin shkurt dhe sipas deklaratave të z.Selami, do të ishte mirë që nga dita e sotme z.Selami të jetë një person aktiv pranë strukturave të PD-së, që të njihej me dinamizmin e partisë, por sigurisht edhe me strukturat e larta të PD-së, të cilët mund ta njohin me situatën aktuale.

Megjithatë, z.Selami la të kuptohej se është i gatshëm për të konkurruar si deputet më 23 qershor…

Çështja e listave i takon kreut Berisha, forumeve të PD-së, kryesisë së PD-së.

Z.Selami është me origjinë nga Librazhdi, zonë e cila i përket qarkut të Elbasanit, deputet i të cilit jeni edhe ju. Gjykoni që kandidimi i tij të bëhet pikërisht në këtë qark?

Shumë sinqerisht e deklaroj se listat për deputetë nuk janë monopol i asnjë deputeti, kushdo qoftë ai, edhe me dy apo me tri mandate. Ky vendim i përket kryesisë së PD-së, e cila gjykon për performancën e kandidatëve që do të jenë pjesë e listës për deputetë. Absolutisht nuk kam asgjë kundër dhe kontributi i z.Selami mund të jetë edhe në Tiranë, por mund të jetë edhe në Elbasan apo në ndonjë qark tjetër. Por e padiskutueshme është që z.Selami është një vlerë e shtuar në PD, që do të ndikojë pozitivisht në mbledhjen e votave të së djathtës.

Kush janë ata që e mirëpresin konkretisht z.Selami në PD?

Z.Selami mirëpritet nga demokratët e parë të lëvizjes së dhjetorit, por edhe të gjithë demokratët e tjerë të cilët e kanë vlerësuar sërish. PD-ja pas vitit '97 ka qenë totalisht e hapur dhe kjo është një meritë padyshim e z.Berisha si kryetar i PD-së, si një person që mbajti gjallë, fuqishëm PD-në, e cila në vitin '97 ka qenë në momentet më të vështira, por të mos harrojmë që nga viti 2001 e këtej kemi pasur prurje të reja, kemi pasur një ndërthurje të figurave qëndrestare, por ka vazhduar edhe me prurje të reja, si z.Basha, z.Bumçi, znj.Bregu etj., të cilat brenda PD-së jetojnë si një familje e madhe.

A duhet të ndryshojë grupi aktual i deputetëve të PD-së?

Absolutisht unë nuk jam për radikalizëm, për një ndryshim rrënjësor të PD-së, pasi brenda grupit parlamentar ka figura të nderuara, që kanë një kontribut politik në zonat nga kanë dalë deputetë. Megjithatë gjithmonë pas një mandati ka nevojë për një rifreskim të listave, për ata deputetë që nuk kanë shfaqur një performancë pozitive gjatë 4 viteve të të qenurit të tyre deputet.

Mbi çfarë kriteresh duhet të zgjidhen kandidatët për deputetë?

Kriteri i parë dhe kryesor duhet të jetë kriteri i moralit politik, moralit si individ të kandidatit, në kuptimin e ndershmërisë në të gjitha aspektet, të jenë njerëz të papërfolur në zonat e tyre respektive. Në fund të fundit janë baza, strukturat e partisë ata që njohin në mënyrë të drejtpërdrejtë njerëzit që pretendojnë apo që zgjidhen si kandidatë për deputetë, nëse këta persona nuk janë njerëz të ndershëm, të përkushtuar, njerëz që kanë punuar fuqishëm gjatë këtyre katër viteve. Unë nuk do ta konsideroja kurrsesi vlerë, që vetëm 2 apo 3 muajt e fundit, një deputet apo një figurë politike të qaset afër zgjedhësve. Zgjedhjet nuk fitohen në mënyrë absolute, duke qëndruar pranë zonave elektorale vetëm 2 apo 3 muaj.

Ka shumë deputetë të PD-së që takojnë elektoratin vetëm dy muaj para zgjedhjeve?

Besoj që ka deputetë të cilët përgjatë katër viteve kanë shkuar shumë rrallë në zonat e tyre zgjedhore. Këta deputetë mund të jenë të paktë, por që gjithsesi ka deputetë të tillë, që kontributi i tyre pranë qytetarëve apo strukturave të partisë nuk ka qenë shumë i madh. Unë e vlerësoj maksimalisht këtë, ndaj e ndjej një obligim qëndrimin pranë qytetarëve, të cilëve ne u kërkojmë votën sa herë që ka zgjedhje dhe më pas t'i harrojmë pasi na e kanë dhënë votën. Mendoj se kjo është e pafalshme për secilin individ apo secilën forcë politike.

Duhet të zëvendësohet kjo kategori deputetësh?

Sigurisht që këta deputetë duhet të zëvendësohen dhe kjo është mëse normale. Nuk jam për atë që, duhet të jetë shkëndija apo zilja e z.Berisha ajo që duhet t'i nxisë dhe të tregojë rrugët dhe detyrat që duhet të bëjë secili deputet. Ne që sot jemi aktualisht deputetë ose ata që do të jenë nesër në lista dhe do të përfaqësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë në qarqet respektive, sigurisht që duhet të jenë njerëz të përkushtuar, njerëz të ndershëm, që u qëndrojnë afër qytetarëve dhe strukturave të PD-së që i kanë zgjedhur. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ky është morali që duhet ta udhëheqë çdo politikan.

Është e përgatitur PD-ja të fitojë edhe pa LSI-në më 23 qershor?

Unë nuk e them për një moment politik apo për një nxitje politike, por e them sepse këtë e kam bindje, se PD-ja ka të gjitha shanset që të fitojë një mandat të tretë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm me listat e përfaqësuesve për deputetë. Duhet t'u tregojmë qytetarëve që ne jemi më të mirët, jemi ata që do t'i çojmë përpara reformat në këtë vend, të cilat janë shumë të domosdoshme. Pavarësisht se përballë nesh kemi një opozitë bllokuese që mban peng statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, unë besoj se PD-ja është shumë pranë fitores së mandatit të tretë. Sa i përket koalicionit me LSI-në, ai veçse shton rezultatin pozitiv të koalicionit qeverisës më 23 qershor. Jam i bindur se ky koalicion do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe në çdo rast PD-ja është e përgatitur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Nëse fitorja e PD-së do të varej nga votat e FRD-së më 23 qershor, a do të bënit aleancë për hir të një mandati të tretë qeverisës?

Kam bindjen e plotë se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi për koalicion me FRD-në pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë e kam bindje absolute dhe të jeni të sigurtë që FRD-ja, ndryshe nga ç'është trumbetuar dhe krejt ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim apo ndonjë tjetër forcë politike, do të radhitet tek partitë me përqindje të vogël politike. Këto përqindje besoj se nuk do të jenë shumë të rëndësishme. Gjithsesi mendoj se FRD-ja ka marrë pozicionin e saj, që të jetë pranë PS-së. Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të saj se nuk do të ketë aleancë me dy partitë e mëdha, PD-në dhe PS-në, jam i sigurt se 'de facto' ata janë në koalicion me PS-në.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

 

smiley

Dashnor Sula

smiley

Ky qe hyn tek fusha e futbollit t´Peqinit me pistolete "loder"

 

Me pelqen shume kemisha qe ka vesh! E tregon shume.........deputet Peqini

smiley
Looool smiley

O te dhjefsha hollivudin. O ca shqipnije qe osht, gjith bojna.

Kulmi eshte se ky bo te fortin! A me kupto? ky qe eshte si gozhde e riperdorme. Ky eshte ai qe bo presion...

Gozhde e shtremnume nga nxjerrja me sqepar qe e drejto prap me kujdes me cekic? Asiher sbohet sic ka qen. Interesant.

desha me thon "gozhd jevgu", po pastaj u pendova, se mos ofendoja gozhden e jevgut, se gozhda jevgut man lidh binaret smiley

Mu me knoq ky Lefti, se i nxjerr kto kamikazet kshu per propagand, a thu se i bo nder kauzes se vet. smiley

O Kazono e ke shume gabim! Ai i bo shume pune kauzes se vet se ata qe e mbeshtesin ate kauze kaq e kane nivelin.

vari me trapin me gjithe selam..... kujt i plasi se erdhi selami.... as ka gje ne dore fare, lajm doishte po te bote noi gjo ndryshe, ai vajti iu ul sales n'proon ( ne preher) ca ndryshon ? asgje

kush fiton nga kjo? 

selami. jo. ai humbet kredo por fiton nje mandat deputeti

sala nuk fiton as edhe nje vote me selamin me shume

nje here nuk dihet  a e kandidon Sala....do me pa se si reagon elektorati me shfaqjen e fantazmes se Selamit.Me sa mora vesh ,nuk kandidohet....Leverdia eshte vetem dhe vetem e Eduardit....nga hiç,rrezik pa pune ne Amerike me u ba deputet e ma shume ne Albanie...ne kete pike me mire Sala te kandidojne Pjerin ,te pakten votat e PPU i ka ,apo Pjer tash asht toke e xanun ,na e mori Topi...Po Pjer me duket se eshte kristian ...!!Si do shkojne dakort me integralistet??

E kam taku para shume vjetesh kete ne Bronx.

Pa e njoft me perpara, mrena dy minutave ne muhabet me thote ne "konfidence" : 

Une i rri larg shqiptareve! smiley

Bo hesap tani! 

 

T'i rrish larg Shqiptareve per ata qe jane jashte nuk eshte domosdoshmerisht nje gje e keqe! ka lloj-lloj ketej dhe intelektualet e mirefillte s'mund ti lejojne vetes te perzihen me disa qe prsh pijne kafen dhe sjellin paguren e rakise ne xhep te palltos ne klub; do ishte ulje per njerez si ai

Haha, ashtu?

Noshta, por kur ket' ja trego tjetrit pa e njoft, si me i thone, mu nuk me pelqen te mbaj qen ne shtepi, merr tjeter kuptim sidomos kur je/ishe/do bohesh sherbtor publik i ketyne shqiptarve (ose qenve, respektivisht).

Mu, si shqiptar, mu duk absurde,sidomos, po e perseris, qe as e njifsha dhe as me njifte!

Po noshta, jo t'gjithve i duket gjo e keqe!

Elita pra, elita!

Nejse, tmerre me te mdhoja kane thone aspirante per zyre ne Shqipni dhe gjo nuk i ka honger ke byca!

Ca jo shume kohe meperpara!

 

Me se fundi le ta kuptojme se ky vjen te jape mend , gjoja, kur e kane lene mend e veta.
Dhe qe duhet ta kuptojme mire fare se...... vjen per te marre dhe jo te japi .....gjekafshe

E di qe i ke ron pikes per kete Selamin, zana.

Eduard Selami kandidat i PD për kryeministër, Berisha në vend të Nishanit ?

 

  Eduard Selami kandidat i PD për kryeministër, Berisha në vend të Nishanit?   

Adriatik Doçi - Gazeta "Sot'

 

Rikthimi i Selamit hap lojë të re në politikën shqiptare

 

Eduard Selami, i njohur si njeriu i amerikanëve dhe një ndër figurat më emblematike me profil të moderuar të së djathtës, turbullon ujërat e politikës shqiptare në vigjilje të zgjedhjeve të 2013. Teksa opozita dhe mazhoranca po bëjnë kalkulimet e fundit për pushtet, ardhja e Eduard Selamit pas 18 vitesh në Tiranë pritet të pasohet me surpriza të tjera. Pas rikthimit të beftë të Eduard Selamit në Partisë Demokratike, duket se nuk fshihet thjeshtë një përpjekje e kryeministrit Berisha për të shpëtuar imazhin e rrënuar nga korrupsioni, 21 Janari apo Gërdeci, as një makiazh i domosdoshëm për qeverinë, për t’u prezantuar me një fytyrë të re në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit. Në rrethet e politikës dhe në korridoret e partive, rikthimi i Eduard Selamit në gjirin e Partisë Demokratike po lexohet si një mision i kryeministrit Berisha për të hapur një lojë të re në politikën shqiptare.

I vetëdijshëm për mundësitë e pakta për të marrë një mandat të tretë qeverisës pa shkaktuar trazira, Berisha rikthen Eduard Selamin për të bërë një rokadë në politikën shqiptare. Sipas burimeve, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, mund të jetë kandidatura e PD për kryeministër pas zgjedhjeve të 2013. Edhe pse në pamje të parë Berisha duket i pandashëm me karrigen e kryeministrit, Selami shihet si një figurë përbashkuese e politikës. Selami njihet si një politikan modern, properëndimor, i drejtpërdrejtë, konsensual dhe përfaqësues i lëvizjes së studentëve për një Shqipëri si gjithë Europa. Ndaj, Selami kryeministër mund të rikthente paqen në politikën shqiptare. Po sipas këtij varianti, Berisha mund ta mbyllë karrierën e tij duke marrë postin e Presidentit të Republikës. Kreu aktual i shtetit, Bujar Nishani, është fizikisht i sëmurë dhe i pamundur për ta mbyllur mandatin presidencial. Shpjegimet e tij se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në një enë gjaku nuk mund të shpjegojnë paralizën e dorës dhe këmbës së majtë, çka e bën të dyshimtë gjithë historinë e përzgjedhjes.

Nga ana tjetër, sëmundja justifikon largimin e tij dhe katapultimin e Berishës në krye të shtetit. Ndërkaq, ardhja e Selamit, po lexohet edhe si një sinjal i amerikanëve, për t’i hapur rrugë Berishës për një mandat të tretë qeverisës. Selami është dhe ka qenë pikë referimi i raporteve të qeverisë Berisha me SHBA. Por, a mund të jetë kjo një strategji amerikane për të ricikluar Berishën në pushtet në 23 Qershor dhe për të mbyllur misionin e tij me tezat nacionaliste? Kjo mbetet për t’u parë.

Misioni i Selamit

Misioni i kthimit të Eduard Selamit nuk mbaron këtu. Rikthimi i Selamit pas 18 vitesh në PD kurorëzon misionin e kryeministrit Berisha për bashkimin e së djathtës shqiptare, proces i cili ka nisur që në vitin 2005. Kryeministri Berisha rehabilitoi në PD armiq të përbetuar të tij dhe parti të lindura në gjirin e PD si pasojë e reaksioneve të brendshme. Berisha riktheu Arben Imamin, Tritan Shehun etj. Afroi partinë e Neritan Cekës, partinë e Genc Pollos, partinë e Teodor Laços etj. Në këtë kuadër, rikthimi i Selamit pritet të zbusë marrëdhëniet me Bamir Topin si dhe me polin e tretë. Siç dihet, Topi dhe Selami janë miq të vjetër. Madje ky i fundit i ka bërë Selamit një pritje të veçantë në Presidencë vitin e kaluar.

A keni ndonje koment z. Meksi ? Ka gjera "reale" apo "te mundshme" ne kete shkrim sipas jush ?

Lefto, ca bo mer plak? Po bo diversion te partia jote? smiley E para Sala nuk shkulet kurre ne bote nga aty po ja e zeme se do ja lika kryeministrin Eduardit, po Basha ku do perfundoje? Apo e dogjen si karte? smiley

Patek , ky gazetari nuk shtiu fall apo jo , as nuk po hamendeson , Berisha merr Presidencen pas zgjedhjeve kjo dihej me kohe.

Pse paske zgjedh ti besosh pikerisht ketij gazetari? Ti besoj e di shume mire qe bashkia ju dha Bashes per ta fuqizu ekonomikisht, qe te kishte bythe neser te behej kryeminister. Nese ndodh kjo qe thote gazetari i bie qe "pasardhesi" u dogj. Plus lobet brenda Pd-se ndryshojne thellesisht nese vjen  Selami. Rifuqizohen lobet qe ja ka marr palcen "kunati"

Nuk kam zgjedh fare ti besoj ketij gazetarit se e dija qe loja do tu hapte keto jave , por me thene te drejten une prisja qe lojen ta hapte Koha Jone ose Klani .

Me teper mua me habit qe eshte hap loja pa emrin e Bashes brenda. Kjo eshte pjesa me interesante. Gjithsesi presim te hapet loja nga burimet "zyrtare" ta shohim tamam ket pune. Megjithate per mendimin tim jane djeg te gjithe figurat, Eduardi eshte i vetmi qe skane nga ta kapin keshtuqe nese eshte e vertete kane zgjedh figure te mire te paperlyme.Maksimumi kundershtaret do perserisin qe ka shit makina edhe e ka lon gruja, por skane cfare ti thojne tjeter.

Keto lloj artikujsh nuk i pelqej fare sepse kane si qellim vetem spostimin e debatit nga pjesa qe ka rendesi. Por per t'u pergjigjur pyetjes tende, them se i shoh si shume, shume te veshtira te dy supozimet qe ben gazetari. Por Shqiperia ne keto vite na ka mesuar me shume cudira keshtu qe cdo gje eshte e mundur.

Nje nga cudite eshte per shembull fakti qe s'ka asnje rendesi nese ju qe merrni pjese ne Peshk jeni Meksi i vertete, apo thjesht dikush qe thote "jam Meksi".

Skeptik isha dhe une kur e lexova, por teori e "guximshme" sot per sot...never say never! i thone kesaj. smiley

Interesante me duket fakti se nuk ka ende nje prononcim direkt te PD-se zyrtare ne lidhje me ardhjen e Selamit. Perveç Deputetit Sula nga PD, nuk kam verejtur asnje komentim nga kreret e PD apo asnje shkrim nga organet e shtypit afer saj (RD, 55) ne lidhje me kete çeshtje.

Domosdo qe ardhja e Eduard Selamit nuk i gezon te gjithe demokratet, shihet qarte edhe ne komentet e PPU-se...

Ilir Meta nga ana e tij e kishte quajtur "pozitiv" rikthimin e Eduard Selamit ne Politike.

Kurse Dashamir Shehi eshte shprehur se "mbetet i djathte" i pyetur lidhur pozicionim elektoral per ne 23 qershor, por kjo s'do ta pengonte te thoshte mendimin e tij se, "PD është konsumuar dhe do kryetar të ri".

Mero me lexon mua, apo jam une ne trurin e Meros?  smiley

Nëse ajo parti do të shpëtojë trashëgiminë e saj, pasi të humbasë zgjedhjet, do të ketë nevojë të rigrupohet tek dikush që ka dhënë prova disidence ndaj Sali Berishës. Mund të na ndihmojë dhe duke dështuar. Do të jetë prova e fundit e jetës në atë shkretëtirë.
(Përse hesht Berisha për Eduard Selamin?)

 

 

FRSTALKER - 13 Shkurt 2013 - 16:10

normalisht, partite nuk i marrin asnjehere beniaminet e kryetarit (remember Blushi... ). Por oponentet.
Kaq eshte historia me Selam.

 

 

Ky edhe genjen (perveç se nuk di te flase mire shqip) : pyetjes nese eshte pasuruar ne USA, i pergjigjet : "jane gjera qe ne amerikanet nuk kemi deshire ti diskutojme !" ( https://www.youtube.com/watch?v=n_CUBNPd8mI&feature=player_detailpage#t=3280s )
smiley  O flasin per parà amerikanet, o nuk flet kush !!!

Ndersa Fevziu vazhdon ta perkeqesoje gjithe e me shume shqipen e tij: vazhdon te jete i bindur se thuhet rreximin dhe jo rrezimin (https://www.youtube.com/watch?v=n_CUBNPd8mI&feature=player_detailpage#t=3306s )

flori njeri, flori tjetri... !!

 

Kane mbaruar burrat e mencem atje qe kemi 22 vjet laj thaj te njejtet surreter?Vjen tjetri pas 18 vjet larguar , nga shites makinash te perdorme  bohet kandidad per kryeminister.Menaxhimi i shtetit eshte nje zanat si gjithe te tjeret qe kur nuk e ushtron per 18 vjet mbetesh prapa.le qe edhe perpara 18 vjetesh ai ishte elifmatrak se ishte nje cop pedagog qe thjesht u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur. tobe ekstrafukurallah.

ja paska ardhur prape Musa ulqini

Shume po flitet neper medja per kete Selamin !

Po na shitet si figura me karitative e pd se asaj kohe me nje potencial te papare intelektual smiley

Po ku e gjeti ai kete bagazh neper kodrat e shpellat e librazhdit apo duke shit makina drogistave ne Bronx?

Bile disa e teprojne fare  duke e nxjerr njeriun e amerikonve...po pse mer njerez amerikont i lejn njerzit e vet 18 vjet duke shit makina zazave ne bronx?????

Koha e "kenedit" me spiunet e fshehte  ka hik njehere e pergjithmone !!!

Amerika po desh dhe po pa qe ka dicka qe nuk i pelqen asaj te con sekretarin e shtetit me jumbo jet nr one dhe ta thote ne balle mu ne mes te dites ne tavoline dhe perpara kamerave.

Po Selami i cope katunari prej Librazhdi ka pare per here te pare pallate prej tulle e rruge asfalti e pllaka majolike kur erdhi ne Tiron me studju pra ske cfare pret nga nje plebej me nje pardysy te bardhe.

Ta thomi tamom ai duket qysh nga fizionomia qe nuk esht shqiptar por o gollobordas ose vlleh dhe ka shume mundesi te jete o njeriu i serbve ose i grekve.

Kaq shpejt e harrut brezin e gjasme profesorave te rinj qe u futen neper fakultetet shqiptare gjasme per te freskuar trupin e profesorve por ishin ultra-spiunet e ramiz alise ???

Po cfare pret nga nje njeri qe le grune me dy kalamoj rrugve dhe i bredh mbrama gjasme misave Cobaj kurvave !!!!!!!!!

Po keto gjona i di gjithe tirona po nuk po i thote asnjeri ketu  me verte nga njehere si kuptoj fare keta komentuest peshkaxhinj me flamur shqiptar.

 

 

Shqiptarja.com mbjell vetem mashtrime!

Pardje kishin nje artikull qe thoshte se Selami dhe Berisha ishin "zene", kurse sot se "qenkan martuar" ...

VK ose Vari Teneqe

Sa per Parafolesin :

Ti e mohon faktin se qenka i "amerikaneve", por paske guximin te pohosh me plote gojen se e paskan sjelle "serbet ose greket" !!!  VK i thone kesaj!

O Lefti lene mer shqiptaren.com, po na thuj a ka ardh nonji qarkore andej nga ju se si duhet me u sjell ndaj memos?

smiley

ta thashe njehere dhe po e perseris dhe nje here se amerikanet nuk ka ne me njerezit e tyre por politiken e tyre ...dhe nuk e kane problen fare qe ta thone haptazi se si jane punet.

ne PD rikthehet Selami, ne PS rikthehet "Lavatriçja" smiley

Vlera mo! Vlera! per PS-ne smiley

 

Pas dy vitesh larg PS, ish kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Musa Ulqini, është rikthyer në Grupin e Punës së kësaj partie.

Ka qënë pikërisht pasardhësi i tij, Saimir Tahiri, aktualisht kreu i PS për Tiranën, i cili deklaroi se me këtë ekip, kjo forcë do të fitojë  në zgjedhjet e 23 qershorit.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Tahiri shkruan: "Musa Ulqini iu bashkua ekipit drejtues të PS Tiranë. Jemi më shumë e më të fortësmiley Jam i lumtur dhe krenar për ekipin e PS Tiranë, skuadrën e fitores për Rilindjen Shqiptare".

Plebeu Selami e ka vertetu me kohe e me vakt qe nuk ka moral dhe sjellje sociale te vetedishme pra eshte thjesht nje vegel ne duart e te tjerve per qellimet e tyre !

Kjo eshte fatkeqesia e politikes shqiptare !

Selami është realisht vlerë e shtuar për politikën shqiptare. Por, sipas meje, e ka të kufizuar fushën e arritjeve në politikë. Sipas meje, politikani shqiptar bën përpara në politikë nëse shkurton kontrastin me truprojat e tij. Në këtë drejtim Selami ka shumë për të mësuar prej politikanëve të tjerë. Më kujtohet një skenë e dëshmuar kohë më parë, kur Selami shoqërohej nga djem përafërsisht të moshës së tij, që i kishte marrë me siguri në cilësinë  e truprojave. Kishte një kontrast kaq të dukshëm, të papërshtatshëm ndërmjet tij dhe truprojave. Ata djelmoshë, që me përafërsi duhej të ishin në moshën e vetë Selamit, dallonin prej tij që nga veshja, bisedat, nga angazhimi dhe sidomos nga çehrja. Një çehre paksa e prishur e Selamit (angazhimi në politikë kishte koston e vet) krahasuar me çehren e shëndetshme të truprojave ishte një prej kontrasteve më të thella që kam ndeshur në politikën shqiptare. Pra, kishte një dallim ndërmjet të qenit aktor (truprojat) dhe faktor (Selami). Selami duhet të dijë të jetë nga pak aktor dhe të faktorizojë sadopak truprojat e tij. Mandej, shanset e tij në politikë mund të rriten ndjeshëm...

E perditshmja “DITA” ka botuar sot informacione mbi jetën e Selamit në Shtetet e Bashkuara në dy vitet e fundit dhe rezultati është befasues: Selami duket në ditë të hallit. Gazeta në fjalë ka botuar faksimile të një dënimi gjykate amerikane ndaj Selamit, i cili është paditur për mosshlyerje të faturës për një shërbim dhëmbësh, e më tej një tjetër facsimile vendimi gjykate ku Selami rezulton i divorcuar dhe i nxjerrë jashtë nga shtëpia. Historia e botuar nga dita tregon një Selam krejt tjetër nga miti i krijuar në Tiranë (edhe emrin e ka të ndryshuar në Edward Selamaj). Sipas gazetës historia në fjalë zbulon arsyen e vërtetë banale të ndryshimit të papritur në qëndrimet ndaj Berishës.

si shume paçavure keto gazetat qe kane lindur si kerpudhat pas shiut muajt e fundit (Drita, Shqiptarja.com etj etj)

Selami Minister i Jashtem. Mikut qe te gjendet prane ne dite te veshtira i jepet dhurata me e cmuar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).