Gjykata e Rrethit Tiranë sapo i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit, me ç’rast Kryeministri Berisha shpjegoi se “nuk do të më gjeni kurrë mua duke komentuar vendime gjykatash”, ndërsa Kryetarja e Kuvendit Topalli se “kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtin”; fjalë që më kujtuan, kushedi pse, fjalinë e fundit të Tractatus Logico-Philosophicus të Wittgenstein-it: “Whereof one cannot speak, thereof one must be silent”, e cila në shqipe pak a shumë mund të sillet si “për çfarë nuk mund të flitet, duhet ndenjur pa folur.”

E megjithatë, edhe kjo larje duarsh e krerëve institucionalë është një lloj diskursi specifik, ndaj të cilit këshillën e Wittgenstein-it nuk e ndjekim dot, sidomos edhe ngaqë ka shumë për t’u thënë, pa përsëritur ç’kemi thënë më parë për ato katër vrasje në mes të ditës e në dritë të diellit, nga forcat policore të shtetit, që janë lënë, kushedi qëllimisht, të pandriçuara nga Drejtësia.

Duke ua lënë të tjerëve komentin politik për këtë vendim të gjykatës, dua të ndalem pak vetëm në një reagim të Kryetares së Kuvendit në seancën e sotme të Kuvendit, në përgjigje të protestave përkatëse të opozitës.

Sipas “Panoramës”, Topalli kështu dixit që nga foltorja e vet e nderuar:

Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin edhe gjykatësin edhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari par i Tiranës po as si Xhelili nuk je, ik mor andej, kur flet gjykata ju duhet të mbyllni gojën, ju që flisni cdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo moj zonjë që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot.  Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty as me brezin tjetër, por parimit duhet ti qëndrojmë; flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i coni për ti vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite ka ikur koha juaj.

Fjalë që vijnë prej një personi institucional, i cili gjetiu quhet edhe “Speaker” i Parlamentit, ose figura institucionale “që flet” – prandaj edhe ia vlen të shihet më nga afër diskursi (kaotik) i kësaj “folëseje” së Kuvendit, ose i zërit institucional të pushtetit legjislativ në Tiranë.

Ka një logjikë, në diskursin e çalë të Topallit; një logjikë që, kushedi në emocion e sipër, nuk arrin të nyjëtohet në fjali, as të mpikset në mendim racional – e pikësuar siç është nga shpërthime të vogla emocionale, të llojit “ik mor andej”, “moj zonjë”, “mu më dhimbesh edhe ti moj”, “po don me fol ti”, “ikni frikacakë”, e ndonjë tjetër.

Kjo logjikë shtjellohet sipas dy aksesh: (1) Politika e sotme si revansh ndaj krimit komunist dhe (2) Mbylleni gojën, ose në ftesën për të mos folur.

Që roli i Topallit është të bashkërendojë edhe dialogun në Kuvend, këtë e dimë; sikurse e dimë që, në një parlament si ai i Tiranës bashkërendimi i dialogut si rregull konsiston në ndalimin për të folur të këtij apo atij parlamentari, që nuk respekton rregullat e Kuvendit ose të seancës.

E megjithatë, Topalli këtë lloj censure formale e ka kthyer në ushtrimin e artit ironik të një “spikere” të Parlamentit, që nuk lë njeri tjetër t’i flasë, duke u hedhur në fytyrë oratorinë e vet të një gruaje në revansh të përhershëm, të pasur në non sequitur dhe në diversione nga më të ndryshmet, e që nuk do të ngrinin peshë, sikur të mos paralajmëronin tonin dhe strukturën e diskursit politik të PD-së, në fushatën elektorale që po afrohet.

Filli që e mban bashkë këtë diskurs, është referimi këmbëngulës ndaj “drejtësisë” totalitare, që nga “varja në litar”, te Xhelili dhe te “kinemaja” (salla famëkeqe e Kinema Republikës, ku u zhvilluan gjyqet kundër armiqve të regjimit komunist, në gjysmën e dytë të viteve 1940).

Duket sikur Kryetarja e Kuvendit është etikisht e motivuar, në rolin e vet dhe në zotimin e saj politik, nga dëshira për t’u hakmarrë për padrejtësitë dhe krimet institucionale të 60 vjetëve më parë, të cilat – sikurse gjithashtu e kemi thënë – kanë mbetur të padënuara, qoftë edhe simbolikisht, nga drejtësia shqiptare e këtyre 20 vjetëve të fundit.

Si në një rast edhe në tjetrin, drejtësia e pas 1990-ës nuk ka guxuar të prekë politikën, as të djeshmen as të sotmen.

(Dhe për këtë drejtësi u dashka heshtur, kur flet!)

Natyrisht, farsa e drejtësisë komuniste, në gjyqet popullore të zhvilluara nëkinematë, ose pikërisht në vendet e destinuara për të konsumuar fiksionin e filmit dhe për t’u zbavitur me të, nuk e përligj as mund ta përligjë farsën e sotme të një drejtësie që i vidhet përgjegjësisë së vet dhe sidomos të institucioneve të larta të shtetit dhe të personave që i mishërojnë, të cilat sillen si të ishin protagoniste të një reality show.

Gjithnjë sipas Topallit, opozita e sotme përfaqëson, në thelb, po ata njerëz që dje i varën në litar kundërshtarët e tyre: “jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin dhe gjykatësin”, “boll keni vra 50 vite, ka ikur koha juaj”; ajo u drejtohet deputetëve të PS-së si të ishin të dërguar të prokurorëve të Enver Hoxhës, duke e energjizuar veprimin e vet politik, dhe vetë diskursin e vet institucional, me nevojën për të marrë hak.

Ky koluzion i drejtësisë me hakmarrjen, tipik për mendësinë patriarkale të shqiptarit rural, është sanksionuar tashmë si realitet i pranuar, madje si argument në mbështetje të çdo arbitrariteti të forcës në pushtet, në marrëdhëniet e saj me opozitën e majtë.

Nuk ka dyshim se Topalli vetë e beson këtë; kushedi edhe ngaqë e ka provuar në lëkurën e vet arbitraritetin e dhunës totalitare – dhe nuk e kupton ironinë e pozitës së saj, në krye të një institucioni të cilit i është besuar, ndër të tjera, detyra për të ruajtur e për të mbrojtur gjithçka të ndyrë, amorale dhe kriminale që regjimi i sotëm ka trashëguar nga i djeshmi, drejtpërdrejt dhe në trajtat e jashtëqitjeve të këtij të dytit.

Veç kësaj, nuk di as sa mund të tolerohet, nga pikëpamja qytetare, që Kryetarja e Kuvendit, në rolin e saj institucional, të përdorë këtë logjikë tribale, kanunore, që e sheh dhe e shpjegon veprimin politik, çdo veprim politik, në kontekstin vertikal të etërve dhe të bijve – sikurse duket në përmendjen e pakuptueshme të “Xhelilit”, ose në një krahasim logjikisht qesharak të 21 janarit me një vrasje ordinere që paska kryer djali i deputetes së opozitës L. Xhuvani.

Ky farë spektakli i vjen publikut shqiptar pikërisht nga “speaker”-ja e Kuvendit; ose mishërimi i zërit dhe i pranisë publike të një institucioni i cili përmbledh, në arsyen e qenies së vet, vullnetin e zgjedhësve; por që, në rastin konkret të Topallit, rregullisht integron, në këto performances të saj, elemente të jetës së saj si qytetare private, si grua, si shkodrane, si katolike, si ish të përndjekur, si veriore – ose të gjitha ato tipare të cilat nuk kanë fare të bëjnë as me Kuvendin si të tillë, as me Kryetarin e saj.

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/07/kur-flet-drejtesia/

184 Komente

...sulës i dridhen leqet

Sa turp!

un nuk e lexova te gjith shkrimin por ne presesh drejtesi sot nga po ata njerz qe ne 97 vran mbi 3000 shqiptare,plagosen mbi 10.000 te tjer ,i shkaktuan shqiperis miliona € deme matriale dhe disa miliarda  € deme financiare,eshte vetvrasje e paster

kur u be jevgu mbret vrau baben e vet , edhe puna Jozefines , keshtu vazhdo zonje , me duart lart se i behet qefi komandantit

Vehbiu qe merret me perçartjet e Topallit, thjesht vuole vincere facile.

Topalli eshte kryeparlamentarja me idiote qe ka pare historia parlamentare qe me parlamentin e pare te 1921-shit.  Ajo s'di as dallimin elementar mes femres se forte ne politike dhe femres idiote. As per brigadiere kooperative s'ben.

E ke gabim, sepse Vehbiu ka kapur nje semundje qe shkon pertej Topallit.  Shikoje dhe njehere.

Ato i ka te pasinqerta, prandaj s'ia marr seriozisht. Po te ishin te sinqerta do ish kapur per kohesh me trashegimine politike te PS-se nga baba tek biri. Atij kjo i duket normale, po kjo eshte me skandaloze sesa mentaliteti kanunor i Jozephyçkes.

Perkundrazi i ka shume te sinqerta keto persiatjet te trashegimise gjenetike te pergjithesise se krimeve.  Pse nuk merret me trashegimine politike te PS-se nga baba tek i biri, nuk do te thote qe ky me siper nuk perben problem.

Mah per mua ne ate pjese ai ben diversion. Te ishte pune hakmarrjeje do ishte bere kerdia mes pushtetareve.

Keta hakmerren duke vrare robte e thjeshte, po ça hakmarrje eshte kjo, keshtu hakmerru gjithe diten ti, s'quhet hakmarrje alla shqiptarçe, aq me pak kanunore, ku as ne versionin me te gjere s'dilet jashte fisit.

Do mendesi tribale ti, ajo eshte trashegueshmeria e titujve ne baze fisi e krahine. Ja kot per muhabet, ne qarkun e Fierit PS-ja nxorri 9 deputete, sa myzeqare me origjine nga ai qark ke ne krye te PS-se ? I vetmi myzeqar i dalluar eshte Dritan Prifti i LSI, po nga ai qark i majte ku vene 10:6.

Ne krye te PS-se ke leber, korçare, gjirokastrite e mallakastriote, ke edhe greke si Angjeli apo shule si Majko, po s'ke asnje myzeqar nga qarku i sipermendur, ku e majta fitoi me thelle se kudo (si banore Mallakastra kontribuon fare pak, perballe Fierit e Lushnjes).

Eshte e qarte qe pozicionet partiake vene ne baze fisi e krahine, duke respektuar nje mendesi tribale te pas 1945.

Tani me lejo qe perballe realitetit te jem mosbesues ndaj qendrimit te Vehbiut.

Kjo eshte demokracia e qytetaria ? Klani  Kapo, Klani Shehu, Klani Hoxha e Klani Korça ?

Lere tani, mos t'i hapim qitapet e tribalizmit, se mos na del vete Vehbiu si rruar qethur.

 

Diversion per cfare arsye? Diversion nga cfare ceshtjeje? 

Hakmarrja per te cilin flet Vehbiut sigurisht nuk eshte hakmarrje fizike, por hakmarrje simbolike, verbale e politike e pare nga nje mendesi tribale ku veprimet, qendrimet e shkeljet e eterve trashegohen gjenetikisht tek bijte.   Kjo sigurisht behet e mundur per Topallin, nga mosdenimi i krimeve te monizmit, mosndarja e qarte me ate periudhe, dekomunistizimi i munguar i shoqerise shqiptare, situate kjo ku partia ku aderon Topalli i ka interesuar ta mbaje te tille per perfitimin e saj politik.

Ato qe thua me siper per mendesine e qasjen tribale te PS-se, qendrojne por kjo gje s'e ben analizen e Vehbiut mbi komentin e Topallit nje diversion.  E njejta gje vlen edhe nqftse Vehbiu vete personalisht ka perfituar nga ky tribalizem.  Vehbiu s'po ben ndonje krahasim mis PS-se e PD-se me siper, per ta nxjerre PS-ne me qytetare e demokrate, por po merret specifikisht me nje episod kur nje nga tre kreret institucionale te shtetit abuzon rende me poziten e saj institucionale duke e banalizuar dhe vulgarizuar tej mase parlamentarizmin duke degjeneruar ate nje mejhane fshati ku hidhen rromuze te natyres tribale.

Nuk e di a e ke njohur Pashukun ne USA z.Vebiu . Rri ne Bronx . Para tij Jozefina sillej e perkulur dhe sipas deshires qe ai cfate , ne menyre qe ajo ti pershtatej me mire kur i Fliste . Dihet keto lloj femrash po nuk i mbushe me frymezim harbohen neper Podiume ose neper matorra sheikesh neper shkreteira jo vetem natyrore por edhe Mendore .

Nuk ka TURP dhe FYERJE Intelekti me te madh Sot per sot ne te gjith Boten ku ka Shqiptare se sa tu permendesh qe ekziston Jozefina ..... biles dhe mund te Flase !

Une ndiej Poshterim te permendesh nje thenie te saj po aq sa ndiej gezim qe nje handikapate Mendore si LefKopeja mundet te komentoje ! Ne fund te Fundit handikapatet Mendore duhen respektuar sic bejne admin.tane te nderuar ! Po AJO eshte Funderrine njerzore gje qe na UL shume shume ne cdo nivel ne BOTE !

Kush eshte ky Pashuku o Idriz? Mbaj mend qe u lakua si emer para ca kohesh...ne lidhje me Jozefinen nese nuk e mbaj mend gabim.

Kemi nevoje urgjente per ta zhdukur kete fare e kete brez politikanesh. Rob me probleme nervore qe nuk ruajne dot qetesine, s'mund te drejtojne nje vend.

kjo lenkes ti haje mune! lenka ishte si shpirt.

qën(i)e që me existencën e sajë nuk ofendon vetëm rracën njerëzore por gjithë gjitarët në tërësi

corp, po qe ma shpife me ket vidio..... me mire te mos e kisha pa, se femer me te neveritshme nuk paskam pa... me vjen keq moj Zane e malit, qe e adhuroke ket femer... Kjo qenka Laje e shku Lajes..... Laja dobarem i kishte te pakta llafet, kurse kesaj nuk i mbyllet goja moj xhan,. me keq se grate tek pusi i fshatit...pupupupupu, sa e neveritshme....

kulmin qe ka arrit kjo frymore ska per ta arrit asnji  tjeter qe do ulet n'ate karrige.

 

kur flet Ruzhdija...

rrofsh corp..nuk te zhgenjejne kurre!!Po me behet qejfi per vendimin e gjykates sot,imagjino ti kishin denuar?!nuk te zhgenjejne kurre!! p.s. po Kastriot Islami u largua nga kuvendi? apo nuk eshte opozite e rruges ai..

" Ju du shume. ju du fort.." mer tamarsha!!! 

Burrnesh asht.. hiq mos ja nini

Nje nga pislliqet me te medhoja te sigurimsave pas 90-s ishte mostregimi i pseudonimeve te bashkepunetoreve te sigurimit, si puna e ksaj mostres. Ai meksi eshte shume i poshter se ai i ka po nuk i bo publike.

Lizander, po Meksi a eshte ne partin tuaj apo jo. 

Lefkope ka pas hume qe jane munduar t'ja kalojne Jozefperckes po vetem nje gjeta qe mundet te jete aq afer mentalitetit te saj qe kenaqet kur saliu ja kalon permidis Maleve e Gropave dhe i çan ato duke e bere rruge .

Shife njehere se mund te jesh edhe kunedër .Jozefpërckes nuk ja kalon njeri mendoj po....

http://youtu.be/hyUvuptY0qc

Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin edhe gjykatësin edhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari par i Tiranës po as si Xhelili nuk je, ik mor andej, kur flet gjykata ju duhet të mbyllni gojën, ju që flisni cdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo moj zonjë që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot.  Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty as me brezin tjetër, por parimit duhet ti qëndrojmë; flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i coni për ti vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite ka ikur koha juaj.

Kjo debile vete e takon krajlat e krajlicat e huja ne emrin tone.O perendi e madhe c'te kemi bere qe na i ke poftisur keta budallenj.

kjo ta shkerdhen portretin edhe sikur rembrandti ta ket bo. ktu bi dakord.

me te perfasu kjo te ze lija e dhenve perzi me skarlatine.

nGa e gjitha per mu nuk qendron historia e Xhuvanit.Kusuri nuk i hiqet asnje presje.Mbetet alergjia thjesht keshtu pergjthçka ka Topalli .E di eshte e veshtire me duru nje gru te bukur me dialekt te veriut,shume e prere  e koherente......

e bukur .... smiley

O Zane, mos doje te thoje qe nga te gjitha ato qe tha qendron vetem historia Xhuvanit. Kusurit ja ka fut pordhes kot.

Gjithkush ban p...t e veta.Edhe ti te tuatsmiley

e bukur, e prere dhe koherente....smiley sikur  nuk shkon, ka dicka jo koherente. e bukura nuk gerthet, e bukura nuk eshte e prere, as prerese, eshte absorbuese, gjithperfshirese.kurse kjo ka dicka morbose.

Avash er burr se na eksitove.

me Jozin a? sa po i behet qefi Zanes smiley

  Duke dashur  te  ruaje ekuidistancen e ndodhive te grupimeve, Vebiu gati sa arrin tek "mahnitja borgjeze", pa kapur ate çka duket ashiqare tek rasti i marre prej atij vete.Do te ishte me vlere  artikulli ne se abstragonte individen si femer per te  analizuar folesen me qellimin e nxjerrjes ne pah  se si pozita e larte  shoqerore, ne te vertete,  si te thuash ngerthehet ne qenien fizike te vetshpallur  ish e shtreses fisnike me gjak blu, ku  varferia e shpirtit dhe e kultures, rene  ndesh me kohen, e katandis personalitetin ne nje denatyrim te llahtarshem.Ky lloj personaliteti grotesk nuk eshte puna se perben rrezik shoqeror, por se ushqen frymen e revanshit.Ky lloj personaliteti publik e shikon ecjen, te shoqeruar me avazin e asaj kenges :ato maja rripa rripa...

Kjo  e di vehten ...hipur, jo folese!

Kjo fakire nuk ka kuptuar asgje nga kjo bote dhe as qe e di pse eshte ne ate salle.

 

per ju ,vete qenia e Topallit aty eshte revansh....ankth....ato maja sikur ishte partizane....Ta garantoj se Topalli as qe do t'a dine se si e ka meodine...smileyNja tete vjet po bahen qe Topalli eshte aty...Ishalla nuk asht merzite ajo vete se me komente e opozitene ppu po rrin edhe nja tete te tjera si ma e miar nat vend....Ngushellohuni...smiley

 Zana, pse si perhere nxiton moj e mire? Nuk eshte kenge me partizane, por  i ka thene populli

N`ato maja rripa rripa...

Nje here ma hipe, nje here  ta hipa..

Tani, se ku i shikoni Ju partizanet  ketu,  une nuk kam djeni.

EEEE,kur ika une nga shqiperia ishte varianti partizan ,tash po e rinovoj ,mandej kush ia hypi kuj sot??

Si nuk e nxjerrin prej zhelesh jashte kete!! Na rafte pika te gjitheve qe e kemi duruar per gjithe keto vite e vazhdojme e durojme!

Te 10sha intelektualin. Merr nje fraze, jo deklarate, fraze gjate nje debati. Fraze e thene ne gjaknxehtesi, e cila ka te vertetat e saj, gjyqet kolektve komuniste dhe çunin vrases te L.Xhuvanit. Nxirre frazen jashte kontekstit e futi nje analize te thelle. Kush eshte me shqetesuese, kjo fraze thene gjate nje debati apo sabotimi konstant i institucioneve nga ana e socialisteve? Kush peshon me shume? Fraza apo bojkoti i parlamentit, sulmi gjykatave, thirrjet per drejtesi popullore?

gjyqet kolektve komuniste dhe çunin vrases te L.Xhuvanit

Ai qe  vrau cuni i liuza xhuvanit hyri me force ne shtepine e tjetrit.edhe ne amerike po hyre me force ne shtepine tjetrit te vrasin.demonstruesit u vrane ndersa rrinin me duar ne xhepa.gazetare u plagosen ndersa rrinin ne tavoline me koleget e tyre.ekspertiza e FBI tregoi se plumbat dolen nga armet e gardes.ku eshte ndryshimi midis vrasjes se ketyre demostruesve dhe vrasjes se arben brocit vite me pare te cilit nuk iu be as autopsia?

gjyqet kolektve komuniste dhe çunin vrases te L.Xhuvanit.

Hunter, mos me thuaj qe e ke zeriozisht. Do ishe me i nderuar sikur ta kishe thjesht partishmerisht kete talljen e leshit te p te Jozefines duke bere analogji me cunin e Luizes.

Jozi eshte bere me keq se Nexhmia me strategjirat e sulmeve verbale dhe te thashethemeve dhe analogjive pa lidhje, ajo e ka shitur shpirtin per nje post politik, po ju per ca e shisni, apo vertet jeni jozefinpionierizuar?

Nuk ka marre nje fraze, por ka marre gjithe reagimin e Topallit ndaj protestes verbale te Tahirit per vendimin e gjykates si dhe lajmerimin se PS-ja do braktiset punimet per ate seance.  Gjyqet kolektive komuniste dhe cuni vrases i L. Xhuvanit nuk kane ndonje te vertete ne kontekstin e perdorur nga ajo, pervecse ne mendesine tribale.

Sabotimi konstant i institucioneve nga socialistet eshte problematik, por kjo nuk do te thote qe sabotimi i institucionit te kryetarit te parlamentit nga ana e Topallit me sulme personale, logjike tribale, banalizem e vulgarim nuk eshte problematike gjithashtu.  Kjo qe ben ti me siper eshte nje rrejshmeri logjike qe quhet apelimi ndaj problemeve me te medha.

nuk është intelektuale or mik. jo. ajo është kafshë.

të më falin kafshët

Jo e kam fjalen per autorin. Intelektualet jane ato qe duhet te analizojne shoqerine, poltiken e te pyesin kush eshte me rrezikshme fjala apo sabotimi i institucioneve? 

o hunter, kot me te pyte a e di ti qe Jozi ka qene bahkepunetore e sigurimit? Me thuj pra a ka goje me fol kjo per krimet e komunizmit?

lol e demaskove.

Meqe jemi te drejtesia, jam kurioz, kush eshte programi per pastrimin e sistemit te drejtesise nga ish kreu i KLD? Po ish nenkryetari i KLD? Si kane nder mend ta luftojne korrupsionin tani qe jane jashte dhe i shohin gjerat me kthjellet? hmm

Nuk ka nevoje me qene jashte, edhe nga brenda eshte kerku reforma ne drejtesi per vite te tera. Po Parlamenti kishte halle te tjera. Nje here do hapte kutite, pastaj do gjente pucistet, pastaj do zihej per integrimin dhe Fierin. Nuk kish kohe te bente reformat qe i duheshin realisht vendit. Ndryshimi i ligjit per GJ.K. dhe GJ.L. Ndryshimi i ligjit per Prokurorine. KLD te marre formen e vertete te nje autoriteti mbikqyres te Drejtesise. Nese ti nuk e di, mesoje qe ne shumicen derrmuese te rasteve kur KLD ka marre vendime per shkarkim gjyqtaresh, GJ.L. i ka kthyer ne pune ata. Per prokuroret eshte akoma me keq pasi vendimi i Presidentit per t'i shkarku, mund te rrezohet nga Apeli. Ky eshte nje kontribut direkt i Jozefines. 

 

Ky popull është kaq leshko dhe kaq përshtat i shkon rregjimi, sa që më kot tërë ju dhe unë bashkë me ju lehim për të gjetur drejtësinë. A nuk ishim ne i vetmi parlament që ricikloi dhe i çveshi nga fajësia gjithë bashkëpuntorët me pushtuesit gjermanë e italjanë në luftën e II Botrore? Janë ca anëtarë aktiv këtu me flamurin francez, të cilëve do t'ju lutesha të verifikonin nëse është e vërtetë që në Francë, fill pas çlirimit nga trupat gjermane, 4500 veta u pushkatuan pa gjyq, si bashkëpuntore me gjermanet dhe 1500 veta më pas u pushkatuan me vendim gjyqi. Nuk bëri vaki që familjeve të tyre Franca t'u jepte pasuri dhe reabilitim. Kjo ndodhi vetëm në Shqipëri, ndaj dhe revanshi do vazhdoj, se këtu filloi e keqja e këtij vendi.

mendoj pikerisht keshtu,mekati origjinal ishte komunizmi me padrejtesite e tij.....Atje eshte burimi i te gjithave....

Zane vetem nji gja te vogel me qe e permend gjithmone si gja te qujtme "se kamunizmi zotrie " sepse nuk kam deshiri vecanerisht tye me permend si papagajt e tjere me diturie "se kamunismi zotrie " dhe shume deshiri me e menue para se me e thane se akoma nuk po e shijojme kamunizmin pervec do thermijave qe vijne prej SHBA smiley e shume shume pak prej BE- ut !

Kamunizmi nuk asht TRASHEGIMI Krimi . Kamunizmi asht sistem kunder Krimit por qe po shkohet ATJE . Ndersa kjo e sotmja eshte si te doje BYTHA vetem me permend nji Justifikim " se kamunizmi zotrie "  .Ky sitem i vendosur nder NA eshte VETE krimi dhe Padrejtesia per te gjithe ! Ky eshte SISTEM i pa emer dhe i pa Argumentuar me asnje forme Sistemi qe njihet Dhe behet fjale per vendimet e Ketij Sistemi jo te te gjithe sistemeve neper Bote te se shkuares.

Krime jane kryer edhe nder kohen e PAPATIT , Otomanizmit dhe Kapitalizmit .Por njerez te ditur JO llapaqene nuk e kane vendosur themelin mbi Krime per te analizuar te TASHMEN ! Ba me ken se kjo Gja trashegohet , ashtu si krimi  nae duhet me e argumentumum  me KANIBALIZMIN si me i sukseseshmi nder Krime ne Bote , pas atyre te Saliut . I tesh na brohorasim ...Rrnofte Birisha me gjith largpamesine e te çarave neper Kodra që lakmon  Jozerfina e perdellueme per te çara !

Ti a shef kund te çara te sukseseshme !

Petro, qe ne France jane vrare/zhdukur edhe pa gjyq, biles qysh ne kohe te luftes filloi kjo gje  jo vetem pas luftes, kete gje e mesova ketu ne perendim para ca viteve, por qe numri te kete qene 4500 veta, kete tani po e mesoj dhe mu duk pak si e zmadhuar, se ne nje program qe kam pare para ca viteve mbi koloboracionistet ne France, flitej se ishin vrare dhe disa dhjetra qe thjesht vetem se mendohej se ishin kolaboracioniste, se jo te gjithe ishin bashkpuntore te nazismit, sipas programit. Biles ndertuesi/bersi i emisionit e kish ndertuar kete program hulumtimi/investigimi ne ate forme qe ju vinte faj ketyre grupeve te rezistences qe kishin vrare te pafajshem, pra keta kolaboracioniste nuk ishin dhe aq kolaboracioniste/bashkpuntore te nazismit. Ishte nje program interesant qe hidhte drite mbi vrasjet pa gjyq ne France. 

Pjer jan vrare aq e me shume, kushedi sa femra jan degjeneruar gjithashtu... por patjeter qe nuk flitet per kto gjera. Kolaboracionistet nga na ligjore jane gati gjithmone te pafajshem Pjero, ata i denon gjithmone morali kombetar.

Ah, meqe ra fjala tek femrat, keta antentatoret e grupeve te rezistences, kane vrare edhe femra pse shkonin me oficere gjermane, duke i akuzuar per bashkpunim me gjermanet, gje qe per mua eshte nje idiotizem i papare. 

Degjeneruar Pjer, edhe publikisht, pastaj vrare!

...e kam sjell shembullin përpos se për ilustrimin e sjelljes së spikeres të kuvendit. Vjen në origjinë si bijë e bashkëpuntorve të fashizmit, gjë që i ndoqi  si hije nga pas në periudhën e sundimit komunist. Pushtetin, historia ka treguar, se individë si ajo, me arsimim gjysmak, me sjellje brutale që bien në kundërshti me natyrën femërore, e etur për hakmarrje, do ta përdorin si revansh. Po ndaj kujt? Ndaj Tahirit që ka gjysmën e moshës së saj dhe ajo i thotë "bllokmen"?

gazeta dita cover

uuuurrrrrrrghhhhhhhh PTU!

...po ca ka lidhje ky ? te kishte qene nje tjeter do kishte qene njelloj...
keta jane thjeshte gur shahu...

fytyra e tij esht e vulosun me djallzi. Si dhe me yndyrna "insaturi".

Ej, te mendosh qe pas 50-100 vjetesh, njerezit do mbrojne doktoratura me studime mbi arkivat e Kuvendit te Shqiperise! 

Do lexojne njerezit, do komentojne, do analizojne! 

Shyqyr qe nuk kaloi nonji me tanell vizhen aty pari...

Tallu, tallu ti...imperialistet Amerikane po na cenojne sovranitetin kombetare!!!

Deshen me vu dor' ene m'Drejtesine tate. 

kapukat! heh

Ju me flamura kuq e zi, lerini llafet po shkoni e pastroni bunkeret!!!

 

Tunelet s'jane me se i kane bere pallate. Bunkeret i kane bere kioska e kllabe. Po une per vete e kam bere  gati nje shpelle 2000 metra mbi det dhe 2 dite larg nga zonat e banuara. Catch me if you can- tha Leoja qe e ka inat Ana H.

Me burra si puna yte o Kavir qe fshihesh maleve u pa puna...do na duhet neve te diaspores te vime e te mbrojme atdheun nga Imperializmi Amerikan!!!

Bujrem! Sulu bej, se prapa na ke!

 

Rono, ajo tu u perpjek me u lidh me ATE. Po me te lidhesh vetem nepermjet veprash, spiritualmente, do thosh kuratorja e muzeut dolqe vita...

Nga menyre se si e ma gishtin mu AJO po me duket me teper si vete AI.

Veji men, gishti i Adamit mezi ngrihet si i zgerlaq, tashti veji men gishtit te Asaj dhe Ati, gishti plot force, fullnet, autoritet!

 

mos u natarro kot, bibilush ajo, bibilush adami... smiley

Gjithmone me thoshte profesoresha e historise se artit...perqendrohu te detajet. Jo qe jo une!

Dhe te dy e kane bibilushin e mbuluar. Adami duket si Rama, ne kete pikeveshtrim.

Kjo me duket me e pershtatshme per pikturen me lart: 

Po i mban ison QAVIRIT se te thirri bej!

Ed Rama, me pirpilush perjashta, do te lidhet me ATE, te futet ne parlament dmth.

Bame, si tha Aleksi i Madh qielli nuk mban dot 2 diej, ashtu zi Azia dy mbreter. Shqiperia nuk mund te kete 2 Bej. Nje eshte qe e pacshim sa malet!

Fol, Bama, fol...

Po kur te te nis ndonje nga ato anonimet (ka dale butoni "raporto" nese nuk e ke marre vesh) dhe ke per ta ngrene ndonje dite, e do perfundosh prapa malit, ne Borizan. Vetem kur te te thone qe baba duret.

po po cke mo shpirt i 'Bames, c'ke mo xhan i 'Bames.. shkon 'Bama ku te doni, vetem dashurine ATYRE te dyve mos ja prishni... smiley

O Bame o wholesaler, mire magazina? smiley

Bame, desha me te raportu ke admini, po ishte procedure e gjate.  Po mos boni kshu sakrilegjesh, mer cuna, se eshte gjynaf prej Zotit!

E qiti koken dhe nje kamuniste tjeter! Kavir...

Jo mer shok, c'kamuniste, Mikelanxhelos se gjore po i dridhen kockat ne varr nga krahasimi! 

Po tani ta ulesh Berishen ne nivelin e Zotit??? Si tha kolonel Slejd tek Arome nruje: Or cun, askush me pare nuk me ka ulur kater grade (e thirri toger cuni i huj, kolonelin).

O Bame, po me ler kohe te pergjigjem mer, se nuk jam i programuar si keta te deleguarit e Partise ne PPU mer daj.

 

Halimi i përgjigjet Arvizusë: Edhe ju keni vrarë njerëz në muret e ambasadës suaj

“Kur qytetarët kanë arritur të kacavirren në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar,” tha Halimi, duke iu përgjigjur kështu Arvizusë se edhe ata janë vrasës

 

U bone ti!!!!!!!

Kush eshte Haleimi?

he is a dude, ne kuptim primar te fjales.

"po ti ke ke vare e ke ke prere"???

O Cimoooo!

Ky eshte Arvizu qe ka vrare me qindra vete.

Ja ta permbysim kete filxhanin e kafese. Nje rruge e dy pune.

Se kish nevoje Arvizu per nje njeri te mire per nje njeri te bute...per nje njeri qe te hedh doren ne qafe, per nje njeri ashtu per nje njeri keshtu. Se perndryshe Arfizu, ketu!!!"

 

Lëvizja Mjaft u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me një protestë nesër në mesditë përpara Gjykatës së Tiranës, pas vendimit skandaloz për 21 janarin.

“Nesër, dt. 09/02/2013, ora 12:30 zhvillohet përballë Gjykatës së Tiranës (shkallës së parë), pranë “Ekspozitës”, një protestë qytetare, jopolitike ndaj vendimit të “Drejtësisë Shqiptare” që i shpalli të pafajshëm vrasësit e protestuesve të pafajshëm.

 

Kta thonë jo politike kur vrasjet ishin politike  dhe vendimi i gjykatës politik ec e ndaje .

Pse kanë frikë nga demostrata politike apo ndëgjuan zëdhënsin e Fyles mos e politizoni .çer largpamsi Fylja.

Keto nisma qe zgjojn ndergjegjen Qytetare dhe ndinje organizate Lepujsh te udhehequr nga LefKOPETE si Zgjohuni smiley qe s'dune krime , jane te VLERA . .Para GJYKATES nuk me duket fort e arsyeshme .

Para MIN.Drejtesise !!! Po!!! Ne kete rast ajo ( MD ) qe duhet te dergonte Inspektoret ne GJYKATE te kontrollonte Urgjentisht vendimin , ta pezullonte ate si per nje kriminel Ordiner ( gjykatsin Hoxha ) dhe trupen Gjykuese ta paraqiste me nje Relacion tek presidenti per ti shkarkuar e Gjykuar njesoj si ate qe liroj kriminelin e Durrsit !

Dhe nje parrulle e arsyeshme  duhej te ishte

Min e Drejtesise vater e nxitjes se VETGJYQESISE . Jo krimit Shteteror !

Po cfare ti besh atij vendi . Ministri i Supes se Burgjeve ben dhe karshillek tani me USA ......perse ? Sepse babasqapi e Ka NY Times si Leter Hygjenike ! 

Dedikuar IDRIZZ FERRES per merite te veçante ne perhapjen ne Amerike te propagandes Enveriste

http://youtu.be/pWsWJtKMWVU

Shpejt e shpejt LefKOPE se nuk dua ta ndyj Blogun me simBolet e tu Gebelsiane qe perfaqeson .Te paren gje qe Hodhi BOTA Masivisht ne GROPE te HALESE ne Historine e saj Shekulloreishte LeftHiPokrizia Leftmashrtimi LeftNazizmi ose Nenbishtjet e Berishes !

“Nesër, dt. 09/02/2013, ora 2:30 zhvillohet përballë Ambasades Amerikane një protestë qytetare, jopolitike ndaj cenimit qe SHBA po i ben sovranitetit te Shqiperise me moton Larg Duart nga Shqiperia"

 

yankee, go home smiley

un jom janki. po qe me te perzonme, i bi qe po me perzejn mu. pune dreqi. me ndodh gjo, prite Zot, e con Obami fill helikopterin me me mor qe anej e fill e ne Bari. e shof traziren nga ajri... duke gerthit ma fort se te tjeret: janki go home. bizarre krejt po m'duket edhe vet tani. e c'na ka gjet, dyzu si hyde e xhekill...

ne thelb its a cry of jealousy!!!

poor heart how suffers by the sharp knife of small-mindedness...

To be precise: “Ohh retched heart, how thee suffers from the sharpest blow of a small-spirited dagger”  

Dhe ne u themi monarkofashistave amerikane: Ju prish gjiza Republlikes Popullore te Shqiperise se cfare mendoni ju per gjyqet tona. Askush nuk do te protestoje. Edhe po te protestoje aq na ben. Jemi mesuar me te tilla protesta.

p.s Emo, Jakomoni i tha burre shteti me 22 Janar eee! Sot Sekui i BE-se perseriti Fylin "Prisni te mblidhet njehere fshati ta pleqerojme kete pune, pastaj shohim bejme".

Halimja dhe vetë Naltmaidhimi marrin pjesë .Gjykatsit e Tiranës janë armatosur me stilolapsa dhe lapsa.smiley

...ma porco dio

Poshte Imperialistet Amerikane!!!

Rrofte Pavarsia e Gjyqsorit Shqiptare!!!

Heshatat dhe shigjetat e imperializmit thyhen si kunja dhembesh mbi mburojat dhe bedenat e drejtesise shqiptare.....

Tym e zjarr do te ndizet gjith Ballkani!!!

ore, se s'te kam pyetur, kur te pyeten c'do besh po te sulmoi atdheu yt i deritanishem USA-ne, si je pergjigj ti Rono? smiley

 

Perse mi nxjerr nga thellesite e nendergjegjes ku mezi i pata varrosur kujtime kaq traumatike???

Si tashti me kujtohet kur ma bene kete pyetje ne interviste per pashaporten amerikane (jemi me pashaportizim jo me soxhiorno si disa qe mund ti perzene nga vendi ku jetojne me nje urdher bashkie). Djere se ftohta, marrje mendsh, shtrengim tempthash. Ne mendje me shfaqeshin skena nga filmi Skenderbeu, Liri a Vdekje dhe Nentori i Dyte.  

un u thashe: edhe kete ma thate??? Po ne jemi shtet antar i NATOs more...

edhe u vrenjta.

ata u bene dhe ne fytyre...

kerkuan falje, por sa para ben, demi ishte shkaktu.

grusht bashkuar, vatani....

A ka njeri ndonje lidhje ta lexojme kete deklaraten, ne origjinal/anglisht te Arvizut ku e paska quajtur burre shteti Berishen?

nuk e kuptoj se si partia socialiste nuk ka marre nje avokat te forte te mbroje martiret e saj te 21 janarit, por kane akoma mundesi, them se duhet ti drejtohen shkalles tjeter te gjykimit dhe kete rradhe te gjejne nje avokat me te forte, un them qe boll te bejne nje thirrje per ndihme dhe jemi gati te gjithe te japim nje shume lekesh per te paguar avokatin sado i shtrenjte qe te jete boll qe e verteta te dali siç eshte dhe te denohet kush ka faj,  un kam arritur ne nje konkluzion  qe eshte e kote te sakrifikohesh per partite e ndryshme qe shofin vetem interesat e tyre nuk ka me politik per ideale por vetem per interesa nuk ja vlen te ndihmosh as njeren dhe as tjetren parti por te vleresosh se kush meriton me shume dhe ti japesh voten

ca u bo me shpine e tezes, e shiti apo jo???

me thene te drejten nuk di seç behet dhe nuk me intereson

dihej qe do perfundonte keshtu

Ka vetëm një mundësi të Përfundojë ...pa lagur . Vetëm në se Rama merr Pushtetin . Ku besoj se e Lagmja do jete me Markuç shurre për SQEPËRINË e  Babasqapit dhe Dhitë e Jozefperckës . Kam bindje absolute që me shtojca Markuçi do ndihmojl dhe Zana jonë siç na ndihmoj në 97 me Prodin , por në atë kohë na i hodhi se i pruri të ngjitme me Pështymë smiley

Asht ngatru o Ron . Ka dash me thone BUSHTER Shteti per Jozefinen , po i doli Sala i pari ne Takim dhe e hoqi sht ...! Dhe keshtu per hir te se vertetes ajo pyetja asht me te shkrume or ti , se me goje nuk te zejne bes Amerikanet smiley 

Ministri i Drejtesise Eduart Halimi:

 

Arvizusë: Edhe ju keni vrarë njerëz në muret e ambasadës suaj!

 

erdhi dita e arbërit

Ah Haleimi i komisionit te famshem jeteshkurter te Kuvendit pas 21 Janarit, qe u "dekorua" me post ministri pas komisionit qesharak.

u mraft pika ,me t'ardh gjynah me e pa kete qyqarin ,ne çfare hallit e paskan vu!!RReziku....smiley

smiley

desha me i thur nji keng ambasadorit. po mendohem...

O Arvizu, burre i rende,

c'e nderove vendin tend

po ta nisim fal-me-shnetin

i gzofsh gradat, hyqymetin...

Chi va con lo zoppo impara a zoppicare Çimo

 

Ja dhe nje trim tjeter qe ja plas mu ne fytyre...... Fol Erjon te lumte goja.... Fol e mbro te drejtat tona....Erjon BracePERSERI PER 21 JANARIN!

Dua ti them dy tre gjera:

E para, une njoh nje idiot, Ministrin e Drejtesise ne kete vend.
Paska thene sot:
Kur njerezit kapercejne muret e ndonje ambasade ata vriten!!!

Jam i bindur qe i pergjigjet amerikaneve. Ka parasysh Bengazin me tre viktima nga rradhet e amerikane dhe ben analogji.

Idiot! Territori i nje ambasade eshte territori sovran i nje shteti tjeter; Bulevardi Deshmoret e Kombit eshte territor shqiptar, i lire dhe i kalueshem e vend qendrimi per cdo shqiptar; territori i kryeministrise eshte po i tille!

Idiot! Ne Bengazi kishte sulm terrorist te armatosur deri me predha antitank (origjina e tyre mund te te vere ne siklet te madh ty dhe Saliun tend); ne Bulevardin Deshmoret e Kombit nuk u gjet qofte edhe nje njeri i vetem i armatosur, jo e jo nje i vetem qe te kete sulmuar me arme godinen e Qeverise!!

Idiot! Ne Bengazi, por edhe ne shtepi po te te hyje kush natyrisht qe qellohet me cte kesh ne dore; Ne kryeministri nuk hyri asnjeri nga te kater te vraret, ata u vrane ne rruge te madhe kur ishin me duar ne xhepa. Pertej kesaj, ligji per Garden nuk thote kerkund qe egzekutohen njerezit!!

 

po kta jan kamikaze mer, kta t´jen biles t´lumtur shume dhe krejt mirenjohes qe Sala nuk u ka vesh nonji nga ato gjerdanet qe u veshin atyne arabve me i plas pastaj si kapsolla.

fare derbederi!

S'eshte shaka kjo?!

interesant. Papandyer ambasadori u be serish "dora jone"

Ai mo? Ai xhuxhi tullaco-qorr meksikano-kinez? Ai eshte agjenti i dyfishte.  Njehere i del zot Berishes e i thot je burre shteti, pastaj i thot nqftse nuk dialogon me njerez qe nuk te pelqejne largohu nga pozita qe je dhe le dike tjeter.

U perpoqa te gjej origjinalin ne Anglisht por s'po mundem. Gjeta kete qe eshte perkthim i gazetave apo ndoshta edhe i vete KM. Interesant eshte fakti qe togfjaleshi i shumeperfolur nuk qenka thene si cilesim i Berishes per 21 Janarin por qe i ishte mbushur mendja te anulonte kunder-demonstraten e PD-se disa dite me vone 21 Janarit. Dhe madje mua me duket qe as nuk e paska thene vete Arvizu por Filip Gordon, Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane. Poshte Amerika e poshter qe u perpoq te zbuste gjakrat e ndezur e te evitonte nje gjakderdhje tjeter!

Ehu e tha ndihmes sekretari, e tha ne nje kontekst te caktuar per nje veprim te caktuar, keto per ne jane...you know it!

Minor.

Per inatin tend o Kavir, Shqiperia ka akoma burra e gra qe nuk i tremben armikut dhe nuk marrin arratine maleve!!!

 

bregu

Ne vitin trembedhjete

populli prape ne Moske

c'ia perplasi ne fytyre

cuditi ambasadorë!

Fol popull te lumte goja

fol e mbro gjykatat tona!

smiley e bukur kjo

Hajt se no ogni male viene per nuocerti,pra jo çdo e keqe te sjell dem.Ana pozitive eshte se plasi paqja e dashuria me Arvizun....smiley

quhet refleksion, Zana. Ta mesosh dhe ti!

cudi sa i mire po me duket tani! vertet. fjalembeli si ai. i dituri, diplomati.

thash me vete i miri gjithnji e nis keq por e perfundo mire.

s'duhet nxitu shum ne vlersim te njerzve, i thash vetes. aziatik? po aq me mire. Ata po sundojne BOTEN (tm njoni). Eh ju shtofte Allahu me te Math te Tij!!!

mu kujtu edhe qe "i vogli per lezet".

Po gushen si pellumb?

te kish lindur nena per paqe e drejtesi,

o ambasador, ty dita nje mije!

Ci ngriti supet kalaja 

per drejtesi flet SHBA-ja

Kete tha Haleimja.

Po he do thoni ju, ku jeshe, pse s'erdhe me pare? Po ja punet, politika...

Aleksander, more BURRE,

digjesh, pritesh per flamur,

Ata* hiq e tine vur!

 

*PD-ja, who else.

Pushka jote Leksi krisi 

u degjua gjer te Parisi.

Sos per mua a per ti

per per pak Drejtesi.

evropa shkruan e thone

c'eshte keshtu si po degjojme

nje burre si lastar i njome

duroi si mali me bore

i pare mbi ambasadore

Sali Pasha i Kalave

qe lindi neper bedena

nuk tutej nga Aleksandri

se kishte b.... te renda.

O Leksi leshuratende

i drejti vetullargjende

qysh e le vendin tende

Obami ta caktoi vende

te nisi ne dere te rende

 

 

Tiranes c'i pane site 

Tiiii-o-Tiranë-ooooo

Doli Leksi vete i dite*

Tiiii-o-Tirane-ooooo.

E gjithe bota u cudit-e

Tiiii-o-Tirane-oooo.

Cau mes per mes taborre.

Ti-o-Tirane-ooooo.

Sec na shau Gjyqesore.

Ti-o-Tirane-ooooo.

Na e la ngrehur ne dore**

Tiii-o-Tirane-ooooo.

* Poeti popull nuk e permend emrin e "te dytit" (jemi ne gjurme te te tretit)

** Shikoni sa bukur e ka shprehur  populli  ate qe me fjale te thjeshte do ishte: "Vendimi u ngriu ne buze gjykatesve"

smiley

smiley  smiley

 

ate dite qe erdh myzhdeja

tirane 13 seneja

burre argasur ne beteja

Arviz-o ballin te reja...

.....

kur fole gjuhen anglishte, Arviz-o,

gjithe shqiptaret i cudite, Arviz-o.

Brenda ne Tirane

afer nje spitali

foli Arvizuja

nje trim nga te malit

Ne fytyre i ngriu

buzeqeshja Djallit.

E kishte provuar njehere

qe t'i trashte zonin

Rruges s'Elbasonit.

 

Non gridare "Gloria"...del neser me ndoj deklarate te tipit ne respektojme sovranitetin e ....respektojme te drejten e.....mbeshtesim shtetin ligjor te.....zgjedhjet do jene te lira e te ndershme i bejme thirrje opozites te mos....e keshtu i del edhe te voglit lezeti....

mire, po te gzojm sa zgjat i her, mos u boj prishse e harese son.

O ambasador me ...ole

pak u duke shum na dole smiley

 

Cfare turpi.

Mora vesh se Pjer Thomasi para nja 2 javesh i paska nis nji alamet letre Arvizuse ku ja paska numeru te gjitha tek, e tek, e tek , e tek!!!

doli bllof ai lajm. kshu u fol ne mengjes sot. u komfirmu para nje ore qe nuk ishte e vertete.

milet i cuditshem jemi. sikur kane macin e zi ne bark!

Tele-populli i con lajmet me shpejt nga telegrafi - tha karrocieri Haki.

Pse nuk eshte e vertete?

Mu Beluli me tha sikur ai e kish nje kopje te letres.

 

ishte bllof i inskenum mire. marre fjali nga Libri... por ngjitur pa kujdes. Dmth hartuesi i tekstit nuk ishte profesionist, ose ka punu ne stress kohe.

Po  c'te keqe do u bente ajo leter xhanem?

Dmth ti po thu qe reagimi i Arvizuse nuk ka lidhje me letren qe supozohet tja ket cu Pjeri?

Po patjeter, mire qe kemi te pakten njerin qe percon frymen e PPU tek ....e di vete ti.....se t´ishte puna per ty.....hahaha e hihihi ngele ter diten

Jo po ta mori vesh Blendi Salaj se kujt i eshte fshehur dhe nuk i ka dalur ne takim.

Apo....mos ndoshta e ka ditur Blendi qe atehere dhe e ka shmangur qellimisht?

amani o te bekuar mos me merrni ne qafe ciliminjte....ne Korce ka trazira, nuk vij!

djema djema...   nuk besoj qe Pjeri te kete nisur ndonje leter, pasi   ai nuk ka besim te SHBA-te... aq me pak te Arvizu.

ndersa me duhet te them qe i vetmi ambasador  per te cilin Pjeri kishte krijuar njelloj konsiderate, ishte ish ambasadori Withers.  po ce do,  ky eshte  pensjonist tani.

na ka njel vetem me besu te drejtesia hyjnore

LefKOPE arme sermaja

Fole e u trondit dunjaja

Le ta dije Amerika mire

se ketu kemi Sqap me Brire

Ambasador te ndrroi Xhevapi

nga nje Tufe gjyqtaresh Plepash

Ta mesosh se nuk del hesapi

Me Halim e stan Leprash

 

Pse qeka bo si gungs ky???

antiplumb

Hallet e popullit e kombit jane te renda.

Vendi i 2 ne europe per popullsine me te re qe shkon pas nje 70 vjecari te lajthitur.. kjo eshte SKIPERIA

Ciljeta paska shkrujt ne Facebook "Fuck Arvizu"!!!

Mund te me tregoje ndonjeri sa u denuan policet ne vrasjet qe u bene ne vitin 1992 ne los angeles ne te ashtuquajteren Rodney King Riots!

me ke merresh aman ? mos u lodh kot se keta e kane ndare mendjen! eshte si Tema e 1997 kjo pune, secili ka "bindjen" e vet !

Lefto, do e shtysh pleqnin ne pasuri prrallore, por me brerje te tmerrshme te ndergjegjes.

paska filluar fushata zurtarisht. smileyja dhe lefi ne krye te detyres.smiley

Artikulli i Ardianit me pelqeu, sillte mesazhin qe politika shteterore dhe parlamentare, nuk behet me emocione negative. Kur nje njeri, mbytet or e çast nga emocionet negative dhe flet si ata pijanecet e kafenese se lagjes, eshte me mire te iki e t'ia lere vendin nje njeriu me llogjik te ftohte. 

Kjo peshkngrohje me Arvizune pa u shprehur akoma Andrea Stefani me duket e parakohshme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).