Gjykata e Apelit zbut masat e dënimit për tre të akuzuarit kryesor për çështjen e tragjedisë së Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Treshja gjykuese e kryesuar nga Alaudin Malaj, ka ulur masat e dënimit për Mihal Delijorgjin, Dritan Minxhozin, Ylli Pinarin, duke qenë së kërkuan gjykim të shkurtuar. Kështu Ylli Pinari dënohet me 15 vite burg nga 18 që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë. Minxholli dhe Delijorgji, të cilët ishin dënuar respektivisht me 18 dhe 10 vite burg, u ulet 1/3 e masës së dënimit që kishte dhënë Shkalla e Parë e gjykimit.

Gjykata e Apelit ka vendosur sekuestron e të gjitha pronave të Mihal Delijorgjit. Ndërkohë ish-ushtaraku Besnik Dauti është dënuar me 3 vite burg, gjeneral Shpëtim Spahiu është shpallur i pafajshëm. Për shtetasin Rezart Tërshana, Apeli ka vendosur dënimin me 1 vjet burg, ndryshe nga shkalla e parë që e kishte lënë të lirë. Për të akuzuarit e tjerë Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Dosja “Gërdeci” nisi të shqyrtohej në Gjykatën e Apelit në 31 tetor 2012, duke u shqyrtuar vetëm argumentet juridike të palëve. Ndryshe nga zvarritjet që shoqëruan procesin në shkallën e parë e gjyqësorit, Apeli ka qenë “më i shpejtë” në gjykim. Prokuroria kishte ngritur akuzën e “vrasjes së rrethana cilësuese” për Ylli Pinarin, Mihail Delijorgjin, Dritan Minxhollin dhe Sokol Ngjeçin.

Familjarët e viktimave të3 Gërdecit, disa herë me anë të letrave publike, që ia adresonin edhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Apelit, kanë kërkuar të riparojë traumën që i shkaktoi vendimi i Shkallës së Parë, i cili rrëzoi akuzën e vrasjes në rrethana të cilësuara.

Vendimi i shkallë së parë

Në mars të vitit të kaluar Gjykata e Tiranës vendosi 10 vite burg për pronarin e kompanisë “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe nga 18 vjet burgim për ish-kreun e MEICO, Ylli Pinari dhe ish-përgjegjësin e ndërmarrjes Alba-Demil, Dritan Minxolli. Ish-shefi Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, u dënua me 6 vite, ndërsa Sokol Ngjeçi me 10 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar tre burgime të përjetshme për Dritan Minxollin, Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin, ndërsa për Sokol Ngjeçin kërkoi dënimin me 23 vjet burg.

32 Komente

Nuk ka me cudira ne "RRumpall-Land". 

Kur shpetuan ata para nje jave, pse mos te shpetojne dhe keta. Ata vrane keta vrane , po vrases nuk ka, eshte thjesht iluzion ashtu sic eshte dhe drejtesia jone sot.

Kot i mundojne keta te shkretet. T'i lirojne fare me mire.

Minxhollin dhe Delijorgjin ka rrezik kane per ti liruar me ate te argumentit te kohes se denimit te kryer ne paraburgim.

Po armatosen...per zotin!!!

 

Opozita në Komisionin e Sigurisë ka ngritur dyshime në lidhje me ndryshimet që bëhen në Ligjin për Armët. Një ndër shqetësimet kryesore është pajisja me armë e biznesmenëve, të cilët kanë të arkëtuar të paktën 20 milionë leke. 

"Do të ndikojë në parandalimin e sulmeve që po bëhen sot nga grabitësit për grabitjen e pronës së tyre apo për gjobat, apo do të shtojë ndoshta edhe numrin e krimeve? Siç dihet, sot ka shumë biznesmenë që janë të akuzuar për pastrim parash të fituara në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet veprimtarive kriminale", tha deputeti i PS, Asllan Dogjani.

Por, per kete pike edhe mazhoranca ka deklaruar se do te terhiqet. 

"Nga debati që u bë nga Komisioni i Ligjeve pati një reflektim edhe nga ne dhe u mendua që edhe mund të hiqet", tha zëvendësministri i Brendshëm, Arben Ristani.

Por frika me e madhe e socialisteve eshte se ky ligj u jep arme ne duar drejtuesve te komunave, apo edhe shofereve te tyre ne prag te zgjedhjeve. Ilir Gjoni dyshon per urgjencen e ligjit, per te cilen zevendeministri i Brendshem Arben Ristani iu pergjigj ironikisht. 

"Cila është urgjenca që ju e sillni këtë ligj pikërisht para fushatës së zgjedhjeve?" tha Gjoni.

"Me zgjedhje pa zgjedhje, në lidhje me Shën Valentinin...s'ka asnjë lidhje, është rastësi që vjen tani", iu përgjigj Ristani. 

Por historia me e erret e amratosjes se shqiptareve u ngrit si shqetesim nga deputeti Sterkaj. Duke kujtuar 97-en, ai akuzon se po rritet numri i armeve ne duar te dyshimta. 

Ne fund te mbledhjes, deputeti socialist Arben Isaraj tha ligji armatos çdo deputet apo minister, por jo Presidentin. 

"Qytetari i parë i Republikës së Shqipërisë, Komandanti i Forcave të Armatosura, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai që dekreton prokurorët e Republikës së Shqipërisë, presidenti i Republikës është i çarmatosur. Ligji është bërë kur ka qenë Bamir Topi dhe ky, ngaqë bentë puçe duhej çarmatosur? Apo e keni menduar që pistoletën e Presidentit sot e mban Kryeministri apo kryetarja e Parlamentit? Të gjithë kanë armë vetëm Presidentin e keni çarmatosur", tha Isaraj.

smiley estradë . ristani ka humor qerretai ka fut dhe shën valentinin.

Tani qe vrasja nuk quhet mo veper penale po qe se nuk e njeh viktimen paraprakisht, ky ligj ka shume kuptim, me mire ti heqesh qafe ata qe te cajne trapin me i kokerr plumi, eshte shume me njerezore se fjala vjen ti vrasesh me hanxhar. 

"Zbutet"...dmth Gerdeci ishte nje aksident!!!..dhe jo pasoje e nje aktiviteti te koruptuar, primitiv jashte kushteve teknike, qe solli pasoje shkatrimin e jetes se 26 veteve dhe disa 10 ra shtepi e bisnese?!!!! Bravo! 

Ky gjyqi i Gerdecit po kthehet ne gjyq popullor komunist. Une do beja disa pyetje:

Pse u kerkohet llogari punedhenesve, kur punetoret kishin shkuar me vullnet te lire ne ate punishte?

Pse sulmohet tregu i lire dhe iniciativa e biznesit sipas mentalitetit komunist?

Pse ndeshkohet biznesi per "viktimat" e progresit ekonomik?

Si i tha financieri i Celentanos "Eh, progresi ndonjehere eshte mizor"....por eshte progres ama.

Kete te progresit sikur e ka thene Cili

Neim Cilintano?

Po ja kaq mizor sa te ne ama. Ai punedhenesi mund te merte dhe nja dy ish-oficere qe ti tregon te pakten minimumin e sigurise ne pune, dhe jo te punosonte femije si ne Afrike.  Po helbete sot behet humor me vdekjen e te tjerve, te ishin femijet e tu ose ndonje nga familja jote sdo flisje keshtu smiley.

Se mos bo gabim Rama te dali te ankohet per DelijorXHin. Apo thuaj shoqnia pazareve nuk merret neper goje.

Eeee smiley ashtu si socializmi pati viktimat e veta, po keshtu dhe kapitalizmi nuk ngelet mbrapa smiley

Pjer, 

Keta nuk i kushtonin vemendjen e duhur materialeve te punes dhe mjeteve te dhena nga punedhenesi, rregullave te sigurise teknike etj. keta e kerkuan vete si te thuash. Veshtire ti vesh fajin kapitalizmin.

Ky rast eshte krim ordiner. Kurse Gerdeci  ishte aksident teknologjik. Ti ngaterron kriminelet me pioneret...e zhvillimit ekonomik.

Ashtu , ashtu eshte. Me mend e tuja ecin dhe gjykatat. Progresi mbi te gjitha.

Nuk jane mendte e mia...o vlla...o shok...o mik, dhe as mendte e gjykatave.

Ne kete vend

vetem Ai ka Mend!

Mos u zini djema (tm AI)

Eshte me te njoftur kjo puna e gjykates.

Nqs njihesh e ke mire me gjykaten, nqs s'njihesh:

Gjykata, sipas argumentimit, nuk mohon që në 21 janar mbetën të vrarë Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, por ajo arsyeton se nuk ka elementë të akuzës së vrasjes me dashje, pasi nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat.

Djema, gezohem qe s'u njoftem.

nuk mohon që në 21 janar mbetën të vrarë Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj,

Pse ishte me zgjedhje kjo? Demek gjykata mund dhe ta mohonte qe jane vrare ata te 4rte?

pasi nuk u provua se të pandehurit njiheshin me viktimat.

Dmth serial killerat dalin te gjithe te pafajshem ne ate vend?

Shiko, se aty ndyresia eshte e ngritur ne art. Juridikisht, mesa me shpjeguan mua ata kane te drejte. Po kesaj i thone loje me dy porta, dhe Sala te ben gol ne te dyja portat.

Shkurtimisht akuza ngrihet mbi ato nene qe i nxjerrin keta bobat te pafajshem. Pra akuza nga prokuroret ngrihet ne nje menyre qe te rrezohet, plus argumentet "shqepen" edhe kur jane vete "te qepura" dhe gjykata del e lare juridikisht. 

hahahahahahhah, meqe Komandanti nuk e njihte viktimen nuk e ka vrare me dashje!!!!!!Po mire po kur qellohet me cifte mbi nje tufe me zogj (megjithese ne ajer) cfare eshte vrasje e zogjve me dashje apo pa dashje, pasi gjahtari (hunteri psh) nuk besoj se i njeh zogjte? 

PO per Gjeneral Hoxhen a i eshte kerkuar interpolit riatdhesimi per te vuajtur denimin prej 6 vitesh burg? 

Alamet progresi kishte ne gerdec....

hajt se nuk meritoni më shumë, çe vrini mendjen. 

Une nuk e kuptova kete. A mund te ma shpjegosh pak te lutem?

Një aspekt i papërfillur i çështjes së Gërdecit, është lidhja e Delijorgjit si minoritar, me enklava të Agimit të Artë. Një gazetë greke botonte dje një artikull (jo në internet - që të mos gjendet dmth...), mbi një takim të Delijorgjit, me të tmerrshmin, antishqiptarin Kristos Papas!!! (dëng tre pikëçuditje këtu, si special effect - rëndom, pordhë) 

Pyetje sugjestionuese alla K.C: Çfarë kanë biseduar Kristos Papas me Delijorgjin dhe çfarë lidhje ka kjo me Agimin e Artë, rrugën e qumështit, kutinë e Pandorës, të ëmën e Zeqos, dhe pilafin e Ali Pashait??? (tre pikëpyetje - e dini vetë). 

 

Si i behet per nje caj kamomili?smiley

Cudia me e madhe tre dite gjate, hence cdo dite te katert do kete nga nje cudi.

Personalisht cuditem se sa pak po ja ulin denimin ose me mire te them se pse po denohen? Ata skane bere asgje smiley

Si per 21 janarin dhe per kete ketu e kam thene qe  nuk do denohet asnjeri pike

E he mer gjasme - politikane ...mer trapa ju kane fut ne thes per hic gje smiley

 

Ishte nje pyetje para ca kohesh ne Peshk: Cfare eshte Ushtria Shqiptare per ju?

Kjo eshte Ushtria Shqiptare! 

Urno! 

Nje institucion aq i korruptume, aq i degjenerume,  aq banal ne thelb, dhe aq i dobet si bashkesi njerezish, sa qe me vjen pak turp qe m'ka pas ardhe keq qe grate e oficerave dhe kapterave t'lagjes qe ishin me sherbim i qeeshin garipat e lagjes! 

 

Eshte shen valentin. Paqe e hare paste cdo njeri i miri dhe i keqi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).