Komisioni i Ligjeve kaloi sot vetem me votat e maxhorances projektligjin për armët, sipas të cilit mund të pajisen me armë, përveç deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, edhe zëvendësministrat, prefektët.

Diskutimi i projektligjit u shoqerua me debate ne Komisionin e Ligjeve mes deputeteve te pozites dhe opozites. Ligji i ri parashikon kushtet se kur funksionarë të lartë dhe qytetarë të thjeshtë mund të mbajnë armë.

Opozita eshte shprehur kunder projektligjit. “Per cfare u duhen armet deputeteve, ministrave, anetareve te Gjykates Kushtetuese?”- ka thene deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj.

Sipas zevendesministrit te Brendshem, Arben Ristani ka theksuar se ligji e percakton qarte se cilet kategori pajisen dhe sipas tij nje praktike e tille eshte bere edhe ne kohen qe qeveiste opozita.

Nderkohe deputeti Edi Paloka tha se pretendimet e PS janë të pabaza në një kohë që zyrtarët dhe policë po vriten. “Kemi pasur kolegë që kanë kërkuar mbrojtje me armë”, tha ai.

Ligji i vjetër i vitit 1992 u ndryshua disa herë deri në vitin 2009, ndërkohë që me miratimin e draftit të ri ai do të shfuqizohet. Në nenin 18 parashikohen funksionarët që mbajnë armë, ku përveç deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, janë shtuar zv.ministrat, prefektët, si dhe drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak se 50 milionë lekë.

“Në varësi të gjendjes së armatimit në dispozicion të organeve të Policisë së Shtetit, pajisja me armë zjarri e subjekteve për të cilat lëshohet autorizim sipas nenit 18 të këtij ligji, mund të bëhet nga vetë institucionet apo subjektet përkatëse, duke e prokuruar armatimin nga subjektet e licencuara/autorizuara sipas dispozitave në fuqi për tregtimin e armëve të zjarrit, dhe, kur është e mundur, mund të bëhet nga organi kompetent i Policisë së Shtetit”, thuhet në pikën 1 të nenit 19.

19 Komente

Dyfeqet me gjalme.

hahahaha, ne te gjithe boten po bohet nomi per te mbledh armet, ne ketu i shperndajme dhe tek cila pjese e popullsise...??? tek ata me te mbrojturit, tek ata qe kane nga i thes me leke dhe mbrojtjen e tyre e sigurojne nga badigarde private..... nejse, vl shkoi kjo pune....

Si pat thone Emo ne nji koment te tijin tek tema e Lisienit..... ne Shqiperi nuk eshte bere asnje vrasje politike....

E keta politikajt tane po e bojne si ai i alkoolizuari i cili kish vendos me lon rakine... doroi i shkreti gjithe diten dhe nuk e prishi betimin.... kur vjen mbremja kaloi prane nje pijetoreje.... meqenese e ke majt llafin dhe nuk e ke vu ne goje, hajt te qeras me i dopjo.... i tha vetes....

Po pse te gjitha traplliqet ja lejne Palokes ti thote? 

Po si mun te thote Noka se osh korr sukses kundra krimit, kundra droges, kundra gruas, kundra dhunes ndaj gruas dmth, etj etj etj dhe njekohesisht te dale Palacokoja e te thote se ata, deputetet, ministrat e te tjere derra e dosa te ketij kalibri nuk ndihen te sigurte ne jeten e perditshme? Si merr guximin te hedhe balte mbi punen e Nockes?

Po pse te gjitha traplliqet ja lejne Palokes ti thote? brenda pyetjes

Kot me te pyte Bame, a je i sigurte qe nuk e ke pergjigjen brenda pyetjes?

jo,  mua mire me duket ky ligji..  vetem se do  shtuar  nje nen, nese nuk ekziston..  armen  duhet ta   mbajne  gjithmone me vete..  sidomos   te jete e detyrueshme  gjate seancave  te zjarrta parlamentare  pozite-opozite..,  apo   gjate  mbledhjeve  te komisjoneve te  ndryshme  parlamentare,  ne  mbledhjet  e qeverise etj..

Po pra te krijohet ndonje skene si ato te filmave western ku kaubojsa, sherife, hajdute, te forte e bixhozxhinj po luajne poker bashke, e ndonje ben ndonje hile, tjetri hedh ndonje sharje nga whiskey i tepert qe ka pire e kercet koburja ne mes te sallonit.

Po une topa nuk kam, dhe koburet nuk qellojne me gjyle qe thua ti.

Mato ka top... edhe gjyle, qe thua ti..

 

''po   une kete nuk e quaj  ''armatim''...   po  te  jete nevoja  qe  armet tona  tu nevojiten politikaneve   per te miren e Atdheut,  nuk  ka nevoje  per ligje,  ne  ua  dorezojme vete!!

Jo more, te presin ministrat tane, sa te mblidhen deputet tuaj.

O Belulo po ti me dashke me na shpetu kshu prihere neve? Ik ere drec anej! nuk bajme gjithe ato te mira prihere ne. Avash avash i dume gjonat. smiley

sa skuptoni dhe ju!!!

Gati te gjithe ata kane arme, puna eshte se s'kane leje... behet ligji dhe hop, e marin dhe lejen e armes smiley

arme deputetve? lajm i mire me nji klauzole te vockel qe i detyron t'i mbajne ne parlament!

Ne nje vend ku jane dorezuar vetem 100 mije nga 600 mije armet e marra ne 1997, duhet te dale ndonje ligj i rrepte per mbledhjen e armeve, jo nje ligj per armatosjen legale.

Tani mire qe kercenojne me pushtetin qe kane, po do kercenojne edhe me koburen ne brez.

 janë shtuar zv.ministrat, prefektët, si dhe drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak se 50 milionë lekë.

E vetmja gje qe i lidh zv. ministrat me tregtaret e medhenj eshte te qenit pjese e nje kaste. Po krijohen ligje per te mbrojtur interesat e nje kaste. Zhvillim i frikshem.

Back to the Future i thone ketij muhabeti. Mazhoranca e ka nda menjen Shqiperine do ta ktheje ne 1903 ku te gjithe dilnin me alltie ne brez.

Kaq e kane nivelin...alltie ne brez...mercedez rexhina...ore dore mundesisht sa me te trashe qe te jete e mundur... kollare te lidhur trashe...dhe kostum me shkelqim!!!

50 milion te vjetra a te reja per biznesmenet?

Po te jene te vjetra ca biznesmeni qeka ky?

50k dollare nuk blen dot asnje makine te perdorur keto kohe... Te dhj..fsha biznesin dhe gazetarine...

Ato biznese qe kane me pak se 50 milione leke nuk kane te drejten te mbrojne veten?apo hajdutet shqiptare nuk te ngasin nese ke me pak se 50 milione?

   Ne nje vend, ku jane armatosur te gjithe te  çmendurit,  se  i moren dyfeqet a koburet  dhe  200 vete,  te paçmendur ..aqe, nuk shtohet... kiameti.

I kote shqetesimi ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).