M’u desh, gjatë përkthimit të një teksti të sociologjisë mjekësore, të dalloja shprehimisht në shqip midis nocioneve kyçe të cilat, në anglishte, autori i kish dhënë përkatësisht me illness,sickness dhe disease, duke specifikuar se illness është sëmundja e përjetuar nga subjekti; sickness sëmundja e perceptuar nga të tjerët, komuniteti ose shoqëria; dhedisease sëmundja që përbën objekt të dijes dhe artit të mjekut.

Krejt teksti mbështetej në dallimin mes këtyre tre nocioneve, prandaj i njëjti dallim terminologjik duhej ruajtur edhe në gjuhën pritëse.

Shqipja shpesh të lë në baltë në raste të tilla; meqë thjesht fjala sëmundje nuk mjafton, madje jo vetëm nuk mjafton, por edhe e dëmton të përcjellët e kuptimit, sa kohë që ajo fjalë, duke shërbyer si ombrellë kuptimesh, anulon pikërisht ato dallesa të cilat teksti në fjalë kërkon të sqarojë.

Dhe që nuk janë dallesa pa rëndësi: unë mund ta përjetoj sëmundjen time (illness) krejt ndryshe nga ç’e perceptojnë të tjerët, në një kohë që është përjetimi nga të tjerët (sickness) që përcakton statusin tim, si i sëmurë, brenda familjes, komunitetit dhe shoqërisë; dhe më në fund, trajtimin e kësaj sëmundjeje (disease ose disorder) do ta vendosë mjeku, në bazë kriteresh që janë specifike për dijen dhe artin e tij.

Kështu, një skizofren mund të ndihet i lumtur në çrregullimin e vet mendor (të mos e ndiejë illness-in), por të përbëjë shqetësim të madh për familjen dhe komunitetin, të cilët mund të vendosin edhe që ta spitalizojnë (institucionalizojne); dhe çfarë ndodh me të në spital ose në institucion, këtë e vendos mjeku, i cili e shndërron sickness-in e pacientit në disease, duke parashkruar edhe trajtimin përkatës.

Po ashtu, unë mund të kthehem, bie fjala, nga Afrika, me një formë të lehtë të kolerës (që më përjetohet si dhimbje barku - illness), por sëmundja ime është shoqërisht e rrezikshme (sickness) dhe kërkon veçim nga komuniteti ose karantinë për të penguar ngjitjen, si dhe trajtimin përkatës (disease).

Përkundrazi, unë mund të kem probleme të mëdha me dhimbje kronike të shpinës ose të muskujve (illness), por megjithatë, komuniteti të mos e perceptojë fare këtë problem timin, ose ta shpërfillë si çështje “nervash”; në një kohë që mjeku ia vë një emër (fibromialgji – si disease ose disorder) dhe përcakton trajtimin përkatës.

Problemi është – si t’i japësh këto koncepte në shqipe, pa u kuturisur në neologji?

Natyrisht, konceptet janë vetvetiu të ngushtuara, në kontekstin e një diskursi biomjekësor që themelohet mbi dallimet e tyre; por e rëndësishme këtu është që anglishtja e ndihmon këtë lloj diskursi të shtjellohet lirisht, duke ia ofruar të gatshëm materialin gjuhësor, në mënyrë të tillë që autorit (subjektit të diskursit përkatës) veç i duhet të (ri)përkufizojë termin që do të përdorë, jo të krijojë termin vetë.

Në rastin e shqipes, fjalorët dygjuhësh nuk ndihmojnë shumë, meqë do të japin gjithnjë “sëmundje” si përkthim. Një fjalor sinonimesh do të sugjerojë lëngatë (kushedi edhe dergjë), te sëmundje; por lëngatë është “sëmundje e rëndë, kronike, që të mbërthen për kohë të gjatë në shtrat”, prandaj nuk i shërben përkthyesit, dhe aq më pak mund të de-specializohet.

Duke e sforcuar pak gjuhën, mund të përkthejmë disease si patologji (çrregullim) dhe illness si pamundje; duke e lënë sëmundje për sickness – por kështu kemi mëkatuar me neologji, çfarë kishim vendosur ta përjashtonim që në krye, sepse nuk është detyrë e përkthyesit të krijojë fjalë; dhe duke e tradhtuar formën e brendshme të fjalës vetë, sa kohë që si sëmundje, ashtu edhe pamundje i referohen fjalës mund, në kuptimin që sëmundja është pamundësi, ose një lloj pafuqie për të funksionuar normalisht, për arsye shëndetësore; patologjishënjon zakonisht ecurinë (progresin) e një sëmundjeje (kur nuk shënjon atë degë të mjekësisë që merret me shkaqet dhe efektet e sëmundjeve), ndërsaçrregullim është hiperonim, sa kohë që jo çdo çrregullim është sëmundje.

Për krahasim, një përkthyes nga anglishtja në italishte nuk do të kish veçse vështirësinë për të zgjedhur midis malattia, morbo, affezione, malessere, malanno, male, dhe malore.

Në krahasim me simotrat e saj europiane më të lëvruara, shqipja paraqitet njëkohësisht edhe më e varfër, edhe më abstrakte: më e varfër, për shkak të mungesës së sinonimeve; më abstrakte, sepse me një fjalë të vetme, sëmundjekërkon të mbulojë një spektër kuptimor përndryshe të pasur në dallesa.

Një fjalor sinonimesh që përdor zakonisht (Dhrimo, Tupja, Ymeri), më jep, përsëmundje, variantet lëngatë, mardhë, shkumë, ngordhje, ligështi, prej të cilave asnjë nuk i përgjigjet kuptimisht fjalës temë, në mënyrë të tillë që të lejojë të flitet për sinonimi. Në rastin më të mirë, kemi të bëjmë me forma të hiponimisë ose të varësisë kuptimore vertikale: lëngata, ngordhja, shkuma, mardha, ligështiaetj., janë lloje të ndryshme të sëmundjes si të tillë.

Ironikisht, i njëjti fjalor përmban një listë të pasur sinonimesh për sëmundjen e tokës (konvulsionet – si rregull, por jo doemos, epilepsinë): sharrëz, havale, punëherë, e leshta, lodërz, puna e hënës, lëngata e hënës, sëmbim, ilet, bëtajë, fëtigë.

Ky zhbalancim, kjo vithisje leksikore, është simptomatike për shqipen e sotme – që i ofron përdoruesit një numër të madh fjalësh me natyrë etnografike, ose monedhash të cilat nuk shkojnë në tregun e komunikimit.

I gjithë katalogu i sinonimeve për epilepsinë, përveçse të tregojë që kultura shqipfolëse e njeh mirë këtë sëmundje, nuk i ndihmon diskursit të sotëm rreth kësaj sëmundjeje – por, shumë-shumë, ndonjë shkrimtari ose ndonjë antropologu. Mekanizmi që ka çuar në përftimin e këtyre termave paralele njihet si eufemizëm – dukuri në thelb e lidhur me besëtytninë dhe që pasqyron dëshirën e folësve për ta shmangur emrin e drejtpërdrejtë të një sëmundjejeje serioze, ose për ta quajtur atë në mënyrë të tillë, që vetë emri të “ndihmojë” (magjikisht) në zbutjen ose shmangien e saj.

Vetë fjala sëmundje, në gojën e një shqipfolësi çfarëdo, është më shumë mysafire se në shtëpinë e vet; ne zakonisht themi jam pa qejf, jam keq, jam si kështu, nuk jam mirë, kam një si siklet, nuk ndihem mirë, kam zënë shtratin, nuk jam në terezi, etj.; ose më ka mbërthyer keq, nuk po ngre kokë, etj.; (manifestime të illness), duke mos emërtuar sëmundjen, por mënyrën si e përjetojmë, ose si reagojmë ndaj saj (këtu nuk po cek emërtimet e drejtpërdrejta të ndiesive: më përzihet, më dhembin kryqet, s’e mbaj dot bukën, më sëmbon në ije, më djeg shurra, më mbahet goja, s’kam fuqi fare, kam ethe, më merret fryma, më merren mendtë, më dridhen duart). Përkundrazi, në një kontekst tradicional, komuniteti (familja, mëhalla, fshati, etj.) do të priret të përdorë zakonisht një eufemizëm, në rast se sëmundja identifikohet; dhe në kontekste të tilla, rolin e mjekut e luan zakonisht një person (një mjektar, një plakë, një barnatar, një hoxhë, etj.) i cili nuk kuron “sëmundjen” por personin vetë, ose simptomat.

Kështu, vështirësitë në përkthim nuk janë thjesht leksikore ose normative, por edhe konceptuale; shqipja ende i përgjigjet një kulture të paekspozuar ndaj diskursit racional analitik perëndimor, që, në lëmin mjekësor, i ndan sëmundjet nga të sëmurët, duke i trajtuar si “entitete” më vete, të organizuara sipas kategorive jo vetëm horizontale, por edhe vertikale. Të krahasohen, në këtë kontekst, më kruhet me dermatozë. Mjeku i sotëm jo vetëm shquhet profesionalisht edhe nëpërmjet zhargonit që përdor; por edhe ndikohet nga ky zhargon në masë kritike, aq sa të shpërfillë ndonjëherë që prapa simptomave gjendet një subjekt, jo një entitet abstrakt si “sëmundja.”

- Marrë nga Peizashe të fjalës

27 Komente

xhib pak e vjeter kjo e vehbiut.ose e thonme nryshe, e rrafme  para e mrapa ke ptfsmiley

Shqipja shpesh të lë në baltë në raste të tilla;

100% e sakte . Sidomos popullsia ne mase , komplet e "bindur" ne definicionet ndaj njeri tjetrit, psikologjikisht shkaterrimtare te njeri tjetrit. Doktorret teme tjeter , skam kohe tani .

TEME ME VLERA , gjynah ato qe se kuptojne , te pakten edukoni veten

Duke e sforcuar pak gjuhën, mund të përkthejmë disease si patologji (çrregullim) dhe illness si pamundje; duke e lënë sëmundje për sickness – por kështu kemi mëkatuar me neologji, çfarë kishim vendosur ta përjashtonim që në krye, sepse nuk është detyrë e përkthyesit të krijojë fjalë;

Prandaj perkthyesi i ketyre gjerave mjekesore duhet te jete mjek ose filozof, qe te krijoje fjale nqs mungojne.

Gjithsesi pamundje nuk eshte sforcim fare, ne shqip kuptimi i dhene ketu per illness eshte pikerisht pamundja, jam ose ndihem i pamundur.

Perkthyesi universal eshte gje e gabuar, ashtu si historikisht perkthyesi duhet te jete sa me i profilizuar dhe njohes i shkelqyer i asaj qe perkthen, keshtu mund te krijoje edhe fjale te reja nqs  eshte nevoja.

Kam neper duar, Historia e qenies, te Hajdegerit, perkthyer nga nje filozof italian vetem 1 vit me pare. Problemi themelor i ketij perkthimi kaq te vone ishte krijimi i neologjizmave ne italisht per te dhene sa me mire mendimin e koklavitur te Hajdegerit, i cili ka krijuar vete nje thes me neologjizma.

Perkthyesi universal eshte versioni njerezor i gugllit, paaftesia e tij eshte e llahtarshme.

 

 

Mjeku te krijoje fjale dhe gjuhetari te vizitoje paciente, apo mjeku te merret edhe me pacientet edhe me fjalet nderkohe qe gjuhetari i bie me dore qithares dhe filozofi gatuan veze dhe salcice?

Prandaj perkthyesi i ketyre gjerave mjekesore duhet te jete mjek ose filozof, qe te krijoje fjale nqs mungojne.

Gjuhetari s'ka pune fare me perkthimin, per nje gjuhetar te beje perkthyesin eshte humbje kohe, maksimumi ben perkthim te gjerave gjuhesore. Vehbiu ben perkthyesin nga halli, jo nga malli.

Perndryshe, filozofi eshte me perkufizim babai i koncepteve abstrakte. Ne rastin ne fjale, jo çdo mjek do merret me ate pune, por nje pjese e profesoreve universitare te mjekesise, ata qe bejne doktoratura per mjekesi e merren me anen teorike te mjekesise.

Ashtu si ta zeme juristi nuk eshte vetem llogjetari sofist i gjykatave, por ka nje pjese qe merret me jurisprudence, filozofon mbi te drejten dhe nxjerr koncepte.

 

Tashi dole nga tema (e citatit tend), po ben tani doktorin e Vehbiut qe e paska zene halli dhe ndaj perkthen. Meqe jemi tek fjalet e reja, si do ja veme emrin kesaj semundje? lol

Thuaj qe s'e mendove dhe aq mire kur the qe fjalet e reja duhet ti bejne jo gjuhetaret por mjeket dhe filozofet, dhe kaq. Ose ndac mos thuaj xhanem.

P.S. Fatkeqsisht, jo te gjithe temat/artikujt jane material diskutimi per popullin peshkatar (the average joe peshki), kjo besoj eshte nje nga ato, sic duket dhe nga komentet deri tani. Megjithate, hajt mo, per mire perpiqemi.

S'po te marr vesh, kush doli nga çfare ?

Po ta them troç ate qe thashe, gjuhetari s'merret me perkthim e as me neologjizma, s'jane puna e tij ato.

Fjalet e reja i krijojne shkrimtaret, filozofet dhe çdo profesionist i cili merret me anen teorike te profesionit te vet.

Fakti qe tek ne gjate komunizmit gjuhetaret iu futen neologjizmave ishte thjesht nje domosdoshmeri e regjimit ne kushtet kur letersia e filozofia kontrolloheshin rreptesisht, po aq sa perkthimi.

Perdryshe gjuhetari ka nje thes me probleme te profesionit per t'u marre, para se te ngulet tek perkthimi e neologjizmi.

p.s lere plako se s'merr ere fare nga kjo pune qe te jesh ne gjendje te vleresosh komentet.

Ky eshte debat i paqene me te cilin po lufton--dhe fiton--ti ketu per kete artikull, pra duhet a s'duhet te beje gjuhetari fjale te reja. Vehbiu si gjuhetar dhe autor i ketij artikulli eshte kunder formimit te fjaleve te reja.

Une ketu thjesht tu pergigjia ty, meqe ti the qe fjalet e reja me karakter mjekesor duhet ti marre persiper mjeku ose filozofi, jo gjuhetari.

Kaq.

Sa per komentet, bie ne sy sharlatanizmi dhe shpata qe me pare pret pastaj lexon. Packa se autori p.sh. e sqaron qe konteksti i fjaleve eshte sociologjik, Pateku etal me poshte i kane futur nga nje kerkim me google kuptimit te fjales dhe tani po e bejne rezil autorin per gabimet (ne fakt Vehbiu e sqaron me se miri kuptimin e atyre temave ne anglisht, po tjeter pune kjo, s'do bej debat me peshkspecialistet une tani thjesht meqe e solla kete artikull).

Pra ne te njejtin rang ishte dhe komenti yt adhamudhdoktorfilozofian. Nejse, jeta vazhdon, globi rrotullohet, Peshkut i afrohet.

Ore ky eshte debat i paqene se ti s'merr vesh fare, po kur them fare nenkuptoj fare-fare.

Po te merrje vesh ti, do e dije se dallimin konceptual qe po tregon Vehbiu e ka bere o ndonje filozof ose ndonje mjek qe merrej me teori, nuk e ka bere populli anglez dhe as ndonje gjuhetar.

Nejse vl, merrem kot me ty, ti s'di te thuresh 2 fjali te tuat ne lidhje me çeshtjen.

 

Megjithate, hajt mo, per mire perpiqemi. smiley

Hajt mo, per te mire u perpoq dhe ky . smiley

Illness, sickness, dhe disease, nuk jane njesoj qe te vish deri tek semundja (disease) patologjikisht e percaktuar nga mjeku), si semundja e kancerit, semundja e zemres, diabetit, duhet te kalosh ne disa faza te para, tek siptomat illnesi, eshte gjendje e semure, e pacientit pa qef i dobet fizikisht, por jo i diagostkuar i percaktuar patollogjikisht... Sickness eshte nje forme pak me e rende, me shenja pak me te percaktuara me te vjelle per shembul, me temperature, me bark, etj... ska asnje problem ketu me veshterisine e perkthimit apo percaktimit te termave... te semundjes! 

Artikulli eshte thjesht si te marresh lesh dele, dhe ta hollosh ta besh fije peri kot se koti 

ne zakonisht themi jam pa qejf, jam keq, jam si kështu, nuk jam mirë, kam një si siklet, nuk ndihem mirë, kam zënë shtratin, nuk jam në terezi, etj.; ose më ka mbërthyer keq, nuk po ngre kokë, etj.; (manifestime të illness), duke mos emërtuar sëmundjen, por mënyrën si e përjetojmë, ose si reagojmë ndaj saj (këtu nuk po cek emërtimet e drejtpërdrejta të ndiesive: më përzihet, më dhembin kryqet, s’e mbaj dot bukën, më sëmbon në ije, më djeg shurra, më mbahet goja, s’kam fuqi fare, kam ethe, më merret fryma, më merren mendtë, më dridhen duart). 

Po `semundjen` e emerton mjeku dhe jo pacienti! Ato qe themi (qe thua ti) jane shenja te nje  semundje. Si mund ta pecaktojme semundjen ne ? Cfare ka ketu me gjuhen shqipe qe te leka ne balte? shume normale i ka shqipja gjendjen e te semurit! shprehjes se  ..semundjes, etj!  

Shqipja shpesh të lë në baltë në raste të tilla

Se mar vesh kete shkrim. Nga pikpamja e perkthimit edhe anglishja eshte ne veshtirsi me gjuhen shqipe. kur vjen puna me e perkthu shqipen anglishtja te le ne balt! ..mund te thote nje anglez! 

 

 

 

 

 

 

  

ilir-jani; ".... Nga pikpamja e perkthimit edhe anglishja eshte ne veshtirsi me gjuhen shqipe. kur vjen puna me e perkthu shqipen anglishtja te le ne balt! ..mund te thote nje anglez!..."

 

Kjo qendron, edhe anglishtja eshte shum e varfer per te shpjeguar disa fjale shqipe.  

Sickness qenka semundje e perjetuar nga te tjeret?! Mire ne qe smarrin vesh nga gjella me presh, po ky gjuhetari mos e ka perkthy pa gjyslyke sickness? 

 

 

 

 The state of being ill: "a sickness allowance".A particular type of illness or disease: "suffering an incurable sickness".    

 

 

Po me duket sikur e ka shkruar Hurbineku kete shkrim, me gafa te tilla si s’na qenka detyra e perkthyesit te krijoje fjale te reja (ose neologji sic na i quan autori, ndonese i kemi thene deri tani neologjizem; nuk e di ne e ben kete per te dhene ndonje tjeter perimtim kuptimor te transplantuar nga gjuha e huaj apo thjesht se eshte alergjik ndaj izmave, po me kujton propozimin mbase jo dhe aq te paarsyeshem te dikujt per t’i thene kinezishtes “kinisht”), qe pamundje nuk duhet perdorur, se vjen nga e njejta rrenje (etimon) me semundje (ne pamundesi per te gjetur nje paralelizem me te mire, se sapo jam zgjuar nga gjumi, eshte pak a shume si te themi qe s’mund te themi “bima mbin” meqe fjala “bime” vjen nga “mbij”), po sidomos qe i kerkon shqipes se varfer ta ndaje semundjen me tresh (s’po e ve ne thonjeza “se varfer”, sepse me dua te jap edhe kuptimin e Vehbi Hurbinekut qe shqipja s’eshte e pasur, edhe kuptimin tim qe ajo eshte “e gjore” qe i kerkojne kaq shume). Jam kureshtar nese di autori ndonje gjuhe tjeter perendimore, meqe i referohet “diskursit racional analitik perëndimor” (te pakten e zhvendos fokusin nga gjuha te diskursi, ndryshe nga Hurbineku qe fajesonte kujdestaret imagjinare te shqipes”), qe te kete pergjegjese pike per pike si ato te anglishtes, pra “ta ndajne realitetin” e “semundjes” sic e ndan anglishtja (pervecse nga perkthyes te ndonje teksti te ngjashem si ai qe ka marre persiper autori). Kjo puna e “thresome” te semundjes me kujton ate mendimin qe cdo individ eshte ne te vertete tre: ai/ajo qe kujtojme se jemi, ashtu si na shohin te tjeret dhe ashtu si jemi ne te vertete. Po te ecnim me logjiken e Vehbiut e te anglishtes ne rastin e semundjes, te pakten peremrat vetore do te na duhej t’i trefishonim. E meqe jemi te vetoret, kinezcja ka dy trajta per veten e pare shumes, nje qe perfshin edhe bashkebiseduesin, nje qe e le jashte, e megjithese ka ndonje studiues qe nxjerr perfundime sempliste se ekzistenca e trajtes perfshirese tregon “vetedijen e grupit” qe kane kinezet perkunder individualizmit qe pasqyron “I” (une) e anglishtes (a thua shqiptaret qe gjithashtu s’e bejne kete dallim jane individualiste te medhenj e besojne ne vlerat e liberaldemokracise), prapeseprape prirja eshte qe te perdoret vetem njera prej ketyre trajtave dhe kjo nuk shihet si varferi, po si lehtesi si per kinezet vete, ashtu edhe per ata qe mesojne gjuhen e tyre. Vehbiu ne vend qe te kishte shkruar nje artikull qe s’na thote ndonje gje, me mire ta kishte sjelle si pyetje te Peshku: “Si mund t’i perkthej …”       

Vehbiu ..me mire ta kishte sjelle si pyetje te Peshku:

“Si mund t’i perkthej …”       ! 

Me ndershme kjo !smiley Kam pershtypjen se akademiket nuk e ulin veten deri ketu, tek pyetja, per ta fshehur kete e per ta bere pak `interesante` marin furken dhe tjeterin lesh! 

 

marrin furken e tjerrin (jo tjetrin)lesh

mu kujtua kjo shprehje nga nja arvantas qe e kam njohur ne Spata( rrethinat e Athines) aty esht sot airoporti i ri i Athines,ky njeri e fliste aq mir shqipen ,sidomos ate te vjetren,sa me tha "gruaja ime ri ne shpi e tjer lesh",.u habita si mund ta kishin ruajur kaq paster shqipen pergjat 300 viteve aty.perveç kesaj keta arvanitas deri ne 1996 nuk benin kurr krushqi me te 'huaj ' atje por vetem brenda rraces se tyre

ps kjo tjerja e leshit  do shpallet se shpejti disiplin (letrare ose sportive) ne atdhe,disa partizan te kkesaj disipline shpresoj se pas tjerjes se leshit mund te prodhojn nje kostum intelektuali me gjalmin  e tjer smiley))

e di mo e di, c`ti besh `t-es`qe eshte kembyer  me `r-en`smiley 

jam zaif e jam semure

Vazhdoje tani...se mu ma fshin Xhibolja !

Une e zeza jam semure / Kam edhe temperature /me dhemb koka me dhemb barku /po me shume me dhemb stomaku ! 

Pse duhet te shpikim, pa u konsultuar se pari me specialistet e sektorit perkates? Nuk pashe qe ne artikull te ish shkruar gjekundi se mjeket kishin ngritur duart e lart para kesaj pyetjeje. Kam pasur plot raste perkthimesh edhe mjekesore, edhe te fushave te tjera, ku nuk kam njohuri, e s'kam lene njeri pa pyetur nga ata qe jane specialiste, per te marre informacionin e sakte.

Edhe ato qe sjell xhaxhai per italishten:

Për krahasim, një përkthyes nga anglishtja në italishte nuk do të kish veçse vështirësinë për të zgjedhur midis malattia, morbo, affezione, malessere, malanno, male, dhe malore.

nuk jane vetem pjese e temave specifike te mjekesise, perdoren gjeresisht nga njerezia dhe ne shqip kane gjegjese po ato qe sjell fjalori i Tupes.

Foli pra, terhiqi veshin smiley

Vetem nje problem ka kapur Vehbiu, qe historikisht ne universitetet shqiptare ka shume pak pune teorike nga ana e profesoratit, farketimi i koncepteve njihet fare pak, per te mos thene qe historikisht i fusin nje te perkthyer shpejt e shpejt e amen.

Perfytyro qe ne kulturen shqiptare, jo vetem xhibi, por deri lart, mjeku s'ka pse merret me teorine mjekesore, gje qe vazhdon me çdo profesion, ekonomisti me teorine ekonomike, juristi me teorine juridike etj.

Se kush do merret me doktrinat perkatese, nje Zot e merr vesh, i bie te merren perkthyesit e gjuhetaret, te paret meqe perkthejne literaturat perkatese, te dytet ngaqe mund t'i fusin hundet kudo ku flitet per gjuhen.

Pastaj po keta, produkt i kesaj mendesie tallen me perkthime gjuhetaresh te tipit 'dymbedhjetegishtori'.

Problemi gjuhesor tek ne lind tek mendesia e gabuar rreth teorive e doktrinave.

Imagjino vetem kaq gje, ne Shqiperi as Universiteti i Tiranes qe ka arkitekturen prej dekadash, nuk ka libra per nje thes me lende, gje qe e them me siguri te plote nga te brendshem qe hasin probleme, duhet t'i krijojne vete leksionet me copa, merr ketej e merr andej.

Pse ? Sepse tek ne arkitekti eshte vetem ai qe merret me projektime dhe tjetri e tjetri ben profesorin e arkitektures prej nje jete dhe s'ka nxjerre asnje liber.

Pastaj themi ne, ore po si perkthehet kjo literatura e arkitektures.

Supozohej qe shqipja do çante para me shpate ne dore, dhjetera vjet universitet, mirepo jo vetem qe s'ka çare para po e kane çare, me ato perkthimet ku ruhet 'gjuha profesionale', kupton ti, jo veze po uovo, se eshte fjale profesionale kjo, kurse veze eshte fjale katundare.

 He mos dhe ti, se s'pyet ariu per mishkonja. smiley

Ne Shqiperi te ha haseti, vlla. Doktori nuk merret me teorira, kur shikon qe shoku i tij kirurg mbush xhepat me parà sa nga klinika, tek spitali shtetetor.

Po ashtu dhe gjithe profesoret e tjere. Mungon puna kerkimore, sepse do kohe, do parà, do perkushtim te diteperditshem. Tek ne, edhe te duash t'i kushtohesh studimit, s'e ben dot, luftohet per "punen e perditshme jepna o zot!"  nja dy mikeshat e mia qe jane pedagoge, bejne c'pune t'u bjere ne dore, se s'mbahesh dot vetem me rrogen e fakultetit. E s'po flas per salltanete, kuptohet. Per fat te keq!

 

Zhurmen e ndien po he smiley

Ti e di qe ketej puna kerkimore paguhet me keq se kamarierlleku, prandaj mos bej krahasime, se mos na dalin tanet me te paguar.

Nga ana tjeter, une s'po flas edhe aq per te rinjte qe sapo kane vene kembet, por per profesore me prestigj qe paguhen nga privatet deri ne 50 mije lek ora.

Shiko ketu çfare i ben gjese, ai qe me ka dhene sociologjine politike :

http://www.libreriauniversitaria.it/libr...

Jane plot 31 libra. Ose shih kete tjetrin me 44 libra :

http://www.libreriauniversitaria.it/c_po...

Nuk eshte puna fare tek lufta e perditshme per buken e gojes, keshtu ka qene puna edhe ne kohen e komunizmit, kur kishte siguri e asnje pretendim per te vene leke.

Kemi çuar mendesine popullore ne universitet, jemi stervitur me plagjarizmin e perkthimin, duam gjene e lehte, kur s'eshte e lehte nxjerrim 1000 justifikime.

Pastaj ne fund ia veshim fajin gjuhes, si puna e dembelit qe ia ve fajin pjellorise se tokes per prodhimin e dobet.

 

 

Pajtohem me Akëistin dhe Argendis.

Ka pas përkthime  të të gjithë fushave profesionale bile dhe tekset vinin nga përkthimet me pak ndryshime dhe përkthyesi bëhej autori shqiptar.Një pjesë e mirë dhe kur egsistonte fjala shqip fusnin fjalë të huaja për tu dukur më shkencorë problem që qëndron dhe tani sidomos kur dëgjon gazetarët dhe politikanët dy speciet armike të fjalorit të shqipes.  

Kjo më kujton një mësues matematike që kur thonim 5 minus 2 ulurinte : pa , pa, ku e gjete minus por se shpëtoi dot fjalën pa; "shkenctarët" e mundën ndoshta nga që ishte dhe i vetëm. smiley 

Te gjitha gjuhet kane perparsite dhe mangesite e tyre. Psh gjuha eskimeze, ka 20 fjale te ndryshme per boren, nderkoh qe gjuhet e tjera kane 2-3-4 fjale. Gjuha indiane psh, eshte me e pasur se gjuha angleze ne psikollogji, nderkoh qe gjuha angleze eshte me e pasur ne terma shkencore. 

Ardiani, ka marre gabim per krahasim nje nga gjuhet me te varfera dhe me barbare anglishten, nderkoh qe kjo gjuhe ka ne gjirin e saj shum fjale nga gjuhe te tjera. Te mos harrojme se gjuha angleze, rreth 50% te saj e ka nga fjale te gjuhe te tjera, dhe kjo per shkak te fshatarzimit qe ekzistonte ne fiset angleze dhe pushtimeve qe kane patur, pushtime qe e kane pasuruar ate komb fshataresk. 

Ardiani, ka marre gabim per krahasim nje nga gjuhet me te varfera dhe me barbare anglishten, nderkoh qe kjo gjuhe ka ne gjirin e saj shum fjale nga gjuhe te tjera. Te mos harrojme se gjuha angleze, rreth 50% te saj e ka nga fjale te gjuhe te tjera, dhe kjo per shkak te fshatarzimit qe ekzistonte ne fiset angleze dhe pushtimeve qe kane patur, pushtime qe e kane pasuruar ate komb fshataresk. 

`komb fshataresk!!!!!!!`po ceshte kjo mo?  skam degjuar gjepur me te madhe se kjo! Prandaj gjuha e tyre ze vendin e dyte ne bote nga perdorimi !

http://listverse.com/2008/06/26/top-10-m...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).