Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

 

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

 

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

 

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

 

Përktheu Robert Shvarc

6 Komente

Ne mundsh te kthesh nji liter raki

e prap ta kthesh Citroenin ne shpi

Burre do jesh o

kjo poezi ne blogosferen shqipe mund te jete botuar mbi 2000 here. jo se kam gje kunder, e? por gjej rastin me shpreh habine time mbi ligjet e pashpjegueshme te suksesit te nje krijimi artistik ne nje komunitet te dhene.

perfitoj po ashtu nga rasti te kujtoj habine time te dikurshme qe remarku nuk qenkej ne ligen e madhe te shkrimtareve ne vend te tij, nderkohe qe te vent tene, e keshem mbi oxhak per ta kap kollaj.

kjo poezi ne blogosferen shqipe mund te jete botuar mbi 2000 here. jo se kam gje kunder, e? por gjej rastin me shpreh habine time mbi ligjet e pashpjegueshme te suksesit te nje krijimi artistik ne nje komunitet te dhene.

Pata pothuajse te njejtin mendim sapo pashe titullin.

Besoj se suksesi eshte i lidhur me disa dinamika te caktuara qe rregullojne apo kane rregulluar shoqerine shqiptare.

Po te lexosh me kujdes poezine dallohet qarte nje lloj neverie e Kipling-ut ndaj botes qe rrethon djalin e tij (e vete Kipling-un) dhe ky i fundit merr pak a shume trajtat e nje viktime qe duhet t'i rezistoje maskarenjve dhe veseve qe e rrethojne.

Ky raport, pra viktime-agresor eshte mjaft vete-identifikues per shoqerine shqiptare sot, por mendoj se poezia si rezultat final frymezon viktimat per te qene agresore ose agresorin qe e kujton veten viktime per te qene akoma me agresor.

Ose, interpretimi i dyte, figura qe Kipling-u aspiron per djalin e tij nuk eshte gje tjeter vecse ajo e nje malesori dhe ndoshta pikerisht per kete arsye shume shqiptare ne veri e ne jug gjejne veten tek kjo poezi.

Interpretimi i trete, qe nuk mohon domosdoshmerisht dy te paret: se c'ka dicka sado-mazo ne kete poezi. Dicka tragjike. Te dhimbshme. Brenge. Vuajtje. Ndoshta pelqehet sepse ngacmon plaget apo stimulon nje lloj deshire mazokiste.

PS: Sipas mendimit tim, krejtesisht te lire. smiley

  •  

NËSE- Varianti ballkanik i poezisë IF të Rudyard Kipling

Nëse je i paditur, të shtiresh si i ditur
Hiqu sikur je velur, kur të jesh i uritur
Hiqu sikur je trim, kur po të shkojnë shtatë
Vish ti çizme me taka, që të dukesh i gjatë
Lavdëroji ti përballë, njerëzit që kanë vlerë
Por telendisi mirë, kur të fshihesh në ferrë
Bërtit sa ke në kokë, kur të thërret interesi
Se nuk të sjell virtyti, favoret që sjell vesi,
Mos rri e krijo vetë, se kjo është e vështirë,
Por vrullshëm kritiko, sikur ti t'jesh më i mirë.
mos u lodh të djersitesh, se trupin e shkatërron
Mos u lodh të mendosh, se mendja ekspolodon
Dhe kur të kesh njollosur,pa faj njeriun e mirë
Krenar do të jet babai, që t'ka egërsirë, o bir!

A.A.B.

 

rrofsh odin

Tani, meqe Emo u ankua per If-in (+1 do thoshte ndonjeri/a po te ishte ne vendin tim), ja edhe Anti-If. Me falni qe nuk po e jap dot ne shqip. Nuk e kam hasur te perkthyer, ne rast se ndokush e ka, do jete mese i nderuar te na e ofroje:

 

ANTI IF by Kostas Varnalis

If you can fool yourself when someone else hits you,
Pretending him a wise man and never you blame him;
If you dont trust nobody and no ones trusting you,
Forgive your sin is easy, but never others sins.

If you respite the evil no single moment and
You lie louder and louder when other people lie;
If youre enjoying hitting the love with hate and though
Pretend to have a wise and even saint good side.

If you move like a worm and never fly with dreams,
And interest is always up to your highest aim;
If you leave the defeated for the winner all times,
Though both of them betraying is your standing desire.

If you can gain a thousand for every little gift
And mother land to play at cards is not a heavy act;
If you dont pay a penny as duty you have made,
As for being you paid is always right and fair.

If you can urge your thinking and heart and even nerves,
Ill old all them to make some new and evil acts;
And indecision bowing low deserves from you as serve,
When all bawl Forward! youre the only crying Back!.

If you reject the evil no single time or plot
And in its shadow feel like in a saint life tree shade;
Yours will be whole Earth and all its gifts and mines,
Youll be the first of masters, but never MAN, be sure!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).