Muharrem Hoxha: “Respekti dhe duartrokitjet e spektatorit, janë vlerat e artistit skenik”

E njohin të gjithë si Rrema i Durrësit, e kanë duartrokitur , përshëndetur dhe përgëzuar  për batutat dhe rolet e tij prej 40 e ca vitesh në skenën dhe ekranet tona. Muharrem Hoxha apo Rrema,  ka një jetë të  në skenat e  ekranet e televizioneve, ai ka mbushur  60 vite, por shumë aktiv dhe me të njëjtin humor me të cilin durrsakët dhe jo vetëm ata e njohin prej  40 vitesh. Rrema, ka interpretuar  dhjetëra role dhe  është ngjitur në skenat e humorit  nga Jugu në Veri të vendit, por edhe nga njëri cep në skajin tjetër të globit, nga SHBA deri në Australi, ku ka shqipëtarë. Rrema  tregon rrugën e nisur drejt humorit, peripecitë e biografisë, dhe arritjet e sukseset  në skenat  e sallat e mbushura  me spektatorë.

Zoti Hoxha  kur e keni nisur  karierën e aktorit të humorit ?

Kam qenë në shkollën e mesme në Durrës në kohën që regjisorë të estradës më kishin pikasur për të më thithur më pas në skenë. Asokohe vijoja studimet në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti”, dhe  jam aktivizuar  gjatë shkollës, por si aktor i skenës u shfaqa sapo përfundova shërbimin e detyruar ushtarak. Notat e gjimnazit i kisha të mira, por më duhej biografia pasi ajo përcaktonte të ardhmen, jetën dhe fatin e çdokujt në atë kohë. Nuk e kisha fatin për ta fituar shkollën e lartë, e cila më ka mbetur si pikë gjatë gjithë jetës. Kjo për të vetmen arsye se kisha një sebep në biografi. Në kohën që nisa karrierën, estrada nuk para kishte shumë dashamirë, apo aq sa kishte teatri. Në vitet 1970 trupa e pallatit “Rinia” ku unë isha bërë pjesëmarrës aktiv si aktor me shumë shpresa për të ardhmen jepte tre deri në katër premiera në vit. Bëhej punë shumë e madhe dhe po të mendosh se të gjithë talentet vinin nga ndërmarrjet e kooperativat, pra nga djem e vajza të pasionuar, por që punonin në prodhim ishte diçka shumë e madhe. Aty, në pallatin “Rinia” që ishte aty ku sot është xhamia e Durrësit jam takuar për herë të parë me emrat e mëdhenj të skenës që më pas do të njiheshin nga gjithë publiku shqiptar. Pata fatin të ushtroja rolin e aktorit në skenë përkrah emrave të mëdhenj si Ramazan Njala, Enver Likmeta, Fadil Hasa dhe shumë të tjerë. Për gati dhjetë vite qëndruam në trupën e humorit.

Kur hytë në rradhën e aktorëve profesionistë?

Më morën në trupën e estradës profesioniste të pallatit të kulturës. Fati e deshi të rrija pak kohë. Jo se gjërat çaluan tek vullneti apo talenti im, por si gjithnjë do të nxirrte kokë biografia. Kështu më hoqën për gjatë natës dhe me të zbardhur e pashë veten jashtë shkallëve të pallatit. E keqja më erdhi nga brenda, pra një kolegu ynë që ishte aktor mori guximin dhe më bëri biografinë, duke më hequr të drejtën për të qenë në mesin e aktorëve të Durrësit. Për të mbijetuar u ktheva përsëri tek estrada amatore deri sa regjisori Haxhi Rama këmbënguli të kthehesha në estradë me trupën profesioniste. Ishte fundi i viteve 80 dhe gjithandej po frynte erë e ndryshimeve, të cilat pasuan në vitin 1991. Në trupën e pallatit “Rinia” kam marrë dy çmime “Laureat i Republikës”, respektivisht në vitin 1983 dhe tjetrin çmim në vitin 1986. Këto çmime i kam marrë në konkurset dhe aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në qytete të ndryshme. Karriera ime ka qenë e pasur falë edhe bashkëpunimit me emra të mëdhenj të estradës e teatrit, ndërkohë që të gjithë regjisorët që kishim janë pjesë e elitës së kulturës sonë si Haxhi Rama, Pëllumb Kulla, Enver Plaku, Koço Devole, Fadil Hasa etj. Pas vitit 1990 kam fituar titullin “Njeriu i shekullit” nga Universiteti i Kembrixhit dhe titullin “Krenaria e qytetit” me vendim të Këshillit Bashkiak.

Cili ka qenë episodi  i para viteve 1990, që ju ka mbetur në  mëndje ?

Ishte  mesi  viteve ’70, dhe  ne e dinim se “Coca cola” ishte pije alkoolike. Në vitin 1976 në një skeç disa personazhe në skenë pasi pinin “Coca Cola” deheshim dhe rrëzoheshin. Ky skeç shfaqej normalisht në çdo variete që zhvillohej në Durrës dhe qytete të tjera. Asokohe Shqipëria ishte e mbyllur për të huaj, por skeçi ynë u ndoq nga një grup turistësh gjerman, të cilët u bënë, si të thuash, “molla e sherrit” për ne.  Gjermanët u shprehën se kjo pije është freskuese dhe nuk dehet njeriu duke e pirë. Pas kësaj ne nuk e shfaqëm më apo më mirë të themi refuzuam ta shfaqnim. Çështja shkoi deri në komitetin e partisë. Të gjithë ata që e mbajnë mend atë kohë, të thërritesh në komitet partie për të tërhequr veshin duhej ti thoshe burgut hapu. E kaluam me shumë vështirësi atë situatë, e cila la gjurmë tek ne si aktorë. Të tilla provokime, situata, përplasje e ballafaqime ndodhin shpesh më së shumti për të na mbajtur nën presin e nën kontroll. Megjithatë, duhet thënë se populli na priste shumë mirë. Ngado që shkonim merrnin falënderime. U bëmë të njohur në çdo lagje e rrugicë, në çdo ndërmarrje e mjedis familjar.

Rreme pse  para viteve 1990 sallat e Estradës mbusheshin plot ?

Po të ktheheni pak pas në kohë do të shikoni se në atë periudhë fare pak familje kishin televizor. Në fshat dhe lagje njerëzit rendnin tek sallat e këndit të kuq për të parë ndonjë koncert, festival, emision apo film, pasi në ato qendra vendoseshin televizorë. Daljet tona në skenë priteshin me padurim pasi qyteti argëtohej shumë mirë dhe në rrugë e sheshe dëgjoje të bisedohej shumë për tematikën, aktorët, humorin, shpotinë e kështu me radhë. Kur jepeshin premierat, njerëzit vinin të gjithë me rregull. Uleshin në vendet e tyre, mbahej qetësi, nuk pihej cigare në sallë dhe atmosfera ishte emocionuese. Për trupën tonë amatore, cilësia dhe puna jonë testohej vetëm kur shkonim në Shkodër. Në fakt na prisnin shumë mirë edhe në Shkodër. Qytetarët atje janë me humor të lindur dhe ne kalonin kështu “provimet” para publikut. Shkodranët janë dashamirës të humorit dhe ne ndiheshim aq mirë sa e prisnim me padurim udhëtimin. Estrada e Durrësit ishte e plotë pasi në përbërje të saj kishte emra të mëdhenj të humorit si Fadil Hasën, Adem Gjepalin, Gani Kalaja, Enver Likmeta etj. Shkodra na ka dashur shumë ne si grup pasi konkurronim denjësisht me humorin shkodran. Ne afronim nga tre katër premiera në vit dhe duke llogaritur që në një premierë kishim 3-4 role, i bie që në një vit të krijoheshin 15-16 role. Rolet e mia kanë qenë nga më të ndryshmit, nga gagarelët, prapanikët, nëpunësit burokratë, djemtë e rinj etj. Thelbi i roleve tona ishte ndikimi tek sjellja e morali shoqërisë për ta ndërgjegjësuar në luftë kundër veseve.

E  ndjenit censurën asokohe në humorin tuaj , dhe deri ku ka vajtur batuta juaj pas viteve 1990?

Sigurisht,  që kishte kontroll të rreptë. Gjithmonë do të kishte të pranishëm punonjës të aparatit të partisë që do të dëgjonin skeçet në provat e estradës. Kishte raste që ata qeshin me të madhe, iu pëlqente pjesa, por thoshin “Hiqe, hiqe këtë, nuk e themi dot se nuk na lë partia”.  Sigurisht që puna jonë ka marrë edhe vlerësime në atë kohë. Në vitet 70- 80 trupa e estradës së Durrësit ka pasur pothuajse gjithmonë fitues të titullit “Artisti më i mirë” dhe këtë titull e ka marrë në ato vite Fadili, Ishja (Aishe Stari) dhe unë. Me Fadilin jam njohur në vitin 1975 në estradën amatore. Edhe Fadili vinte nga klasa punëtore dhe për 30 vite nuk u ndamë.  Ai është njeri shumë i mirë, koleg dashamirës, aktor me shumë kontribut në zhvillimin e estradës profesioniste. Fadili nuk ka pasur kurrë paragjykime. Ai ushqehej shumë nga logjika e zhvillimit dhe interpretimit. Durrësi fatmirësisht kishte aktorë, artistë e regjisor me botëkuptim shumë progresiv dhe që nuk merreshin me “më the e të thashë”. Ndihmë të madhe për mua ka dhënë edhe regjisori Haxhi Rama. Haxhiun si ne aktorët edhe dashamirët e estradës e të teatrit e thërrasin Xhixhi. Njeri i qetë, punëtor, këmbëngulës e i dashur. Ai më mori në 1986 në estradën profesioniste dhe për mua ai është një mësues i madh. Me shumë krenari dhe respekt kujtoj bashkëpunimin me Roland Koçën, ndërsa pas ndryshimeve demokratike në vend me Rolandin kemi pasur fatin të udhëtojmë në Gjermani, Itali, Greqi, Kanada etj. Komuniteti shqiptar i atjeshëm na ka pritur me shumë ovacione dhe janë kujtime e mbresa të paharruara për mua dhe grupin tonë të humorit. Në Amerikë kam qenë me Zyliha Milotin, Artiste e merituar. Atje dhamë tre shfaqje: dy në Miçigan dhe një në Nju Jork. Shqiptarët atje ishin shumë të përmallur, na kanë bërë një respekt shumë të veçantë. Aktiviteti ynë si aktorë është i mbushur me mbresa, por janë disa kujtime që nuk të shqiten nga sytë as ditën e as natën. Diaspora është shumë e etur për grupe të tilla humori nga Shqipëria. Ne kemi detyrimet ti përmbushim me repertor të pasur e të larmishëm. Tani, pas viteve 90, klima dhe mundësitë janë krejt ndryshe. Tematika është e gjithëllojshme dhe nuk ka më censurë e as frikë se do të ndëshkohesh. Për ne e rëndësishme është të mbajmë me humor shikuesin e dëgjuesin. Është shumë e rëndësishme kur dikush të ndalon në rrugë, të përgëzon, kërkon të bëjë një foto apo edhe të jep një lule. E kam përjetuar thuajse çdo ditë në këto 40 vite karrierë dhe në çdo rast vërej se ka diçka të re, origjinale dhe të ëmbël. Më e rëndësishme se medalja është opinioni qytetar, vendi që zë në vullnetin e artdashësve.

28 Komente

Ktij i shkon humori shume kur luan me Fadil Hasen , me pelqejne shume rolet e tij .

respekt

Ktij i shkon humori shume kur je i bome! smiley

leber duken keta jo tosq.

Lazaratas? smiley

ja dhe nji:

http://sphotos-a.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/555453_438217649584919_1375302096_n.jpg

Aahh, kjo qenka fantastike! 

Per te xhuma! 

C'vit eshte, di gje? 

Nuk e di vitin, por shif kete qe e thote smiley

http://sphotos-b.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/149127_411318535608164_974290686_n.jpg

E ! sa ma men ti mor burr i dheut !!

mua  nje skec me ka pelqyer nga ky..  skeci  me  fiq-fiqensmiley   batuta,  pak force e  shume  teknike..smiley

ta ben xhaxhi jo vetem fiq-fiq por edhe rrush-rrush!

te kujtohet, ë..smiley   ato ''fiq-fiqet''  kineze, rosa me duket,  qe  funksjononin nja 10 minuta,  pastaj u prishej pipeza..smiley

skeç i forte!

Rrema te dhee gazit dhe pa fol asi fjale.

Kur pershnet Fadilin KTUNA me grusht, masanej me 2 dy gishta, edhe 100 here t'a shofesh prap te bo me qesh sikur heren e pare.

 bota me rrota 

 

mua me duken shume te trashe keta te durresit

dhe mendo qe me dukeshin te te tille qe e vogelsmiley

qyqa me vlora na shkrine fare , tashi icik larg nga Durresi keni qene po jo aq sa te duket prifti gomar

 t'paska bo deti  reaksion  mduket smiley

 

estrada e durresit jo durrcaketsmiley mgjs dhe ata gje e ftohte me duken

aaaaaaaa ja ke fut kot ime !!

Te shkretet, per i coca cola desh i thane burgut hapu. Epo hajde thuja kto Idriz Ferres, ta ha te gjalle Idrizi

kjo me beri pershtypje dhe mua; kjo puna e coca-coles, humbja e te drejtes se studimit si denim familjar per nje njoll ne bjografi, çensura e tmerrshme.

Interviste shume interesante

Qysh tha ai  e moj motër ti e ke m'terezi i fut nji tra la la e shtyn 6 muaj .

I shkreti sa paska vujt- sidomos me atë kokakolën.

Rendesi ka qe ju keni qene mire.

E mori demokracia ne qafe brezin tuaj...

... shkruan tjetri nga Anglia

... ja kthen tjetra nga SHBA

Meqe s'e paske kuptuar: ironia eshte qe ti ju thua "ju ka bere dem demokracia" nderkohe qe kjo demokracia te lejoi te shkosh ne Angli.

gjembi,per ta kuptuar,Rema mbahet mend me shume per punen e kryer ne ato vite,mendoj se Rema jo se nuk ka dashur por nuk ka cfare te thote per punen apo sukseset e ketyre viteve qe perkojne me demokracine!Nuk eshte faji im,por i demokracise qe i vendosi perpara sfidave qe aktoret dikur te sukseshem nuk i perballuan dot. ose ndoshta, kjo ndodh sepse pak njerez i hipin trenit sot ne shqiperi,edhe kjo mund te jete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).