Fituesit e Big Brother, kandidatë të PS. - Nëse Rama zgjidhet Kryeministër, do bjerë një meteor.

Fituesit e Big Brother, kandidatë të PS
TIRANE - Në një konerencë shtypi të mbajtur dje në selinë rozë, u shpall se të gjithë fituesit e 5 edicioneve të deritanishme të Big Brother Albania do të jenë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit. "Jemi për një Rilindje Shqiptare." - thanë njëzëri, Arbri, Qetësori, Jetmiri, Ermela dhe Arbri tjetër. "Do të japim kontributin tonë për t'ia kthyer faqen këtij vendi. Duke i mirëpritur të pestë në familjen e madhe Socialiste, kryetari Rama tha se ishte i lumtur që takonte Ermelën. "Ju sillni në PS, vlerat e vërteta të rinisë shqiptare sot; Intrigën, makiavelizmin, thashethemet. Dua t'i bëj thirrje edhe të tjerëve që nuk e kanë fituar Bigun, por që kanë hyrë në shtëpi, që t'i bashkohen kauzës sonë për një Rilindje Shqiptare." - theksoi z. Rama, por ftesa e tij u konsiderua nepotizëm nga disa deputetë të pakënaqur të PS, të cilët deklaruan se e kishte kastile për Ogrenin, që është kunati i Kolit. Të pakënaqurit shtuan dhe ca poshtërsi të tjera që nuk i mbajtëm shënim për këtë edicion lajmesh.

 

Nëse Rama zgjidhet Kryeministër, do bjerë një meteor
TIRANE - Burime të besueshme pranë një force politike në pushtet pohuan mëngjesin e sotëm se të gjitha të dhënat shkencore që posedon shteti shqiptar konfirmojnë një fakt të frikshëm: Zgjedhja e Edi Ramës si kryeministër i vendit mund të nisë një seri fatkeqsish natyrore që do të finalizohen me rënien e një meteori gjigand, sa gjysma e Shqipërisë. "Nëse vjen Rama në pushtet në këtë vend nuk do ndriçojë më dielli, vetëm shi, tufane, erë, përmbytje, breshër, vetëtima dhe gjëmime do të ketë." - thanë më tej burimet. "Ky është një fakt shkencor. Meteori do të shkatërrojë gjithçka midis Lezhës dhe Vlorës, Tirana ikën 100%." - shtuan ato më tej. Sipas të dhënave të Shërbimit Infromativ Shtetëror, vetëm qëndrimi në pushtet i z. Berisha për 4 deri në 8 vjet të tjerë mund të shmangë katastrofat natyrore që i kanosen Shqipërisë.

23 Komente

" Nese Rama zgjidhet Kryeminister , do bjere nje meteor "

Po te jete e vertete une voten ja jap z. Rama sepse nuk kam pare asnjehere meteor.

 

Pse ka fillu me mu duk peshku si gazeta tema? antena? smiley

Qenke me i rregullt tek Tema se tek Peshku. smiley

Eshte faqja shqiptare me e klikume apo jo smiley

Tani Blend vet i shkruan keto? 

smiley Bukur Blendi.. 

Shpresojme qe kryetarit ti shkoje nje llaf ne vesh per punen kembengulese te Blendit smiley

Blendi shpreson nje "ftese" per vete o brad!

po ça t'i beje qe lista per kandidat per deputet tek PS-ja eshte bere "2 metra çarçaf" !! Dommage!

se kur shef qe Erioni "kaq e pati"...Blendi mund te hecte ne politike me mire se disa "Thugs" qe jane dhe do jene ende ne listat e PS-se smiley

Shikoni Rapportin e Ambasades Amerikane per ata THUGS ...

  • Others in this group are only in the Rama camp for the money and may be more than willing to move to the other side if it benefits them. For example, one SP MP in Durres has already announced his intention to join the DP coalition. The "other business" group features MPs like Fidel Ylli, a former bodyguard who succeeded in making money from casinos and seems to have no connection to SP ideology.
  • Finally, some MPs are simple thugs. These MPs have made their fortunes through various means and tend to switch parties if business requires. They can be very rich, have minimal education, and they can be violent. The classic example is Tom Doshi, who is the richest-declared MP with a fortune estimated at EUR 10 million, and who runs construction, pharmaceutical, and dairy businesses. He is also suspected of running some not so legal enterprises.

Derrobatute! smiley

Sa shance kishte fundi i Botes me 21 dhjetor, aq shance ka dhe "meteori" Rama...i cile eshte shuar tashme me kohe!

Shikoni sesi Zheji i çon sinjale Berishes per koalicionet smiley

Ju sillni në PS, vlerat e vërteta të rinisë shqiptare sot; Intrigën, makiavelizmin, thashethemet.

Te pyetur nga Gallup pas kesaj ngjarje gjitherinore, 76% e te rinjve shqiptare pohuan se ata jane xheloze per kete oportunitet rilindertor te shtepiasve dhe 87% e tyre thane se kjo xhelozi vinte nga "makiavelizmi", fjale e cila per ta nenkupton patjeter ndonje stil te ri dhe ambicioz seksi qe behet ne ambiente te privilegjuara.

Nuk e di pse, por keto "lajmet skic" me jane dukur gjithmone bajate qofte te degjuara ne radio qofte te lexuara ketu tek peshku. Te sikletshme si ca barcaleta te treguara nga njerez qe nuk dine te tregojne barcaleta, por qe te bejne te ndihesh i detyruar te qeshesh vecse qe te mos besh tjetrin te ndihet keq. Vleresoj gjithsesi kembenguljen. Miqesisht.

Nese as ti nuk e di pse nuk te pelqejne, kush mund ta thote? Por fundja, kush eshte njeriu te cilit i pelqejne te gjitha gjerat qe pelqehen ne kete bote?

Nese as ti nuk e di pse nuk te pelqejne, kush mund ta thote?

Kerkimet e tregut?! Ata qe paguajne rrogen tende?!

Po kush te fal rrogen sot? Te gjitha maten ne ekonomi reale. Funksionon  per te gjitha palet e perfshira.

Ore se nuk te kam pyet , i paguan ato taksat ti se je bo per kontroll me duket smiley

Lajme skiç ...më mirë lajme për 1 prill. 

hiperbola shumë e madhe, sensi i humorit shumë i vogël , kritika apo fshikullimi i pandjeshëm.

 

Hallall sensitivitetin per humor ne kurriz te partise  smiley

hiperbola shumë e madhe

ne listen e kandidateve ne te njejtin qark do jene keto te peste????kush do jete i pari???

 

Mesa di une, keto te big brotherit jane me shume pedhe-ista.

Nuk i dun skic keta mer, e dun angllec qe te qeshin

" .... "Ju sillni në PS, vlerat e vërteta të rinisë shqiptare sot; Intrigën, makiavelizmin, thashethemet..." 

smiley Une do te shtoja edhe dembelizmin, cmiren, egoizmin, mendjemadhesine.

Keta te bigut kane qene gjithmone me PS se i filtron Top-i pervec atij kacurrelsit qe qante (ai ishte me mamin e vet). Nderkohe ata te kafazit te arte kane patur "marrdhenie" te ngushta me ministra te PD. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).