Fondacioni Fridrih Ebert publikoi sot një studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit.

Sipas këtij studimi, të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit.

Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest, por gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme.

“Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytytohet. Në një vend të mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga këtu. Më mirë një kamarier në Itali se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata - thotë Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert. - Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata janë shumica në Shqipëri”.

Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës. Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore. Të rinjtë shqiptarë janë mjaft aktivë në procese zgjedhore; ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve.

“Të rinjtë nuk i besojnë politikanët, të rinjtë nuk besojnë në asnjë organizatë politike, ata nuk besojnë askënd - thotë Frank Hantke, përfaqësues i fondacionit. - Rinia nuk beson partitë politike, por ata antarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër.  Ky është problemi kryesor që shihet në Shqipëri. Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme. Të rinjtë e dinë se gjërat nuk janë në rregull, megjithatë e vetmja mënyrë që të kenë një punë është që të përzihen në këtë realitet, sepse përndryshe ngelin të përjashtuar. Në vendet perëndimore është krejt e kundërta. Të rinjtë e kanë vetë në dorë të shtojnë shanset e veta” - thotë ai.

Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 për qind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.

Për sociologët në takim është paradoksal fakti që ndërsa rinia shqiptare shprehet pro një emigrimi masiv jashtë vendit, dhe se nuk kanë besim tek politika dhe administrata, nga ana tjetër, rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike, madje kjo ka tendencë rritje sa më shumë rritet mosha dhe niveli i studimeve të larta.

Të rinjtë shqiptarë nga ana tjetër dalin nga ky studim se janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre. Një tjetër zbulim tregon se mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.

Burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Ky studim i Fondacionit Fridrih Ebert është i pari që shqyrton në detaje aq të hollësishme psikologjinë dhe mendimet e të rinjve shqiptare, duke i intervistuar për pothuaj çdo dilemë të tyre.

Video Kronika

205 Komente

si ka mundesi??smileysmiley

Me ne fund nje anketim i sakte, veç habitem me ata drejtuesit e fondacionit qe qenkan habitur, kur keto gjera dihen fare mire nga populli. 

Nuk eshte ndonje cudi ky studim.

Ne te gjitha vendet ish komuniste qe akoma nuk jane ne BE shifra te tilla do te gjesh.

Po edhe habia e fondacioneve eshte nje fakt i njohur.

Une kisha komplet tjeter pershtypje ng a ca muhabete qe kam nigju ketu tek PPU. Mos po dune me na e fut tani qe po boheshim gati me u kthy? smiley

smiley

qashtu posi

i ka bo llogarit me laps ai...

Me pare ka qene te gjithe, jo gjysma, gati per t'u larguar, dhe u duhej te perdornin menyra nga me cnjerezoret per ta arritur. Sot i kane kufijte hapur dhe fakti eshte qe nuk largohen.

P ta krahasosh me "te gjithe" ne fakt, eshte goxha perparim. Vec nuk e di ku e mbeshtet kete llaf. Gjithashtu varet edhe nga viti i krahasimit. Ben fjale per 38-ten, 68-ten 87-ten apo 97-ten.

Ti nuk kthehesh dot se nuk i ke mbledhur ato 200,000 eurot.  Ky fakt dihet nga te gjithe tani.

Jo jo ti kthehu se i ri je akoma ...Po jo pa pension kanadez ne mos do qe te hash lende dushku e perralle dhish smiley

Dhe mbeten shqiptaret tua fsheh realitetin nje fondacion Komunist smiley E kush eshte ai IDIOT qe do te rrije ne Shqiperi , sa te shohe Vetem njehere se sa paguajne jashte ..... E per cfare te kontribuoje ne Shqiperi kur ka 20 mbi vjet qe 20 vjecaret u bene ne moshen e mesme pa gezuar nje dite  vetem duke ndigjuar  akoma  Pordhet e Jozefines me " zhelesh jashta " e te Masila Dodes me " varje ne Palma " ? Ku eshte perspeltiva e Rinise e per Cfare ? Per droge , kontrabande , vjedhje , vrasje , grabitje ne cdo ore te dites deri sa edhe " te dyshuarit " bejne karshillek me Foto me Drejtues Policie si ne shtetin e Dyvaljese me ton ton Makute ?

Ne se Fodndacioni do ishte i SINQERTE do te deklaronte te vertetn . Ne ate vend nuk duan te jetojne 95 perqind e Rinise , pervec kelysheve te sqeperve me Pushtet e Klani t te Hajduteve te Qeverise me dhijare te Vucidolsit Berisha , qe kane mbi 25 vjet qe Grabisin Shqiperine !

Ne e dime pa pasur nevoje te bejne keta research. apo i futen i dor pare me funding per research in Albania ene erdhen me na tregu arat

nga kontaktet e shumta (nga halli) kohet e fundit me nje dore te mire te rinjsh, (se di sa te rinj ka intervistu ky studimi) mund te them se rinia jone eshte totalisht e pergjumur dhe se di fare se ca deshiron.

Lajmi esht qe gjysma dun me nejt

 Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme

U mungon infrastruktura rinise shqiptare sepse ja ka bllokuar politika. Polilitikanet shqiptare kane krijuar monopolet e tyre perkatse, te medha dhe te vogla, jane lidhur me biznesin dhe kontrollojne ate ne interesat e tyre, duke lene jashte publikun rinine! Pjesa me e me madhe e rinise jane fshatare te ardhur ne qytet, kush krijon /ka klanin e vet ne pushtet nuk ka nevoje te iki jashte, ameriken italine greqine i kane aty! 

Mos ja veni fajin rinise fajin e kane "baballaret" e kombit! se lun topi kete!  

te kishin pyt te vjetrit, do dilte 100%
te rinjt se kan iden ca i pret....

pervec cave qe 'is livin large'

Vallaj mu ajo rinia shqiptare edhe sikur te dali nga shqiperia prap mut me garuzhde do te haj. 

Rinia shqiptare eshte nje brez i llastuar qe eshte rrit me majen dhe bajen tek shtepia, emigracioni nuk eshte i lehte per nje brez qe gjithcka kerkon nga prinderit..

Po pse ti se je rritur ti? Apo ti i perketbrezit te fundit te rralle shqiptar? Po leji pordhet se edhe ti keshtu je rrit. Dhe seshte as faji jot as i ktyre sot. Keshtu eshe gatuar shoqeria jone, kontrolluese asfiksuese. Te llaston dhe carmatos nga aftesite shqyrtyuese e dyshuese, primderit shqiptar i sterilizojne femijet qe te vegjel ndaj kemi keta te rinj si kandil deti sot te squllet e pa ide. Edhe ti njesoj je vetem se nevoja te beri te ikesh larg e te hapesh syt dhe tani e mbivendos veten mbi nje klase qe ka te njejten adn si ty.

me fal per nderhyrjen po mos ja fut kot. 

femijet shqipetare rriten ne SHTEPI (ju qorrave eshte t'ja u zmadhodh pak fjalet) siç rriten ka vite (rreth50 vjet, jo me shume) femijet e botes.

ndersa brezi i ketlines, jane rrit ne LAGJE ! 

kjo i ben natyrisht me te PAVARUR !

kemi keta te rinj si kandil deti sot te squllet e pa ide.

smiley s'di kjo shprehja me beri per te qeshur, por s'e kam idene nese eshte e drejte apo e gabuar.

kjo pritej pak a shume, por do ishte mire te behej dhe nje ankete tek te rinjte qe jetojne jashte e te shihnim rezultatin

Eshte bo eshte bo. 64% e te rinjve kanadeze duan te emigrojne ne Shqioeri, 12% ne Bosnje dhe 6% ne Iran. Vetem fakti qe s'kane pasaporte i mban. Nderkohe nga ana tjeter Canada bllokoi aplikimet per emigracion per nje fare kohe se nuk po ia dalin dot kerkesave. Po keto qe vine jane te gjithe pleq 70 vjec e siper. Rinia si Justin Beiber na ka lone shnetin me kohe. 

Kaq per Kanadane. Per Ameriken me shume duhet te dije Roni, kurse nga Anglia kemi Noshken kompetent. smiley

siduket kanadezet duhet te kene degjuar per kinen e vogel ne ballkan prandaj kane vershu kerkesat smiley

Ajo fotoja e Berishes qe kalon Adriatikun me not ka bo xhiron e botes. Maoceduni n'byth.

Degjoja njehere nje emison me kerkesa kengesh ne radio dhe nje cun i ri kanadez i thoshte spikerit "Du te nigjoj ate kengen

dy luane ka sot bota

nje Azia, nje Evropa"

"Ca thu mer" i thoshte spikeri "se nuk te degjoj mire. Thuaji shokeve ne dhome te pushojne." Nderkohe ne sfond degjoheshin zera qe bertisnin "sali berisha...sali berisha..." Mu bo mishi kokerr...

Mao ne lumin Jance..smiley

dhe i vetm trim ne det ..

Dragu ujti asht

200,000 kokrra i ke pak...

200,000 kokrra i ke pak...

 

Kot po t pys per cfare kokrrash e ke fjalen ? flm.

te rinjte shqiptare qe jetojne jashte e kisha fjalen

e kisha fjalen per te rinjte SHQIPETARE qe jetojne jashte 

nje mbeshtetje te rinjte e duan varet si i trajton te rinjte cfare kushtesh i krijon, ai qe e ka ne dore kete eshte infrastriktuara qe i krijon shteti te rinjeve por jo vetem atyre.. tu jepen alternativa, ne shqiperi nuk ka asnje alternative, ajo qe eshte eshte per ata qe kane nje pushtet ne dore,, prandaj edhe lufta frontale behet me shume ne politike... faktet kete po tregojne! 

O corp!

Si eshte puna e ketij sondazhit keshtu?

PS. Po te them paraprakisht qe nuk me behet qejfi qe eshte keshtu, perkundrazi. Keshtuqe nuk vlen si kunderpergjigje.

Duan, por nuk ikin. Sot i kane kufijte e hapur e nuk ikin. Per te dashur, cdo i ri do qe te ike e te ndryshoje gjithcka. Mese normale. Fakti eshte qe shumica nuk ikin, nderkohe qe ne kohen tuaj kacavirreshin si majmune neper anije, ngjesheshin si sardele neper gomone, futeshin mes lopeve neper kamiona, shpenzonin me miliona e perfundonin burgjeve vetem per te kapercyer kufirin. Une nuk thashe asnjehere qe ne Shqiperi eshte yll fare, por thashe qe me nje pune e nje investim prej 200.000 jeton ne Tirane me mire se te jesh emigrant neper bote. Por ju s'e pranoni dot, e s'di pse. Mbase ngaqe jeni brezi i kacavjerrjeve dhe lopeve, jeni rritur me mentalitet provincial e barbar lindor, dhe atje ku jeni keni vetem arabe rrotull e keni me pak kontkt me perendimin se te rinjte shqiptare ketu ne Tirane, ndaj s'e kuptoni dot. Genjeni dhe deformoni argumentin tim prej atij krimbit te keq qe s'ju le te besoni qe brezi pas jush ne Shqiperi s'eshte aq fatkeq sa ta degradoje veten ne ate pike vetem per te ikur, dhe nuk ndiheni mire po ta degjoni kete, e rrezik as e kuptoni dot prej mentalitetit. Doni patjeter qe ketu njerezit te vuajne, perndryshe nuk jeni te lumtur, ndaj dhe nuk i shihni gjerat me objektivizem. Ajo qe me vjen keq eshte se kete krimbin e keni te gjithe ne pergjithesi ju te peshkut qe jeni ne Kanada, jo vetem kokepalaret pordhace qe te vetmen arritje e gjejne duke u mburrur me pune verore adoleshentesh neper forume.

O Corp, 200,000 nuk jane asgje, dhe te ardhurat prej tyre nuk vlejne asgje per tu kthyer ke zhuli, ke korrupsioni, ke mizerja e dominuar nga gangsteret qe quhet shqiperi...

/kete e ke nga dikush qe i ben kollaj 200,000 euro e kusur

Qesh o bir qesh.

Te vetmet menyra qe ti ti besh 200k eshte te behesh ose deputet, ose shef policie, ose te hapesh universitet privat.

Ku ta dish ti se ka sektore ekonomie qe ato para i fiton per nje vit me pune te ndershme ne Ameriken e veriut, po ke kesh nje gjysem truri per inxhinjeri...

Ta them une mer vlla. Goce nga Vlora, doktorreshe, njesoi diplomen ketu, dha ca provime, filloi pune me 180.000 ne vit. Pese vjet gjithsej ne Kanada. Nuk po flas per brezin e dyte, ate te femijeve tane qe mbaruan ketu McGillin, Shulen, UOT apo per Waterloo per inxhinjeri Kitchener per law. Se ato nuk futen me tek emigrantet ngaqe trecereku dine vetem shqipen e folur sa per te komunikuar me familjen.

Po mire, te punojne nja 18 muaj ajo doktoresha, ti mari parate e te shkoje te hapi dyqan ne shqiperi.

C'pret... smiley

+10 corp

Ti nuk mund ta dish historine personale te secilit prej nesh keshtuqe mjaft bere pergjithesime. Te kam bere nje pyetje shume te sjellshme me lart, keshtuqe ate pergjithesimin me lope e me barbare te lutem ma kurse.

Une kam me pak se nje vit ne Kanada. Nuk erdha me qellimin per te emigruar. Ne Tirane futesha tek ajo pakice qe konsiderohet se kane nje pune shume te mire (sinqerisht kjo).

Ne lidhje me cfare ke shkruar me lart, po te risjell nje koment qe te bera tek ajo tema e prinderve, per te njejtin muhabet (nuk replikove atje). Lexoje, pertype, dhe medito.

CArebus - 23 Shkurt 2013 - 22:04

Problemi me ty, mesa mbaj mend, ka qene se ti nuk iu hodhe vetem atij x personi qe kishte frike te vinte ne Shqiperi pa antiplumb, por dhe shume te tjereve. Corp, ti e ke vene re dhe vete qe te gjithe qe futemi ketu, qe jemi jashte Shqiperise, atje kemi lindur dhe per ate vend na pelqen te marrim vesh e te flasim, e te komentojme. Nese shprehim rezervat tona per fenomene te caktuara, nuk do te thote qe e mohojme origjinen tone, apo te kaluaren tone...thjesht na vriten syte kur shikojme gjera te dhimbshme, qe nuk duhet te jene ashtu.

Kam dashur te nderhyj edhe me pare (edhe kur eshte bere nje debat me Olsin me duket per dicka te ngjashme) por kemi dhe pune e sjemi gjithmone online. E perseris, sipas rrethanave te jetes, secili nga ne zgjedh se ku do jetoje. Dikush me shume dhimbje, dikush me me pak, por te gjithe me shprese per nje te ardhme me te mire. Ne qe jetojme jashte nuk ka pse te shihemi si "tradhetare". Nese kemi tradhetuar ndonje gje, ajo mund te jete vetem vetja jone, por per kete i bejme hesapet me vone...dhe normalisht i bejme vete, nuk duhet te na i bejne te tjeret.

Une personalisht kam jetuar shume vite edhe jashte edhe brenda Shqiperise. E dua shume, por nuk mund te mbyll syte perpara gjerave qe nuk shkojne.

A e di sa mire do ishte sikur njerez si ti, apo si Olsi, apo ndonje tjeter, kete entuziazem qe keni per te na treguar ne sa e mire dhe e dashur eshte Shqiperia (cka ne e dime) ta perdorni per te ngjallur disi ate brezin e ri aty ne Shqiperi i cili po lind i fjetur? I cili nuk ka etalone krahasimi (per tu habitur ne fakt se jane dhe brezi i internetit) dhe mendon se gjithcka eshte mire e bukur?

Ekuilibri eshte celesi, te themi edhe te mirat por te kemi guximin dhe mungesen e komplekseve per te thene edhe te keqijat!

 

Ka dhe ai ndryshim Ron. Si tha ai ngritsi peshave . Ne hashim " Nji Bukë " dhe bojshim i Cop M ... Ata hanin nje "çap Bukë" dhe bojshin nji Top m....smiley

Vertet ashtu do  hanë po nuk do e hanë nga shqiptarët ! Do jenë te pregatitur shpirtërisht " skllav që skllav , më mirë atje ku paguajnë te Bësh nje TOP m ".... Ndoshta duhet kuptuar me thellë filosofia e Sali Qënit se ku e katandisi ate Popull e kryesisht Rininë ! Nuk eshte thjesht ceshtje aftesish . Ne e kemi si Popull ate "çe zuri robin e nuk e bëri ". Dhe po tl jesh i ri këtu të paktën deri "40 vjeç " me dhjet vjet punë mer një pension të mbash tre familje në Shqipëri .

Kjo është arsyeja që shpjegon Ikjen ..Ikjen ..... Gënjeshtra  dhe Mashtrimi i matrapazëve të Klanit Bajraktar Berisha që e tallën e mpinë atë Popull e kryesisht Rininë me Parrulla të lefKOPEVE dhe Rrënjasijve ... "Se Europa zotrie " A rrihet në atë vend të ndigjosh një nga Robt më të trashë që janë cfaqur ndonjëherë në Poste si Jozefina Topalli ?

rrushe, 

Nuk u lodhe tu sha rinine mi? Sa per fillim rinia sot fillo ke 30ta, po tjeter muhabet ai. 

Hej, nuk o vetem ajo "e bllokut" rini, o njerez. Njof plot plot te rinje te reja qe jane rob zoti, dhe nuk kerkojne me shume se shperblim te drejte per punen qe bejne ose priten te bejne dhe rrespekt. 

E ka thone mire PF-ja, dune me na trem, dune me e majt venin e dyte pas Gjermanise te gjithin per vete. smiley 

E drejte Bame. Ka plot cuna e goca te reja qe thjesht nuk e gjejne dot vendin ne ate shoqeri te ndertuar mbi klanin dhe tarafin. Per cunat kjo, pa fol fare per vajzt qe eshte bo ligj qe duhet te kalojne ne banko-prove a lloj-lloj pislleqesh po nuk paten njeri qe ti mbroje nese kerkojne pune. Vari hejbet mo, se ja sikur kane ardhe ato te levizjes "Shqiperia 200.000 euro". Ishalla thuj nuk po na vijne te gjithe knej nga North Yorku se s'ka ngel mo ferme e pule ne kome prej refugjatve. smiley

Mu m'vje plasja qy ndertoj boten... smiley e m'shpi teme edhe kur du me myll noi vrime catise, mi hapin prap me kallash...

Te dalin e c'ke me te. Pervec te liges se sindromes qe do te tregoj lajmi, per mua dalja jashte shteti e te rinjeve eshte themeltar per te zgjeruar fllusken e sapunit ku jetojne. Eshte terror i madh psikologjik te mendosh qe jeton ne vendin e 1 ose aspak mundesi.

Shume e vertete. Une qe pa maru maturen i thoja goces qe te mos shikonte te hynte drejt e ne universitet, po te bente backpacking nja nje vit neper bote qe te shifte pak dynjallik. Ne fillim nuk ma degjonte llafin, po tani sikur po i mushet menja dhe po ben ca plane... smiley Te shofim.

PF rruga mbare goces! Nese s'i mbushet mendja tamam, ka nje plan B qe fillon me nje shqelm nga mbrapa, dhe me lenien e backpackut te shkalletsmiley

Jo mer se e kam si shpirt po dua qe te dali nga veza kanadeze dhe te shikoje se bota eshte ku e ku me e madhe. Se shof ketu rob qe dalin ne demostrate qe te mos veshin pelice me lekure kafshesh apo per te drejtat e pulave qe te jetojne si...pula? smiley Me vjen ta kap ndonjerin per veshi e ta coj te punoje nja pese vjet ne nje organizate humanitare ne Somali apo Afganistan qe te marri vesh cfare hallesh kane bota.

ska nje jave qe hengra nje te share ne tren - killerrrrrrr smiley

kur kthej koken shof qe robi qe uleriu ja kalonte dhe kafshes per nga statistikat biologjike dhe biometrike

Dora_Noli, cilësimi që ju u bëtë dje barkderrave të policisë në atë foton, mori dje, këtu në Shqipëri, dhènë e u bë temë e ditës, madje deri në parlament. Përgëzime, shumë e goditur.

Faleminderit Petrosmiley A me cituat ndopak, apo hic?smiley Sidoqofte c'cilesim bera une, aty duhet te ishe qorr te mos te shihje gjithe ate rrumbullakosje.smiley

Kur e mendon se rinia atje eshte si zogu pa krahe , me vjen ndermend shprehja "kufiri te thana " ......edhe sa qindrra vajza qe jetojne nen tutelen - martohu moj se te iku mosha !

pa e pasur idene se ca eshte identifikimi per veten , reflektimi per veten, njohja e vetes , e vlerave qe kane , pa u vleresuar kurre nga dikush qe ka vlera , pa ditur se sa te zgjuara dhe zonja jane , gjithcka qe u tregohet si domosdoshmeri jane telenovelat , firma xhiku, pune shtepie , varferi totale ,  veshja pa lidhje vend e pa vend ,  dhune te te gjitha formave, duke jetuar per te tjeret dhe duke menduar per te ikur nga ajo sketerre

U qafsh hallin gocave, se dine me shume se ty dhe se une.. smiley

ishalla , po jo ne rruge te gabuar ama

Duan te ikin? Po mire,pse nuk ikin?pa viza jane..ehhh kur ke dhembet nuk ke buken,kur ke buken nuk ke dhembet I thone kesaj..do kisha qejf pyetjen : Si doni te ikni?me gomone?te fshehur ne ndonje kamion?me vize fallco apo ne kembe malit per greqi?realisht e sinqerisht,ndoshta nuk eshte as faj I tyre,por brez me te plakur e kot nuk di te kete patur ndonjeher ai vend,nuk krahasohen dot jo me bashke moshataret e tyre jashte,por as me brezat para tyre! Une them shyqyr fb e internet,e qe rine gjithe kohes aty..te pakten po I edukon paksa e po u hap disi mendjen,(nuk tallem sinqerisht) se injoranca e budallalleku do kish kapur livele te pa imagjinueshme!

E pse nuk ikin? Rruget e hapura jane.

Nuk duhet te flitet keshtu per rinine sepse ne fakt jeni duke fole bash per te ardhmen e Shqiperise.Qenka fajtori rinia e ketij vendi pse po shikon ...nga syte kembet?Studim serioz jo shakaKa keto mendime rinia, ka kete aspirate i riu a e reja e ketij vendi, mbetur kafeneve, rrugeve, me sy nga duart e nenes e te babes, me thirrje per te qene ushtare te ushtrise kusareve dhe mashtrusave?
Ka 22 vite qe brezit te ri nuk i eshte ofruar asnje gje.Tam tame te medhaja se ...u hoqen vizat! Ne fakt nje nxitje me nentextin: " thyeni qafen tutje "! Ca i solli tjeter rinise shqiptare kjo ?
Nje mashtrim i jashtzakonshem ndjellja e rinise per te mbushur morine e universiteteve, ..... Te baniteve e te hajduteve, duke shkundur xhepat e prinderve, per kete lloj "investimi" kallp, sepse ajo letra e marre nga tre plus dy vite u sherben per nje vend pune si kamarier a shperndares picash me ....papaq! Fajtore rinia jone? Mosni more njerez! Nga ana tjeter nuk kane si e fshehin qe kjo rinia jone eshte e lidhur me familjen, me rrenjen, qe do te thote edhe me At'dheun.Por kete At'dhe ja kane bere te percudnuar. Kush valle? Politika, qe pjell ky lloj SISTEMI....
Ne kemi nevoje te ndrrojme jo rinine per kete djall qe na e katandis rinine ne kete fare feje.E ne se kete nuk e bejme dot, po dicka, ne mos gjithcka per kete rini nuk bejme dot me ndryshe se gjer sot? PATJETER!
Per kete ....se si te mund te behet dicka oer kete rini, keni mendime, opinioniste te dashur? Thoni dicka, se nuk i jep gje rinise te ketij vendi duke ja hedhur persiper asaj gjithecka te lige qe nuk eshte HIC .....faj i saj!

grava..nuk jam dakort qe nuk eshte bere asgje per brezin e sotem(ne pergjithesi flas) eshte bere sa nuk ka me,dhe ky eshte paradoksi per mua,jetojne shume here me mire fale punes e sakrificave te brezit te meparshem qe mori rruget( e qe i ben per te qeshur e i turperon sot demek,duke pare videot ne Iphone).Shkollat jane fabrika diplomash e nuk e vret mendjen njeri te ri mbi libra sic benin brezat e dikurshem(debila qe nuk mbushnin nga jeta),futi nje pagese aty e nuk lodhesh hic..mjafton te lepihesh e servilosesh padronit te radhes e punen biznesin e ke(jo po do rish te vrasesh mendjen per kontrata pune e kontribute,te drejta e detyrime),futi nje buzeqeshje e nje "je i papam" padronit e je ne rregull.Vizat i kane,le te ikin.Morali i shoqerise eshte ok fare,femra sa te duash,se vret njeri mendjen,internet e kafe,muhabete me ta futa e ma fute me bollek,digitalb aty per te pare Ronaldon e Messin e per te vene ndonje bast duke dredhur nje cigare hashash e hequr ndonje vize(e kush i ndjek keto gjera te vogla atje)..ca do me shume nga jeta?nuk e kuptoj ca duhet bere me shume?  Rinia ne gjithe boten e enderon nje ambient te tille.

nji studim ma i vjetun, thote se Shqiperia mbijetoi ne saje te myslimaneve. Po po, te atyne qe mbeten ne trojet e te pareve duke ofruar ndrruan besen por jo gjakun zakonet dhe gjuhen, etj.  Packa se ata qe iken te paster ne dhera te huaja pas Skenderbeut ishin ma shume,  mbase edhe ma teper se gjysma e miletit....  pra, studimet perputhen. Shqiperia nuk i ka nevoje gjithe bijte e saj.  Mbijeton edhe me te paktit.... 

Shqiperia ka nevoje per te gjithe , edhe per ne qe ikem ketu e 20 vjet ( une vete 14 vjet ), edhe per keta qe jane brenda pa ik akoma . Fukarallekun ma kap icik ti mu dhe harbutet qe vecse nje i ri sdo t'i duronte dot

mos na permend muhabete feje kot

Argita te fiki dritat

Po ai pezjet perqinci qe dashka me nejt cer i thote menjes? Numra depresionus, pezjet perqin e rinise jane aq hunj sa mendojne qe shqiperia eshte ok smiley

Askujt nuk i ve faj nqs do dicka me te mire dhe e kerkon diku tjeter, por edhe duke ikur duke ju shmangur nuk eshte se rregullohen gjerat , as atje sdo gjeje ''Ha-Merr-Iken". Nuk jemi ne fillim te viteve ' 90 , ku kishte vetem 8 dite buke .

kriz knej, kriz....rini pa te ardhme, pa shprese.
ka vajt cmimi mesatar i shpis fillestare 237,000 pound ne londer. vetem nje fluks investimi nga bankieret e shqiprise e zgjidh kete pune.

Per aq sa me pelqe Londra o noshke, une sdi se si mund te jetoja aty; nga xhepi im sdo i qisja kurre 3000 p/muj per i garsoniere me shume se dhome e guzhine. 

well...

ps. mo u nxito. ia vle naj her (perkohesisht). you get what you pay for. nuk o cdo gjo squarefootage. 

pps. mo u nxito... smiley

 

Po s'do jetoje ne qytet o Bame, do dilje cike me jashte, andej nga zona 2 a 3. 1000-1200p/m pranohet smiley

Ti bamje je si dhelpra dhe rrushte!

ik ha nje mekidi, futi nje tas kakol dhe krruj morrat ne ameriken tende.

rrihet mren po jetohet jashte...qe ta boj i cik dramatike

p.s. aqua...zona 1 osht shum e mir

Është një shtresë të rinjsh këtu në Shqipëri, që as i bie ndërmend largimi dhe emigracioni. Ata Europën e shohin përpos se si destinacion turizmi. Janë djemtë e vajzat e gjyqtarve, prokurorve, avokatve, mjekve (sidomos kirurgve), doganierve, etj. Të motivuar për këtë vendim janë thirrjet e mëmëdheut që ndodhet në vënd të dytë për ritmet e zhvillimit (pas Kinës Popullore), në vend të dytë për shkallën  e mirëqenjes (pas Gjermanisë), në vend të parë për zhvillimin e infrastrukturës (në vend të dytë Norvegjia). Pa u vendosur në krye në gjithë treguesit, këta atdhedashës nuk largohen. Po studiojnë për tu diplomuar në profesionet e prindërve, për çka po ndihmojnë dhe bibliotekat e familjes. Ata e duan shumë Shqipërinë (!?)

Duan, por nuk ikin. Sot i kane kufijte e hapur e nuk ikin. Per te dashur, cdo i ri do qe te ike e te ndryshoje gjithcka. Mese normale. Fakti eshte qe shumica nuk ikin, nderkohe qe ne kohen tuaj kacavirreshin si majmune neper anije, ngjesheshin si sardele neper gomone, futeshin mes lopeve neper kamiona, shpenzonin me miliona e perfundonin burgjeve vetem per te kapercyer kufirin.

studimi mund të jet real megjths një evolim i madh që 50% paska dëshir të rrijë duke punuar në administratë...( për të vjedhur 50% që duan të. ikin).

Corp ti nuk e kupton (ose s'do) që liberalizimi i vizave e minimizon mundësinë për të ikur nga Shqipëria praktikisht në zero.Mbetet vetëm mundësia për studime që ekzistonte dhe më parë .Bile bile dhe pas antarsimit në BE ka një periudhë 3-4 vjeçare që s'mund të punosh në vendet e BE.

Ti thua i kan kufijt e hapur por kan mundësinë për të jetuar tjetërkund të mbyllur përfundimisht për 20-35 vjeçarët e sotëm. 

Sigurisht më mirë është të punosh e të jetosh në Shqipëri por të bësh 200 000 € aty nuk ësht mundësi për cilindo aq më keq që puna mungon .Shumica do mundohen ta nxjerrin nga guri por s'ësht ky qëllimi "mbijetesa" por të jetosh jetën në normalitetin e shoqërive të tjera të kontinentit.

 

Ti s'e kupton qe kush kishte per te ikur, ikte dhe me perpara, jo me tani. Emigrimi i paligjshem ishte me perpara, thjesht ishte e veshtire te kaloje kufirin. S'tha njeri qe nuk jetohet me mire jashte apo qe 200.000 euro ne shqiperi behen kollaj, apo qe kush do te kishte mundesi te emigronte jashte s'do ta bente. S'e kam thene. Une do te emigroja, po te me dilte nje pune e mire jashte, pa u menduar fare. Ajo qe them eshte se fakti eshte qe sot ka me pak qe duan te ikin, dhe ne Tirane, po te kesh leke, jetohet me mire se si emigrant. Kaq them une, asgje me shume. Te tjerat i modifikojne keta arabet e kanadase, sepse jane inatcinj lindore dhe genjeshtare. Eshte kapur PF-ja me ate si karagjoz tipik i atij brezit te vet e s'e leshon, gjalle Sala smiley

fakti pse ato 200mi eurot e tua jane bere legjende nder emigrante eshte garnitura me te cilen e shoqeron.arsyetimi yt per mireqenien, eshte shume i gabuar dhe parazitar. i njejti mentalitet qe bente njerezit te shisnin shtepite dhe qejf o qejf deri sa rane piramidat.

ne tirane cilesia e jetes eshte baraz me zero.me mire jetohet ne malet e skraparit apo pukes se sa ne qytetet tona sot.edhe kjo varet nga çfare quan ti cilesi jete.

 

Prape, eshte genjeshter. Une thashe qe po te kesh nje pune normale, dhe 200.000 euro ne Tirane, nuk ke pse emigron. Nuk thashe as parazit, asgje. Ketyre as keshtu s'u pelqen. Duan te mendojne qe ne shqiperi je patjeter i vdekur, patjeter injorant, sado para te kesh. Ate parazitin ua perpunoi koka ketyre te kanadase, te gjithe arabe inatcinj e genjeshtare. smiley 

per tiranen e ke gabim, sidomos ti qe jeton ne Itali e di shume mire qe eshte me mire se shume qytete italiane qe s'jane metropole, qe nga Roma e poshte.

corp, nuk ka nevoje te kesh 200 mij euro, gje qe eshte e veshtire te behen edhe ketu ne Europe, mjafton te kesh nje pune me 500 euro deri ne pension, dhe aty jetohet per mrekulli. Une po te gjeja nje pune atje me gjysmen e rroges sime ketu, 1400/2 = 700 euro ne muaj, une kthehem gjith gezim ne Tirane. Rrogat aty jane aty tek 200 euroshi ne muaj, keshtu qe gjersa njerzit jetojne edhe me 200 euro, kjo tregon se me 500-700 euro, je shkelqyer. 

700-800 euro ka qe po paguhen ne Greqi e Itali tani.

Kam lexuar komentet e tua deri tani, e te gjitha thone "Tirana, Tirana, tirana..." Gjithe Shqiperia paska vdekur, atehere! Rahmet paste!

Po te kesh leke, thote!!! Po ide, mo, ke ndonje ide per te krijuar e ngritur diçka te mire, pertej hundes tende?!! Ti duhet te jesh ndonje nga ata "cunat e babit" qe mendon vetem se ku do ta kaloje fundjaven e cfare do veshi sot. mos harro te vesh ne palester, aman.

Shqiperia ka vdekur me kohe, por prape eshte me mire se c'ka qene. Megjithate, vetem Tirana e durresi jane vende ku ia vlen te jetosh. Tek te tjerat, me mire te ikesh. S'e mohoi njeri kete.

Icik Tirana ta jepte shijen  e normalitetit dhe njerezve qe hanin pyka smiley  kalove Tirane - Durres - merr ciften me vete smiley

smiley

kalove Tirane - Durres - merr ciften me vete

E di qe ne Durres ka italiane qe kane ardhur nga jugu i Italise, kane hapur nje dyqan te vogel dhe jetojne shumicen e kohes ne Durres?

jo nuk e di , dhe ben vaki

Ti duhet te jesh ndonje nga ata "cunat e babit" qe mendon vetem se ku do ta kaloje fundjaven e cfare do veshi sot. mos harro te vesh ne palester, aman.

Une kam ardhur student ne Tirane, qe ne vit te dyte kam punuar e s'i kam marre me leke familjes, e qe pas universitetit kam bere gjithnje dy pune dhe u kam dhene prinderve, e po, mendoj se ku do ta kaloj fundjaven e cfare do te vesh, sepse per ato po punoj. smiley Kam pare dhe si jetojne keta ne Kanada e s'do ta nderroja me Tiranen po te kisha dhe 200.000 euro vec punes. Ka ndonje gje te keqe ketu qe duhet te fyhen keta po te doje robi te jetoje ne Tirane e jo ne nje qytet kanadaje si North Yorku me 6 muaj bore, me 56% te banoreve qe s'kane lindur ne Kanada e 52% me ngjyre (apo visible minorities, sic kane qejf t'i quajne andej)? 

Rrofte "borgjezia" e bllokut, c'te te them tjeter. Kur ti vete mendon vetem sot per sot, pa e marre vesh se ajri qe thith eshte mizerje, qe pluhuri s'ka te sosur, qe balta s'ka te sosur, qe ndergjegjen e komunitetit e ke zero, qe s'ke piken e rregullit ne nje zyre shteti, qe lahesh kur vjen uji, qe ne dimer ngrof kuzhinen, por dhoma e gjumit mbetet kallkan... Une do doja shume te jetoja ne Vlore, psh, afer detit, po he c'te bej, kur jeta na u beka vetem ne Tirane?! Mjere ne, thuaj! kurse ai ne North York, mbase s'ia ka nevojen Torontos a Vankuverit per te qete i qete nga ana sociale e financiare.

Shqiptaret kane nje mani ta shajne shqiperine, qe vetem i ben dem ketij vendi. Nuk lahen kur vjen uji, por kane depozite. Ne dimer vetem 1 muaj ben ftohte, po s'pate kondicioner qe kane shkuar 200 mije leke te qelbura. Me vjen keq qe e paske ne ate gjendje shtepine ne Tirane, por te gjithe e kane vene nje depozite 40 mije lekeshe sot, dreqi ta haje. North York eshte ne Toronto, dhe aty jane gjithe shqiptaret e emigrantet e tjere, dhe s'ua shau njeri situaten financiare. Kercejne perpjete vetem kur u thua qe nje i pasur ne Tirane jeton me mire se nje emigrant atje, qe eshte e vertete. 

robo, po s'jane te gjithe te pasur, mor ti! hap syte e shiko perreth ne Tirane! S'po flisja per shtepine time, se une s'kam shpi fare, kshu qe s'me bie rasti me shku deri tek kondicioneri e depozita.  

Halli eshte qe te identifikohen problemet e te gjendet zgjidhja, pa me legena e me kusi jemi lare gjithe jeten e s'na ka gjet gje. Biles ishim me mire se mbanim trupin ne forme, ulu ngrihu t'u mush sapllakun... Tani ky dushi s'te ve ne as ne levizje.

Shqiperine s'po e shan njeri, po edhe ta mbulosh diellin me shoshe (per te mos thene ate fjalen tjeter shqeto fare ) e te fshihesh pas gishtit te bllokut, sic ben ti, eshte te mbetesh ne vend numero.

Ha Muco, pi Muco, rini e mefshte!

 

Ate pra po thote qe po te kesh leke ne tirane jeton mire, jo po te mos kesh. Ce zgjasni e lagu se lagu. Ai po thote qe do emigronte ashu si eshte po ama sdo emigronte po te kishte 200 mije euro. asnje sdo emigronte me aq leke. te gjithe per leke ikin se sikin nga qefi

Po te kisha ca miliona ne Tirane do jetoja . Tirana me pelqen , kur te plakem do kthehem ne Tirane smiley

 

Nuk eshte puna cfare thote, nuk ka rendesi ajo qe thote. Puna eshte qe po e kundershtoi nje nga te vjetrit e peshkut, koleget e vjeter te peshkut do te versulen ta kundershtojne e te bejne sikur ai po thote dicka tjeter nga ajo qe thote, vetem per ta kundershtuar e per t'i mbajtur krahun te vjeterve te tjere, dhe kete e bejne me cdo anetar te ri. Ndersa shqiperine e shajne per arsye politike dhe e lavderojne per arsye politike. Ketu vihet vetem per politike, jo per biseda te tjera. Po the dicka qe duket sikur levdon Salen, do te sulmohesh. Po the dicka qe duket sikur shan Salen, prape do te sulmohesh, pa lidhje me ate qe po thua. Eshte rregull i peshkut. 

I vjetri, meqe po bejme muhabet. Ketij muhabetit te te rinjve e te vjeterve i ka dale boja me kohe ketu tek PPU sepse nuk funksionon. Ketu ke cdo dite te rinj si puna jote qe dalengadale vjetersohen e behne pjese e blogut, per te mire a per te keq. Sa per miqesite e vjetra, po ashtu eshte, po zakonisht miqesite forcohen kur njerezit jane pak a shume dakort ne mendime. Dhe nese mendimet e mia jane te njejta me shumicen, ky nuk eshte as faji im, as i shumices. Dhe nese dikush eshte nga ana e pakices ne nje diskutim, ben mire ta pranoje dhe jetojene qetesi  kete fakt; pa drama, qaravitja apo kercellima dhembesh dhe nese edhe s'je dakort ne nje a dy tema me dike, mund te jesh ne nje mendje ne tridhjete tema te tjera. Ndryshe po te fillosh te bertasesh sic ka pas bo njoni ketu qe sa i ngrihej dikush kundra dillonte "ja kur te me sulmoje lukunia tani, sic ka bere gjithmone me gjenite" normal qe do hash shqelma nga te gjitha anet. 

Kjo qenia "i vjeter" pastaj ka dhe taksiratin tjeter qe shume nga keto zogjte e rinj e shohin si menyren me te mire per t'i bere vend vehtes ne tavoline qe te zihen me "te vjetrit" Ja kap p.sh vetem ne kete shkrim dhe shiko nese ka qofte edhe nje koment te vetem timin ku te mos jet futur nga poshte corpi duke u ckermitur me mua personalisht megjithese une perpiqem te mos i kthej pergjigje 9 ne dhjete here. Jo se me plas shume dmth. po thjesht qe te ngas muhabetin.

Nga ana tjeter ketu nuk vihet vetem per politike. ose me mire me thene, nuk u ka pas ardhe per politike. tani eshte shtuar edhe me shume doza e politikes se po afrohen zgjedhjet, por dy-tre muaj me pas do bjere perseri, se e kemi pare edhe me perpara kete muhabet.

Dhe e fundit, por jo me pak e rendesishmaja; peshku si koncepot eshte ndertiar nga nje emigrant ne Kanada me qellimin per te mbledhur shqiptaret e tjere neper bote qe te bejne nga nje dore muhabet e te kujtojne vendlindjet. Ndaj dhe titullohet "Peshku pa uje". Se cfare beni ketu ju qe jetoni ne Shqiperi e qe sidomos keto kohet e funit jeni shtu si fara e hisllit smiley , kesaj nuk di cfare pergjigje ti jap. Mbase me ndihmon ti.

"Dhe e fundit, por jo me pak e rendesishmaja; peshku si koncepot eshte ndertiar nga nje emigrant ne Kanada me qellimin per te mbledhur shqiptaret e tjere neper bote qe te bejne nga nje dore muhabet e te kujtojne vendlindjet. Ndaj dhe titullohet "Peshku pa uje". Se cfare beni ketu ju qe jetoni ne Shqiperi e qe sidomos keto kohet e funit jeni shtu si fara e hisllit smiley , kesaj nuk di cfare pergjigje ti jap"

???!!!

Afrim, pyet me fjale se mbase merr pergjigje.
Une ato qe do do te t'i them.

@AnaH

 po mire,Vlora per pleqeri s'eshte keq. nje kafe pensionistesh bashke e pijme me kismetsmiley

hehe, aty me rri, per pleqeri. ta kishim dhe tani qe jemi te rinj, s'do ishte keq. smiley

E , ho me paske qen n'Kanada dhe ste paska pelqy ?  Kush ste pelqeu puna apo dimri ? Se zakonisht ato qe kan ik u jan mbledhur te dyja ne gryke , megjithse  varet qefe qefe kjo dynja smiley si te mesohesh eshte

Kanadaja eshte shume mire, ka shendetesi e ka pune. Por s'do ta nderroja me Tiranen, po te kisha mundesi zgjedhjeje. Ka plot qe kane qene mire ne Tirane e kane ikur e jane me te kenaqur atje, e madje i kam ne fis, plot. Ka te tjere qe kane qene atje e jane kthyer. S'ka asgje. Une s'kam gje kunder Kanadase. S'duroj tipa qe vetem shajne ketej pa ditur gje, dhe vetem i ekzagjerojne te mirat e atdheut te ri. Kaq e thjeshte eshte. E dime qe atje s'eshte parajse, dhe ketu s'eshte ferr.

Dmth edhe ti Corp paske emigruar ne Tirane? E po i qendron besnik shprehjes popullore "kush nuk levdon kasollen e tij, vdekte jarebi". Me vjen mire qe ti ne Tirane paske gjetur vetveten dhe nuk deshiron te jetosh askund tjeter, por te lutem ki pak respekt dhe mos asgjeso te drejten e te tjereve.

Njekohesisht, mire per ty qe mendon se ku do kalosh fundjaven dhe rrobat qe do veshesh, eshte zgjedhja jote qe ty te ben te lumtur. Mua psh me lumturojne pasurite e patundme, dike tjeter mund ta lumturojne investimet apo shumat e medha ne llogarite e tyre. Shije shije kjo dynja. Cdo vend ka te mirat e te kqijat e veta...dhe njeriu asnjehere nuk duhet te thote "VETEM UNE DI".

Qofsh mire e shijoje Tiranen edhe per ne te tjeret, sepse per ato dy jave qe vijme per vizite njehere ne 1-2 vjet, mrekulli na duket smiley

Ti Aqua, e di ti per cfare po flitet, apo VK, te kane thene qe je i mencem e futu ne valle. S'ka lidhje fare asnje nga atoq e po thua. Uen kam thene qe po me ofronin nje pune ne Amerike do te me pelqente te jetoja ne filan e filan qytet, po te ishte en Europe ne filan e filan qytet, por po te kisha 200.000 EUR do te rrija ne Tirane. C'lidhje ka kjo me emigrantin, me nga kam ardhur une, sidomos per faktin qe prinderit e mi kane lindur ne Tirane e nje prej tyre vjen nga familje e vjeter ketu. Po kjo s'ka lidhje fare. Ideja eshte qe ketu po te thote dikush qe do te jetoja ne Tirane, versulen njerezit si te fyer pa ua prekur fare vendet ku jetojne. I jep dot shpjegim kesaj? Pse kjo nevoje per te degraduar Shqiperine?

Une e kuptoj shume mire se per cfare po flitet, dhe prandaj, u mundova, kshu larg e larg e me te mire te te them qe ti ne Tirane je po njesoj si une ne Londer. DMTH, ti ke levizur nga vendlindja ke vajtur ne kryeqytet per mundesi me shume, edhe une kam levizur nga vendlindja e kam ardhur ne Londer per mundesi me shume.

Ty Tirana te pelqen, e mora vesh, e shume mire per kete. POR ti nuk mund te argumentosh ne favor te Tiranes duke thene qe PO TE KESH 200.000 EUR jeton si mbret. Ku i mer kto 200.000 EUR? Nga mbijne? Si vijne? Nese ke lek, jeta behet e mire kudo, por ketu po flitet per MESATAREN. Pra, per shumicen e popullsise. Kostot e jeteses, per te rritur nje familje. Ti je vetem qyqe sot, por neser do behesh me grua dhe me femije, do te kesh dhe detyrimet ndaj prinderve, pa kto 200.000 EUR (qe po i enderron) a do te mund ta perballosh? Mos e kap temen mbrapsht por shihe per ate qe eshte. Shqiperine e duam te gjithe o Corp, por realiteti duhet pranuar, pranimi eshte hapi i pare i permiresimit. Nuk ben mire te genjejme veten!

corp, se po i lexoj te tera keto komentet e kesaj teme, dhe po ve re qe ke nje sindrom, s'di si ta shpjegoj, e ke kapur me ate 200 mij euroshin dhe se leshon gjalle smiley gje qe tregon nje lloj verberie mendore tek nje shume e caktuar.  Sapo ta thashe dhe tek nje komenti jot ketu siper, se nuk ka te beje fare 200 mij euroshi, per te jetuar ne Tirane. Ne Tirane dhe qytete te tjera, jetohet mire po te kesh nje pune stabel me 200-300 euro, dhe jetohet shkelqyeshem po ta kesh rrogen 500-600-700 euro.

Hiqe mizen nga koka smiley jo-po 200 mij euro, jo-po 100 mij euro smiley 

jo mo pjer se nuk jetohet mire ne tr me 200-300 euro rroge

smiley po tani vendos o jetohet o nuk jetohet mire ne Tirane. 300 euro i bie diku ke 40 mije lek, po cila eshte rroga mesatare ne Tirane? Po ne pjesen tjeter te Shqiperise cila eshte rroga mesatare? E sa te punesuar jane te rinjte? 

Corp , un të kuptoj kam diskutuar dhe tek tema tjetër ; po këtu nuk bëhet fjalë për atdhedashuri, as qëndrime politike ,por për një pikpamje më të gjërë "mbi të jetuarit mirë" individualisht, shoqërisht e si nënshtetas i republikës nqs i ndan këto s'ka sens diskutimi.

Ja si e paraqet me pak fjalë  ANA.H :

robo, po s'jane te gjithe te pasur, mor ti! hap syte e shiko perreth ne Tirane! S'po flisja per shtepine time, se une s'kam shpi fare, kshu qe s'me bie rasti me shku deri tek kondicioneri e depozita.  

smiley

Nga ana tjetër unë mendoj se individualisht fillohet e jepet shëmbull e pastaj individët ndryshojnë dhe shoqërinë .Më vjen mir që mbron "jetën e mirë" në Shqipëri dhe shqiptarët e meritojnë nga Zoti që i ka fal at vend por insani i ka nxjerrë ujin e zi.  

Të uroj guxim e mbarsi !

Nuk te kuptova. Ketu ka plot njerez me para qe jetojne shume mire e shume bukur. Ju pse ju duket e pamundur qe ata njerez qe jane te pasur ketu jetojne mire se ata qe emigrojne e bejne pune te thjeshta? C'lidhje ka qe tirana ka te varfer? Cdo shtet ka te varfer.

Jeta e mirë bëhet shoqërisht por dhe institucionalisht.

Po si mund "të jetosh mir" kur ke frikë të dalësh me makinë se për një gërvishje aksidentale mund të marrësh një plumb, dhe kur arrin në spital nuk të shpëtojnë dot se s'ka gjak për të dhënë etj etj.

Si mund të jetosh mir kur për të fituar të drejtën që të takon me ligj duhet të paguash "maliqin " që zbaton ligjin.

Si mund të jetosh mir kur sa del nga pallati këmbët të zhyten në baltë dhe plehrat të mbysin.

Si mund të jetosh mir kur s'ke ujë të vazhdueshëm dhe cilsia si dihet +energjia.

Si mund të jetosh mirë kur nafta që përdorin makinat ësht e përzier me naftë bruto dhe ndotja ësht katastrofike.

Si mund të jetosh mir kur qumështi është toksik dhe institucionet përgjegjse thonë se mund tê përdoret, pa treguar as analizat por as burimin e toksinës.

si mund të jetosh mir kur bisnezit tënd i turren ujqrit e pushtetshëm me gjoba të ligjshme e tê paligjshme ku nqs nuk lyen qerren e pushtetit të mbyt konkurenca e monopolove .

Si mund të jetosh mirë kur dhe me pagesë shërbimi mjeksor ësht "mos pafsha as hasmin" ?

etj etj ?.

Varfëria ësht relative. Me një kufi varfërie 2$ /për frymë niveli i jetesës ësht mjaft i ulët  dhe kjo ka ndikimin e vet tek " jetohet mir"

Të më besosh kur jam me pushime dhe unë si ty mendoj "sa mir jetohet po të kesh pare" po jeta nuk ësht veç pushime dhe 1a 2 muaj në vit dhe pyetjet e mësipërme më ulin me këmbë në tokë edhe sikur ti kesh paret.

PS: të jetosh mir e të kesh pare a pasuri jo gjithmonë përputhen a nënkuptojnë njëra tjetrën

 

Po si mund "të jetosh mir" kur ke frikë të dalësh me makinë se për një gërvishje aksidentale mund të marrësh një plumb, dhe kur arrin në spital nuk të shpëtojnë dot se s'ka gjak për të dhënë etj etj.

Ja pra, per komente te tilla e kam fjalen. Ke informacion te gabuar. klm S'lexova dot me tutje

jo e ka me të jetuar  si rrugën dhe spitalin. Në shqipëri un bëj gati 5000 km udhëtime  dhe zoti më ka ruajtur.

Kam par me syt e mi kur në një aksident dy djem i thonin një tjetri e gërvishe merre makinën dhe na jep paret.smiley smiley për të qesh e për të qarë.

Plus lajmet më kujtohet ai rasti me vëllain e presidentit të sotëm.

Për spitalin mos u çudit nuk po them nga plumbi por nga lëkura e bananes të bie koka në trotuar e të dërgojnë në spital gjinja se din ke apo s'ke pare ti e direkt në spitalin ushtarak skenari dihet.

Ti s'lexon më tutje se as nuk e ke iden çdo të thot "të jetosh mirë" ku psh hyn dhe siguria për të nesërmen prandaj lexoi dhe një her.

lajme ka ne cdo vend te botes

po flasim per jeten reale

Pse ne jetojmë në ëndra kur vimë aty apo njerzit tanë na ndryshojn realitetin nga frika se mos na prishet mendja  e "i ndryshojmë jetesën e mirë " (mbipopullim)

te kesh frike te dalesh me makine se mos vritesh, nuk eshte jeta reale as ne tirane, as ne shqiperi.

Corp ke dale ndonjehere jashte shtetit?

 

ost sioct:Comment">

Corp ke dale ndonjehere jashte shtetit?

 

ost sioct:Comment"> 

pese shtete ne europe (nese quhet kroacia dhe maqedonia ku shkojme shpesh si tip fundjave) dhe nje ne Ameriken e veriut. dmth, greqi e turqi si gjithe shqiptaret, shkuam dhe nje here ne Spanje per pushime. Dhe ne Rome, se harrova, por per pune.

edhe...?

Thjesht pyeta se une s'kam dale asnjehere..smiley

Nuk eshte me luks ne Shqiperi e dala jashte vendit. Ne Greqi. Turqi, Maqedoni, Kroaci shkonin rregullisht qe perpara vizave. Ne maqedoni psh sa here qe shkonim ne pogradec per qef. Ne Kroaci organizohen shpesh klasat, zyrat, shkojne tufe. Ne turqi po ashtu ka qene e lehte. Dhe ne Greqi vitet e fundit para heqjes se vizave s'ka qene e veshtire e kur nisi kriza dolen cmime te lira hotelesh per ne vere, me lire se ne Saranda. Po ashtu dhe ne Spanje ka cmime te bukura qe te shkon aty aty me jugun e shqiperise. Pas vizave pastaj kam shoke qe s'kane lene vend pa ikur. S'eshte dhe aq shtrenjte qe ketu, nese kap oferta.

Ku do shkosh aman, sa te besh nje rruge ny-sf eshte njesoj si te nisesh nga tr, te shkosh ne madrid, te kthehesh nga helsinki, ti biesh kthimit gjate nga odessa ne prage, dhe kthimin pastaj ta besh nga bukureshti, ne sofje, stamboll, selanik, korce tirane. Dhe kur ke arrit ne tirane, ai qe eshte nis per san francisko ka arrit deri ne texas smiley

Duhet ta çosh shprehjen deri në fund frika ësht tek pjesa e dyt :

Gurët e arratisë... imuniteti im poetik!

Thonë se ngordhën atdhetarët në vendin tim:
E keni gabim. Ata egzistojnë.
Atdheut, si vampirët,
netëve gjuhëkuqe, i këndojnë.

Ja, njëri prej tyre?!
Atje, buzë lumit Drin!
Fytyrën si gjarpër buall e shkund.
Me ujin e tij brisk,
etjen tërë salltanet e shuan.

Ja dhe një atdhetar tjetër!
Rreth pusit të naftës, si orkan rrotullohet.
Mushkeritë e tij gjigande,
me avujt e zinj pa pushim i mbush!

Jo, jo, s’vdiqën dashnoret e shqipes!
Lumejtë e saj në shishe të kaltra i pijnë!
Bregdetet e Jonit dhe Adriatikut,
si elefantë saharaje i kalërojnë.

Kaq shumë e duan ata Shqipërinë,
saqë atë as me Parisin
apo Romën s’e ndërrojnë.

Dhe unë, që e mbaj vehten si bicim poeti,
s’guxoj të vajtoj për oxhaqet zjarrshuar.

Dhe unë që e mbaj vehten si bicim trimi,
penën, si presh të vjedhur nën sqetull e fsheh.

Eh, c’u katandisa t’i këndoj gurëve të arratisë.
Me xhepa të mbushur me gurë arratie, po kakaris.

Guret e arratisë, janë imuniteti im poetik!

Rezart Palluqi (Shkrimtar, Poet)
Holandë, 3 tetor 2010

o Rezart, ca behet me: startpagina albanie.nl sikur nuk funksjonon me me duket... mbaj mend qe ti ke qene goxha ativ atje.

Nami ketej ne Tr. Fillim marsi dite e bukur me diell ka fillu dhe ''pranvera '' smiley , kush eshte ai i marre qe iken smiley

kam nje neps per mimoza qe nuk di si do me veje halli.madje mund ta quaj obsesion se ka dy vjet,nepsi eshte kalimtar.kam pare ketu oborreve te pallateve,po me vjen zor te kepus.

nuhasni dhe per muasmiley

Asnje nuk shef perspektive ne kete vend, i mban vetem inercia. Problemi eshte qe nuk identifikojne dot shkaqet e kesaj amullie. Dhe sa me shume nuk e bejne aq me teper i largohen politikes si zgjidhje e problemeve te perbashketa.

Nje pjese te feneomenit e ka analizuar dhe zajmi ne kete shkrim: parajsa qe e quajme evrope

Nje pjese e duan skllaver hysmeti per tregun jashte dhe nje pjese e duan skllever hysmeti te pjeses brenda. Te dyja nga jashte kontrrollohen, vetem populli nuk eshte sovrani, eshte hysmeqari... Keshtu ka per te qene derisa ne skene te dal nje parti, nje levizje qe ti hap syte popullit, dhe ajo do te jete levizja qe do heq nga leksiku fjalen INTEGRIM! Integrim? Ku? Pse? Si? Cfar lesh integrimi? Ketu njehere te rregullojme kasollen tone perpara se te ngreme kullat e te tjereve. Eshte e lehte te na terheqin veshin per nacionalizem vende ku jo vetem egziston nacionalizmi VERTETE, por racizmi ne te gjitha format me te shemtuara eshte shfaqje plot krenari ne c'do aspekt te diskursit dhe veprimtarise publike. Andej nga ngritja e miteve imagjinare ben namin, ne fakt eshte shpifje e permasave mitologjike pa u vendosur kurre ndonjehere te pakten ne nje diskurs publik, vijne sulmet ndaj te ashtuquajturave *mite*, sepse keshtu ndodh, integrimi te rrjep nga e ardhmja, nga rinia, INTEGRIMI* te roberon me 10 ose edhe 50 breza, te merr shtepi dhe katandi, integrimi e rrjep nje popull nga ADN-ja dhe shpirti, (tenton*) ndersa c'mutizmi e zhvesh lakuriq, e perqesh ne mes te popujve te tjere, dhe e perdhunon deri ne ate pike sa ai popull te kthehet ne nje mase mishi me dy sy, pa identitet, pa dinjitet, qe HA c'ti hedhin e dhjet ku ti vij permbare, loder ne duart e interesave te tregut te kompanive te medha ne interes te kullave te te tjereve, dhe nje grumbull muskujsh per pune skllaverore. 

Po te kisha 200,00 euro, po te kisha nje pune, po te kisha nje Ferrari kshu sa per qejf weekendesh, nje shtepi ne plazh e kafene gjith diten dihet se te gjith do jetonim mir o mik, ne Tirane ne Kanada apo Amerik. Po ato 200,00 euro si behen, per ate punen sa kohe u solle kafeneve pas njerit ose tjetrit, kush te marrin ryshfetin i pari apo kush te dale daja i djalit se goces se xhaxhait. E per ato diplomat e uruara sa 100 euro nen filxhan kerkoi profesori.

Po te ishte aq mire do ishim kthyer me kohe. A thua na ze te gjithve Blloku...

ate pra po them

Ku lexon kete Corp te merr e qeshura. Qe nuk jetohet ne Shqiperi nuk eshte kundra , qe jetohet vetem ne Durres e Tirane dhe pjesa tjeter as mos e fol , nuk eshte kundra ...Po per cfare eshte kundra studimit ? Thjesht se nje pjese qe jane mbi 40 vjec pranojne kete realitet studimor dhe e shohin Realisht te keqen tek Klani Politik qe SUNDON ?

Ma qarte zotrij po munde me shkapet se cfare mejtim ke ( me qe ke dal si kundershtar i te vjeterve ne PPU qe te sulmojne&nbspsmiley  pervec pirjes se kafes ne Pleqeri . Eshte dhe ky nje realitet por , i mundshem pasi te harxhosh vitet te tera dhe kryesisht Rinie ne dhe te HUAJ ! Ose te te kete rene bixha te ishe ne kohen e Rinise brenda "Familjes se Babasqapit " si Politike ashtu dhe Malltezore !

Po te kisha 200,00 euro, po te kisha nje pune, po te kisha nje Ferrari kshu sa per qejf weekendesh, nje shtepi ne plazh e kafene gjith diten dihet se te gjith do jetonim mir o mik.

keto me siper nuk jane gjendje e Rinise por e baballareve dhe mamallareve te Rinise . Rinia e ka si LefKOPEJA ..."Te kesh dhe nje kawasaki " nje k/minister neoliberal si Berisha dhe .... te qeafsha jeten " smiley

Mua me ben pershtypje gjysma qe nuk eshte gati ta lere vendin.

Kjo tregon se ajo gjysem eshte e perbere nga individe qe jetojne duka ja marre shpirtin gjysmes tjeter, dhe nga injorante qe nuk e dine ndryshimin midis dy gjysmave...

po mund te kete dhe "grinders" apo jo? Pastaj dhe rrethat jane specifike per cdo njeri. Jo te gjith mund te pershtaten dhe te bejne nje jete me te mire jashte. Ca me tej, edhe sikur te pershtateshin, jo te gjithe  duan. Si puna ime pershemull... smiley 

Po ketu ta kam fjalen ke ata qe "jane injorante".

Injoranca nuk eshte thjesht sharje, eshte mungesa e njohurive, se si apo ku behet nje jete me e mire apo me dinjitoze ne bote... Grinders per mua hyjne ke injorantet....

Te kuptova shume mire, po cdo koeficent vendimarrjeje ka nje peshe vektoriale. Dikujt mund ti peshoje me shume te qenurit prane prinderve dhe te dashurve. Dikujt tjeter e ardhmja e femijeve te vet, eqetera eqetera.

Akoma me shqetesues eshte fakti qe pothujse gjysma besojne akoma se " ...there is a chance " Une kujtova se jemi popull largepames ... 

 

" The definition of insanity is to do the same thing over and over and expect different results."

- and NO, there is no evidence to suggest that Berti said this !!!

Qekur ka hap Berisha FB ,gjysma e tyre kane nderruar mendjen;nuk duan me te ikin.

Po ato plehrat qe erdhen e vodhen sa munden nga shqiperia e mjere me ane te ca mjafteve e ku ta di une dhe u zhduken duke na treguar se sa injorant jane ata qe mbeten. 

pfffff 

Jo cdo teme me kete tematika eshte domosdoshmerisht e nevojshme te kthehet ne "corp vs North York, vs New York, vs World" dhe anasjelltas.

Disa shifra te tjera te permendur ne artikull, pertej me shume se gjysma duan te ikin dhe me pak se gjysma duan te rrine:

 

  • rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike, madje kjo ka tendencë rritje sa më shumë rritet mosha dhe niveli i studimeve të larta.
  •  Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore. Të rinjtë shqiptarë janë mjaft aktivë në procese zgjedhore; ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht, por vetëm 3 për qind e tyre ndjehen të përfaqësuar në politikë prej të rinjve.
  • Rinia nuk beson partitë politike, por ata antarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër.  Ky është problemi kryesor që shihet në Shqipëri. Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme.
  • Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 për qind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi.

"Ja dhe ky sqarimi jot na mungonte", tha Gjeli*. smiley

* Fabula "Gjeli dhe kokrra e misrit" fq 1, rreshti 14.

U mor vesh, ju te dy me siper s'paskeni shku pertej titullit smiley.

Peace PF smiley

Peacefully,

Misri. 

smiley Tani qe me thu peace, po me duket sikur une vertet kam bere ndonjehere lufte me ty, dhe kjo po ma thyen zemren.

Une ne fakt do te thosha "Peace Dude" smiley

C'eshte ajo fjale smiley

Po qaty të çojnë  dhe këto o Monde :" të kesh pare sa më shumë e sa më kollaj që të "jetosh mirë në Tiranë"

Fakti eshte qe edhe 50% plus qe jane shprehur se duan te ikin, nuk kane per te ikur sepse eshte e pamundur, te pakten jo ne ate perqindje te larte.

Problemet mbeten.  

Ku rinia avant-garde, ku rinia aktive? Si dilet nga rrethi vicioz qe pasqyrojne keto shifra?

Nje shifer tjeter:

  • interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë.

Moj ti pranaj mu keput zemra mua. Qe rinia eshte ftohur ne tajare dhe se ndjen nevoje per ndryshim. Dje po degjoja qe " Ai komisari e ka meritur te vritej se ishte djale legen. Ja kish bo hak se merrte bakshishe."  Kjo rini se kupton qe i eshte vrare shteti dhe jo Dritan Lamaj.  me pas degjon keto lloj informacionesh qe duan te ikin. Me vjen nje trishtim, pa fjale.

U kthye im vella nga Anglia, ketu e 8 vjet para.. Jam rehat thote ne Shqiperi. Ka nje pune te mire, jeten e ben normale. Shoqerine e ka, familjen e tij, prinderit. Vallai e kam zili. Secili vend ka te mirat dhe te keqiat e veta.Ndoshta po te jem ne Tirane do jem akoma edhe me mire..E mire s'ka fund ndonjehere. Merzitemi ne nje vend gjithmone. Ka nevoje njeriu te ndryshoje vendin ku jeton, menyren e jeteses. Ndonjehere me vjen te jetoj ne mal. Nuk e kishte keq nje amerikane qe jetonte ne NY, e kishte shkuar te jetonte pergjithmone ne Theth. Ajer i paster qe te mbush me jete, gjelberim, freski, bukuri..As kam ne mend thoshte te kthehem. smiley

Ajo amerikania kish zgjedhur natyrën dhe  njeriun; jo bukurinë smiley

Zgjodha njerine

Ne fakt ne Amerike e Kanada nuk ka mbetur pyll ne kembe ku te shkoje te qetesohet njeriu. smiley

Ketlin,ke harruar nja dy te dhena per ate grua.Ishte goxha ne moshe(s'e mbaj mend sakte) dhe sec kishte nje lidhje me biologen a ambjentalisten,por s'perjashtohet dhe ndonjje lidhje hot me ndonje"Marash-Nikaj-Curraj".smiley

Ndoshta venus, u be kohe e gjate qe e kam lexuar ate artikull..

Djemte i kemi si azgan, na i kane zili grate e huaja..smiley

Ska asgje per tu habitur qe rinia do te punoje jashte.

Gjeja me e keqe do te ishte sikur rinia te mos shikonte me tej Kapshtices apo Kakavijes dhe te mbetej e mbyllur ne kafaz.

Habia apo revolta qe shikohet ne kete blog,vjen nga njerezit qe jane rritur ne kafaz dhe ju eshte dhene mundesia te punojne jashte,por mentalitetin e kafazit kane akoma.

Rinise tani i jane hapur rruget dhe ta provosh punen jashte nuk sjell dem,por dobi.

Studimi eshte sa per te marre parate,se edhe amerikanet po ti pyesesh a do te punosh ne Gjermani me rroge me te mire,edhe keta do te shkojne.

Nuk me ben cudi fare rezultati i studimit, sikurse dhe reagimet e peshkaxhinjve jashte vendit dhe brenda......ai 50 perqindesh qe do emigronte me shume deshire, perbehet nga nje grup social te varferish (varferi ka gjithkund, biles me shume e cilesuar tek imigrantet), por ne teresine e vet ky 50 perqindesh perbehet nga parazit. Pse them parazit! 

E para reagimi i pare eshte me tre diploma e te punosh kamarier....ska asgje te keqe....kam punuar kamarier ne amerike me persona qe kishin mbaruar shkolla te nivelit te pare dhe vinin nga familje te pasura dhe punonin kamarier.....puna eshte NDER, dhe ne Shqiperi gjysa e popullsise nuk e sheh si NDER.

Se dyti, tashme e kane mesuar te gjithe qe emigracioni nuk eshte ai luksi qe vijne e hapen b1thesh emigrantet qe bej kete e bej ate....emigracioni ka konotacion negativ ne cdo aspek, ndaj dhe njerezit do kishin deshire te dilnin te jetonin jashte dhe te jetonin ne zonen 1 ne Londer apo Manhattan, por eshte me lehte mos ta provosh.

Se fundmi, fatkeqesisht, emigrantet jashte as nuk e kuptojne as nuk duan ta pohojne qe realisht Shqiperia ka ndryshuar. Nuk eshte me ai vendi i fukarallikut sketerre, i shemtuar, njerez pabuksa qe te shihnin nga duart etj etj etj. Shqiperia ka se c'te ofroj sot dhe kjo eshte pak e dhimbshme per ta pranuar per dikend qe ka vite qe e ka lene per nje jete me te mire.

te tjerat pastaj, jane thjesht llogje dhe te nxjerrim pak dhjame nga ky pleshti se mos e perdorim politikisht...

Une mesa shikoj ne kete blog,emigrantet e Kanadase apo te SHBA-se ne shumice dhe ata te Europes me pak,NUK duan qe shqiptaret te jetojne me mire pasi keshtu u bie statusi social i tyre kur vijne ne Shqiperi.

Nje pjese e tyre akoma e kujton me nostalgji kohen e Enverit,edhe per aresyen se do te donin qe ne vend te turistave qe i admironin kudo dhe i luteshin per nje camcakiz,te ishin keta.

Shqiparia ka ecur perpara.

ne temat e tjera mburreni se si gjithe shoket tuaj dhe fisi tuaj ka ecur dhe jeton mire,edhe nga miqte e mij veten njeri eshte ne veshtiresi,por te tjeret jane mire.

Mua me behet qefi qe miqte e mij ne Shqiperi jane mire dhe jetojne po aq mire.

Te tjereve ju dhembin syte,se nuk jane me te adhurueshmit e viteve 1990.

Kete perpiqem te them dhe une. Shqiperia ne vitet 90 i shihte te gjithe te emigruarit me adhurim. Sot vazhdohet te shihen si njerez qe jetojne me mire, por s'eshte me ajo magjepsja, sepse ka me shume qarkullim informacioni dhe Shqiperia eshte me mire se c'ka qene, e kjo s'ka lidhje as me salen, as me nanon, as me ramen, thjesht populli shqiptar ka punuar, pjeserisht duke punuar vete, pjeserisht me ndihmen financiare te emigranteve, pjeserisht me emigrante qe kthehen me njohuri, pjeserisht me kontaktin me te huaj. Ndryshon mentaliteti e ndryshojne shume gjera. Ka plot njerez qe jane bere te pasur me pune te ndershme ose thjesht me trashegimi pronash, dhe jetojne shume mire, por cave ketu u duket e pamundur e nxehen kur i degjojne keto gjera. Kembengulin me klishe "rrine kafeve, s'kane c'te hane, rrezikon te vritesh po te dalesh me makine, tha ai lart", etj, etj.

"Shqiperia ka se c'te ofroj sot"

Ju lutem shpjegoni...

Nuk eshte problemi se nuk e shpjegon dot ai, por se nuk e kupton dot ti. Te eshte tiposur ashtu dhe aq.

hashash, skllever edhe ashtu .......lere fare , me shumice

Ne fakt me skllave je ti qe po punon ne fund te botes,ne nje vend qe ka vetem 2 dite diell ne vit, dhe jo shumica e shqiptarece qe jane ne gjendje te vejne pushime me Itali apo Greqi cdo vere.

Ti dhe shoket e tu ne Kanada vetem Kuben keni dhe atje shkoni se eshte lire.

Kush eshte skllav gjeje vete.

ehu edhe gomari eshte kafshe inatcare . po t'a zgjasim do dalim ti princi anglise une e fisit majave , futi nje gote uje me klor edhe lene me kaq . mos bej si shkreku , se dhe ajo te kalter e quante !

Skllav eshte ai qe s'punon, sepse ska pavaresi ekonomike. Arsyetimi jot eshte pa llogjike.

shumica e shqiptarece qe jane ne gjendje te vejne pushime me Itali apo Greqi cdo vere.

Po atehere c'na ankohen kot per varferi ekstreme, buke me liste, familje qe edhe asistenca sociale ju ka mbaruar, njerez qe vdesin duke vjedhur neper miniera te brak

ne fund te botes

well, po te qush shqiperine si kreun e botes, ashtu i bi.

bota esht sferike, ne fakt, po ajt mo, zemra te gezuara. Zoti e bekofte Shqiperine, tha.

smiley 

O Em, sa kam qesh. E c'na ka bo ai Shvejku! Nuk guxo njeri me permen boten sferike. smiley

ne fund te fundit eshte ceshtje stereometrie... edhe te shvejku smiley

balouni eshte a first hand witness on this one.

Marr guximin t'iu njoftoj zoti Toger, se kanarina juaj ngordhi.

He po tani ca do thush qe as kjo nuk eshte e vertete. Qe ne fakt ne Toronto nuk ka dy, po 303 dite me diell!!

Ore keta te amerikes te na  e dine per nder qe Obama po munohet t'a beje health free ameriken , telepati  qe me ka , cop cop  !

jo jo nuk i nxjerr sekretet , vec ne qofte ndonje prej komisionit parlamentar nga Shqiperia smiley

Ku rinia avant-garde, ku rinia aktive? Si dilet nga rrethi vicioz qe pasqyrojne keto shifra?

Kane shkuar tek VV-ja ose po mbushin xhepat ne ndonje OJQ.

Suksesi me i madh historik i komunisteve dhe pseudo-antikomunisteve eshte depolitizimi i rinise ose apolitizimi, shpolitizimi.

Rinia as ne qiell as ne toke, pastaj kur behet familja vjen vete integrimi ne pisllek. Keshtu riprodhohet pa pike problemi elita e integrohen per bukuri ata qe perzgjidhen.

Megjithate nuk duhet pare me syze fatalizmi gjendja, sepse rruget jane te hapura, gjysma eshte gati te ike, po s'ka bere ende valixhet e s'ka prere bileten e tragetit/avionit.

 

Corp,dale bir ,se e bere Shqiperine kopesht me lule,kur pjesen me te madhe te saj e kane mbuluar ferrat.

 

do thuash ti ,edhe ferrat lule jane.smiley

do parapelqeja trendafila dhe qe pse me gjemba s'ia humbasin dot bukurine.

Shqiperia nuk eshte fushe me lule ,por edhe sketerre sic duan ta paraqesin ata qe kane ikur me gomone ,nuk eshte.

Rruget jane hapur,kudo iket pa viza.Ikje me gomone ska me...

Nuk po shikojme eksode,sic do te donin rrefugjatet e Kandase apo ata te gomoneve.

Sigurisht qe nuk eshte ajo qe ka qene, por ende eshte shume larg vendeve evropiane,ndaj dhe njerezit te lodhur nga ky tranzicion i gjate,duan te ikin. Vetem fakti qe je ne "vendin tend" e me njerezit e tu te mban ketu,asgje tjeter.

Ju shikoni Tiranen dhe Durresin e Vloren (gjate stines se veres ) dhe mendoni se Shqiperia eshte e gjitha ashtu.S'po flas me shume,se te beni ramiste juve.

smiley

sapo lexuan kete

iken te gjithe me vrap

na pane ne kaq te lumtur

shkuan lumturine me kap

venus do shkembehemi bashke? Ti merru ere trendafilave qe nuk vijne ere ketu ku jam une une te vij te mbledh manaferra andej se ketu ka vajtur $ 5 pakua me 15 kokrra brenda..smiley

Jo,une po erdha do e marr dhe trendafilin me vete.smiley

kush e beri fushe me lule?

Shqiperia nuk eshte parajse, por nuk eshte as ferr. Shqiperia eshte vendi i dyte me i varfer ne Europe, por te vije te te thote tjetri ke frike te dalesh me makine se te vrasin me pushke, nuk ke pse e pranon as ti, qe mund te jesh e perfshire nga moda e te sharit te shqiperise. Se keto llafe thone dhe andej keta e habiten te huajt kur vijne ketu qe s'eshte sic e prisnin.

Per nje kafe ne Tirane ja vlen te shkosh smiley, se di pse te shijon ajo kafja atje, kurse ketu na ngeli qypi i kafes ne dore, ne makine apo ne tavolinen e punes..

Une do kthehem se shpejti, meqe kam me shume se 200,000 mije euro cash..smiley

Shpresoj qe te gjithe te ktheheni nje dite, por jo me xhepa bosh, se ashtu nuk duan as ata qe ne te kthehemi..smiley

http://www.youtube.com/watch?v=NNr0BxaxB_k

 

Shqiperia ne kontekst historik sot eshte me mire se asnjehere tjeter. Nuk eshte parajse, por eshte nje vend qe nese je nje eri profesionist, me aftesi mesatare dhe vullnet per te punuar dhe care, nuk ja vlen qe te emigrosh. Per vete jam kthyer ka 6 vjet nga SHBA pasi kam mbaruar studimet dhe kam pasur nje karriere relativisht te suksesshme ne NJ, dhe ndihem shume mire ne Shqiperi. A mund te jete me mire??? Edhe Amerika mund te jete me mire!!!! A eshte sketerre??? Absolutisht jo!!! Problemi kryesor??? Memorja historike e cila perben edhe mentalitetin  i cili kerkon shume kohe per tu permiresuar, dhe klima mesdhetare. Ndaj dhe gjysa duan te largohen por sua mban nga frika se duhet te punojne (jo se jane rruget e mbyllura). 

Mos i besoni cdo artikulli gazete dhe televizioni te pavarur nga qeveria apo opozita.....nuk eshte aq zi sac thot edhe ky rraporti.

 

Ku u ktheve ?smiley

Ne Tirane (dont be fooled by the flag) 

Pune e mire. Te pakten nje studim serioz, jo analize e analizes te kundereplikes si keto opinionistet tane te zakonshem. Ne fund eshte dicka pozitive. 50% do te thote qe duan te qendrojne eshte lajmi. Pastaj secili zgjedh rrugen e tij.

Me kujtohet njehere ne tvsh, vitet '90, Ardit Gjebrea gjate nje spektakli, po prezantonte para publikut, kengetaren Parashqevi Simaku, te ardhur posacerisht nga Amerika.

Arditi: E dashur Parashqevi, ku ke qene gjithe kete kohe, qe i ke munguar publikut tend te dashur? Ku kendon tani?

Parashqevia: Ne Amerike

Arditi: Ne Ameriiiiikeee. Publiku ne salle, thirrje, duartrokitje, mahni.

Arditi: Po ne Amerike ku?

Parashqevia me buzeqeshje: Ne Hollywood

Arditi: Ne Hollywoooooooood eeee woooow. Publiku ne salle, thirrje, ulurima.

lol hajt pershendetje meqe eshte tema mbi deshiren per largim, mos te harrojme mireqenien e lumturine ku e futi vendin Partia.

 

Po ca do bejn ktu kur nuk kan edhe asnje mundesi? i bie te vdesin nga depresioni sepse nuk kane asgje me ca te merren

pastaj ndryshon puna kur rrin nga 2-3 vjet jasht bojn nai lek dhe kthehen ktu prap se jan rehat e sja u man me bytha andej

Se ke lexuar raportin me duket, vetem komentet......raporti thote jane gati per te ikur hipotetikisht, pasi tani kane me shume mundesi se kurre dhe me kosto shume te ulet biles (thjesht kurse kafet e nje muaji) dhe nuk ikin......do te thote nuk qenka aq keq!!

Ose nuk kan njerez jasht per ti pritur e per ti strehuar,apo dhe ato qe kane nuk mund ta mbajne dot per nji fare kohe,sdo mend qe nuk do rrin hoteleve apo vetem,kush i ka mundesite iken po te rralle jan ata qe rrine shume,shumica kthehen.

Vendosni Normalitetin ne Shqiperi duke u dhene nje Ndeshkim shembullor percaresve te llot Berisha e debiles se certifikuar Jozefine .

Foluni njerezve hapur pa Hile e Mashtrime se demokracia nuk eshte fushe me Lule . Perkundrazi ne e kemi QYL . Botes qe te vinte ne kete shkalle qe enderrojne Rinia i eshte dashur te kaloje ne Lumenj GJAKU . Jo vetem qe nuk jemi pas asnje shteti ne Europe , por ne Ballkan jemi ku therret qameti ! Dhe ky Qamet nuk kapercehet me frymen e shenjte por me PUNe dhe se pari me Punen e Rinise .Jepini asaj Pune !

Shpjegojuni Sinqerisht se Transformimet e medha te Prones kane krijuar Veshtiresi qe nuk jane te Lehta tu pershtaten e te kapercehen ne kohe te shkurter . Ato paraqiten si "dafina suksesesh " vetem nga handikapet mendore me Pushtet dhe Vuvuzeleria e lloit Yp LefKOPE e te gjithe Yprit ne TUFE ! Nuk ka nevoje per te sterholluar mendimet si " suma te zgjuara " por ka nevoje te komunikohet SHQIP ! "Prejuni gjuhen kesaj kategorie " duke i vene ne shenjester si kryeinjorante jo vetemm me dy emisione AlPazar e Portokalli .

Dhe figurativisht  "varini ne shesh" badiguardet e Berishes dhe njerzit e Krimit prane tij , duke e detyruar ate "tu heqe karriken " per te shkaterruar njehere e pergjithmon shtetin Klientelist e te forteve te mbajtur me Gardiste dhe ndeshkoni Ligjerisht dhe Ekstremisht te Korruptuarit .

Shpjegoini te rijve ( jo Shkelzenerve e Argiterave ) se ne rradhe te pare individi kudo qe te jete do ta ngreje dhe Mbaje vete jeten dhe familjen e tij ....por jo pa veshtiresi dhe me servilizem partiak !

Ktheini optimizmin Rinise jo me shembujt e perspektive se bibave Mesilra e Vorbasve qe jane nenbishtje te Babasqapit e llumi i mentalitetit Rinor ! Perjashtojeni nga Ndotja e Thashethemet e  GROPES Septike  Sali Berisha , qe i perdor si manekine keto te reja e te rij .

Dhe shihni po su ngjall perseri .....

Thelbi i gjith kesaj eshte Kthejini Rinise Shqiptare Normalitetin ne te MENDUAR e per te PUNUAR pa deklarata berihajsh e urra patriotesh , sa bukri ka Thethi !

mire e ke o idriso, normaliteti...jemi shume larg normalitetit...cfare me ngre nervat te ne eshte debilliku masiv dhe plehrat e kudondodhura ne radhe te pare...them debillliku pasi grada e larte e militantizmit te con vetvetiu ne debillik, jane bo njerezit me hije...ketu ne muhabet me ty si UFO shan "malokun" e sa bashkohen dhe ca te tjere nuk ka me te mire se "maloku" e faji e kane komunistat me palloshin ne krye...shkurt kur ne administrate nuk mund te punesohesh pa bo nonji pune per partine nuk ke se ca pret...kjo pjese e shoqerise ben cdo dite nje jete te dyfishte...halli me ndergjegjen, i fut na tre dopjo dhe jane ne rregull me ndergjegjen...sa per shtet ke modelin me te perkryer te mafjes ne pushtet...rastet e fundit jane vetem larje hesapesh brenda llojit...bohet jete ne  Tirane, nuk njoh ndonje te lindur e rritur aty qe ti pelqej Tirana e sotme...protesta nuk mund te presesh nga kjo shoqeri...arsyeja eshte e thjeshte, nje pjese dermuese rron me paret e emigracionit      ...i fut nonji xhiro nji-dy here ne vit te cuni e goca e kur kthehen megjithe mjerimin e fqinjit thone me vete honkshi veten ju se te pakten s`jemi si ju...pjesa tjeter e punesuar ne administrate do te rruaj nga frika statusquone...kush ngeli per te protestuar...ata sic thote i madherishmi "mbas Dajtit" nuk kane fuqi e kenaqen me nonji thes miell me rast zgjedhjesh...kafshet kane dale jashte kontrollit

Njerez jashte zakonisht budalle! Para se me hy Polonia ne EU paten bo sondazhe  me shumice, dhe u dilke se maksimumi 5000-7000 Polak do vinin ne Angli. Tani jane nja 1.2 MILION Polake ne Angli. 

Dhe nga krejt sondazhet qe kishin bo para 2004es me te gjithe vendet e Evropes se Lindjes qe do futeshin ne EU (nja 10-12 vende) vetem 13000 do vinin ne Angli.

Per mua eshte e rendsishme qe dhe ai 50% qe teorikisht ka deshire te iki nuk iken sepse thjesht e kupton qe dhe jashte nuk eshte jeta baçe me lule (shume biles mbase e kan dhe provuar dhe jane kthyer te zhgenjyer nga eksperienca jashte), domethene qe sot perpara se te ikin mendojne cfar do bejne atje ku do shkojne. Vite me pare ideja ishte mjaft te ikim, sa te bejme ca pare jashte shtetit pa pyetur se cfare dhe si do i benin.Dhe kur ktheheshe ne Shqiperi per pushime pyetja e pare qe te behej ishte, ke be noj leksmiley. Ky mentatlitet per fat te mire vitet e fundit ka ndryshuar dhe njerzit kane kuptuar qe kudo nuk eshte aq e thjeshte te afermohesh profesjonalisht dhe te besh pare). Dhe kush jep shembujt e kanadase ose amerikes si vendet e mundesive nuk eshte i 100% i drejte, sespse marre keshtu 90% e botes teorikisht do te donte te emigronte ne keto shtete. Puna eshte qe afirmimi personal dhe profesional eshte dicka shume individuale dhe varet nga shume rrethana jo vetem nga rroga dhe sherbimet qe ofrohen.Kshu qe, ka qe e gjejne jashte ka qe e gjejne ne Shqiperi. Kjo nuk do te thote qe nuk duhen kritikuar gjerat e shumta te gabuara qe ka atje por prape zgjidhja e cdo problemi nuk eshte emigrimi dhe kete duket se rinia shqiptare, me te gjithe te metat e saj, e ka kuptuar.

sot gjysma (bile me teper se keta lloj artikujsh studimore e zmadhojne gjithnje idene baze te tyre) nuk ikin se kane çfare te humbin. perpara iknin se nuk kishin se çfare te humbnin.

Per mua eshte me shume se dine qe s'eshte kollaj te gjesh.

ajo qe gjejme nuk ka si te dihet, pra eshte enigme per te gjithe njerezit e kesaj bote (ndryshe fiton lloton çdo jave), ndersa ate qe humbim, kete e dijne te gjithe. 

merr rezikun me dy duar, vetem kur nuk ke me se çfare humb. 

per te mos thene pastaj, se shumica njerzve te cilitdo vendi, nuk levizin prej tij. pra artikuj si ky me lart, jane thjesht analiza naive te mbeshtetur ne fjale rruge. 

fakti qe shqiperise (por edhe plot vendeve te varfera) i kane ikur miliona eshte se bota (prej budallallikut qe e ka kap keto kohe) ka ngritur ne kembe sisteme (lloto amerikane, azili politik, etj) qe e lehteson fare kete ikjen prej vendit, e ka bo si turizmin.

vete kur e krahasoj jeten time me te shqiperise, ketu jam perpjekur me pak, ose si me thene po aq pak sa atje. POR kam fituar shume me shume. natyrisht dhe kam humbur. (por shqiptaret qe njoh, ato qe kam humbur une do t'i nderronin me kenaqsi me ato qe kam fituar)

pra ketej jetohet e punohet shume me lehte se atje. dhe normal, sistemi ketej eshte me i vajisur se joni.

Jam dakort deri ne njefare pike me sa me siper, por mos harro qe jo te gjithe ata qe iken fillimisht ishin ne gjendje te zgjidhnin fatin e tyre. Domethene ndoshta eshte me kollaj kur ti ben pjese te ajo shoqeri e "vajosur" sic e quan ti por shume shqiptare  jo vetem qe nuk ishin te vajosur ne vendet ku iknin por ka shume qe akoma nuk jane vajosur mbas vite te tera jete ne mergim dhe jo sepse nuk jane te afte.Prsh: http://www.youtube.com/watch?v=pe5TFKJHqss

me  shume se gjysma...sh pak duket si shifer

po cja fusin kot keta ,se kush po e rruan per te ikur emigrant sot ?

nejse le te presim 23 qershorin se athere o nene o nene si do ndryshojn sondashed e deshperuara smiley))

o sa mir me ken shciptar,

tu bo vilen mu n'bathore

tu shkel mootin n'trotuar

tu bo jet madheshtore

te shkojne ku? per te bere çfare?

Ne fakt keto fondacionet, sa rrine e merren me studime te tilla do ishte mire te rrisin numrin e bursave per te ndihmuar te rinjte qe duan te kene eksperienca jashte shtetit.

Te jetosh ne Shqiperi apo jashte Saj?!

kjo pyetje ju shkon ndermend shume veteve dhe une jam njeri prej atyre qe i kam provuar te dyja anet e medaljes.

Te emigrosh jashte Shqiperise ka disa avantazhe si siguria per jeten (edhe nuk vritesh per nje te shikuar), standardi i jeteses, gjelberim, rregull, etj. Dizavantazhet jane se per te jetuar atje je larg njerezve te tu, per arsye letrash duhet te genjesh identitetin tend, te martohesh me ndonje mosha jote + X ose pesha jote + X. nje zanat qe ke mesuar/ushtruar/diplomuar ne shqiperi eshte pak veshtire te besh te njejtin profesion atje. Je gjithmone i huaj ne tae vned, etj. etj.

Te jetosh ne Shqiperi ka disa avantazhe si p.sh, je ne vendin tend, flet gjuhen tende, je afer njerezve te tu per te mire dhe te keq, moti i shkelqyer, etj, etj. dizavantazhe ke disa si p.sh standardi i ulet i jeteses, siguria, shendetesia e dobet, etj, etj.

Sa i perket ceshtjes finaciare besoj qe po te jesh punetor lekun e nxjerr si jashte ashtu dhe brenda Shqiperise.

Per buxhetoret/punonjes me rroge fikse njesoj eshte si jashte apo brenda Shqiperise prape ne fund te MUAJIT nuk ngelet pothuajse asgje. 

E rendesishme eshte te jesh NJERI dhe te trajtohesh si NJERI, pjesen financiare gjithkush e zgjidh sipas mndesive dhe menyres se vet.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).