“Financial Times” analizon dështimin e tenderit. Taçi, mik i Berishës

Qeveria shqiptare ka anuluar ofertën fituese të kryesuar nga një biznesmen vendas në tenderin për shitjen e firmës shtetërore “Albpetrol”, pasi ajo nuk arriti që të paguajë. Vendimi i jep fund asaj që u bë me shpejtësi një turpërim kombëtar për Shqipërinë, në një kohë kur ajo po përpiqet që të bindë Bashkimin Europian se po rrit standardet e transparencës. Por, pikëpyetje serioze ngrihen rreth sjelljes së fituesit të tenderit, manjatit lokal të “Vetro Energy”, Rezart Taçi, dhe të qeverisë.

Ministri i Energjisë, Edmond Haxhinasto, javën e kaluar theu heshtjen dymujore lidhur me fatin e tenderit të tetorit 2012 për “Albpetrolin”, kur ai tha në televizionin kombëtar se qeveria kishte vendosur që të konsideronte të pavlefshme ofertën e “Vetro”, pasi ajo nuk arriti të paguante 170 milionë euro, e barabartë me 20% të ofertës fituese. Kompania “Vetro”, me bazë në Çikago, që konkurroi përmes konsorciumit të regjistruar në Singapor, “Vetro Silk Road Equity”, ofroi një shumë të madhe prej 850 milionë eurosh për “Albpetrolin”, që ishte dy herë më e lartë se oferta tjetër e dhënë nga konsorciumi kinez “Win Business” dhe tri herë më e lartë se ajo e vendit të tretë, nga “Bankers” i Kanadasë. “Ky vendim ka autorizuar grupin e negociatorëve që të vazhdojnë të vlerësojnë ofertat e tjera”, tha Haxhinasto në “Top Channel”. Deklarata e fundit publike nga “Vetro” ishte në dhjetor, kur konfirmoi se i ishte kërkuar nga qeveria shqiptare që të dorëzonte “garancinë” prej 170 milionë eurosh.

Taçi, aksioneri kryesor i “Vetro”-s, që është një aleat i Kryeministrit Berisha, tha në një deklaratë më 22 nëntor, se grupi i tij kishte “finalizuar financimin dhe investimin e kapitalit” për marrëveshjen prej 850 milionë eurosh. Zëvendësministri shqiptar i Energjisë, Sokol Dervishaj, u tha gazetarëve më 10 dhjetor, se në rast se “Vetro” nuk do të arrinte të jepte paratë, qeveria do të pretendonte 10% e ofertës, që sipas rregullave ishte garantuar nga një institucion i respektueshëm financiar, në këtë rast “American Chartered Bank” me bazë në Çikago.

Por siç rezultoi javën e kaluar, duket se “American Chartered” nuk kishte dhënë një garanci të tillë për 10% e ofertës së “Vetro”-s. “‘American Chartered’ nuk mund të japë specifika të marrëdhënieve të saj me klientë, por mund të konfirmoj se ‘American Chartered Bank’ nuk është e përfshirë në transaksionin në fjalë”, ka shkruar këshilltari ligjor i “American Chartered” në një email që daton më 13 dhjetor 2012. Duket se Federal Deposit Insurance Corporation (FDIC), një institucion federal që garanton sigurinë e llogarive të depozituesve të bankave anëtare, ka konfirmuar se nuk ka pasur garanci. Në fakt, “American Chartered” është një bankë lokale e Illinois, me aktive totale në fund të vitit 2011 që llogariteshin në 2.3 miliardë dollarë, dhe një garanci prej 85 milionë eurosh do të përfaqësonte 5% të aktiveve të tij totale.

Pretendimi për një garanci bankare nga “American Chartered” u mbështet prej deklaratave nga komiteti qeveritar në ngarkim për procesin e tenderit dhe u tha se ai ishte konfirmuar nga këshilltari i tenderit, “Patton Boggs”, një firmë ligjore me bazë në Uashington që bën punë përkrahëse për qeverinë shqiptare në SHBA. Pyetjet lidhur me aspektin financiar të ofertës së “Vetro”  drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe zyrës së Kryeministrit, mbetën të gjitha pa përgjigje. Dyshimi në lidhje me garancinë e bankës ishte vetëm një nga çështjet që rrethojnë privatizimin e “Albpetrolit”, aktivi më me vlerë i vendit. Për më tepër, kur Kryeministri Berisha njoftoi fituesin e tenderit më 3 tetor, fituesi u përshkrua si një kompani ndërkombëtare, ofertë e kompanisë me bazë në Çikago “Vetro Energy”, përmes konsorciumit të regjistruar në Singapor, “Vetro Silk Road Equity”. Vetëm dy ditë më vonë rezultoi se konsorciumi fitues zotërohet konkretisht 51% nga Taçi, që zhvilloi më 5 tetor një konferencë për shtyp dhe tha se e kishte mbajtur përfshirjen e tij sekret nga publiku, për shkak se nuk donte që të kishte ndikim në ofertë.

Analistët spekulojnë se vonesa mes kërkesës që “Vetro” të paguante 170 milionë euro dhe njoftimit të 8 shkurtit për të shpallur të pavlefshme ofertën, është bërë që t’i lihej kohë Taçit që të siguronte financimin. Gjithsesi, në klimën aktuale ekonomike dhe duke pasur parasysh natyrën e diskutueshme të tenderit, ai nuk arriti që ta siguronte atë.

Nicholas Watson

–BNE- “Financial Time”

39 Komente

A ka njeri ndonje link te FT per kete se dua te verifikoj a kane rrjedh ata te qe shkrujne budallalliqe te tilla :

2011 që llogariteshin në 2.3 miliardë dollarë, dhe një garanci prej 85 milionë eurosh do të përfaqësonte 5% të aktiveve të tij total

Sa per te tjerat e kom thone qe kur doli rezultati i tenderit qe do deshtoje.

Fjalia e plote rreth asaj qe ke kuotuar eshte:

Në fakt, “American Chartered” është një bankë lokale e Illinois, me aktive totale në fund të vitit 2011 që llogariteshin në 2.3 miliardë dollarë, dhe një garanci prej 85 milionë eurosh do të përfaqësonte 5% të aktiveve të tij totale.

 

Tani besoj nuk duket pa kutptim.

Pavaresisht nga "presjet" e shkrimit te F.T., cka eshte me domethenese ne kete ceshtje eshte mungesa totale e transparences ne proces nga ana e qeveritareve tane. 

 

ja kan fut sales o vlla se s'ka mundsi

Ketu ka nje problem te qarte. Banka thote s'kemi dhene garanci, Patton Bogs/Taci/Ministria thote qe garancia eshte dhene dhe verifikuar. Me duket se ka mjaft arsye per prokurorine te hapi nje hetim, dhe hetimi te pakten per sa i perket garancise mund te behet shume shpejt. 

Me duket se ka mjaft arsye per prokurorine te hapi nje hetim, dhe hetimi te pakten per sa i perket garancise mund te behet shume shpejt.  

 

Po Dori . Por kjo behet ne nje shtet serioz dhe jo ne nje rrumpall shtet ose banana republic sic thote monda..Patton Bogs. nuk pjerdh nga keta. kurse ata trushkulurit e komisionit jane vetem kukulla te doktorr rrumpalles.. ne fund vetem kukullat do futesh brenda. nqs nuk vete si Gerdec gjyq. ..

Kjo eshte shume e erret. Shume e erret, who am i kidding, kjo eshte e qarte si drita e diellit. Patton Bogs eshte konsuletn per ALbpetrolin dhe njekohesisht lobon per Qeverine Shqiptare ne Qeverine Amerikane. Gabime te tilla  falensmiley 

Normalisht, si ne cdo tender, duhet te ngrihen 10 % e pastaj te merren nese ofertuesi nuk i qendron ofertes. Por, ..

Ndersa ne pergjithesi nuk u mor vesh se cfare teatri u luajt. Jemi tamam republike bananesh. 

Po nese qeveria thote do shes x, y, z dhe pasi kompania eshte shpallur fituese i thote qe merr vetem x se y dhe z nuk ta japim?

Nuk e ben dot ! Se C'shitet eshte e percaktuar shume qarte ne Dokumentat e Tenderit.

shifi mire dokumentet e tenderit atehere smiley 

Po !  dokumentat e tenderit duhet ti shohi SHUME MIRE ai qe jep oferten para se ta japi ate.

Por Qeveria NUK NDRYSHON DOT  kerkesen per oferte Pasi tenderi eshte mbyllur zyrtarisht. Sepse perfunon ne gjyq , dhe humbet.. dicka e perafert eshte rasti i "General Electric "

Po pra, dhe si vajti puna e General Electric? Nuk ndryshoi kushtet qeveria, apo i ndryshoi e humbi ceshtjen?

Para nja 2 javes shkon nji shoku im per interviste pune te Patton Bogs ne DC. Na duhet nje nejri qe te jete i kualifikuar per ceshtje sigurie ne Ballkan i kishin thene. Mesa duket siguria ne Ballkan shume shpejt do u cenoka.

 

po ne State Departmet vajte Rono? C'te thane? 

I thane qe e kishin nda menjen tja jepnin Rames qeverine por kur pane qe u pordh dje ne breke dhe i ra tensioni kan vendos me ja lon Sales prape pranej eshte merzit Roni.

Me thane qe shteti shqiptare deri ne Qershore ka para. 

Ata e kane gjetur edhe ke do punesojne (ndajne parate) Rono. Sapo kane marre 800 mije dollare kontrat nga Rrumpalla.. Tani po ndajne placken qe kane bere..smiley

Me vjen keq qe Peshku sjell lajme te vjetra, se para 1 jave, qeveria po bente tratativa me firmen e dyte, ate kineze, lajmin e kishte revista ekonomike prestigjioze MONITOR , reviste qe jep lajme ekonomike te fresketa. 

Te lexosh Monitorin u dashkan leke Pjer..smiley kurse FT -jo..Tani na thuaj ke investuar gje tek Monitor se i bie qe te jesh ne Konflikt Interesi Pjero smiley

Aha Pjero, edhe Monitori qeka bajatos. Ja e reja me e fundit. Edhe kinezi na doli kufke. smiley Ja dhe kanadezi qe thote se ty te rre menja qe bo 800 milion, po lekura te vlen vetem 100.

 

"Kompania, e cila është renditur e dyta 'Win Business" është një kompani, e cila është vlerësuar edhe nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, si një kompani që nuk i plotëson kushtet kryesore për të vazhduar negociatat me të. Ministria i ka kërkuar kësaj kompanie që të plotësojë me dokumentacionin përkatës ofertën e saj, gjë që kompania nuk e ka kryer. Në këto kushte vazhdimi i negociatave me këtë kompani është një kohë e humbur", tha Kastriot Bejtja, inxhinier gjeofizik.

Në kushtet kur oferta e grupit kinez, "Win Business" ka mangësia të theksuara ligjore, ekziston rreziku që "Albpetrol" të përfundojë tek oferta e tretë, ajo me 106 milionë euro, që për ekspertët do ishte e papranueshme.

"Duke e gjykuar ose duke supozuar që kjo ofertë prej 106 milionë eurosh është një ofertë teknikisht dhe financiarisht e rregullt, unë do të gjykoja, që ajo nga pikëpamja e vlerësimit të vlerave të 'Albpetrolit' është një ofertë e paqartë dhe e paplotë, pasi e njeh realitetin e 'Albpetrolit', kështu që oferta e paraqitur është e padobishme për shtetin shqiptar", tha Bejtja.

Në këtë fazë Kastriot Bejtja thotë se tentativa për të privatizuar "Albpetrolin" tashmë ka dështuar dhe zgjidhja më e mirë do ishte që Qeveria të zyrtarizojë anulimin e tenderit.

"Ministria, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhet të marrë vendimin sa më parë sepse efektet negative do të vazhdojnë. Unë mendoj që ky proces, i cili nuk u realizua, duhet të mbyllet sa më shpejt, Ministria ta rishikojë me përgjegjësi të shikojë shkaqet përse erdhëm në këtë fazë dhe ndërkohë duhet të hapë rrugën për t'u zhvilluar ky sektor, ashtu siç ka qenë deri tani", tha Bejtja.

"Win Business", garancia me probleme

Por cilat janë mangësitë ligjore të ofertës së "Win Business", grupit që u rendit i dyti në tenderin për 'Albpetrol' dhe me të cilin Qeveria ka lajmëruar se do të nis negociatat? 

Dyshimi i parë është ai i mospërmbushjes së kriterit strategjik, që pranohet edhe nga vetë Qeveria në vendimin 634, pika 5 e të cilit thotë: Dokumentet e tenderit kërkojnë që investitori strategjik i çdo Konsorciumi të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të të drejtave të votimit të Konsorciumit. Meqenëse "Win Business" është një filial i zotëruar 100% nga "Brightoil" në mënyrë të tërthortë, Konsorciumi duket se e përmbush këtë kriter. Për shkak të pasigurive në lidhje me kriterin strategjik Qeveria,Komisioni i Ofertave kërkoi nga grupi "Win Business" dokumenta shtesë, por kjo kërkesë nuk u plotësua siç pranon dhe vetë Qeveria po në pikën 5. 

"Ne kemi kërkuar sqarime nga kandidati në lidhje me specifikat e marrëdhënies midis dy entiteteve dhe me anë të letrës së datës 21 shtator 2012, kandidati kërkoi që vlerësimi i ofertës së tij të kryhej në bazë të dokumenteve të sjella deri në atë moment, pa vënë në dispozicion dokumente shtesë". 

Por mospërmbushja e kriterit strategjik, që është i panegociueshëm, nuk është problemi i vetëm ligjor i ofertës. Dyshime të forta ka edhe për garancinë e saj, të cilën Qeveria e tërheq nëse kompania nuk paguan paratë e privatizimit. Në pikën 13 vetë raporti i komisionit thotë: Në lidhje me garancinë e ofertës, kandidati ka paraqitur një kopje të një transferte SUIFT në favor të qeverisë së Shqipërisë, në shumën prej 35 milionë eurosh. Komisioni i ka kërkuar kandidatit sqarime në lidhje me garancinë e tij, kandidati nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme, duke kërkuar që vlerësimi i ofertës së tij të kryhej në bazë të dokumenteve të sjella deri në atë moment. Garancia është një kriter i fortë ligjor, mungesa e të cilës skualifikon automatikisht cdo ofertë. Kjo pikë nuk u zbatua në ofertën e parë dhe tani që "Vetro" dështoi të paguante paratë, Qeveria nuk mund të tërheqë garancinë. Vec dyshimeve me garancinë dhe kriterin strategjik grupi kinez nuk zotëron as certifikatën iso 9000, një tjetër kriter i detyrueshëm ligjor. 

PF - Po tallin te gjithe topet me keta smiley .

Nuk e di PF por A nuk e quajti oferten e Kinezit te rregull qeveria? dhe e shpalli ofertuesin Nr 2,

A nuk duhej komisioni i Tenderit te verifikonte garancine e ofertes ( ne kete rast 35milion euro ) para se ta shpallte te rregullt oferten e kinezit?

Kjo eshte seria e dyte e filmit ' Na duhen leke kush e do albpetrolin"  te shohim si do dale e treta ..smiley

 

Po e tham e pra iher, anullohet e para, e dyta and so on gjer sa e merr me cmimin qe do ti.

Si po duken bathet Bame keta e duan Badjava..smiley

Pse domosdoshmerisht u kerkua nje cmim kaq i larte per Albpetrolin (850 mil. $)kur `bossi`(Taci &Co)) qe do te blinte Alpetrolin nuk siguronte dhenien e atij 20%shit?

 “Vetro Silk Road Equity”, ofroi një shumë të madhe prej 850 milionë eurosh për “Albpetrolin”, që ishte dy herë më e lartë se oferta tjetër e dhënë nga konsorciumi kinez “Win Business” dhe tri herë më e lartë se ajo e vendit të tretë, nga “Bankers” i Kanadasë. 

MONITORI djema, i ka artikujt pa pagese ne krye, kuptohet artikujt kryesore, pastaj kur arshivohen i kane me leke. Mund te qelloje qe ndonje artikull te fresket ta kene me pagese, por kjo gje eshte e rralle. Me vjen keq qe adminet nuk fusin artikuj nga kjo reviste prestigjioze. 

ore, ky artikulli i ketij blogistit eshte si keto opinionet qe japim ne gjithe diten ne peshk.....me pak fjale, i porositur pasi jo vetem qe nuk ka baze faktuale, por shume tendencioz.

Vetem nje argument, meqe na paska demtuar ne rreputacion deshtimi i ofertes  - pikerisht anullimi i negociatave me Vetro tregon qe procesi eshte transparent dhe nuk ka afera te pista. Sepse, nje afere e piste do te ishte sikur Vetro mos te paguante leket, dhe perseri te perfitonte Albpetrolin dhe sot ta kishte kontraten e firmosur.

Jo cdo gje qe fluturon hahet....jo cdo gje qe shkruhet perben senc llogjik dhe perforcon idene se cdo gje qe behet ne Shqiperi eshte negative!!!

I porositur nga kush? 

Fakt: Garancie e ofertes nga Vetro NUK EKZISTON . Si rrjedhim  Vetro  DUHEJ TE SKUALIFIKOHEJ dhe jo te shpallej FITUES.

Fakt: Qeveria rrumpalle  NUK SEKUESTRON DOT GARANCIEN E VETRO.

KONKLUZION:  Te gjithe po tallin topet me Qeverine e Shqiprise. Taci dhe si po duken bathet edhe Kinezi.

 

 

 

Sepse, nje afere e piste do te ishte sikur Vetro mos te paguante leket, dhe perseri te perfitonte Albpetrolin dhe sot ta kishte kontraten e firmosur.

Ne fakt  nuk pagoi leket megjithse oreksin e kishte shume te madh! 

  Po pse ofroi nje shume te madhe 850 milion $ kur nuk i paguante ? Pse qeveria zgjodhi pikerisht Vetron dhe jo ato kompanite e tjera Kineze Kanadez?  Pse deshtoi ai 20% shi,nuk u dha? Di ta shpjegosh ? Pastaj t`shikojme se ku qendron pislliku! 

 

I nderuar galile ...Pa hyre ne shume detaje specialistesh , sidomos kur ...  ku eshte dhe si eshte e Verteta botuohet  tek MONITOR , them se e gjithe Verpimtaria Grabitese e Shtetit te Babasqapit eshte qe njerzit te besojne se "atij ja hedhin " ...se babasqapi "punon per te mire te Shqiperise , por  ata kapitalistet hileqare ..." .. e nagterojne te ziun me Garnci , Dokumente bankare me pak fjale .... me Formule /Pule a veze / veze a pule .

Dhe keshtu Zyra per konsulence jep e merr  pa mbarim per te Mire te familjes ca pako paradhenie qe znj Argita , Mesila , PD-hi dh te gjithe Ekonomistet me ne ze te PPU qe shuhen per xeberthime ne Ballkan rajon e me Gjere , i vleresojne 3 miljon euro si  " therrime " per familjen .Ky rast sherben si cdo rast tjeter te gjendet cfare fshihet ne Thellesi prap ketyre Lojrave .... per te mos Lejuar vete kapitalisti i Familjes z.TACI te mos Ja hedhe nieri shqiptareve qofte ky edhe Pattoni or tie !

Por na kot se Vume or tie nje Nieri me Integritet qe pi llalle gjith diten me Deklarata , pa gjetur se si shtohet pasuria e Malltezeve dhe Berishajve . A nuk dhame prova se , ne ne vend qe te Nxjerrim URDHER Arresti per Gjyqtarin e 21 Janrit njesoj si per ate qe Liroi vrasesin e Komisarit , na ngatrume Gjykatsit nga Vrasje me dashje pe verteti ,  - ne Vrasje pa dashje pe shakaje  -.....  Po na kem Apelin or tie , na kem pas Kinezeve , Koreanet dhe pas Koreaneve , Indianet.... e keshtu me rradhe deri ne Qershior ...ku parshikon te shkoje Prap Per PARA ( po qe se ja del te VJEDHE dhe kesaj rradhe )  me klanin Kleptokrat e Hajdute te Qeverisjes Banditi - Babsqap Vucidol Berisha !

Me erdhi habi vetem nje Gje zoti galile ..Akoma nuk je mesuar me kete InteliDjence qe do Linqe ...pasi tek rreshti tre i Dokumenteve t Tenderit , kapitulli  shtate ka pasaktesi ne Faqen 125 , ndersa Blogu i Hundderrit nuk perputhet me studimin mbi Fissibilitetin te bere nga Sh LefKOPE e maestruar per keto PUNE tre here neper Bote smiley 

+100 Oidriso..

smiley

Akoma nuk je mesuar me kete InteliDjence qe do Linqe ...pasi tek rreshti tre i Dokumenteve t Tenderit , kapitulli  shtate ka pasaktesi ne Faqen 125 , ndersa Blogu i Hundderrit nuk perputhet me studimin mbi Fissibilitetin te bere nga Sh LefKOPE e maestruar per keto PUNE tre here neper Bote

eh mire, o mire...

Me e dhimbshmja nga gjthe kjo histori eshte fakti qe nje pjese e mire e shoqerise e besuan me verte kete karagjozllek para kamerave. Perfaqesues te ish te perndjekurve politike (prane qeverise) ishin ata mostra qe u premtonin hallexhinjve qe do u japin leket 1 me 1 se do merren shume leke nga albpetroli. Si ajo historia me cekun e bardhe..

Si nuk mbaruan matrapazet? Taksirat i shohim dhe ne tv..

celesi, na sill ndonje link ku te shohim keta matrapazet. 

Ne kohen kur zhvillohesh greva e nje pjese se ish te perndjekurve politike jane bere mjaft emisione mbi problematiken. Ministri i Drejtesise, si ministri me pergjegjesine institucionale per te mbajtur qendrim, pak doli ne skene por rolin e "artopolantit" te qeverise e kishte marre z. Simon Miraka. Deklaraten e ka bere ne top story te S.Balles.  

Edhe në këtë dështim të rradhës, për herë të n-të dhe përsëri, është neglizhuar një FAKT (fakt me të madhe to get your fcking attention). 

Pyetje sugjestionuese alla K.C: Cilat janë lidhjet e nëndheshme të biznesit të Rezart Taçit, me Agimin e Artë? 

Shumë do të habiten dhe do më konsiderojnë delirant (ha! Dora smiley), por lepuri i madh, fshihet në detajet e gëmushës së vogël (sidomos kur është i djallëzuar)! A nuk ju duket ky "dështim" për të paguar, pa lidhje me disa "detaje" si për shembull: marrëveshja e TAP dhe, sidomos dhe, gërmimet greke për naftë në zonën e detit shqiptar? Çfarë kujtoni juve, se Myslim Pasha ha bar? (efekt rimues). 

T'i rikthehemi mbjelljes së dyshimit alla K.C: (kjo është pika kulmore, Eskil style) Motra e gruas* së Rezart Taçit, ka punuar për ca kohë emigrante në Greqi - si pastruese, në shtëpinë e antishqiptarit të tmerrshëm Kristos Papas!!!! (nuk e di, herën tjetër do përdor ndonjë new entry si antishqiptar, se K.P u bë telef)

Çfarë realisht "pastronte" motra e gruas së Rezart Taçit???

________

*pse motra e gruas? E para e punës, kush mutin e njeh motrën e gruas së Taçit? E dyta e punës, kush mutin do dojë ta njohë? E treta e punës, kush e di sa motra gruaje ka Taçi? E katërta e punës, cila motër gruaje prej të tërave motrave të mundshme? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).