Deputetja demokrate, Mesila ka nevojë për kurim. Kjo bëhet e ditur pas një vendimi të marrë ditën e sotme nga ana e qeverisë, e cila ka marrë vendim që ta ndihmojë atë me 1 100 000 lekë për kurim. Më poshtë vendimi i plote

“VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA”

206 Komente

Po cfare semundje ka ??

Uroj te sherohet sa me shpejt e mos paste probleme se gjynah.

Vecse nuk me rrihet pa thene : Imagjino te shqetesohej qeveria per femijet pa buke , pa strehe, pa familje ....kaq shume !!!! smiley

majasill

sa djal i squt je ti , tak fak ta jep pergjigjen smiley. e ku e di ti me ca halli  ka tjetra smiley

po mire tashi kto leke deklarohen per hater te kujt ?

qyqa sa te nershem jane , s'lejn gja pa i tregu ktij populli , sa qef

ua mi none, po dhe ti flakë për flakë...

ps: ku e dijsha qi e dijshe

Allahu eshte i madh dhe symadh .

Sa kujdeset qeveriu per te vetet.

a ate vjen ndoj fije turp per ça thua.Ajo shyqyr qe u gjet ne ate vend ,ne mos per tjeter te kurohet....

Ne cilin ligj eshte shkruar qe nje Deputet qe merr nje rroge goxha te mire, ti akordohen 11 milion lek ? Nuk kam asgje me zonjen. Ajo te gjej sherim. Jam i interesuar si funksionon ligji per shperblimet! ? Nga cili fond meren keto leke per te mbuluar nevojat personale te deputeteve ?  

jane kuru edhe deputete te majte me fonde shtetrore mgjse e kuptoj shqetsimin e ppu-se vec ne ket rast

e zuni mallkimi i palmes se 11 janarit

Jo po se benit llafe per Fan Nolin pastaj! 

Ky muhabet eshte dyfish turp. E para nuk ke pse i permend tjetres shpenzimet shendetsore pasi mund te kete edhe nje semundje te rende e si do ju vinte juve po te lete qeveria me vdek per pune lekesh nje deputet te majte. Mesila politikisht mund te jete bere e neveritshme, por kjo s'do te thote se zihet Mesila me Saimir Tahirin (gjithashtu i neveritshem), qe duhet t'i urojme te vdesi. 

E dyta boll me keto abuzimet katunareske (po nga Muc Nano nuk ke c'pret tjeter ne fakt) ku ne titull vendoset shuma me lek te vjeter e ne artikull shuma reale (me te reja). 

Neveritshmeri militanteske, qe te tremb se edhe pas 23 qeshorit gjerat nuk do ndryshojne. 

Se pari uroj qe semundja mos jete e rende, te pakten kete solidarizim human duhet ta ndajme te gjithe ne me femren, nenen, bashkeshorten Doda.

Por ama...

Lisander te njejtin reagim do kisha dhe une ndaj cdo neveritshmerije militanteske por ama qe te lesh pa para invalidet (para qe u takojne me ligj), te lesh pa ndihmuar femije qe dergjen spitaleve, dhe ti japesh nje shume te tille nje zonje qe edhe rroge te majme merr si deputete dhe bashkeshortin e rregulloi tek TVSH-ja, kjo bie era hipokrizi. I uroj sherim te shpejte zonjes por eshte dyfish me e dhimbshme kur lihen pa para njerez qe akoma dhe sot jetojne me lista ushqimesh, mungese ilacesh apo kryesisht ne varferi ekstreme.

Solidariteti njerezor nuk mund te konsiderohet vetem brenda bllokut te ri te udheheqesve!

 

Celso kjo qe ngre ti ka lidhje me sistemin dhe jo me emra konkrete. Mund te te garantoj qe ne cdo vend te botes do kurohej shume me me prioritet nje deputet se sa nje njeri i zakonshem. Duam s'duam ne, sistemi nuk mund te jete i barabarte per te gjithe, sepse edhe vete ne nuk kemi gjykim te njejte. Po e coj ne ektrem gjene, dhe po te them ty kush te ben me shume pershtypje vrasja e nje deputeti, gjyqtari etj, apo vrasja e nje qytetari te thjeshte? E pra une s'kam asnje arsye te du me shume nje x shtetar se sa cdo qytetar. Por me shqeteson me shume vrasja e nje shtetari sepse dashje pa dashje i konsideroj me te mbrojtur se sa qytetari i zakonshem.

Pastaj sa me shume probleme te kete nje vend aq me i dukshem behet ky diferencimin trajtimi. Tek ne ku femijet me semundje shume me te renda kurohen me donacionet e privateve dhe ku njerzit me aftesi te kufizuara nuk marrin pensionet (me perjashtim te salisteve te peshkut smiley) sigurisht qe bejne me shume pershtypje. Po zgjidhja nuk eshte te denoncosh trajtimin e disave po te kerkosh permiresim rrenjesor te trajtimit te te gjitheve.

me 1 llaf s'bi rrufeja n'hale po thu plako

Ate e ka thone poplli o Miro. Po si tha "Beluli"

Ne popull i kemi rrenjet o Mali

A nuk po flasim per sistemin? A nuk duhet te na shqetesoje gjykimi dhe si diskutimi mbi sistemin? Pastaj, c'rendesi ka M. Doda apo dikush tjeter kur ne thelb mbetet gjithsesi trajtimi i diferencuar i shoqerise. Ky trajtim behet me i dhimbshem kur shuma e parave i leshohet nje besnikeje, e cila paguhet mjaft mire nga shteti, shtet qe ka marre nen sqetull gjithe familjen biologjike te zonjes. Tani, eshte ca turp per ne qe i bejme llogarite zonjes Doda por ama per dreq eshte e padrejte. Nuk gelltitet or shok. 11 milione...nderkohe qe prej muajsh shtresat me ne nevoje te shoqerise nuk marrin cka u takon me ligj.

Sa per ate paralelizmin po te pergjigjem qe per mua eshte me e rende vrasja e nje qytetari sesa e nje zyrtari. Sot realiteti ne vend eshte i tille qe qytetari ne pjesen me te madhe ndihet i braktisur nga shteti, pa mbrojtje prej tij nga krimi, pa asnje lloj vizioni shoqeror qe normalisht duhet ta percjelle shteti. Sot shteti shihet nga qytetari si nje mjet shtrengues deri diku shtypes. Nderkohe qe zyrtari ne perceptimin e gjere shoqeror eshte ai qe gjendet mes lojrave per "llokmat e dhjamit" e per rrjedhoje me i prekur drejteperdrejte nga krimi, ose ndershkimi i krimit.

Te denoncosh mini skandale te tilla ndoshta nuk eshte zgjidhja por dhe kalimi si nje procedure rutine (qe ndodh ne gjithe boten) gjithashtu nuk eshte e drejte, madje as dhe e moralshme. Mendoj se aq sa mundemi, duhet te flasim. Ka shume qe degjojne, lexojne....ndoshta per nje moment reflektojne!      

Sa per ate paralelizmin po te pergjigjem qe per mua eshte me e rende vrasja e nje qytetari sesa e nje zyrtari.

populizëm shqeto i dashur mik.

shumë qytetarë janë vrarë në të njëjtin vit

Une ne ppu jam thjesht nje anonim. Shpreh mendimin tim e nuk pres asnje vleresim nga askend. Nese une do shkruaja me emer dhe mbiemer dhe do mbaja nje qendrim te tille (sic e quan ti) atehere ndoshta do ishte deri diku e pamoralshme.

Mesazhit te mesiperm doja ti shtoja qe Shqiperia nuk eshte vetem Tirana, kafet e bllokut apo restaurantet e shtrenjta. Ka dhe nje tjeter Shqiperi, ajo e listave, ajo Gri qe te thyen shpirtin kur sheh qe pamundesia per tu larguar nga ai vend i detyron te jetojne mes nje frustracioni te perditshem e te paimagjinueshem. Dikush duhet ti ktheje syte dhe nga ajo Shqiperi...

O Celso,

Pa dash me fol ne emer te Mirit, po te them qe nuk e besoj se te ka qujt ty populist apo se po meno se ti ke ndonje perfitim nga keto qe po thu. Thjesht do me te vone ne dukje se ajo qe thu ti me lart eshte populiste sepse perkon me ate qe duhet te jete po ne realitet nuk eshte fare ashtu ne boten ku jetojme. 

Po mos kalo edhe ti ne ekstrem tani qe te na thush se duke vene ne dukje faktin qe trajtimi i diferencuar eshte deri diku i pranushem, po themi se nuk po na bi ne men per gjithe keta robt qe vujne e s'kane buke me honger.

 

Get more Likes to your Faebook page

Duam s'duam ne, sistemi nuk mund te jete i barabarte per te gjithe, sepse edhe vete ne nuk kemi gjykim te njejte.

Guçe, nuk osht ashtu! Ne sistemet ku zoteron shteti ligjor, njerezit jane te barabarte perpara ligit. Nuk ka te beje sistemi ekonomik, kapitalist apo socialist, njerezit jane te barabarte perpara ligjit. Madje ne demokraci, nuk eshte e vetkuptueshme qe nje njeri me pozite shteterore te kete prioritet ndaj nje qytetari te thjeshte. Madje nese sistemi funksionon ashtu sic duhet te funksionoje ne te vertete, shtetaret kalojne ne nje lupe me te madhe se njerezit e thjeshte per vete karakterin e pozicionit qe mbulojne ata. Edhe sikur punet e shendetesise te shkonin fjolle ne Shqiperi per njerezit e thjeshte, ky rast kishte per te lene shije te keqe tek gjithkush. Sepse keto jane leke qe i hiqen nga risku dikujt qe ndoshta e ka me te nevojshme dhe i jepen si qoke dikujt qe mund ta perballoje nga xhepi i vet dicka te tille.

Meqe bere krahasim me vende te tjera, ja po te jap une nje rast te fresket ne Gjermani:

Para disa muajsh u be shume zhurme dhe pati shume konsekuenca rasti i nje skandali sic u quajt ketu me listat e pacienteve qe prisnin rradhen e transplantacionit te organeve. Nje mjek ne bashkpunim me disa te tjere ne nje spital kishte manipuluar kartelat e te semureve te tij, ne menyre qe ti nxirrte me lart ne listen e pritjes per transplantacion. Duhet thene qe ky mjeku as nuk merrte rryshfet per nje gje te tille dhe pacientet e tij as nuk ishin njerez te pasur ose me pushtet qe te mund te perfitonin nga pozita e tyre. Dhe kjo gje ishte gjeja e pare qe u vertetua nga hetimet e prokurorise ketu. Ky mjeku ishte si te thuash ne rastin me te mire shume i ndjeshem dhe empatik ndaj pacienteve te vet. Mirepo asgje nuk e justifikon ate qe te merrte persiper qe te vendoste kush kishte te drejte te kalonte i pari ne listen e pritjes dhe kush jo. Sepse para Semundjes, Zotit dhe Ligjit jane te gjithe njesoj dhe te barabarte.

Fundi i kenges eshte qe disa mjeke jane ne paraburgim dhe presin gjykimin dhe me shume gjasa do te kalojne nje kohe te gjate ne burg, si edhe zerat u bene me te larte per debatin e shoqerise, se cfare do te thote te jesh i barabarte, si edhe rregullat e kontrollit si edhe kontrollet per listat e pritjeve u bene me te forta.

casa,keto qe shkruan ti jane sacro sante...pra qendrojne te gjitha.Po po flet per nje realitet vite drite larg nga i yni.Atje me drejte ky fakt eshte i pamoralshem e i denueshem...po ne Shqiperi qe qe ne bosht ,ne rrenje ,qe ne majmun eshte e padrejte ,e pa ligjshme  e paregullt e pa etike.Ne kete kaos biblik qe eshte realiteti shqiptar te kurohet dikush me kusht e menyre eshte shyqyr o zot.Jeta eshte e shenjte ,para semundjeve.Pra nuk mund te ekzistoje qe per te kuruar Doden te ndiqet kriter gjerman ,do ishte nje supereccezione.

mirë motra, mirë

smiley

smiley

looool

O Kazon mos na bo krahasime me Gjermanine o burre! Ne nje shtet normal keta do kishin nje sigurim shendetso qe do jua mbulonte keto shpenzime. (une psh e kam e ne Shqiperi po punoj) Pra hendeku eshte shume i madh. Ne Gjermani, nuk te le njeri me vdek nga dicka e kurueshme. kurse ketus pitalet s'kane as ilace as mundesi me te kuru per nje sere problemesh.

Po flasim per nje vend ku shteti s'eshte ne gjendje me i dale te gjitheve per zot. Supozohet qe nje deputet jep nje kontribut shume me te madh se nje qytetar i zakonshem, ndaj dhe trajtimi ndaj tij eshte ndryshe.

Rasti qe t'i jep tregon per nej barazi per t'u levduar, megjithate une nuk jam i bindur qe edhe ne Gjermani, po te kish qene deputet perfituesi, do ish bere e njejta zhurme.

Ja te te jap edhe une nje rast aspak etik te nje kompanie gjermane. Allianz ka nje police sigurimi shume te shtrenjte qe u shitet vetem njerzve shume te pasur dhe u garanton trajtim prioritar nga specialistet me te mire ne bote te fushave te ndryshme. Pritja per tu operu apo trajtu nga keta specialiste mund te shkoje ne disa vite per njerez normale, kurse per klientet e kesaj police eshte vetem disa dite.

S'eshte aspak etike qe njerzit te trajtohen perballe semundjes ne funksion te xhepit, por ja qe ndodh.

Jo Guçe, nuk ta leshoj! Kjo puna e sigurimeve shendetsore here ekzagjerohet edhe here nenvleftesohet deri ne skaj. Gjermania nuk eshte shum model tek sigurimet shendetsore dhe tek sistemi shendetsor. Pavaresisht se e ka filluar e para kete pune, perseri eshte ne nivelin e mesem. Nuk te mbulojne sigurimet e detyrueshme shendetsore cdo sherbim shendetsor. Prandaj ka edhe sigurim i thjeshte i detyruar, por ka edhe sigurim privat, si edhe ka mbulim shpenzimesh nga paret e xhepit. Sherbimet qe te ofrojne keto dy lloje sigurimesh shendetsore nuk jane kurrsesi te barabarte, edhe ne cmim edhe ne cilesi sherbimi te ofruar. Sherbimi nga sigurimi i thjeshte eshte i listuar nga Arka e Sigurimit Shendetsor, eshte bazik dhe nuk eshte i keq. Por per kete pune ka menduar politika dhe parlamentaret qe kane bere ligjet dhe kane vene sinoret e duhura. Nuk te le njeri te vdese ndonje ketu ngaqe ta mohojne dhenien e sherbimit, qofte edhe nese nuk ke para.

Pastaj, ky mentaliteti "buono per Albania" duhet te marre fund, nese duam qe te funksionojne gjerat si duhet.

Te garantoj me 100% qe nje politikan ketu nuk kishte per tu trajtuar me mire ne krahasim me nje qytetar te thjeshte nese kane te njejtin sigurim shendetsor. Biles ta garantoj qe zhurma ketu ne Gjermani kishte per te qene aq e madhe, saqe kishte per ti tremb nga gjumi edhe katundaret e Baldushkut ne Shqiperi.

Rasti tjeter ne lidhje me trajtimet e politikaneve, qe disave ndoshta do tu duket absurd, por jane keto detaje te vogla qe bejne qe punet te ecin ku duhet:

Asnje deputet, minister apo funksionar i larte partie ose shteti nuk ka te drejte qe te fluturoje me parate e taksapaguesve per arsye pune (per arsye private jo e jo)  ne klasin e I.

Para disa viteve, disa deputete dhe politikane gjermane, mes tyre shume nga e majta, u detyruan te japin doreheqje nga funksionet e tyre publike dhe partiake, vetem se miljet e grumbulluara nga programi Miles and More te Lufthanses nepermjet fluturimeve te shumta per arsye pune, pra keto milje i kishin konvertuar ne bileta falas per fluturime private. As nuk beri njeri as gek e as mek. Kur nje arketareje te thjeshte te nje supermarketi nuk i lejohet qe te fusi ne xhep dy cent bakshish, politikanit nuk i lejohet jo e jo. Kjo duhet te jete edhe premisa e pare per te gjithe politikanet, si ne Gjermani ashtu edhe ne Shqiperi. Perndryshe kush eshte politikan dhe nuk mendon per dicka te tille, me mire te mos i futet fare atij zanati. Jane keto gjerat e vogla, ato te cilat jane zamku per te mbajtur forte nje shoqeri civile.

Mos me thuaj pastaj prap se nuk jemi ne Gjermania, se do t´gjuj n´çok pastaj smiley se mos jemi Gjermania, te pakten pas Gjermanise jemi. smiley

Pedro, logjika per trajtim me te mire te njerzve te shquar/njohur bazohet ne te mirat qe ata i kane sjelle/sjellin komunitetit. Psh per Ismail Kadarene (prite Zot rrezikun) nuk duhej me u kursy asnji cent (ne e past lon kadareja shnetin e vet ne duret tona te qelliqme, kuptohet). Tani aksioma i zgjat komet me shum se ka jorganin, dhe kalon te ofiqaret - medemek qe nji njeri me pergjegjsi automatikisht i sjell te mira komunitetit. Qe ne e dim qe s'esht hic ashtu per rastin e Shqiperise. Tani qe e mora vesh qe kjo eshte figura groteske e palmave, them qe edhe mbi te duhet te bjere betimi i hipokratit (robt i kan mjeku pacientet kriminel, masanej i kane pushkatu, var per palmash etj) - ama per kete ***** nuk shof asnji rsye pse duhet trajtu vecan nga, ta zejm, cdo rast tuberkolar apo i zon nga dheu i Bulqizes, psh. Asnji!!!

Çimo, kisha nji vullnet te jashtzakonshem me mos me thon nji llaf t´keq sot, po c´e do, robi qeka mo i dobet sesa e paska parashiku veten:

Tashti, pikerisht per ket zojen, ka nje numer jashtezakonisht te madh njerezish, qe thojn: "ju bofshin leket ilace, jarebi". Mirepo ketu ata nuk kishin llogarit qe t´ishin leket e tyne qe po boheshin ilace dhe jo te sajat.

Se tironsit kan pas thon e thojn akoma: "t´lonsha Zotin". Por kur edhe kjo nuk bo fajde, ka i gjo qe nuk shko n´ket mes. Shenjat e qametit nuk jon larg, dmth.

nuk i kuptoj robt qe shkrujn per politese qe u sherofte sa me pare e ku di une. jane llafe tastjere, jo llafe zemre. lumsi ata qe kane kaq force analitike sa ndajn pacientin nga persona politike. kemi bo perpara dmth. un ala te ura, ala te koci xoxe si me thon, si s'ma bo goja me thon qoft edhe nji urim formal mer burre i dheut. dmth e myll squpin - ne ket kuptim jom edhe un i pasinqert, po nji shkalle pak me e pelqyeshme se ato qe thone "zonja u permirsoft sa ma pare, poooor"... edhe tik-e-tak, tik-e-tak.... ia numurojn si tespije.

Lizandro, nuk besoj se ka ndonje semundje te rende nga ato qe te kushtojne jeten qe kurohet me 1.1 milione leke ose me 7.800 Euro, keshtuqe megjithese kompasioni eshte virtyt ne kete rast eshte i pajustifikuar smiley

O Swed, une nuk kam pse hamendesoj se c'semundje ka tjetra. Po perderisa ka nevoje per kurim duhet kuruar. Nese zonja po shkon te "kurohet" per luks le ta gjeje gazetari, dhe atehere dhe VETEM atehere te beje shkrim dhe ne te bejme komente. Per momentin me duket e palogjikshme te merresh me kete.

Amon o swed a thu se na ngeli puna te keto gjona ne.

O Lizo,

Po pse na ngacmo mer? po sikur jane shoshite iher keto punet e funksionimit te shoqerive sipas ligjeve? Ligji o i njejte per te gjithe!!!!! Po une njof nje doktorr mer daje, nga ata qe nuk fut i 5 mije leksh ne xhep, e qe eshte nder me te nderumit nga pacientet ne departamentin e vet; qe e ka femijen e vet per ibret e qe i bo kerkesa vazhdimisht ministrit te vet per ta ndihmu qe femija te marre pjese ne studime kurash  te reja, e qe nuk merr as pergjigje mbrapsh. Ky qe shpeto jete e pra, ka hall me femijen e pare, me driten e syve. Amon o burr mos ja keput dyfekut kot.

kurohen me leket e merhumave!

I uroj Mesiles kurim te shpejte nga gjendrat tiroide dhe me kete rast do te shpetojme si teleshikues edhe nga shperthimet gati gati prej skicofreneje qe i shpaloste here pas here. Ndoshta edhe spikerja e parlamentit duhet te vizitohet per gjendrat tiroide pasi mund te jene ato qe ja shkaktojne agresivitetit spontan. Me kete rast edhe burrat respektive te ketyre shoqeve, por edhe femijet e tyre do te ndjehen me te lehtesuar, pasi perderisa e bejne ne publik ne shtepi nuk e kane per gje fare. Edhe njehere sherim te shpejt dhe sic thote italiani "In bocca al lupo"- pra pac fat!

Nganjehere thone se Zoti çon te ftohtin sipas rrobave qe ke ,ke rroba te ngrohta te çon te ftohte te madh.Ne kete rast eshte pak keshtu,Doda eshte e semure ,po shyqyr zotit pat edhe mundesine te kurohej mire.

Sido qe te jete puna eshte nje gje e mire. Shqiperia ka shume te varfer e njerez ne nevoje por ja qe Mesila eshte aty ku eshte dhe ajo qe eshte, asgje te keqe s'ka. Kurim te shpejte.... Vete nuk do ta pranoja nje gje te tille ne ate vend, por varet nga kushtet, semundja dhe rrethanat e Mesiles. Nuk me duket e drejte te pergojohet.

Kurse mua nuk me ben pershtypje fare pergojohet apo jo kjo zonje apo ata baldoset qe jane te krripur me pare, sepse ne fund te fundit ata i bejne derman vetes.

 nuk me vjen mire qe akoma nuk vihen ne pranga bluzet e  bardha qe i kerkojne para PA PIKE TURPI DHE PERGJEGJSIE popullit kur ka hall, dhe kur ska familja te paguaje i semuri ose e semura lufton me semundjen me shpirt , bile dhe me jeten .

 

...si eshte ajo shprehja ?...parja shkon ke parja ?! 
 

nenit 100 të Kushtetutës

1.   Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.

2.   Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.3.   Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.4.   Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.5.   Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime. 

neneve 5 e 45

 5- Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.45- 1.   Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.2.   Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.3.   Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.4.   Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. 

të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

 http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/l_99... 

Neni 13

 Neni 13 Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.  

ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012

 

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”. Bujar Nishani

 

Edhe cfare s'kupton ti? Ne cilin nen eshte shkruar qe nje vednim i Keshillit te Ministrave duhet te kete lidhje me nenet qe permenden? A mund te ma gjesh te lutem? 

Me erdhi keq per casaubon, se po lodhej.  

Ata qe s'duan te shohin, s'duan te shohin.

NENI 1 i shendetesise publike shqiptare:

(Foto Spitali)

 

For everything else, felliqesira. 

Kjo eshte nje vjedhje ordinere dhe s'ka asnje kryqezim me diskutimet "teorike" qe po behen ketu per vleren e njerezve per shtetin dhe detyrimet e ketij per keta, e aq me pak me kushtetuten. Hani derra pini derra.

Mesilda dodes te shkuara pavaresisht se sa here hap gojen me nakatos plackat e barkut.pietja ime eshtesmileyo fakir fukaraja taksat e te cilit paguajne per mjekimin e saj ku do te kurohet nese e ze nje hall i tille?Kurimi i saj jashte shtetit presupozon pohimin nga qeveria se spitalet tona jane per ibret.A eshte jeta e nje fukarai me pak e vlefshme se ajo e mesilda dodes?

vetem te vdekurit jane te barabarte.te gjallet jane te vendosur ne hierarki sociale . si mund te barazohet jeta e nje fshesareje me jeten e Mesiles.vertet paguajme takse te sheshte por kjo nuk sheshon vlerat.Llapa e Mesiles ka vlera kombetare.

Ju s'keni te ngopur me gjak njerezish edhe tani qe keni rene nga pushteti. Vetem vdekje doni te shihni e te degjoni ju, ajo ju con ne ekstaze. 

jo or mik , jo. nuk kanë rënë nga pushteti akoma kërmat

Keshtu thoni ju komunistat se ashtu u leverdis. E provuat ta merrni pushtetin me dhune ne 21 janar dhe e moret pergjigjen (hajdeni prape po deshet), dhe tani kerkoni ta merrni me dredhi. Dmth qe ju na qenkeshit demokratet dhe ne qenkerkemi komunistat. 

Nuk i hame ne ato. Shko puthu me Milon, keshtu.

Po kerkoja pa shprese se mos ishte Pjer rrotull,po nuk e pashe...Thjesht keshtu...se thashe Kavir nuk flet invano...

plako, si përfundim ti je me ne apo kundër nesh ?

komunist apo antikomunist ?

po qe komunist n'gop t'satome shkofsh e un po i kërkoj ndjesë tastjerës se fort e lodha me ty

Pa e qendisur xhaelga me nje poezi kete nuk te quhet.  

Ju s'keni te ngopur...

....me gjak njerezish

edhe tani qe keni rene....

nga pushteti.

Vetem vdekje....

.....doni te shihni e te degjoni ju,

ajo.....

.....ju con ne ekstaze. 

Dobet Kavo.  Nuk i avitesh. 

 

ndersa muzgu po zbret mbi Alpe

e shqiponja depilohet ne cerdhen mbi lisin e gjate

Xhaelga,

si murg i vetmuar qendron ndane Rruges se Kombit

e psheretin:

o komuniste, o bisha te kuqe

PD-se  pse ja shani grate smiley

 

mungon ritmi i brendshem. me pak kujdes, duket qe eshte pune imituesi. Psh mbyllja neper titujt origjinale nuk eshte kurre kaq drastike.

Po ju dicka e tille thate se duhej sinjor Alfredo.

 

mund t'ju them se ju mungon takti.

mund t'ju them se poezia juaj nuk ishte krijim politik, por nje hakmarrje e vonuar poeti...

Ndoshta ti ke lindur dje dhe nuk e mban mend po ne kohe te dulles anetaret e birose kuroheshin ne france me leket e shtetit. ne vitet 90 bene edhe ca vite burg per kete gje.Tani po behet e njejta gje, me taksat e fukarenjve kurohen shtetaret te cilet sipas deklaratave te pasurise kane  mesatarisht qindra mijera euro pasuri .

Per pjesen e Birose: Ku eshte diferenca?

Per pjesen e popullit: Sot pa para harroje te te vije pastruesja te te fshije dhomen, lere infermierja!

(Heren e fundit qe isha ne spital, isha me "rekomandim" (le te themi qe nje doktori i interesonte shume qe une te mjekohesha sagllam). Me vinin ilacet cdo mengjez tek koka. Futem per muhabet tek dhoma ngjitur. Shoh ne tavoline te njejtat ilace dhe pacienti i dhomes me thote "Ehh, keto i blej se nuk i ka spitali").

Une them qe diferenca Biro - Popull sikur eshte rritur ca. Dmth kemi Biro te upgraduar, me duket mua.  

Dallimi eshte thelbesor. Ata e shikonin gjithe vendin si prone te tyren dhe pronesine e tyre te pavdekshme, ndaj s'kishin nevoje te vidhnin - kujt t'i vidhnin, vetes? Keta e dine qe neser do te kepusin qafen dhe cdo dite mbushin thesin. Ata ishin pronare uzurpues, keta jane plackites.

E qe thua ti Kavir, kur shkonte Liljana te psikanalizohej ne Paris ushqeheshin ne Tirane filiziat e levizjes borgjeze anti-komuniste.

+1

Nuk di a te vej -1 qe te behet fit e fit?

Vallaj nuk e vej dot doren ne zjarr qe nuk vidhnin, sidomos ne vitet '80. Por kishte edhe nje gje, vete sistemi luksin e konsideronte ushqim i mire, mobilje te bukura dhe komoditetet e Shtepive te Pritjes. Dmth nuk mund te kishin firma ndertimi apo kompani "Holding" apo "Gruop".  

Por ka edhe ca fjale qe benin shopping per fundjave ne Paris. Dhe po ishte e vertete, sigurisht qe nuk e benin me parate e rroges.

Gjithsesi me vjen keq qe edhe ti e barazon Pushtetin e Oligarkise me thjesht nje kolltuk ministri apo deputeti. Karrigja nderrohet, por Pushteti mbetet.  Majde eshte edhe me i forte kur s'ka karrige hic.

S'e di ku ti kuptove qe une po thoja ndonje gje te ndryshme nga keto te tuat.

Keta e dine qe neser do te kepusin qafen dhe cdo dite mbushin thesin.

Ata mund te zbresin nga karrigja, por jo nga Pushteti. Dhe sikur t'i benin gjerat vetem per te mbushur thesin, do ua beja hallall.

Por jane shume vepra qe nuk ta mbushin mendjen hic qe jane thjesht "plackitje". Jane shume me keq per mendimin tim. 

une do gezohesha sikur ndonjehere te isha i afte t'i shkepusja tropizmes nji fshikullim kaq te ashper per rendin e sendevet. nuk e kisha mendu kurre. aq me teper qe kauza ne fjale mund fare kollaj te difuzohet prej kauzes se gruas, si faktor konfondues gjithnji.

gezohem qe arrij te shkaktoj tek ti ndjenja te thella surprize. smiley

smiley

come on... (komentet jan pa ze, kjo esht e keqja e tyne)

cheers, trop!

Dallimi qe po bej une eshte midis njerit qe peshkon ne liqenin e vet dhe njerit qe peshkon ne liqenin e perbashket. Njefaresoj po bej apologji te idese se prones private duke perdorur si shembull pozitiv diktaturen. smiley. Pushteti plackites si i tille mund te jete jetegjate, por ngrihet mbi friken e vdekjes, fundit, mbarimit te peshqve. Te ishin aq largpames ata sa te mbareshtonin, ndoshta do te mund te benim biseda me serioze dhe me pak zemerplasura, te pakten nga ana ime. Qofte edhe 2-3 shembujsh biznesesh, jo me politikash, largpamese, do te me rregullonin humorin.

Te ishin aq largpames....

Sinqerisht, vertet i imagjinon te gjithe pleq te rrjedhur si Ai, qe nuk kuptonin c'behej perreth??? Qe e kishin mendjen akoma tek Parimet e M-L (ok, nje pjese ishin vertet keshtu, por  te gjithe?) ??? 

Ata arriten te permbysnin ate sistem qe praktikisht "ua lidhte duart" ne aspektin ekonomik (dhe me beso qe kishte nje grup shume te forte fanatikesh qe mbronin akoma sistemin pike per pike ashtu sic ua kishte lene Ai), te ruanin pushtetin, dhe te bindinin edhe pas 23 vjetesh nje pjese te mire te njerezve, qe "diktaturen e permbysen anti-komunistet". Une per vete nuk i akuzoj dot per "miopi" dhe s'me duken aspak "qesharake". 

Ndoshta vertet po flasim per gjera te ndryshme, ndoshta vertet komunikimi i kesaj forme eshte i cunguar. Nuk po flisja per nje grupim njerezish por per nje filozofi qeverisjeje - megjithese faji eshte i imi ne kete pike, sepse perdora "ata" dhe "keta". Nese disa "ata" te viteve '80, sipas fjaleve te Alise qe ti perifrazon (tani nuk ka me rendesi nese jane fjale te thena apo te ndertuara, as une s'jam e sigurt, aq mitologjike jane bere), perqafuan nje filozofi te re te shtetit, ky nuk eshte argument per te thene se midis atyre filozofive nuk ka dallim. Ver re, gjithashtu, se aty ku nis historine ti nis historine edhe frika e renies, humbjes, vdekjes (enzima e rendit plackites). Perndryshe le te themi qe pushteti eshte pushtet dhe everything is everything. Ose sic mund te thote emigranti, nuk behen keto muhabete me femra o burre.

Ok, eshte e vertete qe komunikimi online i ka mangesite e veta, por ne kete rast thjesht kemi mendim ndryshe. Per babezine mua nuk me duket "frike nga vdekja" me duket thjesht "lirim nga zinxhiri". Atehere kishte neper administrate ca tipa qe i merrnin seriozisht punet, dhe pas '90 me motivacioni "poshte komunizmi" u shfarosen edhe ligjet edhe ai soji i "puritaneve". Kurse per shume te tjera me duken qellime qe nuk kane te bejne thjesht me xhepin, thesin apo pushtetin, apo psikozen e frikes.

pra ,nostalgjia e te qenurit te gjithe njesoj ..si thoshte Voltairre..barazi ka vetem ne varferi....

Shiko Zana, per hir te mbajtjes se njerezillikut dhe te asaj fijeje qyteterimi qe ze fill nga Shkodra, me mire te mos flasim per ceshtje politike bashke. Per ty eshte shume e thjeshte: "perderisa kam vuajtur une, atehere le te vuajne edhe te tjeret, se mos jane me te mire a si?". 

Per me teper ti ke mendimin tend qe diktatura u permbys dhe tani komunistat lehin sepse nuk kafshojne dot. Keshtuqe gjithshka justifikohet me "lehjet e komunistave" qofte kjo vrasje, shfajesim vrasesish dhe cdo lloj amoraliteti tjeter.

Ne te dyja pikat, nuk na perputhen shume bindjet. E di qe mendimi im eshte "lendues" per ty, por besome edhe mendimi yt eshte "lendues" per mua. Keshtuqe ose te mos flasim per ceshtje te tilla, ose e leme fare.

Si thua?

ok ,ne ç'them une me siper ç'ka ka qe te lendon?Ku prekesh?

11 milion leke , te reja apo te vjetra .

Vertet, Monda, rregulloje titullin, se "1 milion leke" e ben me te qarte per sa pak para behet hajdute nje deputete e parlamentit shqiptar.

Tani qe u mor vesh qe Brad s'lexon vendimet e NM germe per germe " t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh", rregullohet.  Tema e arriti qellimin.

Ah qenkan te vjetra atehere , ju kam zili nganjehere qe dini kaq pak , Nikoll Lesi bleu ML e re fare 100 mije euro dhe ju merreni me 1 milion leke.

Paska dal nga borxhet e bixhozit? Cudi!!! Deri para 6 mujesh mbaj mend qe kishte probleme borxhesh. Ai posti qe ka ne ministri te kultures eshte kot, leqe dhe vete Aldo xhanem ska ca merr aty se vetem leke rrogash kalojne neper dur.

Po Patek po , borxhet e Bixhozit .

Brado ho me, sa dul Nikoll Lesi me ket deklarate:

"Kjo është një çështje që vendos një gur nën rrota të marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri-SHBA. E them këtë sepse kemi disa precedentë negativë, si politikë shqiptare edhe në vitin 1996, kur u nxituam dhe kundërshtuam disa sygjerime të drejta amerikane për disa çështje", tha Lesi.

Fillut tu hudh balte me Patekun kundra Lesit. Jeni bo te dy cift i pa permbajtshem. Ti e ngre topin, Pateku e zhyt! smiley

 

bradi qeka si ela tase, pse s'thu.

(strukturat 007 me lajmerun per tratativa te mcefta te tij me kampin roze. po pe ndrrim kursi neper komente, dije qe nuk eshte ashtu kot...)

Po ti thuj si Kreshnik Tartari, he t'u thafte tastiera. Se ketu me shume duket dore "trajneri" sesa dore volejbollisti.

Emo, mu si Ela Tase me duket Pateku: Bradi e ngre topin me Mercedesa 100 mij euro, kurse Pateku e zhyt me borxhe bixhozi!!!

 

drejt, drejt... te dy jon rob te komplikum. mire, po me thon si shyq ballgjini e lir pernaska, a ka naj problem figurativ kshu?  smiley

ps. llaq zerin e kom rezervu per nji tjeter.

Ka te drejt Roni Cimo! 

Po kur u bone kaq te shkathet keta dreqen mer jahu? Kone ec shume m'shejtonllik! Mo perpara u duhej te prisnin urdher nga lart per reagime te tilla, tani me sa duket kone more kar-ta bianka me i ra kujdo shkel paksa vijen.

Nigjo ene pak ene fillo revolucioni kulturor kinez. Le qe cyre thomi une, ene ai ka fillu. Nuk ka aktivitet  publik mos te kesh vallen e Tropojes. Merpo kone me na e vone me detyrim ene neper xhenoze rrezik.

E ke parasysh se si priten krushqit ne dasem me muzike? Me i dasem i kishin prit me kongen e azem hajdarit, masanej per valle te pare i kishin vone kongen e sal berishes...

Jeni bo te dy cift i pa permbajtshem. Ti e ngre topin, Pateku e zhyt! smiley

smiley I kanë rënë kreditet Bradit.

Ne Bibel tregohet se nji nga shenjat e fundit te botes eshte kur ai qe ka vetem pergjigje vjen dhe bo pytje!!!!

1 100 000 per kurim , ca jane keto , leke apo euro.

te onkologjiku, po te djegesh i gjys orsh n'rruge, do te vesh re hordhi pacientesh qe dalin nga pavioni me bizhama, per te blere uje dhe mbase noi byrek.

Ju qe doni qe messila te dale me te brendshme nga pavioni per te blere uje, ose ai ministri i shendetsise qe u kuru ke privati, ne vend qe te shkote te spitali per te cilin eshte pergjegjes doni te shkaterroni imazhin e ketij vendi! (ose jeni Ylli P, dora vete)

Shoqa parafolese qe na ke nde carcafin kushtetutes, akoma nuk e ke marr vesh se kushtetuta nuk vle as sa NYT?

Shoqja vodhi nje reklame te Master Card. 

Ligji qy

Ligji qy 

Ligji qy

Shendetesia publike kjo

For everything else felliqesira.

Shoqja ben autokritike qe i bie shpesh here nga Kina per te shprehur neverine. 

He mor se per kurim i ka marre, Imelda Markos lahej perdite ne vaska me qumesht e mjalt e s'i tha njeri plac me goje! 

Eh ....ne te semes, pse te gjitha grate e diktatoreve laheshin ne vaska me qumesht?

Se edhe Soraya e Shahut te Persise thone qe e kishte qejf mengjes pser mengjes per ti zhytur pak vithet ne qumesht.

Soraya e bente se i kishin thene se shton fertilitetin ,ne fakt hiç ,Shahu e la.Principessa triste...

Eh, po kur do te kujdesesh per lekuren qe ta mbash bore, e te krahasohesh me evropiankat cipebardha... ka prioritete qeveria!

Deputet, te majte dhe te djathte te shkojne ku te duan te kurohen edhe jasht Shtetit. Por me parate e veta! Nuk ka Deputet te varfer ne Shqiperi! Marrin rroga te majme ata pluse kane nga ndonje biznes, kshtu qe 11 milion lek nuk jane asgje per zonjen! Por siduket atje thesi eshte i hapur dhe vendos `Maliqi` dhe jepen pa asnje ligj, besoj. Nga cili fond i marin parate deputetet? Si i marin? Ka ndonje formular qe ata plotsojne  ne rastin kur nje demuptet, eshte `i varfer`smiley dhe nuk i plotson dote shpenzimet e kurimit ? Deputeti eshte qytetar si te gjithe shtetasit e tjere. Ne qoftese Qeveria ka fonde per qytetarte e vet( Deputet apo qyetar ) ti kuroje jashte shtetit, ne baze te ligjit, pa bere perjashtime. NDODH KJO ? 

Ne shtetin e se drejtes te gjithe jane te barabarte perpara ligjit! Deputetet nuk bejne vezen e kuqe! Nuk jane, nuk duhet te jene te vec\nte ne trajtime si kjo e 11 milionshit!  

Edhe njeher po pyes ka fonde qeveria per qytetaret e vete( jo vetem deputet)  te beje kurime jashte shtetit? 

Mungesa e Drjestesise sjell pastaj edhe grindjet edhe diferencimet edhe paragjykimet! 

Te pakten ketu ku jam une jemi me kontrate qe nuk eshte e ngjashme me te nje instituti tjeter.P.SH,Dikush ka mencen qe fillon nga 6 euro e dikush tjeter 12.Dikujt ia paguajne udhetimin nga shpia ne  pune e dikujt tjeter joo ,dikujt ia kalojne shpenzimet extra shendetesore(pra jashte assitences se shtetit)si pa.sh dhembet e femijet,dikujt i japin 15 rroge mujore ne vit e dikujt jo.Keshte mendoj qe edhe ne Shqiperi ka diferncime.Ka nje baze qe eshte spitali i shtetit ,me te gjitha problemet qe ka e mandej ka edhe frma alternative kurash.Kaedhe qe kane privilegje aquisiti.psh presidenti i rep edhe pasi nuk eshte me ka shoqerues(nuk e di ,bie shembull)edhe deputetet duhet te kene privilegje te tilla ,te figures jo te personit....

per mendimin tim, same shit, different name!

Musai eshte i pa pune, opozitar.Tani prape do ti kthehemi historise:Zogut nuk i kushtonte gje nje burse per Nolin opozitar para harxheve per princeshat mexhide e sanije qe gjesdisnin evropin per tu evropianizuar.

po jo o vlla se nuk ka lidhje me zogun apo me "zemergjersine" e berishes. Ky eshte ligji qe kemi, qe per kurim te specializuar te deputetve, paret dalin nga buxheti i qeverise, dmth nga paret e popllit. Ket ligj nuk e ka miratu berisha; eshte miratu 100% para shume vitesh. Kshuqe gjithe ky gam-gami i mucit & co. eshte demagogji e shpifur

Nuk po e shof dot ligjin. Vendimin e shof, por jo ligjin. Nuk po tallem.

ligji per statusin e deputetit thote pak a shume qe ne raste te tilla, paret dalin nga fondi i ministrise se shendetit

Do kish reference ne vendim besoj.

si kjo psh.?

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË ZNJ. MESILA DODA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.      Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të znj. Mesila Doda.
2.      Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3.      Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4.      Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Po ku o referenca per "ligji per statusin e deputetit" pra, qe permende me siper? A me kupto?

Paskan menu mire per veten me kohe...

2. Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

burimi

tani t'kuptova. mesa shof une, ky vendim eshte vetem qe te kaloje ne llogari te ministrise se shendetsise fondin prej aq e kaq lekesh po ai ligji 119/2012 lakohet sa here perdoren fonde qeverie per nepunes civile (police te vrame, deputete etj). Dmth, per mu, kjo kategoria e dyte nuk ka bo asigjo qe ta justifikoje rrogen dhe ket paren qe marrin ne kshu rasti, perkundrazi. Po une e kam te fakti se kjo eshte bo disa here po vetem sot trumbetohet me t'modhe

Po ti cfare kerkon  o i nerumi Bama ? Ne me nji shofim gjithmone dhe i fusim ne nje thes , ti do dhe referenca smiley se nga burojne ne Ligje per Deputetet ??????

4.      Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi

1.100,000 Lek nga fondet e publike per shendesine kur dihet qe spitalet publike ne shqiperi nuk kane batanije, jodio per mjekim! 1,100,000 lek jane shume ti jipet nje deputeti qe ka nje rroge te mjaftueshme per tu kuruar! Turp.

'Bame, ketij me shume gjasa ia ka "miratu" fondin Ilir Meta.  Paret i ka pagu populli either way.  

ajo dihet.

Eshte gabim kjo lloje forme e marjes se fondeve per kurim te vecante vetem per deputetet. Edhe per Musa Ulqinin nuk duhet te kete perjashtim! 

 

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në zërin “mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të kurimit të z. Musa Ulqini.

2. Ky fond të përballohet nga  fondi  rezervë i buxhetit.

 

Fondi rezerve smiley... aty eshte abuzimi me i madh i Qeverise me fondet publike. Se ne se ka fond rezerve, ne kte fond rezerve nuk duhet te perjashtohen qytetaret e thjshte! 

Shume mire ka bere edhe ne kete rast.Shyqr qe jane gjetur ne ate vend qe te kene mundesine qe te kurohen persembari.Para semundjes e vuajtjes nuk ka politike.

Ja pse ka qen semure Mesila ..... se kush tha me larte i kan bo transplant hormonal femerore.... shikojeni se sa e "bukur qe eshte bo pas operacionit......

Pak kohë me parë, teksa merrte pjesë në punimet e një prej komisioneve parlamentare, deputetja Mesila Doda nuk u ndje mirë nga ana shëndetësore, duke ndjekur më pas një trajtim mjekësor në Spitalin “Nënë Tereza”. Më pas, mjekët e panë të nevojshme kurimin e saj jashtë, e konkretisht në Vjenë, për një trajtim më të specializuar. Arsyeja lidhej me një hiperfunksionim të gjëndrave tiroide. Pas kurimit në Vjenë, Mesila Doda, e ka hedhur pas sëmundjen, duke vijuar intensivisht punën e saj jo vetëm në Kuvend, por edhe në bazë, në prag të fushatës.

mesila.jpg

http://www.oranews.tv/puntate/intervista...

 Doda thotë se tashmë është e gatshme për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Siç më shihni gëzoj shëndet të plotë. Kam kryer një ndërhyrje para disa muajsh në një klinikë të specializuar jashtë shtetit, e fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Tani jam krejtësisht e angazhuar me zgjedhjet e 23 qershorit”.

“Edhe deputetët janë njerëz; ne s’kemi asnjë diferencë, sëmuremi e kalojmë situata të tilla njësoj si të gjithë. E rëndësishme është që sot unë gëzoj shëndet të mirë dhe jam plotësisht e angazhuar me zgjedhjet e këtij viti”, tha ajo për GSH.

Ja pra keto po qe jane Laje e shkuar Lajes.... mendjen e kane tek zgjedhjet, tek partia.... Ah Po ku je mi laje, ku je, se ti te pakten vishje çizmet dhe shkojshe katun m'katun dhe flisje per gjakmarrjen per lugen e florinit, per shkollat, e kunder Tuç Makut, po keto perse do te flasin...?????? Per Gerdecin, a per 21 Janarin, a per Argiten dhe Shkelzenin, apo per borxhin e "shendetshem prej 70%, apo per ngritjen e mirqenjes se popullit dhe me kete rast ta shpiem moshen e daljes ne pension 70 vjeç......

Si ka mundesi Mesila te mos kete 11 milion lek te vjetra ? 

Se edhe Keli punon fort i shkreti dhe per nje dite te zeze duhet parja e bardhe....

o shoku, kesaj dhe ca shoqeve te kesaj vetem ti besh transplant bibilushi qe ti besh burra tamam, se gra si bo dot mo as zoti as dreqi

e ke shume gabim. zonja  eshte shume sexi, thjesht duhet dore profesionisti ta cminoje.smiley

vetem po i vune scoch smiley

Mos me e bo shume grafike, po ku i del ngjitsi asaj mer? Ke parasysh ato lidhjet allasojshe, me zinxhir e rripa meshine? Njashtu me duket PD-ja mu, si nje shpi e madhe mazokiste me vetem nje zot.

Eshte hera e pare qe e shoh ,qenka alamet gruaje ...Ngjet meGwyneth Paltrow ne Delitto perfetto....

Mos mbill diversion ti. Mesilen e kemi besnike deri ne vdekje te palmes.

Por meqe eshte zene vendi i Silvia Kontit, atehere kesaj i takon te jete  Babeta.

La Piovra - Prinzipessa.

Jo e ka fjalen per kete

smiley

I saw her gwyneth and I raised it to Diane... smiley

e ke pa nji film te ksaj (gwinetes) ne rol te nje kengetareje country? i harrova titullin...

aaaaa nuk me ke per filma smiley

edhe ket me lart e mbaj mend se e pash mbreme ne televizor smiley

Vajta ta hapja kete videon po youtube thote "Kjo video nuk eshte disponibel ne Kore te Veriut dhe Iran". 

smiley

"country strong - gwyneth paltrow" - tubi do te qesi dicka besoj te lejume edhe per afganistan.

 

Po neve ketej, Berlusconi te na e kete fajin qe s'hapet? smiley

mua qe e kam qejf Berlusconin mu hap smiley

mirëmbrëma motra

E shef ne cfare liste ju kane fut tashti? Jo po se thoshit ju te Shqiperise qe kujt po i plas se cfare menon ambasada amerikane!

po per kete e kisha fjalen.

Madonna Santa!!! smiley

Zane jam dakord me ty. Alamet milfi eshte

Dajen Lejn...

Edhe deputetët janë njerëz; ne s’kemi asnjë diferencë, sëmuremi e kalojmë situata të tilla njësoj si të gjithë. E rëndësishme është që sot unë gëzoj shëndet të mirë dhe jam plotësisht e angazhuar me zgjedhjet e këtij viti”

Jo mer, po un kom kujtu se deputetet nuk jon njerez, po jane Transformers qe kan ardh me na shpetu ne robt prej Transformers te tjere me te keqinj. Njerez per tu semurur jeni ju, kurse per tu kuruar jeni deputete? Keshtu o Mesil?

Meqe qeka kshu, na falni shume per kohen dhe bajtsat qe kena harxhu ene mos na e rruni shum.

PS.: Ah, ene i gjo tjeter: "T´lonsha Zotin"

Mesila Bumblebee Dode. smiley

Edhe deputetët janë njerëz

smiley

smiley

a te dhjefsha Molierin smiley

me gjithe shekspir e tosun bac.

Jo mer vlla, po m´duket shpesh here qe kta politikanet shqiptar e kane mesuar retoriken tek kanali "Çufo" i Digitalb. smiley

Kjo modestia e shtirur, prej gjasme dmth, karakteristika nr. 1 e kokebosheve, Taugenichts* i ka pas thene dushmani i leçitur ketyre lloj kafsheve, nje nga mallkimet me te medhaja njerezore qe mund te ekzistoje.

*per ata qe nuk e dine gjuhen e dushmanit:

Taugenichts = nje person qe nuk vlen per asgje, ose menyra e jeteses te te cilit vetem u shkakton shpenzime te tjereve dhe nuk u sjell asnje dobi.

O Kazono s'ke mure vesh asigjo shoku. Reagimi i Mesiles aty nolt o per te thone "shenomeni edhe mua per zgjedhje!" Lale bohen listat se shpejti dhe Mesila e di qe ka qene nga ato qe nuk ka sjell asnje perfitim politik. Heqja apo spostimi ne lista i saj, eshte me 0 kosto (per te mos thone qe o me fitim) per Berishen.

Prandaj ajo i del te keqes para e fillo fushaten paraprakisht, qe te binde robt qe ajo do jete aty.

Edhe deputetët janë njerëz

smileyPo pra, edhe duhet te paguajne nga xhepi i tyre, dhe jo nga xhepi i te tjereve (buxheti i shtetit).

Nuk ka faj as Mesila faj ka edhe opozita. Qe kete fenomenin e shperbilmeve te deputeteve duhet ta ndalojne sepse eshte nje luks shume i madh ku mbi 70% e popullsise (zona rurale=provinciale) nuk perballojne koston e jeteses, edhe duke qene ne pune!

Mesila krahason shqiperine me Japonine, persa i perket borxheve ( shqiperia parashikohet qe te kaloje shifren e borxhit  65-70 % te GDP )

.Mesila te `siguron` se ky nuk eshte problematik !!!!!! Po Japonia nuk eshte kurre, si Shqiperia, ata japonezet  mund ta manaxhojne borxhin e tyre , sepse kane nje koeficent te lart inteligjence, kurse me inteligjencen e Mesiles, Topallit, Cilietes Bulkut...nuk shkohet as ne hale!

Nuk e di se si mund te degjohen  te paverteta te tilla  per ekonomine shqiptare.. me rritje rrogash ...me pensione!!!!.... a u fofshi ne myth do tthoshte komshija ime!  , kur vet Mesila etj.. marin para nga thesi i buxhetit per tu kuruar.

ne nje kohe qe pjesa tjeter e popullsise 70% ropatet neper spitale publike sepse nuk kane mundesine te kurohen jashte, dhe shteti i tyre nuk ka as me te voglin kujdes per shendetin e populit!

Ne Japoni oj Mesila nuk gjen as halet si spitalet e Shqiperise! 

me nja ca ligje ja kane fut pordhes kot, perse duhet te kete trajtim te vecante nje deputet apo qeveritar, apo se lodhen shume duke numeru fitimet.

Si nuk dolli nje beppe grillo shqiptar, xhanem

Do zoti mbas kurimit i kthehet qetesia dhe njerzilleku. Pastaj te cojne Jozin per kurim, megjithese ajo ka per borxh me semure mjeket dhe vete te qendroje stoike.  

o ju t'faqes, 11 milion nuk shkruhen 1 100 000 = 1milion e njeqindmije. po 11 000 000.

po eshte me te reja o k..e!smiley

1 100 000 = 1milion e njeqindmije

nuk shkruhet ne te vjetra ne gjuhe shtypi, o jani greku. dmth nuk perdoren te vjetrat. 

 

Porco dio !!

 

Mesila kuron tiroidet me leket e taksapaguesve shqiptare! Ja komentet e lexuesve per te  СНПЧ Москва
CMS Joomla

Mesila DodaDeputetja demokrate, Mesila Doda, e cila ka marrë një fond prej 11 milionë lekësh nga qeveria ditën e djeshme për kurim, ka thënë se gëzon shëndet të plotë.

Sipas saj, ajo ka bërë një operacion jashtë shtetit para disa muajsh (per shkak te nje hiperaktiviteti te qelizave ne tiroide), por tashmë është mirë. Doda thotë se tashmë është e gatshme për zgjedhjet e 23 qershorit.

“Siç më shihni gëzoj shëndet të plotë. Kam kryer një ndërhyrje para disa muajsh në një klinikë të specializuar jashtë shtetit, e fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Tani jam krejtësisht e angazhuar me zgjedhjet e 23 qershorit”.

“Edhe deputetët janë njerëz; ne s’kemi asnjë diferencë, sëmuremi e kalojmë situata të tilla njësoj si të gjithë. E rëndësishme është që sot unë gëzoj shëndet të mirë dhe jam plotësisht e angazhuar me zgjedhjet e këtij viti”, tha ajo për GSH.

Por vendimi i qeverise per ti akorduar asaj 11 milione leke nga buxheti i shtetit, ka ngjallur reagime te forta mes lexuesve te versioneve online te mediave. Ne gazeten TemA e komentojne keshtu:

Ina"Pse nuk u kuruat ne spitalet shteterore te vendit tone qe eshte konkurrenti N. 1 i gjermanise… nese Sali berisha ka levizur malet (sipas topallit) si ka mundesi qe te eshte dashur ty te levizesh per nje nderhyrje te specializuar"?

Pensionisti qytetar: po perse duhet te paguajme ne per nderhyrjet tuaja jasht shtetit? Po per shendetin tone kush paguan, ku ne nuk arim dot te blejme as paracetamol ne farmacite e berishes e jo me te bejm nderhyrje ne klinika te shtrenjta jasht shtetit..."

Lomi pri BaldushkuJu,Znj.Doda t’a gëzoni shëndetin për vete dhe familjen tuaj megjthë se, shëndetin e të tjerëve ju e varni tek Palmat e Kryeministrisë. Kur thoni se ju deputetët jeni si të tjerët kjo ska diskutim. Nuk keni as më shumë dhe as më pak mend se të tjerët. Punoni po aq ose edhe më pak se të tjerët dhe keni mjaft privilegje jo si të tjerët

Gr: Edhe une jam njeri dhe semurem , ashtu si prinderit e mi dhe ashtu si pjesa tjeter e popullsise shqiptare qe nuk ka lidhje me pushtetin , po ne pse nuk na paguani shpenzimet ne keto pseudospitalet ketu , se per atje spo pyet njeri .Ca te nenes , ca te njerkes ,me taksat tona .

Latif Dreqi: do te ishte normale dhe njerezore qe nje shtet serioz te ndihmonte njerez te artit, kultures, shkences, pra njerez te cilet i kane dhene shoqerise sone, dhe jane ne nje fare menyre pasuri shoqerore.Por te ndihmosh dreqi e mori nje deputete

 

e lesh tani 

lajm per te krujt dhamet peshqit nja dy dite

si dhe pensionistet qe lexojne gazetat

 

Pervec ketij mendimi ne lidhje me PPU-ne, mediat dhe pensionistet, mendimi yt eshte qe ceshtja ne fjale nuk ka rendesi, dmth, nuk na shton informacionin per natyren e qeverisjes, per ngushtesine ekonomike te deputeteve, per shendetin e Znj. Doda dhe rrjedhimisht nuk na shton shqetesimin per shendetin e republikes?

as na e shton, as na e pakeson zogu 

Ok, atehere mund te jete lajm per emigrantet. Une per shembull nuk e dija qe thika kishte shkuar ne palce, njeri vjedh dyqind euro, njera nje mije, une kujtoja se piaca fillonte diku tek dhjetemijeshi.

(i bera cik lemsh shifrat po ti e kupton qe e kam nga meraku per republiken)

Mos u boj fare tani Tepro! Nuk ka pra asnje vlere ky lajm se jo vetem kjo procedure ka me 10-ra vjet qe ndiqet ketu. pra shteti paguan per kurimin e disa njerzve jashte vendit. po edhe se NUK KA E NUK MUND TE KETE BARAZI midis deputeteve e njerzve normale. Krahasuar me avantazhet qe i njihen me ligj deputeteve, keto 11 milionet e vjeter jane hic gje.

 

ja vleka me luftu per me u bo deputet e pra...

Pse kot po kthehet me vrap ne vijen e pare te frontit Babeta? Njerezt nuk dalin ne fushate, ashtu kot qe thua ti.

Ruju!!! do te vi ai shoqeruesi i pare i Brizhitit dhe gjej ven ku te futesh!!!!!!!

Edhe sa per muhabet, pa i hy pikave dhe presjeve, kjo plera , qe as e coj ne menje ti uroj per mire, i ka leket me thase. smiley

Ketu po jom dakort une. Qe eshte delenxhillik i papame te shkosh te kerkosh pare nga qeveriu nese ke pare vete. Po a ka ngel puna me e gjyku Mesilen per ket lloj delenxhilliku? Nuk e besoj. Vej bast qe shqiptaret jone gati t'i japin ene 110 milione vetem te zhduket nga skena politike. 

 

Vej bast qe shqiptaret jone gati t'i japin ene 110 milione vetem te zhduket nga skena politike.

Ja, kjo eshte ceshtja pra! Me beri pershtypje ajo qe tha dje ne tv gruaja(ne mos gaboj)  e njerit prej kater te vrareve te 21 janarit: o te japin drejtesi (keta qe kane qeverine sot), o te iki te qerohet s.berisha, pak a shume. Rotacioni per ne eshte : Ta heqim qafe kete qeveri, e korruptuar, hajdute, kusare etj. etj (kur krahason bubullimat e SB ne 2004 me keto terma, me mjaullimat sotme, tjeter hesap ky) dhe ja ku i lame duart si Ponc Pilati.

Po mire, Lizander, ju te FRD, qe jeni kunder dy partive , PS e PD, pse nuk beni nje lsite gjerash te vogla si kto shperblimet e privilegjet thele mbi bisht per deputetet...kohe krize, gjithandej bota e pasur shterngon rripin kurse ketu s pame nje nisemn te tille...ah jemi pas Gjermanise! ose nje liste me zullume, shkelje ligjshmerie, qofte dhe per pronat, por ama gjera te prekshme , jo slogane dhe me kete short listen e problemeve dhe prioriteteve ju te deklaroni se neser, nese do shtrohet problemi te jemi ne qeverisje, pjemsarrja jone ne nje aleance etj. kushtezohet nga kjo axhende.Dy polet nuk jane te interesuara te kapin ca patate te nxehta (probleme qe pervelojne interesin qytetar e publik) se i kane te kapura bolet, po ju si fryme e re, pse nuk e beni por shpalosni slogane

Do kete ndeshkim ketu ndonjehere per politikane te dyshuar per korrupsion, per ministra abuzues, per ate mjekun qe deklaroi se kater te vrartert e 21 janarit ishin goditur nga afer e me plumb pistolete, per gjyqtaret e ceshtjes Meta, per drejtorin e shkolles x qe qit femijet ne miting, per drejtorin e x institucioni qe ka heq nga puna nenepunes q ekane fituar gjyqin dhe shteti paguan paralelisht dy persona per nje vend pune, per ...per.per..per ..eh eshte e pafund lista po te mbash shenime e te marresh qofte dhe raportet e KLSH apo mjafton rrotacioni, shporrim Berishen dhe pastaj i veshim nje kostum te ri retorik zullumeve te reja.

Pavaresisht se e di pergjigjen e qe eshte se Fryma e re nuk behet me mballoma te vjetra politike (duhet ndonje Bepe po na thojne) , te drejtohem me shume sinqeritet, jo me be ironi peshku, thjesht se kam respekt per ca njerez qe i ajne bashkangjit FRD...por aha...shum po shndrit ky diell e pak po xeh.

A thu nuk di gjo KLD-ja per maqinat porsha te gjyqtarve? Dmth, kur nuk u shpreh atehere qe kish gjo ne dore, pse te shprehet sot? Prit iher, se dje ish i barazlargum e nuk shprehej dot, atehere i bi te shprehet sot, si pale politike per te mire te popllit. Mase edhe kane thone noi gjo e nuk e kam kap une, po une nuk kam kap gjo. Ti?

lesh me qime moj Fatime, kjo eshte kenga e tyre.Une s kam kap ndonje gje konkrete.Te pakten Keshua po shpeton shpirtin me ca hakerrima per gjyq e burgje por Daj Qoftja vetem retorike presidenciale te baraslargume.

Kta jane te zhytur te gjithe merr daj. Se po tu donin bolet, faktet kta i kane ngado e po ju zejn frymen.si i tha shkodrani pogradecarit: me mbush uje ne liqn t Shkodres duhet ma spari me heq menjane me duer krapt .

Privilegjet e atyre palo deputeteve jane turp per republiken (sa po me shijoka kjo fjale sot). Njesoj jane turp privilegjet ordinere per deputetin si institucion, po te leme menjane parlamentin palaco aktual. Eshte folur disa here ketu per ceshtjen e pensioneve, per shembull. Nuk po e diskuton njeri diferencimin me page apo zyre.

Kurse kurimi i tiroideve me para nga buxheti i shtetit eshte nje shaka shume e hidhur. Pikerisht sepse "jane hic gje" por nje hic gje thele mbi bisht, qe eshte prove se sa ordinere jane keta palo qeveritare. Eshte e qarte qe nuk do te biem dakort prandaj kot ta vazhdojme.

Ajo qe ngelet eshte qe gjykata imagjinare ka tashme nje fakt  si rrethane lehtesuese shendetesore per Doden ne lidhje me kercenimet per lincim publik.

E para kjo mesila per mu eshte shume antipatike (bravo atij heroit qe e ka marre per gru, atij po duhet ti japi shteti ndihme per veshtiresi pune), prandaj me e thene troc as me rruhet fare per shendetin e mesiles a sherohet a jo. Po fare fare ama. 

Po me e rendesishmja eshte qe kjo mesila bashke me burrin e saj hero kane te ardhura nja 6-7 mije euro ne muaj nga deputetlliku e televizioni. Tani nje rob i fisem e qytetar ne shpirt e di ca shije te keqe do lej ne popull ky lajm ndaj e i del per zot vete ketyre shpenzimeve. Fakti qe kta langaraqe se ben kte gje po i futen duret te shteti eshte katastrofa e vertete ketu. Tregon car barbonesh ordinere jane dhe qe robi keq do mijera vite drite te behet qytetar. 

E di ti sa kushton Nos-i mer dak? Apo ne loje e ke pa leke? smiley Kshuqe edhe Mensila ska faj.

AAAAHAHAHA sa m'bohet qejfi!! 

Ashu du ta shof popllin shqiptar, sidomos ate pjesen me t'vobekte, qe t'vret per keta barbaret, po ja shave n'muhabet!

Ashtu du ti shof, tu flejte neper lulishte me rob t'smute neper spitalet e Shqipnise qe majne era shurre!

Vete i dune, vete t'i majne! 

 

Nji diskutim te ngjashem e patem para nja nji viti, kur qeveria ndihmon financiarisht Land Trebicken per kurim ne Paris. Ne ktu mund ti justifikojme si te na vi per mbare nese Land Trebicka apo ky gamori mashkull me siper e meritojne apo jo.

 Pyetja eshte: Cfare ligji i rregullon keto pune? Kush e meriton e kush jo? Cilat jane semundjet qe trajtohen jashte e cilat jo? Jo per gjo po kjo i hap dyret dykanatsh korrupsionit. Neser pasneser spikerja e parlamentit mund te thote qe eshte e stresume dhe ka nevoje per kurim qetesues dhe masazhe ne Bahamas? Si tja bojme?

Mesila eshte siluri partise. Te need for speed po si fute nos (nitro) makines nuk fiton. Edhe partia e ka cu mesilen ne austri per nos ta kete shigjete per zgjedhjet qe po vijne. 

Ore, po asnjerit nuk i shkon nder mend qe kjo eshte bere publike tani, pas vendimit te Gjykates, per te hequr vemendjen nga 21 janari? Jepini popullit nje lajm tjeter dhe te gjithe do turren pas atij. Se nuk i plas Mesiles se ça thone te tjeret, bujen e ben, vemendja zhvendoset, ne mos merr dhe shperblim per "sakrifikimin" ne publik. 

Tashi, jo Kosta, se Kosten ndjese paste e kuruan njehere e mire. Po Roland Trebicka.

Ne kete rast duhet ndare pak rreziku per jeten dhe mundesite financiare, psh. Si puna e avokatit PO NUK PATE MUNDESI TI TA GARANTON SHTETI!

ah, metodat e vjetra te kurimit te budallallekut. Korent ka pas ne ate kohe ketej bregu, adhamudhllek andej bregu. Krrejani budallallekun tha Ai....

E rregullova

Mire mer mire, ti u lave dhe une ngela i lagur.

smiley me duket se po ti behet pergjigje postimit se redakton dot me. Fajin e ka Bama.

Jo mer redaktohet, po e thashe per shaka. Mos e vrit mendjen.

Ma Bama, jepi, ngarko... smiley

smiley

Duron Ollge-zeza, duron.... tha.

Kush eshte i interesuar per shendetin e Mesiles me siguri do te pastroj shpirtin nga frika e gjykimit. 

Mua sma ndjen per pastrim shpirti kur kam pare Donaldin(13 vjec)nga Ura Vajgurore qe dergjej fugonave per te bere nje dialize te qelbet ne Tirane. Kur shikoja syte e asaj nene qe ishte  me stomakun bosh dhe thoshte" cfare te kerkoj une, ketu te gjithe kane nevoje per ndihme"

Kur kujtoj syte e Maria Kleas(5vjec) qe lufton me nje semundje shume te rende. Dhe dhimbja behet e paperballueshme kur prinderit e saj jane mjek dhe nuk e sherojne dot. Vetem qajne prane krevatit te saj. 

Per semundjen e Mesiles... me te shumtit shkofte kjo zonje. Qe smeriton as meshiren me te vogel jo me leket e mia si taksa pagues. Thojni kesaj monstres te shkoj nje here nga onkologjiku dhe te shohi ata femije qe ju hiqet tiroidja, mitra,gjoksi ..... . Perpara se te haj ato leket =, qe ju befshin ilace prape, te kaloj nga reparti i dializes dhe te shohi si si dergjen rrugeve  te semuret per te zgjatur nje dite me shume jeten. 

Ju na tregoni se shendeti i kesaj qenka me i rendesishem se i ne te tjerve. TURP.

smiley

mire e ke ti po hajde mbushi mendjen ketij qe flet non stop 24 ore per zhvillim europian t`shqiperise !!!!

https://www.youtube.com/watch?feature=pl...

 kesaj i thone -" edhe dhi e zgjebosme edhe bishtin perpjete"  per cfare i duhen ketyre njerzeve Mesila, Berisha &co???

gazeta dita cover

Po lexoja me lart Lizandrin qe po fliste dicka ne lidhje me sistemet dhe trajtimin preferencial. Ne fakt nuk e di ku referohesh ti,por ne Suedi, u be kerdia se kryetarja e partise me te madhe ne vend, perdori pa dashje karten e shtetit per te blere nje cokollate. Per te marr nje analogji me rastin ne fjale, ketu sikur Zoti vet te jesh, nuk ke asnje trajtim preferencial, vetem per shkak te pozicionit partiak. Sidoqofte mrs.Palma te shkuara!

Dihet qe ne shume demokraci, sidomos ato perendimore kjo nuk do ndodhte, madje as nuk konceptohet, por sipas vendit edhe kuvendi, ne Shqiperi duhet bere shqiptarce them une... prandaj ne kete pikpamje nuk e shoh si negative kete ndihme. Ne Suedi patjeter qe nuk te lejohet te blesh nje cokollate me paret e taksapaguesve dhe as ne Shqiperi nuk duhet te lejohet, por kur vjen puna tek nderhyrje te tilla ne Suedi i ben fare mire me rrogen e tij dhe nje qytetar i thjeshte dhe jo me nje deputet apo minister. Duhet pare te gjitha rrethanat pra, madje edhe ligji sepse mund te jete ligjerisht e pranueshme per nje deputet (nuke  di).

Mjerë pastrueset nëse FRD-ja vjen ndonjëherë në pushtet. 

Nuk e di pse mu kujtuan ish të përndjekurit, Gjergj Ndreca, Lirak Bejko... 

S'e di pse.

 

Nji fare ngushllimi per krupen qe me ze kur lexoj cdo gje qe ka te beje me barbaret dhe ata qe mbeshtesin barbaret, eshte fakti qe tani keta te fundit e lexojne ne Internet ne kohe reale se c'mendon bota per ta, c'mallkime i nisin dhe sa pak i duan.

Kjo ne ndryshim me fjala vjen, eliten komuniste qe asnjehere nuk e diti, deri kur ra nga fiku, se sa shume i urrenin njerezia. 

Keta, cdo dite e dine. 

E di e ema, e di i jati, e di evlati,  e di motra dhe vellai e cdo barbari, se c'duf ka per to. 

Nuk besoj se eshte ndjenje e mire.

Nje person te t'a plasi ne surrat dhe t'a prish diten. 

Imagjino tashi!

Plus t'tjera haqe qe i kane zone, ca shume vjet perpara se t'bojne gjynofet qe po bojne...

Nje person te t'a plasi ne surrat dhe t'a prish diten.

duket robi që kurë nuk ka për tu bërë ndonjë gjë e madhe

.

.

.

.

.

.

.

në politikë

 

 

 

ne n'fakt duhet t'kishim shti t'gjithe nga imileke dhe ishin bo leket qe doktorri tja myllte gojen perkohesisht, te pakten gjer ne qershor

por jemi popull pa fantazi e pa iniciative smiley

Eh po po..

Kete Miselen zoti e ndihmofte e nuk merr para se te shohe nje dite paqeje me shpirtin e vete...

Nejse, kjo si nga surrati dhe si nga fjalori si kjo peshkatarja me larte eshte.. Ca tu thuash me para.

 

meqe une jam lart, (sidoqofte sma merr menja se ve dot njeri per poshte ti smiley ) , po te them qe nga surrati Mesila mund te jete dhe me e mire se une, po nga fjalori sma merr.

une nuk do t'kisha var ke palma, une do t'kisha pagujt i prostitute ty, mundesisht te ishte trans, qe te te sistemonte both ways smiley se noshta bie ne paqe or djale, a vajze, a ckadoqofsh

po ce do se skam leke, dhe sme jep njeri asnje qindarke falas, e jo mo 11 meleona

ishalla po gjen karar ti per vete i here smiley

naten e mire

Ajo qe me habit mua eshte se pse kjo mahni per tu kuruar jashte, nderkoh qe Shqiperia ka doktore te shkelqyer, baraz me koleget e tyre kendej ne perendim. Ne Shqiperi mungojne aparaturat moderne qe ekzistojne kendej, por dhe keto po fillojne te futen nga klinikat private. Atje, njerzit, me shume jan te semure nga mend e kokes  se sa nga organet e tjera. 

Si t'ia bëj t'bëhem deputet, se kom nevojë t'kurohem me Botox.... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).