Jemi në qershor 1904 në Dublin, dy irlandezë takohen në rrugë. Ajo, Nora, 20 vjeç është shërbyese në një hotel të qytetit. (The Finn’s, mbajeni mend këtë emër). Ai, 22 vjeç, së shpejti do të firmosë letrat me emrin e shkurtuar Jim dhe është i sigurt se një ditë do të jetë shkrimtar i famshëm. Emri i tij? James Joyce.

Takim i habitshëm për nga lehtësia, intensiteti i menjëhershëm dhe jetëgjatësia (37 vjet).  Joyce i shkruan pothuaj çdo ditë Norës, që bëhet menjëherë “Nora e tij e vogël e zemëruar”, “koka e dashur e vogël brune”. Edhe më shprehës: “Të puth gropën e vogël të qafës tënde”. Dhe nënshkruan “Sivëllai yt i krishterë në Epsh”. Jemi në manastir apo në shtëpi publike? Të dyja.

Gjithsesi këtyre të dyve nuk iu bën syri tërr. Misteri qëndron në faktin se Joyce është së pari një i revoltuar radikal dhe anarkist i bindur, gjë që, apriori, nuk duhej të magjepste një vajzë të re dhe ta bënte të gatshme ta ndiqte në të gjitha aventurat. (Shumë shpejt, ata u larguan të dy). Ja si shprehet djali: Shpirti im hedh poshtë çdo rend social aktual dhe krishtërimin, vatrën familjare, virtytet e pranuara, klasat sociale dhe doktrinat fetare. Si do t’ia dalë ai? Duke shkruar, dhe vepra do të jetë Uliksi.

Pra, kemi të bëjmë me një “vagabond” të joshur nga një vajzë shumë eksperte dhe që ai josh nga ana tjetër, edhe pse ajo nuk do të lexojë asnjë prej librave të tij: “Lamtumirë, e dashura ime naive, e ndjeshme, e përgjumur, e paduruara Nora me zë të thellë”. Dhe gjithashtu: “Asnjë emër nuk është aq i dashur për të qenë emri yt”.

 

download (4)

Nora, eksperte? Ajo i zbulon dashurinë fizike të dashurit të saj, por lind edhe dy fëmijë në rrugë e sipër, fati i të cilëve do të jetë disi tragjik. Jim dhe Nora martohen vetëm në vitin 1931 dhe në një foto shohim Joyce duke ecur, atë ditë, drejt rrugës së kryqit. Nora është gruaja e tij, në rregull, por ai e trajton si dashnore të fshehtë, sikur ajo po shkelte kurorën me të. Kur ndahen në vitin 1939 (ajo në Trieste, ai në Dublin, “qytet dështimi, mërie, fatkeqësie), ai i shkruan letra të çmendura  ku përzihet adhurimi me pornografinë më bruto. Ky katolik gjenial, i shkëputur plotësisht nga Kisha e tij, mbetet një katolik i ethshëm. “A është çmenduri dashuria? Ndonjëherë të shoh si virgjëreshë ose si madonë, dhe një çast më pas, të shoh të pacipë, epshore, gjysmë lakuriq dhe të paturpshme”.

Letrat e Jim janë fantastike për nga precizioni organik, dhe kam frikë se neveriten lexueset dhe ulërijnë feministet e gjithë botës nëse i citoj. Ky Joyce qenka një monstër e neveritshme. Ai jo vetëm i shkruan gruas së tij gjëra të pista, por i kërkon që t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë. “Ajo fjalë e bukur që ti e shkruan me shkronja të mëdha dhe që e nënvizon, k….e vockël”.  Fjalët janë gjithçka në gjërat seksuale, tingulli i gjërave, ngjyra e tyre.

“Më thuaj gjërat më të imta për veten, mjafton që ato të jenë të pista, sekrete, dhe të neveritshme. Mos shkruaj asgjë tjetër. Çdo fjali të jetë plot me tinguj dhe fjalë të pista. Fjalët e tua janë të gjitha të bukura t’i dëgjosh ose t’i shohësh mbi letër, por më të bukurat janë më të pistat”. Joyce e di se çfarë do: të identifikohet në maksimum me substancën femërore, ta bëjë të flasë edhe kur ajo nuk do, ta zhveshë në detaj këtë kontinent të panjohur dhe të zi, dhe ky do të jetë skandali triumfues i monologut të Molly Bloom. Norën e pyetën shumë herë nëse Molly është ajo, por ajo përgjigjej me dashamirësi: “Oh, jo, ajo ishte shumë më e shëndoshë”.

Të gjithë burrat janë kafshë, e dashur, por të paktën tek unë ka diçka më të lartë. Rreng i Joyce: ai i kujton Norës se nuk përdor asnjëherë fjalë të pista në biseda, dhe kur dëgjon rreth tij anektoda të turpshme, ai buzëqesh si me zor. “Ti sikur po më shndërron në kafshë, dhe je ti, vajzë e keqe pa turp, që më çove e para në këtë drejtim”. Poezia e vërtetë nuk ka asgjë idealizuese, as etere: “Nora, e dashura ime besnike, shkollarja ime e shthurur me sy të ëmbël, bëhu k… ime, dashnorja ime e vogël, ti do të jesh gjithmonë lulja ime e egër harlisur gardheve, lulja ime blu e errët, e lagësht”.

Disa faqe janë të shëmtuara, të pista dhe kafshërore, disa janë të pastra dhe shpirtërore: unë jam e gjithë kjo. Nora e ka dashur “të gjithë këtë”, megjithë mjerimin e mërgimit. “Ti e ke kuptuar lojën time, djallushe me sy blu, dhe buzëqesh me vete duke e ditur që unë jam një mashtrues, e megjithë këto, ti më do”. Ai bën sikur beson te seksi, por nuk beson më tepër se ajo. Ai nuk ndalet së shkruari, ai qesh me ato që shkruan, dhe është i sigurt se do ta fitojë lojën e tij.

Në vitin 1912, ky hero i pakuptueshëm i shkruan Norës: “Shpresoj që një ditë do të të jap mundësinë të jesh pjesë e lavdisë sime, ditën kur të hyj në Mbretërinë time”. Dhe ajo do të jetë atje, në vitin 1941, kur ai të mbyllë sytë, i famshëm në të gjithë botën, në Zyrih.  Kujtojmë se astrofizikantët kanë marrë fjalën “quark” nga “Zgjimi i Fineganit” për të emërtuar cilësitë e reja atomike. Ja deri ku shkoi gjuha e Joyce.

Letra e fundit e Jim është e vitit 1922, pas botimit të Uliksi. “O e dashura ime, sikur të ktheheshe tani nga unë dhe të lexoje këtë libër të tmerrshëm që më shkuli zemrën nga gjoksi, dhe më sjell fillikat pranë teje që ti të bësh ç’të duash me mua!” Pak më larg: “E dashur Nora, botimi që ti ke në duar është plot gabime shtypi. I kam shkulur faqet. Ka një listë me gabime në fund”. Joyce buzëqesh teksa thekson se ka shkulur faqet. Ai e di shumë mirë se Nora nuk do të lexojë gjë, por duke e marrë këtë dhuratë, mund ta shohim që këtu me buzëqeshjen e saj blu të errët.

Përgatiti: Blerta Hyska

*Marre nga Le Nouvel Observateur

** Titulli, i Peshkut.

118 Komente

Paskerkerkershkan plas letrat me llafe turpe sot o Fiqo. 

 

Dënimet pubike thuj mo mir 

paska qen pervers ku Xhojsi

“Nora, e dashura ime besnike, shkollarja ime e shthurur me sy të ëmbël, bëhu k… ime, dashnorja ime e vogël, ti do të jesh gjithmonë lulja ime e egër harlisur gardheve, lulja ime blu e errët, e lagësht”.

ose ka kuptuar me vertet se cfare duan te degjojne femrat.

hic s'me duket pervers.

te hiqesh si puritan shembullor shpie ne neuroza te pakthyeshme smiley

dmth duhet aplikuar terapia me fjale te pista per te parandaluar neurozat smiley nga kjo pikpamje , i bie qe gjithe letersia e socrealizmit, e shkruajtur me gjuhe puritane, ku nuk duket asnje shenje seksualiteti dhe perdorim i gjuhes se piste, eshte shprehje e nje neuroze kolektive. Mundet. Vetem ne shkrimet e Kadarese feks aty ketu ndonje pamje pubike , si tregues i nje neuroze te fashuar keq me parimet e puritanizmit gjuhesor. 

Jo vetem socrealizmi, edhe Homer puritani eshte shenje neuroze, shendeti per here te pare ne letersi u duk me markez de Sade, pastaj erdhi Bukowski qe nga mbrapa ferres, dhe ne fund Peshku, ku kontribojne veçanerisht disa personazhe gra me shendetin e tyre shembullor.

E kam fjalen qe sipas vendit behet kuvendi, Spiritus dhe s'me duket ndonje skandal i jashtezakonshem qe nje njeri te shkruaje letra te tilla. Me fal, po kur lexon Bukovskin dhe e shet per gjeni se i plas te "vertetat skandaloze" sheshit, te pakten Xhojsit mund t'ia leme te drejten te ndjehet rob qe i provon te gjitha ndjesite dhe kerkon te eksploroje ne psiken e se dashures dhe te vetes.

Socrealizmin nuk do ta prekja fare ne kete pike, eshte tjeter regjister muhabeti.   

Ana ne vend qe te rrish nate e dite tek shendeti i Peshkut, futi nje te lexume Uliksit te Xhojsit, meqe je edhe perkthyese me duket. Aty do te gjesh nje pershkrim (rreth dy faqe) se si sillet e çfare ndjen Uliks puritani ne WC.  

E shoh qe pervecse heretik, je dhe altruist. Po kujdesu ndonjehere dhe per shendetin tend, here pas here. Me te mira! 

Altruist do te thote Ana qe te sakrifikosh shendetin tend per shendetin e te tjereve, dhe te vazhdosh ta besh edhe kur ne vend te "shendet!" merr nje "plaç!". Hajt pra shnet! edhe nga ana ime, e me te keqija te shendeteshme.

Shiko, se nuk e kam per zakon, madje e kam shume bezdi, te bej polemika kot me kot, por nese do te flasesh, fol shtruar. Si gjelkokosh nga maja e plehut, me poza autoritare "Pse ashtu ngulet gozhda, mor bukurosh?" sic ben ti,  me fal po s'mundem, me mjaftojne kemboret e mia.  

Ana ti thu se s'do me bo polemike dhe vazhdon ta besh (bile edhe te shara), megjithse pa asnje argument, vetem gjelkokosh e kembore dashi. 

Jo, une nuk e konsiderova ndonje skandal menyren se si Xhojs i shkruan te dashures/grus se vet. Ajo qe thashe me lart (pervers) nuk shprehte, ne fakt,gjykimin tim puritanist  por nje provokim per menyren se si mund ta shikojne puritanistet e vertete ose viktorianet kete ceshtje. Pastaj sentenca jote se puritanizmi stimulon neuroza mu duk nje goxha ftese per te kqyrur nga ky kendveshtrim  mbare letersine. Dhe ketu ngaterrohen pak punet e kjo jo vetem me letersine e socrealizmit por edhe qe nga Homeri, sic vren me te drejte Heretik. 

Letrat hedhin drite mbi raportet personale te Xhojsit me "sivellane e tij ne epsh", Noren.Kjo eshte gjuha e tyre e dashurise, e personalizuar dhe zhveshur nga petkat e sintakses korrekte. Gjithe turbullimi besoj vjen kur gruas se vet ai i drejtohet "k....ime".Ketu mbetet te hamendesohet se cfare efekti kane keto fjale, kjo "gjuhe skandaloze" ne psiken e te dashures dhe te atij vete. Eshte cliruese, eksituese padyshim. Ndryshe eshte puna me Bukovskin qe vizaton me gjuhen e pacipe personazhe te depersonalizuar. Bukovski eshte nje revolucionar  i madh ne kete aspekt. 

 

Ok, qe te mos kalojme ne keqkuptime moskeqkuptimesh te tjera, mendova qe ti (perversin) e kishe thene duke pasur parasysh kontekstin e kohes sot. Natyrisht qe per ate kohe, publikimi i atyre letrave do te kishte qene nje blasfemi, por po te kalojme ne jeten private te Xhojsit, dashuria deri ne marrezi per Noren, ajo lloj dashurie e cartur edhe shpirterore, mendore e fizike, qe ne fakt eshte si nje lengim i pashprese, mund ta kete shtyre te shprehe gjithe zjarrin e "llaftarin" perbrenda me te gjitha mjetet e mundshme gjuhesore. 

Nora, e dashura ime besnike, shkollarja ime e shthurur me sy të ëmbël, bëhu k… ime, dashnorja ime e vogël, ti do të jesh gjithmonë lulja ime e egër harlisur gardheve, lulja ime blu e errët, e lagësht”

Dhe ne gjithe kete shprehje, me turbulluese eshte "lulja ime blu e erret, e lagesht" sesa "kurva" ime.  Ka sa e sa raste shkrimtaresh "te shthurur" qe shkruajne per keto kaperthimet e ndezura epshore, sepse nuk kuptojne thjesht seksin si akt kopulimi, por si nje pike kulminante te raportit te dashurise.

Prandaj dhe ankohemi sot se sot s'ka me dashuri, se akti eshte shterp, nuk te shpeton, as te lendon, te le bosh.

Se t'i thuash tjetres "kurve, hec ta puth gropen e gushes" normale qe tingellon vulgare e pa shije, e zbrazur dhe e zhveshur sic eshte nga  gjithe ndjesite, femra behet thjesht nje e perdale e rastit, me te cilen mashkulli shfryhet. 

Pastaj, fjala ime me lart, nuk ishte sentence, as ftese per te ndryshuar kendveshtrimin e mbare letersise, (per vete s'kam kellqe te matem me gjithe letersine), doja te te ngacmoja ty meqe ke qejf Frojdin. smiley

Flm per komentin Ana H. Keshtu do ecim ne nje hulli ku kuptimeve do tu shtohen keqkuptime te reja. Eshte kjo pak a shume ideja brilante qe shtjellon komenti yt. Do mundohem ta shpjegoj, te pakten si e kuptoj une qe tek e fundit, mund te rezultoje ne nje keqkuptim te imponuar nga kultura ne te cilen jetojme.

Dashuria deri ne marrezi e Xhojsit per Noren, ajo dashuri cmenduri dhe shpirterore, mendore dhe fizike...lengim i pashprese....qe mund ta kete shtyre te shprehe gjithe zjarrin dhe "llaftarin" (Poradeciane kjo)... me te gjitha mjetet e mundshme gjuhesore-thua. 

Tek kjo qe ke thene shprehet , mendoj, e gjithe kontradikta ndermjet nje filozofie dhe letersie qe zuri fill ne antikitet me kategorite binare trup/shpirt,  arsye/ndjenje , seks/dashuri dhe ketyre moderneve si Xhojsi qe e ndjejne veten si te zene ne ngerc brenda racionalitetit, moralit viktorian dhe heshtjes per seksin. Se zjarri dhe llaftari nuk digjnin vetem shpirtin por edhe trupin dhe Xhojsi, qe pa dyshim e ka lexuar Frojdin, ndjehet i kufizuar te hallakatet vetem brenda kulles se metafizikes, shpirterores dhe odeve per dashurine hyjnore per te shprehur lengaten e tij por kerkon burimin atje ku eshte, tek trupi ku cel  "lulja e erret blu, e lagesht". smiley  Sepse keshtu kishte thene Frojdi, qe trupi yne drejtohet nga dy butona, Erosi dhe Thanatosi.  Xhojsi kete largim nga metafizika e dashurise e shpreh pikerisht me "fjalet e pista", bashkon  trupin me shpirtin dhe e dashura e tij eshte dhe kurva e tij ashtu si Mgdalena qe eshte shenjtorja dhe e perdala njekohesisht . Gjuha skandaloze behet mjeti kurimit nga hipnoza dhe neuroza smiley

Por me pas erdhen keta te cmendurit e 68 me parrullat e clirimit te sexit nga tabute.Sex , drog e rrokenrroll kendonin. Foucault shkoi me tej, seksi eshte nje nga vatrat e pushtetit tha. Dhe keshtu e zhveshen sexin nga aureola e dashurise ne emer te kenaqsise trupore, e cliruan nga heshtja dhe ligjeruan pambarimisht per te e rreth tij. Por liria u kthye ne tirani sikurse ka thene nje burre tjeter i asaj periudhe. Keshtu eshte kur shejtanin e nxjerr nga shishja e shenjterimit. Perfundimisht kemi mbritur ne ate piken zero qe ti pohon:  sexi si nje akt shterp qe as te lendon e as te sheron,  as te ngop  e as te le bosh. Kjo eshte hakmarrja e dialektikes cmistifikuese. Duhet kthim mbrapa tek e shenjta qe te vendosim ne ekuiliber sexin, trupin shpirtin  dhe shendetin smiley

Nora tone eshte me e mire smiley

Nje artikull kot tipik i Sollers per ata qe nuk e njohin

Domethene? Une s'e njoh. ku qendron tipikja e tij?

Eshte si te lexosh "letersi" nga nje nga leccaculo't bosh te pushtetit te sotem

E cfare i shtove ti infos se pergjithshme mbi Sollersin, si edhe lidhjes se tij me kete aspekt te Joyceit, me kete qe the?

“Sivëllai yt i krishterë në Epsh”

smiley

Mirmjes, Naim.

"Behu kurva ime moj te puthsha gropen e qafes" 

 

P.S Pse i falen gjithmone ketyre tipave perversitetet seksuale? Ma shpjego dot njeri? Po ti themi ne "cunat normale" noi femre "te hengsha gopin" quhemi perverse. Po tja thote ky Joyce quhet eksplorim i psikikes njerzore smiley Nuk mund te arrijme ne konkluzionin e thjeshte qe: Para gopit ska burre te mire? smiley

kjo ishte per patekun, komenti qeka heq. pra pateko, po te thojsha:

kur ta kuptosh pse e pallumja e xhojsit eshte ndryshe, atehere do jesh burre, biri im, kishte me te thon ai poeti. e xhojsit ama, se qe shkrimtaret sikur e bokshin ndryshe, kte e thon te gjithe smiley

kjo shko ne paralel me homoseksualitetin e grekve te lashte, qe nuk eshte njisoj me dylberllikun e turqve dhe te sullton pekmezit.

shkrun 1000 faqe liber tjetri, prandaj perversiteti i tij vleresohet tjeter lloj. 

ka nje barsalet per kete pune : ne ne fshat nuk kishte uje, shkojne katunaret truma-truma, me kazma e lopata e fillojne germojne me hap nje pus.  bene 10 metra, me pas 50 metra me pas 100 metra e me pas 200 metra, kur çpun nja 500 metra fillon e del uji dhe te gjithe gezojne. 

pyeti njoni pasi e degjoi historine, ku ndodhet humori (bukuria) ketu ? pergjigjet recituesi: pjesa nuk ka bukuri por ka thellesi ! 

Ooo jo ai gopi mo hahahaha, por eshte ajo gropa ne forme trekendeshi ne fillim te qafes te femrave, ku bashkohen klavikolat e shpatullave. Ah eshte nje nga gjerat me te bukura ne trupin e nje femre!! Ka edhe nje emer te veçante me duket. Jo te gjitha femrat e kane, kush ka qafen e gjate dhe jo shume e shendetshme qe ta mbushi tuli ...

psh

 

smiley  sdike hic ti smiley

Se ma kujtove, tek filmi "Pacienti anglez" Ralph Fiennes i kerkon Christine Scot Thomas, qe ate pjese te qafes t'ja dedikoje ekskluzivisht atij (ajo ishte e martuar me nje tjeter).

Ashtu te lumte! smiley

Askush nuk te pengon Patek ti artikulosh femres/te dashures gjera qe ne gjuhen korrekte mund te duken perverse por ne kohen e duhur, ne vendin e duhur. Ndryshe ne te gjithe do beheshim Xhojsa. Ke vene re ti Tupen qe flet perhere si ndonje personazh i Bukovskit? Kjo eshte te ngaterrosh regjistrat dhe realitetin ta marresh per letersi dhe letersine ta shikosh si realitet. Tani ti habitesh se ke thene dhjtra here fjale perverse e bota nuk te njef si nje Xhojs. smiley

Patek ti po pyet pse disa meshkuj kane sukses me femrat dhe disa te tjere jo apo pse letrat e Joyce duhet te perbejne vepra letrare sikur te mos mjaftonte Uliksi?

Mendoj se te dyja rasteve do t'i shkonte si pergjigje nje fjali qe e lexova rastesisht tek CHANEL: Don't underestimate the seductive power of a brilliant vocabulary.

Shof qe pak a shume e paskeni zgjidh problemin e perversitetit dhe korrupsionit ne letersi (kishte edhe disa komente artistike te mrekullueshme me sperme te Xhojsit ne goje te gjithe grave te botes, por i hoqi censura anti-porno), tani shkoni dhe komentoni ne temat politike qe te zgjidhni edhe problemin e perversitetit dhe korrupsionit politik, aty duket konkretisht çfare ke ne goje, se keshtu me letra e literatyre nuk quhet.

A eshte turp me thene qe vdes per "Dublinasit" por "Uliksin" nuk e lexoj dot. A njihni njeri me te njejten simptome? smiley

Paolo Coelho per shembull smiley

PSE? 

- pse nuk është njësoj, thotë dikush, t'i them unë njërës kurvë, dhe t'i thotë po kështu Joyce? 

Ka shumë mënyra të mundshme për tu shpjeguar. Sigurisht që dikush nëse e ka vokacion të brendshëm që një femre t'i thërrasë "kurvë" herë pas here, do e gjejë një të tillë që t'i përgjigjet. Kjo kurvë imagjinare, abstrakte, e përgjithshme, merr atëherë formën, fytyrën dhe linjat e veta. Kjo kurvë mund të quhet për shembull Sanije të të lejojë që ta shash, por ka rrezik të pjerdhë në sy tënd, zakonisht pas vakteve të ngrënies. Kurva e Xhojsit, në këtë rast quhet Nora, dhe ka rrezik po të pa në rrugë, të mos të të lërë t'i afrohesh. Po përpara Xhojsit ajo sigurisht zhvishet, rënkon, belbëzon si bebe, i merret fryma, del pa brekë dhe vetëm me fustan nëse ai ia kërkon, etj. 

Por pyetja ngelet përsëri dhe kjo pyetje është: pse? 

Mistere zotëri, mistere. Kisha kështu u thosh: MISTERE. Duhet të jesh besimtar që ta marrësh vesh. Ky ateisti besimtar që na e kish emrin Xhojs shkruan: Sivëllai yt i krishterë në Epsh. 

Pse kur e thote Joyce eshte ndryshe nga kur e thote Bukowski, apo Henry Milleri? Pse nje si puna e Virginia Woolfit skandalizohej me letersine e Joyceit? smiley 

 

ngaqe eshte grua, mendoj. nuk eshte ndoshta ky uliksi liber per te.

Woolf ishte biseksuale, aktiviste per te drejtat e gruas, autore e nje romani si Orlando, dhe ne fund fare edhe nje grua me fantazi vetevrasjeje (dhe me vetevrasje).

po e ça pastaj ? te jete çfare te doje, nga burrat ndoshta pret vetem fjale te mira dhe te buta. 

pastaj ky joyce vete ishte burre persmari, qe i donte gruan dhe kalamajte. eshte normal qe perversiteti i nje njeriu te tille te shokoje me shume se i nje halabaku qe e zgjedh rrugen njeher e mire, si psh bukovski. 

ti psh te degjoje baben tat qe i thote nenes, ta hongsha pidhin, besoj se do te te shokoje me shume sesa kur kete te ta thote ndonje halabak i lagjes tende, apo jo ? njesoj dhe puna me joice pra. 

mylleni tani ket temen se i shpjegova te gjitha. lol !

o sivellai yne i krishtere, pse e vulgarizon? apo Xhojs te duket vulgar?

mua jo por i duket virginia volfit. bej nje kerkim ne google sa na ben teorira, ose futja ne gjumi pasdreke me mire. 

Pragrafi i fundit eshte i yti, jo i volfit.

per cilin paragraf e ke fjalen ?

A-ha, teori letrare me pervoja personale po thua ti. Ashtu edhe ata qe vjelin molle ia bejne bat-bat Newtonit.

.

me shume se artikulli une u kenaqa tu lexu komentet....me zor mbahej nje vello puritanizmi sa per te  censuren...sipas meje kena shume nevoje me lexu xhojsin edhe me e imitu.do gjana ,aksione edhe pse jane imitime e jo origjinale kane sukses njesoj.prandej xhojs te mbare sivellezer te mi te krishtere smiley

i vetmi koment i sinqerte, refleksiv...qe te ben te mendosh. te gjithe ju sulen Xhojsit si pervers qe seksin trajton si me qen zhele (TM) smiley

Fee-je dhe te tjeret. Populli jone kulturdashes ka i shprehje: "Femres po i ..... trrurin ja ke marre te gjitha" keshtuqe nuk e hedh aspak poshte fuqine e vocabularyt por e kam te glorifikimi i kote qe i behet ketyre robve edhe per gjera te kota dhe ordinere. Dmth nese ai e trajton te dashmen si kurve atehere fillojne shpjegimet e nderlikuara se perse ai i tha kurve dhe perse e palloi ne filan stil, gjoja sikur fshihet i gjo e madhe mbrapa ktyre fjaleve, sikur ai u soll keshtu sepse donte te eksploronte psikiken e bla bla bla bla. Nuk mund te thuhet thjesht qe ju ngref dhe kishte qef ta perplaste mbas krevatit si gjithe meshkujt normale? Duhet se sben te kete shpjegim poetik?

Ndonjë do fuste në lojë edhe Frojdin... smiley

Ketu lind dhe keqkuptimi jot Patek, kur fola per seduktivitetin e vocabulary-t, e kisha fjalen per 'leksikun joshes' per lexuesin ne vecanti dhe jo per femrat ne pergjithesi. Prandaj nuk shoh ndonje arsye te forte per ta nenvleresuar Joyce-n.

s'ma ha mendia ta kesh lexu. kete seduktivitetin (terheqjen) e vokabularit (fjalorit) e thote kritika qe gjejme ne google. ndersa librin e tij Uliksi (1000 faqe), nuk ka burr none ta lexoj deri ne fund e aq me pak ta kuptoj se per çfare flet ky miku. 

(ne njerin nga rreshtat, ky tregon sesi ai personazhi kryesor çifut, pelqente ca lloj gjellerash qe i linin ne goje nje shije te lehte urine) kjo sipas spirituesit (qe nuk e ka lexu joice po si ty) nuk mund te quhet perversitet, po gjenialitet.

mnjf nuk ja kalon shekspirit, ky joisi.

smiley

O kurreshtar, unë s'e kam lexuar që s'e kam lexuar, por të paktën seç e futa në listë për ta lexua pas universitetit... Ta heq nga lista? Sinqerisht.

jo jo lexoje dhe na e spjego kurreshtarit dhe ne te tjereve.

Kush të pyeti ty?

Unë ia vlerësoj mendimin atij jo ty -apo ndonjë tjetri që po qarkullon këtej nga tema-, në lidhje me atë që më intereson mua të di.

Mirushkruajtshim, edhe pse s'kemi hobi afine.

shekspiri, para ca ditesh u shpall 1 nga 3 njerezit me te famshem ne bote. shume shume larg ky shekspiri megjithese lehtesisht i lexueshem. s'kemi nevoje per spjegimet e kriskullit per te.

 

belulo e degjova ne radio- npr dhe nuk e mbaj mend se ishte kalimthi. kur drive degjoj radion. po ti mos u merzit se Rremes  nuk ja heqim titullin.

faleminderit,  (edhe ne emer te Rremes),  ma hoqe merakun..  do fle i qete tani!

Ti thua s'e ke lexuar, une te them qe ne komentin tim nuk i jam referuar aspak Uliksit dhe ja ku u morem vesh.

P.S: Ne kohen kur kam lexuar Uliksin, ky me eshte dukur tejet i lodhshem.

si ça thote vete ky Philippe Sollers :

Cela dit, la curiosité du lecteur va-t-elle plus loin ? On aimerait le penser, mais, malheureusement, il est de plus en plus difficile de rencontrer quelqu'un qui a lu le livre. Toute personne cultivée a entendu parler de Joyce, connaît trois ou quatre anecdotes sur lui, mais, sur le fond, à part les redites des commentaires universitaires, on reste dans le brouillard, et ce n'est pas la mascarade du "Bloomsday", le 16 juin de chaque année, à Dublin, qui pourra éclairer le problème.

me te zeza thote : po behet gjithnje e me veshtire te takojme dike qe e ka lexuar librin.  dhe flet per persona te kulturuar, jo rob qe bejne gjasme sikur lexojne.

 

epo s'e di ai qe ne shqiptaret jemi te mencur shume. ate qe s'e kuptojne ata, e kuptojme ne ...

et ce n'est pas la mascarade du "Bloomsday", le 16 juin de chaque année, à Dublin, qui pourra éclairer le problème.

Si e parashkruar, i qifja tëmën e sëmës! smiley

ça thote Joice vete : 

«L'ennui», écrivait Joyce, «c'est que le public va demander et trouver une morale dans mon livre, ou pire il le prendra pour une chose sérieuse, et sur mon honneur de gentleman, il n'y a pas un seul mot sérieux dedans.»

Problemi eshte se publiku do te kerkoje me i gjet nje moral librit tim, ose me keq akoma ai do ta marre per diçka serioze, por qafsha ijen, nuk ka ne te asnje fjale serioze.

Vintage Love - Ndonjeher keto histori  nuk e di pse me lene nje shije te hidhur , shije semundje por dhe qe me pelqen , ne fund te fundit eshte shije njeriu , ne krahasim me filmat sot qe te heqin edhe ate pik shije qe ke , duke luajtur  with  your human quality smiley and your brain

seç kam nje ide qe brezi aktiv seksualisht i pas 90-es nuk ben dashuri ,po thjesht çiftezohet ,thjesht kenaq nje nevoje fiziologjike  smiley

smiley po lexoja per revoltat arabe para 1 viti. Nje teze, qe shpjegonte revolucionet me mijra te rinj ne shesh, ishte represioni seksual ne kulturen arabo-islamike. Ne boten arabe seksi paramartesor eshte i paparanueshem, femrat jane te fshehura, nuk dalin. E vetmja menyre eshte martesa, por perkeqesimi i kushteve ekonomike rrit varesine nga familja, zgjat moshen kur martohen, veshtireson relacionet. Gjithe ky duf, gjithe ky pulsion i represuar diku duhet te shpertheje. hahaha

eshte teze koti, jo per gje por keta qe moren pushtetin jane islmamiste radikale, pra qe e ndalojne seksin akoma me fort se regjimet para, qe ishin pak a shume laike, se dhunta ushtarake.

E vertete qe ne Egjipt pushtetin e moren islamiket, por pranvera arabe nuk kane qene revolucione islamike. Shihe se kjo teza e represionit seksual si faktor levizje nuk eshte komplet e gabuar.

Kjo eshte deri diku e vertete.Jo se dashuria ka humbur krejt por seksi i mundur, i arritshem, liberalizmi seksual e ka bere dashurine gjithnje e me ekzotike, dicka anakronike ne shoqerine moderne. Dashuria eshte ushqyer nga pengesa, nga pamundesia ose lehtesia e kontaktit seksual.Sikur te mos ishin ato pengesa, Romeo dhe Zhuliet nuk do te perjetonin ate romance deri ne tragjedi. Liberalizimi seksual , kthimi sexit ne fastfood, e ka bere romacen te panevojshme dhe te pamundur. Imagjino kur ushqimin e pergatit vete, qe nga blerja e sendeve, gatimi, gjith ai perkushtim gastronomik  plot pasion (preludi) e pastaj e servir dhe ulesh ne tavoline dhe e shijon.Kurse fastfood de privon nga kjo kenaqsi(qe eshte edhe vujtje, mundim) Plus qe edhe  fusha seksuale u neshtrohet ligjeve te tregut sot. Prej ketej burojne neurozat dhe depresionet e njeriut modern. Pa aureolen e dashurise, seksi mbetet nje zhytje ne boshllek smiley

dashuria lidhet me klasat sociale, jo me epokat. 

Dmth kemi dy ata që seksin e perceptonin si ëmbëlsirë, që mund të arrihej me shumë vështirësi pasi haeshin të tjerat - dhe kjo në kohë kur barku rrinte gjithnjë bosh dhe as bar nuk të jepnin; dhe ata që jetojnë sot, ku ëmbëlsirat janë me bollëk - dhe s'para e kanë qejf sallatën. (!)

smiley

Po ta pret mendja qe keshtu eshte.Prandaj sot obeziteti eshte semundja e shekullit.Njerzit anashkalojne sallaten, antipasten dhe i sulen direkt trileces. Parrula eshte: kthim ne kohen e sallates smiley

trashja vjen nga mos levizja, sesa nga ushqimi. femijet sot luajne me lojra elektronike para tv ose kompjuterit dhe jo ne lagje si dikur, pra nuk vrapojne. sikur sallate te hane nate e dite ata do trashen. lopa nuk ha bar dhe eshte me e trashe (dhe bile budallaqe) nga ujku qe ha mish.

hahahaha, c'm'u kujtua: degjova ne lajme per nje njeri me shume fat, qe kishte ngecur ne makine ne debore dhe kishte mbijetuar perreth 1 muaj e gjysem vetem duke ngrene debore.... kur e nxorren nga makina ishte bere obez smiley

lopa (nuk) ha bar dhe eshte me e trashe (dhe bile budallaqe) nga ujku qe ha mish.

hahahha e bukur kjo

Ishte kohe per romance atehere, njerezimi ne adoleshence:

tek ilustrimi treni e simbolizon dashurine me shume nga puthja. 

Treni simbolizon Kohen Kureshtar.Koha qe ecen eshte varrmihsja e dashurise.Dashuria eshte vetem nje STACION ne udhetim. Nuk eshte as vete udhetimi, as destinacioni (destin)

Ja ta tjerr çik.

Treni koha, dakord.

Tani: treni, koha, përjetësia, mbijetesa.

Dashuria, mjet,  nga stacioni në stacion.

Destinacioni, jeta, mbijetesa, përjetësia (!), trashëgimi.

Kthehemi tek treni si dashuri, siç thotë kurreshtari. Treni, dashuria, mjet për trashëgiminë. Nga stacioni në stacion.

Po më mbaronte boja, se ngjyeva dot mirë leshin.

P.S. këto të para në retrospektivë, ose me një largësi nga vendzhvillimi. përndryshe s'ka fare determinizëm dhe paracaktim në veprimet e makinistit dhe asaj që ndjek trenin.

smiley e Zana do me hap muhabet

Mos ia var fare Zanës, faktet kanë rëndësi! smiley smiley

Zana ka njefare te drejte smiley..........Sot brezi yne mendon  - Nuk dua me probleme !!

Dikur ka qene - Ky eshte problemi qe kam dhe me pelqen problemi im !!  I will find that special person who is wrong for me in just the right way  smiley
 

 

zana nuk kupton per ate qe flet, aq me teper qe nuk eshte ne teme hiç.

Kureshtje ,pse nuk e kenaq kureshtjen tende jo pas komenteve te mia ,po per temen ,keshte je edhe ne teme.Mbetem e mendimit qe je megjithate jne idiot i dobishem smiley

Romanticizmin ,dashurine mendoj se gjithkush mund ta krijoje e ta ruaje ne jeten e vet,ne ate te voglen e te patjetersueshme autenticità te raportit...ne ate e te qenit te çdo here speciale,e pakrahasueshme me asnje here tjeter.Mjafton pak jete ,pozitivitet,ta duash veten e tjetrin.Nje kravate e lirshme ne qafe qe zbulon pak sa gjoksin  mashkullor,profumi santos du Cartier perzier kaq bukur me eren e athet te Marlboro rosso,Jaka e ngritur e kapotes,aty ketu thnjat e perziera me biondin ar te basetave .....ky eshte per mu romanticizem ,shpesh qe me ban me u ndi me fat dhe e pasur ne jeten teme,qe i japin sens e ekuiliber jetes teme. smiley

pune titanesh dashuria, tha poeti i deshperuar pasi u zgjua prej nje endre te bukur. Pune titanesh kjo "me qene cdo here speciale". cdo dite lind nje diell i ri tha Herakliti.konsistenca kerkon ndryshueshmeri smiley

Si tha Engelsi:Kohe qe pati nevoje per titane e lindi titane smiley

 

L'amour qui ne ravage pas n'est pas l'amour

 

Omar Khayyam

Jo sapo u ktheva dhe i hodha nje veshtrim komenteve.Mandej asht teme neutro smiley do zoti e ketu nuk vjen kush me thane se babasqapi,dersila.Ramistet...smiley

Ndreca... nji geg i nerum!!! Imagjinoj nji kafe me te afer san pietros. e ka te lehte me me konvertu ne katolik.

Sot ne San Pietro nuk kishe ku te hidhje mollen...nuk kishte fe' romantiçizmi ,perveç nje fare perhumbjeje,habie...boshi.Ndjesia ishte e rende...O zot ,mos te na hewqin magjine e Romes se vertet do ishte fundi i botes.

jo, s'besoj se ka vend per ate frike. magjia e vatikanit dhe e vendeve te tjera te shenjta qendron ngase robt kane nevoje per to. ate nevoje e shof aty sot e 500 vjet si sot.  ne jemi brez i sigurum me magji, besoj. ket po ta thot nji agnostik fanatik smiley

 

Agnostik fanatik është specie e padëgjuar... inekzistente do të thoja...

smiley

How you doing?

Jo moj shpirt desha me then , do me hap plage smiley dashurish te torturuara

- Let our scars fall in love !!!

 

Sic ka thene nje burre i mencem, te gjitha letrat e dashurise jane qesharake, po dhe te qenit i dashuruar s'eshte gjendja normale e njeriut. 

Se dashuria ta ben mendjen ujem smiley

Ne keto raste nuk thua dot as te shkuara, se ta merr tjetri per ters. smiley

dhe nuk bejne derman as doctor e as ilace smiley

Una furia è quest'amore, vita o morte ei ti può dar.

Nabucco, Verdi

Jo jo, per mua s'eshte aspak semundje, te jep jete ne te vertete. Po e more psikologjikisht ters, te ben per vdekje. Sidoqofte me mire jete a vdekje, sesa pa dashuri... te duket vetja zomb.

Keshtu thone, teorikisht... Po keto ekstremet nuk te duket se jane semundje? Robi ne gjendje normale duhet te jete i qete, po sevdaja te peshtjellon mendjen e te te duket dhe gomari i pikuar nga qielli. smiley

Qe dashuria eshte ilac, kjo eshte e ditur, por dihet gjithashtu qe shpesh, jo pak njerez e kane me te lehte ta quajne semundje dashurine sesa te diagnostikojne e te trajtojne problemet e tyre.

po dhe te qenit i dashuruar s'eshte gjendja normale e njeriut. 

Il n'y a qu'un ou deux mots la-dedans qui m'embarrassent: le mot d'amour et aussi le mot de liberte.  Il va de soi que c'est tout le contraire.  L'amour, c'est quand on depend - je ne dis pa seulement dans son plaisir, dans son existence meme, et dans ce qui vient avant l'existence: dans l'envie meme qu'on a d'exister - de cinquante choses baroques: de deux levres (et de la grimace ou du sourire qu'elle a de monter ou de descendre), de deux yeux (d'un regard un plus humide, ou plus sec), enfin tout un corps etranger, avec l'esprit ou l'ame qu'il porte - d'un corps qui peut a chaque instant devenir plus eblouissant que le soleil, plus glacant qu'une plaine de neige.  Ce n'est pas gai de passer par la, vous me faites rire avec vos supplices.  On tremble quand ce corps se baisse pour rattacher la boucle d'un petit soulier, et il semble que chacun vous regarde trembler. 

per mua kjo nuk eshte dashuri ,jane gjendje te alteruara te psikes...Dashuria mendoj eshte pozitive,eshte e mira ,te ben te ndihesh ma i mire ,ma i bukur ma i shendetshem.Dashuria eshte si thote Don Milani(i vertete ky) i care,kujdesem per tjetrin,dua te miren e tij.smiley

Kjo qe pershkruan ti eshte dashuria mikroborgjeze,  kuzhine, kalamaj, krevat, kek,kishe, kujdes per tjetrin smiley Kurse dashuria me D te madhe eshte tjeter gje. Dashuria qe tund themelet e qenies, sakrifice, loje me zjarrin, Tritan dhe Izolde 

http://www.youtube.com/watch?v=RtqQzwa583g

kjo qe them une zgjat nje jete,te ben te jetosh gjate e pelqyeshem,te ben te lexosh librat e dashurive me D te madhe ,po jo ti shkruash,....pra ja Loni prej betoni ,ja peti prej verteti..Loni eshte dinosaur ,i destinuar te zhduket,Peti mbijeton.Me keqardhje e zili ,po dua te jem Peti smiley

Patjeter....ne jeten e gjithesecilit eshte ky moment....e rendesishme eshte te thuhet nje here ne jete ,jo me shume se mandej hmmm e humb magjine smiley

Hem, kur ishim me" te vegjel" mblidheshim ne oren e bukes rreth sobes ne pune dhe fillonim muhabetet. Tema te ndryshme, po qe kuptohet ngaqe politika ishte edhe tabu, tema kryesore ishte seksi. Nje nga ustallaret e ksaj pune, dhe "mesuesi i madh'' sic e quanim ishte Bikja, qe ne moshen 60 vjecare pas nje kure me arra, mjalte dhe nje ingredient sekret qe nuk e tregonte kishte bere me ne fund nje cun pas 4 gocave. Nejse qe ta presim shkurt, teoria baze e Bikes mbi dashurine dhe seksin ishte:

Kur je adoleshent te fiksohet mendja ke njona dhe nuk do me dit mo per dynja. Mor po sikur perrine e botes te te sjellin nuk te hyn ne sy para asaj qe te ka ngel syni.

Pastaj kalon njezetat dhe shef qe ne kete dynja ka dhe vajza te tjera qe jane thuajse aq te mira sa ajo e para.

Pastaj kalon te tridhjetat dhe fillon te kerkosh femra qe duken se kane te mira.

Pastaj kalon dyzetat dhe shef per femra qe e kane nje gjo te mire.

Pastaj vjen tek pesedhjetat dhe e kupton qe cdo femer e ka nji gjo te mire. smiley

Cdo femer e ka nji gjo te mire smiley normal , po te duket me e mire kur njit me te miren qe ke dhe ti smiley

Jom tuj nejt te mullaret e Kurtit te Lemes e jom tuj dredh i cinare
dahon. Tina dro se je tu bo koqen e gjumit e hic s`je m`hall per mu te
shkretin qi jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina nuk ke din e
imon qe e gjetsh prej dushmonit jarabi. Un t`cova per shkes Lemen e
Cufit e tina i kishe thone asajta per mu se un qekshem plak, e ku
qekshem plak mi  un hala s`i kam mush 50 vjet, kur t`hy hona e
mevludit i mush. Keshtu ka thone ende Laja e Bonit qi ka pjell pri her
me ijen time. Tina kishe thone asajta per mu qi un  s`kam i derhem
shkolle. un kam bo dy mejtepe e gjys medreseje per i her me Cufin e
Lemes mi! un e di taljonsen flur. e kam msu kur erdhen taljont te
kanoqet e mia. po nuk zune bese m`nigjo si kam me t`fol. per la tua
amore, io sono tutto hazer me bo i duel me asllan tjeter e me e kap per
la qafa e me e perpas si klysh qeni per la terra. ah mi kuore mu kan
....kput komcat e xhymlekut e non njeri me mi nit. La mia shpina e tuto
zhul e non ce njeri me ma ferku. La leveret e mia mi ka vllai qi me la
dice perher perce non martohesh me cuno ? kaq kisha me t`thon
Kumrije. nashi ndac merr ment e mi, ndac maj tujt.
 

smiley Kallnuer 1930smiley

smileyshife çare hapi ka kjo e para ,nuk asht tu ece ,duket sikur po ban sfilate...shife ,drejt si qiri...Nje DNA prej modeleje...smiley Nuk tallem

Nuk duhet te harrosh qe shume prej ketyre grave jane mesuar qe te vogla qe te ecin duke mbajtur qypin me uje ose taven ne koke, gje qe i jep ecjes nje elegance prej cat-walks. Ne ndryshim kjo nga brezi i sotem qe ecin duke bere tekst me iphone qe ja u shkaterron lirshmerine dhe i ben te duken ne ecje si thes me patate qe nuk shohin as ku hedhin kembet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).