“Ne si Bashki jemi informuar dhe kemi pasur një letërkëmbim me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zbatimin e marrëveshjes të hartuar midis dy qeverive, asaj shqiptare dhe greke, që ka lidhje me kërkimin dhe zhvarrimin e trupave të ushtarëve grekë

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisin gërmimet në qytetin e Korçës, por nënkryetari i Bashkisë së Korçës ka konfirmuar faktin se do të gërmohet vetëm në një vend brenda në qytet. Sipas Sotiraq Filos, njoftimi i është përcjellë Bashkisë së Korçës nga Ministria e Brendshme përmes prefekturës dhe ky institucion i është përgjigjur pozitivisht kërkesës fillimisht për 3 pika koordinative, por që më tej është reduktuar në një të vetme.

“Ne si Bashki jemi informuar dhe kemi pasur një letërkëmbim me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zbatimin e marrëveshjes të hartuar midis dy qeverive, asaj shqiptare dhe greke, që ka lidhje me kërkimin dhe zhvarrimin e trupave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar. Letërkëmbimi që ne kemi pasur me Ministrinë e Brendshme ka qenë i karakterit teknik, pra na janë vënë në dispozicion koordinatat e vendeve ku u mendua se do të bëheshin kërkimet dhe ne kemi gjeneruar hartat përkatëse që u korrespondonin këtyre koordinatave. Fillimisht kanë qenë tri vende të përcaktuara, pastaj është reduktuar në vetëm një pikë”, thotë Filo.

“Pika e fundit që është kërkuar për t’u realizuar ky gërmim, ka qenë në një zonë në afërsi të pazarit të Korçës. Këto punime nuk do të mbikëqyren nga Bashkia. Pika e specifikuar në qytetin e Korçës nuk bie mbi ndonjë ndërtesë dhe besoj se dëmtimet infrastrukturore do të mbulohen nga pala greke”.                      

31 pikat

.    Qytet Korçë-3

.    Moglicë-18

.    Drenovë-3

.    Voskop-2

.    Pirg-2

.    Pojan-1

.    Gore-1

.    Liqenas-1

 

Historianët më të vjetër tregojnë se qyteti i Korçës nuk ka përjetuar asnjë betejë ku mund të kenë rënë ushtarë grekë dhe se vendi ku do të gërmohet nuk njihet si zonë që ka eshtra.  Sipas historianit Nedai Thëllimi, në qytetin e Korçës nuk është zhvilluar asnjë betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo e përjashton mundësinë që këtu të ketë eshtra të ushtarëve grekë. Thëllimi thotë se jo vetëm si profesionist, por dhe si dëshmitar i gjallë apo dhe nga rrëfimet e familjarëve të tij, nuk ka dëgjuar fakte të tilla.

Zoti Thëllimi, me dijeninë tuaj a ka varre të ushtarëve grekë në qytetin e Korçës?

Me dijeninë time, nuk ka ushtarë grekë të varrosur këtu në qytet, nuk është zhvilluar asnjë betejë në qytetin e Korçës, që si rrjedhojë të ketë edhe varre. Vija e parë e frontit u zhvillua në Gramoz, italianët u tërhoqën dhe krijuan vijën e tyre të dytë në Mokër dhe atje u zhvilluan luftime midis italianëve dhe forcave greke. Në qytetin e Korçës unë nuk di që të ketë as edhe një varr grek.

Leje për gërmimet po kërkohet te pazari i vjetër. Ju rezulton që atje të ketë varre?

Kjo nuk qëndron, sepse nuk ka pasur asnjë arsye që të ketë viktima apo të vrarë, përderisa nuk u zhvillua asnjë betejë mes italianëve dhe grekëve në qytetin e Korçës. Në qarkun e Korçës u zhvilluan vetëm në qytetin e Pogradecit, në frontin e dytë që organizuan italianët kundër grekëve. Pasi fillimisht u tërhoqën që andej, ikën nga Korça, rrjedhimisht erdhën grekët këtu dhe italianët u tërhoqën për në zonën e Mokrës. Atje organizuan rezistencën e tyre. Atje mund të ketë eshtra të ushtarëve grekë, por në qytet jo. Në e bëjnë për politikë ajo është tjetër punë, por që këtu nuk ka pasur varreza dhe atje nuk ka pasur vend që në pazarin e vjetër të krijohet varrezë. Unë kam lindur në vitin 1933, pra në periudhën e Luftës së Dytë Botërore kam qenë rreth 12 vjeç dhe sigurisht që do ta mbaja mend nëse atje do të ishte bërë ndonjë varrezë ose edhe do ta kisha dëgjuar nga më të rriturit. Unë jam interesuar në mënyrë të veçantë në këtë drejtim, por nuk më ka rezultuar që të ketë varreza të ushtarëve grekë në qytet.

Sipas jush, pse janë të interesuar grekët?

Unë nuk kam asnjë informacion që të ketë pasur varrezë greke në qytetin e Korçës. Ky problem nuk është shtruar ndonjëherë. Nëse e marrim nga ana afektive, po të ketë pasur varre këtu, le t’i kërkojnë dhe le t’i gjejnë, nuk ka asnjë gjë të keqe. Por nëse bëhet me interpretacione të tjera, kjo është diçka tjetër. Nëse ka një prapavijë politike nuk e di, unë nuk dua të bëj interpelanca politike, por e vërteta këtu rreh, pa u shprehur unë më tepër, sepse nuk dua të implikohem në këto situata politike. Varre të huaja në qytet ka vetëm të francezëve, të cilat janë ende dhe varret e italianëve diku më poshtë, gjatë rrugës për në Kapshticë.

***

“Grekët të kërkojnë falje për masakrën e 219 burrave”

Reagojnë banorët e fshatit Hormovë. “S’ka varre greke, na vranë në ‘14″

Procesi i zhvarrimeve të eshtrave të ushtarëve grekë, të vrarë në luftën italo-greke në zonën e jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore, duket se nuk do kalojë aq lehtë.  Një prej pikave ku parashikohet të gërmohet në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe asaj helene, është edhe fshati Hormovë, zona ndarëse administrative mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Banorët e këtij fshati malor, pjesë e komunës Qendër-Tepelenë, nuk kanë qëndruar indiferentë ndaj veprimeve që priten të ndërmerren për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë përplasjeve të armatosura me ushtrinë italiane, në vitet 1940-1941.

Artikulli i plote

30 Komente

Ky pazari i Korces, ka eshtra pa mase, dalin e shetisin me leje te ... Flamurit. 

smiley Ju nostalgjiket keni alergji te vjeter nga Ministrat e Brendshem smiley

Ueee ky Berisha e ka te ardhmen te sigurte qafshaperzotin! O bo nje prestigjiator i papame. Bo gam-gam si nacionalist ca kohe nderkohe qe nga ona tjeter vazhdon koncesionet ndaj kerkesave absurde te Greqise.

Do zihen cirqet kineze per kete.

Dhe qendrimi i FRD-se do jete... ???? Publik kuuur???

Për hir të së vërtetës, qoftë si president e qytetar, në parim jam shprehur e do vazhdoj të them që s’mund të bëhem pjesë e komenteve. Por nuk mund të mos komentoj klimën ku është ngritur kjo situatë. Është një klimë mes politikës dhe marrëdhënieve të acaruara institucionale.

Ma morre shpirtin me ket!!!!!

Bame, co nje mail te info@frd.al dhe pyti. Ma thuj ene mu se car do te te thone. smiley

E cova. Me thuaj a te erdhi. smiley 

Hanks me Ryan smiley

N'cuq! e kom te bllokume mailin ne pune. Pse per te lexu mailet e tuja do harxhoj 3G-shin m'telefon une. smiley

Ene mos perfito qe emri Firaun osht i zone.

Qëndrimi i FRD do jetë... irrelevant. Në asnjë zonë të jugut nuk kanë për të marrë mbi 5%. 

Mire qe ky zoteria eshte injorant dhe budalla, po perse duhet qe te vere ne dukje injorancen dhe budallallekun, apo sepse krenohet qe te jete edhe injorant edhe budalla ne te njeten kohe??? Gjate luftes e dyte boterore, ushtria greke hyri ne Korce. Ushtaret greke mund te kene vdekur nga cilado arsye e Zotit, dhe jo vetem nga betejat me me ushtrine italiane. C'duhej te bente ushtria greke me keta ushtare te saj te vdekur, nuk duhej t'i varroste, sepse "nuk ishte zhvilluar beteje midis tyre dhe ushtrise italiane ne Korce keshtu"? Ju ka zene syte urrejtja turko-myslymane per greket dhe nuk arrini as te kuptoni se ato the thoni jane krejtesisht pa kuptim ose me fjale te tjera budallallek.

Problemi qendron tek emertimi i varrezave si greke. Cfare pune i prish te jene te varrosur ne varreza shqiptare?

Po sikur thuhet "Marreveshje per kerkim-zhvarrimin e trupave te ushtareve greke" mor Zoteri.

O Bame a e more vesh ti qe ne turko-myslimonet, qe urrejme greket, nuk e paskeshim pas dite qe ushtaret greke gjate L2B i paska zone spira ne Korce e paskon vdek masivisht ne qytet.

Ne menojshimn qe poplli grek kish bo beteja heroike me talionin mer jahu po ne fakt ata i paska shpela spira!

Berisha me keta ustallaret duhet me na e rishkrujt historine se na shkoi jeta m'onjoronce.

Pune e modhe. 

amon, vec "fashist" t'mos na thon mo po le t'germojn edhe varret e shqiptarve!

oh, harrova qe edhe ket e kan bo...

Armata e Vorio-Epirit...COHU!

Ku i ke kockat, Gjeneral?

Po pra, edhe ai Gimcja i .Arit qe na shau...ishte fiks 1 e 80 i gjate.

Ta paketojme dhe ate e ta nisim ne vend te kolonelit Z.!

Ose  t'u kujtojme grekeve filmin Z. Eshte film i grekeve, nga greket, per greket.  Por edhe varianti yt nuk eshte per t'u nenvleresuar. 

Sipas jush, pse janë të interesuar grekët?

 

lashtesia qe mban toka ne brendesine e saj, lashtesi e pazbuluar qe vlen mijra dollare . duke i gjetur shqiptaret injorante ata vijne edhe gerrmojne me leje te super injoranteve , barinjve , zdapave te bashkive ........te zhdukin historine , ta vjedhin dhe ta kthejne cdo gje greke

Grek o Maskara

 

http://youtu.be/0XgBGzcIDEc

 

p.s   kengen e ka bere dhe e kendon Jani Miliokas..  njeri simpatik  dhe shume inteligjent!   ca kohe ka pasur nje emision te tij ne nje kanal grek.. e degjoja me kenaqesi.

Konge bota, gjynof qe s'mor vesh as1llafe 

vorri mejhone

Vazhdon akoma historia e eshtrave, ehh ç'na ka gjet, mirr thone; kur gjen shesh e ben pershesh. 

U kenaqen me eshtrat qe mbledhen heren e pare pasi i emertuan "Greke", tani u paska hy mikrobi per me teper!

Pse nuk i pyesim ne per eshtrat e Cameve qe kane vrare ato. Ose per ushtaret e ushtrise tone qe kane qene te stacionuar ne kufi!

Ik ore s'te vjen zorr! Dashke te pyetkemi ne per eshtrat e cameve qe ata masakruan, qe te futemi ne sherr me Greqine pastaj eeee? Ik ore element destabilizues i rajonit.

Ja keto jane komentet qe degjon rendom ne mediat shqiptare per fjala bie rezoluten came te PDIU. Shqiperia eshte me te vertete nje vend qe rrezikohet rendeshem nga ekstremizmi nacionalist nga i cili do na shpetojne ..... si ajo Marjola Rukaj apo Armanda Kodra.

po kto greket meqe i duan aq shum kto eshtrat pse si marrin me i varros me greqi po dun me i varros ktu?

ktu per ktu te varros jan ato mos i levizni fare.

PS. @usta perzotin nuk jam  turko-myslyman

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).