Rama shkarkon krerët e PS në Peqin

TIRANE - Teksa ka mbetur edhe një muaj nga afati përfundimtar për shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, në Partinë Socialiste ka plasur sherri. Ashtu sic edhe pritje, procesi i hartimit të listës së kandidatëve për deputetë, po provokon krisjen e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

Ndërsa ankthi i listës ka përfshirë selinë rozë dhe grupin parlamentar socialist, debate për kandidatët ka shpërthyer në bazë. Edhe pse është kërkuar që lista e kandidatëve të dalë nga baza socialiste nëpërmjet një procesi transparent, nga ana tjetër Rama mësohet se ka projektuar listën e deputetëve me një grup të ngushtë. Lista në fjalë ka shkaktuar tension, kundërshti dhe pakënaqësi në radhët e drejtuesve të Partisë Socialiste në rrethe, për shkak të emrave të diktuar nga lart. Konkretisht, drejtuesit e Partisë Socialiste të Bashkisë së Peqinit kanë refuzuar emrin e gazetarit Alfred Peza, i diktuar nga kryesocialisti Rama si kandidat për deputet. . Kandidatura e Pezës është hedhur për shqyrtim në strukturat përkatëse të PS së peqinit, për të krijuar idenë se reflekton vullnetin e bazës socialiste.

Ndërkaq, sipas burimeve, strukturat e PS së Peqinit janë shokuar nga kandidatura, ndërsa e kanë refuzuar në mënyrë kategorike, me argumentin se Peza nuk ka asnjë kontribut në PS. Madje disa prej drejtuesve kanë kërcënuar me dorëheqje dhe largim nga PS nëse kandidatura në fjalë do të përfshihej në listën e deputetëve mbi vijën e sigurisë. Pas përplasjeve dhe akuzave, ka ardhur edhe reagimi i Ramës, I cili ka shkarkuar drejtuesit e PS. Kryesocialisti ka mandatuar deputetë të PS, të zonës për t’u kujdesur për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj para datës 3 mars, afatit përfundimtar për shpalljen e listës.

Grupi mediatik

Përpos grupit të Erjon Veliajt, grupit të të përjashtuarve pas largimit të Nanos, grupit të biznesmenëve si dhe grupit të të konsoliduarve në PS, në krye të listës së kandidatëve të PS për deputetë do të jetë edhe grupi i ngushtë mediatik I Edi Ramës. Sipas burimeve të sigurta, themeluesit dhe botuesi i gazetës “Shekulli” Koco Kokëdhima, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të PS në Qarkun e Fierit. Kokëdhima njihet si mik i vjetër i Edi Ramës. Po ashtu, sipër vijës së sigurisë, në listat për deputetë të PS do të jenë edhe Mustafa Nano, Anila Basha, Ardian Thano, etj. Zyrtarizimi i grupit mediatik në listat për deputetë do të jetë një moment shumë i vështirë për Ramën, pasi do të provokojë një reagim të ashpër të deputetëve aktualë të PS, të cilët do të spostohen nga fundi i listës.

Grupi i Erjon Veliajt

Sipas burimeve, në krye të listës shumëemërore të deputetëve do të jetë grupi i Erjon Veliajt dhe i Mjaft-it, I konsideruar si delja e zezë në Partinë Socialiste. Pasi Fundosi Forumin Rinor Eurosocialist, Veliaj pritet të shkaktojë shumë pakënaqësi dhe reagim tek ‘xhaketat’ e vjetra të PS. Ndonëse pa identitet dhe kontribut të madh në PS, grupi i Erjon Veliajt pritet të jetë pjesë e Kuvendit pas 2013, falë mbështetjes ndaj Ramës. Kështu në krye të listave dhe sipër vijës së sigurisë pritet të jenë; Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Olta Xhacka, Endri Fuga, Gent Gazheli, Arber Mazniku, etj.

13 Komente

Si e shofin 38 % e peshkatareve te kuq, por jo vetem ata, futjen ne lista te ketyre "figurave" ?

Di kush per emra te tjere qe ndoshta do te behen publike ne ditet e ardhshme ?

 

Ky eshte nje lloj lajmi shume i mire dhe ne sinkron te plote me vlerat qe propagandohen ne gjirin e se majtes per nje riformatim apo rilindje. Duhet kujtuar se jo shume kohe me pare edhe ne opinionin publik ketu ne PPU evidentohej bezdia intelektuale karshi riciklimit te figurave te vjetra politike si ajo e z. L.Bashkurti ne krye te AKZ. Eshte ne interesin publik ne pergjithesi dhe te politikes ne vecanti qe PS ofrohet me dritare te hapura dhe korniza te thyera.

Me konkurim or taj, jo me percaktim nga kryetari. 

kryetari eshte zgjedhur me konkurim, kete e dine te gjithe

Me konkurim kunder Maqo Byrekut...

Po edhe po te ishte zgjidh ai me konkurim, pse jo dhe te tjeret. 

në Partinë Socialiste ka plasur sherri

Ketu e lashe leximin. M'u kujtua ajo "rrahja per vdekje" e Gramoz Rucit brenda PSs nje ore para se Gramozi te dite shendoshe e mire ne media, live. Nga njerezit qe flasin per cadra pistoleta, s'mund te presesh te lexosh gjera normale sot me kete dite.

artkulli ishte online 24 ore perpara livizjes publike te Pezes, pra çdo gje qe kane thene ne lidhje me çeshtjen e Alfred Pezes te pakten e kane OK...

je dakort me kete ?

sa per "sherr", per ate duhen pyetur socialistet ne baze...

Nuk e lexova, por levizja e Pezes ka kohe qe dihet mes gazetareve dhe punonjesve te thjeshte te mediave. Une e kam degjuar prej tipave qe punojne aty te pakten 3 muaj me pare, thjesht s'i kisha kushtuar rendesi se per cilen parti behej fjale, e hamendesoja FRD.

Po ti kete thuaj !  smiley

Na sill ndonje "scoop" tjeter po pate degjuar, ose na konfirmo keto qe thuhen lart...

Sajmi i Fiksit do kandidoje prape ne Mokerr mo ? smiley

Dhe ja cfare ka shtypi i lloit te LefKopese SOT !

Nacionalizëm pa sens – e titullon Blendi Fevziu një shkrim botuar sot në të përditshmen Panorama lidhur me valën e fundit të nacio-deklarimeve politike në Tiranë.

Ya Derstila po vijnedengje me Lesh !

po shtypi i llojit te 2K-se ç'ka xha idrizz ferra ?!

Se SHEKULLIN e ke lexuar nder vite, tani do t'i japesh dhe voten!

#RilindjaMediatike

Vlera e vetme e shtuar e gazetareve ne Politike, perveç llafollogjise, eshte se dine te bejne dhe hartime pak a shume te lexueshem...por se ç'te "mire" sjelle ne qeverisje qasja e nje tufe me gazetare, kur ne kemi nevoje per SHTETARE, dmth per Politologe, Diplomate, Jurista, per Ekonomiste dhe Menaxhues te suksesshem ne Shqiperi dhe kudo qofshin... kete hec e merre vesh...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).