Një nga njerëzit më të persekutuar në regjimin komunist, Fatos Lubonja ka bërë me dije dje se vjedhja e skrapit në burgun e Spaçit është bërë nga Nikollë Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit.

Z.Lubonja e ka bërë këtë deklaratë në një bashkëbisedim me anëtarët e Forumit të Trashëgimisë, pas publikimit të lajmit se ky objekt, i shpallur plot bujë monument kulture dhe i premtuar si muze, po shkatërrohet i gjithi për skrap. Ndërsa anëtarë të këtij forumi, si Auron Tare e Artan Shkeli, e shohin si humbje të madhe për shkak të vlerave të tij, vetë Lubonja hedh dritë mbi ngjarjen. 

Rrëfimi 

"Policinë e solla unë atje të premten paradite. Them 'e solla', sepse isha në vend dhe i gjeta shkatërruesit duke punuar", bën me dije publicisti, duke shtuar se një ballkon i tërë i katit të parë të njërës prej ndërtesave ishte shkatërruar dhe pastaj ishin "sharruar" hekurat për skrap. "Dyert e këtij kati janë lënë pa mundësi hyrjeje nga ana tjetër. Aty shihje një tufë shufrash të shtyllave të betonit që ata po i thërrmonin. Ku kishte objekt prej betoni e dërrmonin me varé për t'i nxjerrë hekurin", shënon Lubonja, duke përshkruar situatën para së cilës u gjend, të premten e kaluar në burgun e Spaçit. Por ajo që e habit më shumë publicistin e njohur, ka të bëjë me personat që po e merrnin skrapin në këtë monument. "Ironia ishte se njeriu që merrej me këtë biznes ishte njëfarë Nikollë Prendi, që nuk qe tjetër por i vëllai i Ndrea Prendit, i cili një ditë më parë ishte shpallur i pafajshëm", - shprehet i habitur ai. 

Shkrimtari e publicisti, shton se të tjerët ishin gjynahqarë që punonin për të, që të nxirrnin ndonjë lek. Përpos kësaj, me grupin e punëtorëve që po merrnin skrap në godinë, sipas Lubonjës ishte edhe një ish-gardian. Ndërsa vëren se punëtorët rrezikonin edhe jetën duke hyrë në galeri, Lubonja nuk mundet të heshtë për këtë humbje të madhe në trashëgiminë tonë. "Sipas meje është një humbje e madhe, sepse në botë njerëzit vizitojnë minierat për të parë se si kanë qenë, ndërsa një minierë gulag, që ka krahas saj edhe burgun e të burgosurve, do të ishte një vend unik ndoshta edhe në botë për vizitorë", - thekson një prej intelektualëve shqiptarë, që një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi në burgjet e regjimit komunist. Ai nënvizon se me këtë ngjarje, "duhet llogaritur se kujtesa jonë pëson një goditje tjetër". Z.Lubonja e bën këtë rrëfim nga Firence ku gjendet aktualisht, ndërsa ajo botohet me lejen e tij. 

Duhet shtuar se z.Lubonja ka qenë një prej intelektualëve që e ka ndihmuar së tepërmi Institutin e Monumenteve të Kulturës, për hartimin e një projekti restaurues të burgut të Spaçit që do ta kthente atë në muze.

44 Komente

shprehet i habitur ai

smiley

je e madhe smiley

marr nga madhesia e tij smiley

Shkrimtari e publicisti

historiani e esteti

filozofi e urbanisti

arkeologu e gjeologu

Mos e tallni me Lubonjen mer, ka cka vetem ai na ka ngel qe here pas here can mender prapanicen edhe per ceshtje qe s'kane te bejne direkt me prapanicen ne fjale.

 

 

nga marinza e patosi, donofrosa e linza, dangellia e bradasheshi, gruemira e corrushi, montatore e nxenes shkollash, hekurkthyes e punonjes te radios, punonjes te artistikes migjeni e efektiva te repartit ushtarak N, infermiere te spitalit te Bajram Currit dhe bleterrites nga Konispoli, vjershetare nga Thethi e te ftuar nga vatra e kultures se shen naunit, te rinj e te reja, pa dallime dhe me dallime, vjershetori si ai...

Po pse, nuk eshte ne Firenze vellai i Ndreas ?!

hmm spaskam asigjo per te thone ketu... 

po hic o burre, kjo esht kur lajmetari te dhjet lajmin. te njoftoje per fitoren e termopileve gzim kulufi... se ktu lajmi eshte emri Prendi, apo jo? Dhe Prendi jo nga ky hekurkthyesi, po nga ai tjetri, me pushken me gjalme... tashti kur kujton lubonjen e shallosur ato dite te ftohta... kur bora u nxi e balta zu thinje... ajt mo.

jeni te ftuar nga dhori xhokaxhiu qe marton djalin...

 

RIP shito

keta Prengat e kompania bela kujtojne se akoma jane ne koherat e balozeve. si nuk u gdhenden keta njerez?! duan prap Dullen mesa duket, t'ja u zbusi mire kurrizin...

për këtë humbje të madhe në trashëgiminë tonë. "

Gallate! Po prishet mozaiku i Muzeut, s'tha gje njeri, u prish Onufri, hajt mo,ju futen Piramides,s'ka gje, shkaterruar site arkeologjik ne Durres,Finiq, hajd se bohet,shtepia e Flamurit ne Korce, ec mo, vidhen objekte kulti te shek 14, hajt se mire jemi,shtepite e gjithe Rilindasve po rrenohen( ato qe ka ngelur, te kuptohemi), s'kemi c'ti bejme,ama me na prek nga Burgu i Spacit, s'te falim. Mos na prishni trashegimin, ju lutem!

TE mos keqkuptohemi , une jam e gezuar qe kjo ceshtje behet publike. Sepse besoj ne mbajtjen e nje vazhdimesie historike, sidoqe te kete qene ajo. Burgu ne kete rast duhet te rikonstruktohet.

Nuk eshte e vertete Dora qe s'eshte thene asgje per te gjitha rastet e siperpermendura.  Pavaresisht se cfare eshte bere nga institucionet perkatese per te riparuar demin. 

Kjo nuk eshte "zero-sum game".  Ose, ose.  Po, shkaterrimi i Spacit eshte humbje e madhe.  Spaci eshte pjese e trashegimnise, eshte pjese e historise, pa llogaritur ketu simbolistiken qe fatkeqesisht per ne si komb, akoma e kesaj dite nuk eshte e njejte per te gjithe.  

Monde ndoshta une s'u shpjegova sa duhet. Spaci ka vetem simboliken e cila sigurisht meriton peruljen e respektin e caktuar. Per kete arsye ka nje lloj konsensusi ne populli ( dhe c'eshte me e rendesishmja ne politike mooo) si pjese e trashgimise historike. Por per rastet qe permenda me siper ky konsensus nuk ekziston. Shkaterrimin e Mozaikut te Muzeut e dhane thjeshte si lajm telegrafik. Per te mos permendur qe kohe me pare na futen drithmat ne trup, duke na thene qe do prishin,si te pavlere.

Ose ose, ke degjuar ti ndonje lajm nen titullin Prishje Trashegimie Kombtare, kur prishen site arkeologjike. Une jo vallahi. Por ndoshta me vijne lajmet shtrember ne veshe,

Une besoj ne mbrotjen e cdo gjeje qe eshte pjese e historise sone, pa qene selektiv per asnje shkak.

S'eshte vetem simbolika.  Se per simbol behet edhe nje statuje sa per shenje.   

Spaci eshte objekt real.  Mure te veshura me gjak e lot.  Jete te dhunuara e te shkaterruara, e jo vetem te atyre qe ishin brenda mureve.  

Konsensusi i popullit qe ka humbur busullen menjane, Lubonja eshte shprehur publikisht kunder prishjes se Piramides, por s'ma do mendja te shprehur pro prishjes se objekteve te tjera.   

Mire Monda, historia e padrejte, te harron.Simbolika ,ne kuptim e perceptimit nga e sotmja. Sepse ndonese Spaci eshte objekt real, njerzit qe do vejne ta vizitojne s'do bejne ekzorcizem, duke prekur shenjat e gjakut e perjetuar jetet e humburat , krimet e padrejtesite. Do ta shohin si nje objekt simbolik.

Diku ne nje kamp perqendrimi, mbushur me floke, kepuce,objekte personale kocka,hire trupash te djegur, furnela , dhoma me gaz, dushe te perbashketa,kapanone etj etj. Ciceroni fliste thate per numra njerzish te vdekur. C'ti besh historia te harron! Fundja shyqyr s'thua, se njerzit do kishin ngelur peng e dhimbjeve te veta.

Nuk eshte thjesht objekt simbolik, por eshte prove materiale e krimit masiv te atij regjimi.

Per kete arsye ka nje lloj konsensusi ne populli

As kjo s'qendron.  Ende s'jane denuar krimet e komunizmit, qofte dhe simbolikisht e jo me te kete konsesus per vuatjet barbare qe hoqi nje pjese e popullsise nden ate regjim.

S'e kisha aty. Po s'ka gje.

mire Spaci qe po shkaterrohet po nuk ka mbet me kokerr bunkeri. e gjithe simbolika ka shkuar ne kombinatin metalurgjik.i vetemi simbol q eka mbetur eshte Saliu qe e pacim sa me gjate se ndryshe si do bejme pa simbolika komunizmi.

Pikerisht.Une jam edhe per mbrotjen e bunkerave,qe te jemi te sinqerte jane dicka me interesante dhe ne sy te turisteve sesa mund te jete burgu i Spacit ( me gjithe respektin e duhur).Ishallah me mirekuptoni mendimin, pa kaluar ne fenomenin e pandjeshmerise sime ndaj vuatjeve te bashkeatdhetareve.

Simbolika e nje kohe qe shkaterron i perfshin te gjitha.  Qe nga objektet pa vlere historike; ura, fabrika te vjetra, monumente, e deri tek me ordineret, bravat e vjedhura te pallati.  Shperfytyrim, varferi e te gjitha te zezat te mbledhura bashke. 

e kupton pra pse nuk behet art ne shqiperi? a ka bir none, solzhenicin a pasternak a kundere a kadare, qe t'i afrohet kesaj ketu? po te mos kish ndodh realisht dhe dikush nga keta zoterinjt te qendiste nje roman me Prendin me vare ne dore si epilog, do e qunin skematik edhe me te keq se socrealistat. kohe e keqe per artin - realiteti po i thote liro i cik venin.

Simbolika e shkaterrimit. 

si thote Kadare te keshtjella Graks. Ne nuk kemi keshtjella te tilla, te paprekme, fringo sepse luftrat njera pas tjetres etj. etj. Ky eshte mit ne fakt. Jo, shqiptaret jane simbol i Rozafes.Ate qe ndertonin ne kohe lufte, e shkaterronin ne paqe smiley

Kush s'te fal o Dora?  Nje Lubonje qe ngriti zerin qeka mosfalje si mbas teje?

Une s'merrem me personin. Por me fenomenin.

Cilin fenomen? Vetem nje njeri pra ka reaguar.  Ty te duket sikur po behet ndonje buje e madhe qe po shkaterrohet Spaci, ne krahasim me shkaterrimet e tjera te trashegimise kulturore e historike.

Dun nonji lek xhepi .Hallall .Tjetri po shet Shqiperine ky torollis me muzera . Pse s'thot; gj; p;r Jozefinen qe i preu me sharre TYTAT  e Herojve te vigut ? Apo se ajo i do per tjeter pune , jo per Lek ?

 

Z.Lubonja e bën këtë rrëfim nga Firence ku gjendet aktualisht, ndërsa ajo botohet me lejen e tij.

 

prape ne Itali ky me Air One?smiley      kontrollo   mire e-malin kesaj here derman,  se  do humbesh  fluturimin  per Tirane...   jo per gje,  po skemi nge te lexojme prape  eksperiencen   e keqe ,  ketu te peshku..smiley

Mire thote Dora, njerzit po prishin Piramiden ne mes te Tiranes kurse juve tani po qani per burgun e Spacit. 

Plus qe laj-thaj kane mbetur me pak se 10 buste te Enverit dhe asnje i Stalinit (pervec atyre qe ka ne bodrum Idrizi).

"të tjerët ishin gjynahqarë që punonin për të, që të nxirrnin ndonjë lek.":

Interesant si ju zbut zemra ketij njeriu. Ky eshte i njejti qe pergjegjesine morale per diktaturen ja hidhte gjith popullit shqiptare pa dallim rroge dhe profesioni. 

Interesant.  

ajo qe me shqeteson mua (perpos faktit qe na qenkerka vellai i kriminelit Prenga) eshte se si eshte katandisur i shkreti njeri ne shqiperi per te siguruar nje kafshate buke. Hekuri apo me mire te themi skrapi (mbeturina hekuri te pakten 60 vjecare) qe shitet per te perfunduar ne uzinen e shkrirjes ne Elbasan duhet te kete nje vlere te paperfillshme. Dhe keta te shkrete qe stermundohen per ta nxjerre ate me mjete primitive. E pse? sepse nuk kane buke te hajne, nuk kane me se ti mbajne familjet e tyre. Dhe shpesh here bejne edhe pune koti sa per ti thene familjes qe ja po punojme por aq na paguajne. Keta te shkrete, perfshi edhe ket vellain e kriminelt jane njerzit me te ndershem te kesaj Shqiperie o njerez. Punojne per te siguruar pak "dhjame" nga pleshti, nderkohe qe te tjere qe na jane ne krye fitojne miliona vetem sepse i kemi "zgjedhur" per te na drejtuar.   

A ka prokurori, polici ai shtet qe te nderhyje ne kapjen e atyre qe prishin kete muzeum. Nese ligji e merr nen mbrojtje kete objekt, dhe disa te papergjegjeshem e cenojne, kjo do te thote se ka shkelje ligji, dhe aty ku ka shkelje ligji eshte policia e para ajo qe nderhyn dhe personat e kapur ia perciell prokurorise apo gjykates. 

smiley

eeeh, po kujt ja thua  o Pjero.. nuk i njohin procedurat fare..

Një nga njerëzit më të persekutuar në regjimin komunist, Fatos Lubonja ka bërë me dije.....

hahahahahaha t'fala te djathtes anti-kamuniste,veneziane,poshte-fshataret e jugut,me enverin tall bithen gjithe bota amerikane liri-demokraci,shtet ligjor,rofte Zogu,heroi i demokracise azemi,ruga e kombit smiley!!!

Burgun e paska prish Nikolle Prendi.Kaq, mjafton raportimi,s'ka pse i shton doza emoconale, si uji qe i hedhshim qumshtit dikur se nuk dilte per te gjithe  me mush barkun,tu permen se asht dhe vllai i filanit.

Spaci,Lubonja e din mire ku bie,dhe jo me kot xhaxhi bani kampin atje.Nqs Mirdita asht n'maje t'malit,Spaci asht n'maje t'kepit.S'e di se si mund te jetohet atje.Habitem qe hekurat e konstruktit te kampit egzistokan hala,se ne rreshen u shiten shinat e hekurudhes. (dhe mire bane se mos u vu naj here ne funksion)

Nikolla duhet lidhur në një kafaz me ato hekurat që ka shkulur, dhe të lihet të kalbet e të hahet nga sorrat te Burgu i Spaçit. Dhe pastaj e shihni se a do të shkulë më hekura Nikolla, Nueja, Prenga e Lena. 

Dhe Lubonja u pataks pse mori ca hekura nje njeri qe na qenka vellai i nje njeriu tjeter i cili...ishte i ndaluar " per nje pandehme" por fitoi ...lirine si i pafajshem.Dhe nuk eshte habitur hic qe ne menyre te organizuar , kreu i pjeses qeverrisese, prej 20 perqind mori tere metalin e fabrikes Urese Fier dhe i shiti per skrap..! Vellai i Prendes demtoi vepren qe ka ideuar Lubonja, per muze , kur te gjithe muzeve u kane kerryer tere themelite........

e vetmja pune e mire qe ka bere qeveria per spacin esht se nu ju ka bere spital, se ne ate gjendje qe jan katandis pre braktisjes e harreses totale te shtetit per ate zone do kishin edhe gjakun per te mbajt familjet.

shteti ka pas kohe 23 vjet per ta kthy ne muze, e ka prap kohe se kshu edhe banoret atje do kene me shume te ardhura sesa nga shitja e hekurishteve te ndryshkura.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).